❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Në Srebrenicë, viktimat e gjenocidit jetojnë përmes emrave të të porsalindurve

Djali i Muhamed Avdiçit u pagĂ«zua me emrin “Azam”, por nĂ« fillim Avdiçi nuk mundej ta thĂ«rriste me atĂ« emĂ«r. “Kur ishte foshnjĂ«, kur e puthja dhe e pĂ«rkundja
 e thĂ«rrisja me pĂ«rkĂ«dheli ‘bej i mirë’ ose â€˜Ă«mbĂ«lsirĂ«â€™â€, tha Avdiç. “M’u desh kohĂ« tĂ« mĂ«sohesha ta thĂ«rrisja Azam.” Azam ishte emri i babait tĂ« Avdiçit, [
]

The post Në Srebrenicë, viktimat e gjenocidit jetojnë përmes emrave të të porsalindurve appeared first on Reporter.al.

Bosnja shënon 30-vjetorin e Srebrenicës me një varrim masiv

DhjetĂ«ra mijĂ«ra njerĂ«z pritet tĂ« marrin pjesĂ« tĂ« premten nĂ« pĂ«rkujtimoren e 30-vjetorit dhe varrosjen masive tĂ« shtatĂ« viktimave tĂ« identifikuara tĂ« gjenocidit nĂ« QendrĂ«n PĂ«rkujtimore tĂ« SrebrenicĂ«s. Ceremonia pĂ«rkujtimore nderon mĂ« shumĂ« se 8,000 burra dhe djem boshnjakĂ« qĂ« u masakruan pasi forcat serbe tĂ« BosnjĂ«s pushtuan zonĂ«n e shpallur nga OKB-ja si “zonĂ« [
]

The post Bosnja shënon 30-vjetorin e Srebrenicës me një varrim masiv appeared first on Reporter.al.

Rezoluta e OKB-së rrit përkujtimin ndërkombëtar të gjenocidit të Srebrenicës

Tetë vende evropiane, së bashku me Australinë dhe Kanadanë, kanë konfirmuar për BIRN se këtë vit do të përkujtojnë zyrtarisht 30-vjetorin e gjenocidit të Srebrenicës. Kjo pason miratimin vitin e kaluar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara (UNGA) të një rezolute që shpall 11 korrikun si Ditën Ndërkombëtare të Reflektimit dhe Përkujtimit të [
]

The post Rezoluta e OKB-së rrit përkujtimin ndërkombëtar të gjenocidit të Srebrenicës appeared first on Reporter.al.

Apeli mban në fuqi dënimin me 12 vjet burgim për Bajroviç, krime lufte ndaj popullatës civile

Gjykata e Apelit e KosovĂ«s e ka mbajtur nĂ« fuqi tĂ« mĂ«rkurĂ«n njĂ« dĂ«nim prej 12 vjetĂ«ve burgim pĂ«r Ekrem Bajroviçin, pĂ«r krime lufte kundĂ«r popullatĂ«s civile nĂ« fshatra tĂ« Istogut gjatĂ« luftĂ«s sĂ« fundit nĂ« KosovĂ« mĂ« 1998-‘99.

Apeli njoftoi se e hodhi poshtë si të pabazuar ankesën e mbrojtësit së Bajroviqit, duke e vërtetuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë nga viti i kaluar.

Themelorja e shpalli fajtor Bajroviqin në korrik 2024 për kryerjen e krimeve të luftës kundër popullatës civile shqiptare në fshatrat Staradran, Zallc, Gurrakoc dhe fshatrat tjera përreth të Komunës së Istogut në fillim të vitit 1999.

Ai gjatë luftës kishte qenë polic i Serbisë në stacionin policor të Gurrakocit.

Apeli tha seka shqyrtuar ankesën e mbrojtjes së Bajroviqit dhe ka ardhur në përfundim se nuk ka shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale në aktgjykimin e Themelores për të pandehurin.

“Dispozitivi Ă«shtĂ« i qartĂ« dhe i kuptueshĂ«m, ndĂ«rsa nĂ« arsyetim janĂ« dhĂ«nĂ« arsyet e plota dhe tĂ« qarta pĂ«r faktet vendimtare, andaj aktgjykimi i ankimuar nuk pĂ«rmban asnjĂ« shkelje tjetĂ«r tĂ« cilat do ta kushtĂ«zonin anulimin e detyrueshĂ«m tĂ« tij e as qĂ« Ă«shtĂ« shkelur ligji penal nĂ« dĂ«m tĂ« akuzuarit siç pretendon mbrojtja nĂ« ankesĂ«â€, thuhet nĂ« njoftimin e Apelit.

