Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Ura e Bonarakëve, Denaj: Investim që sjell siguri dhe zhvillim për komunitetin

TIRANË, 13 korrik /ATSH/ Në njësinë administrative Bërzhitë, të bashkisë Tiranë, po vijon me intensitet ndërtimi i “Urës së Bonarakëve” mbi lumin Erzen.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj inspektoi sot nga afër punimet e kësaj ure, ndërsa u shpreh se ky “është një premtim i mbajtur që i jep zgjidhje një kërkese të kahershme të banorëve, duke lidhur lagjen e ‘Bonarakëve’ me pjesën tjetër të fshatit Ibë e Poshtme”.

Ministrja Denaj tha se ky është një investim që sjell siguri, akses dhe zhvillim për komunitetin!

“Është një punë e bërë në një kohë rekord, sepse brenda tre muajve të gjithë banorët, gati 27 familje që i kemi vizituar përpara pak muajve duke kaluar në një urë të vjetër, do kenë një urë të re që po bëhet realitet”, tha Denaj.

Ministrja Denaj tha se pavarësisht nga ndërtimi i urës së pjesshme, ndërtimi në kohë rekord i “Urës së Bonarakëve” duhet të jetë brenda të gjitha standardeve të projektuara dhe të zbatuara.

/e.i//a.f/

The post Ura e Bonarakëve, Denaj: Investim që sjell siguri dhe zhvillim për komunitetin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Denaj: Pezullohen inspektimet e paautorizuara, inspektorët e AKU do t’i nënshtrohen vlerësimit

TIRANË, 12 korrik /ATSH/ Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, njoftoi masa të menjëhershme për forcimin e kontrollit dhe transparencës në aktivitetin e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU), pas shtimit të ankesave dhe shkeljeve të konstatuara në terren.

Ministrja ka urdhëruar pezullimin e të gjitha inspektimeve pa planifikim paraprak dhe të pamiratuara, si dhe ngritjen e një komisioni të posaçëm vlerësimi me 5 anëtarë, 3 prej të cilëve nga Universiteti Bujqësor i Tiranës.

Komisioni do të rivlerësojë trupën aktuale të inspektorëve të AKU-së, si dhe do të merret me përzgjedhjen e aplikantëve të rinj, me synim krijimin e një profili të ri inspektues në përputhje me ligjin “Për inspektimet” dhe në mbrojtje të interesit të konsumatorit.

Në bashkëpunim me Universitetin Bujqësor të Tiranës, ministrja parashtroi nevojën e dyfishimit të kuotave për studentët që angazhohen në fushën e sigurisë ushqimore, duke i hapur rrugën kështu ndërtimit të një brezi të ri profesionistësh të formuar sipas standardeve europiane.

“Le të mos harrojmë që ky universitet shumë shpejt ka të njësuar certifikatën me një nga universitetet më prestigjioze në Evropë, që është BOKU”, tha ministrja Denaj.

Garantimi i sigurisë ushqimore është një detyrim ligjor për Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe për të gjitha institucionet e saj të varësisë.

Rektori i UBT-së Fatbardh Sallaku, vuri në dukje bashkëpunimin e konsoliduar tashmë të MBZHR-së me UBT ndërsa e vlerësoi përfshirjen e UBT-së në procesin e vlerësimit të sftafit të AKU-së, përgjegjësi dhe angazhim të plotë.

Sallaku tha se, UBT është institucioni i vetëm në Shqipëri që mbulon dhe përpiqet të sigurojë të gjitha kompetencat profesionale në fushën e bujqësisë dhe që janë të lidhura drejtëpërdrejtë edhe me sigurinë ushqimore.

“Do të sjellim në komisionin e ngritur për këtë çëshje, njerëzit më me përvojë dhe jashtë çdo konflikt interesi”, tha Sallaku.

/j.p/

The post Denaj: Pezullohen inspektimet e paautorizuara, inspektorët e AKU do t’i nënshtrohen vlerësimit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Nga e hëna, do të konfiskohet çdo shishe qumështi apo bulmet pa faturë

TIRANË, 10 korrik /ATSH/ Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me kryetarët e bashkive, për performancën lokale në funksion të vizionit “Shqipëria 2030” dhe rrugës së pandalshme drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Gjatë fjalës së tij, Rama tha se Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve është angazhuar për të sensbilizuar të gjithë ata që tregtojnë qumësht dhe bulmet pa faturë që të mos e bëjnë më këtë gjë, sepse duke filluar nga java e ardhshme do të konfiskohet çdo lloj shisheje qumështi apo bulmeti pa faturë.

