❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Australia organizon stërvitjen më të madhe ushtarake ndonjëherë

Stërvitjet më të mëdha të luftës në Australi, Ushtrimi Talisman Sabre, janë duke u zhvilluar dhe pritet të tërheqin vëmendjen e anijeve spiune kineze. Australia lëshoi raketa nga Sistemi i saj i Raketave të Artilerisë me Lëvizshmëri të Lartë M142, i njohur si HIMARS, gjatë ushtrimeve me zjarr të vërtetë në Zonën e Stërvitjes Shoalwater Bay, një hapësirë prej 4,500 kilometrash katrorë në shtetin Queensland.

HIMARS u blenë së fundmi nga SHBA.
“Sot ishte hera e parĂ« qĂ« Ushtria Australiane ka qĂ«lluar me zjarr tĂ« vĂ«rtetĂ« platformat tona me rreze tĂ« gjatĂ« veprimi, tĂ« cilat janĂ« HIMARS, kĂ«shtu qĂ« Ă«shtĂ« njĂ« ditĂ« e jashtĂ«zakonshme”, tha Nick Wilson.

Talisman Sabre filloi në vitin 2005 si një stërvitje e përbashkët dyvjeçare midis SHBA-së dhe Australisë.

Bëhet e ditur se këtë vit, më shumë se 35,000 personel ushtarak nga 19 vende, duke përfshirë Kanadanë, Fixhin, Francën, Gjermaninë, Indinë, Indonezinë, Japoninë, Holandën, Zelandën e Re, Norvegjinë, Papua Guinenë e Re, Filipinet, Korenë e Jugut, Singaporin, Tajlandën, Tongën dhe Mbretërinë e Bashkuar, do të marrin pjesë gjatë tre javëve.

Malajzia dhe Vietnami po marrin pjesë gjithashtu si vëzhgues.

Stërvitja do të zhvillohet gjithashtu në Papua Guinenë e Re, fqinjin më të afërt të Australisë, duke shënuar kështu herën e parë që aktivitetet e Talisman Sabre mbahen jashtë Australisë.

Ndryshe, stërvitja filloi zyrtarisht të dielën me një ceremoni në Sydney.

Presidenti Zelensky propozon zgjatjen e ligjit ushtarak

Volodymyr Zelensky ka propozuar zgjatjen e ligjit ushtarak, raportojnë mediat shtetërore ukrainase. Aktualisht, gjendja ushtarake dhe mobilizimi në Ukrainë do të zgjasin deri më 6 gusht.

Por zgjatja e planifikuar, raporton Suspilne, do të shtonte 90 ditë, duke e çuar deri më 5 nëntor nëse miratohet në parlament.

Parlamenti i Ukrainës votoi për herë të fundit për të zgjatur gjendjen ushtarake më 16 prill, dhe e ka bërë këtë gjatë gjithë luftës. Vendi ka qenë nën gjendje ushtarake që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt 2022.

Rriten helmimet nga alkooli/ Mjekët: Kryesisht të rinjtë, e përziejnë me drogën

Vera shton festat e bashkë me to dhe konsumin e alkoolit.  Abuzimi me sasinë dhe përziera me substanca narkotike ka shtuar  dhe helmimet.

MjekĂ«t nĂ« shĂ«rbimin e ToksikologjisĂ« nĂ« QendrĂ«n Spitalore “NĂ«nĂ« Tereza” nĂ« TiranĂ« thonĂ« se janĂ« nĂ« fluksin e punĂ«s.

“Me rritjen e temperaturave kanĂ« filluar tĂ« rriten dhe rastet toksikologjike. MĂ« shumĂ« intoksikacione nga alkooli, sĂ« bashku dhe substancat e tjera. Rritet sasia e konsumimit tĂ« alkoolit gjithashtu dhe kombinimi me substanca tĂ« tjera, lĂ«ndĂ« narkotike. Alkooli varjon nga birra, vera dhe kokteilet e ndryshme, tĂ« gjitha llojet”, tha mjekja Matilda Kambo.

Pacientët më të shpeshtë që kërkojnë ndihmën e mjekëve toksikologë  janë djem dhe vajza, kryesisht të rinj. Më shumë gjatë fundjavës. Disa prej tyre paraqiten dhe në gjendje të rëndë shëndetësore.

“NĂ« pĂ«rgjithĂ«si gjatĂ« fundjavĂ«s rastet dhe rriten pĂ«r shkak dhe tĂ« festave qĂ« ndodhin dhe nĂ« sezonin veror. Raste qĂ« vijnĂ« nĂ« urgjencĂ«, por duke pĂ«rmendur kĂ«tu dhe rastet qĂ« hospitalizohen pĂ«r shkak tĂ« varĂ«sive tĂ« ndryshme”, shtoi Matilda Kambo.

Mund të vijnë dhe në koma alkoolike. Pra niveli i alkoolit është aq i lartë sa pacienti fillon dhe humbet koshiencën. Duhet të marrë terapi  dhe të dalë nga gjendja. Kryesisht janë të rinj, variojnë moshat 20, 25,  30, 35 vjeç.

