Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Vrasja e 14-vjeçarit, reagon shkolla ku studionte i mituri: Humbëm një nxënës të mrekullueshëm

Shkolla ‘Talif Rexhepi’ ku studionte 14-vjeçari Eraldo Xhejo, i cili u u vra pasditen e djeshme në Maliq, ka reaguar me një mesazh të ndjerë për nxënësin e tyre. Përmes një postimi në ‘Facebook’, shkolla shkruan se nuk humbën vetëm një nxënës por një të ri plot ëndrra dhe mirësjellje. Në postim theksohet se shkolla […]

The post Vrasja e 14-vjeçarit, reagon shkolla ku studionte i mituri: Humbëm një nxënës të mrekullueshëm appeared first on BoldNews.al.

Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq/ Reagon Luiz Ejlli: Fëmijët po mbyten në dhunë! Janë pasqyra e shoqërisë që ne kemi ndërtuar, sa kohë heshtim thika është në duart tona

✇Albeu
By: M C

Këngëtari Luiz Ejlli ka reaguar në lidhje me vrasjen e 14-vjeçarit, Erald Xhejo. Ejlli përmes një instastory shprehet se fëmijët në vendin tonë janë të rrethuar nga dhuna dhe mungesa e dashurisë. Sipas tij këto faktorë kanë ndikuar në sjelljen e të rinjtve të cilët mendojnë se konfliktet zgjidhen me gjak.

Ai më tej tha se autoritetet mbyllin sytë përballë këtij fenomeni dhe shkollat e prindërit flenë duke lënë fëmijët të mbyten në dhunë. Sipas tij për sa kohë do të ketë heshtje në lidhje me këtë çeshtje raste të tilla do të përsëriten.

“Dy nëna që sot nuk dinë ku të gjejnë frymën dhe dy familje që nuk do të jenë më të njëjta. Këta fëmijë janë të uritur, mes dhunës, inatit, mungesës së dashurisë dhe mungesës së kujdesit. Shkollat flenë, prindërit nuk e kanë mendjen, shteti mbyll sytë, fëmijët po mbyten në dhunë.

Nuk janë tragjedi të rastit, janë pasqyra e shoqërisë që ne kemi ndërtuar dhe po e vazhdojmë, ku dashuria është opsionale. Dhe fëmijët mësojnë nga rruga që konfliktet zgjidhen vetëm me thikë ose me gjak. Dhe për sa kohë ne heshtim, thika është në duart tona. Nëse sot nuk çohemi, nesër e ka radhën ai tjetri që mund ta njohim personalisht,” u shpreh ai.

Si ndodhi ngjarja

Ngjarja tragjike ka ndodhur pasditen e 14 gushtit në ambientet e jashtme të lokalit në fshatin Pirg të Maliqit. Erald Xhejo 14 vjeç është vrarë nga bashkëmoshatari i tij gjatë një sherri në një lokal. I mituri nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra nga thika dhe fatkeqësisht ndërroi jetë në spital. Dy të miturit, autori Enedio Guri dhe viktima Erald Xhejo kanë qenë duke folur fillimisht e më pas kanë nisur të debatojnë, duke vijuar më tej me përdorimin e armëve të ftohta, përkatësisht thikë. Autori Enedio Guri ende nuk ka dhënë asnjë dëshmi për ngjarjen.

The post Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq/ Reagon Luiz Ejlli: Fëmijët po mbyten në dhunë! Janë pasqyra e shoqërisë që ne kemi ndërtuar, sa kohë heshtim thika është në duart tona appeared first on Albeu.com.

Vrasjet e 14-vjeçarit/ Softa: Faji nuk është te rrjetet sociale, por te institucionet dhe familja

Pas ngjarjes së rëndë në Tiranë ku Martin Cani humbi jetën si pasojë e një konflikti banal, dhe pas saj vrasjes së një tjetër 14-vjeçari në Maliq të Korçës, eksperti i sigurisë Fatjon Softa ka analizuar situatën në një intervistë për MCN. Sipas Softës, është e gabuar që përgjegjësia të kërkohet te rrjetet sociale dhe […]

The post Vrasjet e 14-vjeçarit/ Softa: Faji nuk është te rrjetet sociale, por te institucionet dhe familja appeared first on BoldNews.al.