Rama tha se është e patolerueshme nga pikëpamja e ligjit tatimor, por edhe e rrezikshme që në këtë fazë të vitit, me temperatura të larta që mund të shkaktojnë edhe helmime, në një situatë që është plotësisht e evitueshme.

“Duke filluar nga e hëna e ardhshme, nuk ka më paralajmërime, por sekuestrime të çdo lloj produkti bulmeti dhe qumështi pa faturë në të gjitha dyqanet e tregjet”, tha Rama.

Në mbyllje të fjalës së tij, Rama i falënderoi të gjithë për durimin, ndërsa kërkoi që këto takime në grupe më të vogla të bëhen më shpesh mes drejtuesve të qarqeve dhe kryetarëve të bashkive pa dallim, edhe ata të opozitës që të punojnë për fshatin.

“Siç e tha konsensuali Dhimo Kote, domatja dhe gështenja nuk kanë parti edhe mbi të gjitha nga informacionet që kemi, si kur është puna te domatja, si kur është te gështenja, socialistët dhe demokratët janë të gatshëm që t’i hanë që të dyja”, tha Rama.

Nga takimi i Kryeministrit Edi Rama me kryetarët e bashkive
1 nga 3

/e.i/j.p/

The post Rama: Nga e hëna, do të konfiskohet çdo shishe qumështi apo bulmet pa faturë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Denaj: Teknologjitë e reja, nxitje për rritjen e prodhimit bujqësor

TIRANË, 11 korrik /ATSH/ Përpjekjet e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, institucioneve të linjës dhe fermerëve janë përqendruar për zhvillimin e bujqësisë duke e orientuar atë në përdorimin e teknologjive dhe praktikave inovative, si hapi i duhur në përmirësimin e prodhimit.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, ndau në rrjete sociale momente nga fushat e Qendrës së Transferimit të Teknologjive Bujqësore, në Korçë, ku testohen varietete të reja të grurit dhe patates.

Rezultatet e testuara në këtë qendër do t’i ndihmojnë fermerët në zgjedhjen e kultivarëve më të mirë për prodhim të lartë dhe qëndrueshmëri.

Implementimi i farërave dhe fidanëve më cilësorë, synon të përmirësojë kultivimin e gjerë të grurit dhe patates në rajonin e Korçës (e njohur tashmë për potencialet e prodhimit bujqësor), por edhe në mbarë vendin.

Sot Qendrat e Transferimit të Teknologjive Bujqësore (QTTB) janë kthyer në referencë dhe po forcojnë rolin e tyre në orientimin e ekonomisë bujqësore.

/e.xh//r.e//a.f/

The post Denaj: Teknologjitë e reja, nxitje për rritjen e prodhimit bujqësor appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Denaj: Mbështetje financiare dhe subvencione për fuqizimin e fermerëve


TIRANË, 9 korrik/ATSH/ Vullnet Skuqi, i rikthyer nga emigracioni, ka ndërtuar prej vitesh një aktivitet bujqësor të qëndrueshëm dhe të diversifikuar në Zambisht (Rrogozhinë).

Ai ka kthyer tokën familjare në një burim të qëndrueshëm prodhimi dhe të ardhurash, duke kultivuar 120 dynymë me kultura të ndryshme, si rrush në serra, pjeshkë, nektarinë, shalqi, grurë dhe misër.

Falë përfitimeve nga Skema Kombëtare e Mbështetjes për naftë dhe e subvencioneve për vreshtarinë dhe serrat, Vullneti ka arritur të ulë kostot e prodhimit dhe të rrisë efikasitetin në punimet bujqësore, duke forcuar kështu edhe markën “Made in Albania” në treg.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, bëri të ditur se përmes Skemës Kombëtare të Investimeve, fermerët mund të përfitojnë mbështetje të rëndësishme financiare, me grant prej 50%, kredi me normë interesi vetëm 2%, mbulim kolateral deri në 70% dhe garanci sovrane.

Kjo skemë synon të fuqizojë sektorin bujqësor dhe të nxisë investimet e qëndrueshme nga fermerët në të gjithë Shqipërinë.

