Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Si i ‘mashtroi’ Porto tifozët me transferimin e yllit holandez, të gjithë në stadium mbetën të shtangur

Në një epokë ku informacioni rrjedh me shpejtësi të madhe dhe zbulimet për transferimet janë të zakonshme, Porto ka befasuar të gjithë me një lëvizje të fshehtë.

Klubi portugez priti Atletico Madridin në stadiumin “Dragao”, dhe askush nga mijëra tifozët në tribuna nuk kishte dijeni për surprizën që do të vinte.

Përpara fillimit të ndeshjes, Porto prezantoi zyrtarisht skuadrën për sezonin e ri, dhe në fund njoftoi se Luuk de Jong ishte lojtari më i ri i ekipit.

🚨 Porto scheduled Luuk de Jong’s medical tests as a handball player so the information wouldn’t leak. 😅

Only the club board members knew about his surprise presentation.

@ojogo pic.twitter.com/Pb7srzA0YB

— The Touchline | 𝐓 (@TouchlineX) August 4, 2025

Tifozët fillimisht mbetën të tronditur kur panë sulmuesin 34-vjeçar holandez me fanellën e Portos, por menjëherë shpërthyen në entuziazëm.

Sipas “O Jogo”, Porto ia doli ta mbante sekret transferimin falë një lëvizjeje shumë të zgjuar gjatë vizitës mjekësore të lojtarit.

🚨 Porto scheduled Luuk de Jong’s medical tests as a handball player so the information wouldn’t leak. 😅

Only the club board members knew about his surprise presentation.

@ojogo pic.twitter.com/Pb7srzA0YB

— The Touchline | 𝐓 (@TouchlineX) August 4, 2025

Ata regjistruan ekzaminimin mjekësor të De Jong si të një lojtari të hendbollit, duke shmangur çdo dyshim dhe rrjedhje informacioni.

Madje as Fabrizio Romano, burimi më i besuar për lajmet e merkatos, nuk kishte asnjë dijeni për këtë lëvizje surprizë të Portos. /Telegrafi/ 

The post Si i ‘mashtroi’ Porto tifozët me transferimin e yllit holandez, të gjithë në stadium mbetën të shtangur appeared first on Telegrafi.

Real Madridi mund të detyrohet të shes Rodrygon për një shumë më të vogël se 100 milionë euro

Real Madridi ka vendosur çmimin për shitjen e Rodrygos.

Sipas ESPN, “Los Blancos” kërkojnë plot 100 milionë euro për të lënë të lirë anësorin brazilian.

Megjithatë, në rast se nuk arrijnë ofertë në këtë vlerë, klubi mund të detyrohet ta pranojë një propozim prej 80 milionë eurosh.

Rodrygo po shqyrton seriozisht një largim nga “Santiago Bernabeu”, për herë të parë që kur iu bashkua Realit.

Skuadra më e interesuar për momentin është Tottenham Hotspur, që ka nisur kontaktet fillestare me përfaqësuesit e lojtarit.

Edhe Arsenal është në garë, ndërsa interesim ka ardhur edhe nga disa klube të Ligës Saudite.

Për momentin, nuk ka negociata zyrtare, por largimi i Rodrygos është gjithnjë e më pranë. /Telegrafi/

The post Real Madridi mund të detyrohet të shes Rodrygon për një shumë më të vogël se 100 milionë euro appeared first on Telegrafi.

Jose Mourinho po kërkon transferimin e një ylli nga Man Utd

Trajneri i Fenerbahçes, Jose Mourinho, ka vënë në shënjestër një nga talentët më të mëdhenj të Manchester United, Alejandro Garnacho.

Sipas mediave turke, klubi nga Stambolli po përgatit një ofertë zyrtare prej 45 milionë eurosh për sulmuesin argjentinas të krahut.

Garnacho, 20-vjeçar, ka qenë titullar i rregullt sezonin e kaluar, por raportimet nga Anglia thonë se ai nuk është në planet afatgjata të trajnerit të ri, Ruben Amorim.

Në sezonin 2024/25, ai luajti në 58 ndeshje në të gjitha garat, duke realizuar 11 gola dhe duke dhënë 10 asistime, një bilanc mbresëlënës për moshën e tij.

Përveç interesimit nga Fenerbahçe, për Garnachon kanë shprehur interes edhe skuadra të tjera të mëdha evropiane si Chelsea dhe Napoli.

Megjithatë, turqit shpresojnë se prania e Jose Mourinhos në krye të pankinës mund të jetë faktori që do ta bindë lojtarin të transferohet në Stamboll.

Rreth të ardhmes së tij pritet të ketë zhvillime gjatë kësaj jave, derisa te United po presin shitjen e argjentinasit. /Telegrafi/

The post Jose Mourinho po kërkon transferimin e një ylli nga Man Utd appeared first on Telegrafi.