EMRI/ Babai që vrau me kallashnikov vajzën e tij shtatzënë kërkon ulje të dënimit

Doksan Dushku i është drejtuar me një kërkesë Gjykatës së Lartë, ku kërkon ulje të dënimit, pasi është dënuar me 16 vite burg për vrasjen me kallashnikov të vajzës së tij shtatzënë në maj 2014 në Sllovë të Dibrës. 11 vjet pas krimit Dushku i është drejtuar kësaj gjykate, ku kërkon shfuqizimin e dënimit të dhënë […]

The post EMRI/ Babai që vrau me kallashnikov vajzën e tij shtatzënë kërkon ulje të dënimit appeared first on BoldNews.al.

Vrasja/ Djali, babai dhe xhaxhai në burg, familja e autorit largohet nga banesa për arsye sigurie

Familja e Enedio Gurit, autorit të vrasjes së 14-vjeçarit Erald Xhejo në Maliq, ka mbyllur shtëpinë në fshatin Leminot dhe është larguar për arsye sigurie. Teksa i mituri, babai dhe xhaxhai i tij ndodhen në burg, pjesëtarët e tjerë të familjes janë larguar nga banesa nga frika e hakmarrjes. Ndërkohë, edhe lokali në fshatin Pirg, […]

The post Vrasja/ Djali, babai dhe xhaxhai në burg, familja e autorit largohet nga banesa për arsye sigurie appeared first on BoldNews.al.

Vrasja e 14-vjeçarit/ Flasin fqinjët: Familje e rregullt, djali i shkëlqyer e kapedan! Jemi të tronditur

Vrasja me thikë e 14 vjeçarit Erald Xhejo nga fshati Zvirinë e Maliqit nga bashkëmoshatari i tij, Enedio Guri, ka tronditur opinionin publik. Banorë të zonës, të cilët shkuan për ngushëllime në banesën e të miturit, thonë për mediat se ishte një djalë i shkëlqyer dhe vinte nga një familje e rregullt. “Familjen e njoh, e […]

The post Vrasja e 14-vjeçarit/ Flasin fqinjët: Familje e rregullt, djali i shkëlqyer e kapedan! Jemi të tronditur appeared first on BoldNews.al.

Një goditje e vetme me thikë në zemër i mori jetën të miturit, autori në gjendje të rëndë psikologjike

Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e rëndë e regjistruar pasditen e djeshme në fshatin Pirg të Maliqit, ku u vra me thikë 14-vjeçari Erald Xhejo, teksa si autor i krimit është arrestuar bashkëmoshatari i tij, Enedio Guri, së bashku me 7 persona të tjerë, të cilët kanë tentuar të fshehin dhe manipulojnë ngjarjen. […]

The post Një goditje e vetme me thikë në zemër i mori jetën të miturit, autori në gjendje të rëndë psikologjike appeared first on BoldNews.al.

Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq/ Arrestohen 8 persona, mes tyre dhe babai e xhaxhai i autorit

Policia e Korçës ka dalë me një komunikatë, ku njofton arrestimin e tetë personave për vrasjen e 14-vjeçarit, Erald Xhejo, ngjarje e regjistruar pasditen e së enjtes në fshatin Pirg të Bashkisë së Maliqit. Në pranga është vënë autori 14-vjeçar Enedio Guri, i cili ka tentuar të arratiset me automjet pas krimit. Po ashtu është […]

The post Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq/ Arrestohen 8 persona, mes tyre dhe babai e xhaxhai i autorit appeared first on BoldNews.al.

Vrasja e 14-vjeçarit/ Autori pozonte me armë dhe i dërgonte “mesazh”: Të vij aty kur s’ta pret mendja

Personi që shikoni në foton e mësipërme është 14-vjeçari Enedio Guri nga fshati Leminot i Bashkisë Maliq, i cili akuzohet se pasditen e sotme vra me thikë bashkëmoshatarin e tij, Erald Xhejon nga fshati Zvirinë.  Ngjarja ndodhi rreth orës 17:00 në ambientet e jashtme të një lokali në fshatin Pirg, të bashkisë Maliq. Sipas fotove […]

The post Vrasja e 14-vjeçarit/ Autori pozonte me armë dhe i dërgonte “mesazh”: Të vij aty kur s’ta pret mendja appeared first on BoldNews.al.

Vrau me thikë 14-vjeçarin Erald Xhenjon në Maliq, me pranga në duar policia shoqëron në komisariat autorin

✇Albeu
By: M C

Enedio Guri 14-vjeçari autor i vrasjes së bashkëmoshatarit të tij, Erald Xhenjo, ka lënë spitalin dhe është shoqëruar në komisariat nga policia.