1 nga 3

/a.gj//r.e//a.f/

The post Denaj: Mbështetje financiare dhe subvencione për fuqizimin e fermerëve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Denaj: Tri masa mbështetëse për rritjen e aksesit në financim të fermerëve

TIRANË, 7 korrik /ATSH/ Zeqir Beci në Pezë të Madhe, Tiranë prej 18 vitesh punon me përkushtim në bujqësi, duke kultivuar në një sipërfaqe prej 5.4 hektarësh kultura foragjere, pemë frutore, ullinj dhe vreshta.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj ndau në rrjete sociale historinë e tij, teksa vuri në dukje se, përmes mekanizimit ai ka rritur efikasitetin e prodhimit.

Denaj tha se, “me mbështetjen nga Skema Kombëtare e Investimeve pranë AZHBR, ka përfituar traktor dhe pajisje ndihmëse bujqësore, duke sjellë një ndryshim të dukshëm në ritmin e punës në fermë”.

“Mekanizimi ka rritur efikasitetin, ka kursyer kohë dhe ka bërë proceset shumë më të lehta”, u shpreh ministrja.

Denaj bëri të ditur adresimin e mbështetjes në rritje të qeverisë, për rritjen e aksesit në financim të fermerëve dhe agrobiznesit në nxitjen e investimeve në teknologji dhe mekanizim që zhvillojnë sektorin dhe të ardhurat prej tij.

“Përmes Skemës Kombëtare të Investimeve, me 50% grant dhe mbështetjes nga Kredia e Butë të kombinuar me Garancinë Sovrane, çdo fermer mund të përfitojë financim me normë interesi vetëm 2% dhe mbulim kolateral deri në 70%”, tha ministrja Denaj.

Zeqiri tregon se aplikoi shumë lehtë në Skemën Kombëtare të Investimeve dhe u shpall përfitues për blerjen e një traktori dhe agregateve bujqësore me financim grant.

“Përdorimi i mekanikës më ka ndihmuar të rrisë prodhimin dhe të efikasitetin në punë. Përveç 14 hektarëve tokë që i kam në pronësinë time, kam marrë edhe 40 ha me qira, të cilat i kam të kultivuara me kulturat foragjere, pemë frutore, ullinj dhe vreshta”, tha ai, ndërsa u shpreh se me traktorin e ri, ka kursyer kohë dhe shpejtur proceset në bujqësi.

/e.xh//a.f/

The post Denaj: Tri masa mbështetëse për rritjen e aksesit në financim të fermerëve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Fermeri nga Tërbufi rrit prodhimin për eksport me mbështetje nga Skema Kombëtare

TIRANË, 5 korrik /ATSH/ Resmi Yzeiri, fermer nga Tërbufi, prej vitesh është i përkushtuar ndaj bujqësisë duke kultivuar speca për eksport në një sipërfaqe prej 2,7 hektarësh.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit, Anila Denaj e cila ndau historinë e tij, tha se me punë të palodhur dhe standarde të larta prodhimi, ai ka arritur të jetë pjesë e rrjetit të fermerëve që kontribuojnë në fuqizimin e markës “Made in Albania” në tregjet ndërkombëtare, ndërsa jep një shembull të suksesshëm të zhvillimit të qëndrueshëm të bujqësisë në zonat rurale.

Në rrugëtimin e tij si bujk i specializuar për tregjet e huaja, Yzeiri është një nga përfituesit e Skemës Kombëtare të Mbështetjes në bujqësi.

Kjo skemë ka qenë një shtysë e rëndësishme për rritjen e rendimentit dhe cilësisë së prodhimit, duke i mundësuar të modernizojë proceset bujqësore dhe të përmbushë kërkesat e tregjeve të jashtme.

“Përmes Skemës Kombëtare të Investimeve, me 50% grant dhe mbështetjes nga Kredia e Butë të kombinuar me Garancinë Sovrane, çdo fermer mund të përfitojë financim me normë interesi vetëm 2% dhe mbulim kolateral deri në 70%”, bëri të ditur ministrja Denaj.

1 nga 5

/a.gj/a.f/

The post Fermeri nga Tërbufi rrit prodhimin për eksport me mbështetje nga Skema Kombëtare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Të pezullohet urgjent veprimtaria e AKU, më shumë bën dëm se mirë

Për të shmangur përgjegjësitë nga ushqimet me pesticide apo salmonelë, duket se Edi Rama do t’ia hedhë fajin mënyrës se si funksionon institucioni, në këtë rast Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) dhe jo Qeveria, emërimet politike, korrupsioni apo neglizhenca. Ashtu siç e ka paralajmëruar edhe më parë ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj shkrirjen e institucionit […]

The post Rama: Të pezullohet urgjent veprimtaria e AKU, më shumë bën dëm se mirë appeared first on BoldNews.al.

