Reading view
“OSHEE shton investimet në zonat turistike”, Enea Karakaçi: Rrjet i ri energjetik nga Himara në Theth
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) po zgjeron ndjeshëm investimet në infrastrukturën energjetike përgjatë zonave turistike bregdetare dhe malore të vendit, në funksion të përballimit të fluksit të vizitorëve dhe garantimit të furnizimit pa ndërprerje gjatë sezonit veror.
Administratori i OSHEE-së, Enea Karakaçi, në një intervistë për “Money Report” në ABC Neës, njoftoi se vetëm në zonën e Himarës dhe Livadhit po instalohen 12 kabina të reja elektrike, ndërsa po ndërhyhet edhe në Jalë, Dhërmi, Ksamil, Spille dhe Velipojë.
Investimet nuk ndalen as në zonat malore, ku për vitin 2025 parashikohet një projekt i rëndësishëm energjetik që do të shtrihet nga Boga deri në Lëpushë dhe Theth. Sipas Karakaçit, synimi është që infrastruktura energjetike të ecë paralel me zhvillimin e turizmit në vend.
“Jemi duke futur në Himarë dhe zonën e Livadhit 12 kabina elektrike me 20 kilovotsh, që ne të jemi të përgatitur që të mos kemi problematika. Do të fusim edhe kabinat e Jalës në zonën e Himarës, që do të jap cilësinë e furnizimit. Në zonën e Dhërmiut është futur rrjet kabllor nëntokësor. Kemi një linjë të dytë kabllore në Ksamil, që po ashtu i japin një zgjidhje kësaj zone bregdetare. Javës tjetër fusim një linjë tjetër të re dhe në zonën e Spillesës dhe stacioni i Velipojës, një tjetër investimi. Nuk kemi lënë asnjë vend të mënjanuar. Në planin e investimeve për vitin 2025 kemi planifikuar një investim shumë të rëndësishme që prek Bogën e shkon deri në Lëpushë, gjithashtu kërkojmë që t’i japim një zgjidhje edhe zonës së Thethit. Po përpiqemi që të jemi në të njëjtin hap me kohë dhe investimet turistike në vend”, tha Enea Karakaçi./abcnews.al
“Rritet ndjeshëm konsumi i energjisë”, administratori i OSHEE: Turizmi ka sjellë pikun e ngarkesës, një mijë punonjës në terren
Gjatë sezonit turistik, Shqipëria përjeton kulmin e konsumit të energjisë elektrike, një fenomen që po shndërrohet në trend të përvitshëm, paralel me rritjen e numrit të vizitorëve dhe temperaturave të larta.
Administratori i OSHEE-së, Enea Karakaçi, në një intervistë për “Money Report” në ABC News, theksoi se konsumi gjatë muajve të verës ka arritur në vlera “marramendëse”, duke tejkaluar madje edhe netët festive të fundvitit apo ditët e acarta të janarit.
Përballë kësaj situate, OSHEE ka angazhuar mbi 1 mijë punonjës në terren dhe ka vënë të gjitha strukturat në gatishmëri për të siguruar furnizimin e pandërprerë, veçanërisht në zonat turistike dhe në Tiranë.
“Kemi dy tre vite tashmë që situata e konsumit në Shqipëri ka ndryshuar për shumë shkaqe. Pikun e konsumit konsiderohet nata e Vitit të Ri dhe ditët e ftohta të Janarit. Por, ajo që kemi vënë re është se ne kemi një kulm të konsumit energjik gjatë sezonit turistik.
Ky lloj konsumi zgjat për 2-3 muaj. Janë vlera marramendëse, Ne kemi marrë masat që të gjitha strukturat të jenë në funksion të plotë në territor, një mijë punonjës janë në gatishmëri në terren. Zonat turistike janë ato që kanë konsumin më të lartë, por edhe Tirana, nuk mbetet mbrapa.
Konsumi i lartë dhe temperaturat e larta shkaktojnë një gjendje “depresive” për të gjitha pajisjet elektrike, gjithashtu çdo pajisje e jona vihet në një lloj presioni. Nuk kemi pasur problematika të shtuara, por e rëndësishme është që të ndërhyjmë në kohën e duhur”, tha administratori i OSHEE-së./abcnews.al
Dashuria e “ndaluar” për vajzën e ambasadorit italian e çoi në Spaç/ Erners Tushe: Më dënuan për 8 vite…
Një dashuri e pastër, por e ndaluar nga diktatura. Një zemër që rrahu fort për një vajzë dhe u dënua për këtë. Historia e Ernest Tushes, i riu shqiptar që ra në dashuri me vajzën e ambasadorit italian në Tiranën e viteve ’80, është një nga ato rrëfime që të lënë pa fjalë, tronditëse, e dhimbshme dhe thellësisht njerëzore.
Në një intervistë rrëqethëse për emisionin “ABC-ja e Mëngjesit” në ABC Neës, Tushe tregon se si ndjenjat e tij e futën në ferrin e burgjeve komuniste, i shpallur “spiun” vetëm sepse refuzoi të tradhtonte një familje që i kishte besuar. I arrestuar, i torturuar, i harruar për 20 vite pas hekurave.
“Më arrestuan dhe më çuan direkt te 313. Më akuzuan se isha një agjent i huaj, spiun. Më çuan dhe më thanë ‘hë si po të duket biruca’, mirë u thash unë , s’dija se çfarë të thoja më ishte bërë si shtëpi. Jam arrestuar në nëntor në ’80-ës. 20 vjet i kam bërë në burg. Më dënuan për 8 vite dhe dënimi do ishte në burgun e Spaç-it. Mehmet Shehu më goditi i pari, me duart e veta. Ata kërkonin që unë të spiunoja për vajzën, por unë kur hyrja në burg e kisha marrë parasysh që të mos të tregoja, sepse familja e saj më kishte besuar. Ish-ambasada italiane ishte tokë amerikane dhe nuk mundeshin që të futeshin dot brenda që të përgjonin. Familja Karlo ishin njerëz normalë.
Mamaja më donte shumë, kurse babai më këshillonte. Madje kur jam arrestuar unë ata ishin këtu, vajza ishte në shkollë, kurse babai ka bërë një natë protestë në ambasadë. Ndërkohë nga kjo ata u bindën se unë isha një agjent i huaj. Mendova fillimisht se ky ishte një formë presioni, por kur mora vesh që më nuk do të dilja atëherë humba çdo shpresë. Unë i dërgoja letra vajzës, por ato nuk shkonin kurrë, sepse i bllokonin tek “Shtëpia me Gjethe”. Kur dola pashë në shtëpi disa kartolina, duket që ishin nga jashtë, më kishte shkruar e gjithë familja e saj. U ritakuam në vitin 1990, por ajo kishte krijuar jetën e saj, ishte martuar”, tregoi Ernest Tushe./abcnews.al
Chelsea ‘respekton’ parashikimet, finalistja e parë e Botërorit, trajnerët: E meritoi, Fluminense thjesht me fat
Chelsea është finalisti i parë i Kupës së Botës për Klube. Londinezët triumfuan pastër 0:2 ndaj Fluminenses në gjysmëfinale. Joao Pedro ishte heroi i anglezëve, i cili shënoi të dy golat. Fillimisht ai realizoi në minutën e 18-të një gol të bukur për epërsinë fillestare.
Në emisionin “Botërori i Vogël” në ABC News, analistët sportivë Ledio Pano, Ermal Tahiri dhe Ditmar Bici kanë komentuar finalen mes Chelseat dhe Fluminense, duke vlerësuar se skuadra angleze e meritoi plotësisht fitoren.
Sipas tyre, Chelsea tregoi superioritet gjatë gjithë ndeshjes, si në lojë ashtu edhe në qasje taktike, ndërsa Fluminense u cilësua si një skuadër që arriti me fat në finale dhe nuk pati forcën për të përballuar rivalin.
Paneli theksoi se dominimi evropian në Kupën e Botës për klube është tashmë i dukshëm, duke reflektuar nivelin dhe intensitetin e futbollit në kontinentin e vjetër.
Ledio Pano: Janë lojtarë që luftuan me shumë grindë, që donin që në fillim të fitonin. Jo se Fluminense nuk luajti mirë, edhe ata u përpoqën shumë. Kupa e Botës është bërë shumë herë, tetë herë e ka fituar Europa dhe vetëm dy herë Amerika Latine dhe me logjikë Chelsea e meritonte.
Ermal Tahiri: Besoj se Chelsea e meritoi, gjatë gjithë lojës dukës e kishte marshin dhe cilësinë. Fluminense u mundua, por pa forcën e duhur. Kishte dy skuadra të mira. Chelsea luajti hapur futboll, luajti shumë bukur.
Ditmar Bici: Nuk mund ta mendonte asnjë që Fluminense të shkonte deri në finale”. Fluminense ishte thjesht me fat./abcnews.al
Autopsia e zgjedhjeve/ Intervista e plotë me konstitucionalistin Niazi Jaho
Konstitucionalisti Niazi Jaho ka bërë një analizë më të zgjeruar ndaj procesit zgjedhor.
Në një intervistë në distancë të dhënë për “Real Story” në ABC News, konstitucionalisti Nijazi Jaho ka bërë leximin e tij të ligjin, duke bërë edhe komentin e tij, duke u fokusuar së pari te çështja e disa kandidatëve të listës që patëm pretendime se votat e tyre janë vjedhur.
I pyetur nëse janë bërë shtesa dhe ndryshime në Kodin Zgjedhor të vitit 2008, ai u përgjigj që po janë bërë, duke shpjeguar se janë bërë shtesa dhe ndryshime në vitet 2012, 2015, dy herë në vitin 2020, në vitet 2021, 2023 dhe se fundmi siç tha ai, me ligjin nr81/2024, por sqaroi se pika 1 e neni 124 nuk është ndryshuar.
Intervistë e plotë me konstitucionalistin Niazi Jaho
Balla: Vazhdon të diskutohet çështja e disa kandidatëve për deputetë të listës zgjedhore preferenciale që pretendojnë se disponojnë fakte dhe prova që një pjesë e votave që zgjedhësit u kanë dhënë atyre, në mënyrë abuzive, u ka kaluar kandidatëve të tjerë. Për këtë ata janë ankuar deri në Kolegjin Zgjedhor, por ankesat e tyre janë refuzuar për mungesë legjitimimi. Për sqarimin ligjor të këtij problemi iu drejtuam juristit të njohur, Niazi Jaho, studiues në fushën e legjislacionit zgjedhor, autor i disa botimeve dhe i një numri të konsiderueshëm shkrimesh dhe intervistash.
