❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Pesë persona lëndohen në një aksident mes tri veturash në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë

Pesë persona kanë marrë lëndime trupore në një aksident i cili ka ndodhur sot rreth orës 15:00 në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se aksidenti ka ndodhur mes tri veturash.

“Sot rreth orĂ«s 15:00 kemi pranuar informatĂ«n se nĂ« rrugĂ«n PrishtinĂ« -FushĂ« KosovĂ«, ka ndodhur njĂ« aksident trafiku me lĂ«ndime. NĂ« kĂ«tĂ« aksident kanĂ« qenĂ« tĂ« pĂ«rfshira tri automjete. Si pasojĂ« e aksidentit janĂ« lĂ«nduar pesĂ« persona. Me rastin po merret njĂ«siti i trafikut rajonal”, ka thĂ«nĂ« Ahmeti. /Telegrafi/

The post Pesë persona lëndohen në një aksident mes tri veturash në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë appeared first on Telegrafi.

Nga kufizimi i aktivitetit fizik e lojës ping-pong tek masat e shtuara në ajrim, zbardhen ankesat e Metës dhe Veliajt në burg

Zbardhen pretendimet  e Ilir Metës dhe Erjon Veliajt tek komisionerët e Avokatit të Popullit.

Gjashtë ditë dëgjimi në qeli i ankesave të ish presidentit Ilir Meta dhe të kryebashkiakut Erjon Veliaj, Avokati i Popullit i është drejtuar me kërkesë  Ministrisë së Drejtësisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të  Burgjeve për të marrë shkresa mbi planin e masave të gardianëve dhe grafikun e telefonatave që kanë kryer dy të paraburgosurit apo edhe takimet e tyre.

Kjo kërkesë e komisionarëve kundër torturës vjen mbasi kanë administruar me shkrim ankesat e dy të hetuarve të  SPAK, të cilët kanë pohuar tek avokati I popullit shkelje të të drejtave të njeriut nga institucionet shtetërore.

Top Channel mëson se për çfarë kanë ngritur shqetësimet e tyre secili nga të paraburgosurit, nën hetim për çështje korrupsioni dhe pastrim parash.

Nga paraburgimi 313, Ilir Meta thotë se mbas dy telefonatave publike, i është kufizuar aktiviteti sportiv pasi i lejohet të luajë ping-pong vetëm një herë në javë.

Ish presidenti i marrë i pandehur prej muajit maj, thotë gjithashtu, se i janë reduktuar telefonatat, dhe njëherazi nuk trajtohet njësoj si të paraburgosurit e tjerë mbasi kur del në ajrim ka forca më të shumta policore se të tjerët.

Ndërkohë siç i pohoi një burim zyrtar TCH, kryebashkiaku Erjon Veliaj është i shqetësuar për mënyrën se si është shoqëruar nga burgu i Durrësit drejt spitalit privat në datë 17 korrik.

Praninë e forcave të konsiderueshme e ka konsideruar si jo propocionale dhe diskriminuese.

Burimet shtojnĂ« se ankesa tjetĂ«r e kryebashkiakut pĂ«r tĂ« cilin gjithashtu janĂ« mbyllur hetimet Ă«shtĂ« ajo e mos vendosjes nĂ« dispozicion tĂ« analizave tĂ« kryera, qĂ« duhet t’i ishin bĂ«rĂ« tĂ« ditura brenda 15 ditĂ«ve aq sa Ă«shtĂ« afati i caktuar me ligj.

Më tej kryebashkiaku ka shqetësim për reduktimin e telefonatave dhe të vizitave, pretendime këto që kanë detyruar Avokatin e Popullit të kërkojë shkresa për procedurat që janë të urdhëruar në rregullore për takime, telefonatat, ajrimin, aktivitetin sportive dhe trajtimin shëndetësor. /Tch/Telegrafi/

 

 

The post Nga kufizimi i aktivitetit fizik e lojës ping-pong tek masat e shtuara në ajrim, zbardhen ankesat e Metës dhe Veliajt në burg appeared first on Telegrafi.

Shkeli me këmbë flamurin e Kosovës në sheshin e Prishtinës, nga Prokuroria thonë se nuk ka elemente të veprës penale

NjĂ« incident ndodhi njĂ« ditĂ« mĂ« parĂ« nĂ« sheshin “SkĂ«nderbeu” nĂ« PrishtinĂ«, ku njĂ« qytetar nga ShqipĂ«ria ka pĂ«rdhosur flamurin e KosovĂ«s duke e shkelur me tĂ« dy kĂ«mbĂ«t.

Personi i përfshirë në këtë akt, i identifikuar si shtetas nga qyteti i Fierit, ishte i veshur me bluzë kuq e zi dhe në duar mbante flamurin e Shqipërisë.

Veprimi i tij është regjistruar në video nga kalimtarë të rastit dhe është publikuar gjerësisht në rrjetet sociale, duke ngjallur reagime të ashpra.

Në lidhje më këtë rast Prokuroria Themelore në Prishtinë ka vlerësuar se rasti nuk përmban elemente të një vepre penale.

Sipas zëdhënëses Kaltrina Shala, çështja është trajtuar si kundërvajtje për prishjen e rendit dhe qetësisë publike.

“Prokurori i shtetit ka vlerĂ«suar qĂ« nuk ka elemente tĂ« veprĂ«s penale, andaj kjo çështje ka kaluar nĂ« kundĂ«rvajtje pĂ«r prishjen e rendit tĂ« qetĂ«sisĂ« publike”, ka deklaruar ajo.

Ndryshe, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti kishte thënë për Telegrafin se i dyshuari është ndaluar dhe është intervistuar nga autoritetet.

“Ai Ă«shtĂ« nga Fieri dhe Ă«shtĂ« duke u intervistuar nga Policia”, ishte shprehur Ahmeti. /Telegrafi/

 

 

 

The post Shkeli me këmbë flamurin e Kosovës në sheshin e Prishtinës, nga Prokuroria thonë se nuk ka elemente të veprës penale appeared first on Telegrafi.

