❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Bastisje në disa agjenci shtetërore

Njësia Speciale e Policisë së Kosovës raportohet se kanë nisur bastisjet në objektin në të cilin ndodhen disa agjenci shtetërore, përfshirë Agjencinë Kadastrale të Kosovës, Agjencinë Shtetërore të Arkivave dhe Institutin për Krime të Kryera gjatë Luftës në Kosovë.

Forca të shumta të policisë janë parë në vendin e ngjarjes.

Lidhur me rastin, Telegrafi ka kontaktuar me Prokurorinë Themelore në Prishtinë dhe Policinë e Kosovës, por deri në publikimin e lajmit nuk ka pranuar ndonjë përgjigje.

 

The post Bastisje në disa agjenci shtetërore appeared first on Telegrafi.

Zgjedhjet e 12 tetorit, kush është në garë për komunën e Fushë Kosovës dhe të Obiliqit?

Subjektet politike kanë nisur zyrtarizimin e kandidatëve për kryetarë të komunave, për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 12 tetor. Një garë interesante pritet të zhvillohet në disa komuna të Kosovës, ku kryetarët aktualë synojnë të ruajnë pushtetin, ndërsa kandidatët e rinj synojnë të fitojnë besimin e qytetarëve.

Pa dyshim edhe në komunat si Obiliq e Fushë Kosovë, gara do të jetë mjaft interesante, transmeton Telegrafi.

Komuna e Fushë Kosovës tash e 25 vite ka qenë nën udhëheqjen e LDK-së me Burim Berishën e që kësaj radhe, LDK synon sërish këtë komunë por me kandidatin Besnik Osmani i cili është nënkryetar i komunës.

Në garë për Fushë Kosovën janë edhe kandidatët tjerë, AAK ka zyrtarizuar Vildane Latifin, LVV e ka zyrtarizuar Valon Prebrezën dhe PDK pritet që në garë ta ketë Rrahim Ternavën.

LDK po ashtu tenton ta vazhdojë udhëheqjen e komunës së Obiliqit, me kryetarin aktual, Xhafer Gashi, i cili në zgjedhjet e 12 tetorit kërkon sërish besimin e votuesve.

AAK për Obiliq ka zyrtarizuar kandidatin Ali Krasniqi, ndërsa nga LVV do të jetë deputeti aktual Halil Thaçi, ndërsa PDK ende nuk ka bërë të ditur se kush do të jetë kandidat zyrtar. Lista mund të shtohet me kandidatë të tjerë nga NISMA dhe parti e iniciativa të tjera.

Ndryshe, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, tashmë ka nisur përgatitjet për zgjedhjet lokale të vjeshtës. Nga KQZ kanë njoftuar se tashmë kanë hapur procesin e aplikimit për certifikimin e subjekteve politike për Zgjedhjet Lokale 2025.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, kishte deklaruar për Telegrafin se subjektet politike mund të aplikojnë deri më 13 gusht.

“Duke filluar nga dita e sotme, 26 qershor dhe deri mĂ« 13 gusht 2025, subjektet politike mund tĂ« aplikojnĂ« nĂ« Komisionin Qendror tĂ« Zgjedhjeve pĂ«r t’u certifikuar pĂ«r pjesĂ«marrje nĂ« Zgjedhjet Lokale, tĂ« cilat do tĂ« mbahen mĂ« 12 tetor 2025. Gjithashtu, gjatĂ« kĂ«saj periudhe subjektet politike (partitĂ« politike, koalicionet, nismat qytetare dhe kandidatĂ«t e pavarur) duhet tĂ« dorĂ«zojnĂ« edhe listĂ«n me emrat e kandidatĂ«ve pĂ«r KryetarĂ« tĂ« Komunave dhe pĂ«r Kuvende Komunale”, deklaroi ai.

Zgjedhjet Lokale të vitit 2025 do të mbahen më 12 tetor dhe do të përcaktojnë përbërjen e re të Kuvendeve Komunale si dhe Kryetarët e rinj të Komunave në të gjithë vendin. /Telegrafi/

 

 

 

 

 

 

The post Zgjedhjet e 12 tetorit, kush është në garë për komunën e Fushë Kosovës dhe të Obiliqit? appeared first on Telegrafi.

Temperaturat maksimale sot në Kosovë deri në 32 gradë Celsius, në disa vende mund të ketë edhe shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Po ashtu, IHMK njofton se lokalisht parashihen reshje të shkurtra shiu.

Temperaturat minimale do tĂ« sillen nga 12 – 16°C kurse, temperaturat maksimale do tĂ« sillen nga 28 – 32°C.

Gjithashtu, do tĂ« fryejĂ« erĂ« kryesisht nga verilindja, 1–6 m/s./Telegrafi/

The post Temperaturat maksimale sot në Kosovë deri në 32 gradë Celsius, në disa vende mund të ketë edhe shi appeared first on Telegrafi.

Gjarpri rreth dy metra i gjatë shkakton panik në lagjen Ortakoll të Prizrenit

Në njërën nga lagjet më të mëdha të Prizrenit, Ortakoll, këtë mëngjes është parë një gjarpër rreth 2 metra i gjatë.

Gjarpri shkaktoi panik tek banorët e lagjes, të cilët ndërhynë menjëherë duke e neutralizuar atë.

Banorët kërkuan që të merren masa parandaluese për të shmangur raste të ngjashme në të ardhmen.