Sesko pajtohet për transferimin, klubi anglez po e finalizon transferimin e sllovenit

Newcastle United po lëviz me shpejtësi për të siguruar nënshkrimin e Benjamin Seskos, sulmuesit të RB Leipzig, raportoi Daily Mail.

Klubi anglez është inkurajuar pasi lojtari ka shprehur hapur interesin për t’u bashkuar me “Magpies”.

Sesko është objektivi kryesor ofensivë i Newcastle këtë verë dhe klubi tashmë ka nisur negociatat me Leipzig për një marrëveshje që pritet të kapë shifrën e rreth 70 milionë funte.

Bisedimet mbi strukturën e pagesës kanë nisur gjatë fundjavës dhe drejtuesit e Newcastle synojnë ta përmbyllin marrëveshjen brenda 24 orëve të ardhshme.

Qëllimi i tyre është ta kenë sulmuesin slloven në dispozicion para ndeshjes hapëse të sezonit të Ligës Premier ndaj Aston Villas.

Ndërkohë, Manchester United mbetet në garë për lojtarin 22-vjeçar, por nuk ka dorëzuar ende një ofertë zyrtare.

Ende nuk është e qartë nëse Sesko ka preferencë të qartë mes dy klubeve, megjithëse burimet afër tij sugjerojnë se të gjitha opsionet janë të hapura.

Garë e fortë për një nga talentet më premtues të Evropës, që pritet të vendosë së shpejti për të ardhmen e tij. /Telegrafi/

The post Sesko pajtohet për transferimin, klubi anglez po e finalizon transferimin e sllovenit appeared first on Telegrafi.

Igor Angelovski pranë stolit të Prishtinës, kryeqytetasit në bisedime të avancuara me ish-trajnerin e Maqedonisë së Veriut

FC Prishtina është në kërkim të trajnerit të ri pas largimit të Arsim Thaqit.

Pozitën e trajnerit të përkoshëm në klubin kryeqytetas e ka marrë Blerim Bunjaku, i cili ishte ndihmës i Thaqit të larguar.

Burime të Telegrafit pranë klubit prishtinas kanë raportuar se kandidati kryesor për ta marrë rolin e trajnerit te Prishtina është një emër me përvojë të madhe në arenën ndërkombëtare, Igor Angelovski.

Klubi më i trofeshëm kosovar ka zhvilluar bisedime me trajnerin maqedonas dhe gjasat janë të mëdha që ai të marrë drejtimin e klubit në ditët në vijim.

Kush është Igor Angelovski?

I lindur në Shkup më 2 qershor 1976, Angelovski është një nga trajnerët më të njohur në futbollin e Maqedonisë së Veriut, me një karrierë që shtrihet nga futbolli vendor e deri te kombëtarja.

Ai e nisi karrierën si trajner me Rabotnickin, duke fituar titullin kampion dhe dy Kupa të Maqedonisë, për t’u ngjitur shpejt në skenën ndërkombëtare. Kulmi i suksesit të tij erdhi me përfaqësuesen e Maqedonisë së Veriut, të cilën e drejtoi në një epokë historike, duke e kualifikuar për herë të parë në Kampionatin Evropian Euro 2020, një sukses që i dha vendin prestigjin futbollistik të munguar deri atëherë.

Pasi përfundoi misionin me përfaqësuesen, Angelovski provoi aventurën me HNK Gorica në Kroaci dhe më pas me Caspiy Aqtau në Kazakistan, ndërsa tani është shumë pranë rikthimit në një bankinë serioze, këtë herë në Superligën e Kosovës.

FC Prishtina nën tranzicion – Blerim Bunjaku në rolin e përkohshëm

Pas largimit të Arsim Thaqit, stervitjet momentalisht janë marrë përsipër nga ndihmëstrajneri Blerim Bunjaku, i cili do të udhëheqë përgatitjet e skuadrës derisa të zyrtarizohet emri i trajnerit të ri.

Burime të Telegrafit konfirmojnë se negociatat me Angelovskin janë në fazën përfundimtare, dhe një marrëveshje mund të konkretizohet shumë shpejt, pasi vetë tekniku shihet si profili ideal për objektivat ambiciozë të klubit, rikthimi në majat e futbollit kosovar dhe sukses në arenën ndërkombëtare.

Nëse zyrtarizohet, Igor Angelovski do të jetë trajneri më i njohur që ka drejtuar ndonjëherë FC Prishtinën dhe një figurë që mund të sjellë qetësi, disiplinë dhe përvojë elitare në një klub që synon të ndërtojë një identitet të fortë rajonal dhe evropian. /Telegrafi/

The post Igor Angelovski pranë stolit të Prishtinës, kryeqytetasit në bisedime të avancuara me ish-trajnerin e Maqedonisë së Veriut appeared first on Telegrafi.

