Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Sllovenia legalizon vdekjen e asistuar

Sllovenia legalizoi vdekjen e asistuar pas një referendumi në të cilin shumica e votuesve votuan pro. Parlamenti i vendit miratoi ligjin me 50 vota pro, 34 kundër dhe tre abstenime.

Sipas ligjit të ri, ata që vuajnë nga një sëmundje e pashërueshme, që janë të shëndoshë mendërisht gjendja fizike u shkakton një dhimbje të padurueshme, kanë të drejtë t’i japin fund jetës së tyre. Ata që vuajnë nga sëmundje mendore përjashtohen.

Ligji mund të zbatohet edhe në rastet kur trajtimet nuk ofrojnë ndonjë lehtësim ose përmirësim të arsyeshëm të gjendjes së pacientit.

Pacientët do të duhet t’ia shprehin qëllimin e tyre mjekut të tyre dy herë para se të paraqesin një kërkesë zyrtare që mjeku ia përcjell një komisioni të posaçëm së bashku me mendimin e tij.

Komisioni do të emërojë një mjek të pavarur për të vlerësuar gjendjen e aplikantit dhe një psikiatër për të vlerësuar aftësinë e aplikantit për të marrë një vendim.

Pacientët do të duhet ta gëlltisin ose injektojnë vetë substancën ligjore, dhe punonjësit e kujdesit shëndetësor, nga infermierët dhe mjekët deri te farmacistët, do të kenë mundësinë të refuzojnë pjesëmarrjen në vdekjen e asistuar.

/abcnews.al/

Trump nënshkruan ligjin për kriptomonedhat, premton marrëveshje të reja tregtare

Presidenti amerikan Donald Trump ka nënshkruar legjislacionin e ri për rregullimin e kriptovalutave, duke e cilësuar si një ligj të shkëlqyer.

Po ashtu Trump falënderoi të gjithë të përfshirët në hartimin e ligjit.

Presidenti i SHBA-së la të kuptohej se së shpejti do të ndodhnin zhvillime të rëndësishme në fushën e tregtisë ndërkombëtare.

“Kur të dërgoj dokumentin që thotë se paguani tarifa 35% ose 40%, atëherë kjo është një marrëveshje”, theksoi ai.

/abcnews.al/

Asnjë produkt blegtoral pa faturë/ Denaj: Blerja pa faturë, jo vetëm dëm fiskal, por edhe dëm për sigurinë ushqimore

Ministrja Anila Denaj theksoi domosdoshmërinë për faturën në çdo blerje. Në një intervistë në emisionin “Sheshi i Dollarit” në ABC News, Denaj u shpreh se është shumë e rëndësishme marrja e faturës në çdo blerje. Gjithashtu shtoi se tashmë ka ardhur koha që të kuptohet se të blesh pa faturë nuk është vetëm një dëm fiskal, por edhe një dëm për sigurinë ushqimore.

“Unë dhe ministri kemi qenë në terren dhe evidentuar nga afër nevojë për të këshilluar marrjen e faturës në çdo blerje. Ka ardhur koha që të të gjithë duhet të kuptojnë se të blesh pa faturë nuk është vetëm një dëm fiskal, por është edhe një dëm për sigurinë ushqimore. Pra ne duhet të kuptojmë që në të gjithë zinxhirin e kalimit të një produkti nga fara në tryezë nëse ka faturë, ne ndihmojmë gjurmueshmërinë, ndihmojmë sigurinë ushqimore dhe ndihmojmë në shëndetin tonë publik dhe të kërkosh këtë faturë është detyrim. Ministria e Financave ka marrë përsipër të rishikojë procesin për rimbursimin e fermerit”, tha ajo.

/abcnews.al/

“Skema për të ndërtuar shtëpizat e prodhimit, përpunimit dhe magazinimit”/ Denaj: Synojmë 1000 hektarë sera deri në vitin 2030

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj foli për bujqësinë, agroturizmin dhe sfidat me të cilët përballen këto sektorë, por edhe mbështetjen e madhe të dhënë nga qeveria.

Në emisionin “Sheshi i Dollarit”, në ABC News, Denaj nënvizoi se janë ndërtuar vitet e fundit 122 agroturizma dhe se janë mbështetur 400 pika grumbullimi, megjithatë ka ende nevojë për mbështetje.