NĂ« lidhje me ankesĂ«n e mbrojtjes se kishte “vĂ«rtetim tĂ« gabuar dhe jo tĂ« plotĂ« tĂ« gjendjes faktike”, Apeli tha se kolegji gjykues ka vlerĂ«suar se gjendja faktike Ă«shtĂ« vĂ«rtetuar “nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« plotĂ« dhe tĂ« drejtĂ«â€.

“TĂ« gjitha faktet, rrethanat e rĂ«ndĂ«sishme dhe vendimtare nĂ« kĂ«tĂ« çështje penale janĂ« vĂ«rtetuar nĂ« pĂ«rputhje me provat e administrua nga gjykata e shkallĂ«s sĂ« parĂ« gjatĂ« shqyrtimit gjyqĂ«sor, nga tĂ« cilat Ă«shtĂ« vĂ«rtetuar se i akuzuari E.B. nĂ« mĂ«nyrĂ«n e pĂ«rshkruar si nĂ« dispozitivin e aktgjykimit tĂ« ankimuar, e ka kryer veprĂ«n penale tĂ« lartcekur pĂ«r tĂ« cilĂ«n Ă«shtĂ« shpallur fajtor”, thuhet nĂ« njoftim.

Apeli e cilĂ«soi dĂ«nimin e Bajroviqit nga GjykatĂ«s sĂ« shkallĂ«s sĂ« parĂ« si tĂ« “drejtĂ« dhe tĂ« ligjshĂ«m”.

Për çfarë krimesh u dënua Bajroviçi?

Sipas aktgjykimit, më 7 dhe 8 maj të vitit 1999, gjatë një aksioni të forcave ushtarake, paramilitare dhe policore kundër popullatës civile shqiptare në fshatrat e Istogut, civilët u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre dhe u urdhëruan të niseshin drejt Shqipërisë.

I akuzuari, sipas GjykatĂ«s, ndau burrat dhe gratĂ« nga kolona e nisur drejt ShqipĂ«risĂ«, duke i plaçkitur dhe mĂ« pas forcat serbe i dĂ«rguan ata nĂ« njĂ« shtĂ«pi nĂ« Staradran, duke i “pushkatuar tĂ« paktĂ«n 16 civilĂ« tĂ« kombĂ«sisĂ« shqiptare”.

Po ashtu, sipas gjykatĂ«s, mĂ« 7 maj tĂ« 1999, Bajroviq kishte marrĂ« pjesĂ« nĂ« “arrestimin dhe keqtrajtimin e 84 civilĂ«ve tĂ« kombĂ«sisĂ« shqiptare, ashtu qĂ« fillimisht tĂ« dĂ«mtuarit [burrat] i ndajnĂ« nga kolona tjetĂ«r e civilĂ«ve, u marrin tĂ« gjitha paratĂ« dhe sendet e tjera me vlerĂ« e pastaj qĂ« tĂ« gjithĂ« i dĂ«rgojnĂ« nĂ« Gurrakoc nĂ« lokalin e Sh.S, ku i kishin maltretuar dhe torturuar nĂ« mĂ«nyrĂ« çnjerĂ«zore”.

NdĂ«rsa mĂ« 8 maj 1999, sipas njoftimit, tĂ« ndaluarit i kishin dĂ«rguar nĂ« stacionin policor nĂ« Gurrakoc, “ku kolonĂ«s i printe i akuzuari E.B”.

Bajroviqit, nĂ« kuadĂ«r tĂ« dĂ«nimit do t’i llogaritet edhe koha e kaluar nĂ« paraburgim, pra nga 19 tetori i vitit 2022.

Që nga përfundimi i luftës së fundit në Kosovë, rreth 70 njerëz janë dënuar për krime lufte para institucioneve vendore dhe ndërkombëtare.

Nga viti 2000 deri në vitin 2008, krimet e luftës në Kosovë janë hetuar nga Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), ndërsa nga viti 2008, prej Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX).

Në vitin 2018, ky mision i ka dorëzuar lëndët në Prokurorinë e Kosovës dhe në gjykatat vendore.

Gjatë luftës së fundit në Kosovë më 1998-99 janë vrarë më shumë se 13.000 civilë dhe mijëra të tjerë janë zhdukur.

