De Gea i ka bërë të qarta ndjenjat e tij për një rikthim të mundshëm tek Man Utd
David De Gea tashmë ka dhënë sinjale që mund të kthehet sërish te Manchester United.
Sipas The Sun, United po konsideron mjaft seriozisht një rikthim të portierit veteran.
Raportohet se 34‑vjeçari ka një klauzolë në kontratën me Fiorentinën që mund të lejojë largimin e tij për një shumë relativisht të vogël.
Po ashtu, në sfond po bëhen “telefonata diskrete”, pasi De Gea la një përshtypje të mirë gjatë rikthimit të tij në “Old Trafford” për një ndeshje miqësore të zhvilluar fundjavën që shkoi.
Pas asaj ndeshjeje, De Gea u shpreh se rrugët e tij dhe ato të tifozëve mund të takohen sërish në të ardhmen.
“Një moment magjik për mua dhe familjen, për t’u rikthyer në Old Trafford, shtëpinë time. Nga zemra, faleminderit për pritjen dhe dashurinë që më treguat”.
“Për tifozët që asnjëherë nuk më lanë gjatë kohës që isha këtu. Rrugët tona mund të takohen sërish”, kishte thënë spanjolli.
De Gea numëron 545 paraqitje me United mes viteve 2011 dhe 2023, duke u renditur i shtati në listën e lojtarëve me më së shumti paraqitje për klubin.
Megjithatë, një mosmarrëveshje kontraktuale bëri që ai të largohej dy verë më parë si lojtar i lirë, dhe të zëvendësohej me Andre Onanan nga Interi për një tarifë prej 43.8 milionë eurosh.
Pas një sezoni të plotë 2023/2024 pa klub, De Gea nënshkroi për Fiorentinën verën e kaluar aty ku po luan aktualisht./Telegrafi/
The post De Gea i ka bërë të qarta ndjenjat e tij për një rikthim të mundshëm tek Man Utd appeared first on Telegrafi.