Ndërkohë  që  këto kohë temperaturash të larta alkooli  mund të bëhet shkak për  helmime të rënda  mjekët rendisin dhe të tjera  dëmesh që vijnë prej tij.

“Alkooli Ă«shtĂ« drogĂ« si tĂ« gjithĂ« drogĂ«rat e tjera dhe alkooli dĂ«mton.  DĂ«mton organizmin, dĂ«mton zemrĂ«n, dĂ«mton trurin, na plak, demenca e alkoolit, alkooli nuk ka freskon,  alkooli na dehidron dhe na sĂ«mur”, pĂ«rfundoi mjekja.

Të shumtë kanë qenë dhe turistët të cilët për shkak të teprimit me alkoolin  kanë kërkuar ndihmë pranë urgjencës në Qendrën Spitalore Universitare në Tiranë./abcnews.al

Stuhitë e fuqishme dhe përmbytjet përfshijnë Spanjën

Disa zona në Spanjë, përfshirë bregdetin e Katalonjës, Aragonin dhe Castellonin, janë përfshirë nga alarme për stuhi dhe reshje të forta, njofton Associated Press.

Një mesazh paralajmërues u dërgua në telefonat celularë të popullsisë për të paralajmëruar reshjet e rrëmbyeshme.

“Reshjet do tĂ« shoqĂ«rohen me stuhi, erĂ«ra tĂ« forta dhe vetĂ«tima. Shmangni udhĂ«timet kĂ«tĂ« pasdite tĂ« sĂ« shtunĂ«s dhe ndiqni tĂ« gjitha kĂ«shillat”, thuhet nĂ« njoftimin e lĂ«shuar nga agjencia meteorologjike e KatalonjĂ«s

Pamjet nga zjarrfikësit e Katalonjës dhe Qeveria e Castellonit në Valencia kanë treguar për rrugë të përmbytura dhe zona të tjera që janë goditur nga shirat e dendur.

Agjencia kombëtare e motit AEMET ka bërë të ditur se ekzistojnë gjasa të larta për përmbytje të menjëhershme në tetë provinca, përfshirë në Huesca, Teruel dhe Zaragoza, si dhe Barcelonë, Girona, Lleida, Tarragona e Castellón.

Alarmi është luhatur mes nivelit të kuq dhe atij portokalli, dhe pritej të çaktivizohej në mbrëmjen e së shtunës, teksa të gjitha shërbimet lokale dhe rajonale të trenave në Katalonjë u pezulluan për disa orë

Ndër të tjera, një njësi e emergjencave në kuadër të Ushtrisë spanjolle u dislokua në qytetin verilindor të Zaragozës, pas stuhive të forta që shkaktuan përmbytje në gjithë provincën.

Pamjet e publikuara nga Njësia e Emergjencave Ushtarake (UME) kanë shfaqur ekipet e ndërhyrjes duke larguar ujin e tepërt dhe duke vendosur barriera rrugore për të parandaluar përmbytje të mëtejshme.

Ekipet lokale të shpëtimit në Zaragoza nuk kanë raportuar për viktima.

Aksidenti i rĂ«ndĂ« nĂ« autostradĂ«n Tiranë–DurrĂ«s ku humbi jetĂ«n 18-vjeçari, arrestohet i riu nĂ« TiranĂ«

Policia e TiranĂ«s ka vĂ«nĂ« nĂ« pranga njĂ« 19-vjeçar, pĂ«rgjegjĂ«s pĂ«r aksidentin tragjik qĂ« ndodhi ditĂ«n e djeshmĂ« nĂ« autostradĂ«n Tiranë–DurrĂ«s, ku pĂ«r pasojĂ« humbi jetĂ«n njĂ« 18-vjeçar dhe mbeti i dĂ«mtuar pasagjeri tjetĂ«r.

“SpecialistĂ«t e Qarkullimit Rrugor TiranĂ« arrestuan shtetasin D. D., 19 vjeç, pasi ditĂ«n e djeshme, nĂ« autostradĂ«n “Tiranë–DurrĂ«s”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe pĂ«r pasojĂ« automjeti ka dalĂ« nga rruga. Nga aksidenti  ka humbur jetĂ«n pasagjeri, shtetasi E. B., 18 vjeç, banues nĂ« DurrĂ«s, si dhe janĂ« dĂ«mtuar drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri tjetĂ«r, shtetasi E. Sh., 19 vjeç, tĂ« cilĂ«t ndodhen nĂ« spital, nĂ«n kujdesin e mjekĂ«ve”, njofton policia e TiranĂ«s./abcnews.al

I shpallur në kërkim për kultivim të lëndëve narkotike/ Arrestohet 25-vjeçari në Lezhë

Policia e Lezhës ka arrestuar një 25-vjeçar të shpallur më parë në kërkim për kultivim të lëndënve narkotike dhe armëmbajtje pa leje.