Tryezë dialogu në Cërrik, Denaj: Synojmë bujqësi konkurruese dhe evropiane

TIRANË, 2 korrik/ATSH/ Politikëbërës, akademikë, fermerë dhe sipërmarrës janë mbledhur sot në Cërrik, në kuadër të një tryeze dyditore dialogu për bujqësinë dhe zhvillimin rural.

Qëllimi i këtij takimi është dëgjimi i problematikave dhe ideve të aktorëve që operojnë në fushën e bujqësisë, si dhe ndërtimi i një ure të re bashkëpunimi për të forcuar sektorin në funksion të vizionit “Shqipëria 2030” dhe procesit të anëtarësimit të vendit në Bashkimin Europian.

Në këtë aktivitet ishin të pranishëm Kryeministri Edi Rama, zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, si dhe drejtues të pushtetit vendor të disa qarqeve.

Në fjalën e saj, ministrja Denaj u ndal në arritjet e këtij sektori gjatë dekadës së fundit.

“Kemi arritur shumë bashkë, trefishim të sipërfaqes së kultivuar në serra, pesëfishim të eksporteve bujqësore në mbi 80 tregje ndërkombëtare, rritje të mbështetjes financiare për sektorin, si dhe investime në infrastrukturë, teknologji dhe siguri ushqimore”, tha Denaj.

Këto dy ditë, ministrja Denaj, i cilësoi një mundësi të rëndësishme për të ndarë ide dhe për të diskutuar sfidat e së tashmes dhe të ardhmes, me synim ndërtimin e një bujqësie moderne, konkurruese dhe europiane.

“Si politikëbërës, akademikë, biznese, kemi një objektiv të përbashkët, një biznes të bujqësisë moderne, konkurruese dhe brenda familjes europiane”, theksoi Denaj.

/j.p/

The post Tryezë dialogu në Cërrik, Denaj: Synojmë bujqësi konkurruese dhe evropiane appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Shendeverë” vendos Shqipërinë në hartën e verërave

TIRANË, 1 korrik/ATSH/ Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, theksoi sot se produktet “Made in Albania” po fitojnë gjithnjë e më shumë terren në tregjet elitare ndërkombëtare.

Një shembull në këtë drejtim është Kantina e Verës Çobo, me të cilën Shqipëria u prezantua në panairin prestigjioz CEE Wine Fair në Londër.

Në një masterclass të zhvilluar nga eksperti britanik i verës, Will Hill, vëmendjen e mori veçanërisht vera Shendeverë Méthode Champenoise.

Eksperti nuk ngurroi ta vlerësonte lart, duke deklaruar se kantina “Çobo” e ka vendosur Shqipërinë në hartën e verërave.

Përveç Shendeverës, në panair u prezantuan edhe verërat “E Bardha e Beratit”, e bërë me varietetin lokal Puls, dhe “E Kuqja e Beratit” me rrushin autokton Vlosh.

Këto verëra impresionuan të pranishmit dhe konfirmuan cilësinë e lartë të produkteve të Kantinës Çobo, duke theksuar njëkohësisht rolin kyç të saj në promovimin e trashëgimisë shqiptare të verës në arenën ndërkombëtare. /j.p/

The post “Shendeverë” vendos Shqipërinë në hartën e verërave appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Furtunë shkarkimesh në AKU, nuk njoftuan ministren Denaj për takimin në ambasadën kineze,

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) është tronditur nga themelet pas largimit të dy drejtuesve më të rëndësishëm, ndërkohë priten shkarkime të tjera në ditët në vijim. Burime për Ora News bëjnë me dije se Drejtori i Menaxhimit të Riskut Martin Jorgaqi dhe Drejtori i Komunikimit të Riskut dhe Monitorimit Leonard Muskaj kanë dhënë dorëheqjen. Dorëheqja […]

The post Furtunë shkarkimesh në AKU, nuk njoftuan ministren Denaj për takimin në ambasadën kineze, appeared first on BoldNews.al.

Ministrja Anila Denaj: Prodhimi vendas i grurit, furnizim i tregut me produkte cilësore Made in Albania

Në fermën e Eduard Doçit në Kukës ka nisur korrja e grurit në një sipërfaqe prej 2.5 hektarësh. Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj poston foto nga ferma e Eduard Doçit, ndërsa tha se “prodhimi shkon në tregun vendas, duke kontribuar jo vetëm në furnizimin me produkte cilësore Made in Albania, por edhe në forcimin e ekonomisë familjare dhe asaj vendase”.