IKSHPK javë më parë u ka bërë thirrje qytetarëve që të mbrohen nga kafshimet e gjarpërinjve, duke listuar një varg rekomandimesh se si të veprohet në rast të tilla./rtk/

The post Gjarpri rreth dy metra i gjatë shkakton panik në lagjen Ortakoll të Prizrenit appeared first on Telegrafi.

KEK: Prodhimi po tejkalon kërkesën për energji elektrike

Korporata Energjetike e Kosovës, përmes një komunikate ka njoftuar se vazhdon të sigurojë stabilitet energjetik për vendin.

Në njoftim thuhet se, gjatë ditëve të para të muajit korrik 2025, prodhimi nga KEK jo vetëm që ka përmbushur, por e ka tejkaluar kërkesën ditore të energjisë elektrike, me një mbulueshmëri që ka arritur deri në 117%, transmeton Telegrafi.

“NjĂ«sitĂ« tona prodhuese, ndonĂ«se tĂ« stĂ«rvjetĂ«ruara dhe me sfida teknike tĂ« trashĂ«guara, janĂ« duke operuar me kapacitet tĂ« lartĂ«, duke mundĂ«suar mbulim tĂ« plotĂ« tĂ« konsumit vendor dhe garantuar furnizim tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m dhe tĂ« besueshĂ«m pĂ«r qytetarĂ«t e KosovĂ«s”, ka njoftuar KEK.

Po ashtu, KEK-u ka bërë disa sqarime duke ritheksuar përkushtimin e saj ndaj transparencës, zbatimit të ligjit dhe funksionimit normal të njësive energjetike.

“Faktet flasin vetĂ«: Prodhimi energjetik Ă«shtĂ« i qĂ«ndrueshĂ«m dhe tejkalon kĂ«rkesĂ«n; NjĂ«sitĂ«, pĂ«rfshirĂ« A3, janĂ« nĂ« funksion tĂ« rregullt dhe kontribuojnĂ« ndjeshĂ«m nĂ« sistem; TĂ« gjitha procedurat e prokurimit zhvillohen sipas ligjit, nĂ«n mbikĂ«qyrjen e institucioneve kompetente”.

Ndër të tjera, KEK-u thotë se mbetet e hapur për bashkëpunim me publikun dhe institucionet relevante, dhe fton që çdo komunikim të bazohet në fakte të verifikueshme, integritet dhe etikë profesionale./Telegrafi/

The post KEK: Prodhimi po tejkalon kërkesën për energji elektrike appeared first on Telegrafi.

Blindohet godina në Theth, shembja do bëhet me tritol

Aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën e Thethit nuk ka përfunduar ende. Forca të shumta policie kanë rrethuar këtë të martë një godinë trekatëshe në zonën turistike, shembja e së cilës pritet të bëhet përmes një shpërthimi të telekomanduar me lëndë plasëse.

Forcat e xhenios janë në terren dhe po vijojnë punën për instalimin e tritolit, me qëllim rrëzimin e ndërtesës.

Në një prononcim për Euronews Albania, pronari i objektit u shpreh i indinjuar për metodën e përdorur, duke thënë se vendimi për shkatërrimin e godinës është marrë me urdhër politik.

Sipas tij pĂ«rdorimi i tritolit Ă«shtĂ« njĂ« mesazh qĂ« “familjen tuaj ne duam ta fundosim”.

“NĂ« Theth, qĂ« kur ka lindur Krishti, terror tĂ« tillĂ« nuk ka parĂ«. Nuk na ka njoftuar njeri pĂ«r pĂ«rdorimin e tritolit. Kjo shembet me njĂ« fadromĂ«, por tritolin e pĂ«rdorin pĂ«r tĂ« treguar se kĂ«tĂ« shtĂ«pi duan ta fundosin. VetĂ«m se nuk duam Edi RamĂ«n. AsnjĂ« send tjetĂ«r nuk Ă«shtĂ« kĂ«tu, i ka shokĂ«t e vet qĂ« i çojnĂ« mesazhe ore e minutĂ«, por ne nuk kemi problem as me tĂ« e as me oligarkĂ«t e tij. Kemi jetuar me djersĂ«n e ballit, nuk na ka zĂ«nĂ« njeri nĂ« drogĂ«, nĂ« vjedhje apo nĂ« poshtĂ«rsi. Duam tĂ« jetojmĂ« me forcat tona nĂ« tokĂ«n tonĂ«â€, u shpreh pronari.

 

The post Blindohet godina në Theth, shembja do bëhet me tritol appeared first on Telegrafi.

Policia gjen në Prishtinë veturën e cila ishte vjedhur në Pejë

Policia e Kosovës ka njoftuar se është gjetur vetura e cila ishte vjedhur në Pejë.

NĂ« njoftim thuhet se, Drejtoria Rajonale e PolicisĂ« nё PejĂ«, Stacioni Policor nĂ« Pejё, me datёn 05.07.2025, ёshtё informuar nga viktima se nё rrugĂ«n “Lekё Dukagjini” nё Pejё, nё bodrumin e banesёs, i ёshtё vjedhur vetura e tipit Audi, ku nё brendёsi tĂ« veturĂ«s ishin edhe dy llaptop, tre mullinj tё kafesĂ«, si dhe njё mjet shpues.

“Pas njё pune intensive nga hetuesit e Stacionit Policor nё Pejё, nё bashkёpunim me njёsitet e Stacionit Policor Prishtinё, me datёn 14.07.2025, pёrmes rrugёve operative, ёshtё lokalizuar vetura e cila ishte e parkuar nё rrugĂ«n “Flaka e Janarit” nё Prishtinё, e cila ishte e braktisur”, thuhet nĂ« njoftim.