“150 euro dhe njĂ« orĂ« dore”, grabitje nĂ« NovosellĂ« tĂ« PejĂ«s

Drejtoria Rajonale e PolicisĂ« nё PejĂ« mĂ« 06.08.2025 rreth orĂ«s 02:10, Ă«shtĂ« njoftuar se nĂ« rrugĂ«n “Mulla ZekĂ« Berdynaj”, nĂ« fshatin Novosell – PejĂ« ka ndodhur njĂ« grabitje.

Sipas njoftimit bĂ«het e ditur se Policia e KosovĂ«s menjĂ«herĂ« i Ă«shtĂ« pĂ«rgjigjur rastit dhe me tĂ« arritur nĂ« vendngjarje kanё takuar dy persona viktima tĂ« rastit tĂ« cilĂ«t ishin ndaluar nga dy (2) persona tĂ« pa njohur dhe sipas deklarimit tё viktimave tё dyshuarit iu kanё grabitur 150 euro dhe njĂ« orĂ« dore (Fosil) e pastaj janĂ« larguar nĂ« drejtim tĂ« panjohur.

Tutje në njoftim thuhet se pasi viktimat kishin pësuar lëndime janë dërguar për tretman mjekësor në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë.

“Pas njĂ« pune intensive tĂ« hetuesve SRH tё dyshuarit janё identifikuar dhe tё njĂ«jtit janё arrestuar. Pas intervistimit nga hetuesit, me urdhĂ«r tĂ« prokurorit tĂ« shtetit tĂ« dyshuarit lirohen nĂ« procedurĂ« tĂ« rregullt”, thuhet nĂ« njoftim. /Telegrafi/

The post “150 euro dhe njĂ« orĂ« dore”, grabitje nĂ« NovosellĂ« tĂ« PejĂ«s appeared first on Telegrafi.

Rama: Prishtina i bashkohet protestĂ«s sĂ« OVL e UÇK-sĂ«, mĂ« 7 gusht autobusĂ«t urban falas

Kryetari i KomunĂ«s sĂ« PrishtinĂ«s, PĂ«rparim Rama ka thĂ«nĂ« se pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« brenda kabinetit tĂ« tij Ă«shtĂ« krijuar njĂ« sektor i posaçëm pĂ«r çështje tĂ« kategorive tĂ« dala nga lufta e UÇK-sĂ«.

Rama pĂ«rmes njĂ« postimi nĂ« rrjetin social nĂ« Facebook ka shkruar se Prishtina do t’i bashkohet protestĂ«s sĂ« OVL-UÇK-sĂ« pĂ«r drejtĂ«si pĂ«r mbrojtjen e vlerave tĂ« luftĂ«s

Ai tha se në mbështetje të kësaj protestë kanë marrë vendim që më 7 gusht transporti urban të jetë falas për të gjithë qytetarët.

“Parking falas prapa Pallatit tĂ« RinisĂ«, nga ora 16:00 deri nĂ« 18:00, pĂ«r autobusĂ«t e protestuesve”, ka shkruar Rama. /Telegrafi/

The post Rama: Prishtina i bashkohet protestĂ«s sĂ« OVL e UÇK-sĂ«, mĂ« 7 gusht autobusĂ«t urban falas appeared first on Telegrafi.

Mbytet një pushuese në Vlorë

NjĂ« grua 59‑vjeçare ka humbur jetĂ«n pasi Ă«shtĂ« mbytur nĂ« det nĂ« VlorĂ« kĂ«tĂ« tĂ« mĂ«rkurĂ«.

Sipas informacionit paraprak, shtetasja është nxjerrë nga uji nga familjarët e saj dhe është dërguar me urgjencë në spitalin e Vlorës, por mjekët kanë konstatuar se kishte mbërritur pa shenja jete, shkruan A2 CNN.

Trupi i pajetë më pas është transportuar në morgun e spitalit për veprime të mëtejshme.

Shkaqet e sakta tĂ« vdekjes ende nuk dihen, por dyshohet se 59‑vjeçarja mund tĂ« ketĂ« pĂ«suar njĂ« goditje nĂ« zemĂ«r ndĂ«rsa ndodhej nĂ« ujĂ«. /Telegrafi/

 

 

 

 

 

 

The post Mbytet një pushuese në Vlorë appeared first on Telegrafi.

Sorensen përfundoi takimin me Osmanin, pritet të takohet me Kurtin

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen i cili po qëndron në Prishtinë përfundoi takimin me presidenten e vendit, Vjosa Osmani.

Pas këtij takimi nuk pati prononcim për media për atë se çka u bisedua mes dyshes, Osmani Sorensen.

Ai pas këtij takimi pritet të takohet më kryeministrin e vendit, Albin Kurti.

Ndërkaq, javë më parë emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka mbajtur një takim të rëndësishëm në Washington me ambasadorët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë ambasadorin e Kosovës, Ilir Dugolli, dhe atë të Serbisë, Dragan Sutanovaq. /Telegrafi/

 

The post Sorensen përfundoi takimin me Osmanin, pritet të takohet me Kurtin appeared first on Telegrafi.

Kosova hyn nĂ« elitĂ«n botĂ«rore tĂ« qenve – Federata Kinologjike pranohet nga FCI

Federata Kinologjike e KosovĂ«s pranohet me tĂ« drejta tĂ« plota nĂ« FCI – Federation Cynologique Internationale.

Kjo u bë e ditur nga Federata përmes një postimi në rrjetin social në Facebook.

Sipas postimit bëhet e ditur se ky është një hap historik për zhvillimin dhe përfaqësimin e kinologjisë kosovare në arenën botërore.

“AsamblenĂ« e PĂ«rgjithshme tĂ« mbajtur mĂ« 6 gusht 2025 nĂ« Helsinki, me pjesĂ«marrjen e anĂ«tarĂ«ve tĂ« FCI-sĂ« nga e gjithĂ« bota, Federata Kinologjike e KosovĂ«s u pranua si anĂ«tare me tĂ« drejta tĂ« plota nĂ« kĂ«tĂ« organizatĂ« prestigjioze ndĂ«rkombĂ«tare. NjĂ« hap historik pĂ«r zhvillimin dhe pĂ«rfaqĂ«simin e kinologjisĂ« kosovare nĂ« arenĂ«n botĂ«rore”, thuhet nĂ« postim.