Source

Denaj: Panairi i parë i Gastronomisë Detare, në fokus prodhimet autentike shqiptare

TIRANË, 29 qershor /ATSH/ Në Vlorë u zhvillua Panairi i parë i Gastronomisë Detare.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj u shpreh se ky panair solli në qendër të vëmendjes gatimet e detit dhe prodhimet autentike shqiptare, duke tërhequr turistë vendas e të huaj me shijen e vërtetë që ofrojnë restorantet dhe kantinat shqiptare.

Vlora, qyteti bregdetar me tradita të pasura kulinarie, mirëpriti për herë të parë Panairin e Gastronomisë Detare më 27 dhe 28 Qershor, një event që erdhi si një festë e shijes, freskisë dhe pasionit për kuzhinën nga deti.

Ky panair synon të afrojë publikun me trashëgiminë gastronomike të rajonit bregdetar, duke vënë në qendër të vëmendjes prodhimet e freskëta detare dhe mjeshtërinë e kuzhinierëve lokalë.

Gjatë dy ditëve të eventit, vizitorët kishin mundësinë të degustojnë gatime autentike detare, të përgatitura nga kuzhinierë të njohur; shijuan produkte të freskëta nga deti, të sjella drejtpërdrejt nga peshkatarët e zonës; u njohën me traditat kulinare, teknikat e përgatitjes dhe historinë pas recetave të trashëguara brez pas brezi dhe u takuan me profesionistët e gastronomisë.

Panairi i Gastronomisë Detare është konceptuar si një event ku shija ndërthuret me kulturën, turizmin dhe ekonominë lokale. Ai erdhi në një moment kur gastronomia shqiptare po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje, si një pasuri kombëtare që meriton të promovohet dhe mbështetet.

Qytetarë, turistë, profesionistë të gastronomisë apo thjesht dashamirës të shijes janë të ftuar në këtë aktivitet që premton të jetë një pikëtakim i shijes dhe traditës, në zemër të bregdetit shqiptar.

/gj.m/a.f/

The post Denaj: Panairi i parë i Gastronomisë Detare, në fokus prodhimet autentike shqiptare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Tre stacione meteorologjike moderne për fermerët në Korçë

TIRANË, 29 qershor /ATSH/ Në Korçë janë instaluar tre stacione moderne meteorologjike, të cilat synojnë të ndihmojnë fermerët duke sjellë një frymë të re në mënyrën e punës së tokës.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, bëri të ditur se këto stacione ndihmojnë fermerët të parashikojnë më mirë ndryshimet klimatike, të menaxhojnë dëmtuesit dhe sëmundjet dhe të përdorin burimet në mënyrë më efikase.

“Janë instaluar tre stacione meteorologjike moderne, të pajisura me sensorë dhe kurthe digjitale, për të mbështetur fermerët në kultivimin e mollëve dhe qershive, një hap konkret drejt fuqizimit të bujqësisë së zgjuar”, theksoi ministrja Denaj.

Nisma ndihmon drejtpërdrejt në ndërtimin e qëndrueshmërisë afatgjatë ekonomike për sektorin bujqësor në Korçë, duke e bërë bujqësinë një aktivitet më të qëndrueshëm dhe fitimprurës, pavarësisht sfidave të shkaktuara nga ndryshimet klimatike.

Sipas ministres Denaj, kjo iniciativë e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, në bashkëpunim me GIZ, është pjesë e vizionit “Bujqësia2030”, që synon një bujqësi të qëndrueshme, të pajisur me dije dhe teknologji, dhe i jep fermerit fuqinë për të përballuar sfidat e së ardhmes.

Ministrja Denaj tha se ky investim është realizuar nga GIZ Albania dhe WB Adapt, në bashkëpunim me QTTB Korçë, AREB Korçë dhe ADAD Malore.

Nga vendosja e tre stacioneve meteorologjike moderne për fermerët në Korçë
1 nga 6

/e.i/

The post Tre stacione meteorologjike moderne për fermerët në Korçë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Denaj: Skema Kombëtare e Investimeve fuqizon fermat familjare 

TIRANË, 28 qershor/ATSH/ Me një përvojë prej mbi 35 vitesh në bujqësi dhe një trashëgimi familjare që i ka rrënjët thellë në tokën e Shkodrës, Fasli Bajrami është një nga fermerët model që po kontribuon në zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit bujqësor në Shqipëri.