Nё koordinim me prokurorin e Shtetit, pas procedurave policore, vetura i ёshtё kthyer pronarit legjitim. /Telegrafi/

The post Policia gjen në Prishtinë veturën e cila ishte vjedhur në Pejë appeared first on Telegrafi.

Urdhri i kryeministrit Rama, vijojnë dorëheqjet e drejtorëve dhe administratorëve të disa bashkive në vend

Pas urdhrit të kryeministrit Rama në Bashlinë e Bulqizës kanë dhënë dorëheqjen 8 Administratorë të njësive përfshirë edhe qytetit.

Ndërkohë dorëheqjen kanë dhënë edhe dy Nënkryetarët si dhe drejtorët e drejtorive që i përkasin bashkisë.

Në Bashkinë Klos nuk kanë dhënë dorëheqjen 4 Administratorët dhe Nënkryetari pasi janë në proces akoma për dorëheqjen.

Në proces të dorëheqjes së administratorëve të nënkryetarëve dhe drejtorëve vijonë edhe në Bashkinë Dibër.

Në bashinë Mat kanë dhënë dorëheqjen 8 Administratorët e njësive si dhe një Nënkryetar pasi Nënkryetari tjetër pason detyrën e kryetarit të Bashkisë pas dorëheqjes së ish kryetarit Agron Malaj i cili kandidoi për deputet në zgjedhjet e 11 majit.

Nuk ka shkarkime sa i përket drejtorëve pasi në vjeshtë Bashkia Mat do të ketë zgjedhje të parakohshme për zgjedhje të kryetarit të ri për Bashki.

Po ashtu, pas dorëheqjes se 9 administratorëve të bashkisë Gramsh dje, sot kane dhënë dorëheqjet të gjithë drejtorët e bashkisë dhe përgjegjësit në varësi të tyre.

Sa i përket nënkryetarëve, njëra është e sapo emëruar, një muaj në detyre, ndërsa nënkryetari tjetër ësht5ë në prag pensioni./tch/

The post Urdhri i kryeministrit Rama, vijojnë dorëheqjet e drejtorëve dhe administratorëve të disa bashkive në vend appeared first on Telegrafi.

​Kriza politike, Bogujevci me kĂ«rkesĂ« ndaj qytetarĂ«ve: Duhet t’i mbani pĂ«rgjegjĂ«s partitĂ« opozitare

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Saranda Bogujevci, ka akuzuar partitë që deri tani ishin në opozitë për krizën politike në vend.

Ajo kërkoi nga qytetarët që të kërkojnë përgjegjësi dhe llogaridhënie, siç tha ndaj deputetëve të PDK-së, LDK-së dhe AAK-së, që sipas saj nuk po votojnë për konstituim të Kuvendit dhe formim të institucioneve të reja pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.

“Presim qĂ« deputetĂ«t tĂ« votojnĂ« dhe tĂ« ushtrojnĂ« tĂ« drejtĂ«n e tyre kushtetuese qĂ« Ă«shtĂ« vota, cila formĂ« qĂ« Ă«shtĂ« ajo. Mendoj qĂ« krijohet njĂ« precedentĂ« tĂ« keq nĂ« seancĂ«n konstituive ku pĂ«rcaktohet rregull e saktĂ« nga kushtetuesja dhe deputetĂ«t nuk marrin pjesĂ« nĂ« votim. S’mundemi me ecĂ« pĂ«rpara kur deputetĂ«t nuk votojnĂ«, tĂ« them tĂ« drejtĂ«n nuk po kuptoj mĂ« se as çka dĂ«shirojnĂ« dhe çka votojnĂ«. S’ka sens sesi Ă«shtĂ« duke vepruar opozita dhe duhet kĂ«rkohet pĂ«rgjegjĂ«si dhe llogaridhĂ«nie nga qytetarĂ«t qĂ« i kanĂ« votuar”, tha ajo.

Këto komente ajo i bëri duke hyrë në objektin e Kuvendit për seancën konstituive për herë të 47-të.

Ngërçi aktual është të formimi i komisionit për votim të fshehtë të zgjedhjes së kryeparlamentarit, meqë partitë që deri tani ishin në opozitë po e kundërshtojnë të njëjtën.

Në formë të hapur, kandidatja e LVV-së, Albulena Haxhiu nuk ka marrë 61 votat e nevojshme për të marrë postin e kryeparlamentares./kp/

The post ​Kriza politike, Bogujevci me kĂ«rkesĂ« ndaj qytetarĂ«ve: Duhet t’i mbani pĂ«rgjegjĂ«s partitĂ« opozitare appeared first on Telegrafi.

“15 vjet nĂ« burg, zgjodhi lirinĂ« e popullit, jo lirinĂ« e tij” djali i Jakup Krasniqit me njĂ« dedikim prekĂ«s

Altin Krasniqi, djali i ish-kryeparlamentarit Jakup Krasniqi, ka thënë se babait të tij po i bëhen 15 vjet në burgje, dhe se kjo po ndodhë pasi ai zgjodhi lirinë e një populli dhe jo lirinë e tij.

Në reagimin e tij në rrjetin social Facebook, Krasniqi shkruan tutje se babai i tij zgjodhi luftën kundër gjenocidit serb, e jo heshtjen ndaj tij, transmeton Telegrafi.

