INSTAT: Eksportet e mallrave arritën 239 miliardë lekë, ulet deficiti tregtar vjetor
TIRANĂ, 18 gusht /ATSH/ Eksportet e mallrave gjatĂ« shtatĂ«mujorit tĂ« kĂ«tij viti arritĂ«n vlerĂ«n 239 miliardĂ« lekĂ«, me njĂ« rritje prej 2,6% krahasuar me tĂ« njĂ«jtĂ«n periudhĂ« tĂ« vitit tĂ« kaluar. NdĂ«rkohĂ« importet e mallrave u ulĂ«n nĂ« 515 miliardĂ« lekĂ«, duke shĂ«nuar njĂ« rĂ«nie prej 2,1% me bazĂ« vjetore
Instituti i Statistikave (INSTAT) publikoi sot raportin e tregtisë së jashtme për periudhën janar-korrik, ku njofton se deficiti tregtar për këtë periudhë ishte 276 miliardë lekë, me një ulje prej 5,8% krahasuar me 2024.
Sipas raportit të INSTAT, në muajin korrik 2025, eksportet e mallrave arritën në 35 miliardë lekë, duke shënuar një rritje prej 5,7% krahasuar me korrikun e vitit 2024, por një ulje me 0,5% krahasuar me muajin qershor 2025.
Nga ana tjetër, importet arritën në 83 miliardë lekë, duke pësuar një ulje vjetore prej 2,4%, por një rritje mujore prej 9,1%. Si rezultat, deficiti tregtar i muajit korrik u llogarit në 48 miliardë lekë, 7,5% më i ulët se një vit më parë, por 17,3% më i lartë krahasuar me qershorin.
SektorĂ«t qĂ« ndikuan nĂ« rritjen e eksporteve nĂ« korrik ishin: âMinerale, lĂ«ndĂ« djegĂ«se, energji elektrikeâ me 12,8 pikĂ« pĂ«rqindje; âMakineri dhe pajisjeâ me 1,2 pikĂ« pĂ«rqindje dhe âUshqime, pije, duhanâ me 0,8 pikĂ« pĂ«rqindje.
NdĂ«rsa rĂ«nie e eksporteve u vu re nĂ« kategoritĂ« âMateriale ndĂ«rtimi dhe metaleâ me 8,0 pikĂ« pĂ«rqindje dhe âProdukte kimike dhe plastikeâ me 1,3 pikĂ« pĂ«rqindje.
Sa i takon importeve, u shĂ«nua ulje nĂ« grupet: âMateriale ndĂ«rtimi dhe metaleâ (-2,0 pikĂ« pĂ«rqindje), âMakineri dhe pajisjeâ (-1,7 pikĂ« pĂ«rqindje), ndĂ«rsa kontribuan pozitivisht grupet: âUshqime, pije, duhanâ (+0,9 pikĂ« pĂ«rqindje) dhe âMinerale dhe energjiâ (+0,7 pikĂ« pĂ«rqindje).
Tregtia e jashtme në muajin korrik reflekton një përmirësim të pozicionit tregtar të vendit në raport me një vit më parë dhe ritmet e rritjes i adresohen kryesisht sektorëve të industrisë.
/e.xh//r.e/
The post INSTAT: Eksportet e mallrave arritën 239 miliardë lekë, ulet deficiti tregtar vjetor appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.