Ndërkaq, Kinologjia është shkenca që studion qentë.

Shkenca e qenve – merret me studimin e racave, sjelljes dhe edukimit tĂ« qenve, e cila pĂ«rfshin gjenealogjinĂ« – gjurmimi i prejardhjes dhe racave tĂ« pastĂ«rta.

Zhvillimi i racave – pĂ«rzgjedhja dhe shumimi pĂ«r tĂ« ruajtur ose pĂ«rmirĂ«suar karakteristikat.

PjesĂ«marrje nĂ« ekspozita – pĂ«rgatitja dhe paraqitja e qenve nĂ« gara kinologjike.

Edukimi dhe trajnimi – mĂ«simi i disiplinĂ«s dhe sjelljes sĂ« pĂ«rshtatshme.

ShĂ«ndeti dhe mirĂ«qenia – kujdesi veterinar dhe mirĂ«mbajtja e qenve.

Në thelb, kinologjia kombinon dashurinë për qentë me njohuritë shkencore dhe praktike për kujdesin ndaj tyre. /Telegrafi/

The post Kosova hyn nĂ« elitĂ«n botĂ«rore tĂ« qenve – Federata Kinologjike pranohet nga FCI appeared first on Telegrafi.

Rama: Plazhi i Kunës në Lezhë, mes gjelbërimit dhe freskisë së Adriatikut

Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot pamje mahnitëse nga Plazhi i Kunës në Lezhë, duke e cilësuar atë si një destinacion unik mes gjelbërimit të natyrës dhe freskisë që ofron deti Adriatik.

“Plazhi i KunĂ«s nĂ« LezhĂ«, mes gjelbĂ«rimit dhe freskisĂ« sĂ« Adriatikut”, shkruan Rama nĂ« njĂ« postim tĂ« shpĂ«rndarĂ« nĂ« rrjetet sociale, i shoqĂ«ruar me pamje nga ky destinacion turistik gjithnjĂ« e mĂ« i preferuar nga vendas dhe tĂ« huaj gjatĂ« sezonit veror.

Në Kunë pushuesit mund të zgjedhin mes plazhit publik dhe atij privat. Turistët e huaj shpesh vendosen në këtë zonë me pisha të dendura edhe me kamperat e tyre. Po ashtu, ka edhe zona për aktivitet sportiv, volejboll..etj

Plazhi i Kunës ndodhet në pjesën veriore të Shqipërisë, rreth 5 kilometra larg qytetit të Lezhës dhe është pjesë e Kompleksit të Kune-Vainit, një zonë e mbrojtur me rëndësi të veçantë ekologjike dhe biodiversitet të pasur. I njohur për peizazhin natyror të veçantë, me pyje të dendura pishe, laguna dhe rërë të artë, plazhi tërheq turistë vendas dhe të huaj që kërkojnë pushime të qeta dhe larg zhurmës urbane.

Kuna është ndër zonat më të hershme të zhvilluara për turizëm në këtë rajon, dhe vitet e fundit ka njohur investime të vazhdueshme për përmirësimin e infrastrukturës turistike dhe promovimin e saj si një destinacion i qëndrueshëm ekologjik.

Në kuadër të zhvillimit të turizmit, qeveria shqiptare ka përfshirë zonën e Kunës në projektet e saj strategjike për ruajtjen dhe promovimin e mjediseve të mbrojtura, duke nxitur njëherazi edhe zhvillimin ekonomik lokal.

Plazhi i Kunës mbetet një ndër perlat e natyrës shqiptare, që ofron përvoja autentike mes natyrës së paprekur dhe mikpritjes tradicionale të zonës së Lezhës. /Telegrafi/

The post Rama: Plazhi i Kunës në Lezhë, mes gjelbërimit dhe freskisë së Adriatikut appeared first on Telegrafi.

“MĂ« parĂ« e vras Albin Kurtin
”- Aktakuza e plotĂ« ndaj Klinakut dhe Selmanit pĂ«r kanosjen ndaj Kurtit

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) më 1 gusht 2025 ka ngritur aktakuzë ndaj Faton Klinakut dhe Nuredin Selmanit, të cilët akuzohen për kanosje të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Sipas aktakuzĂ«s sĂ« siguruar nga “Betimi pĂ«r DrejtĂ«si“, Faton Klinaku akuzohet se mĂ« 29 gusht 2023, nĂ« PrishtinĂ«, me dashje dhe me qĂ«llim qĂ« ta frikĂ«sojĂ« dhe detyrojĂ« tani tĂ« dĂ«mtuarin, Albin Kurti, nĂ« cilĂ«sinĂ« e tij si KryeministĂ«r i QeverisĂ« sĂ« RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s, qĂ« tĂ« ndĂ«rmarrĂ« ose mos ndĂ«rmarrĂ« veprime tĂ« caktuara nĂ« kuadĂ«r tĂ« ushtrimit tĂ« detyrĂ«s sĂ« tij zyrtare, e kishte kanosur publikisht pĂ«rmes rrjetit social Facebook, duke postuar shkrime kĂ«rcĂ«nuese.

“Aq shumĂ« i dĂ«shpĂ«ruar votuesi i tij sa qĂ« tha: VotĂ«n ia dhashĂ« pĂ«r ndryshim, e ndryshim lĂ«re qĂ« nuk ka bĂ«rĂ« por po shkojmĂ« edhe mĂ« shumĂ« teposhtĂ« si vend dhe s’ka mbetur tjetĂ«r gjĂ« pos me ikĂ« jashtĂ«. I thashĂ«: As se kam votu, as ndryshim pĂ«r tĂ« mirĂ« kurrsesi qĂ« nuk kam pritur nga ai, e sa i pĂ«rket daljes jashtĂ«, mĂ« parĂ« e vras Albin Kurtin se sa qĂ« ia lĂ«shoj rrugĂ«n e iku nga Kosova. KosovĂ«n nuk duhet e as qĂ« guxojnĂ« ta lĂ«shojnĂ« ata qĂ« kanĂ« luftuar pĂ«r tĂ«â€, citohet tĂ« ketĂ« shkruar Klinaku nĂ« Facebook.