“Zgjodhi KosovĂ«n shtet, e jo mĂ« kurrĂ« nĂ«n Serbi. NĂ« vend qĂ« ta shijonte rolin e gjyshit me mbesat e tij, çdo ditĂ« e mĂ« shumĂ« po plaket nĂ« qeli, larg vendit tĂ« tij. Prandaj, sot, ende nĂ« moshĂ«n 74 vjeçare, po duron padrejtĂ«si. BabĂ«, edhe pse s’munde ta shijosh as rininĂ«, as pleqĂ«rinĂ«, e shijove KosovĂ«n e lirĂ«, tĂ« cilĂ«s aq shumĂ« i dhe”, shkroi mes tjerash ai.

Më poshtë reagimi i tij:

“Nga burgjet e JugosllavisĂ«, te qelitĂ« e HagĂ«s.

Jakup Krasniqi u arrestua dhe më 4 prill 1981 u dënua me 14 vite burg nga sistemi fashist i Jugosllavisë, që udhëhiqej nga të njëjtat politika gjenocidale të Serbisë së sotme.

NĂ« rigjykimin qĂ« iu bĂ«, u dĂ«nua me 15 vite burg, sepse kishte thĂ«nĂ«: “UnĂ« nuk jam jugosllav, unĂ« jam shqiptar.”

MegjithatĂ«, ai mbajti 10 vjet, 3 muaj dhe 19 ditĂ« burg, pĂ«r t’u liruar mĂ« 23 korrik 1991.

Rreth tri dekada më vonë, ai vihet sërish në pranga.

Jo nga Beogradi.

Jo nga UDB-ja.

Jo nga serbët.

Por nga ata që u betuan se do të sillnin drejtësi ndërkombëtare.

Ata që heshtën për masakrat e Serbisë, por u ngutën të hapin dosje për çlirimtarët.

Jakup Krasniqi, sot në moshën 74-vjeçare, vazhdon të mbahet në paraburgim, jo për atë që bëri, por për atë që përfaqëson: historinë e lavdishme të një populli, masakrat e të cilit ende nuk kanë gjetur drejtësi, dhe lirinë e një populli të shtypur e të vuajtur që me shekuj ishte lënë në harresë nga bota perëndimore.

I lodhur nga vitet, i rënduar nga mosha, por kurrë i thyer:

Ai është dëshmi e gjallë se liria nuk falet e as nuk fitohet me fjalë, por me burg, me pushkë dhe me jetë.

Ai është turpi i një bote që po gjykon viktimën, ndërsa e përkëdhel kriminelin.

Ai është simbol i asaj që mbështetësit e politikave të Beogradit do ta donin të shlyer: luftën e drejtë të një populli!

Jeta na tregoi se herë është e padrejtë e herë mizore. Këtë më së miri e dëshmon jeta e Jakup Krasniqit, i cili u mbyll në qelitë e ftohta të dy sistemeve të ndryshme:

Dikur nga uniforma jugosllave, sot nga kravata ndërkombëtare.

Dikur sepse kërkoi zërin e lirisë, sot sepse u bë zëri i lirisë!

Prandaj, natyrshëm më vjen pyetja: A jemi të lirë?

Nëse kjo nuk është padrejtësi historike, atëherë çfarë është?

Sa kohë do të qëndrojmë si spektatorë, ndërsa zërat më të fuqishëm të çlirimit mbahen në burg nga një drejtësi që po i shërben narrativës së Serbisë?

Pesha e prangave të Jakup Krasniqit, e mbajtur për këto 15 vite, atë nuk e rrënoi, por do ta rrënojë të ardhmen e Republikës sonë, të formuar nga po ato dy duar që ende i mbajnë prangat e padrejtësisë!

Kjo nuk është thirrje për mëshirë, kjo është thirrje për drejtësi!

Dhe nëse Kosova ende është shtet i pavarur, sovran dhe demokratik, nuk duhet të heshtë.

Sepse sot është ai, nesër mund të jetë fati ynë historik ai që burgoset!

15 vite burg në total.

15 vite në dy botë të ndryshme.

Por të dyja me të njëjtin qëllim: ta heshtin zërin e lirisë!

Por ai nuk heshti. Dhe nuk do të heshtë.

Dhe nëse ne kemi pak ndërgjegje, pak dinjitet dhe pak kujtesë historike as ne nuk duhet të heshtim.

Liria nuk është e plotë derisa i fundit i çlirimtarëve të jetë i lirë.

Kosova nuk do tĂ« ketĂ« qetĂ«si, derisa drejtĂ«sia tĂ« mos e njohĂ« UÇK-nĂ« si atĂ« qĂ« ishte: ushtria e njĂ« populli qĂ« kĂ«rkoi liri.

Historia nuk e fal harresën.

Dhe kombet qĂ« harrojnĂ«, zhduken”./Telegrafi/

The post “15 vjet nĂ« burg, zgjodhi lirinĂ« e popullit, jo lirinĂ« e tij” djali i Jakup Krasniqit me njĂ« dedikim prekĂ«s appeared first on Telegrafi.

Mot kryesisht i qëndrueshëm në Shqipëri

Shqipëria sot do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme, duke sjellë mot të kthjellët në pjesën më të madhe të territorit gjatë orëve të paradites.

Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme, duke sjellë mot të kthjellët në pjesën më të madhe të territorit gjatë orëve të paradites.