Ai menaxhon 7 dynymë sera moderne, ku kultivon një gamë të gjerë perimesh të freskëta dhe cilësore, të gjitha “Made in Albania”, nisur nga sallata e deri te luleshtrydhet, domatja, kastraveci, specat dhe patëllxhanët.

Ferma e tij funksionon si një biznes i mirëfilltë familjar, ku të gjithë anëtarët e familjes kontribuojnë çdo ditë në proceset e prodhimit dhe përpunimit, duke gjeneruar të ardhura të qëndrueshme dhe duke dhënë një shtysë të rëndësishme për ekonominë lokale.

Ky sukses është bërë i mundur jo vetëm falë përvojës dhe përkushtimit të Bajramit, por edhe përmes mbështetjes së Skemës Kombëtare të Investimeve.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj bëri të ditur se përmes kësaj skeme, ai ka përfituar financim të kombinuar që përfshin një grant prej 50% dhe një kredi të butë me normë interesi vetëm 2%, e shoqëruar me garanci sovrane që mbulon deri në 70% të kolateralit.

“Kjo formulë e financimit ka bërë të mundur zgjerimin dhe modernizimin e aktivitetit bujqësor, duke shtuar rendimentin dhe cilësinë e prodhimit”, theksoi ministrja.

Skema Kombëtare e Investimeve po shndërrohet në një instrument kyç për zhvillimin rural dhe modernizimin e bujqësisë në Shqipëri. Rasti i Fasli Bajramit është dëshmi konkrete se si mbështetja e synuar dhe e strukturuar e shtetit, kur kombinohet me përvojën dhe përkushtimin e fermerëve, jep rezultate të prekshme dhe të qëndrueshme.

Fermerët në të gjithë vendin jo vetëm që po kontribuojnë në sigurinë ushqimore dhe ekonominë vendase, por edhe përforcojnë besimin se bujqësia është dhe mbetet një sektor me potencial të madh zhvillimi për vendin. /j.p/

The post Denaj: Skema Kombëtare e Investimeve fuqizon fermat familjare  appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Skema Kombëtare e Investimeve, fermeri në Ishull Lezhë përfiton traktor

TIRANË, 27 qershor /ATSH/ Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj vizitoi sot fermën e Frano Gjergjit në Lezhë.

Frano Gjergji është një fermer me përvojë që administron 62 dynymë tokë bujqësore, ku 40 dynymë janë të mbjella me misër dhe pjesa tjetër me kultura foragjere.

Me mbështetjen nga Skema Kombëtare e Investimeve 2024, Frano ka përfituar traktor bujqësor, duke sjellë një transformim të dukshëm në ritmin dhe cilësinë e punimeve agroteknike.

Mekanizimi i fermës ka rritur efikasitetin, ka reduktuar kostot dhe ka mundësuar një menaxhim më të mirë të sezonit të mbjelljeve dhe korrjes.

“Punojmë në bujqësi. Mbjellim misër shumë. Kemi aplikuar dhe kam përfituar në sajë të qeverisë”, thotë ai.

“Aplikoni për bujqësinë. Punoni për bujqësinë sepse është baza kryesore këtu që punohet dhe jetohet”, ishte apeli i tij.

Përmes Skemës Kombëtare të Investimeve, me 50% grant dhe mbështetjes nga Kredia e Butë të kombinuar me Garancinë Sovrane, çdo fermer mund të përfitojë financim me normë interesi vetëm 2% dhe mbulim kolateral deri në 70%.

1 nga 2

/gj.m/j.p/

 

The post Skema Kombëtare e Investimeve, fermeri në Ishull Lezhë përfiton traktor appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Instrumente financimi në bujqësi, ministrja Denaj në Lezhë: Fuqizojmë prodhimin vendas dhe nxisim eksportet

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj vizitoi këtë të premte fabrikën e përpunimit të fruta-perimeve në Lezhë, një sipërmarrje e ngritur nga fermeri Tom Malshi, i cili prej vitesh i është përkushtuar konservimit të ullinjve të tavolinës. Denaj tha se me një kapacitet prej mbi 6000 tonë në vit dhe një rrjet eksportesh në zgjerim të vazhdueshëm, kjo sipërmarrje sjell prodhime…

Source

💾

Projektligji “Për shëndetin e kafshëve”, Denaj: Bazament i fortë për sigurinë ushqimore dhe eksportet drejt BE-së

TIRANË, 26 qershor/ATSH/ Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj prezantoi sot, në seancën plenare të Kuvendit, projektligjin “Për shëndetin e kafshëve”.