Ndërsa, pas reagimeve të opinionit publik lidhur me këtë kërcënim, në aktakuzë thuhet se i pandehuri Klinaku më 30 gusht 2023 ka përsëritur një shkrim po ashtu me përmbajtje të njëjtë kërcënuese ndaj tani të dëmtuarit Kurti.

“PrapĂ« po e pĂ«rsĂ«ris, nĂ«se ju duket skandaloz postimi i mĂ«hershĂ«m: MĂ« parĂ« e vras Albin Kurtin sesa ia lĂ«shoj rrugĂ«n e iku nga Kosova”, citohet nĂ« aktakuzĂ« tĂ« ketĂ« shkruar Klinaku.

Me këto veprime, Klinaku akuzohet se publikisht dhe seriozisht e ka kanosur me vrasje të dëmtuarin Albin Kurti, për shkak të punës së tij zyrtare, si Kryeministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Andaj, me kĂ«to veprime, Klinkau ngarkohet se ka kryer veprĂ«n penale “Kanosja” nga neni 181, paragrafi 3 lidhur me paragrafin 2 tĂ« Kodit Penal.

Ndërkaq, në pikën dy të aktakuzës, Nuredin Selmani akuzohet se më 30 gusht 2023, në Drenas, me dashje dhe me qëllim që ta frikësojë dhe detyrojë tani të dëmtuarin, Albin Kurti, në cilësinë e tij si Kryeministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës, që të ndërmarrë ose mos ndërmarrë veprime të caktuara në kuadër të ushtrimit të detyrës zyrtare, e ka kanosur publikisht në rrjetin social Facebook, duke iu referuar postimit kërcënues të bërë nga i pandehuri Faton Klinaku.

Selmani ngarkohet se kishte postuar një fotografi në të cilën ishte montuar fotoja e të dëmtuarit Kurti, krahas asaj të Klinakut, duke e shoqëruar me një shkrim kërcënues të adresuar ndaj të dëmtuarit.

“E mbĂ«shtes Faton Klinakun”, “Veç ni telefon ma ban Faton, aty mki pĂ«r çka tĂ« ka nevojĂ«, mezi s’po pres me ja nisĂ«â€, citohet nĂ« aktakuzĂ« postimi i Selmanit.

Po atĂ« ditĂ«, nĂ« mbrĂ«mje, thuhet se i njĂ«jti u inkuadrua drejtpĂ«rdrejt nĂ« emisionin “Debat Plus” nĂ« TV Dukagjini, ku po trajtohej debati me temĂ« “OVL-UÇK vs Kurti”. Aty thuhet se pĂ«rmes video-linkut, pas pyetjeve tĂ« moderatorit tĂ« emisionit, i pandehuri, sipas aktakuzĂ«s, kishte deklaruar “UnĂ« konsideroj qĂ« çdo njĂ«ri i cili bon tĂ« kĂ«qija siç bon Albin Kurti, edhe po tĂ« isha unĂ« nĂ« vendin e tij, duhet tĂ« vritet patjetĂ«r, sepse ajo Ă«shtĂ« tradhti ndaj atdheut”.

Andaj, me këto veprime, Selmani ngarkohet se ka kanosur publikisht dhe seriozisht për vrasje të dëmtuarin Albin Kurti, për shkak të punës së tij zyrtare, e të cilat kërcënime, thuhet se i kishte shprehur edhe me disa bashkëbisedues tjerë, gjatë komunikimeve telefonike që i janë gjetur pas ekzaminimit të telefonit të tij, duke përfshirë edhe disa fotografi, ku i pandehuri shihet në posedim edhe të disa armëve të gjata luftarake.

Me kĂ«to veprime, i pandehuri Nuredin Selmani ngarkohet se ka kryer veprĂ«n penale “Kanosja” nga neni 181, paragrafi 3 lidhur me paragrafin 2 tĂ« Kodit Penal.

Lidhur me aktakuzĂ«n e ngritur ndaj tij, Klinaku mĂ« 1 gusht deklaroi pĂ«r “Betimi pĂ«r DrejtĂ«si” se mezi pret tĂ« ballafaqohet nĂ« GjykatĂ« me Kurtin.

“Mezi s’po pres me u ballafaqu, e postova edhe nĂ« FB njĂ« reagim”, kishte thĂ«nĂ« ai./BetimipĂ«rDrejtĂ«si/

The post “MĂ« parĂ« e vras Albin Kurtin
”- Aktakuza e plotĂ« ndaj Klinakut dhe Selmanit pĂ«r kanosjen ndaj Kurtit appeared first on Telegrafi.

Qytetari dorĂ«zon çantĂ«n me portofol pa dokumente nĂ« stacionin policor nĂ« PrishtinĂ« – Policia kĂ«rkon pronarin

Me 2 gusht 2025 në stacionin policor Veriu, në Prishtinë, një qytetar ka dorëzuar një çantë në të cilën është një portofol me para, por pa ndonjë dokument identifikues.

Sipas një postimi në rrjetin social në Facebook bëhet e ditur se policia ka bërë thirrje që personi që ka humbur çantën të lajmërohet në stacionin policor në veri të Prishtinës.

“Duke çmuar kĂ«tĂ« gjest human, kĂ«rkojmĂ« qĂ« personi qĂ« ka humbur çantĂ«n tĂ« lajmĂ«rohet nĂ« stacionin policor veriu nĂ« PrishtinĂ«. FalĂ«nderojmĂ« tĂ« gjithĂ« qytetarĂ«t pĂ«r bashkĂ«punimin e vazhdueshĂ«m me PolicinĂ« e KosovĂ«s”, thuhet nĂ« postim. /Telegrafi/

The post Qytetari dorĂ«zon çantĂ«n me portofol pa dokumente nĂ« stacionin policor nĂ« PrishtinĂ« – Policia kĂ«rkon pronarin appeared first on Telegrafi.

Theri nënën disa herë me thikë në Dibër, gjykata vendos shtrim në spital psikiatrik për autorin

26-vjeçari që pak ditë më parë plagosi nënën e tij në Maqellarë të Dibrës, do të kurohet në një spital psikiatrik.