Nga mesdita e në vijim priten shtime graduale të vranësirave në zonat kodrinore-malore, të cilat herë pas here do të jenë deri të dendura, veçanërisht në lindje dhe në zonën e Alpeve.

Në këto zona parashikohen reshje shiu me karakter të herëpashershëm, ndërsa në relievet e larta malore nuk përjashtohen shtrëngata të izoluara, por me një kohëzgjatje shumë të shkurtër.

Era do të fryjë nga verilindja në veriperëndim me shpejtësi mesatare deri në 8 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të arrijë shpejtësi nga 10 deri në 17 m/s.

Deti do të jetë i trazuar lehtë, me valëzim që varion nga 2 deri në 3 ballë./tch/

The post Mot kryesisht i qëndrueshëm në Shqipëri appeared first on Telegrafi.

Aksioni në Theth, Rama: Forcat xheniere nuk largohen pa hequr mbeturinën e fundit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar teksa në Theth po zhvillohet aksioni për shembjen e godinës së fundit.

Kryeministri thotĂ« se forcat xheniere nuk largohen nga Thethi pa hequr edhe “mbeturinĂ«n e fundit” siç e quan ai.

“Ka nisur sot nĂ« Theth me mbĂ«shtetjen e forcave tĂ« xhenjos, pastrimi i mbetjeve inerte tĂ« ekzekutimit tĂ« vendimeve nĂ« ngarkim tĂ« 40 subjekteve qĂ« kishin mbjellĂ« mbi 100 ngrehina pa leje – nga ato me mure tek ato me kontruksion metalik e me dru – nĂ« dhunim ekstrem tĂ« ligjit pĂ«r zonat e mbrojtura, tĂ« historisĂ« e tĂ« pejsazhit magjepsĂ«s tĂ« asaj zone dhe tĂ« turizmit qĂ« kanĂ« kultivuar nĂ« vite ata qĂ« kanĂ« sakrifikuar pĂ«r ta bĂ«rĂ« Thethin destinacionin qĂ« Ă«shtĂ« sot. Forcat e xhenjos nuk do tĂ« largohen nga Thethi deri kur tĂ« jetĂ« hequr edhe mbeturina e fundit, ndĂ«rkohĂ« qĂ« mbetet edhe njĂ« godinĂ« masive pĂ«r t’u shembur, qĂ« tĂ« pĂ«rmbyllet ekzekutimi i plotĂ« i vendimeve tĂ« IKMT dhe rikthimi i Thethit nĂ« normalitetin e para kĂ«saj marrĂ«zie kriminale”, ka shkruar Rama nĂ« Facebook.

Ai tutje shtoi se “Ka filluar Rilindja Urbane 2.0 si domosdoshmĂ«ri jetike pĂ«r ShqipĂ«rinĂ« 2030 nĂ« BE”./Telegrafi/

The post Aksioni në Theth, Rama: Forcat xheniere nuk largohen pa hequr mbeturinën e fundit appeared first on Telegrafi.

Ngërçi në Kuvend, sot përpjekja e 47-të për konstituim

Deputetët e Kuvendit do të mblidhen sërish sot, duke filluar nga ora 11:00, në një tjetër përpjekje për ta konstituar legjislaturën e re.

Që nga 15 prilli, Kuvendi ka dështuar plot 46 herë radhazi në zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve, raporton Telegrafi.

Procesi i konstituimit ka mbetur i bllokuar pasi Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit, por kjo kandidaturë nuk ka gjetur përkrahje nga partitë e tjera parlamentare.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, ka propozuar që votimi për kryetaren të zhvillohet në mënyrë të fshehtë, por ky propozim nuk ka arritur të sigurojë shumicën e nevojshme në Kuvend.

Zgjedhjet parlamentare janë mbajtur më 9 shkurt. /Telegrafi/

The post Ngërçi në Kuvend, sot përpjekja e 47-të për konstituim appeared first on Telegrafi.

Moti në Kosovë, temperaturat maksimale deri në 32 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Po ashtu, IHMK njofton se vende-vende priten riga shiu me rrufe gjatë ditës.

Temperaturat minimale do të sillen nga 14 deri në 17°C, kurse maksimale nga  28 deri në 32°C.

Ekspertët mjekësor kanë bërë thirrje që qytetarët të shmangin ekspozimin në diell, dhe të kujdes gjatë kohës sa temperaturat janë të larta./Telegrafi/

 

The post Moti në Kosovë, temperaturat maksimale deri në 32 gradë Celsius appeared first on Telegrafi.

​Klinika e KirurgjisĂ« Torakale nĂ« QKUK avancon me teknologji tĂ« nivelit ndĂ«rkombĂ«tar

Klinika e Kirurgjisë Torakale në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) po shndërrohet në një qendër moderne kirurgjikale, ku inovacioni bashkohet me përkushtimin për kujdesin ndaj pacientit. Me teknologji të përparuara, metoda moderne operative dhe ekip mjekësor të specializuar, kjo klinikë po vendos standarde të reja në trajtimin e sëmundjeve të kraharorit dhe mushkërive në Kosovë.

Që nga viti i kaluar, kanë filluar tri intervenime të reja në Torakale, PECTUS, operacioni me Sentinel-Node dhe fiksimi i brinjëve tek trauma të ndryshme e investime në VATS të ri.

Ndërsa numri më i madh i pacientëve është me sëmundjen e kancerit të gjirit dhe sëmundjet me pragmatikën e gjirit. Vetëm përgjatë periudhës janar-qershor janë bërë gjithsej 329 intervenime në gji.