Fillimisht, Enedio Guri u dërgua në qendrën rajonale spitalore të Korçës për të marrë mjekim.

Tashmë 14-vjeçari pritet të merret në pyetje për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe për të hedhur dritë mbi tragjedinë që ndodhi.

Konfrontimi fizik mes dy të miturve ndodhi në ambientet e jashtme të një lokali në zonë, ku një sherr banal degjeneroi në përdorimin e armëve të ftohta. Si pasojë, Erald Xhenjo humbi jetën, ndërsa Enedio Guri mbeti i plagosur.

Dy 14-vjeçarët mësohet të jenë nxënës të së njëjtës shkollë në zonën e Pirgut në Maliq, ndërsa të paqarta mbeten arsyet e konfliktit midis tyre. Sipas burimeve për media, është mësuar se dy adoleshentët fillimisht janë konfliktuar ditën e djeshme nëpërmjet rrjeteve sociale, ndërsa sot janë takuar në ambientet e një lokali për tu sqaruar.

The post Vrau me thikë 14-vjeçarin Erald Xhenjon në Maliq, me pranga në duar policia shoqëron në komisariat autorin appeared first on Albeu.com.

U takuan për sqarim me shokë me vete? Zbardhet EMRI i autorit që vrau me thikë bashkëmoshatarin në Maliq

Është zbardhur edhe emri i të miturit, i cili vrau me thikë bashkëmoshatarin e tij, pasditen e sotme në fshatin Pirg të Maliqit. Mësohet se autori është shtetasi Enedio Guri nga fshati Leminot. Ndërkohë, viktimë mbeti shtetasi Erald Xhejo, 14-vjeç nga fshati Zvirinë. Dy të miturit, pasi kanë shkuar në ambientet e jashtme të një […]

The post U takuan për sqarim me shokë me vete? Zbardhet EMRI i autorit që vrau me thikë bashkëmoshatarin në Maliq appeared first on BoldNews.al.

Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq/ Dy të miturit ishin konfliktuar një ditë më parë, u takuan në lokal për t’u sqaruar

Erald Xhejo dhe Enedio Guri ishin konfliktuar një ditë më parë, teksa e enjtja do rezultonte fatale për njërin prej tyre.

Dy 14-vjeçaret u takuan në një lokal në Maliq, teksa pas përleshjes me thika, humbi jetën Erald Xhejo, teksa mbeti i plagosur Eneido Guri.

Ngjarja u regjistrua rreth orës 17:30, në fshatin Pirg.

Guri është shoqëruar në spital, për të marrë mjekim, dhe është nën mbikëqyrjen e Policisë.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./abcnews.al

Vra*ja e 14-vjeçarit në Maliq, dalin pamjet nga vendi i ngjarjes, policë dhe ekspertë mjeko-ligjorë rrethojnë lokalin

✇Albeu
By: M C

Pamje nga vendi ku ndodhi plagosja e 14-vjeçarit, Erald Xhejo janë publikuar.

Siç shihet në vendin e ngjarjes kanë mbërritur policia dhe ekspertë mjeko-ligjorë.

Lokali është rrethuar ndërsa kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve që sollën vdekjen e një të mituri nga bashkëmoshatari i tij.

Ende nuk dihen shkaqet ndërsa bëhet me dije se viktima humbi jetën në spital pas plagëve të marra me thikë.

Autori i dyshuar i ngjarjes, një bashkëmoshatar me viktimën ndodhet në spital pasi edhe ai ka marrë plagë nga sherri i regjistruar rreth orës 17:50.

Ai gjithashtu është nën mbikëqyrjen e policisë.

The post Vra*ja e 14-vjeçarit në Maliq, dalin pamjet nga vendi i ngjarjes, policë dhe ekspertë mjeko-ligjorë rrethojnë lokalin appeared first on Albeu.com.

U arrestua pas vrasjes së Lulzim Vishës, Gjykata e Tiranës liron Eduart Lamin

Gjykata e Tiranës ka liruar nga burgu Eduart Lamin, djali i xhaxhait të Ervis Lamit, i cili u arrestua pas vrasjes së 48-vjeçari Lulzim Masha, baba i dy fëmijëve, i cili u ekzekutua mëngjesin e 24 Janarit brenda një automjeti në rrugën “Shën Stefani” të fshati Zall Mner të Kamzës. Eduart Lami u arrestua në […]

The post U arrestua pas vrasjes së Lulzim Vishës, Gjykata e Tiranës liron Eduart Lamin appeared first on BoldNews.al.

