Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

EMRI/ Sherr masiv me grushte, shkelma dhe thika në një hotel në Vlorë, një i plagosur

Një sherr masiv është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Vlorë, ku për pasojë një person ka mbetur i plagosur. Ngjarja ka ndodhur në ambientet e një hoteli, tek vendi i quajtur Rrapi, në zonën e “Ujit të Ftohtë”. Burime bëjnë me dije se disa persona janë konfliktuar me shkelma grushta, sende të forta dhe deri […]

The post EMRI/ Sherr masiv me grushte, shkelma dhe thika në një hotel në Vlorë, një i plagosur appeared first on BoldNews.al.

VIDEO/ Kaos në parlamentin e Bolivisë, opozita kundër marrëveshjes me Rusinë e Kinën

Në parlamentin e Bolivisë në La Paz është shënuar një përplasje e ashpër fizike dhe verbale mes ligjvënësve, pas miratimit të një kontrate të re për nxjerrjen e litiumit me një kompani bijë të gjigantit shtetëror rus Rosatom.

Deputetët e opozitës dhe shumicës u përplasën duke tërhequr tavolina, rrëmbyer mikrofonat dhe duke krijuar kaos në sallë, teksa opozita akuzon qeverinë për shitjen pa transparencë të një prej burimeve më të rëndësishme natyrore të vendit.

Litiumi, i cili përdoret për prodhimin e baterive të veturave elektrike dhe teknologjive të gjelbra, është një pasuri strategjike globale, dhe Bolivia mban disa nga rezervat më të mëdha në botë, sidomos në rajonin e Potosí.

Protestuesit dhe ligjvënësit opozitarë kanë ngritur pankarta me mbishkrime si “Litiumi nuk është për shitje” dhe “Mos e prekni litiumin”, duke shprehur pakënaqësinë për mënyrën e menaxhimit të kësaj pasurie.

Kritikët paralajmërojnë se kjo marrëveshje është një tjetër shembull i mungesës së transparencës dhe kontrollit demokratik, duke rikujtuar një kontratë të ngjashme me një kompani kineze, dhe tani akuzojnë qeverinë se po favorizon interesat ruse në kurriz të popullit bolivian. /LAPSI.al

The post VIDEO/ Kaos në parlamentin e Bolivisë, opozita kundër marrëveshjes me Rusinë e Kinën appeared first on Lapsi.al.

Sherr i dhunshëm mes vëllezërve në Librazhd, dy të arrestuar

✇Albeu
By: V K

Ndërhyrja e shërbimeve të Policisë, ka  paranduar përshkallëzimin e konfliktit ndërmjet 4 vëllezërve dhe 5 shtetasve të tjerë.

Vihen në pranga 2 nga vëllezërit dhe punohet për kapjen e 2 të tjerëve, pasi në ambientet e një lokali, për motive të dobëta, goditën me grushte dhe me sende të forta, 5 shtetas.

Procedohet penalisht kamerierja e lokalit, pasi dyshohet se ka prishur provat në vendngjarje.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd, dje, pas njoftimit për një konflikt ndërmjet disa shtetasve, në fshatin Dragostunjë, kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, me qëllim parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit dhe identifikimin e shtetasve të përfshirë.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore u identifikuan shtetasit e përfshirë në konflikt dhe në vijim të veprimeve procedurale për rastin, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd:

-arrestuan në flagrancë shtetasit I. Xh., 29 vjeç dhe A. Xh., 31 vjeç (vëllezër), për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim dhe “Prishja e qetësisë publike”;

-shpallën në kërkim shtetasit V. Xh., 38 vjeç dhe K. Xh., 35 vjeç (vëllezër të shtetasve të arrestuar);

-referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasen E. G., 50 vjeçe (kameriere), për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Nga hetimet dyshohet se më datë 09.07.2025, në ambientet e një lokali, në fshatin Dragostunjë, shtetasit I. Xh., A. Xh., V. Xh. dhe K. Xh. kanë goditur me grushte dhe me sende të forta, për motive të dobëta, shtetasit A. N., B. B., E. A., F. F. dhe M. F., të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Po punohet për kapjen e 2 shtetasve në kërkim.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

The post Sherr i dhunshëm mes vëllezërve në Librazhd, dy të arrestuar appeared first on Albeu.com.