Z.Jaho, pas zgjedhjeve të 11 majit të këtij viti, disa kandidatë për deputetë të rrjeshtuar në pjesën e listave preferenciale janë ankuar sepse është abuzuar me votën e dhënë në favorin e tyre, me arsyetimin se nuk legjitimohen. A është i bazuar ky vendim?
Jaho: Në aspektin ligjor dhe Kushtetues e kam ndjekur këtë problem. Refuzimi për mungesë legjimiteti është mbështetur në pikën 1 të nenit 124 të Kodit Zgjedhor ku thuhet: << Çdo parti politike, pjestare ose jo e një koalicioni dhe kandidati i propozuar nga zgjedhësit, kanë të drejtë të ankohen në KQZ kundër vendimeve të KAZ-së që cënojnë interesat e tyre të ligjshme, brenda 3 ditëve nga data e shpalljes së vendimit >>
Ja pra, kjo është dispozita që ankesat e tyre janë refuzuar për mungesë legjimiteti. Ose më qartë akoma, ti kandidat që je ankuar nuk legjitimohesh sepse, në pikën 1 të nenit 124 të Kodit Zgjedhor, përmenden vetëm kandidatët e propozuar nga zgjedhësit.
Balla: Deri sa këtë të drejtë e ka partia (subjekti zgjedhor që e ka përfshirë kandidatin në listën preferenciale) përse nuk është ankuar ajo?
Jaho: Në këtë rast nuk preferoj të bëj supozime. Aryset i di kandidati dhe partia e tij.
Balla: Kjo do të thotë se edhe me rastet kur kandidati për deputet disponon prova dhe fakte se me votën që i është dhënë atij është abuzuar me forma nga më të ndryshmet, i janë mbyllur dyert për t’u ankuar, a është kështu?
Jaho: Po, ligji ia ka mbyllur dyert, por partia politike përkatëse mund t’i hapë ato duke e marrë ajo nismën për t’u ankuar
Balla: Duke patur parasysh se kandidatëve për deputet u është refuzuar ankesa për të njëjtin shkak edhe nga Kolegji Zgjedhor, a mund t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese. Ata pretendeojnë se vendimet për mungesë legjitimimi janë antikushtetuese?
Jaho: Kjo është e drejta e tyre, por për mendimin tim Gjykata Kushtetuese nuk do të investohet për pranimin dhe shqyrtimin e ankesave të tilla sepse: a) sipas pikës 5 të nenit 158 të Kodit Zgjedhor <<Vendimet e Kolegjit Zgjedhor janë të formës së prerë dhe ndaj tyre nuk bëhet ankim>> b) Në drejtësi zbatohet parimi i njohur i ligjshmërisë se derisa ligji është në fuqi, prezumohet se ai është i Kushtetutës.
Balla: Kolegji Zgjedhor a mund të interpretonte pikën 1 të nenit 124 të Kodit Zgjedhor, me arsyetimin se derisa ligji i njeh të drejtën për t’u ankuar kandidatit të zgjedhur nënkuptohet se këtë të drejtë duhet ta ketë edhe kandidati i përfshirë në listën preferenciale nga partia përkatëse?
Jaho: Kolegji Zgjedhor mund të ketë raste që të bëjë interpretimin e ligjit, por jo në rastin konkret ku formulimi i pikës 1 të nenit 124 të Kodit Zgjedhor është i qartë. Nëse Kolegji Zgjedhor do ta bënte këtë, do të merrte atributet e legjislativit.
Balla: Siç dihet Gjykata Kushtetuese ka të drejtë që një ligj apo dispozite të vecantë ta shpallë antikushtuese. Ajo gjithashtu ka kompetencë të bëjë interpretimin përfundimtar të Kushtetutës. Në rastin konkret a mundet që Gjykata Kushtetuese të veprojë me nismën e saj?
Jaho: Jo nuk mundet, sepse nuk e lejon ligji. Ajo vihet në lëvizje nga subjekte të caktuara dhe zbaton procedurën e parashikuar me ligjin mbi organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese.
Balla: Po Kuvendi, më vonë, a mund të bëjë ndryshime në pikën 1 të nenit 124 të Kodit Zgjedhor?
Jaho: Sigurisht që po
Balla: Sqarimet tuaja janë të qarta, por ne, do të dëshironim të dinim mendimin tuaj. Konkretisht: në rastet kur kandidati për deputet do të dispononte të dhëna, fakte dhe prova të besueshme se vota që i është dhënë atij me dashje apo pa dashje i ka kaluar të tjerëve a duhet të kishte të drejtën të ankohej?
Jaho: Mendoj se po, aq më tepër kur partia përkatëse nuk vihet në lëvizje. Derisa ai pretendon se i janë cënuar interesat e tij të ligjshme për rivendosjen e tyre, ai do të duhet të kishte akses për t’u ankuar në një organ administrativ dhe gjyqësor. Ai është individ, shtetas, kandidat për deputet që garon dhe i drejtohet votuesve për ta votuar. Në këtë vështrim krijohet një raport i veçantë midis tij dhe zgjedhësve. Jo vetëm kandidati por edhe votuesi është i interesuar që vota e tij të llogaritet vetëm për kandidatin që ka votuar. Në rast se vërtetohet abuzimi me votën pavarësisht nga pamundësia e identifikimit të abuzuesit është cënuar dhe vullneti i zgjedhësve.
Balla: Në raportet e OSBE/ODIHR a ka patur ndonjë rekomandim për ndryshimin ose rishikim të pikës 1 të nenit 124 të Kodit Zgjedhor?
Jaho: Nuk ka patur.
Balla: Në Kodin Zgjedhor të vitit 2008 a janë bërë shtesa dhe ndryshime?
Jaho: Po, rezulton që atij Kodi Zgjedhor të vitit 2008 i janë bërë shtesa dhe ndryshime në vitet 2012, 2015, dy herë në vitin 2020, në vitet 2021, 2023 dhe së fundmi me ligjin nr 81/ 2024, por pika 1 e nenit 124 nuk është ndryshuar.
Megjithëkëtë më ka tërhequr vëmendjen fakti se në raportin e OSBE/ODIHR-it me zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, në rekomandimin nr 22 faqe 32 thuhet: Mund të shikohet mundësia e rishikimit të ligjit në mënyrë që të qartësohet përgjegjësia për ankesat kundër vendimeve të KQV-ve dhe ato që lidhen me shkeljet e fushatës, ndërsa në vazhdim theksohet: <<si edhe për të eliminuar kufizimet e padrejta të legjimitetit për ankim>>
Meqë Kuvendi ka bërë ndryshime në Kodin Zgjedhor në vitet 2021, 2023 dhe 2024 do të duhej ta shqyrtonte edhe këtë rekomandim dhe në bazë të tij të rishikonte edhe formulimin e pikës 1 të nenit 124 të Kodit Zgjedhor.
Balla: Thuhet se Komisioni i Venecias është shprehur për këtë çështje. A është kështu?
Jaho: Po, nëpërmjet medias jam informuar edhe për këtë. Kjo më nxiti të njihem a) me Kodin e Praktikës së mirë me çështjet zgjedhore miratuar nga Komisioni i Venecias në tetor të vitit 2002 ku jepen udhëzime për zbatimin e parimeve bazë në zgjedhje. Edhe pse në këtë kod nuk bëhet shprehimisht fjalë për të drejtën e kandidatit për deputet për t’u ankuar kur pretendohet se i janë cënuar të drejtat e ligjshme të tij, në pjesën: <<Ankimet dhe apelimet>> thuhet: <<dispozitat e ligjit elektoral, nuk duhet të jenë vetëm fjalë në letër, sepse ‘kjo ka të bëjë vecanërisht me rezultatin e zgjedhjeve’ (faqe 31)
- b) Në rekomandimet e përbashkëta për Kodin Zgjedhor dhe administratën zgjedhore në Shqipëri ‘Komisioni i Venecias dhe ODIHR-i lidhur me Kodin Zgjedhor të vitit 2004 kanë shprehur në mënyrë analitike opinionin e tyre nr 273/2004. Në pjesën ‘ankimet dhe apelimet’ dhe pikërisht në këtë paragrafin 102 dhe 103 (faqe 26) midis të tjerave thuhet: Nenet 146 deri 179 parashtrojnë procese adekuate për të siguruar që shtetasit, kandidatët dhe partitë politike të mund të kërkojnë rishikim të qenësishëm në rast të dhunimit të një të drejte ligjore. Por ajo që është më e qartë dhe më domethënëse është përmbajtja e paragrafit 107 (faqe 27) ku thuhet: <<Neni 162 e kufizon të drejtën për të apeluar një vendim të KQZ-së në Kolegjin Zgjedhor vetëm te subjektet zgjedhore>>. Kanë kaluar 21 vjet nga opinioni i mësipërm i shprehur kryesisht për Kodin Zgjedhor të vitit 2004 dhe ky opinion kaq i rëndësishëm nuk ka qenë objekt shqyrtimi nga Kuvendi gjë që rezulton nga përmbajtja e pikës 1 të nenit 124 të Kodit Zgjedhor që përjashton të drejtën e ankimit nga kandidatët për deputet të partive politike. Është për të ardhur keq që ka edhe shumë rekomandime të tyre të parashtruara në mënyrë të përsëritur në raportet e OSBE/ODIHR -it që kanë monitoruar zgjedhjet në vendin tonë dhe që nuk janë bërë objekt shqyrtimi nga Kuvendi i Shqipërië. Është kjo arsyeja që në disa raporte të OSBE/ODIHR në pjesën Rekomandime përmendet e njëjta gjë, konkretisht: “ këto rekomandime duhe të lexohen së bashku me rekomandimet e mëparshme të ODIHR që nuk janë adresuar ende”. Raporti i OSBE ODIHR-it lidhur me zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021 (faqe 30)
Balla: A mendoni se kjo çështje do të trajtohet në raportin përfundimtar të OSBE/ODHIR -it lidhur me zgjedhjet e 11 majit të këtij viti?