Mbi 1.600 persona vazhdojnĂ« tĂ« jenĂ« ende tĂ« pagjetur – pjesa mĂ« e madhe e tyre shqiptarĂ«. REL/

The post Apeli mban në fuqi dënimin me 12 vjet burgim për Bajroviç, krime lufte ndaj popullatës civile appeared first on Sot News | Lajme.

Ngrihet aktakuzë në mungesë ndaj dy personave për krime lufte në Kaçanik

PRISHTINË, 30 qershor/ATSH/ Prokuroria Speciale e KosovĂ«s tha se ka ngritur aktakuzĂ« nĂ« mungesĂ« ndaj dy personave, me inicialet J.J. dhe V.T., pĂ«r veprĂ«n penale tĂ« krimit tĂ« luftĂ«s kundĂ«r popullatĂ«s civile.

J.J. dhe V.T. akuzohen se, në bashkëkryerje me pjesëtarë të forcave policore dhe ushtarake serbe, kanë vrarë dy persona, të identifikuar me inicialet R.E. dhe M.H., në fshatin Kaçanik i Vjetër, në komunën e Kaçanikut.

Sipas aktakuzĂ«s, nĂ« periudhĂ«n 1998-1999, tĂ« pandehurit kanĂ« “rrahur, kanĂ« shkaktuar maltretime fizike dhe psikike, dhe kanĂ« plaçkitur pasurinĂ« e luajtshme tĂ« tĂ« dĂ«mtuarit SH.D. dhe viktimave, tani tĂ« ndjerĂ«ve M.H. dhe R. E.”.

Prokuroria Speciale i ka propozuar GjykatĂ«s Themelore nĂ« PrishtinĂ« qĂ« ndaj tĂ« akuzuarve tĂ« mbajĂ« gjykim nĂ« mungesĂ« pĂ«r shkak se ata “janĂ« tĂ« paarritshĂ«m pĂ«r organet e drejtĂ«sisĂ«â€.

Gjykimi nĂ« mungesĂ« mundĂ«sohet nĂ« KosovĂ« pas ndryshimeve nĂ« Kodin e ProcedurĂ«s Penale, tĂ« bĂ«ra mĂ« 2022. MegjithatĂ«, gjykime tĂ« tilla mund tĂ« bĂ«hen vetĂ«m me kushtin qĂ« prokuroria dhe gjykata t’i kenĂ« shteruar tĂ« gjitha mjetet pĂ«r tĂ« siguruar praninĂ« e tĂ« akuzuarit.

Megjithatë, ky Kod përcakton se personat që gjykohen në mungesë kanë të drejtë për një rigjykim pa kushte, kur të arrestohen.

Sipas Fondit për të Drejtën Humanitare në Kosovë, që nga hyrja në fuqi e ligjit për gjykimet në mungesë deri në shkurt të vitit 2025, janë ngritur 50 aktakuza në mungesë, kundër 73 anëtarëve të forcave serbe, të cilët dyshohen se kanë kryer krime lufte në Kosovë.

NdĂ«rkaq, aktgjykimi i parĂ« nĂ« mungesĂ« Ă«shtĂ« shqiptuar dhjetorin e vitit 2024 nĂ« rastin e Çedomir Aksiqit, i cili u dĂ«nua me 15 vjet burgim pĂ«r krime lufte kundĂ«r popullatĂ«s civile.

Gjatë luftës në Kosovë më 1998/99 u vranë mbi 13.000 civilë, ndërsa mijëra të tjerë u zhdukën.

Rreth 1.600 persona, kryesisht shqiptarë, janë ende të zhdukur.

Ndër vite, autoritetet e drejtësisë në Kosovë kanë akuzuar ose dënuar disa persona për krime lufte. /rel/

The post Ngrihet aktakuzë në mungesë ndaj dy personave për krime lufte në Kaçanik appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ngrihet aktakuzë në mungesë ndaj dy personave për krime lufte në Kaçanik

Prokuroria Speciale e Kosovës tha se ka ngritur aktakuzë në mungesë ndaj dy personave, me inicialet J.J. dhe V.T., për veprën penale të krimit të luftës kundër popullatës civile. J.J. dhe V.T. akuzohen se, në bashkëkryerje me pjesëtarë të forcave policore dhe ushtarake serbe, kanë vrarë dy persona, të identifikuar me inicialet R.E. dhe M.H., [
]

The post Ngrihet aktakuzë në mungesë ndaj dy personave për krime lufte në Kaçanik appeared first on BoldNews.al.