Tahiri: 5 vrasje në 48 orë – Kosova në krizë sigurie, bandat kriminale të lidhura me pushtetin e kanë kapur shtetin

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka thënë se rastet tronditëse të pesë vrasjeve të rënda në 48 orët e fundit, pas një serie tjetër të vrasjeve që ndodhën nëpër komuna të ndryshme të Kosovës, janë pasqyra më e qartë e dështimit të plotë të shtetit për të mbrojtur jetën e qytetarëve.

Tahiri, në një konferencë për media, theksoi se Kosova po kalon nëpër një gjendje alarmante të sigurisë, ku po mbretërojnë bandat kriminale të inkurajuara dhe mbrojtura nga pushteti.

“Bandat kriminale, narkotrafikantët, fajdexhitë, janë bërë të guximshëma dhe kanë lidhje të drejtpërdrejta me pushtetin, duke u bërë pjesë e një zinxhiri të rrezikshëm që tashmë ka lidhur krimin me politikën dhe institucione të tjera ligjzbatuese. Partia Demokratike e Kosovës ju shpreh ngushëllime më të thella familjeve që kanë humbur më të dashurit e tyre nga këto vrasje. Në të njëjtën kohë, shprehim shqetësimin e madh, për dështimin e organeve ligjzbatuese për të vendosur rend, rregull dhe të garantojnë sigurinë e qytetarëve tanë”, tha ai.

Tahiri, duke theksuar tri nga rastet që faktojnë lidhjen e bandave kriminale me eksponentë të pushtetit, tha se kjo situatë është një thirrje alarmi për të gjithë.

“15 gusht 2023 – Besnik Mujeci, asamblist i Vetëvendosjes në Prishtinë, arrestohet në Shqipëri për trafikim dhe shitje të narkotikëve. U kap me 11,300 tableta ekstazi MDMA, peshë mbi 5 kilogramë, vlerë rreth 400 mijë euro. 3 qershor 2025 – Një operacion i gjerë antidrogë çon në arrestimin e 22 personave. Mes tyre, Shemsi Bahtiri, anëtar aktiv i Vetëvendosjes në Qendrën e Prishtinës, një nga figurat kyçe të një rrjeti të trafikut të drogës ku u sekuestruan qindra mijëra euro para të gatshme e të falsifikuara, armë, llogari bankare, automjete luksoze dhe lëndë narkotike. 10 gusht 2025 – Gjilani tronditet nga një vrasje e trefishtë. Autori, Mefail Shkodra, i njohur për veprat e shumta penale, shihet i pranishëm në ahengjet e partisë në pushtet”, shtoi deputeti i PDK-së.

Sipas Tahirit, vetëm një qeveri e re, e vendosur, mund ta çkapë shtetin nga krimi, t’i çojë para drejtësisë të gjithë ata që kanë gjak në duar e pasuri nga droga dhe korrupsioni, dhe do ta rikthejë rendin, sigurinë dhe ligjin mbi të gjithë.

“Duhet të jetë misioni i secilit prej nesh, çkapja e shtetit nga bandat kriminale që sot po terrorizojnë shoqërinë tonë. Rritja e numrit  të armëve pa leje në duart e qytetarëve tanë, është e frikshme. Sot, aktualisht kemi rreth 250 mijë armë janë pa leje në vendin tonë.  Si PDK, në legjislaturën e re, pas konsolidimit të institucioneve dhe qeverisë së re, do të iniciojë ndryshimin e Kodit Penal dhe legjislacionit përkatës për të ashpërsuar dënimet për armëmbajtjen pa leje. Kushdo që posedon apo përdorë armë ilegalisht, duhet të përballet me burg, pa përjashtim. Kosova nuk mund të jetë një vend ku jeta njerëzore humb vlerën. Dhe, jo, kjo nuk është vetëm një betejë politike. Është një betejë për jetën, për paqen, për fëmijët tanë dhe për të ardhmen e vendit”, përfundoi Tahiri. /Telegrafi/

 

 

The post Tahiri: 5 vrasje në 48 orë – Kosova në krizë sigurie, bandat kriminale të lidhura me pushtetin e kanë kapur shtetin appeared first on Telegrafi.