Gjykata vlerĂ«soi sot si tĂ« ligjshĂ«m arrestimin e tij dhe caktoi masĂ«n e sigurimit personal “Shtrimi i pĂ«rkohshĂ«m nĂ« njĂ« spital psikiatrik”.

Ndaj tĂ« dyshuarit I.S, rĂ«ndon vepra penale “Plagosja e rĂ«ndĂ« me dashje”.

Autori përballej prej kohësh me shenja të depresionit. Ngjarja e rëndë ndodhi në banesën e tyre, ndërsa e plagosura me iniciale N. S., u transportua me urgjencë në Spitalin e Traumës, në gjendje kritike për jetën.

Ndryshe, 50-vjeçarja është drejtoreshë e shkollës 9-vjeçare në fshatin Pocest. /Tch/

 

The post Theri nënën disa herë me thikë në Dibër, gjykata vendos shtrim në spital psikiatrik për autorin appeared first on Telegrafi.

Shqiptohen 13 gjoba dhe konfiskohen 23 motoçikleta në rajonin e Ferizajt

Policia Rajonale e Ferizajt, nĂ« kuadĂ«r tĂ« planit operativ “Motoçikleta 2025”, me qĂ«llim tĂ« rritjes sĂ« sigurisĂ« nĂ« komunikacion, gjatĂ« periudhĂ«s 28.07 – 03.08.2025 ka shqiptuar 13 gjoba dhe ka konfiskuar 23 motoçikleta, pĂ«r shkak tĂ« mungesĂ«s sĂ« dokumentacionit dhe shkeljeve tĂ« rregullave tĂ« trafikut.

Sipas një postimi në rrjetin social në Facebook bëhet e ditur se kontrollet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim në të gjitha zonat e rajonit.

“Policia Rajonale e Ferizajt, nĂ« kuadĂ«r tĂ« planit operativ “Motoçikleta 2025”, me qĂ«llim tĂ« rritjes sĂ« sigurisĂ« nĂ« komunikacion, gjatĂ« periudhĂ«s 28.07 – 03.08.2025 ka shqiptuar 13 gjoba dhe ka konfiskuar 23 motoçikleta, pĂ«r shkak tĂ« mungesĂ«s sĂ« dokumentacionit dhe shkeljeve tĂ« rregullave tĂ« trafikut. Kontrollet do tĂ« vazhdojnĂ« edhe nĂ« ditĂ«t nĂ« vijim nĂ« tĂ« gjitha zonat e rajonit. FtojmĂ« qytetarĂ«t qĂ« tĂ« raportojnĂ« çdo shkelje pĂ«rmes aplikacionit “LajmĂ«ro PolicinĂ«â€, si dhe nĂ« numrat: 192, 0290/326-250, 0290/322-406”, thuhet nĂ« postim. /Telegrafi/

The post Shqiptohen 13 gjoba dhe konfiskohen 23 motoçikleta në rajonin e Ferizajt appeared first on Telegrafi.

Gjendet pa shenja jete 64 vjeçari në oborrin e shtëpisë së tij në Gjilan, Hashani: Dyshohet për vetëvrasje

Një person i moshës 64 vjeç sot rreth orës 08:00 është gjetur pa shenja jete nga familjarët në oborrin e shtëpisë së tij në fshatin Cërnicë të komunës së Gjilanit.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësi i policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Sipas tij, njësitet relevante policore, së bashku me Prokurorin e Shtetit dhe ekipin emergjent mjekësor, kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.

Ndërkaq, Hashani theksoi se nga hetimet e para dyshohet për vetëvrasje.

“Me datĂ«n 04.08.2025 rreth orĂ«s 08:00, kemi pranuar informacion nga familjarĂ«t se nĂ« oborrin e shtĂ«pisĂ« sĂ« tij nĂ« fshatin CĂ«rnicĂ« tĂ« komunĂ«s sĂ« Gjilanit, Ă«shtĂ« gjetur pa shenja jete njĂ« person i gjinisĂ« mashkullore, i lindur nĂ« vitin 1961. NjĂ«sitet relevante policore, sĂ« bashku me Prokurorin e Shtetit dhe ekipin emergjent mjekĂ«sor, kanĂ« dalĂ« menjĂ«herĂ« nĂ« vendin e ngjarjes, ku nga mjeku kujdestar Ă«shtĂ« konstatuar vdekja e viktimĂ«s, nga hetimet e para dyshohet pĂ«r vetĂ«vrasje”, ka thĂ«nĂ« Hashani.

Tutje tha se mme urdhĂ«r tĂ« prokurorit kompetent, trupi i pajetĂ« Ă«shtĂ« dĂ«rguar nĂ« Institutin e MjekĂ«sisĂ« Ligjore pĂ«r obduksion , hetimet rreth kĂ«ti rasti i cilĂ«suar si “ Hetim i vdekjes” janĂ« duke vazhduar”. /Telegrafi/

The post Gjendet pa shenja jete 64 vjeçari në oborrin e shtëpisë së tij në Gjilan, Hashani: Dyshohet për vetëvrasje appeared first on Telegrafi.

RTK në krizë financiare, të martën protestohet para Kuvendit të Kosovës

Radiotelevizioni i Kosovës vazhdon të përballet me krizë të thellë financiare, si pasojë e mosndarjes të buxhetit për pjesën e dytë të vitit. Ky ngërç financiar po e vë në rrezik funksionimin e transmetuesit publik dhe të drejtat e punëtorëve. Në shenj proteste për gjendjen e krijuar, nesër, dy sindikata të RTK-së, do të protestojnë para ndërtesës së Kuvendit.

Kjo protestë përkrahet nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, që thonë se për RTK-në duhet të gjendet një zgjidhje sa më parë.

PunĂ«torĂ«t e Radiotelevizionit tĂ« KosovĂ«s, ende nuk e kanĂ« marrĂ« pagĂ«n e muajit korrik, ndĂ«rkohĂ« qĂ« nuk dihet se kur do t’i marrin kĂ«to e as se kur transmetuesit publik do t’iu ndahet pjesa e dytĂ« e buxhetit vjetor.