Jaho: Mendoj se po.
“Vendimi i Kolegjit Zgjedhor nuk ankimohet”/ Konstitucionalisti Jaho: Raportet e ODIHR nuk adresohen
Në emisionin “Real Story” në ABC News, konstitucionalisti, Niazi Jaho ka dhënë një intervistë ku ka analizuar me detaje dhe hap pas hapi raportin e OSBE/ ODIHR.
Gjatë kësaj interviste, ai u shpreh se “është për të ardhur keq që ka shumë rekomandime të tyre të parashtruara në mënyrë të përsëritur në raportet e OSBE/ODIHR -it që kanë monitoruar zgjedhjet në vendin tonë dhe që nuk janë bërë objekt shqyrtimi nga Kuvendi i Shqipërisë”
Pjesë nga intervista:
Balla: Në raportet e OSBE/ODIHR a ka patur ndonjë rekomandim për ndryshimin ose rishikim të pikës 1 të nenit 124 të Kodit Zgjedhor?
Jaho: Nuk ka patur.
Balla: Në Kodin Zgjedhor të vitit 2008 a janë bërë shtesa dhe ndryshime?
Jaho: Po, rezulton që atij Kodi Zgjedhor të vitit 2008 i janë bërë shtesa dhe ndryshime në vitet 2012, 2015, dy herë në vitin 2020, në vitet 2021, 2023 dhe së fundmi me ligjin nr 81/ 2024, por pika 1 e nenit 124 nuk është ndryshuar.
Megjithëkëtë më ka tërhequr vëmendjen fakti se në raportin e OSBE/ODIHR-it me zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, në rekomandimin nr 22 faqe 32 thuhet: Mund të shikohet mundësia e rishikimit të ligjit në mënyrë që të qartësohet përgjegjësia për ankesat kundër vendimeve të KQV-ve dhe ato që lidhen me shkeljet e fushatës, ndërsa në vazhdim theksohet: <<si edhe për të eliminuar kufizimet e padrejta të legjimitetit për ankim>>
Meqë Kuvendi ka bërë ndryshime në Kodin Zgjedhor në vitet 2021, 2023 dhe 2024 do të duhej ta shqyrtonte edhe këtë rekomandim dhe në bazë të tij të rishikonte edhe formulimin e pikës 1 të nenit 124 të Kodit Zgjedhor.
Balla: Thuhet se Komisioni i Venecias është shprehur për këtë çështje. A është kështu?
Jaho: Po, nëpërmjet medias jam informuar edhe për këtë. Kjo më nxiti të njihem a) me Kodin e Praktikës së mirë me çështjet zgjedhore miratuar nga Komisioni i Venecias në tetor të vitit 2002 ku jepen udhëzime për zbatimin e parimeve bazë në zgjedhje. Edhe pse në këtë kod nuk bëhet shprehimisht fjalë për të drejtën e kandidatit për deputet për t’u ankuar kur pretendohet se i janë cënuar të drejtat e ligjshme të tij, në pjesën: <<Ankimet dhe apelimet>> thuhet: <<dispozitat e ligjit elektoral, nuk duhet të jenë vetëm fjalë në letër, sepse ‘kjo ka të bëjë veçanërisht me rezultatin e zgjedhjeve’ (faqe 31)
- b) Në rekomandimet e përbashkëta për Kodin Zgjedhor dhe administratën zgjedhore në Shqipëri ‘Komisioni i Venecias dhe ODIHR-i lidhur me Kodin Zgjedhor të vitit 2004 kanë shprehur në mënyrë analitike opinionin e tyre nr 273/2004. Në pjesën ‘ankimet dhe apelimet’ dhe pikërisht në këtë paragrafin 102 dhe 103 (faqe 26) midis të tjerave thuhet: Nenet 146 deri 179 parashtrojnë procese adekuate për të siguruar që shtetasit, kandidatët dhe partitë politike të mund të kërkojnë rishikim të qenësishëm në rast të dhunimit të një të drejte ligjore. Por ajo që është më e qartë dhe më domethënëse është përmbajtja e paragrafit 107 (faqe 27) ku thuhet: <<Neni 162 e kufizon të drejtën për të apeluar një vendim të KQZ-së në Kolegjin Zgjedhor vetëm te subjektet zgjedhore>>. Kanë kaluar 21 vjet nga opinioni i mësipërm i shprehur kryesisht për Kodin Zgjedhor të vitit 2004 dhe ky opinion kaq i rëndësishëm nuk ka qenë objekt shqyrtimi nga Kuvendi gjë që rezulton nga përmbajtja e pikës 1 të nenit 124 të Kodit Zgjedhor që përjashton të drejtën e ankimit nga kandidatët për deputet të partive politike. Është për të ardhur keq që ka edhe shumë rekomandime të tyre të parashtruara në mënyrë të përsëritur në raportet e OSBE/ODIHR -it që kanë monitoruar zgjedhjet në vendin tonë dhe që nuk janë bërë objekt shqyrtimi nga Kuvendi i Shqipërisë. Është kjo arsyeja që në disa raporte të OSBE/ODIHR në pjesën Rekomandime përmendet e njëjta gjë, konkretisht: “ këto rekomandime duhet të lexohen së bashku me rekomandimet e mëparshme të ODIHR që nuk janë adresuar ende”. Raporti i OSBE ODIHR-it lidhur me zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021 (faqe 30)
Balla: A mendoni se kjo çështje do të trajtohet në raportin përfundimtar të OSBE/ODHIR -it lidhur me zgjedhjet e 11 majit të këtij viti?
Jaho: Mendoj se po.
Krimet zgjedhore/ “Asnjë hetim për financimin e fushatave”, Meta: Kemi kërkuar që SPAK të jetë më i zëshëm
Ekspertja për çështjet zgjedhore, Gerta Meta analizoi situatën me krimet zgjedhore dhe aksioni e SPAK. Gjatë intervistës në emisionin “Real Story” në ABC News, Meta u shpreh se në zgjedhjet parlamentare të 11 majit u pasqyrua një format më i gjerë sa i përket ndjekjes së procesit zgjedhor përfshirë edhe SPAK që “zbriti” në terren.
Meta nënvizoi se puna e SPAK është mbështetur, ndërsa shtoi se ajo çfarë kanë kërkuar është që të jenë më të dukshëm dhe më të zëshëm.
“Këtë herë pamë një format më të gjerë. Ne e kemi mbështetur si një mënyrë për të pasur përgjegjësi direkte dhe flagrante sidomos në fushatën zgjedhore edhe në ditën e zgjedhje. Nga SPAK kemi kërkuar që të jenë më të dukshëm dhe më të zëshëm. Nga Institucionet e drejtësisë duhet të kenë një mënyrë komunikimi, fakti që ata janë pak “bunker” apo me hezitim ndoshta për të mos dëmtuar procesin e hetimit, por a do vazhdojmë të çojmë ca njerëz komisioner që bëjnë sikur i dënojnë? Apo do kemi këto oligarkët që kanë blerë zgjedhjet? Ka kandidatë që janë për herë të parë dhe kanë marrë shifra marramendëse në zgjedhje, dhe njerëz të panjohur i lidhin direkt me botën e krimit. Financimi i fushatës elektorale është një nga prioritet, për të parë se si do të qarkullojnë paratë. Në nuk e dimë se çfarë do thotë SPAK, nëse me hetimet e veta, do ketë raste të tilla”, tha ajo.
/abcnews.al/
Zgjedhjet/ “Trafikimi” i votës brenda partisë, klimë e keqe”, Petraj: Kodi të rishikohet, duhet një model më i mirë
Për avokatin Edmond Petraj, Kodi duhet riparë. Duke analizuar zgjedhjet, procesin e rinumërimit, në emisionin “Real Story”, në ABC News, avokati i qëndroi mendimit se duhet të ndërhyrë në themel në kod, dhe se sipas tij, duhet zgjedhur një model që të jetë i pranueshëm dhe të të ketë vlerë vota.
“Ishte shumë e rëndë pjesa e trafikimit të votës brenda partisë. U krijua një klimë shumë e keqe. Mendoj që do ndërhyrë në themel sa i përket pjesë së Kodit duhet të ndërrojë totalisht, duhet të jetë i pranueshëm nga të gjitha palët politike, por edhe të jetë një model i mirë. Kemi modelin skandinav, modelin gjerman. Modeli gjerman është saktësuar, një votë , një vlerë. Ne duhet të marrim një model ku të jetë vlerë vota”, tha Petraj.
/abcnews.al/
Nderim për Gaqo Çako/ MIK festival i dedikohet tenorit të shquar në 90-vjetorin e lindjes
TIRANË- Artist me zë unik dhe aureolë si yjet botërore, kështu e cilëson Inva Mula, këngëtarin lirik Gaqo Çako. Organizatorja e festivalit Mik edicioni ne 8 ia dedikon si homazh në 90 vjetorin e lindjes, ku bën bashke ish nxënës, bashkëpunëtorë të artistit .
Koncerti, do të rrëfej jetën artistike dhe personale të Gaqo Çakos, rikthen në skenën shqiptare pas më shumë se 30 vitesh artisten Tatjana Kora Elmazi, ndërsa pjesë e tij do të bëhen edhe emra, si: Kastriot Tusha, Gjergji Mani e Xhoiden Dervishi me të ftuar të veçantë Orkestrën Simfonike të Forcave të Armatosura nën dirigjimin e Eno Koços, një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Çakos.
Si qershia mbi tortë është edhe ndarja e skenës më të birin në nder të gjyshit. Në Mik festival nuk do të mungojnë edhe gjaku vjenez i Strauss krijuar dhe interpretuar nga ylli i baletit këtij koncerti gala Eno Peçi dhe primabalerina Adela Muçollari.
MIK Festival Nën drejtimin e Inva Mulës do të mbahet në Korçë nga data 10-13 korrik, ku bën bashkë me tinguj muzikor, kulturën franceze, shqiptare, vjeneze, gjermane dhe kineze pa lënë mënjanë edhe serenatat korçare /abcnews.al
A do të frenohen çmimet e apartamenteve? Ekspertja shpjegon sjelljen e tregut: Aktualisht ka një stanacion, por do…
TIRANË- Ndërtuesit dhe bizneset që operojnë në këtë sektor presin që trendi i çmimeve në sektorin e ndërtimit të ulet në muajt në vijim.