Drejtori i Kirurgjisë Torakale në QKUK, Nazmi Kolgeci thotë për KosovaPress tregon për operacionet që realizojnë.

“NĂ« KirurgjinĂ« Torakale, numri mĂ« i madh i pacientĂ«ve qĂ« vijnĂ« tek ne Ă«shtĂ« me sĂ«mundjen e kancerit tĂ« gjirit dhe sĂ«mundjet me pragmatikĂ«n e gjirit. Intervenime nĂ« gji janĂ« gjithsej 329. Kemi punuar struma, rreth 11 operacione dhe PECTUS, qĂ« janĂ« bĂ« shtatĂ« operacione. Vitin e kaluar kemi filluar si operacione tĂ« para me kĂ«tĂ« metodĂ« qĂ« domethĂ«nĂ« se kemi arritur qĂ« QeverisĂ« sĂ« KosovĂ«s nga Buxheti i KosovĂ«s tĂ« mos i jepet pĂ«r pacientĂ« qĂ« janĂ« trajtuar jashtĂ« shtetit”, thotĂ« Kolgeci.

Me operacionin Sentinel-Node, është bërë e mundur që rreth 40 pacientë të ruajnë gjirin dhe nyjën limfatike. Ky intervenim, siç thotë Kolgeci bëhet vetëm në QKUK e në Greqi.

“KĂ«tĂ« vit kemi filluar edhe me operacion me Sentinel-Node. Sentinel-Node Ă«shtĂ« njĂ« intervenim kirurgjik qĂ« realizohet tek kanceri i gjirit dhe qĂ« Ă«shtĂ« si gjurmuesi nĂ« nyje limfatike, tĂ« cilat janĂ« tĂ« infiltruara me kancer. Tani me kĂ«tĂ« metodĂ« te disa pacientĂ«, ne e kursejmĂ« edhe gjirin, por kursejmĂ« edhe nyjĂ«n limfatike. KĂ«to intervenime kirurgjike janĂ« njĂ« e arritur mjaft e madhe, pĂ«r arsye se si informacione qĂ« kemi, vetĂ«m nĂ« Greqi bĂ«hen kĂ«to intervenime dhe nĂ« QendrĂ«n Klinike Universitare tĂ« KosovĂ«s. Prej vitit tĂ« kaluar qĂ« jemi lidhur me kĂ«tĂ« metodĂ« e deri tani, Ă«shtĂ« diku rreth tridhjetĂ« e pesĂ« ose katĂ«rdhjetĂ« pacientĂ« qĂ« i kemi realizuar me metodĂ«n Sentinel-i
 Vitin e kaluar po ashtu kemi filluar edhe me njĂ« intervenim tjetĂ«r kirurgjik, Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« fiksimi i brinjĂ«ve tek trauma tĂ« ndryshme”, tregon ai.

Kolgeci është shprehur se ka pasur investime edhe në pajisje medicinale, me PECTUS, në VATS të ri një aparaturë që përmes kamerave operojnë në torakal, aparaturë e fjalës së fundit.

Gjithashtu, Kolgeci ka thënë se ka pasur investime edhe në sallat e operacionit, e salla e dytë është në pritje për tu kompletuar me tavolinë e drita.

“KĂ«to vitet e fundit janĂ« bĂ«rĂ« investime nĂ« pajisje medicinale, me PECTUS qĂ« ka qenĂ«, Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« investime nĂ« VATS tĂ« ri, ngaqĂ« ne e kemi pasur njĂ« VATS, njĂ« aparaturĂ« qĂ« pĂ«rmes kamerave qĂ« operojnĂ« nĂ« torakal, aparatura qĂ« e kemi na Ă«shtĂ« mjaft moderne, ndoshta Ă«shtĂ« e fjalĂ«s sĂ« fundit.

Gjithashtu janĂ« bĂ« investime edhe nĂ« sallat e operacionit. NdĂ«rsa sallĂ«n e dytĂ« jemi duke e prit pĂ«r arsye se kjo sallĂ« Ă«shtĂ« komplet e rinovuar, mirĂ«po akoma nuk e kemi tĂ« pajisur me aparaturĂ«n shtesĂ«, me tavolinĂ«n, dritat dhe gjĂ«rat tjera qĂ« i duhet pĂ«r sallĂ«n e operacionit, po kjo Ă«shtĂ« nĂ« pritje jetĂ« qĂ« shumĂ« shpejt”, Ă«shtĂ« shprehur Kolgeci.

E për listën e pritjes për ndërhyrje kirurgjike, Kolgeci thotë se mbetet relativisht e shkurtër, aq sa është e nevojshme që pacienti të përgatitet me analiza e ekzaminime të tjera.

“Lista e pritjes tek ne pĂ«r kancerin e gjirit, pĂ«r kancerin e mushkĂ«risĂ« ose kancerin e gushĂ«s dhe tumorit malinj qĂ« janĂ« nĂ« regjionin torakal Ă«shtĂ« shumĂ« e shkurtĂ«r aq sa Ă«shtĂ« e nevojshme njĂ« pacient tĂ« pĂ«rgatitet pĂ«r sallĂ« operacionale. Por, kjo listĂ«, kjo pritje Ă«shtĂ« diku nĂ« tri javĂ« deri nĂ« pesĂ« javĂ«, por kjo Ă«shtĂ« kohĂ« nĂ« tĂ« cilĂ«n pacienti duhet tĂ« pĂ«rgatitet vetĂ« me analiza dhe me ekzaminime tĂ« tjera shtesĂ«â€, thekson ai.