Daku heroi i Rubinit me dy gola të shënuar, shqiptari vazhdon me formë të shkëlqyer

Rubin Kazan ka regjistruar një tjetër fitore në Superligën ruse, duke mposhtur Sochin me rezultat 2-1.

Heroi i takimit ishte Mirlind Daku, i cili realizoi të dy golat për skuadrën vendase.

Sulmuesi kosovar kaloi Rubinin në epërsi që në minutën e 12-të, kur realizoi saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

1-0 Daku pic.twitter.com/yj9qY5H1YB

— RPL Sky (@RPLNews_eng) August 4, 2025

Golin e dytë, Daku e shënoi në minutën e 78-të pas një asisti të bukur nga Kabutov, duke e mposhtur portierin me një parabol të shkëlqyer.

Mysafirët arritën të ngushtonin rezultatin në minutën e 86-të, por ishte tepër vonë për të shmangur humbjen.

2-0 Daku pic.twitter.com/isKpFodi0u

— RPL Sky (@RPLNews_eng) August 4, 2025

Rubin Kazan po kalon një formë mbresëlënëse në nisje të sezonit, me shtatë pikë nga tri ndeshjet e para.

Se ishte fantastik në këtë ndeshje, tregon edhe nota më e lartë e Dakut nga SofaScore tek të dyja skuadrat 8.0.

Mirlind Daku ka shënuar katër gola deri më tani, tre në kampionat dhe një tjetër në Kupën e Rusisë, duke konfirmuar rolin e tij si një nga lojtarët kyç të ekipit. /Telegrafi/ 

The post Daku heroi i Rubinit me dy gola të shënuar, shqiptari vazhdon me formë të shkëlqyer appeared first on Telegrafi.

Merr fund gjithçka, Ardon Jashari është futbollist i ri i Milanit – marrëveshja totale mes dy klubeve

Më në fund gjithçka është drejt konkretizimit. Pas gati dy muajsh negociatash, AC Milan ka arritur një marrëveshje me Club Brugge për transferimin e mesfushorit Ardon Jashari.

Futbollisti shqiptar, i lindur në vitin 2002, ka nënshkruar një kontratë pesëvjeçare me kuqezinjtë, e vlefshme deri në qershor të vitit 2030.

Marrëveshja parashikon që Jashari të përfitojë 2.5 milionë euro neto në vit, duke u bërë një nga mesfushorët më të paguar të brezit të tij në klub.

Sipas Calciomercato.com, marrëveshja është arritur në ditën kur u prezantua zyrtarisht edhe Luka Modric, i cili iu bashkua Milanit si transfer i lirë nga Real Madridi.

🚨🔴⚫ EXCLUSIVE: Ardon Jashari set to become AC Milan player!

🤝 Agreement REACHED with Club Brugge.

✈ Now it’s only about fixing the payment terms.

✍🏼 Five-year contract.

📸 @timzvisuals #mercato #JPL pic.twitter.com/FteWESdMSY

— Sacha Tavolieri (@sachatavolieri) August 4, 2025

Në të njëjtën ditë, drejtori sportiv i Milanit, Igli Tare, finalizoi një marrëveshje bazë me klubin belg për 33.5 milionë euro plus 4.5 milionë euro bonuse.

Kjo e çon vlerën totale të transferimit në 38 milionë euro, duke e bërë Jasharin një nga blerjet më të shtrenjta të Milanit këtë verë.

Tani mbetet vetëm që të dakordësohen metodat e pagesës mes dy klubeve për ta bërë transferimin plotësisht zyrtar. Telegrafi/

The post Merr fund gjithçka, Ardon Jashari është futbollist i ri i Milanit – marrëveshja totale mes dy klubeve appeared first on Telegrafi.

FBK me ndryshime sa i përket licencimit të klubeve: 10 për qind e buxhetit duhet të ndahet për gjeneratat e reja

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ka shpallur zyrtarisht hapjen e aplikimit për licencimin e klubeve dhe shkollave të basketbollit për edicionin garues 2025/26.

Ky proces zhvillohet në përputhje me Rregulloren për Licencim dhe Garim, dhe përfshin pesë kritere themelore që klubet duhet të përmbushin:

Sportiv

Financiar
Ligjor, Etik dhe Disiplinor
Administrativ dhe i Personelit

Infrastrukturor

Për secilën kategori licence (A, B, C apo D), janë të përcaktuara kërkesa të veçanta që klubet duhet t’i dokumentojnë.

RISITË PËR EDICIONIN 2025/26:

10% e buxhetit për gjeneratat e reja
Të gjitha klubet e Superligës së Meshkujve janë të obliguara të ndajnë minimum 10% të buxhetit vjetor për zhvillimin e gjeneratave të reja dhe të dorëzojnë një program vjetor të trajnimit për grupmoshat U10–U18, sipas udhëzimeve të FBK-së.