Sherr familjar në Kukës/ “Shqiponjat” ndalojnë përplasjen mes vëllezërve

Ndërhyrja e shpejtë e shërbimeve të Policisë parandalon përshkallëzimin e konfliktit ndërmjet 2 vëllezërve në Kukës.

Ata u konfliktuan me njëri-tjetrin, me sende të forta, për motive të dobëta.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës, pas njoftimit se 2 vëllezër po konfliktoheshin me njëri-tjetrin, kanë organizuar menjëherë punën dhe kanë ndërhyrë në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, për parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit.

Këta shtetas janë konfliktuar me sende të forta me njëri-tjetrin, në banesë. Më pas, njëri prej tyre i ka thyer xhamin e automjetit të vëllait të tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

The post Sherr familjar në Kukës/ “Shqiponjat” ndalojnë përplasjen mes vëllezërve appeared first on Sot News | Lajme.

Sherr i dhunshëm mes 4 vëllezërve dhe 5 të tjerëve në një lokal në Librazhd! E pëson edhe kamarierja

Një konflikt i dhunshëm mes 4 vëllezërve dhe 5 shtetasve të tjerë është parandaluar të përshkallëzojë më tej falë ndërhyrjes së menjëhershme të Policisë së Librazhdit. Ngjarja ndodhi në ambientet e një lokali në fshatin Dragostunjë, ku si pasojë e dhunës, pesë persona mbetën të lënduar, por janë jashtë rrezikut për jetën. Policia arrestoi në […]

The post Sherr i dhunshëm mes 4 vëllezërve dhe 5 të tjerëve në një lokal në Librazhd! E pëson edhe kamarierja appeared first on BoldNews.al.

U konfliktuan me njëri-tjetrin me sende të forta, arrestohen dy vëllezërit në Kukës

Një sherr mes dy vëllezërve është regjistruar sot në qytetin e Kukësit. Falë ndërhyrjes së policisë sherri mes tyre nuk ka agravuar. Blutë bëjnë me dije se të dy janë vendosur në pranga. Fillimisht vëllezërit janë konfliktuar me sende të forta në banesë, ndërsa më pas njëri prej tyre i ka thyer xhamin e automjetit tjetrit. […]

The post U konfliktuan me njëri-tjetrin me sende të forta, arrestohen dy vëllezërit në Kukës appeared first on BoldNews.al.

Sherr me sende të forta mes dy të rinjve në Lushnje, plagoset njëri prej tyre

Dy të rinj janë konfliktuar me njëri-tjetrin për motive të dobëta në Lushnje. Pas debatit, 18-vjeçari ka goditur me sende të forta një 20-vjeçar, i cili është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Policia ka vënë në pranga 18-vjeçarin me iniciale R. P. “Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kundër Personit arrestuan […]

The post Sherr me sende të forta mes dy të rinjve në Lushnje, plagoset njëri prej tyre appeared first on BoldNews.al.

Sherr për një borxh/ 30-vjeçari plagos me thikë dy vëllezërit e tij në Paskuqan

Një 30-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia, pasi mbrëmjen e djeshme ka plagosur me thikë dy vëllezërit e tij. Ngjarja ka ndodhur në banesën e tyre në Paskuqan. I kërkuari, Ervin Kadiu nuk jetonte me vëllezërit në të njëjtën banesë, por takimi mes tyre ishte lënë për shlyerjen e një borxhi të marrë nga autori. Mësohet se […]

The post Sherr për një borxh/ 30-vjeçari plagos me thikë dy vëllezërit e tij në Paskuqan appeared first on BoldNews.al.