“Izraeli e ka humbur humanizmin”/ Vrasja e gazetarëve në Gaza, reagime nga liderë dhe organizata

Organizatat ndërkombëtare të medias dhe liderët botërorë kanë dënuar vrasjen e dy gazetarëve dhe tre kameramanëve të Al Jazeera dhe një gazetari të pavarur në sulmet në Gaza.

Kombet e Bashkuara se vrasja e gazetarëve është një shkelje e rëndë e ligjit ndërkombëtar humanitar dhe I bënë thirrje Izraelit të respektojë dhe mbrojë të gjithë civilët.

OKB kërkoi akses të menjëhershëm, të sigurt dhe të papenguar në Gaza për të gjithë gazetarët.

Reporterët pa kufij thanë se gazetari i Al Jazeera Anas al Sharif ishte një nga më të njohurit nga Rripi I Gazës dhe zëri I vuajtjeve të palestinezëve në enklavë.

Ministri Italian I mbrojtjes Guido Crosetto tha se veprimet e Izraelit në Gaza janë të papranueshme dhe tregojnë se qeveria izraelite e ka humbur arsyen dhe humanitetin.

Ai theksoi se nuk kemi të bëjmë me një operacion ushtarak me dëme anësore, por me mohimin e pastër të ligjit dhe vlerave themelore të qytetërimit.

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar u shpreh tejet e shqetësuar nga vrasja e gazetarëve të Al Jazeera.

Zëdhënësi zyrtar i Kryeministrit Sir Keir Starmer tha se Izraeli duhet të sigurojë që gazetarët të mund të punojnë në mënyrë të sigurt dhe të raportojnë pa frikë dhe bëri thirrje për një hetim të pavarur për vrasjen e Anas al-Sharif dhe kolegëve të tij.

Katari zyrtar, vendndodhja e selisë kryesore të rrjetit mediatik Al Jazeera, tha se vrasja e gazetareve është e qëllimshme dhe e cilësoi diçka të tillë, një krim përtej imagjinatës.

Vetë Al Jazeera dënoi me ashpërsinë më të madhe vrasjen e ekipit të saj mediatik nga forcat izraelite, në atë që e quajti një tjetër sulm të hapur dhe të paramenduar ndaj lirisë së shtypit.

Në një mesazh të fundit të Anas al Sharif, për të cilin Al Jazeera tha se ishte shkruar më 6 prill dhe i cili u postua në rrjetin X pas vdekjes së tij, gazetari shkruante se ai kishte përjetuar dhimbjen në të gjitha detajet e saj, kishte parë vuajtjet dhe humbjet shumë herë, megjithatë asnjëherë nuk hezitoi ta përcillte të vërtetën ashtu siç është.

“Ky është testamenti im dhe mesazhi im i fundit. Nëse këto fjalë ju arrijnë, dijeni se Izraeli ka arritur të më vrasë dhe të më heshtë”, kishte shkruajtur al Sharif, disa muaj para se të vritej.

/abcnews.al/

Vrasja e trefishtë në Gjilan/ Shpallet në kërkim Mefali Shkodra dhe 2 djemtë e tij

✇Albeu
By: V K

Policia e Kosovës, ka përditësuar njoftimin për rastin e rëndë duke shpallur në kërkim Mefail Shkodrën dhe dy djemtë e tij, Edonis e Engjull Shkodra, si persona të dyshuar për vrasjen e fundit që ka tronditur qytetin.

Këta të tre banues në Gjilan, dyshohet për përfshirje në vrasjen e trefishtë që ndodhi në rrugën “Ibrahim Rugova”.

“Bazuar në autorizimin e Prokurorisë Themelore në Gjilan dhe me qëllim të lokalizimit dhe arrestimit të të dyshuarve, kërkojmë bashkëpunim nga qytetarët dhe mediat”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë së Kosovës.

Policia ka publikuar fotografitë e të dyshuarve dhe kërkon nga qytetarët që, në rast se kanë ndonjë informacion lidhur me vendndodhjen e tij, të lajmërojnë autoritetet menjëherë.

“Lajmroni Policinë e Kosovës në stacionin më të afërt policor apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: info@kosovopolice.com dhe numrat kujdestarë:192; 03850807001. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”, thuhet në njoftim.