Gavrillo Millosavleviç lirohet nga akuza për krime lufte në burgun e Dubravës

Gjykata Themelore në Prishtinë ka liruar të hënën serbin Gavrillo Millosavleviçin, të akuzuar për krime lufte kundër popullatës civile, gjatë kohës së luftës në Kosovë.

GjykatĂ«si Vesel Ismaili ka deklaruar se nuk Ă«shtĂ« vĂ«rtetuar se i dyshuari – nĂ« cilĂ«sinĂ« e zyrtarit nĂ« burgun e DubravĂ«s – e ka kryer veprĂ«n penale pĂ«r tĂ« cilĂ«n akuzohej, dhe kĂ«shtu i Ă«shtĂ« ndĂ«rprerĂ« edhe masa e paraburgimit, ka raportuar mediumi i specializuar pĂ«r fushĂ«n e sundimit tĂ« ligjit nĂ« KosovĂ«, Betimi pĂ«r DrejtĂ«si.

Atij i ishte ngritur aktakuza më 29 nëntor të vitit 2023 dhe në të përmendej se Millosavleviq, bashkë me disa persona tjera, kishte vrarë, rrahur, maltretuar dhe torturuar të burgosurit civilë shqiptarë.

Sipas aktakuzës, ai kishte qenë pjesë e grupit të ushtarëve serbë, të cilët kishin gjuajtur në drejtim të të burgosurve me mitralozë, mortajë dhe armë tjera, në një operacion të nisur më 22 maj 1999 deri më 24 maj 1999, si pasojë e të cilit ishin vrarë 109 të burgosur.

Në shkurt të vitit 2024, nga akuza për krime lufte ishte liruar edhe serbin tjetër Zllatan Arsiniqi, i cili akuzohej se me pjesëtarë të policisë serbe dhe grupeve paramilitare në kohë lufte, kishte marrë pjesë në dëbimin dhe shpërnguljen me dhunë të banorëve të Kamenicës.

Fondi për të Drejtën Humanitare pati vlerësuar në rastin e Arsiniqit se trupi gjykues i Gjykatës Themelore në Prishtinë, kishte mbajtur proces të drejtë gjyqësor.

NĂ« luftĂ«n e viteve 1998-1999 nĂ« KosovĂ« besohet se janĂ« vrarĂ« mbi 13.000 civilĂ«, ndĂ«rsa mijĂ«ra tĂ« tjerĂ« janĂ« zhdukur. TĂ« pagjetur, edhe sot e kĂ«saj dite, mbeten mbi 1.600 persona – shumica prej tĂ« cilĂ«ve shqiptarĂ«.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Gavrillo Millosavleviç lirohet nga akuza për krime lufte në burgun e Dubravës appeared first on Euronews Albania.

Vukotiç dënohet me 15 vjet burgim për krime lufte në Kosovë

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me 15 vjet burgim Zoran Vukotiqin, për krime lufte në Kosovë. Aktgjykimi dënues u shpall ndaj Vukotiqit, pasi gjykata e gjeti fajtor për vrasjen e 13-vjeçarit B.M, raporton Betimi për Drejtësi.

Sipas aktakuzës të ngritur në qershor të vitit 2023, Vukotiq akuzohej se më 18 prill të vitit 1999, në afërsi të varrezave të qytetit të Vushtrrisë, në bashkëkryerje me persona të paidentifikuar, si rezervist i policisë serbe, ai kishte vepruar në kundërshtim me normat e të drejtës ndërkombëtare në fuqi gjatë konfliktit në Kosovë.

Në aktakuzë thuhej se ai në bashkëkryerje ka vrarë 13-vjeçarin B.M të kombësisë shqiptare.

Viktima, sĂ« bashku me djalin e xhaxhait tĂ« tij kishin qenĂ« duke ngarĂ« njĂ« biçikletĂ«, kur Vukotiq sĂ« bashku me policĂ« tĂ« tjerĂ« tĂ« armatosur i kishin hasur fĂ«mijĂ«t. I pandehuri, sipas aktakuzĂ«s, nga largĂ«sia prej 30 metrash kishte gjuajtur me armĂ« zjarri drejt fĂ«mijĂ«ve, duke qĂ«lluar nĂ« gjoks viktimĂ«n B.M, i cili kishte vdekur menjĂ«herĂ«. FĂ«mija tjetĂ«r kishte arritur t’u shpĂ«tojĂ« tĂ« shtĂ«nave dhe ishte fshehur pas njĂ« muri.