Zbatimi i Politikave të Mbrojtjes
Klubet duhet të caktojnë një person përgjegjës për mbrojtjen e fëmijëve dhe të marrin pjesë në trajnimet përkatëse në këtë fushë, në përputhje me politikat e miratuara nga FBK.

Klubet gjithashtu obligohen të respektojnë Politikat e Mbrojtjes të miratuara nga FBK, duke përfshirë emërimin e një personi përgjegjës për këtë fushë dhe pjesëmarrjen në trajnimet përkatëse.

Afati për dorëzimin e dokumentacionit është deri më 4 Shtator 2025.
Dokumentet duhet të dorëzohen në format fizik në zyrat e FBK-së. /Telegrafi/

The post FBK me ndryshime sa i përket licencimit të klubeve: 10 për qind e buxhetit duhet të ndahet për gjeneratat e reja appeared first on Telegrafi.

Daku vazhdon me gola në Rusi, shënon ndaj Sochit

Mirlind Daku ka vazhduar me gola në Rusi, teksa sapo ka shënuar ndaj Sochit.

Rubin Kazan po luan ndaj Sochit në kuadër të xhiros së tretë në Superligën e Rusisë, ndërsa Daku ka hapur serinë e golave në minutën e 12-të.

Sulmuesi shqiptar realizoi nga penalltia për rezultatin 1-0.

Ky është goli i tretë i Dakut në katër ndeshjet e para, i dyti në kampionat, ndërsa një tjetër e ka shënuar edhe në Kupën e Rusisë.

Për Rubinin, nga minuta e parë kanë startuar edhe Veldin Hoxha dhe Dardan Shabanhaxhaj. /Telegrafi/ 

1-0 Daku pic.twitter.com/yj9qY5H1YB

— RPL Sky (@RPLNews_eng) August 4, 2025

The post Daku vazhdon me gola në Rusi, shënon ndaj Sochit appeared first on Telegrafi.

Barcelona po pret oferta për mbrojtësin e vlerësuar spanjoll

Barcelona pritet të miratojë disa largime nga skuadra në javët e fundit të afatit kalimtar veror në La Liga, në mënyrë që të finalizojë regjistrimet  e lojtarëve për sezonin e ri. 

Blaugranasit ndodhen në një situatë delikate, teksa trajneri Hansi Flick synon të regjistrojë transferimet verore Marcus Rashford dhe Joan Garcia, që të jenë të gatshëm për ndeshjen hapëse të sezonit më 16 gusht ndaj Mallorcas. 

Rashford ka deklaruar se është i sigurt që klubi do ta zgjidhë çështjen në kohë dhe se kjo nuk do të ndikojë në debutimin e tij, ndërsa Garcia është ende në pritje të një vendimi për situatën e Marc-Andre Ter Stegen. 

Barcelona pritet të marrë së shpejti lajme mbi mungesën e portierit gjerman pas ndërhyrjes kirurgjikale në shpinë.  

Ter Stegen ka thënë vetë se do të mungojë vetëm për tre muaj, por nëse vlerësimi mjekësor nga La Liga e rrit këtë periudhë në katër muaj, atëherë Barcelona mund të aktivizojë një rregull që i lejon të lirojnë 80% të hapësirës së rrogës së tij për të regjistruar Garcian. 

Ky do të ishte vetëm një zgjidhje e përkohshme, por mjaftueshëm për të shmangur një tjetër siklet për Flick dhe klubin në lidhje me regjistrimet në Kataloni. 

Ndër lojtarët që pritet të largohen është mbrojtësi i djathtë Hector Fort. Kjo pasi përpara tij në hierarki janë Jules Kounde dhe Eric Garcia, ndërsa në krahun e majtë mbulimi vjen nga Alejandro Balde, Gerard Martin dhe Jofre Torrents. 

Skuadra e sapongjitur në Ligue 1, Paris FC, ka shfaqur interes për Fort, ndërsa sipas Mundo Deportivo, në garë për të janë edhe Milan, Borussia Dortmund dhe Ajax. /Telegrafi/

The post Barcelona po pret oferta për mbrojtësin e vlerësuar spanjoll appeared first on Telegrafi.

Liverpooli synon të përforcohet në mbrojtje me një futbollist të Brentfordit

Liverpooli po e ndjek nga afër qendërmbrojtësin e Brentfordit, Nathan Collins, si pjesë e përpjekjeve për të forcuar repartin defensiv përpara sezonit të ri, raporton GiveMeSport.

24-vjeçari irlandez ka bërë paraqitje mbresëlënëse që nga transferimi i tij nga Wolves te Brentford në vitin 2023, për një shumë prej 23 milionë funtesh.

Që nga ardhja në “Gtech Community Stadium”, Collins është kthyer në një figurë kyçe për “The Bees”, duke fituar besimin e stafit dhe bashkëlojtarëve.