VIDEO/ Sherr për një vend parkimi në rrugën “5 Maji” në Tiranë

Një qytetar ka raportuar për JOQ një ngjarje shqetësuese që ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në rrugën “5 Maji” në Tiranë. Sipas tij, një përplasje verbale dhe fizike midis disa personave nisi për shkak të një vendi parkimi, ndërsa situata degjeneroi me shpejtësi. Në videon e dërguar nga qytetari dëgjohen tone të larta […]

The post VIDEO/ Sherr për një vend parkimi në rrugën “5 Maji” në Tiranë appeared first on BoldNews.al.

“Gruaja e xhaxhait shkonte me të dashurin tim”/ Skandal familjar? Vjollca nga Devolli trondit me rrëfimin

Një përballje e ashpër, me tone të larta, akuza dhe fyerje të ndërsjella ka ndodhur në rubrikën “Shihemi në Gjyq” në programin “E Diela Shqiptare” . Shkurta është me origjinë nga Fushë-Kruja dhe e martuar në Devoll, ku thotë se gjithnjë e kanë ofenduar për prejardhjen. Ajo kërkon të ballafaqohet me Vjollcën për paratë e […]

The post “Gruaja e xhaxhait shkonte me të dashurin tim”/ Skandal familjar? Vjollca nga Devolli trondit me rrëfimin appeared first on BoldNews.al.

Dritan Leli 2.0/ Të pathënat e ‘gjyqit politik’ me dyer të mbyllura Vlorë

Çfarë ndodhi sot në Vlorë me vizitën e beftë të Edi Ramës në zyrat e bashkisë së këtij qyteti është akti i radhës i një përplasje pa kthim që mund ta çojë edhe këtë bashki në zgjedhje të parakohshme. Lapsi.al ka mësuar nga burime brenda atij takimi, detaje që të kujtojnë një tjetër përplasje të ngjashme të kryeminstrit me kryebashkiakun e atëhershëm, Dritan Leli.

Kësaj radhe protagonisti është Ermal Dredha, diplomati i cili mbërriti nga Dubai dy vite më parë për t’u zgjedhur në krye të Vlorës. Por ndryshe nga lavdet e fushatës kur e solli në Vlorë si sponosorizim të lidhjeve familjare në kupolën e PS-së, tani Edi Rama ka veç helm dhe zhgënjim për Ermal Dredhën.

Nuk ia kurseu telendisjen publikisht në oborrin e PS-së për festën e 34 vjetorit të partisë, e telendisi edhe ca më shumë sot brenda zyrave të bashkisë.

Siç na tregoi burimi ynë brenda takimit, Edi Rama ka dëgjuar pak nga Dredha dhe e ka fshikulluar shumë në sy të deputetëve e drejtuesve kryesorë të bashkisë. Dredha kërkoi të merrte fjalën i pari edhe pse nuk ishte ai në fakt që e kishte thirrur takimin.

Rama ndërkohë ia preu shkurt duke iu drejtuar me fjalët “më mirë ti fli gjumë…”. Dredha ia ktheu me fjalët “jam me 3 orë gjumë”, duke dashur t’i tregonte shefit të tij se po përkushtohej shumë në detyrën e të parit të Vlorës. Por Rama e vijoi ironinë për gjumin duke i thënë “aq më keq akoma që je dhe pa gjumë” duke lënë të nëkuptohej se kryebashkiakut i mungonte qartësia.

Si nxënësin e keq të klasës, Rama e vuri Ermal Dredhën edhe përballë shokëve e shoqeve të tij të partisë. Njërës prej deputeteve të reja të dala nga lista e mbyllur e qarkut Vlorë, Erjona Ismailit, ai i kërkoi të thoshte aty në takim gjithë të zezat që i kishte shkruar me sms për Ermal Dredhën dhe për mënyrën se si ai drejton Vlorën.

Natyrisht që deputetja rishtare e socialistëve në Vlorë dhe e patestuar aspak për peshën elektorale, nuk ia përtoi fare logorinë e kritikave kryebashkiakut Dredha. Ndonëse ky i fundit po përpiqej të jepte ndonjë argument për çdo kritikë apo problem që i faturohej, siç na tregon burimi i Lapsi.al brenda atij takimi, Ramën nuk kishte asgjë që e qetësonte. “Ti zotëri nuk na nxjerr dot nga gropa ku na ke zhytur, por të paktën mos na zhyt më shumë”, i ka thënë Rama-Dredhës.