Por ky është perceptimi i përgjithshëm, ndërsa vetë agjentët imobiliarë vërejnë se çmimet aktualisht mund të kenë një lloj stanacioni, por nuk shohin ulje.
Ekspertja e pasurive të paluajtshme, Dori Krraba, e ftuar në “Money Report” konfirmoi se kërkesa për blerje pasurish të paluajtshme mbetet e lartë.
Ajo theksoi se ka kërkesa nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut për blerje në sektorin e pasurive të paluajtshme në Shqipëri.
“Në fakt, në operoj, gjatë gjithë kohës në treg dhe nuk shoh ulje. Mund të kemi një stanacioni, një rritje. Nuk e shikojmë një ulje të çmimeve në treg. Kërkesa mbetet e lartë, sidomos në gjashtëmujorin e dytë të vitit pasi dhe vera shton kërkesat për investime në pasuri të paluajtshme. Kemi rritje kërkesave për shqiptarët nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut për të bërë blerja në Shqipëri”, tha ai.
Ajo theksoi se edhe zonat periferike në Tiranë kanë pësuar rritje çmimesh, për shkak të kërkesës.
“Në unazë janë rritur cimet me ritme të ndjeshëm. Kemi shtrenjtim të çmimeve edhe në zonat në periferi të Tiranës. Edhe qiratë janë në rritje, sepse kjo është një efekt zinxhirë, Nuk kemi ulje çmimesh, por ndoshta stanacion”, tha ajo.
Po ashtu ekspertja thekson se edhe të huajt po shikojnë bregdetin si zgjedhje e duhur për të bërë investime në prona.
“Polakët, ukrainasit dhe rusët blejnë pasuri më shumë në zonat bregdetare Shumë prej tyre vijnë të jetojnë, por një pjesë e shohin si investim”, tha ajo./abcnews.al
Dorë për dore me gjyshin në mbrëmjen e maturës, Arta Tola: Nuk më ftoi asnjë çun
Arta Tola ishte maturantja e cila tërhoqi jo pak vëmendje ne rrjetet sociale në mbrëmjen e saj të maturës. Në festën e maturantëve ajo nuk kaloi në tapetin e kuq me një çun, shok klase, por në vend të tyre në krah të saj ishte gjyshi. Personi më i dashur dhe i shtrenjtë i artës, i cili e ka ndjekur dhe shoqëruar në çdo hap të jetës.
Për emisionin “ABC e Mëngjesit”, Arta tregon se gjatë viteve të gjimnazit ka qenë e bullizuar nga bashkëmoshatarët e saj për shkak të peshës. Ajo shton se nuk mori ftesë nga asnjë çun që të ishte shoqëruesi i saj në mbrëmjen e maturës, prandaj dhe ajo vendosi që të shkonte dorë për dore me gjyshin.
“Gjyshi hezitoi pak, ishte pak konfuz, sepse edhe mosha bën të vetën. Gjyshi është pika ime e dobët, ai më ka mbështetur në çdo hapë te jetës sime, pavarësisht se është një familjar, ai është një mik shumë i rëndësishëm për mua. Më ka mësuar se çfarë është dashuria dhe respekti, e mbi të gjitha se çfarë është durimi. Unë e zgjodha atë për të treguar se sa shumë vlen ai për mua. Në fillim shokët dhe shoqet e klasës nuk e prisnin që unë të dilja me gjyshin, sepse thoshin që unë nuk kam një shoqërues dhe ata mendonin se nuk do të shkoja fare tek tapeti i kuq. Por, kur e panë që unë hyra me gjyshin atëherë u çuditën shumë. Gjatë tre viteve të mia të gjimnazit, unë po thuajse jam bullizuar shumë për shkak të peshës sime dhe nuk erdhi një çun të më thoshte që të hynim bashkë për maturë dhe unë mora gjyshin”, tha Arta./abcnews.al
“Gjërat Tona”/ Suel Çela, sponsori gjeneral i krimit
Një person në kërkim, që zgjedh të jetojë në arrati, ka vetëm një synim. Të triumfojë mbi drejtësinë. Do provojë me çdo kusht të tregojë që është i pafajshëm, edhe atëherë kur nuk është. Në mënyra të ligjshme apo të paligjshme, liria është synimi i tij i vetëm.
Por arratia ka kostot e saj, qoftë edhe financiare. Për disa të tjerë, jeta në arrati vazhdon njësoj sikur të mos kenë asnjë problem me ligjin.
Statusi i tyre shoqëror është i ndryshëm. Ndonjëri njihet si biznesmen. Dikush tjetër si “i forti” i qytetit. Emri i dikujt lakohet si person i rëndësishëm e ndonjë tjetër si mjaft i rrezikshëm. E madje ca të tjerë mitizohen.
Por të gjithë kanë një të përbashkët. Janë persona në kërkim.
Përveç kësaj, kanë edhe të përbashkëtën tjetër. E sfidojnë herë pas here drejtësinë. Ndonëse në arrati, disa edhe prej vitesh, lëvizin lirshëm. Kryejnë veprime ligjore. Firmosin kontrata noteriale. I drejtohen edhe Gjykatës për lehtësim të masës së sigurisë që kanë marrë në mungesë. Madje kalojnë edhe kufirin, me dokumentet identifikimi origjinale.
Të tjerë kryejnë sërish krime. Në jo pak raste kemi dëgjuar nga Policia: Shpallet në kërkim i kërkuari…
Suel Çela është një prej tyre. Ai është një person që është shpallur e rishpallur në kërkim herë pas here. Por nuk është ndaluar asnjëherë.
Megjithëse duhet thënë se ka mbajtur një korrespondencë në distancë me gjykatat.
Ndonëse prej 3 vitesh është në arrati duke iu shmangur drejtësisë, sa herë ka pasur masa të dhëna në mungesë ndaj tij, ai i ka kundërshtuar. Më 28 shkurt 2023 i është drejtuar Gjykatës së Posaçme me një shkresë, përmes të cilës kërkonte t’i ndryshohej masa e sigurisë nga “arrest në burg”, në një masë më të lehtë.
E pas kërkesës së parë, më 23 maj 2023 Suel Çela reagoi sërish. Ai i bëri rekurs dosjes së tij në Gjykatën e Lartë, pasi Apeli i Gjykatës së Posaçme la në fuqi për të masën e sigurisë “arrest me burg” të marrë nga Shkalla e Parë. Çela kërkonte masë më të lehtë sigurie, megjithëse ai nuk ndodhej në burg, por në arrati.
Të njëjtin veprim, po nga arratia, e përsëriti edhe më 6 dhjetor 2024, kur Gjykata e Posaçme shqyrtoi kërkesën e tij.
Ndonëse në kërkim, dëshmitë e të penduarve dhe platforma SKY dëshmuan se 37-vjeçari Suel Çela, apo i njohur edhe si Marjus Lulaj, vit pas viti është fuqizuar edhe më shumë. Me miliardat e fituara nga trafiku ndërkombëtar i kokainës, financoi vrasjen e kundërshtarëve, madje në shumë raste bleu edhe drejtësinë. Bashkë më të vëllain, Mario Çelën, duket se kanë drejtuar një perandori krimi, tashmë e njohur si organizata kriminale “Çela”.
Por ndryshe nga ai, vëllai ndodhet i arrestuar në Belgjikë, ku u ndalua gjatë operacionit të nëntorit të vitit 2024, kur SPAK i dha goditjen më serioze kësaj organizate.
Ndërsa goditja e radhës erdhi më 3 korrik 2025, kur në Itali u sekuestruan prona të vëllezërve Çela, të llogaritura në vlerën e mbi 4 milionë eurove.
Prokuroria e Posaçme dhe Prokuroria e Veronës kryen një operacion të përbashkët kundër organizatës kriminale të vëllezërve Suel e Mario Çela, e cila vepronte në Verona të Italisë dhe ishte përgjegjëse për transportin e sasive të mëdha të kokainës nga Amerika e Jugut në tregun europian.
Hetimet e kryera nga SPAK, Byroja Kombëtare e Hetimit, Guardia di Finanza seksioni i hetuesve financiarë të Veronës, çuan në sekuestrimin preventiv të pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme, burimeve financiare dhe aksioneve të pasurisë të një shoqërie tregtare, të cilat kalonin vlerën e 4 milionë eurove.
Sekuestrimi u ekzekutua më 3 korrik 2025 pas vendimit të Gjykatës së Veronës, si masë preventive, në kuadër të vijueshmërisë së hetimeve.
Pasuritë e sekuestruara janë:
Një ndërtesë, pasuri e paluajtshme në Nogarole Rocca, në Verona
Një ndërtesë, në vlerë rreth 3 milionë euro, e përbërë nga 30 njësi, zyra dhe dyqane, në Verona
Një llogari bankare ku depozitoheshin qiratë e zyrave dhe dyqaneve, rreth 400 mijë euro në vit
Një shoqëri tregtare që operonte në fushën e ndërtimit, me kuota 100% në Itali.
Prokuroria e Posaçme
Hetimet konstatuan se këto pasuri janë krijuar dhe financuar me përfitimet nga trafiku ndërkombëtar i lëndëve narkotike nga Amerika e Jugut në tregjet europiane. Vëmendja u përqendrua tek një shoqëri e pasurive të paluajtshme në Itali, të cilës i dërgoheshin shifra të mëdha parash, përmes sistemit bankar. Ka rezultuar se paratë vinin nga Shqipëria, pasi organizata kriminale i transferonte të ardhurat nga një shoqëri tregtare në Shqipëri, në pronësi të dy vëllezërve shqiptarë dhe këto shuma investoheshin në Itali në ndërtim, rikonstruksionin e ndërtesave, të cilat, më pas jepeshin me qira. Njëri prej dy vëllezërve është shpallur në kërkim ndërkombëtar, ndërsa tjetri ndodhet në një burg në Belgjikë. Ky i fundit u arrestua në Verona, në qershor të vitit 2024, pas ekzekutimit të një urdhër-arresti, të lëshuar nga autoritetet belge, mbi dyshimet për përfshirje në një vrasje mafioze në Antwerp, si pasojë e konflikteve mes grupeve rivale të trafikut të drogës.