Ai është emëruar së fundmi kapiten i skuadrës, një sinjal i qartë i rëndësisë që ka për klubin, falë lidershipit dhe eksperiencës së tij në Ligën Premier.

Karakteristikat e tij si qetësia me topin, vendosja e mirë dhe prania fizike kanë tërhequr vëmendjen e skuadrës së rekrutimit të Liverpoolit, të cilët po vlerësojnë disa opsione në mbrojtje.

Megjithatë, një transferim në Anfield këtë verë duket i pamundur. Brentford nuk ka shprehur asnjë gatishmëri për ta shitur lojtarin, të cilin e konsideron pjesë kyçe të projektit afatgjatë.

Collins ka ende katër vite kontratë me klubin dhe nuk ka dhënë sinjale se dëshiron një largim, ndaj çdo lëvizje konkrete nga Liverpooli mbetet për t’u parë.

Vetëm një ofertë mbi 50 milionë euro e Liverpoolit mund të bëjë Brentfordin të ndryshojë mendje që ta lejoj largimin e kapitenit të tyre. /Telegrafi/

The post Liverpooli synon të përforcohet në mbrojtje me një futbollist të Brentfordit appeared first on Telegrafi.

Aro Muric bëhet me skuadër të re, arrin marrëveshje me klubin turk

Portieri i Përfaqësueses së Kosovës, Arijanet Muric, do të rikthehet në futbollin turk pas tre viteve të kaluara në Angli.

Muric më parë ka luajtur për një sezon në Superligën turke si i huazuar te Adana Demirspor, ku pati paraqitje shumë të mira.

Pas një periudhe dyvjeçare te Burnley dhe një sezoni te Ipswich Town, 26-vjeçari ka gjetur klubin e ri.

Sipas raportimeve të mediumit turk 90min.tr, Muric ka arritur marrëveshje me Rizesporin dhe pritet që t’i bashkohet skuadrës brenda kësaj jave.

🔥 Çaykur Rizespor, daha önce Adana Demirspor forması giyen 26 yaşındaki Kosovalı kaleci Arijanet Muric ile büyük ölçüde anlaştı! pic.twitter.com/hcl5rYIprJ

— Transfer Merkezi ™ (@TransferMerkez) August 3, 2025

Rizespor është në fazën e ndërtimit të një ekipi konkurrues për sezonin e ardhshëm, me synimin për të siguruar një vend në garat evropiane.

Ende nuk është bërë e ditur nëse kalimi i Muric te Rizespori do të jetë në formë huazimi apo transferim përfundimtar nga Ipswich Town.

Gjatë karrierës së tij, Muric ka qenë pjesë e disa skuadrave evropiane. Në Angli ai ka luajtur për Manchester Cityn, Nottingham Forestin, Burnleyn dhe Ipswich Townin. Po ashtu ka mbrojtur portën e NAC Breda dhe Willem II në Holandë, si dhe të Gironas në Spanjë. /Telegrafi/

The post Aro Muric bëhet me skuadër të re, arrin marrëveshje me klubin turk appeared first on Telegrafi.

Oferta nga Chelsea dhe Man Utd, Hansi Flick merr vendim për të ardhmen e Fermin Lopez

Fermin Lopez është shndërruar në një nga talentet më të kërkuar të Barcelones dhe interesimi për të sa vjen e shtohet, kryesisht nga Anglia..

Mesfushori ofensivë nga Huelva ka treguar teknikë të lartë, shpërthim në zonën kundërshtare dhe aftësi për të shënuar e asistuar. Sezonin e kaluar kontribuoi me 8 gola dhe 10 asiste në të gjitha kompeticionet.

Lopez luan kryesisht në rolet ofensive të mesfushës, por ka treguar fleksibilitet edhe në krahun e majtë, veçanërisht kur mungonte Raphinha apo Lamine Yamal. Aftësia për t’u përshtatur dhe për të punuar në presion e bën atë një element të vlefshëm për Hansi Flick.

Interesi për të është rritur veçanërisht nga klubet angleze. Chelsea ka ofruar një shkëmbim me Christopher Nkunku, por Barcelona e ka refuzuar menjëherë. Edhe Manchester United ka bërë një ofertë prej 70 milionë euro për kartonin e tij, por katalanasit kanë thënë jo.

Ky vendim ka ardhur pas kërkesës direkte të trajnerit Flick, i cili e sheh Fermin Lopez si pjesë të pandashme të projektit të tij te Barcelona. Ai ka ndërhyrë personalisht duke i kërkuar lojtarit të qëndrojë dhe i ka shprehur besimin e plotë.

Lopez i ka premtuar trajnerit qëndrimin, duke deklaruar se dëshira e tij është të arrijë sukses te Barcelona dhe të forcojë pozicionin e tij si titullar në vitet e ardhshme.