“NĂ« vijim tĂ« operacionit policor tĂ« koduar “Koordinata”, tĂ« zhvilluar mĂ« datĂ« 25.05.2025, SpecialistĂ«t pĂ«r Hetimin e Krimeve nĂ« Komisariatin e PolicisĂ« LezhĂ« bĂ«nĂ« tĂ« mundur kapjen e shtetasit tĂ« shpallur nĂ« kĂ«rkim:M. B., 25 vjeç, banues nĂ« VelipojĂ«, ShkodĂ«r, i dyshuar pĂ«r kryerjen e veprave penale “Kultivimi i bimĂ«ve narkotike” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armĂ«ve tĂ« gjuetisĂ« dhe sportive”, tĂ« kryera nĂ« bashkĂ«punim”, njofton policia./abcnews.al

Policia e Shtetit vlerĂ«sohet sĂ«rish pĂ«r masat e marra nĂ« Giro d’Italia dhe nĂ« edicionin e 82-tĂ«, tĂ« Turit Çiklistik tĂ« ShqipĂ«risĂ«

Pas vlerĂ«simit tĂ« parĂ« nga RCS Sport & Events, organizatorja ndĂ«rkombĂ«tare e Giro d’Italia, Policia e Shtetit ka marrĂ« njĂ« tjetĂ«r vlerĂ«sim tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m pĂ«r angazhimin e saj maksimal dhe profesionalizmin nĂ« garantimin e sigurisĂ« gjatĂ« dy eventeve tĂ« mĂ«dha sportive: Giro d’Italia dhe Turi i 82-tĂ« Çiklistik i ShqipĂ«risĂ«.

Presidenti i FederatĂ«s Shqiptare tĂ« Çiklizmit, SkĂ«nder Anxhaku, me porosi tĂ« Presidentit tĂ« Unionit Europian tĂ« Çiklizmit (UEC), Enrico Della Casa, dhe Presidentit tĂ« Unionit NdĂ«rkombĂ«tar tĂ« Çiklizmit (UCI), David Lappartient, i dhuroi Drejtorit tĂ« PĂ«rgjithshĂ«m tĂ« PolicisĂ« sĂ« Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, kaskĂ«n e njĂ« prej çiklistĂ«ve tĂ« ekipit Movistar qĂ« mori pjesĂ« nĂ« Giro d’Italia, si shenjĂ« simbolike mirĂ«njohjeje pĂ«r punĂ«n dhe kontributin e PolicisĂ« Shqiptare.

Takimi u zhvillua në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ku u theksua roli i jashtëzakonshëm i strukturave policore në mbarëvajtjen e të dy garave.

“ËshtĂ« kĂ«naqĂ«si qĂ« ndodhem nĂ« DrejtorinĂ« e PĂ«rgjithshme tĂ« PolicisĂ« sĂ« Shtetit dhe pranĂ« zotit Proda. Ndihem mirĂ« pĂ«r vlerĂ«simet qĂ« janĂ« bĂ«rĂ« nga Federata BotĂ«rore, si pĂ«r Giro d’Italia, ashtu edhe pĂ«r xhiron e ShqipĂ«risĂ«. NjĂ« nga komisarĂ«t mĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m tĂ« gjithĂ« gjykimeve qĂ« ka bĂ«rĂ« nĂ« EvropĂ« dhe nĂ« Ballkan, mĂ« ka thĂ«nĂ« dy fjalĂ« nĂ« VlorĂ« qĂ« mĂ« janĂ« ngulitur nĂ« kokĂ«. Kur erdha, tha, pĂ«r nĂ« ShqipĂ«ri, mĂ« kishin folur jashtĂ«zakonisht, nĂ« kuptimin qĂ« ky shtet ka probleme, por nĂ« organizimin e PolicisĂ« sĂ« Shtetit Ă«shtĂ« njĂ« nga policitĂ« qĂ« mund tĂ« merren shembull nĂ« Ballkan dhe nĂ« EvropĂ«. MĂ« e rĂ«ndĂ«sishmja ishte qĂ« nuk pati asnjĂ« rrĂ«zim. Ky Ă«shtĂ« njĂ« lloj sporti qĂ« ka shumĂ« probleme, me rrezik, dhe u mbyll Giro d’Italia nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« shkĂ«lqyer. Dhe erdhi qershia mbi tortĂ«: xhiroja e ShqipĂ«risĂ«. Ndaj jemi kĂ«tu pĂ«r tĂ« falĂ«nderuar PolicinĂ«, nga punonjĂ«si mĂ« i thjeshtĂ« deri te Drejtori i PĂ«rgjithshĂ«m, zoti Proda. Kemi sjellĂ« njĂ« kaskĂ« tĂ« Giro d’Italia, tĂ« njĂ« prej çiklistĂ«ve tĂ« ekipit Movistar, nĂ« emĂ«r tĂ« Presidentit tĂ« UCI-sĂ«, si njĂ« dhuratĂ« pĂ«r PolicinĂ« Shqiptare”, tha Presidenti i FederatĂ«s sĂ« Çiklizmit, SkĂ«nder Anxhaku.