Mario Çela tashmë është në pritje të përballjes me drejtësinë belge, por nga ana tjetër për të ka gjithashtu një vendim të lëshuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, pas hetimeve të kryera nga SPAK, për veprat penale: “Vrasje me paramendim”, “Mbajtje dhe prodhim pa leje të armëve”, “Trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike” dhe “Pastrim të produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”.
Falë skuadrës së përbashkët hetimore mes Prokurorisë së Veronës dhe SPAK u konstatua se përdorimi i burimeve të mëdha financiare që derdheshin nga Shqipëria në ekonominë italiane, përfaqësonte edhe hallkën përfundimtare të pastrimit të parave, të kryera nga jashtë vendit përmes një shoqërie tregtare në Shqipëri, në pronësi të organizatës kriminale.
Në Shqipëri, janë kryer transaksione të dyshimta të pasurive të paluajtshme, me qëllim pengimin e gjurmueshmërisë së origjinës së paligjshme të parave dhe në këtë mënyrë organizata përfitonte shërbime të “pastruara”, me fitimin e përftuar nga transaksionet e dyshuara, të cilat mund të ripërdoreshin në investime në prona të paluajtshme, në territorin italian.
Gjithashtu janë sekuestruar pasuritë e paluajtshme dhe burimet financiare që i përkasin administratorit të një shoqërie të pasurive të paluajtshme në Verona, në pronësi të një çifti shqiptarësh, të përfshirë në të kaluarën në trafikun e lëndëve narkotike. Ata konsideroheshin si njerëzit e besuar të dy vëllezërve dhe rezultuan të figuronin në listën e pagesave të organizatës kriminale.
Prokuroria e Posaçme
Kontrolle janë kryer edhe ndaj subjekteve kryesore dhe ndihmësve të tyre italianë, me qëllim gjetjen e provave të mëtejshme. Procedimi penal ndodhet në fazën e hetimeve paraprake. Për Prokurorinë e Veronës ky është rasti i parë i një organizate kriminale shqiptare, e cila investon në pasuri të paluajtshme në territorin e një shteti të Bashkimit Europian, në këtë rast, Italisë. Operacioni i kryer konfirmon rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar mes SPAK dhe autoriteteve italiane, në luftën kundër krimit të organizuar dhe pastrimit të parave.
SHPALLET NË KËRKIM I KËRKUARI
Suel Çela, i cili është një nga personat më të kërkuar nga Policia, fillimisht u shpall në kërkim nga SPAK pasi akuzohej se kishte porositur atentatin e dështuar të 29 marsit 2022, të cilin do ta kryente bashkëpunëtori i drejtësisë, Nuredin Dumani, i cili mbeti i plagosur rrugës dhe më pas u arrestua.
Në këtë datë kur u plagos, Nuredin Dumani ishte nisur për të vrarë Elton Kilën. Porosinë për vrasjen e Kilës ai ka pohuar se e kishte marrë nga Suel Çela. Në dosje jepen detaje të plota mbi këtë ngjarje.
Ka qenë dëshmitari tjetër i drejtësisë, Henrik Hoxha, që e ka rrëfyer të plotë këtë ngjarje për prokurorët e SPAK. Ai ka thënë se Nuredin Dumani ka ardhur nga Kosova që të mbaronin një punë, për të cilën e kishte porositur më parë. Më tej Henriku ka shpjeguar se ka shkuar disa herë në Elbasan që të vriste personin, foton e të cilit ia kishte dërguar Nuredini. Ai i kishte premtuar se do të paguhej 70 mijë euro. Pasi ka studiuar terrenin e ka parë të vështirë që ta vriste vetëm këtë person dhe në këtë mënyrë ka ardhur Nuredini që ta realizonin bashkë.
Por teksa janë nisur me makina të ndryshme, Henrik Hoxha tregon se në një moment ka marrë një mesazh nga Dumani që i ka thënë se e kanë plagosur. Më pas ai e ka marrë dhe e ka çuar në Fier dhe ka kërkuar ndihmë mjekësore.
Nuredin Dumani në lidhje me këtë ngjarje ndër të tjera ka shpjeguar se ka qenë Suel Çela që i ka kërkuar që të vrasë Elton Kilën. Sueli i çonte foton e Kilës në telefon.
Por kjo nuk ishte porosia e vetme që Dumani pretendon se kishte marrë nga Suel Çela. Një tjetër krim me kërkesë tij tij, Nuredin Dumani thotë se ka qenë edhe tentativa për të vrarë administratorin e shkollës private, Lulzim Masha. Në dëshminë e tij Dumani tregoi se kishte komunikuar me Çelën dhe i kishte dhënë kontaktin e një mikut të vet që ishte i interesuar për eliminimin e Mashës.
Pasi ka komunikuar me personin e interesuar, i ka ofruar shumën 150 mijë euro për vrasjen.
Suel Çela, që konsiderohet si “i paprekshmi” i Elbasanit, u vu në qendër të vëmendjes në një ngjarje të vitit 2017, për sulmin ndaj policisë tek tregu agro-ushqimor i Elbasanit. Në fillim të muajit shtator 2017, drejtori i Policisë së Elbasanit miratoi një plan masash për goditjen e grupeve kriminale, personave në kërkim dhe mjeteve të blinduara. Qëllimi i këtij plani ishte mbajtja nën kontroll i anëtarëve të grupeve kriminale të evidentuara në Elbasan, me tendencë kryerjen e krimeve kundër personit, parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe dokumentimin ligjor.
Për bashkëpunim kërkohej rivlerësim i situatës dhe marrja e masave të menjëhershme me shërbime të hapura dhe të fshehta të strukturave të Policisë në vend, duke kryer disa detyra. Konkretisht, pika e parë e këtij plani masash, shpjegonte arsyen kryesore të përplasjeve të vazhdueshme që po ndodhnin në atë kohë në Elbasan. Në bazë të ngjarjeve të rënda kriminale të ndodhura gjatë vitit 2016-2017 në qytetin e Elbasanit, në lidhje me personat me precedentë kriminal e penal të fiseve Çapja, Çela, etj, kërkohej që të gjitha strukturat e Policisë së Shtetit të mbajnë nën kontroll anëtarët e këtyre fiseve, lëvizjet që ata bëjnë, mjetet me të cilat lëvizin, numrat e telefonave që ata përdorin, si dhe ambientet që frekuentonin.
Pas këtij plani masash ndodh incidenti në tregun Agro-Ushqimor, për të cilin u akuzua dhe u shpall në kërkim Suel Çela. Por në nëntor të vitit 2019, Gjykata e Elbasanit vendosi ta shpallë të pafajshëm në lidhje me këtë ngjarje. Incidenti mori përmasa edhe më të rënda kur dolën pamjet e “Audi”-t të zi, të blinduar, që përplasi makinën zëvendësdrejtorit të policisë Gjergj Oshafi. Edhe pse prokuroria kërkoi 7 vite burg, gjykata vendosi ta shpallë të pafajshëm Çelën për mungesë provash, ndërsa dënoi shokun e tij si autor të ngjarjes.
Në të njëjtën ditë ku në Elbasan u lirua Florenc Çapja, Gjykata për Krimet e Rënda Tiranë, shpalli të pafajshëm edhe armikun e tij, Suel Çelën, të njohur edhe me emrin Marjus Lulaj. Sipas Policisë, Çela gjatë gjithë kohës i është shmangur këtij hetimi dhe është hetuar dhe gjykuar në mungesë. Policia e kishte shpallur atë në kërkim për ngjarjen e datës 10 shtator 2017, kur pranë derës së tregut agroushqimor në Kusarth, të Elbasanit, në bashkëpunim me dy persona të tjerë kishin goditur me makinë punonjësit e Policisë. Në seancën e datës 4 nëntor 2019, nga ana e Prokurorisë janë paraqitur konkluzionet përfundimtare. Akuza ka kërkuar dënimin e tij me 7 vjet burgim, por Gjykata ka vendosur ta shpallë të pafajshëm.
Policia e Shtetit
Ky shtetas, Suel Çela, është një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, drejtues i një grupi kriminal të rrezikshëm që operon në qarkun e Elbasanit, por edhe më gjerë, i hetuar dhe i arrestuar disa herë për një sërë veprash të rënda kriminale, por që dyshohet se me forma korruptive ka arritur të depërtojë në sistemin e drejtësisë dhe t’i shpëtojë ndëshkimit ligjor.
Por kjo nuk ishte vetmja ngjarje, për të cilën ai mori pafajësi, pa kaluar asnjë ditë në qeli. Në kohën kur incidenti me Policinë vazhdonte të hetohej nga Prokuroria, një dosje e vjetër, për një ngjarje të vitit 2013 u rihap nga Policia dhe kësaj here Suel Çela akuzohej për pengmarrje. Bashkë me Endri Çopjan, ai akuzohej se më 19 prill 2013, kishin rrëmbyer e më pas plagosur shtetasin Bledar Karaj.
Në datën 2 maj të atij viti, i dëmtuari është pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni për hetimin nga drejtuesi i Prokurorisë Elbasan. Në këtë deklarim ai ndër të tjera është shprehur se personi, i cili e ka qëlluar me armë është shtetasi Suel Çela. Bledari në këtë deklarim është shprehur se me shtetasin Suel Çela e ka mbyllur konfliktin pasi babai i tij është takuar me xhaxhain dhe ka kërkuar falje në lidhje me veprimet e kryera nga Sueli. Po në datën 2 maj nga ana e drejtuesit të Prokurorisë është nxjerrë urdhër ndalimi ndaj Suel Çela. Pas kërkesave të bëra nga i dëmtuari Bledar Karaj, më datë 20 nëntor 2013 ai është pyetur nga policia gjyqësore dhe në deklarimin e kësaj date ai ka mohuar deklarimin e dhënë në maj, duke pretenduar se në atë deklarim ka dhënë të dhëna të rreme përpara prokurorit dhe se nuk i njeh autorët e kësaj ngjarje. Në këto rrethana, edhe për këtë ngjarje Suel Çela doli i pafajshëm.