Brenda klubit, ai vlerësohet jo vetëm për cilësitë teknike, por edhe për karakterin e tij të përulur dhe profesional. Ka kaluar çdo hap me përkushtim dhe tashmë ka debutuar edhe me përfaqësuesen spanjolle.

Barcelona nuk ka në plan të shqyrtojë shitjen e tij, përveç nëse vetë lojtari kërkon largimin, por një situatë e tillë nuk ekziston. Fermin Lopez mbetet një nga asetet më premtuese të së ardhmes blaugrana. /Telegrafi/ 

The post Oferta nga Chelsea dhe Man Utd, Hansi Flick merr vendim për të ardhmen e Fermin Lopez appeared first on Telegrafi.

Real Madridi merr vendimin për dyshen e sulmit Endrick dhe Gonzalo Garcia, njëri do të mbetet dhe njëri do të huazohet

Real Madridi ka marrë tashmë një vendim strategjik për të ardhmen e dy talenteve të rinj në repartin ofensivë, Endrick dhe Gonzalo.

Sipas raportimeve nga mediume të ndryshme në Spanjë, Endrick do të qëndrojë në ekipin e parë dhe do të ketë mundësinë të tregojë veten si qendërsulmues, ndërsa Gonzalo Garcia pritet të dërgohet në huazim për të fituar përvojë dhe minuta loje.

Zyrtarët e klubit madrilen kanë ndërtuar një plan fleksibël, i cili parashikon që nëse Endrick nuk jep pritshmëritë deri në fund të vitit, Gonzalo Garcia mund të rikthehet nga huazimi në janar dhe të marrë rolin kryesor në sulm.

Për Gonzalo Garcia tashmë ka interes nga disa skuadra, me Getafen që kryeson listën e klubeve spanjolle të interesuara, ndërsa edhe disa klube angleze si Sunderland kanë ndjekur nga afër situatën e tij.

Megjithatë, interesimi i Sunderlandit është zbehur pas huazimit të Marc Guiu nga Chelsea, duke ia hapur rrugën opsioneve të tjera si Leeds United dhe Valencia, që po kërkojnë përforcime për sulmin.

Real Madridi po analizon me kujdes të gjitha propozimet për huazimin e Gonzalos, me synimin që ta dërgojë te një klub ku do të zhvillohet në mënyrë optimale dhe të rikthehet më i përgatitur.

Me këtë qasje, klubi po ndërton një të ardhme të fortë për repartin ofensivë, duke i dhënë Endrick një shans real për të treguar veten, ndërsa njëkohësisht investon në rritjen e Gonzalos si një alternativë serioze për të ardhmen. /Telegrafi/

The post Real Madridi merr vendimin për dyshen e sulmit Endrick dhe Gonzalo Garcia, njëri do të mbetet dhe njëri do të huazohet appeared first on Telegrafi.

Zyrtare: Jasir Asani transferohet te Esteghlal në Iran

Jasir Asani do të vazhdojë karrierën në elitën e futbollit iranian, pasi ka firmosur me skuadrën e njohur Esteghlal FC.

Zërat për një transferim të mundshëm kishin qarkulluar prej ditësh, por tashmë marrëveshja është zyrtarizuar: Asani ka nënshkruar kontratë deri në fund të sezonit 2026/27.

Konfirmimi erdhi nga vetë klubi iranian, i cili përmes një njoftimi zyrtar bëri të ditur se ka arritur marrëveshje me sulmuesin shqiptar, i cili ndodhet në muajt e fundit të kontratës me klubin korean, Gwangju FC. Kjo i jep atij të drejtën të negociojë lirshëm me çdo skuadër.

“Pas negociatave mes Esteghlal dhe anësorit të sulmit shqiptar Jasir Asani, lojtari firmosi një kontratë me klubin për një sezon e gjysmë dhe do të bashkohet me ne sapo të përfundojë kontrata e tij me Gwangju,” thuhet në deklaratën e klubit iranian.

Asani ka kontratë me Gwangju deri në janar 2026, por Esteghlal po punon për të arritur një marrëveshje me klubin korean në mënyrë që lojtari t’u bashkohet më herët.

Iranezët shpresojnë që të mbyllin transferimin brenda muajve të verës, në mënyrë që Asani të jetë i gatshëm për ndeshjet e para të sezonit të ri.

Kujtojmë se Asani ka qenë një nga lojtarët kyç të Kombëtares së Shqipërisë në kualifikueset e fundit dhe transferimi në Iran shihet si një hap i rëndësishëm në karrierën e tij, si në aspektin sportiv ashtu edhe financiar. /Telegrafi/

The post Zyrtare: Jasir Asani transferohet te Esteghlal në Iran appeared first on Telegrafi.