Operacioni më i vështirë që kryhet në Kirurgjinë e Torakales, është restrikcioni i mushkërive.

The post ​Klinika e KirurgjisĂ« Torakale nĂ« QKUK avancon me teknologji tĂ« nivelit ndĂ«rkombĂ«tar appeared first on Telegrafi.

Kurti takohet sonte në Prishtinë me ndihmëssekretarin e Shtetit, Brendan Hanrahan

Kryeministri nĂ« detyrĂ« i KosovĂ«s, Albin Kurti, do tĂ« takohet sonte nĂ« mbrĂ«mje nĂ« PrishtinĂ« me Brendan Hanrahan, zyrtar i lartĂ« i Departamentit Amerikan tĂ« Shtetit pĂ«r Çështje Evropiane dhe Euroaziatike.

Kështu ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.

“Kryeministri Kurti do tĂ« takojĂ« sot nĂ« mbrĂ«mje zyrtarin e lartĂ« tĂ« Departamentit amerikan tĂ« Shtetit pĂ«r Çështje Evropiane, Brendan Hanrahan, nĂ« njĂ« darkĂ« pune tĂ« shtruar nga e ngarkuara me punĂ« nĂ« AmbasadĂ«n e Shteteve tĂ« Bashkuara tĂ« AmerikĂ«s nĂ« KosovĂ«, Prattipati”, konfirmoi ai.

Zyrtari i lartĂ« i Departamentit Amerikan tĂ« Shtetit pĂ«r Çështje Evropiane, Brendan Hanrahan, gjatĂ« kĂ«saj jave Ă«shtĂ« takuar edhe me presidenten e KosovĂ«s, Vjosa Osmani, e cila po qĂ«ndron pĂ«r vizitĂ« zyrtare nĂ« SHBA.

Ndryshe, ndihmëssekretari i Shtetit Hanrahan, para mbërritjes në Kosovë, ka vizituar Serbinë, ku është takuar me presidentin Aleksandar Vuçiq. Sipas njoftimit nga presidenca serbe, në takim janë diskutuar temat globale, raportet Serbi-SHBA dhe situata në Ballkanin Perëndimor.  /Telegrafi/

 

The post Kurti takohet sonte në Prishtinë me ndihmëssekretarin e Shtetit, Brendan Hanrahan appeared first on Telegrafi.

Hoti i reagon Osmanit për Marrëveshjen e Uashingtonit: Ti e Kurti nuk e keni zbatuar, po mundoheni ta përvetësoni kur kanë ndryshuar rrethanat politike në SHBA

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka kritikuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani.

Sipas Hotit, presidentja para disa vitesh e quante MarrĂ«veshjen e Uashingtonit, si cenim tĂ« rendit kushtetues dhe rrezik pĂ«r shtetin, ndĂ«rsa sot, ajo e quan “marrĂ«veshje tĂ« mirĂ«â€, transmeton Telegrafi.

Hoti në Facebook, ka shpërndarë deklaratat e Osmanit, ndërsa ka shkruar se kjo nuk është asgjë e re nga ajo, dhe vetëm hipokrizi e radhës.

“Osmani, qĂ« dikur e quante MarrĂ«veshjen e Uashingtonit cenim tĂ« rendit kushtetues dhe rrezik pĂ«r shtetin, sot – pas 5 vitesh – e quan “marrĂ«veshje tĂ« mirĂ«â€ dhe madje pretendon se “e kemi zbatuar”. Kjo Ă«shtĂ« ajo qĂ« ndodh kur fitimi dhe mbajtja e pushtetit bĂ«het mĂ« i rĂ«ndĂ«sishĂ«m se interesi shtetĂ«ror”, ka theksuar Hoti.

Po ashtu, ai ka deklaruar se “MarrĂ«veshja qĂ« dikur e luftonte pĂ«r vota, sot shĂ«rben pĂ«r lavdi tĂ« rreme”.

“Jo, ti e Kurti nuk e keni zbatuar kĂ«tĂ« marrĂ«veshje. E keni luftuar atĂ«. Tani po mundoheni ta pĂ«rvetĂ«soni kur kanĂ« ndryshuar rrethanat politike nĂ« SHBA. Ky Ă«shtĂ« kulmi i mashtrimit politik”, nĂ«nvizoi ai. /Telegrafi/

The post Hoti i reagon Osmanit për Marrëveshjen e Uashingtonit: Ti e Kurti nuk e keni zbatuar, po mundoheni ta përvetësoni kur kanë ndryshuar rrethanat politike në SHBA appeared first on Telegrafi.

“Nuk kĂ«rkojmĂ« hakmarrje, por drejtĂ«si”, familjarĂ«t e Agon Zejnullahut kĂ«rkojnĂ« hetim tĂ« drejtĂ«, tĂ« plotĂ« dhe transparent

“Nuk kĂ«rkojmĂ« hakmarrje por drejtĂ«si”, “Jo dhunĂ«, duam paqe pĂ«r Agonin”, “Agon Zejnullahu u vra nga ata qĂ« duhet tĂ« ishin mbrojtĂ«s, e jo vrasĂ«s”, “Sot s’ka mĂ« heshtje”, “DrejtĂ«si pĂ«r Agonin”, janĂ« disa nga pankartat qĂ« po mbajnĂ« nĂ« duar familjarĂ«t dhe miqtĂ« e Agon Zejnullahut, gjatĂ« protestĂ«s nĂ« Lipjan.