Rasti i rëndë i së dielës rezultoi me tre viktima të konfirmuara, babë e bir, Selami Hasani dhe Edmond Hasani, të cilët janë argjendarë të njohur në Gjilan, si edhe Abedin Hoxha, ndërsa të dyshuarit janë ende në arrati. Autoritetet po vazhdojnë hetimet intensive për zbardhjen e plotë të motivit dhe rrethanave të këtij krimi. /Telegrafi

The post Vrasja e trefishtë në Gjilan/ Shpallet në kërkim Mefali Shkodra dhe 2 djemtë e tij appeared first on Albeu.com.

U gjet i groposur në arën e mbjellë me misër, Enver Bajraktari u vra me mjete të forta, zbardhen detaje nga autopsia

✇Albeu
By: V K

Të hënën e 4 gushtit, Enver Bajraktari, u gjet i groposur në një arë të mbjellë me misër në Baicë të Lipjanit. Mësohet nga burimet brenda prokurorisë,  bëhet fjalë për vrasje me mjete të forta.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, tha se është kryer autopsia e të ndjerit dhe se po zhvillohen hetime intensive për të zbuluar rrethanat e rastit.

Ata nuk pranuan të japin më shumë informacione.

“Ju njoftojmë, se me datë 05/08/2025, është bërë identifikimi i plotë dhe ishte Enver Bajraktari, është kryer autopsia dhe janë në proces intensiv hetimet në këtë çështje, por detaje më të hollësishme nuk mund të japim në këtë fazë të hetimeve”.

Njëri nga familjarët e të ndjerit, i pyetur se si u gjet vendi i varrosjes së viktimës, tha dje se; “fillimisht ‘kanë hi me vëzhgu, ata vëzhguesit e kamerave e kanë gjet tani që lëvizja e fundit u kanë të kjo shtëpia këtu. Në bazë të aty janë ardh kanë lyp qetu. Ata djemtë që kanë ardh, tu lyp nëpër arë përmes shtagës, tani aty e kanë pa që ka zvarritje’’.

Ai ka folur edhe për viktimën, duke thënë se i njëjti ‘’nuk supozohet’’ që ka pasur probleme me dikë.

Përmes raportit 25 orësh, Policia ka thënë se në lidhje me rastin janë intervistuar katër dëshmitarë.

“VRASJE E RËNDË- Fsh. Baicë, Lipjan. 04.08.2025-12:05. Në një arë është gjetur i varrosur një trup i pajetë, mashkull rreth moshës 50-60 vjeçare, trupi i cili sipas IML-së është i freskët. Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe prokurori kujdestar bashku me njësinë e zhvarrimit e kanë nxjerr trupit e pajetë. Në lidhje me rastin janë intervistuar katër dëshmitarët meshkuj kosovarë. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës. /GazetaExpress

The post U gjet i groposur në arën e mbjellë me misër, Enver Bajraktari u vra me mjete të forta, zbardhen detaje nga autopsia appeared first on Albeu.com.

Vrasja e Gentian Bejtjas/ Zbardhet dosja: Një gjurmë gishti “tradhtoi” Flodian Plakun

Një gjurmë gishti tradhtoi Flodian Plakun në ekzekutimin mafioz të Gentjan Bejtjas, në oborrin e banesës së tij në fshatin Larush të Fushë-Krujës në vitin 2025. Në dosjen hetimore të Prokurorisë së Tiranës ndaj të pandehurit Ilir Beqaraj, i cili akuzohet si bashkëpunëtori kryesor i Flodian Plakut, është rindërtuar i gjithë mekanizmi i krimit të […]

The post Vrasja e Gentian Bejtjas/ Zbardhet dosja: Një gjurmë gishti “tradhtoi” Flodian Plakun appeared first on BoldNews.al.

Vrasja e Frrok Lleshajt në Shkodër/ Policia hap “regjistrin” e hasmërisë, çfarë u zbulua pas krimit

✇Albeu
By: V K

Pas ekzekutimit mafioz të Frrok Lleshajt, që ndodhi mbrëmjen e së hënës në Paçram të Shkodrës, policia dhe prokuroria, kanë hapur arkivat e ngjarjeve që kanë shënjuar jetën e familjes dhe fisit Lleshaj.

Nga të dhënat që janë bërë publike, në familjen e tyre kanë nisur përplasje të hershme, që datojnë fillimvitet ‘90-të, kohë kur dyshohet se është vrarë një njeri i familjes së tyre në Greqi.