Dëmtimi i disa investimeve në Vlorë, mungesa e ujit të pijshëm apo zjarri i përsëritur në fushën e plehrave ishin disa nga çështjet që e kanë xhindosur keq Ramën. Dhe kjo nuk është një situatë e krijuar rishtaz, por e akumuluar për një kohë të gjatë.

Në po atë takim, Edi Rama e krahasoi Ermal Dredhën edhe me ish-kryebashkiakun Dritan Leli, me të cilin pati gjithashtu një përplasje të ngjashme derisa nuk e përfilli fare dhe e përjashtoi nga partia dy vitet e fundit të mandatit të tij. “Ti zotëri je Dritan Leli 2.0, e di apo jo?!”, iu drejtua Rama-Dredhës një moment, tregon burimi i Lapsi.al nga brenda atij takimi.

Aq i indinjuar ishte Edi Rama me Vlorën dhe vlonjatët sa iu përmendi aty në takim edhe rrezikun që ai mund të sëmurej me kancer të mëlçisë prej stresit. Për disa në takim kjo tingëlloi ironike e për të tjerë që e shohin si idhull Edi Ramën, filluan të shqetësohen vërtet dhe rrahën gjoksin për t’u dhënë zgjidhje problemeve, jo më shumë për të shpëtuar Vlorën sesa për të shpëtuar shëndetin e liderit të tyre.

Edi Rama nuk ka keq vetëm punët në bashki, por edhe në PS-në e Vlorës. Ai komandoi në këtë detyrë deputeten e sapozgjedhur, Erjona Ismaili dhe kandidatin për deputet Klevis Kaso. E veç kësaj kërkoi dorëheqje të detyruar të të gjithë drejtorëve të Bashkisë Vlorë, përfshi këtu edhe drejtuesit rajonalë të institucioneve qëndrore. Ngriti ndërkohë një biçim komisioni partiak për emërimet e reja në bashki e drejtoritë e reja dhe monitorimin e problemeve për t’u zgjidhur.

Aq shumë e zhvlerësoi Ermal Dredhën sa e ka detyruar që të japë llogari përballë këtij komisioni me deputetë e eksponentë të PS-së dhe të drejtojnë së bashku Vlorën. Edi Rama është i xhindosur me kryebashkiakun e tij që u katapultua si një figurë e re në PS e që premtonte shumë, por tani në fund të dy viteve në sytë e tij ai është një shalqi i papjekur që s’ka më nevojë të provohet pasi dihet çfarë ka brenda.

Revanshi i Ramës ndaj Dredhës duket i ekzagjeruar së paku kur është fjala te problemi i furnizimit me ujë të pijshëm. Ndërmarrja e Ujësjellësit Vlorë nuk është më në varësi të bashkisë as në kontrollin e saj. Ligjin aty e bën Ministria e Infrastrukturës, e cila është aksionerja kryesore në ndërmarrjet e reja rajonale të ujësjellësave. Por edhe te çështja e plehrave, Ermal Dredha i kishte duart e lidhura kur është fjala te vënia në funksion e landfillit të Sherishës, projekt i cili i ishte besuar kompanisë së Klodian Zotos “Integrated Technology Services”, e cila ka gjithashtu inceneratorin fantazmë të Tiranës.

Por fakt tani është që kreu i Rilindjes ka hapur një front të ri lufte brenda radhëve të tij. Nuk dihet se deri ku do të shkojë pakënaqësia dhe përplasja me kryebashkiakun e Vlorës, i cili si shumë socialistë të tjerë nuk guxon të ngrejë krye përballë Ramës. Pranon edhe të poshtërohet prej tij në mexhelis e në takime të mbyllura si ky i sotmi.