Prokuroria Speciale e kishte ngritur katër aktakuza për krime lufte ndaj popullatës civile gjatë viteve 1998-1999 ndaj Vukotiqit, por me propozimin e avokatit të tij, ato u bashkuan në një çështje më 2024.

Për pikat e tjera të aktakuzës, pas bashkimit të çështjes, Gjykata tha se nuk ka gjetur prova ndaj Vukotiqit dhe ai është liruar nga ato akuza.

Ndaj ish-rezervistit të policisë serbe, Zoran Vukotiq, më herët është shqiptuar edhe një aktgjykim dënues. Ai më 2021 ishte dënuar me dhjetë vjet burgim për veprën penale të dhunës seksuale gjatë luftës. Ky rast ishte kthyer në rigjykim, por më 2022 ishte rikonfirmuar ndaj tij. Më pas më 2023, Apeli ia rriti dënimin në 13 vjet burgim.

NĂ« kĂ«tĂ« aktakuzĂ« thuhej se Vukotiqi si pjesĂ«tar i forcave policore tĂ« njĂ«sisĂ« rezervĂ« tĂ« MinistrisĂ« sĂ« PunĂ«ve tĂ« Brendshme tĂ« SerbisĂ«, “kishte marrĂ« pjesĂ« nĂ« dĂ«bimin e popullatĂ«s civile shqiptare, nĂ« kryerjen e dhunĂ«s fizike dhe psikike ndaj tyre si dhe me pĂ«rdorimin e dhunĂ«s dhe veprimeve tĂ« tjera çnjerĂ«zore, kishte kryer dhunim seksual ndaj gruas sĂ« nacionalitetit shqiptar”.

Ky ishte rasti i parë i dënuar për një krim të tillë nga gjykatat e Kosovës. REL/

The post Vukotiç dënohet me 15 vjet burgim për krime lufte në Kosovë appeared first on Sot News | Lajme.

OKB: Izraeli fajtor pĂ«r ‘shfarosje’ nĂ« sulmet ndaj shkollave dhe xhamive nĂ« Gaza

Izraeli ka kryer krimin kundĂ«r njerĂ«zimit dhe “shfarosje” duke sulmuar civilĂ«t palestinezĂ« qĂ« strehoheshin nĂ« shkolla dhe vende fetare nĂ« Gaza, thuhet nĂ« njĂ« raport tĂ« komisionit tĂ« pavarur tĂ« Kombeve tĂ« Bashkuara.

Komisioni i Pavarur Ndërkombëtar i Hetimit i OKB-së mbi Territorin e Pushtuar Palestinez, përfshirë Jerusalemin Lindor dhe Izraelin, e bëri akuzën në një raport të publikuar të martën.

Raporti tha gjithashtu se forcat izraelite kanĂ« kryer krime lufte, “duke pĂ«rfshirĂ« drejtimin e sulmeve kundĂ«r civilĂ«ve dhe vrasjen me dashje, nĂ« sulmet e tyre ndaj objekteve arsimore qĂ« shkaktuan viktima civile”.

“Po shohim gjithnjĂ« e mĂ« shumĂ« indikacione se Izraeli po kryen njĂ« fushatĂ« tĂ« koordinuar pĂ«r tĂ« zhdukur jetĂ«n palestineze nĂ« Gaza”, tha nĂ« një deklaratë kryetarja e komisionit, Navi Pillay, ish-komisionere e lartĂ« e OKB-sĂ« pĂ«r tĂ« drejtat e njeriut .

Sipas raportit Izraeli ka dëmtuar ose shkatërruar më shumë se 90 përqind të ndërtesave shkollore dhe universitare në Gaza dhe ka shkatërruar më shumë se gjysmën e të gjitha vendeve fetare dhe kulturore në territor.

“NdĂ«rsa shkatĂ«rrimi i pronĂ«s kulturore, pĂ«rfshirĂ« objektet arsimore, nuk ishte nĂ« vetvete njĂ« akt gjenocidal, provat e njĂ« sjelljeje tĂ« tillĂ« mund tĂ« nĂ«nkuptojnĂ« megjithatĂ« qĂ«llimin gjenocidal pĂ«r tĂ« shkatĂ«rruar njĂ« grup tĂ« mbrojtur”, thuhet nĂ« raport.