Gjatë fjalës së saj, ministrja Denaj theksoi se projektligji “Për shëndetin e kafshëve” është një nga shtyllat themelore të procesit të përafrimit dhe përmes zbatimit të ligjit aktual në fuqi deri sot është mbrojtur dhe përmirësuar shëndeti i kafshëve, i cili është përcaktuar si mbrojtje në bazë të procedurave për identifikim falas, parandalim përmes profilaksisë veterinare, monitorimit, diagnostifikimit trajtimit dhe çrrënjosjes së sëmundjeve të kafshëve.

Sipas saj, ky projektligj përfaqëson një hap strategjik për Shqipërinë, jo vetëm në përmbushjen e detyrimeve të integrimit, por edhe në modernizimin e kuadrit ligjor kombëtar dhe forcimin e sistemit shtetëror të kontrollit veterinar.

“Miratimi i këtij ligji është një mundësi e shkëlqyer për të forcuar njëkohësisht edhe lidhjet me tregjet ndërkombëtare, në mënyrë që në momentin që bëhemi vend i Bashkimit Europian, përafrimi i plotë i këtij projektligji na vendos në detyrime të padiskutueshme, por njëkohësisht na jep mundësi të artë për të rritur edhe më tej eksportet tona në këto produkte”, deklaroi ministrja Denaj.

I hartuar në bashkëpunim me ekspertë të Komisionit Evropian, ministrja tha se projektligji është në përputhje të plotë me rregulloren e BE-së, 2016/429, dhe përfshin dispozita të rëndësishme që lidhen me menaxhimin e sëmundjeve të kafshëve, biosigurinë, gjurmueshmërinë, lëvizjen dhe certifikimin e kafshëve dhe produkteve me origjinë shtazore, trajnimin e personelit veterinar, si dhe përgatitjen për emergjenca dhe kriza veterinare.

Denaj theksoi se miratimi i këtij ligji është edhe një parakusht për përfitimin e mbështetjes financiare të BE-së në kuadër të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor.

“Vetëm për dy ligje, atë “Për shëndetin e kafshëve” dhe atë “Për shëndetin e bimëve”, Shqipëria do të mbështetet me një grant prej 6 milionë euro për zbatimin efektiv të tyre”, deklaroi ministrja.

Ky projektligj, nënvizoi ministrja Denaj, është një bazament i fortë për të ndërtuar një sistem modern dhe efikas të mbrojtjes së shëndetit të kafshëve.

“Ky projektligj është një bazament i fortë për një sistem modern dhe efikas të mbrojtjes së shëndetit të kafshëve dhe një akt konkret i vullnetit tonë për t’u përafruar me standardet evropiane”, deklaroi ministrja Denaj, duke ftuar deputetët që ta votojnë këtë nismë të rëndësishme për të ardhmen e sigurisë ushqimore dhe zhvillimit të qëndrueshëm rural në Shqipëri.

/a.gj//a.f//r.e/

The post Projektligji “Për shëndetin e kafshëve”, Denaj: Bazament i fortë për sigurinë ushqimore dhe eksportet drejt BE-së appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shëndeti i bimëve, Denaj: Ligji i ri garanton mbrojtje, gjurmueshmëri dhe eksport të sigurt

TIRANË, 26 qershor/ATSH/ Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj paraqiti sot në Kuvend projektligjin “Për shëndetin e bimëve”, një reformë, sipas saj, gjithëpërfshirëse që synon të forcojë sigurinë ushqimore dhe konkurrueshmërinë e bujqësisë shqiptare, në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian dhe konventat ndërkombëtare.

Në fjalën e saj, ministrja Denaj theksoi se ky projektligj është një hap thelbësor për garantimin e cilësisë dhe gjurmueshmërisë së produkteve bimore shqiptare në tregjet ndërkombëtare.

Denaj vuri në dukje se gjatë viteve të fundit eksportet e produkteve bimore janë rritur ndjeshëm, nga 10 060 ngarkesa në vitin 2016, në 22 134 në vitin 2024, një rritje prej 220%, duke e bërë të domosdoshme një kornizë të re ligjore për menaxhimin e shëndetit të bimëve.

“Ky projektligj nuk është thjesht një dokument teknik, është një reformë që prek gjithë zinxhirin agroushqimor, nga fara në fushë, deri te produkti në tryezën e konsumatorit”, deklaroi ministrja.