Deri më tani duket se kemi një tjetër déjà vu si ajo e 4 viteve më parë me Dritan Lelin. Ky mund të jetë fillimi i fundit të diplomatit që u bë qytetari i parë i Vlorës njësoj si babai i tij që drejtoi Vlorën në vitet 1998-2000. ©LAPSI.al

The post Dritan Leli 2.0/ Të pathënat e ‘gjyqit politik’ me dyer të mbyllura Vlorë appeared first on Lapsi.al.

EMRI/ 33-vjeçari në Theth qëllon me armë ndaj makinës me 3 të rinj, ata e rrahin më pas

Katër persona janë përfshirë në një konflikt fizik pasditen e djeshme në Theth të Malësisë së Madhe, i cili ka degraduar edhe në përdorimin e armëve të zjarrit. Më konkretisht, Policia e Shkodrës ka arrestuar njërin prej tyre, pasi ka qëlluar me armë ndaj automjetit me të cilin po udhëtonin tre të tjerët, të cilët […]

The post EMRI/ 33-vjeçari në Theth qëllon me armë ndaj makinës me 3 të rinj, ata e rrahin më pas appeared first on BoldNews.al.

Plagosje në kryeqytet/ 38-vjeçari përfundon në spital, si nisi sherri i dhunshëm mes 2 personave, policia sekuestron…

Një 38-vjeçar është plagosur me thikë, pasi është konfliktuar me një 45-vjeçar në Tiranë. Policia bën me dije se autori me iniciale F. G., 45 vjeç, banues në Tiranë, dyshohet se është konfliktuar me shtetasin N. M., 38 vjeç, dhe e ka goditur atë, me mjet prerës (thikë), për motive të dobëta.

38-vjeçari mori ndihmën mjekësore në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën. Më pas, shtetasi F. G. ka marrë në banesën e tij, një armë zjarri kallashnikov që e posedonte pa leje dhe e ka fshehur në rrugën “Mujo Ulqinaku”, bashkë me thikën me të cilën ka kryer plagosjen.

Njoftimi i policisë

Tiranë Finalizohet operacioni i koduar “Gold”, për parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit ndërmjet 2 shtetasve. Goditi me thikë një 38-vjeçar dhe më pas fshehu një armë zjarri kallashnikov që e mbante në banesë, pa leje, kapet dhe vihet në pranga 45-vjeçari. Gjenden dhe sekuestrohen arma e zjarrit dhe mjeti prerës (thikë).

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, pas marrjes së njoftimit se në Rrugën e Kavajës, po konfliktoheshin 2 shtetas, kanë organizuar punën për parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit. Në kuadër të operacionit të koduar “Gold”, u arrestua në flagrancë shtetasi:

F. G., 45 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas dyshohet se është konfliktuar me shtetasin N. M., 38 vjeç, dhe e ka goditur atë, me mjet prerës (thikë), për motive të dobëta. 38-vjeçari mori ndihmën mjekësore në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Më pas, shtetasi F. G. ka marrë në banesën e tij, një armë zjarri kallashnikov që e posedonte pa leje dhe e ka fshehur në rrugën “Mujo Ulqinaku”, bashkë me thikën me të cilën ka kryer plagosjen. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

The post Plagosje në kryeqytet/ 38-vjeçari përfundon në spital, si nisi sherri i dhunshëm mes 2 personave, policia sekuestron… appeared first on Sot News | Lajme.

Tensione e sherr në GJKKO/ Përplasje mes prokurorëve dhe avokatëve të Erion Alibejt, braktiset salla

✇Albeu
By: V K

Seanca e radhës ndaj të pandehurve të dosjes “Plumbi i artë”, u shoqërua me tensione të forta mes avokatëve dhe prokurorëve, që kulmoi me braktisjen e sallës nga disa prej avokatëve.

Në seancën e së enjtes avokatët duhet t’i drejtonin pyetje të penduarit Erion Alibej. Avokatët nga ana e tyre, kërkuan që t’ju vihen në dispozicion 6 deklarime të Alibejt, që nuk i zotërojnë.

Kërkesa u refuzua nga prokurorët, që pretenduan se deklarimet në fjalë nuk i përkasin kësaj çështjeje, por fakteve të tjera penale.