Një tjetër sektor që mori vëmendje gjatë intervistës ishte edhe sektori i bujqësisë.

“A jemi në gati sot të jemi dhe të aplikojmë për 150 mijë fermerë, mendoj që jo, por shumë shpejt do të jemi gati Në 2030 do jemi me të njëjtën skemë subvencionesh si ne BE. Janë fonde të përllogaritura për Shqipërinë, janë gati 300 milion euro që presin. Kërkesa për fonde nga fermerët është legjitime. Ne flasim për gati 70 milion euro në vit për subvencione. Kryeministri ka vendosur në fokus skemën kombëtare për mbështetje të bujqësisë. IPARD2 mbylli ciklin e tij në 2023. Unë jam shumë besimplotë që në fund të vitit tjetër ka shanse të larta që hapet. Dhe në këtë kohë qeveria ka vënë fonde. Vitin e kaluar patëm 400 kërkesa. Unë i bëj thirrje të gjithë fermerëve që të aplikojnë për të gjitha nevojat e tyre në thirrje që do të hapen në fund të korrikut. Kanë mundësi të marrin 50 % grant. Ne do të jemi gjithë kohën në terren, skema është për të ndërtuar shtëpizat e prodhimit, përpunimit dhe magazinimit. Nëse ne nuk ndërtojmë më shumë stabilimente të mbarështimit të kafshëve ne atë që na kërkon tregu nuk do e realizojmë dot. Ky proces në katër vitet e ardhshme ka shumë për të arritur”, tha ajo.

/abcnews.al/

Tragjike në ujërat e Shkumbinit, u futën për t’u larë, mbyten dy fëmijë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fushë Labinot, Elbasan. Dy të mitur janë mbytur pasi janë futur në lumin Shkumbin për t’u larë.

Sipas informacioneve paraprake, fëmijët ndërsa ruanin bagëtitë së bashku me një familjare të tyre kishin hyrë në ujë për t’u larë, por rrjedha e fortë dhe mungesa e sigurisë bënë që ata të mos arrinin të dilnin më në breg.

Banorë të zonës dhe forcat e emergjencës që mbërritën aty u përpoqën t’i ndihmonin, por fatkeqësisht, trupat e pajetë të të miturve u gjetën pak më vonë në një kanal të lumit më poshtë. Paraprakisht raportohet se viktimat janë vëllezër, 7 dhe 9 vjeç.

Sipas policisë, trupat e pajetë po transportohen për ekspertizë mjeko-ligjore.

Sakaq grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për sqarimin e plotë të rrethanave.

/abcnews.al/

Shira të dendur në Korenë e Jugut, shkaktojnë përmbytje masive, 4 viktima. Mbi një mijë të evakuuar

Shirat e rrëmbyeshëm i marrin jetën 4 personave ne Koren e Jugut. Mbi 4500 njerëz evakuohen nga përmbytjet. Pasojat nga përmbytjet janë të shumta.

Dhjetëra fluturime u anuluan dhe pati probleme me energjinë elektrike ne disa qytete.

Të paktën katër persona kanë humbur jetën dhe mbi 4500 të tjerë janë evakuuar për shkak të dy ditëve me shira të rrëmbyeshëm në Korenë e Jugut.

Mes viktimave është një person makina e të cilit u mbulua nga grumbuj dheu dhe betoni, pasi muri mbajtës i një mbikalimi u shemb gjatë reshjeve në jug të kryeqytetit Seul.

Ministria tha se tre persona të tjerë vdiqën në rajonet jugore të enjten. Një prej tyre u gjet në një makinë të zhytur në ujë, një tjetër në një përrua dhe një në një bodrum të përmbytur.

Zyrtarët e ministrisë thanë se po hetojnë ende nëse tre vdekjet ishin shkaktuar drejtpërdrejt nga reshjet e rrëmbyeshme.

Reshjet e dendura kanë përmbytur rrugë, kanë ndaluar shërbimet hekurudhore dhe kanë dëmtuar më shumë se 500 objekte në të gjithë vendin, teksa 46 fluturime janë anuluar. Një urë u shemb si pasojë e përmbytjeve, teksa në disa zona pati probleme edhe me energjinë elektrike.