Situata e krijuar si pasojë e ngërçit politik në vend dhe moskonstituimit të Kuvendit, po e vë në rrezik funksionimin e RTK-së dhe të drejtat e punëtorëve.

E, për të kundërshtuar gjendjen e krijuar, të martën, nga ora 11.00, dy sindikata të RTK-së, do të protestojnë para ndërtesës së Kuvendit. Kryetari i Shoqatë Sindikatës të Radio Kosovës, Pajazit Krasniqi, teksa kërkon zgjidhje për ndarjen e buxhetit për RTK-në, thotë se kjo edhe do të jetë kërkesa kryesore.

“Sindikata e Pavarur e RTK-sĂ« dhe Shoqata Sindikale e Radio KosovĂ«s, kanĂ« thirrur pĂ«r nesĂ«r njĂ« protestĂ« tĂ« pĂ«rgjithshme. Protesta do tĂ« mbahet para ndĂ«rtesĂ«s sĂ« Kuvendit tĂ« KosovĂ«s, si themelues i RTK-sĂ«, ndonĂ«se dihet se Kuvendi nuk Ă«shtĂ« funksional. KĂ«rkesa e vetme do tĂ« jetĂ« qĂ« Qeveria nĂ« detyrĂ« t’i alokoj sa mĂ« shpejtĂ« mjetet – pra pjesĂ«n e dytĂ« tĂ« buxhetit i cili pĂ«r kĂ«tĂ« vit i takon me ligj Radiotelevizionit tĂ« KosovĂ«s”, tha ai.

Krasniqi, thotë se nëse nuk do të ndahet buxheti, sindikatat do të ndërmarrin masa tjera sindikale.

“NĂ«se deri nĂ« fillim tĂ« javĂ«s sĂ« ardhshme Qeveria nuk e ndanĂ« pjesĂ«n e dytĂ« tĂ« buxhetit, atĂ«herĂ« jemi tĂ« detyruar tĂ« ndĂ«rmarrim edhe veprime tjera sindikale, pĂ«r gjendjen e rĂ«ndĂ« financiare. Tek kriza financiare nuk Ă«shtĂ« çështje vetĂ«m paga, por edhe funksionimi pa pengesa i RTK-sĂ«â€, tha ai.

Protesta e së martës, përkrahet edhe nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës. Kryetari i saj, Xhemajl Rexha thotë se është për keqardhja që punëtorët e RTK-së të mos mund të i marrin pagat, ndonëse për këtë ka zgjidhje.

“ËshtĂ« pĂ«r keqardhje qĂ« kjo thirrje e tĂ« gjithĂ«ve, e pikĂ« se pari e RTK-sĂ«, menaxhmentit tĂ« saj dhe punĂ«torĂ«ve, kjo thirrje ndaj QeverisĂ« nuk Ă«shtĂ« dĂ«gjuar. Nuk Ă«shtĂ« dĂ«gjuar as thirrja e faktorit vendor e ndĂ«rkombĂ«tar qĂ« tĂ« ndahet buxheti pĂ«r RTK-nĂ«. Qeveria e ka nĂ« dispozicion mundĂ«sinĂ« qĂ« me njĂ« vendim tĂ« veçantĂ« tĂ« ndajĂ« buxhetin pĂ«r gjashtĂ« muajt e ardhshĂ«m. E padyshim se njĂ« mosveprim i tillĂ« do tĂ« shkaktoj dĂ«me tĂ« mĂ«dha nĂ« RTK”, deklaroi Rexha.

Për situatën e rëndë financiare në RTK, ditë më parë ka reaguar edhe Avokati i Popullit, Naim Qelaj, i cili iu është drejtuar me një letër zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, duke kërkuar zgjidhje të menjëhershme për situatën emergjente në të cilën ndodhet RTK. Në letrën e tij, Qelaj thekson rëndësinë jetike të një transmetuesi publik funksional në një shoqëri demokratike dhe të drejtën e punëtorëve për pagesa të rregullta dhe kushte dinjitoze pune. /Telegrafi/

The post RTK në krizë financiare, të martën protestohet para Kuvendit të Kosovës appeared first on Telegrafi.

Fluks hyrjesh në portin e Durrësit, mbi 24 mijë pasagjerë në vetëm tre ditë

Në Portin e Durrësit ka pasur fluks hyrjesh ditët e fundit.

Nga data 31 korrik deri më 3 gusht, në vendin tonë kanë hyrë përmes trageteve të linjave detare me Italinë 24 374 persona dhe 7 780 mjete, duke shënuar një rritje të ndjeshme të fluksit në prag të periudhës së Ferragostos.

Në të njëjtën periudhë, nga porti i Durrësit kanë dalë 9 789 pasagjerë dhe 2 896 mjete.

Sipas kapitenit të portit të Durrësit, Tauland Allka, masat e marra nga të gjithë autoritetet dhe operatorët portualë kanë bërë të mundur një përpunim të qetë dhe të shpejtë të pasagjerëve dhe mjeteve, si në hyrje ashtu edhe në dalje.

Vëmendja është përqendruar në hyrje, për shkak të fluksit më të madh të lëvizjeve.

Fluksi pritet të vijojë me intensitet të lartë deri më 15 gusht, kur ferragost (mes gushti) në Itali sjell në atdhe valën më të madhe të shqiptarëve të diasporës, të cilët jetojnë dhe punojnë në shtetin fqinj. /Tch/

The post Fluks hyrjesh në portin e Durrësit, mbi 24 mijë pasagjerë në vetëm tre ditë appeared first on Telegrafi.

Thirrjet raciste në Kumanovë, Osmani: Kosova do të mbrojë me vendosmëri dinjitetin e shqiptarëve

Presidentja e KosovĂ«s Vjosa Osmani, ka reaguar pĂ«r thirrjet antishqiptare nĂ« ndeshjen e basketbollit Maqedoni e Veriut – Rumani.

Osmani tha se këto thirrje janë të papranueshme.