Fakti që deri tani Suel Çela vijon të lëvizë lirshëm, tregon se ndalimi i tij nuk është marrë me seriozitet. Edhe atëherë kur duket se nisen grupe operacionale nga Tirana drejt Elbasanit, kthimi duarbosh komentohet si kontroll rutinë dhe jo si dështim për kapjen e tij.
FINANCIMI I VRASJEVE DHE TRAFIKU I KOKAINËS
Në dosjen e SPAK të nëntorit të vitit 2024, është arritur që të zbardhet edhe atentati ndaj Ardian Çapjas. Ndërsa rezulton se urdhri për ekzekutimin e tij është dhënë nga Suel Çela. Ka qenë snajperisti nga Shkodra, Prekë Kodra i cili është urdhëruar të qëllojë mbi të. Kodra është në mesin e 21 personave ndaj të cilëve Prokuroria e Posaçme ka lëshuar urdhër arrest pas megaoperacionit që u zhvillua më 24 nëntor të vitit 2024.
Bisedat e zbardhura në platformën SKY kanë zbuluar tentativën e dështuar për të vrarë Çapjan. Nga biseda dyshohet se Suel Çela, i njohur edhe si Marjus Lulaj, ka kontraktuar me Prekë Kodrën për realizimin e vrasjes dhe se e ka provuar 5 herë, por nuk i ka ecur. Snajperisti nuk arriti ta vriste Ardian Çapjan, i cili mori një plumb dhe arriti të shpëtonte në atentatin e tretë ndaj tij.
Personat e përfshirë në atentatin ndaj Çapjas janë Suel Çela, i cili ishte porositësi, organizatori dhe financuesi, vëllai i tij Mario Çela, i cili monitoroi situatën pas ngjarjes, Xhino Roka, i cili koordinoi veprimet në terren, Prekë Kodra personi që qëlloi me snajper, si dhe 6 persona të tjerë.
Më 22 janar të vitit 2022 vritet në Belgjikë Bledar Muça. Miku i ngushtë i Florenc Çapjas, gjendet i pajetë në Antwerp. Ai kishte qenë i dyshuar dhe ishte shoqëruar disa herë për ngjarje kriminale në Elbasan, të kryera për llogari të familjes Çapja, por gjithmonë ishte lënë i lirë. Muça është qëlluar me armë zjarri në brendësi të automjetit të tij, sapo ka mbërritur në afërsi të pallatit ku jetonte. Dy persona që po e prisnin në rrugë, kanë qëlluar me breshëri kallashnikovi ndaj 39-vjecarit dhe më pas janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.
“Pushteti” që Suel Çela kishte fituar ndër vite, del edhe gjatë rrëfimeve të një tjetër bashkëpunëtori të drejtësisë në procesin e dosjes “Plumbi i artë” që po zhvillohet në Gjykatën e Posaçme.
Seancë pas seance, Erion Alibej ka treguar gjithçka ka bërë vetë por edhe çdo bisedë me persona të tjerë, që e orientuan drejt atyre që i vranë vëllain, Endrit Alibej në atë që njihet si “masakra e Bradasheshit”. E po aq sa vrasja e vëllait, një tjetër peshë e rëndë për Erion Alibejn është përhapja me shpejtësi e një të pavërtete siç e quan ai, që është “humbja” e 50 kilogramëve kokainë në Angli. Një informacion që ai e dëgjoi nga Suel Çela, por që këmbëngul se nuk është i vërtetë.
E megjithatë, në një kohë kur shumë mistere ende mbeten të pazbardhura në një histori intrigash të thurura nga grupet kriminale, ka dhe një të vërtetë.
Të katër grupet e Elbasanit u goditën nga SPAK dhe Policia. Çapjat, Çopjat, Alibej dhe Çelët. Por teksa drejtuesit dhe disa prej anëtarëve të këtyre grupeve kriminale janë në burg, vetëm Suel Çela vijon të jetë i lirë, ndonëse në arrati.
Mes dilemave të herë pas hershme se kush e organizoi vrasjen e trefishtë në Bradashesh, grupi Çopja apo Çela, Erion Alibej ka vijuar rrëfimin e tij në gjykatë, duke dhënë detaje për çdo krim që ka porositur dhe çdo njeri që ka paguar për t’u hakmarrë. Teksa dëshmon, Alibej nxjerr Suel Çelën si njeri që e ka nxitur, ndoshta jo pa qëllim, që të ndodhte ajo që ndodhi.
Sipas tij, Suel Çela nuk ka qenë në mënyrë direkte përgjegjës për çfarë ndodhi në familjen e tij, por në mënyrë indirekte po, duke e nxitur, duke folur për 50 kg drogë që kishte humbur, të cilën Alibej e mohon.
Mes të tjerash, Alibej përmend edhe Suel Çelën dhe konfliktin e hapur që ai kishte me Ardian e Florenc Çapjan. Por nga ana tjetër, edhe një hatërmbetje që ka pasur vetë me Suel Çelën, që pranon që e ka pasur shok fëmijërie. Marrëdhënien që ka pasur me të dhë familjen e tij dhe si e ka ndihmuar kur ai ishte arrestuar në Itali.
ERION ALIBEJ
Në qytet filluan intrigat, fjalët sikur Sueli kishte shtyrë një person për të plagosur dajën tim. Sueli është marrë gjithmonë me aktivitet kriminal, përveçse me drogë dhe në këtë periudhë kishin përplasje me grupin Çapja. Një konflikt i hapur i fiseve, me Ardian Çapjan, Florenc Çapjan, Bledar Muçën. Pasi erdha në Shqipëri, ishim tek lokali i dajës, kaluan me “Range Rover” Sueli, i ati i tij dhe Sokol Sanxhaktari. Sueli hapi xhamin dhe i tha Endritit: “Hajde pak tek tregu..” I thashë Suelit: “S’ke turp që drejton gishtin?” I fola rëndë. Doli Sokol Sanxhaktari dhe me tha: “O Erion ç’a po flet…” Ishte koha që ky merrte njerëz e i dhunonte te tregu. Shkuam tek shtëpia e Suelit. Ishte dhe e ëma e vet aty. Pasi u ulëm, Sueli i tha Endritit: “Na ka ndodh një problem me punën e rrugës që kishim për një ngarkesë. Na e kanë bërë ca rumunë që janë të Hajdar Çopjas, po ai e mohon dhe thotë që ka lidhje Endriti dhe për këtë dosja të të pyesja”. Endriti qeshi me ironi dhe i tha: “S’kam lidhje me këtë punë”. Ndërhyri Sokoli Sanxhaktari dhe i tha Suelit: “Hë e dak, a të thash që ata quksat…”, për Çopjat. Shkova takova të ëmën e Suelit, Hanën, u përlot e më përqafoi, se kam pasë shkuar te shtëpia kur Sueli ishte në burg në Itali.
Gjatë rrëfimeve të Erion Alibejt, konfirmohet edhe fakti se ndonëse kërkohet nga drejtësia shqiptare, Suel Çela ka udhëtuar edhe jashtë vendit. Madje në një periudhë kohe ai ka qëndruar në Holandë.
Për një periudhë të gjatë, Erion Alibej është interesuar nëpërmjet lidhjeve shoqërore të tij e të vëllait të vrarë, Endritit, për të gjetur informacione për personat e përfshirë në atentat. Në një periudhë ka nisur të përflitet se vrasjen e kishin bërë vëllezërit Hajdar dhe Franc Çopja. Në këtë kohë, Erion Alibej deklaron se ka shkuar në Holandë për të takuar Suel Çelën. Ai ka qëndruar gjatë kësaj kohe në Roterdam, ndërsa Suel Çela ndodhej në Den Haag, në Hagë, aty ku edhe e ka takuar, në shtëpinë e tij. Alibej tregon bisedën që ka bërë me Suel Çelën. Gjatë asaj bisede ka dalë edhe emri i Talo Çelës, që sipas Erion Alibejt, nuk e kishte njohur as ai, as i vëllai, edhe pse fliste gjithë qyteti për të.
ERION ALIBEJ
Kam shkuar në Holandë klandestin. Në fillim kam kaluar nga rruga tokësore afër doganës së Qafë Botës, në Sarandë, sepse isha në kërkim. Më pas shkova në Greqi dhe udhëtova në Holandë me avion për të takuar Suel Çelën. Sueli në atë kohë ishte personi më shumë i përfolur si i përfshirë në vrasjen e vëllait. Flas në Enchro me Suelin dhe më sjell një person, Shkëlzen Hasanpapën, për të më marrë dhe u takuam në Hagë. Bëj bisedë të gjatë me Suelin dhe më tha që janë ata, Hajdar e Franc Çopja. Më tha: “Këta ta kanë bërë. Dhe flitet për vjedhjen e 50 kile kokainë”. I thashë Suelit që një nga gjuajtësit është ushtari jot, një shkodran që thirrej “Naqo”. Sueli i shkruajti direkt atij. Pastaj në bisedë i thash: “Po me avokat Ravikun ç’a patët?”. Me tha: “I futi hundët shumë tek ‘Maçi’”. Kam folur shumë aty me Suelin dhe më garantoi se në vrasjen e familjarëve të mi janë Çopjat.
Suel Çela duket se kishte informacion për gjithçka ndodhte në Elbasan. Kjo jo vetëm për shkak të lidhjeve që ai kishte në Polici e në sistemin e drejtësisë, por edhe për shkak se kishte kontroll absolut mbi të gjitha kamerat që monitoronin qytetin.
Gjatë rrëfimit të tij, Erion Alibej në një formë hedh dyshimet e tij se mund të jetë shitur edhe nga vetë autoritetet shtetërore, të cilëve tregon se herë pas here u ka dhënë informacione për vendndodhjen e Talo Çelës, që në atë kohë ishte një nga personat më të kërkuar nga Policia. E megjithatë ai thotë që jo vetëm nuk u veprua për kapjen e tij, por gjithçka po i kthehej kundër. Nisën të vriteshin njerëzit e tij, madje edhe djali i dajës, Andi Zylyfi. Kjo ishte arsyeja pse Alibej, ndonëse ishte person në kërkim, u investua të siguria e tij, i bindur tashmë që do ishte radha e tij për t’u vrarë. Shpjegon se Suel Çela kontrollonte kamerat e gjithë qytetit, ndërsa vetë ai kishte akses në disa prej tyre.