Menaxherët e Darwin Nunez në bisedime me dy klube, Liverpooli kërkon 65 milionë euro

Darwin Nunez ka vendosur të largohet nga Liverpooli vetëm pas tre viteve qëndrimi në Anfield. Sulmuesi uruguaian është i hapur për një aventurë të re dhe ka nisur të dëgjojë oferta nga klube jashtë Anglisë.

Sipas Fabrizio Romano, Al Hilal ka bërë tashmë një ofertë zyrtare për transferimin e Nunez. Klubi nga Arabia Saudite ka lëvizur konkretisht, por ende nuk është marrë një vendim nga Liverpooli apo lojtari.

Liverpool kërkon rreth 65 milionë euro për kartonin e sulmuesit. Megjithatë, nëse nuk paraqiten oferta të kësaj vlere, klubi anglez mund të jetë i gatshëm të ulet në negociata për një çmim më të ulët.

Nga ana tjetër, AC Milan është gjithashtu i interesuar për shërbimet e Nunez. Klubi italian është në kontakte të vazhdueshme me përfaqësuesit e lojtarit dhe po shqyrton kushtet për një transferim në Serie A.

Të dy klubet, Al Hilal dhe Milan, janë në fazë të avancuar të vlerësimit të situatës. Ata po punojnë ngushtë me agjentët e Nunez përpara se të marrin hapa të mëtejshëm në drejtim të Liverpoolit.

Vendimi i Nunez për të kërkuar largimin erdhi pas një sezoni të vështirë në aspektin personal, ku ai nuk e kishte më statusin e padiskutueshëm në formacionin e Arne Slot.

Tani pritet që situata të qartësohet brenda kësaj jave, ndërsa Al Hilal është aktualisht klubi më konkret në garë për shërbimet e sulmuesit uruguaian. /Telegrafi/ 

The post Menaxherët e Darwin Nunez në bisedime me dy klube, Liverpooli kërkon 65 milionë euro appeared first on Telegrafi.

Newcastle më në fund pranon shitjen e Isak

Newcastle United është e gatshme të shqyrtojë mundësinë e shitjes së sulmuesit kryesor Alexander Isak, teksa klubi vazhdon ndjekjen për Benjamin Sesko dhe Yoane Wissa, sipas reporterit të njohur të Daily Mail, Craig Hope.

Sipas Hope, drejtuesit e Newcastle tashmë janë të vetëdijshëm për dëshirën e Isak për një hap të ri në karrierë dhe po e shohin këtë si një mundësi për të maksimizuar përfitimet financiare nga shitja e tij.

“Newcastle tani është e hapur ndaj idesë për të shqyrtuar shitjen e Alexander Isak. Ka një kuptim brenda klubit për dëshirën e lojtarit për të ecur përpara, dhe gjithashtu një mundësi për të shitur në momentin e duhur”, tha Craig Hope.

Ai shtoi se klubi nuk do të vazhdojë të ndjekë Sesko dhe Wissa nëse Isak nuk largohet, duke sqaruar se nuk është në planet e Newcastle të mbajë të gjithë këta sulmues në të njëjtën kohë.

Liverpooli përmendet si një nga klubet më të interesuara për shërbimet e Isak, dhe nëse arrijnë të përmbushin çmimin e kërkuar nga Newcastle, atëherë një marrëveshje mund të konkretizohet shpejt.

“Nëse ndodhin gjërat e duhura, Liverpooli ofron shumën e duhur dhe Newcastle ka të gatshëm zëvendësuesit mendoj se do të shohim lëvizje shumë shpejt,” shtoi Hope.

Transferimi i mundshëm i Isak do të ishte një nga lëvizjet më të bujshme të verës për Newcastle, që synon të rindërtojë sulmin në mënyrë të kujdesshme, duke ruajtur konkurrencën dhe qëndrueshmërinë financiare. /Telegrafi/

The post Newcastle më në fund pranon shitjen e Isak appeared first on Telegrafi.

Gjiganti italian po tenton rikthimin e Chiesas në Serie A

Napoli po e shqyrton seriozisht mundësinë e transferimit të Federico Chiesas nga Liverpooli, sipas raportimeve nga Italia, pasi sulmuesi italian nuk është më pjesë e planeve të kampionëve të  Ligës Premier.

Sipas Corriere dello Sport, Napoli ishte në dilemë mes afrimit të një sulmuesi të krahut ose një mbrojtësi të majtë, por pas humbjes së mundësisë për të transferuar Dan Ndoyen te Nottingham Forest, klubi napolitan e zhvendosi vëmendjen te mbrojtësi i Gironas, Miguel Gutierrez.

Megjithatë, marrëveshja për Gutierrezin thuhet se është pezulluar, çka ka bërë që drejtuesit e klubit t’i kthehen pistës përforcuese në repartin ofensivë dhe të analizojnë mundësinë e transferimit të Chiesas.