Protesta ka filluar rreth orës 11:00, ku edhe po kërkohet drejtësi për 27-vjeçarin që ka vdekur në rrethana të panjohura gjatë arrestimit nga policia, transmeton Telegrafi.

Në protestë po marrin pjesë numër i konsiderueshëm i qytetarëve, të cilët tashmë janë ndaluar para stacionit të policisë.

Vëllai i Agonit, Alban Zejnullahu, në fjalimin e tij tha se kërkojnë hetim të drejtë për rastin.

“Sot nuk jemi mbledhur pĂ«r urrejtje, sot jemi kĂ«tu pĂ«r tĂ« kĂ«rkuar drejtĂ«si. Sot jemi kĂ«tu pĂ«r Agonin, njĂ« djalĂ«, njĂ« zĂ« qĂ« nuk mund tĂ« heshtet. Jemi kĂ«tu sepse drejtĂ«sia nuk Ă«shtĂ« privilegj por njĂ« e drejtĂ«. KĂ«rkojmĂ« hetim tĂ« drejtĂ«, tĂ« plotĂ« dhe transparent. Ne protestojmĂ« nĂ« mĂ«nyrĂ« paqĂ«sore”, u shpreh ai.

Ai tha se duhet të ketë drejtësi për jetën që nuk është dashur të shuhet.

Pas fjalimit të tij, Alban Zejnullahu ftoi qytetarët të shpërndahen në mënyrë paqësore. /Telegrafi/

The post “Nuk kĂ«rkojmĂ« hakmarrje, por drejtĂ«si”, familjarĂ«t e Agon Zejnullahut kĂ«rkojnĂ« hetim tĂ« drejtĂ«, tĂ« plotĂ« dhe transparent appeared first on Telegrafi.

Osmani: Aleatët tanë amerikanë janë fuqimisht të përkushtuar për anëtarësimin e plotë të Kosovës në Kombet e Bashkuara

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani është duke qëndruar në një vizitë zyrtare në SHBA.

Osmani ka takuar edhe të ngarkuarën me punë të Misionit të SHBA-ve në OKB, Ambasadoren Dorothy Shea.

“MirĂ«njohĂ«se pĂ«r riafirmimin e qartĂ« tĂ« Shteteve tĂ« Bashkuara se Kosova mbetet partner i ngushtĂ« strategjik i SHBA-ve dhe se aleatĂ«t tanĂ« amerikanĂ« janĂ« fuqimisht tĂ« pĂ«rkushtuar pĂ«r anĂ«tarĂ«simin e plotĂ« tĂ« KosovĂ«s nĂ« Kombet e Bashkuara”, ka pohuar presidentja pĂ«rmes njĂ« postimi nĂ« Facebook.

Ajo ka theksuar se në takim kanë diskutuar për avancimin e marrëdhënive strategjike mes dy shteteve.

“NdĂ«r tĂ« tjera, dje nĂ« New York, nĂ« takim me tĂ« ngarkuarĂ«n me punĂ« tĂ« Misionit tĂ« SHBA-ve nĂ« OKB, Ambasadoren Dorothy Shea, diskutuam edhe pĂ«r avancimin e mĂ«tejshĂ«m tĂ« marrĂ«dhĂ«nieve strategjike ndĂ«rmjet KosovĂ«s dhe SHBA-ve”, tha tutje ajo./Telegrafi/

The post Osmani: Aleatët tanë amerikanë janë fuqimisht të përkushtuar për anëtarësimin e plotë të Kosovës në Kombet e Bashkuara appeared first on Telegrafi.

Rasti i Agon Zejnullahut, nis protesta para stacionit të Policisë në Lipjan

Para stacionit të Policisë në Lipjan kanë filluar të mblidhen qytetarë, duke kërkuar drejtësi për Agon Zejnullahun, 27-vjeçarin që vdiq më 7 korrik.

Kjo protestë organizohet nga familjarët dhe miqtë e Agon Zejnullahut, 27-vjeçarit i cili humbi jetën në rrethana ende të paqarta gjatë orëve të para të 7 korrikut, gjatë një intervenimi të policisë për arrestimin e tij.

Albani, vëllai i të ndjerit, ka bërë thirrje publike për pjesëmarrje në këtë protestë, duke theksuar se qëllimi është kërkesa qytetare për drejtësi dhe transparencë.

Sipas tij, institucionet kanĂ« dĂ«shtuar nĂ« detyrĂ«n mĂ« themelore – mbrojtjen e jetĂ«s sĂ« qytetarĂ«ve.

“Le tĂ« jetĂ« kjo hera e fundit qĂ« njĂ« qytetar humb jetĂ«n nga dĂ«shtimi i atyre qĂ« duhet ta mbrojnĂ«,” thuhet nĂ« njoftimin e familjes Zejnullahu.

Protesta është paralajmëruar të jetë paqësore dhe jopolitike, me kërkesën kryesore: zbardhjen e plotë të rastit dhe vënien para drejtësisë të përgjegjësve.

Lidhur me këtë rast, pesë zyrtarë policorë tashmë janë paraqitur para gjykatës dhe janë dërguar në paraburgim për një afat prej një muaji./Telegrafi/

 

The post Rasti i Agon Zejnullahut, nis protesta para stacionit të Policisë në Lipjan appeared first on Telegrafi.

❌