NDIHMA NGA DREJTËSIA
I konsideruar sot si drejtuesi i një prej organizatave kriminale në Elbasan, Suel Çelës në vitin 2020 nuk iu desh shumë që të kërkonte për hapësira në sistemin e drejtësisë që të shpëtonte pasurinë e tij.
Platforma SKY tregoi se Eriona Daupaj, i kërkonte vetë lidhjet me të, nëpërmjet avoktit Radovan Çela.
Sipas SPAK, nga bisedat e zhvilluara në SKY, duke i vlerësuar edhe në raport me aktet e procedimit pasuror ndaj Suel Çelës, krijohet dyshimi i arsyeshëm se Eriona Daupaj ka kërkuar përfitime të parregullta për të ndikuar në vendimmarrjen e prokurorit të çështjes. Nga ana tjetër, Radovan Çela ka pranuar se do të ndërmjetësojë në këtë rast në këmbim për marrjen e përfitimeve të parregullta monetare. Duke vlerësuar mënyrën e komunikimit mes tyre dhe sjelljen e tyre në raste të ngjashme, sipas SPAK flitet për 35 mijë euro, shumë kjo që është kërkuar për të ndikuar te prokurori i çështjes, për të mos vendosur masë sekuestro për pasuritë e Suel Çelës dhe familjarëve të tij. Mënyra e favorizimit do të ishte duke kthyer serish materialin në Drejtorinë e Policisë së Shtetit, me qëllim që kërkesa për sekuestrimin të nxirrej jashtë afatit të veprimit të aktit normativ.
GODITJA E ORGANIZATËS “ÇELA”
Në vitin 2024, Prokuroria e Posaçme firmosi 21 urdhër arreste për organizatën kriminale të drejtuar nga Suel Çela dhe masat u vendosën nga Gjykata e Posaçme më 22 nëntor 2024. Në krye të listës, ishte masa “arrest në burg” e dhënë në mungesë edhe për Suel Çelën, i cili akuzohet nga SPAK për:
Tentativën e vrasjes së Ardian Çapjas, e ndodhur më 8 qershor 2020, në Elbasan; Sigurimin e kushteve dhe mjeteve materiale për të vrarë Bledar Muçën dhe Elvis Koçin; Organizatë kriminale; Armëmbajtje pa leje; Trafik droge; Korrupsion aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë; Korrupsion aktiv në sektorin privat; Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale, të gjitha vepra të kryera në kuadër të organizatës kriminale ose grupit të strukturuar kriminal.
Në dosjen e SPAK renditen të gjitha episodet kriminale që i atribuohen kësaj organizate, për të cilat janë siguruar prova edhe përmes mesazheve të shkëmbyera në SKY. Sipas të dhënave hetimore, rezulton se Suel Çela kishte paguar Prekë Kodrën për të realizuar vrasjen me Snajper të Ardian Çapjas, plan që në fakt dështoi, pasi ai mbeti i plagosur. Por ndër të tjera, mes tyre ka dhe biseda që zbulojnë lidhjet kriminale edhe përtej Elbasanit.
Nga komunikimet e zhvilluara më 9 gusht të viti 2020, në Enchrochat dhe Sky, Prekë Kodra i tregon planin, por nuk i zbulon emrin e shënjestrës së radhës në Shkodër. Por sapo i përmend emrin e fisit nga Shkodra, Suel Çela e këshillon që të mos ketë besim tek ata.
Suel Çela: Amanet aty mos u përzi…t’jesh i sigurt do marësh fun me ata aty… Bajrit s’jan t’mir, ti i ke provu e un i kam provu. Me ata je o nburg o nvarr. Ma nigjo fjalën. Për buk nuk ngel, s’kam vdek akoma un… Shok as mos e meno me u përzi me ta, s’je budalla… Ato dy rrug ke me ata, ma nigjo fjalën… Do merrje fun me ata ktë koh… Ti je përfol direkt kan me ardh te ty sa t’nodhi ngjarja. Bajrit flasin gjitha muhabetet nuk i … Mrapa te ty koha e ka tregu… Po i di dhe kto, i kam nigju… Shok, zhytja me ata asht çelsat në oqean. Po e lëmë të qetësohet ca ditë e po të them të vish të flasim gojarisht… .
Më tej, më 27 gusht e fton për ta takuar, si dhe e informon se telefonat që kanë në përdorim nuk janë të sigurt, pasi ka gjasa që platforma e enkriptuar e komunikimeve Enchrochat janë hapur në Holandë dhe Angli, por ka menduar se ata që përdoren në Shqipëri janë të sigurt.
Suel Çela: Pranaj tkam shkru… Kur tbahesh marë nfund të javës hajde, po të pres… Se as këto telefona s’jan shum të sigurt…mir mir…po po flitet se i kan hap dhe kto si enkrot…por jo ktu, Holandë, Angli… Mir ash mos me fol me detaje dhe ktu… desha me ba i pun u organizum…e anolova…s’kam pa kaq shum civila e polic ne qytet…ktu ktu…kam ba hyrje na mrapa…
Përgjatë gjithë komunikimeve në SKY, që janë pjesë e dosjes së SPAK, Prekë Kodrës i referohen me pseudonimet “gjahtari”, “gjuetari”, dhe “mjeshtri”. Dyshohet se është pikërisht ky personi që ka qëlluar ndaj Ardjan Çapjas, të cilin e la të plagosur në oborrin e banesës së tij. Gjuajtja u bë nga kodra përballë shtëpisë dhe po në dosje, rivalët shkruanin se “xhindi”, emër me të cilin e thërrisnin Çapjan, u kishte shpëtuar për 1 milimetër, pasi aq larg e kishte pasur plumbin nga zemra.
Pjesë e dosjes së SPAK janë edhe fotografi të bisedave që Suel Çela ka zhvilluar në SKY, po ashtu edhe të Bledar Muçës, njeriut më të afërt të armiqve të tij, familjes Çapja, të cilin e mbanin në vëzhgim për ta vrarë, derisa në fund e realizuan vrasjen e tij. Po kështu, ka edhe fotografi të armëve që Prekë Kodra i dërgonte në SKY Suel Çelës, përveç snajperit që do të përdorte për realizimin e vrasjes së Ardian Çapjas. Por edhe fotografi të Ardian Çapjas gjatë kohës që e monitoronin nga larg për ta vrarë në oborrin e shtëpisë së tij.
Po në SKY anëtarët e organizatës dërgonin edhe foto të ngarkesave me kokainë që niseshin nga Ekuadori, por edhe të lajmeve që kishin publikuar mediat belge, pas sekuestrimit të një sasie kokaine në portin e Antwerpit.
Në lidhje me aktivitetin e trafikimit të lëndës narkotike, në dosjen e SPAK zbardhen komunikimet mes Suel Çelës, me biznesmenin Marsel Shega, ku nga konteksi i bisedës kuptohet që grupi ka organizuar një ngarkesë me kokainë që nga Amerika e Jugut në Europë, e cila dyshohet se nuk është marrë. Suel Çela insiston se duhet të bëhen verifikime pasi ka dyshime se persona që e kishin marrë përsipër nxjerrjen e lëndës narkotike nga porti mund ta kenë vjedhur. Suel Çela i shkruan Marsel Sheges se nëse rezulton se grupi i daljes e ka vjedhur, apo i ka mashtruar atëherë ai duhet ekzekutuar, pasi dikush duhet te bëhet shembull.
Suel Çela: Po të çoj dy stampa, çoja njerëzve tuj kë njeh, po ju doli në ndonjë vend më njofto. Na doli bosh kutia sot, s’po marrim vesh ç’a … po ndodh…
Marsel Shega: Ja vlla sa u ndava nga takimi. Po atë uroj edhe unë. Me vjedh ky thotë me argumente, me kohë, s’ka pasë shans me e vjedh kush. Kam pyt pak si funksionon dhe gjasat janë që ka pisllëk te dalja. Ky mendon se do jetë kap, ose në ndonjë tranzit, Kartagjen apo Roterdam, apo Angli. Po të ishte kap, i venë drynin e vet ata, se bëka i tuf tranzite…
Suel Çela: Ti shikoje me dyshim, hetoje tamam…
Marsel Shega: Po ka raste që nuk venë gjë. Kjo ndodh kur kapet tranzit. Tashi thashë unë kush vë gisht. Kjo punë duhet zgjidh. Duhen gjet letrat nëse është kap. Dhe do më bosh kamerat e sigurisë në port. Po më tha me atë po merrem.
Suel Çela: O ishalla s’ka hile. Hetoje me dyshim. Po pat hile do ta … hilsin para se ta fusim në dhe.
Marsel Shega: Do ta zbardh këtë punë tha se s’bën. Jo se mendoj kur të kenë dorë këta. Po i thashë unë nuk përjashtoj asnjë dhe asgjë. Në këtë moment jemi bashkë dhe të gjejmë ku na ka çalu puna.
Suel Çela: S’di ç’a të menoj. Ësht ky shoku që ësht marrë me detajet, ia kam çu të gjithëve kë njoh. Çoja stampat njerëzve tuj po dolën diku më njofto. Ç’a me ba, shnosh të tjerat., Ishalla s’ka hile, të paktën duhet me i … këtyre të daljes.
Në bazë të komunikimeve, SPAK ka zbardhur edhe skemën se si Suel Çela me disa anëtare të tjerë kishin organizuar trafikimin e një sasie prej rreth 446 kg kokainë nga Ekuadori në drejtim të Holandës. Sipas komunikimeve ka rezultuar se Ergys Dashi, të cilit i referohen me pseudonimin “Pika”, i vrarë në Ekuador, ka pasur rolin e bashkëfinancuesit dhe organizatorit të transportit nga Ekuadori në drejtim të Holandës të 446 kilogramëve lënde të dyshuar kokaine. Suel Çela ka pasur rolin e bashkëfinancuesit për blerjen e rreth 100 kilogramëve lëndë narkotike e dyshuar me qëllim të trafikimit të saj nga Ekuadori ne Holandë dhe shitjen e saj në tregun europian. Në një moment, Suel Çela komunikon edhe me Ervin Matën, kushëriri i Ergys Dashit, i cili po ashtu është në kërkim nga SPAK për trafik kokaine nga Brazili.