“Thirrjet antishqiptare tĂ« dĂ«gjuara gjatĂ« ndeshjes nĂ« KumanovĂ« janĂ« tĂ« papranueshme dhe cenojnĂ« frymĂ«n e bashkĂ«jetesĂ«s dhe respektit tĂ« ndĂ«rsjellĂ«, qĂ« duhet tĂ« jenĂ« themel i çdo shoqĂ«rie demokratike me aspirata evropiane. ShqiptarĂ«t janĂ« popull autokton nĂ« trojet e tyre si dhe meritojnĂ« tĂ« trajtohen me dinjitet dhe barazi, ashtu si çdo komunitet tjetĂ«r”, tha Osmani.

Ajo theksoi se edhe më shqetësues mbetet fakti që zyrtarët më të lartë shtetërorë në Shkup nuk kanë reaguar ndaj kësaj gjuhe urrejtëse e përjashtuese, duke lënë hapësirë për retorika që minojnë tolerancën ndëretnike dhe harmoninë që vendi synon të ndërtojë në rrugën e tij drejt familjes evropiane.

“Sporti duhet tĂ« jetĂ« mjet bashkimi, jo platformĂ« pĂ«r ideologji tĂ« errĂ«ta qĂ« ngjallin kujtime tĂ« dhimbshme dhe kĂ«rcĂ«nojnĂ« paqen”, u shpreh ajo.

E para e shtetit të Kosovës iu bëri thirrje institucioneve të Maqedonisë së Veriut që të ndërmarrin masa të menjëhershme kundër organizatorëve të këtyre thirrjeve, përgjegjësve dhe atyre që nxisin e përhapin urrejtje, duke dënuar çdo formë të gjuhës së urrejtjes , mbrojtur parimet e bashkëjetesës dhe tolerancës, si vlera bazë të një shteti që synon integrimin në BE.

“Republika e KosovĂ«s do tĂ« mbrojĂ« me vendosmĂ«ri dinjitetin e shqiptarĂ«ve, kudo qĂ« ata jetojnĂ«â€, theksoi presidentja Vjosa Osmani. /Telegrafi/

The post Thirrjet raciste në Kumanovë, Osmani: Kosova do të mbrojë me vendosmëri dinjitetin e shqiptarëve appeared first on Telegrafi.

Millosh Antoviq arrin marrëveshje për pranim fajësie, akuzohet për sulm ndaj KFOR-it dhe Policisë në Zveçan

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar marrëveshjen për pranim fajësie mes të akuzuarit Millosh Antoviq dhe Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës. Antoviq akuzohet për sulm ndaj ushtarëve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në vitin 2023 në Zveçan.

Prokurori Bekim Kodraliu tha se duke respektuar nĂ« tĂ«rĂ«si dispozitat ligjore kanĂ« arritur marrĂ«veshje pĂ«r pranim fajĂ«sie me tĂ« akuzuarin Antoviq, andaj edhe propozoi qĂ« tĂ« aprovohet marrĂ«veshja e arritur, raporton “Betimi pĂ«r DrejtĂ«si“.

Ndërsa, mbrojtësi i të akuzuarit Antoviq, avokati Pleurat Bekaj tha se duke i kuptuar pasojat edhe benifitet e pranimit të fajësisë dhe pas konsultimit të mjaftueshëm me të akuzuarin, ky i fundit ka pranuar fajësinë.

Sa i pĂ«rket dĂ«nimit, prokurori propozoi qĂ« pĂ«r veprĂ«n penale “Sulm ndaj personit zyrtar” t’i shqiptohet dĂ«nimi me burg efektiv prej 2 vitesh, pĂ«r veprĂ«n penale “PjesĂ«marrje nĂ« turmĂ« qĂ« kryen vepĂ«r penlae dhe huliganizmi”, t’i shqiptohet dĂ«nimi me 6 muaj burgim me mundĂ«si zĂ«vendĂ«simi me gjobĂ« prej 18 mijĂ« euro, pĂ«r shitblerje tĂ« narkotikĂ«ve t’i shqiptohet dĂ«nimi prej 3 vitesh burgim, si dhe pĂ«r armĂ«mbajtje pa leje t’i shqiptohet dĂ«nimi me gjobĂ« prej 2 mijĂ« euro.

Kodraliu propozoi qĂ« tĂ« akuzuarit Antoviq t’i shqiptohet dĂ«nimi unik prej 5 vitesh me burgim efektiv dhe gjobĂ« 20 mijĂ« euro. NĂ« dĂ«nimin me burgim, u propozua t’i llogaritet koha e kaluar nĂ« paraburgim prej 15 prillit 2025.

Gjithashtu, t’i konfiskohet edhe telefoni meqenĂ«se me tĂ« njĂ«jtin, sipas prokurorit, ka kryer veprĂ«n penale. Si dhe t’i konfiskohet narkotiku dhe arma, dhe tĂ« asgjĂ«sohen sipas procedurave ligjore.

Marrëveshja për pranim fajësie më pas u aprovua nga gjykatësi Valon Kurtaj, ndërsa edhe shpallja e aktgjykimit do të bëhet sot.

Prokuroria Speciale e RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s (PSRK) mĂ« 30 korrik 2025 ka ngritur aktakuzĂ« ndaj Millosh Antoviqit i njohur me pseudonimin “Xhajo”, pĂ«r sulm ndaj ushtarĂ«ve tĂ« KFOR-it dhe PolicisĂ« sĂ« KosovĂ«s nĂ« vitin 2023 nĂ« Zveçan. Ai ngarkohet pĂ«r katĂ«r vepra penale “Sulm ndaj personit zyrtar”, “PjesĂ«marrja nĂ« turmĂ« qĂ« kryen vepĂ«r penale dhe huliganizmi”, “Blerja, posedimi, shpĂ«rndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikĂ«ve, substancave psikotropike dhe analoge” dhe “Posedim i paautorizuar i armĂ«ve”.

Sipas aktakuzës, më 29 maj 2023, që nga ora 06:00 e deri në orët e mbrëmjes, në perimetrin në të cilin gjendet objekti i Komunës së Zveçanit, i pandehuri Millosh Antoviq në koordinim me të pandehur të tjerë, përmes përdorimit të dhunës i ka sulmuar dhe seriozisht i ka kanosur ushtarët e misionit paqeruajtës të KFOR-it, duke përdorur mjete të forta, shufra të ndryshme, koktej molotovi dhe mjete shpërthyese të improvizuara, si dhe armë zjarri.