“Faleminderit, vlerĂ«sim i madh pĂ«r PolicinĂ« e Shtetit. Jam i nderuar tĂ« kem sot nĂ« DrejtorinĂ« e PolicisĂ« Presidentin e FederatĂ«s sĂ« Çiklizmit, zotin Anxhaku. E kam thĂ«nĂ« edhe mĂ« parĂ«: ta shikoje garĂ«n, ishte spektakolare, por tĂ« shĂ«rbeje pĂ«r tĂ« marrĂ« masat e sigurisĂ« qĂ« gara tĂ« zhvillohej, ishte akoma edhe mĂ« spektakolare. FalĂ«nderoj pĂ«r vlerĂ«simin FederatĂ«n e Çiklizmit. ËshtĂ« njĂ« nder i veçantĂ« dhe siguroj qĂ« Policia e Shtetit Ă«shtĂ« e gatshme tĂ« ofrojĂ« shĂ«rbime sigurie pĂ«r çdo lloj aktiviteti sportiv nĂ« vend, jo vetĂ«m pĂ«r çiklizmin”, tha Drejtori i PĂ«rgjithshĂ«m i PolicisĂ« sĂ« Shtetit, Ilir Proda.

NĂ« pĂ«rfundim tĂ« takimit, Anxhaku i ka dorĂ«zuar zyrtarisht Drejtorit tĂ« PĂ«rgjithshĂ«m kaskĂ«n e çiklistit tĂ« ekipit Movistar qĂ« mori pjesĂ« nĂ« Giro d’Italia, si shenjĂ« vlerĂ«simi nĂ« emĂ«r tĂ« drejtuesve tĂ« UEC dhe UCI.

I zhdukur prej gati një muaji/ Familja kërkon ndihmë për gjetjen e 23-vjeçarit: Së fundi ka qenë në Francë

Një 23-vjeçar rezulton i zhdukur prej më shumë se një muaji, ndërsa familjarët kanë bërë kallëzim në Policinë e Memaliajt për ndihmë në gjetjen e tij.

Një grua ka bërë kallëzim në Policinë e Memaliajt, pasi kërkon ndohmë për gjetjen e djalit të saj 23-vjeç. Ajo ka deklaruar se që prej 10 qershorit ka humbur kontaktet me djalin e saj, sipas saj i riu ka qenë së fundmi në Francë, por prej atëherë nuk ka pasur asnjë komunikim me ta.

Policia ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave dhe për gjetjen e të riut./abcnews.al

Korça preferohet edhe për arkeologjinë/ Mijëra turistë vizitojnë Tumën e Kamenicës

Në Korçë sitet arkeologjike po tërheqin gjithnjë e më tepër turistë. Një prej tyre ëshë Tuma e Kamenicës e cila daton prej shekullit të  XII para Krishtit.

Një grup historianësh të antikitetit, mjekësh dhe mësues nga Universiteti i Vjenës dhe Salsburgut kishin planifikur që një vit më parë për ta vizituar. Vizitorët mbetën të befasuar nga jao që panë.

“Punoj nĂ« departamentin e antikitetit nĂ« universitetin e Salsburgut dhe fokusi im janĂ« arkeologjia nĂ«nujore dhe historia e mjekĂ«sisĂ«.  ShumĂ« mbresĂ«lĂ«nĂ«se, mĂ« pĂ«lqeu shumĂ«. NjĂ« zonĂ« shumĂ« e rĂ«ndĂ«sishme kĂ«tu dhe nga sa dĂ«gjova ka njĂ« lidhje mes vendndodhjes dhe TumĂ«s kĂ«tu gjĂ« qĂ« Ă«shtĂ« shumĂ« e rrallĂ«.  ËshtĂ« shumĂ« e rĂ«ndĂ«sishme puna qĂ« Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« kĂ«tu jo vetĂ«m nĂ« anĂ«n e mjekĂ«sisĂ« pra Ă«shtĂ« shumĂ« impresionuese. ShqipĂ«ria Ă«shtĂ« njĂ« vend shumĂ« interesant, jam i lumtur qĂ« jam kĂ«tu.   Kam qenĂ« vite mĂ« parĂ« dhe kam vizituar Butrintin dhe kĂ«tĂ« herĂ« kam parĂ« shumĂ« vende historike dhe arkeologjike”, tha njĂ« turist.

“Vij nga Vjena dhe jam mĂ«suese e latinishtes ndaj jam shumĂ« e interesuar pĂ«r arkeologjinĂ« e Ballkanit.  Ne kemi shumĂ« studentĂ« me origjinĂ« nga vendet e Ballkanit si Maqedonia e Veriut, Bosnja si edhe ShqipĂ«ria ndaj mĂ« shĂ«rben tĂ« kuptoj mĂ« shumĂ« pĂ«r vendet nga ata vijnĂ«. Mendoj qĂ« Ă«shtĂ« shumĂ« interesante dhe keni bĂ«rĂ« njĂ« punĂ« shumĂ« tĂ« mirĂ« nĂ« mĂ«nyrĂ«n sesi e prezantoni historinĂ« tuaj. Mendoj qĂ« Ă«shtĂ« ende duke u zhvilluar dhe ajo qĂ« i shkrova bashkĂ«shortit tim dje Ă«shtĂ« qĂ« jam shumĂ« kurioze sesi do tĂ« duket pas 10 vitesh ndaj shpresoj tĂ« vijmĂ« pas 10 vitesh pĂ«r ta pare”, u shpreh njĂ« turiste.