Por pas atij akti të rëndë, është kryer edhe një krim tjetër brenda fisit Lleshaj, e sipas të dhënave, ndonëse ende nuk janë zyrtare, është akuzuar për të viktima e pritës fatale të së hënës.

Por ky i fundit nuk e ka pranuar kurrë, ndërsa mësohet se ai ka qenë i akuzuar edhe për një tjetër ngjarje, që lidhet me një person që sipas të dhënave është nga Puka.

Por ajo që dyshohet se fshihet pas krimit të rëndë të ekzekutimit të Frrok Lleshajt, në afërsi të shtëpisë së tij, është pikërisht pista e hasmërisë.

Por policia dhe prokuroria, në fakt, po hetojnë edhe një sërë dyshimesh të tjera. Do të jenë familjarët, ata që do të hedhin dritë mbi problemet e kohëve të fundit në familjen e tyre, ndërsa është e qartë vetëm mënyra e ekzekutimit, ku sipas të dhënave, autori ka hyrë dhe dalë nga Paçrami me një motor të vogël, duke bërë të mundur mos rënien në sy të askujt, pasi tashmë fshatrat janë thuajse të boshatisura.

Por policia ka nisur verifikimin e një sërë kamerash, por që janë shumë larg vendit të ngjarjes, pasi zona nuk ka kamera në asnjë prej banesave të atyshme.

Lleshaj ka qenë duke ardhur në shtëpi, kur një person, që dyshohet se ka qenë i vetëm, i ka marrë jetën me armë me silenciator dhe madje, gjuajtja sipas ekspertëve mjekoligjorë ka qenë shumë e afërt me viktimën. Autori dyshohet se ka kryer krimin në atë formë për të mos lënë asnjë zhurmë.

HETIMET MBI HASMËRITË

Hakmarrja dyshohet të jetë pista kryesore e hetimit nga grupi hetimor i Policisë së Shkodrës në lidhje me ekzekutimin e 65-vjeçarit Frrok Lleshaj mbrëmjen e së hënës në Shkodër.

Burime pranë Policisë së Shkodrës bëjnë me dije se janë marrë në pyetje disa persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen.

Sipas të dhënave nga ekspertiza e policisë, 65-vjeçari është qëlluar me pistoletë nga një distancë shumë e afërt.

Gjithashtu, dyshohet se autori është larguar me motoçikletë, duke përfituar nga errësira për t’u zhdukur me shpejtësi nga vendi i krimit.

Në listën e pisave të hetimit, policia ka vendosur në plan të parë hasmëritë e familjes Lleshaj.

Ende nuk janë sqaruar problemet familjare që kanë nisur që në vitin e largët 1991 në Greqi e deri në kohën kur viktima është përfshirë në një krim, ku dyshohet se ka ekzekutuar një person nga Puka.

Për këtë vrasje ai mësohet se ka kryer 21 vjet burg dhe më pas është liruar dhe ka jetuar në Paçram deri mbrëmjen e së hënës kur iu mor jeta pak para se të mbërrinte në shtëpinë e tij.

Referuar të dhënave, bëhet me dije se policia vendore e Shkodrës, që mbërriti menjëherë në vendngjarje, nisi hetimet paraprake përmes grupit të posaçëm të ngritur për këtë rast.

Frrok Lleshaj, një ish-efektiv policie, u arrestua për vrasjen e ndodhur gjatë konfliktit me familjen nga Puka, por u arratis nga burgu në vitin 1997.

Ai u kap sërish në vitin 2006 dhe vuajti 21 vjet burg, duke dalë para dy vitesh. Edhe pse u dënua, ai nuk e pranoi kurrë autorësinë për vrasjen e kushëririt. Pas daljes nga burgu, ai jetonte në fshatin Paçram, duke u marrë me blegtori.

Vrasja ndodhi pranë banesës së tij, ndërsa ai po ecte në rrugët e fshatit. Trupi i tij u gjet nga një kalimtar i rastësishëm, i cili njoftoi menjëherë policinë.

Dyshimet kryesore për vrasjen e Frrok Lleshajt lidhen me këto dy hasmëri të vjetra, por deri më tani nuk ka persona të ndaluar.

The post Vrasja e Frrok Lleshajt në Shkodër/ Policia hap “regjistrin” e hasmërisë, çfarë u zbulua pas krimit appeared first on Albeu.com.

❌