Vendi është ende në alarm, pasi parashikohen reshje të tjera të dendura shiu deri më 19 korrik.

Osmani takon Limajn: Respektimi i afatit kushtetues për konstituimin e Kuvendit, detyrim

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka zhvilluar të premten një takim konsultativ me kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj në kuadër të përpjekjeve për konstituimin e Kuvendit.

Takimi vjen në prag të përfundimit të afatit kushtetues 30-ditor të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese në aktgjykimin e 26 qershorit për konstituimin e Kuvendit.

Presidentja Osmani theksoi se respektimi i këtij afati është detyrim i qartë kushtetues dhe kërkoi veprim në frymën e bashkëpunimit dhe mirëbesimit ndërmjet subjekteve parlamentare, në funksion të interesit qytetar dhe vazhdimësisë demokratike të institucioneve.

Kjo është pjesë e një serie takimesh që presidentja ka zhvilluar me të gjitha partitë parlamentare, me përjashtim të Listës Serbe. Në një konferencë të mbajtur dje, ajo paralajmëroi se javën e ardhshme do t’i drejtohet sërish Gjykatës Kushtetuese për sqarim mbi veprimet që duhet të ndërmerren në rast se Kuvendi nuk konstituohet brenda afatit.

“Ekonomia do t’i rezistojë sanksioneve”/ Ish-presidenti rus: Moska do të shtojë sulmet ndaj Ukrainës

Bashkimi Europian vendosi sanksione të reja ndaj Ukrainës. Veprim ky që ka sjellë edhe reagimin e Rusisë.

Ish-presidenti rus Dmitry Medvedev ka thënë se ekonomia ruse do t’i rezistojë raundit të fundit të sanksioneve dhe se Moska nuk do të tërhiqet por do t’i shtojë sulmet ndaj Ukrainës.

Ndërkohë presidenti i SHBA Donald Trump, më herët deklaroi se do të dërgojë raketa të reja dhe armë përfshirë sisteme mbrojtëse nga raketat Patriot që mund të shkatërrojnë raketat balistike ruse.

/abcnews.al/

Rama: Nëse Shqipëria do ketë qeverinë me ministra dhe kryeministër AI, do të arrijmë në një tjetër nivel

Kryeministri Edi Rama gjatë takimi të zhvilluar me përfaqësues të teknologjisë, zhvillimet e teknologjisë “Në Shqipërinë 2030” janë shumë të rëndësishme”.

Gjithashtu gjatë takimi me përfaqësues të teknologjisë, tha se “Ministrin e Shtetit për inteligjencën artificiale do ta zgjedhim me pjesëmarrjen tuaj”, duke shtuar se nëse do të arrijnë që të krijojnë një model të tillë do të ishte hapi i parë histori që të Shqipëria të jetë e para që të ketë qeverinë me ministra dhe kryeministër AI.

“Ministrin e Shtetit për inteligjencën artificiale do ta zgjedhim me pjesëmarrjen tuaj. Nëse do arrini të krijoni një model që të krijoni inteligjencë artificiale që të zgjedhë një ministër, do të jetë hapi i parë drejt momentit historik, ku Shqipëria do jetë e parë që të ketë qeverinë të tërën me ministra dhe kryeministër AI, aty do të kalojë në një nivel tjetër. Sepse do të punojë AI dhe të gjithë ne të tjerët do bëjmë muhabet për politikën pa pasur mundësi të marrim asnjë vendim”, tha Rama.

/abcnews.al/

“Shqipëria 2030”/ Rama në takim me përfaqësuesit e teknologjisë: Bankat në kushtet e një prapambetje që kërcënon progresin

BERAT- Kryeministri Edi Rama gjatë takimit të tij me përfaqësues të teknologjisë, u ndal tek zhvillimet për “Shqipërinë 2030” si edhe sfidat drejt Bashkimit Europian.

Kryeministri Rama u shpreh se më herët u diskutua lidhur me një hartë veprimesh dhe progresi që ka sjellë bota e re e teknologjisë.