“Kemi 2-3 ditĂ« qĂ« kemi ndĂ«rmarrĂ« kĂ«tĂ« tur dhe kemi parĂ« TiranĂ«n dhe ShkodrĂ«n. Jemi duke vizituar sitet antike dhe prehistorike dhe ky vend Ă«shtĂ« shumĂ« i pasur. Jam mĂ«suese e latinishtes dhe anglishtes nĂ« VjenĂ«, Austri. Kemi njĂ« program shumĂ« tĂ« ngjeshur, kemi parĂ« gĂ«rmimet e Linit ishte njĂ« pamje shumĂ« e bukur nĂ« liqen.  ËshtĂ« mahnitĂ«se, kemi qenĂ« mĂ« herĂ«t nĂ« njĂ« tur nĂ« Bullgari dhe aty kemi parĂ« tuma tĂ« ngjashme, çka mĂ« kujton disi atĂ« kulturĂ«.   Interesi im kryesor Ă«shtĂ« kultura romake dhe mĂ« pĂ«lqeu shumĂ« rruga Egnatia nĂ« Elbasan, por mendoj qĂ« ky muze kĂ«tu Ă«shtĂ« shumĂ« informues, dhe i mbajtur shumĂ« mire”, shtoi njĂ« tjetĂ«r.

Në Tumën e Kamenicës  ndërtuar në shekullin e 12 para erës së re deri  tani janë zbuluar 400 skelete njerëzore të asaj periudhe dhe rreth 3500 objekte arkeologjike. Ajo përfaqëson monumentin më të madh mortor të zbuluar në Shqipëri./abcnews.al

Aksident në aksin Qafë Mali- Fierz/ Turisti kroat rrëzohet nga motomjeti dhe përfundon në spital

NjĂ« aksident ka ndodhur mesditĂ«n e kĂ«saj tĂ« diele, rreth orĂ«s 12:25, nĂ« aksin rrugor ” QafĂ« Mali- Fierz “, ku turisti kroat  D. J., dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe si pasojĂ« motomjeti Ă«shtĂ« rrĂ«zuar. Turisti Ă«shtĂ« dĂ«rguar pĂ«r mjekim nĂ« Spitalin e PukĂ«s, jashtĂ« rrezikut pĂ«r jetĂ«n.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./abcnews.al

Qytetet marrin “frymĂ«â€/ NjĂ« javĂ« nga porosia e RamĂ«s, vijon lirimi i hapĂ«sirave publike

Nga plazhet tek pallatet. Një javë nga porosia e kryeministrit, hapësirat publike po lirohen nga ndërtimet pa leje. Në Golem të Kavajës, Policia ka ndërhyrë në një hapësirë e përshtatur si biznes nga dy qytetarët, të cilët tashmë akuzohen për Pushtim të Tokës.

Kurse në Tiranë, Policia ka liruar një hapësirë pallatesh e cila prej kohësh ishte kthyer vendparkim automjetesh. Nën hetim është vendosur autori 39-vjeçar në rrugën Medar Shtylla, kurse automjetet e parkuara u hoqën me karrotrec.

Nga ana tjetër, edhe Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka filluar menjëherë zbatimin e porosisë së kryeministrit Rama për ndërtimet pa leje.

Në një deklaratë zyrtare, institucioni përgjegjës për energjinë paralajmëron se nuk do të pranohet asnjë kërkesë e re për lidhje të energjisë me çdo ndërtesë pa leje apo dhe ato me probleme.

“OSHEE Ă«shtĂ« angazhuar pĂ«r tĂ« forcuar kontrollin dhe pĂ«r tĂ« mos lejuar asnjĂ« lidhje tĂ« re me rrjetin elektrik pĂ«r ndĂ«rtimet qĂ« nuk pĂ«rmbushin kriteret ligjore. VĂ«mendje e veçantĂ« do t’u kushtohet kĂ«rkesave pĂ«r lidhje tĂ« reja, me qĂ«llim qĂ« tĂ« shmangen çdo pĂ«rpjekje pĂ«r tĂ« anashkaluar ligjin. OSHEE nuk do tĂ« pranojĂ« kĂ«rkesat pĂ«r lidhje me energji elektrike tĂ« ndĂ«rtesave pa leje ndĂ«rtimi ose qĂ« nuk kanĂ« zbatuar kushtet e lejes ndertimit.”

Në kuadër të këtij aksioni, OSHEE ka filluar kontrollet në territor në bashkëpunim me IMT dhe Policinë e strukturat përgjegjëse, pas porosive të kryeministrit kundër ndërtimeve pa leje.

Dy ditë më parë, në një mbledhje me ministra e kryebashkiakë në Durrës, kryeministri Rama si një nga masat për parandalimin e ndërtimeve pa leje, kërkoi ndalimin e furnizimit me energji elektrike dhe ujë për çdo ndërtim pa leje./abcnews.al

 

FIFA “mbulon” BotĂ«rorin/ Temperaturat e larta nĂ« SHBA ndikuan lojtarĂ«t dhe tifozĂ«t

Për ndeshjet në fushë dhe tribuna, golat dhe spektaklin nuk mund të thuhet asgjë. Botërori për Klube i kishte të gjitha këto komponentë që e bëjnë futbollin sportin më të dashur në botë.