Gjithë debati u shoqërua me tone të larta dhe pas përplasjeve verbale me prokurorin Behar Dibra, 4 nga avokatët braktisën sallën dhe në të njëjtën kohe u larguan edhe të pandehurit.

Pas situatës së krijuar gjykata ndërpreu seancën dhe vendosi gjobë me nga 30 mijë lekë për 4 avokatët.

The post Tensione e sherr në GJKKO/ Përplasje mes prokurorëve dhe avokatëve të Erion Alibejt, braktiset salla appeared first on Albeu.com.

Sherr me thika në Tropojë, plagoset 23-vjeçari

Një sherr mes dy të rinjve ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tropojë. Policia bën me dije se një 23-vjeçari është paraqitur në spital me dëmtime që dyshohet se janë shkaktuar nga goditja me mjet prerës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se 23-vjeçari është plagosur me mjet prerës gjatë një konflikti për motive të dobëta, nga Orgen Lataj, 18 vjeç, banues në Bajram Curri, i cili është shpallur në kërkim.

The post Sherr me thika në Tropojë, plagoset 23-vjeçari appeared first on Lapsi.al.

VIDEO/ Ngriti në këmbë Vlorën, arrestohet 25-vjeçari i Benzit që goditi Fiatin në Skelë, akuzohet për dy vepra penale

✇Albeu
By: M C

Policia e Vlorës ka reaguar në lidhje me sherrin banal paraditen e sotme, ku dy automjete u përplasën me njëra-tjetrën, për shkak të një parakalimi.

Blutë theksojnë se ndërhyrja e tyre ka qenë e menjëhershme, duke parandaluar edhe përshkallëzimin e konfliktit mes shtetasve.

Siç u bë me dije edhe më herët, në momentin më kritik, ndërhyrja e shpejtë dhe profesionale e një efektivi civil të forcave “Shqiponja” ka bërë të mundur ndalimin e shoferit të Benz-it, duke parandaluar kështu një tragjedi të mundshme.

Sipas njoftimit, bëhet me dije se është arrestuar 25-vjeçari, i cili goditi disa herë me automjetin e tij, automjetin e një shtetasi tjetër, duke i rrezikuar jetën.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Policia ndërhyn në kohë dhe parandalon përshkallëzimin e një konflikti mes dy shtetasve, për motive të dobëta.

Goditi disa herë me automjetin e tij, automjetin e një shtetasi tjetër, duke i rrezikuar jetën, vihet në pranga 25-vjeçari.

Menjëherë pas konstatimit nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, të cilët ndodheshin jashtë shërbimit, si dhe nga strukturat e tjera të DVP Vlorë që ishin në shërbim, se dy drejtues mjetesh, në vendin e quajtur “Rrethi i Skelës”, ishin përfshirë në një konflikt, ku njëri prej tyre, shtetasi E. H., 25 vjeç, po godiste në mënyrë të përsëritur me automjetin e tij, automjetin e shtetasit G. D., 18 vjeç, duke i rrezikuar jetën, ndërhynë menjëherë duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit dhe duke neutralizuar shtetasin E. H.

Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin E. H., për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me mjete të tjera”, parashikuar nga neni 154 i Kodit Penal, dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”, parashikuar nga neni 274 i Kodit Penal.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme procedurale.

The post VIDEO/ Ngriti në këmbë Vlorën, arrestohet 25-vjeçari i Benzit që goditi Fiatin në Skelë, akuzohet për dy vepra penale appeared first on Albeu.com.

Shoferët sherr në mes të rrugës, pas debatit përplasin qëllimisht makinat në Vlorë

Një konflikt verbal dhe fizik mes dy shoferëve këtë të hënë në zonën e Skelës në Vlorë ka përfunduar me përplasjen e automjeteve mes tyre.

Pas një debati mes dy drejtuesve të mjeteve, njëri prej tyre, që drejtonte një automjet tip “Benz”, ka goditur disa herë qëllimisht makinën tjetër.