Ergys Dashi: Si kalove plako. Na shkoftë mbar. Mirë je, ç’a ke bo? Jam me bolin po s’ka bateri. Sot mora 235 ke ai shoku. Tani për punën e Maersk me dysheme që folëm, sa doni me investu ju dhe dalja se po fillojmë përgatitjet?
Suel Çela: Mir shoku si kalove ti? Po më tha shoku për transfertën.
Ergys Dashi: Po mendonim me e bo me 400.
Suel Çela: Boli do jetë te pjesa jon, pyte?
Ergys Dashi: Jo, do jet ke pjesa nisjes.
Ervin Mata flet nga telefoni i Ergys Dashit: Si je vllai? Po dush ti hy ke dy pjesët un.
Suel Çela: Mir vlla ç’a bone ti, si je?
Ervin Mata: Po flisni vetë tani që të fillojë dhe Pika punën.
Suel Çcela: Po flasim vetë pa merak. Shiko që mos ta bëni punën pa qef, 50 po fusim ne. Dalja mer atë përqindjen mrapa te puna e paletave i fusim dhe ata të investojnë.
Ergys Dashi: Merr fol me ta. 100 është ok. Dhe 150 nëse don. S’ka ktu pa qef. Po e bëjm me shumë qef.
Suel Çela: Ok vlla, në rregull 100.
Ergys Dashi: Thjesht sa dush ti.
Suel Çela: Jemi ok.
Ergys Dashi: Mos e vrit mendjen fare ti për ne. Po dalja, a je i sigurt që nuk don?
Suel Çela: Jemi ok me 100 pa merak. S’ka shum rëndësi kjo. Tani mthuj për lekët. Unë kam fol e kam nda punën me ata.
Ergys Dashi: Ok, në rregull. Shitjen e merrni ju.
Suel Çela: Po e marr unë shitjen të gjith. Dhe pagesat në Shqipëri shumica.
Ergys Dashi: Kurse përqindja s’ka problem në Shqipëri i marrim. Ok në rregull. Sa ishte?
Suel Çela: Nëse ju intereson, 20, te punët e mëdha 15 %. Për ktë rast 20 %. Për investimin total me transfert me gjitha ësht 5500 euro një.
Ergys Dashi: Në rregull, ok.
Suel Çela: Lekët ku dohet t’i çojm?
Ergys Dashi: Kurse në fillim do jepet 2500.
Suel Çela: Kuptova. Mthuj ku duhen lekët?
Ergys Dashi: Ditën që do bëjm punën do pagujm kusurin.
Suel Çela: Ok pra, në rregull.
Ergys Dashi: Plako puna do bëhet me shtet.
Suel Çela: Ma ke shpjegu atë ditë ktë, i kam të qarta.
Ergys Dashi: Edhe kur të hyj mren puna me ardhë shteti i Kuitos. Kemi rrezik të dy palët. Kurse me policët e Guajakil s’ka rrezik. Jo të gjitha. Edhe nëse humbim do humbin 2500.
Suel Çela: I kam të qarta të gjitha, pa merak.
Ergys Dashi: Ngaqë jam me bolin (Ervin Matën), me tha shpjegoja edhe iher.
Suel Çela: Jo, i kam fiksu të gjitha kur folëm ktu. Ma maj pak mir bolin mos e le pa buk…
Ergys Dashi: Ok, po fillojm përgatitjet.
Suel Çela: Na priftë e mbara.
Për vite me radhë emrat e drejtuesve të katër grupeve kriminale të Elbasanit lakoheshin pambarimisht nga media, nga Policia e Prokuroria. Të njëjtët emra u përballën disa herë me drejtësinë e përfunduan duke u lënë të lirë nga Gjykatat. Disa të tjerë madje nuk u arrit të kapeshin asnjëherë.
Por duket se fundi i tyre erdhi nga bashkëpunëtorët e drejtësisë. Fillimisht Elvis Bardhi, më tej Nuredin Dumani që kishte “firmosur” kontrata vdekjeje pothuajse për të gjithë e më tej edhe nga Erion Alibej, që ishte vetë në krye të një prej grupeve kriminale të Elbasanit. Ishin ata që zbërthyen gjithçka e që më tej u vulos nga platforma SKY, ku të gjithë, nga Franc Çopja te Suel Çela kishin folur të shpenguar për të gjitha krimet që askush nuk kishte arritur t’i dokumentonte me prova më parë. Dhjetëra persona janë arrestuar e dënuar. Të tjerë janë në gjykim. Ndërsa i vetmi që vijon të jetojë i lirë por në arrati mbetet Suel Çela.
PSG me “shtatë shpirtra”, Pano: Bayern ekip i madh, por sot tregoi që nuk ka trajnerin që i duhet
Në emisionin sportiv “Botërori i Vogël” në ABC News, diskutimi është fokusuar te përballjet kryesore të Botërorit të Klubeve, me një vëmendje të veçantë ndaj sfidës mes dy gjigandëve evropianë: Bayern Munich dhe Real Madrid. Të ftuarit, Ledio Pano, Ermal Tahiri dhe Bledar Kuka, ofruan analiza të thelluara mbi performancat dhe strategjitë e dy klubeve, duke ndriçuar pikat e forta, dobësitë dhe prapaskenat teknike që ndikuan në rezultatin final.
Ermal Tahiri u ndal te strategjia e Real Madridit, duke e përshkruar si një skuadër që, pavarësisht problematikave të brendshme dhe momenteve të vështira gjatë ndeshjes, arrin gjithmonë të dalë me sukses falë përvojës dhe cinizmit tipik madrilen: “Reali cinik, cinik, që luan bukur dhe ikën në shtëpi.” Ai vlerësoi mënyrën se si trajneri i Realit ka ditur të menaxhojë presionin dhe të bëjë ndryshime të guximshme në kohën e duhur.
Ledio Pano: Po të shikosh Dortmundi me Realin ka shënuar gjithmonë i pari. Por, sot ka qenë një Dortmund i paktë. Sepse ka shënuar shpejt dhe nuk ka lënë hapësira. Mbappe edhe pse është një emër i madh do e ketë pak të vështirë duhet që të presë radhën”.
Ermal Tahiri: Problematikat që ka Reali ne nuk e prisnim që ka shpejt trajneri të bënte revolucion. Problematikat kanë ndodhur në disa minuta që nuk i falen, por ia doli. Ajo që ka sjellë ky, nuk është më i bukur i të gjitha lojërave. Por, është ai Reali cinik, cinik, që luan bukur dhe ikën në shtëpi.
Bledar Kuka: Nuk e di se ku i pikon çatia. Është një skuadër që pas çdo sfide, sa më afër finales të jetë aq më i fortë bëhet.
Ledio Pano theksoi se Bayern Munich, ndonëse mbetet një nga skuadrat më të mëdha në Evropë dhe pa diskutim numri një në Gjermani, po kalon një moment kritik në drejtim teknik. Sipas tij, mungesa e një trajneri me personalitet të madh po i kushton skuadrës në ndeshjet e mëdha: “Sot e tregoi që nuk ka një trajner të madh që i duhet Bayern”. Ai gjithashtu vuri në dukje se skuadra është ndërtuar për objektiva madhorë si Champions League, por duket se mungesa e liderëve të duhur në pankinë po ndikon në performancën në fazat vendimtare.
Ledio Pano: Bayern është një ekip i madh dhe ishte një fazë trajektore shumë e mirë për të. Është numri një në Gjermani, problemi është që prurjet që vijën ata i marrin më tepër për Champions League, për kampionate të mëdha. Absolutisht që të shkosh në këto ekipe të mëdha, e duan një personalitet të madh. Sot e tregoi që nuk ka një trajner të madh që i duhet Bayern./abcnews.al
Perla e gjelbër e Elbasanit/ Funari, destinacioni më i kërkuar turistik
Është pa dyshim një nga pikat më të bukura turistike që ka qarku i Elbasanit. Me një natyrë të paprekur, ajër të pastër dhe pamje mahnitëse, Funari po shndërrohet gjithnjë e më shumë në një destinacion të preferuar për pushuesit dhe adhuruesit e natyrës.
Liqeni me ujë të kristaltë, i rrethuar nga pyje të dendura me ah dhe pisha të gjelbra, i japin kësaj zone një bukuri të rrallë dhe qetësi të veçantë. Çdo vizitor mbetet i mahnitur nga pasqyrimi i qiellit në sipërfaqen e qetë të liqenit, nga aroma e freskët e pyllit dhe nga ndjesia e largimit total nga zhurma dhe stresi i qytetit. Funari është vendi ideal për t’u vizituar në çdo stinë të vitit.
Fshati Funar ndodhet rreth 20 kilometra nga Elbasani dhe vetëm 23 kilometra nga Tirana, duke e bërë atë një zgjedhje të përkryer për një fundjavë ndryshe, larg zhurmës urbane. Çdo vit, Bashkia e Elbasanit organizon “Funar Fest”, një event që ka si synim promovimin e pasurive natyrore dhe kulturore të kësaj zone të mrekullueshme.
Edhe këtë vit, qindra vizitorë zgjodhën të kalojnë fundjavën mes bukurive dhe freskisë së Funarit, duke shijuar ushqimin tradicional, mikpritjen e banorëve dhe panoramat e mrekullueshme që ofron natyra.
Banorët e zonës kanë nisur t’i përshtatin shtëpitë e tyre për të pritur turistë, duke krijuar kështu një formë të qëndrueshme të zhvillimit lokal dhe duke kthyer Funarin në një destinacion gjithnjë e më të vizituar gjatë gjithë vitit.
Megjithatë, sipas kryebashkiakut të Elbasanit, Gledian Llatja, po punohet për përmirësimin e infrastrukturës dhe hapjen e një rruge të re, që do ta bëjë zonën më të aksesueshme dhe më tërheqëse për vizitorët.
Sipas kryetarit të bashkisë, Elbasani nuk ka vetëm Funarin, por ky qark ofron shumëçka për vizitorët.
Për adhuruesit e natyrës, Funari është vendi ideal për të kaluar ditët e nxehta të verës. Vizitorët mund të bëjnë kamping, ecje në shtigjet malore, piknik buzë liqenit apo të marrin pjesë në aktivitete të ndryshme sportive./abcnews.al