Por disa zgjedhje të FIFA lenë vend për diskutime. Mbi të gjitha stadiumet e zgjedhur për ndeshjet, shumë prej tyre të krijuar për futbollin amerikan, pra të pambuluar dhe në dorë të kushteve atmosferike. Temperaturat e larta e bënë të skajshme lodhjen e lojtarëve dhe qëndrimin e tifozëve në tribuna, ndërsa disa ndeshje u ndërprenë për shkak të alarmit për stuhi.

Një mësim për FIFA në prag të finaleve të Kupës së Botës 2026 që do të zhvillohet sërish në SHBA, Meksikë dhe Kanada.

“Çdo kritikĂ« Ă«shtĂ« njĂ« burim pĂ«r ne, pĂ«r tĂ« studiuar dhe analizuar se çfarĂ« mund tĂ« bĂ«jmĂ« mĂ« mirĂ«. Sigurisht, temperaturat e larta ishin njĂ« sfidĂ«. Ndalesat e lojĂ«s pĂ«r freskimin e lojtarĂ«ve janĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme. Do tĂ« shohim se çfarĂ« mund tĂ« bĂ«jmĂ« tjetĂ«r, por kemi stadiume tĂ« mbuluar dhe do t’i pĂ«rdorim pĂ«r ndeshjet e vitit tĂ« ardhshĂ«m”, tha Xhani Infantino.

Pavarësisht këtyre kritikave, Xhani Infantino e cilësoi Botërorin për Kluve si turneun me më shumë sukses në botë.

“Kemi dĂ«gjuar se ky turne nuk do tĂ« funksiononte financiarisht. QĂ« askush nuk do tĂ« ishte i interesuar, por deri tani kemi gjeneruar 2.1 miliard dollarĂ« fitime. Kjo do tĂ« thotĂ«, njĂ« mesatare prej 33 milion dollarĂ« pĂ«r ndeshje. AsnjĂ« tjetĂ«r turne pĂ«r klube nuk i afrohet kĂ«saj shifre”,  shoi Xhani Infantino.

Presidenti i FIFA hodhi poshtë zërat për ndryshimin e formatit të Botërorit të Klubeve për edicionin e tij të dytë në vitin 2029./abcnews.al

“Shkolla Verore 2025”, kryeministri Rama: Mbi 1000 fĂ«mijĂ« pĂ«rfshihen nĂ« njĂ« eksperiencĂ« edukative dhe argĂ«tuese

Kryeministri Edi Rama ka ndarĂ« sot nĂ« rrjetet sociale detaje mbi programin “Shkolla Verore 2025”, njĂ« iniciativĂ« qĂ« ka pĂ«rfshirĂ« mbi 1000 fĂ«mijĂ« nga klasa e parĂ« deri nĂ« tĂ« pestĂ«n nĂ« njĂ« eksperiencĂ« edukative dhe argĂ«tuese.

Në aktivitet janë përfshirë 10 shkolla në Tiranë, Kamëz dhe Durrës, ndërsa në zbatimin e programit janë angazhuar 150 profesionistë, mësues, psikologë, oficerë sigurie dhe punonjës socialë si dhe 100 të rinj vullnetarë nga gjimnazet.

Sipas Kryeministrit, programi ka sjellë një gamë të gjerë aktivitetesh si art, zeje, kodim, gjuhë të huaj, sport dhe projekte krijuese, me fokus të veçantë tek pasioni për librin dhe leximi.

“NjĂ« eksperiencĂ« edukative dhe argĂ«tuese pĂ«r mĂ« shumĂ« se 1000 fĂ«mijĂ« nga klasa I-V. 10 shkolla pjesĂ«marrĂ«se nĂ« TiranĂ«, KamĂ«z dhe DurrĂ«s, 150 profesionistĂ«, mĂ«sues, psikologĂ«, oficerĂ« sigurie dhe punonjĂ«s socialĂ« dhe 100 tĂ« rinj vullnetarĂ« nga gjimnazet tĂ« angazhuar nĂ« kĂ«tĂ« projekt. Programi solli art, zeje, kodim, gjuhĂ« tĂ« huaj, sport, projekte dhe mbi tĂ« gjitha pasion pĂ«r librin”, ka shkruar kryeministri.

/abcnews.al

 

Pushimet verore tĂ« shqiptarĂ«ve/ PreferojnĂ« t’i kalojnĂ« nĂ« Greqi dhe Turqi, emigrantĂ«t zgjedhin jugun

Turqia dhe Greqia qëndrojnë në krye të listës së shqiptarëve që duan të kalojnë pushimet e verës jashtë vendit. Një gjë të tillë e konfirmojnë operatorët turistikë, pasi kërkesat për këto dy vende kanë qenë të larta.

“Greqia pĂ«r shkak se Ă«shtĂ« afĂ«r ofron plazhe shumĂ« tĂ« bukura dhe ke mundĂ«si tĂ« zgjedhĂ«sh nga apartamentet deri tek vilat luksoze. Gjithashtu Turqia tĂ« ofron se i ke tĂ« gjitha tĂ« pĂ«rfshira dhe nuk e ke mendjen mĂ« se çfarĂ« do shpenzosh mĂ« pak”, tha operatorja turistike Fjorida Zani.