Lidhur me inovacionin dhe zhvillimet teknologjike, Rama u shpreh se sa i përket kësaj fushë, bankat janë në kushtet e një prapambetje që po kërcënon progresin

“Kemi diskutuar të ndjekim një hartë veprimesh dhe do të arrijmë të krijojmë më të mirën duke u bazuar tek progresi që na ka sjellë bota e re e teknologjisë. Ka qenë kënaqësi për të njohur nga afër edhe disa inovatorë. Më prezantuan edhe një dokument të vjetër që ishte tërheqës, për qendrën e mendimit novator dhe ka qenë impresionuese të njiheshim edhe me disa prej jush në aspektin e aktivitetit aktual që si rrjedhojë kanë prodhuar një serë eventesh të tjera që ne do të t’i realizojmë. Fokusi do të jetë në ndërtim turizëm qoftë për të pasur edhe një ballafaqim me bankat e nivelit të dytë dhe BSH, për të përcjellë mesazhin që janë në kushtet e një prapambetje që po kërcënon progresin e sektorit. Pasi i gjithë legjislacioni i nevojshëm është i miratuar dhe të gjitha instrumentet janë në dispozicion  dhe këmbëngulja e bankave për të mos lëvizur më të njëjtin ritëm bëhet një pengesë”, tha ai.

/abcnews.al/

Aksioni për lirimin e plazheve/ Rama: Shtohen hapësirat në bregdetin e Durrësit, më shumë akses gjatë pushimeve verore

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga aksioni për lirimin e plazheve publike në zonën e Shkëmbit të Kavajës.

Nëpërmjet një reagimi në Facebook Rama shprehet se në plazhet publike janë liruar hapësirat duke i ofruar qytetarëve dhe turistëve më shumë akses përgjatë pushimeve verore.

“Shtohen hapësirat e plazheve publike në bregdetin e Durrësit, duke u ofruar qytetarëve dhe turistëve më shumë akses përgjatë pushimeve verore”, tha ai.

Francë/ Zjarri shkakton dëme të mëdha në jug të vendit

Një zjarr i madh pyjor ka shkaktuar dëme të mëdha në Francën jugore, ku më shumë se 1 000 zjarrfikës po luftojnë me flakët rreth qytetit port të Martiguesit, pranë Marsejës.

“Zjarri përfshiu 240 hektarë dhe u përhap jashtëzakonisht shpejt”, njoftoi sot të shërbimi lokal i zjarrfikësve.

Zjarri shpërtheu mbrëmjen e djeshme dhe si masë paraprake, 150 persona u strehuan në ambiente të sigurta dhe të tjerëve iu këshillua të mos largoheshin nga shtëpitë e tyre”, sipas brigadës së zjarrfikësve.

Britani/ Aksidentohet autobusi me nxënës në Minehead, një viktimë dhe dhjetëra të plagosur

Britani- Një aksident ka ndodhur pranë Minehead Somerset. Një autobus me nxënës është aksidentuar, ndërsa po ktheheshin nga një ekskursion ditor.

Sipas policisë, në autobus ndodheshin 60 deri në 70 persona. Fatkeqësisht një fëmijë ka humbur jetën nga përplasja, ndërsa dhjetëra të tjerë janë dërguar në spital për trajti mjekësor.

Në vendngjarje ndërhynë tetë automjete zjarrfikëse, për ekipet emergjence për t’i ardhur në ndihmë të lënduarve.

/abcnews.al/

Sulmi në Kishën në Gaza/ Netanyahu shpreh keqardhjen, pranon se ishte një gabim

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, ka shprehur keqardhjen për sulmin e sotëm të ndodhur në një Kishë Katolike në Gaza, ku mbetën të vrarë tri persona.

Netanyahu e ka cilësuar një “tragjedi”, ndërsa shtoi se ndaj dhimbjen me familjarët e viktimave dhe të plagosurve.

“Izraeli shpreh keqardhje të thellë që një e shtënë e paqëllimshme goditi Kishën e Familjes së Shenjtë në Gaza. Çdo jetë e pafajshme e humbur është një tragjedi. Ne ndajmë dhimbjen e familjeve dhe besimtarëve”, ka thënë ai.

Ndërsa më herët Shtëpia e Bardhë, tha se Donald Trump ka telefonuar kryeministrin Netanyahu, pas sulmit ndaj kishës. Sipas zëdhënëses së Shtëpisë së Bardhë, Caroline Levitt, deklaroi se Netanyahu pranoi se ishte një “gabim”.

/abcnews.al/

❌