Aty thuhet se si pasojë janë lënduar të paktën 30 pjesëtarë të KFOR-it, tre prej tyre nga predhat e armëve të zjarrit, si dhe disa pjesëtarë të Policisë së Kosovës. Me këto veprime, kanë rrezikuar seriozisht jetën dhe trupin e këtyre zyrtarëve policorë dhe u kanë shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Me kĂ«to veprime, Antoviq akuzohet se nĂ« bashkĂ«kryerje ka kryer veprĂ«n penale “Sulm ndaj personit zyrtar” nga neni 402, par.6 lidhur me par.2 dhe nenin 31 tĂ« Kodit Penal.

Po ashtu, Antoviq akuzohet  se me datë dhe kohë të njëjtë si në pikën 1 të aktkauzës, në koordinim me shumë të pandehur të tjerë, ka marrë pjesë aktive në turmën e personave me qëllim të kryerjes së veprave penale serioze, ku përmes përdorimit të dhunës kanë tentuar që të pengojnë vendosjen e rendit kushtetues të Republikës së Kosovës në komunat veriore të vendit.

Sipas aktakuzës, edhe përkundër urdhrave të ushtarëve të KFOR-it për shpërndarje të qetë të turmës dhe refuzim të hyrjes në objektin e komunës, i pandehuri së bashku me të pandehurit e tjerë kishin filluar që të ushtrojnë dhunë të pakontrolluar me mjete të forta, molotov dhe mjete shpërthyese të improvizuara, si dhe armë zjarri, nga të cilat u lënduan 30 pjesëtarë të KFOR-it, tre prej tyre nga predhat e armëve të zjarrit, si dhe u shkaktuan dëme të konsiderueshme në automjetet e KFOR-it, Policisë, si dhe në veturat e gazetarëve që po mbulonin ngjarjet e asaj dite, duke përfshirë djegien e plotë të disa automjeteve ose dëmtimin në masë të madhe.

Me kĂ«to veprime, Antoviq akuzohet se nĂ« bashkĂ«kryerje ka kryer veprĂ«n penale “PjesĂ«marrja nĂ« turmĂ« qĂ« kryen vepĂ«r penale dhe huliganizmi” nga neni 404, par.1 lidhur me nenin 31 tĂ« Kodit Penal.

Gjithnjë sipas aktakuzës, Millosh Antoviq ngarohet se më 15 prill 2025, në shtëpinë e tij në Zhitkovc të Zveçanit, pa autorizim dhe në kundërshtim me ligjin, ka poseduar me qëllim të shitjes substanca narkotike, ku gjatë bastisjes i janë gjetur dhe sekuestruar 646 gramë kanais, 8,94 gramë kokainë, dhe 12.33 gramë likodan.

Me kĂ«to veprime, akuzohet se ka kryer veprĂ«n penale “Blerja, posedimi, shpĂ«rndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikĂ«ve, substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 267, par.2 tĂ« Kodit Penal.

Në pikën e katërt të aktakuzës, Antoviq akuzohet se nga data e papërcaktuar deri më 15 prill 2025, në shtëpinë e tij gjatë bastisjes i është gjetur një  armë pneumatike, të cilën e mbante pa leje. E njëjta i është sekuestruar.

Me kĂ«tĂ«, akuzohet se ka kryer veprĂ«n penale “Mbajtja nĂ« pronĂ«si, kontroll ose posedim i paautorizuar i armĂ«ve” nga neni 366, par.1 tĂ« Kodit Penal.

I pandehuri gjendet nën masën e paraburgimit nga 15 prilli 2025. /BetimipërDrejtësi/

The post Millosh Antoviq arrin marrëveshje për pranim fajësie, akuzohet për sulm ndaj KFOR-it dhe Policisë në Zveçan appeared first on Telegrafi.

Kolona të gjata në kufi, pritje deri në 1 orë për hyrje në Kosovë

Fluks i shtuar në disa pika të kalimit kufitar me kohë të zgjatura pritjeje, veçanërisht për automjetet në hyrje të vendit tonë.

Sipas të dhënave të fundit të përditësuara në orën 11:10 nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pika kufitare Muçibabë ka regjistruar pritje deri në 1 orë në hyrje, ndërsa në dalje koha e pritjes është 5 minuta. Kolona e veturave arrin deri në 600 metra në hyrje.

Po ashtu edhe te Dheu i Bardhë pritjet për të hyrë në Kosovë janë deri në 30 minuta, ndërsa kolona e veturave është 350 metra.

Ndërsa për të dalë nga vendi në këtë pikëkalim kufitar është 20 minuta dhe kolona e veturave është 300 metra. /Telegrafi/

 

The post Kolona të gjata në kufi, pritje deri në 1 orë për hyrje në Kosovë appeared first on Telegrafi.

Ilir Metës i komunikohet sot mbyllja e hetimeve, ish-presidenti do transportohet nga burgu në SPAK

Sot nĂ« orĂ«n 11:00 prokurori Sotir Kllapi pritet t’i komunikojĂ« mbylljen e hetimeve ish presidentit dhe kreut tĂ« lirisĂ« Ilir Meta.

Avokati Kujtim Cakrani i tha gazetares së Top Channel Anila Hoxha se do jenë te pranishëm edhe ai si mbrojtës dhe ish presidenti Meta, që pritet të transportohet nga 313 në ambientet e SPAK.

Komunikimi i mbylljes së hetimeve duhet të procedohej të hënën e kaluar, por meqenëse avokati i Metës gjendej jashtë vendit u shty për në fillim të kësaj Jave.

Më herët metës i janë komunikuar në datë 27 maj akuzat  dhe po ashtu akuzuar dhe mbyllja e hetimeve i është deklaruar edhe Monika Kryemadhit, Pirro xhixhos, Ema Cokut dhe Fatime Kryemadhit. /Tch/

 

The post Ilir Metës i komunikohet sot mbyllja e hetimeve, ish-presidenti do transportohet nga burgu në SPAK appeared first on Telegrafi.

❌