Për një përvojë ndryshe jashtë vendit të kërkuara janë gjithashtu edhe destinacione të tjera evropiane deri tek vendet më të largëta.

“Dhe pastaj Ă«shtĂ« edhe Spanja shumĂ« e kĂ«rkuar. Edhe Italia ka pasur goxha kĂ«rkesa sidomos Sicilia sepse ka fluturime direkt dhe çmimet janĂ« tĂ« lira. Vendet e largĂ«ta, Zanzibari, Maldivet qĂ« mĂ« shumĂ« i kĂ«rkojnĂ« çiftet. Minimalisht shkojnĂ« 1500 dhe 2 mijĂ« euro personi. Dubai ka dy linja direkte dhe shqiptarĂ«t po e zgjedhin. Kemi shqiptarĂ« qĂ« shkojnĂ« me grupe pothuajse çdo javĂ«â€, shtoi operatorja turistike.

Dy muajt më të nxehtë të verës janë më të preferuarit nga shqiptarët për të pushuar.

“Piku Ă«shtĂ« korriku dhe gushti, por edhe shtatori nuk mbetet pas sepse ka goxha, klima Ă«shtĂ« e mirĂ«. Çmimet janĂ« mĂ« tĂ« lira nĂ« disa destinacione dhe ka shumĂ« kĂ«rkesa sidomos nga mosha e tretĂ«â€, tha Fjorida Zani.

Sa i përket rezervimeve brenda vendit, emigrantët shqiptarë që kthehen në atdhe preferojnë bregdetin e Jonit.

“FillojnĂ« nga Vlora nĂ« SarandĂ« qĂ« janĂ« kĂ«rkesat e emigrantĂ«ve shqiptarĂ« pĂ«r tĂ« vizituar ShqipĂ«rinĂ«, kryesisht pĂ«r plazh. Por ka edhe nga ata qĂ« zgjedhin malin, Thethin apo LuginĂ«n e ValbonĂ«s pĂ«r njĂ« fundjavĂ«â€, pĂ«rfundoi Fjorida Zani.

Numri i shqiptarëve që udhëtojnë ka ardhur duke u rritur vitet e fundit, ndërsa rekordi u thye vitin e kaluar mbi 4.4 milion udhëtime brenda dhe jashtë vendit, pjesa më e madhe e tyre me qëllim për të pushuar.

/abcnews.al

Botërori i jep trofeun, Chelsea-Paris PS është finalja e madhe e klubeve në SHBA

Ja mbërritëm edhe këtij fundi.

Kupa e BotĂ«s pĂ«r Klubet nĂ« Shtetet e Bashkuara tĂ« AmerikĂ«s do tĂ« luajĂ« sot aktin e saj tĂ« mbramĂ«, pikĂ«risht finalen e madhe mes Çelsit e Paris SG.

Këto dolën skuadrat më të denja për trofeun, ndonëse Blutë e Londrës patën një rrugë më të thjeshtë përballë Benfikës, Fluminenses e Palmeirasit, ndërsa parizienët u desh të përplaseshin që në grup me Atletikon e Madridit, pastaj me Bajernin e Realin në fazën më eliminim direkt.

Kush do t’ia dalĂ« sot nĂ« orĂ«n 21:00 stadiumin “Metlajf” nĂ« Nju Xhersi?

Parashikimet thonë PSG, ndonëse historia e futbollit bën thirrje për kujdes, dhe se asnjëherë nuk i dihet.

Një lajm shumë i mirë për londinezët ishte që Moises Kaisedo u kthye në stërvitje 72 orë përpara finales.

Po flasim për mesfushorin më të mirë të ekipit, që u dëmtua ndaj Fluminenses.

Pritet që edhe mesfushori tjetër, Romeo Lavia, të ketë shanse për të luajtur, ndonëse kjo ende nuk është 100 për qind e sigurt, ndërsa Badiashile nuk besohet se përgjigjet në apel.

Trajneri Enzo Mareska duhet të vendosë nëse do ta ketë sërish në formacion brazilianin e ri, Zhoao Pedro, që shënoi ndaj Fluminenses, apo do ta ulë në stol për Liam Delapin, që ishte i pezulluar në gjysmëfinale kundër Palmeirasit.

Bashkë me të kthehet nga pezullimi edhe Koluill. Mungesa ka dhe këto janë tre: Madueke, Gitens dhe Estevao.

Edhe kampionët e Europës kanë minuse. Mbrojtësit Uilliam Paço dhe Lykas Ernandez janë të pezulluar për të dytën ndeshje pasi morën të kuq ndaj Bajernit.

Usman Dembele të paktën është në gjendje për lojë, pasi ishte në fushë 60 minuta kundër Realit, edhe pse mori goditje kundër bavarezëve.

Trajneri Luis Enrike tregon se me çfarë filozofie do të luhet finalja.