Sipas dëshmitarëve, ngjarja nisi pas një keqkuptimi në rrugë, i cili degjeneroi në konflikt verbal mes palëve.

Pas fjalëve të ashpra, drejtuesi i “Benz”-it, në gjaknxehtësi e sipër, ka përplasur disa herë automjetin tjetër, duke shkaktuar dëme materiale.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur rrethanat e incidentit. Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa palët pritet të merren në pyetje. /Euronews/

The post Shoferët sherr në mes të rrugës, pas debatit përplasin qëllimisht makinat në Vlorë appeared first on Telegrafi.

Sherr mes disa personave në një lokal në Pogradec, përfundojnë në spital dy prej tyre

Një konflikt për motive të dobëta ka degraduar në konfrontim fizik dhe goditje me gota në një lokal në Pogradec. Mësohet se gjatë sherrit dy persona, M. Xh. dhe K. N., kanë pësuar dëmtime dhe janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, policia bën me dije se dy të tjerë, […]

The post Sherr mes disa personave në një lokal në Pogradec, përfundojnë në spital dy prej tyre appeared first on BoldNews.al.

3 vëllezërit kërcënuan me armë një 30-vjeçar pas sherrit në rrugë, arrestohen dy prej tyre, ja çfarë iu gjet në banesë

Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, pas marrjes së njoftimit se në rrugën “Tafaj”, një 30-vjeçar ishte kanosur me armë zjarri nga 3 shtetas, organizuan dhe finalizuan operacionin policor “Triangle”, për identifikimin dhe kapjen e tyre.

Në kuadër të operacionit u arrestuan shtetasit: A. M., 41 vjeç dhe R. M., 46 vjeç, dhe u shpall në kërkim shtetasi G. M., 45 vjeç (vëllezër). Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pas një konflikti për motive të dobëta, me një 30-vjeçar, e kanë kanosur atë me armë zjarri. Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit në banesat e dy shtetasve të arrestuar, në Tufinë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 3 armë zjarri pistoleta dhe municion luftarak.

Njoftimi:

Kanosën me armë zjarri një 30-vjeçar, pasi u konfliktuan për motive të dobëta, në rrugë, identifikohen 3 shtetas (vëllezër). Vihen në pranga 2 prej tyre, punohet për kapjen e tjetrit. Sekuestrohen 3 armë zjarri pistoleta, municion luftarak dhe 1 automjet.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, pas marrjes së njoftimit se në rrugën “Tafaj”, një 30-vjeçar ishte kanosur me armë zjarri nga 3 shtetas, organizuan dhe finalizuan operacionin policor “Triangle”, për identifikimin dhe kapjen e tyre. Në kuadër të operacionit u arrestuan shtetasit: A. M., 41 vjeç dhe R. M., 46 vjeç, dhe u shpall në kërkim shtetasi G. M., 45 vjeç (vëllezër).

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pas një konflikti për motive të dobëta, me një 30-vjeçar, e kanë kanosur atë me armë zjarri. Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit në banesat e dy shtetasve të arrestuar, në Tufinë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 3 armë zjarri pistoleta dhe municion luftarak. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

The post 3 vëllezërit kërcënuan me armë një 30-vjeçar pas sherrit në rrugë, arrestohen dy prej tyre, ja çfarë iu gjet në banesë appeared first on Sot News | Lajme.

VIDEO/ Sherr në Astir! Burri i shkon në banesë ish-gruas dhe rrihet me grushte me dy të tjerë

Një sherr masiv është regjistruar mbrëmjen e kësaj të premte në zonën e Astirit. News24 raporton se i ka shkuar në banesë ish-bashkëshortes, ku ajo jetonte aty së bashku me vajzën 15-vjeçare. Ai aty ka gjetur dy persona të tjerë, të cilët frekuentoheshin me ish-bashkëshorten dhe vajzën e tij. Ai është konfliktuar fizikisht me ata, […]

The post VIDEO/ Sherr në Astir! Burri i shkon në banesë ish-gruas dhe rrihet me grushte me dy të tjerë appeared first on BoldNews.al.

❌