Projektligji vendos për herë të parë, tha ajo, një kornizë të veçantë ligjore për shëndetin e bimëve.

“Ligji aktual i vitit 2016 ka qenë një hap i parë i nevojshëm, por nuk adreson plotësisht nevojat e kohës dhe standardet ndërkombëtare”, informoi ministrja.

Projektligji përfshin elementë që përmirësojnë ndjeshëm sistemin aktual të kontrollit dhe monitorimit, si: forcimi i kontrollit ndaj dëmtuesve karantinorë dhe jokarantinorë përmes një sistemi monitorimi me bazë risku; krijimi i një ekipi të posaçëm për emergjencat fitosanitare; rritja e kapaciteteve laboratorike në nivel kombëtar dhe rajonal; krijimi i Regjistrit të Operatorëve Profesionistë, që përfshin tashmë 602 subjekte të përfshira në sistemin e gjurmueshmërisë nga ferma në treg.

Denaj vuri në dukje se në vitet e fundit janë bërë investime të drejtpërdrejta në laboratorët e ISUV-it dhe AKU-së, ndërsa me mbështetjen e Bankës Botërore janë planifikuar investime shtesë për laboratorët rajonalë.

“Jemi në një program të thelluar me një fond gati 20 milionë euro me mbështetje teknike nga Banka Botërore për 2-3 vitet e ardhshme për të shtrirë këtë infrastrukturë laboratorike në 7 rajone dhe në të gjithë pikat kufitare për marrjen e mostrës dhe kështu të realizojmë edhe një reagim të menjëhershëm dhe në kohë për të gjithë prodhimin”, deklaroi Denaj.

Qëllimi ynë është i qartë, theksoi ajo, të kemi një bujqësi moderne, të certifikuar dhe të sigurt.

“Ky ligj është për çdo fermer që punon tokën, për çdo produkt që eksportojmë dhe për çdo konsumator që kërkon një ushqim të sigurt”, u shpreh ministrja Denaj.

Projektligji “Për Shëndetin e Bimëve” synon të mbyllë boshllëqet ligjore ekzistuese dhe të krijojë një sistem të harmonizuar ndërinstitucional për monitorim, reagim dhe bashkëpunim, duke përfshirë të gjitha llojet e bimëve dhe të gjithë territorin e vendit.

/a.gj//r.e//a.f/

The post Shëndeti i bimëve, Denaj: Ligji i ri garanton mbrojtje, gjurmueshmëri dhe eksport të sigurt appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Denaj: Situata e murtajës te bagëtia e imët nën kontroll

TIRANË, 26 qershor/ATSH/ Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, gjatë fjalës në seancën parlamentare të sotme, u ndal te situata e krijuar nga sëmundja e murtajës te bagëtia e imët në vend, duke theksuar se përkundër sfidave, situata është nën kontroll.

Denaj vuri në dukje rëndësinë e projektligjit “Për shëndetin e kafshëve”, i cili mbështet proceset e identifikimit falas, parandalimit, diagnostikimit dhe trajtimit të sëmundjeve në bagëti. “Kjo punë në terren ka siguruar ruajtjen e situatës sinotike në Shqipëri, në krahasim me vendet e rajonit,” deklaroi ajo.

Ministrja theksoi se, megjithëse Shqipëria është një nga vendet e prekur nga murtaja, dëmet në vend janë shumë më të vogla krahasuar me vendet fqinje, si Greqia dhe Rumania, ku janë dëmtuar dhjetëra e qindra mijëra kafshë.

Sipas saj, aktualisht në Shqipëri janë identifikuar 10 qendra krize, ku po menaxhohet me kujdes përhapja e sëmundjes.

Denaj vlerësoi edhe punën e Policisë së Shtetit dhe Doganën për mbështetjen në ruajtjen e kufirit dhe për parandalimin e hyrjeve të paligjshme që mund të rrezikojnë situatën.

Ajo bëri apel të gjithë fermerëve të respektojnë protokollet dhe standardet e vendosura për blerjen dhe tregtimin e bagëtive.

Ministrja informoi se deri tani janë ekzekutuar rreth 1800 kafshë për të mbajtur situatën nën kontroll.

“Situata ndikon në mënyrë të ndjeshme, por jemi duke e menaxhuar shumë efektivisht,” deklaroi ministrja.

The post Denaj: Situata e murtajës te bagëtia e imët nën kontroll appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