“Bravo, bravo. Ne e pĂ«rfunduam sezonin nĂ« mĂ«nyrĂ«n mĂ« tĂ« mirĂ« tĂ« mundshme. Ne kemi njĂ« ekip me 11 yje. Ky Ă«shtĂ« futbolli. Pra 11 yje. Ne nuk duam vetĂ«m njĂ« yll, ne duam 11. Kaq kemi nĂ« kĂ«tĂ« moment. Madje, unĂ« do tĂ« thoja 13, 14 apo 15. Ky Ă«shtĂ« grupi qĂ« kemi. Ky ishte premtimi qĂ« I bĂ«mĂ« klubit, qĂ« ne do tĂ« kishim 11 apo 15 yje. Pra ylli kryesor Ă«shtĂ« skuadra, dhe tifozĂ«t tanĂ« e kuptojnĂ« kĂ«tĂ«. Edhe tek tifozĂ«t nuk ka njĂ« yll tĂ« vetĂ«m, qĂ« tĂ« gjithĂ« ata janĂ« yje. Ata na mbĂ«shtesin sĂ« bashku. KĂ«tĂ« gjĂ« e kemi kĂ«rkuar dhe e kemi realizuar qĂ« nga dita e parĂ« qĂ« kam ardhur nĂ« Paris, dhe kjo pĂ«rfaqĂ«son klubin tonĂ«â€, tha Luis Enrike.

Dy ekipet kanë luajtur 8 ndeshje gjithsej, me 3 fitore të PSG-së, tre barazime dhe dy fitore të anglezëve.

NĂ« katĂ«r sfidat e fundit, Çelsi nuk ka mundur tĂ« arrijĂ« asnjĂ« sukses./abcnews.al

 

Presidenti Begaj takohet në Ohër me liderin e BDI-së, Ali Ahmeti: Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, faktor shtetformues

Presidenti i RepublikĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ«, Bajram Begaj, ka shpĂ«rndarĂ« njĂ« mesazh nĂ« platformĂ«n “X”, ku shpreh kĂ«naqĂ«sinĂ« pĂ«r takimin nĂ« OhĂ«r me liderin e BDI-sĂ«, Ali Ahmeti.

Në deklaratën e tij, kreu i shtetit thekson rolin vendimtar të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut si faktor shtetformues dhe kontribuues të rëndësishëm për paqen, stabilitetin dhe integrimin euroatlantik të vendit.

“Me Ali Ahmetin Ă«shtĂ« gjithmonĂ« kĂ«naqĂ«si tĂ« takohesh e tĂ« ndash mendime. ShqiptarĂ«t nĂ« MaqedoninĂ« e Veriut janĂ« faktor vendimtar shtetformues dhe mbĂ«shtetĂ«s tĂ« palĂ«kundur tĂ« rrugĂ«s Euroatlantike tĂ« vendit, duke dĂ«shmuar ngahera pĂ«rkushtim ndaj paqes, stabilitetit, bashkĂ«jetesĂ«s dhe vlerave demokratike”, ka shkruar Presidenti Begaj.

Me Ali Ahmetin është gjithmonë kënaqësi të takohesh e të ndash mendime.

Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut janë faktor vendimtar shtetformues dhe mbështetës të palëkundur të rrugës Euroatlantike të vendit, duke dëshmuar ngahera përkushtim ndaj paqes, stabilitetit, bashkëjetesës
 pic.twitter.com/zxUJEDpdCX

— Bajram Begaj (@BajramBegajAL) July 13, 2025

24 të vrarë pranë një pike ndihmash në Gaza

Spitali Nasser në jug të Gazës ka raportuar se 24 persona janë vrarë pranë një pike shpërndarjeje ndihmash humanitare. Sipas dëshmitarëve palestinezë që ndodheshin në vendngjarje, forcat izraelite hapën zjarr ndaj civilëve që po përpiqeshin të siguronin ushqim të shtunën.

Nga ana tjetër, Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) kanë deklaruar se nuk ka të dhëna për persona të plagosur nga ana e tyre në atë zonë. Një zyrtar ushtarak izraelit tha se ka pasur të shtëna paralajmëruese për të shpërndarë turmën, e cila sipas IDF-së, përbënte një kërcënim.

As pretendimet e dëshmitarëve palestinezë dhe as deklaratat e ushtrisë izraelite nuk janë verifikuar në mënyrë të pavarur. Izraeli nuk lejon hyrjen e mediave ndërkombëtare, përfshirë BBC-në, në Rripin e Gazës.

Pamjet qĂ« BBC ka parĂ« mĂ« vonĂ« gjatĂ« sĂ« shtunĂ«s tregojnĂ« disa trupa tĂ« mbuluar me çanta plastike nĂ« oborrin e spitalit Nasser, tĂ« rrethuar nga infermierĂ« dhe njerĂ«z me rroba tĂ« pĂ«rgjakura. NĂ« njĂ« tjetĂ«r video, njĂ« burrĂ« tregon se njerĂ«zit po prisnin pĂ«r ndihma kur u qĂ«lluan pĂ«r rreth pesĂ« minuta. NjĂ« punonjĂ«s i emergjencĂ«s akuzoi forcat izraelite pĂ«r “vrasje me gjakftohtĂ«si”.

Agjencia e lajmeve Reuters tha se ka folur me dëshmitarë që përshkruan njerëz të qëlluar në kokë dhe në pjesën e sipërme të trupit.

❌