Chiesa nuk është i vetmi emër në listën e Napolit. Janë përmendur gjithashtu Raheem Sterling nga Chelsea dhe Jack Grealish nga Manchester City si opsione të tjera të mundshme për krahët e sulmit.

Megjithatë, pagat e larta të Sterling dhe Grealish , përkatësisht mbi 10 milionë euro në sezon janë jashtë mundësive financiare të Napolit dhe konsiderohen pengesë reale për negociatat.

Në anën tjetër, Chiesa fiton dukshëm më pak, rreth 6 milionë euro në sezon dhe kjo e bën transferimin e tij shumë më të përballueshëm për klubin napolitan.

Napoli po e sheh Chiesan si një përforcim ideal në sulm, veçanërisht nën drejtimin e Antonio Contes, i cili kërkon më shumë intensitet dhe cilësi nga lojtarët e krahut për sezonin e ri në Serie A.

Chiesa ka punuar më parë me Conten dhe është i entuziazmuar për tu rikthyer në Serie A. /Telegrafi/

The post Gjiganti italian po tenton rikthimin e Chiesas në Serie A appeared first on Telegrafi.

Gjiganti italian hap bisedimet me përfaqësuesit e Nkunkus, kjo javë vendimtare për francezin

Interi ka rinisur kontaktet me përfaqësuesit e Christopher Nkunku, pasi Atalanta refuzoi ofertën e tyre të fundit për transferimin e Ademola Lookman.

Oferta e fundit e zikaltërve për Lookman thuhet se ishte 45 milionë euro, përfshirë bonuset, por Atalanta nuk pranoi, duke qëndruar e vendosur në vlerësimin prej 50 milionë eurosh.

Sipas mediave italiane, drejtuesit e Interit tashmë e konsiderojnë Nkunku si alternativën kryesore dhe kanë zhvilluar bisedime paraprake me agjentët e sulmuesit të Chelseat gjatë orëve të fundit.

La Dea nuk është e gatshme të ulë çmimin për Lookman, edhe pse vetë lojtari ka shprehur dëshirën për të kaluar në San Siro gjatë kësaj vere.

Ndërkohë, “La Gazzetta dello Sport” konfirmon se Nkunku është objektivi kryesor i Interit në rast se marrëveshja për Lookman dështon.

Chelsea është i hapur për oferta për sulmuesin francez, por një pengesë për Interin mund të jetë paga e lartë e Nkunku, e cila arrin në 6.5 milionë euro në vit.

Në krahasim, Ademola Lookman ka pranuar të nënshkruajë me Interin për një pagë prej 4.5 milionë eurosh, duke e bërë atë një opsion më të arritshëm financiarisht për klubin italian. /Telegrafi/ 

The post Gjiganti italian hap bisedimet me përfaqësuesit e Nkunkus, kjo javë vendimtare për francezin appeared first on Telegrafi.

Yann Bisseck kërkohet nga skuadrat angleze, Interi i vendos çmimin e largimit

Yann Bisseck po tërheq gjithnjë e më shumë interes në tregun e transferimeve. Mbrojtësi gjerman 24-vjeçar është vënë në shënjestër nga disa klube angleze.

Sipas La Gazzetta dello Sport, Crystal Palace, fituesit e fundit të Kupës FA, kanë shprehur gatishmërinë për t’i ofruar Interit 32 milionë euro për Bisseck.

Interi e bleu qendërmbrojtësin në vitin 2023 nga Aarhus për vetëm 7 milionë euro dhe tani sheh mundësinë e një fitimi të madh kapitali, edhe pse lojtari ka kontratë deri në vitin 2029.

Bisseck zhvilloi një sezon të shkëlqyer me Interin, me 46 paraqitje në të gjitha garat. Ai u dallua për shkathtësinë në mbrojtje, forcën fizike dhe aftësitë e tij ajrore, duke debutuar së fundmi edhe me Gjermaninë në Ligën e Kombeve.

Crystal Palace nuk është i vetmi klub anglez i interesuar. Aston Villa e Unai Emery po kërkon gjithashtu të përforcojë mbrojtjen dhe e ka përfshirë Bisseck në listën e objektivave.

Interi vlerëson lojtarin rreth 35 milionë euro dhe vetëm një ofertë e afërt me këtë shumë mund të hapë derën për negociata. Në garë janë edhe West Ham dhe Tottenham, të cilëve iu bashkohet Palace me ofertën prej 32 milionë eurosh.

E ardhmja e Bisseck do të vendoset në javët e ardhshme dhe te Interi nuk përjashtohet mundësia që ai të shitet për të bërë një fitim të madh financiar. /Telegrafi/

The post Yann Bisseck kërkohet nga skuadrat angleze, Interi i vendos çmimin e largimit appeared first on Telegrafi.

❌