“Synimi i Izraelit ndaj jetĂ«s arsimore, kulturore dhe fetare tĂ« popullit palestinez do tĂ« dĂ«mtojĂ« brezat e tanishĂ«m dhe brezat qĂ« do tĂ« vijnĂ«, duke penguar tĂ« drejtĂ«n e tyre pĂ«r vetĂ«vendosje”, vazhdoi Pillay.

LEXONI GJITHASHTU:

The post OKB: Izraeli fajtor pĂ«r ‘shfarosje’ nĂ« sulmet ndaj shkollave dhe xhamive nĂ« Gaza appeared first on Euronews Albania.

“13,535 viktima tĂ« dokumentuara tĂ« luftĂ«s nĂ« KosovĂ«â€ – Bekim Blakaj flet pĂ«r rĂ«ndĂ«sinĂ« e kujtesĂ«s dhe drejtĂ«sisĂ« tranzicionale

NĂ« episodin mĂ« tĂ« ri tĂ« podcastit Diana’Stories, Diana Luzha sjell njĂ« bisedĂ« me Bekim Blakaj, drejtorin ekzekutiv tĂ« Fondit pĂ«r tĂ« DrejtĂ«n Humanitare KosovĂ« (FDHK), mbi rĂ«ndĂ«sinĂ« e dokumentimit tĂ« krimeve tĂ« luftĂ«s dhe ruajtjen e kujtesĂ«s kolektive nĂ« KosovĂ«.

Biseda Ă«shtĂ« zhvilluar nĂ« hapĂ«sirat e QendrĂ«s pĂ«r Dokumentim, e cila funksionon si arkivĂ« dhe ekspozitĂ« edukative pĂ«r publikun, me dĂ«shmi, tĂ« dhĂ«na dhe rrĂ«fime tĂ« viktimave tĂ« luftĂ«s nĂ« KosovĂ« – pĂ«rfshirĂ« fĂ«mijĂ«, civilĂ« dhe tĂ« zhdukur nga tĂ« gjitha komunitetet.

“PĂ«r neve nĂ« atĂ« kohĂ« ka qenĂ« e rĂ«ndĂ«sishme qĂ« tĂ« dokumentohen kĂ«to krime dhe qĂ« viktimat mos tĂ« mbesin tĂ« harruara, tĂ« mos shndĂ«rrohen vetĂ«m nĂ« numra pa e ditur identitetin e tyre. Ideja kryesore e jona ka qenĂ« qĂ« viktimave mund t’u kthehet dinjiteti vetĂ«m nĂ«se publiku i njeh me emĂ«r dhe mbiemĂ«r dhe di mbi kĂ«to viktima”. theksoi Blakaj.

Qendra, qĂ« ndodhet nĂ« PrishtinĂ«, pĂ«rmes “LibĂ«r Kujtimit tĂ« KosovĂ«s” ekspozon tĂ« dhĂ«na pĂ«r 13,535 persona tĂ« vrarĂ« dhe tĂ« zhdukur, pĂ«rfshirĂ« civilĂ« shqiptarĂ«, serbĂ« dhe romĂ« dhe pakica tĂ« tjera etnike.

Bekim Blakaj, drejtor ekzekutiv i Fondit për të Drejtën Humanitare Kosovë

NĂ« pyetjen e shtruar se kush njihet si viktimĂ« e luftĂ«s, Blakaj pĂ«rgjigjet: “NĂ« fakt, ne e kemi zgjeruar kĂ«tĂ« nocion. Ne kemi vendosur qĂ« tĂ« mbajmĂ« evidencĂ«, pra tĂ« regjistrojmĂ« çdo jetĂ« tĂ« humbur, qoftĂ« ajo viktimĂ« apo jo-viktimĂ«, pra pa marrĂ« parasysh statutin e kĂ«tyre personave – nĂ«se kanĂ« qenĂ« civilĂ« apo pjesĂ«tarĂ« tĂ« UshtrisĂ« Çlirimtare tĂ« KosovĂ«s apo pjesĂ«tarĂ« tĂ« ushtrisĂ« apo policisĂ« serbe. Ideja ka qenĂ« qĂ« tĂ« dihet se kush u vra, pastaj rrethanat tregojnĂ« se kush Ă«shtĂ« viktimĂ« dhe kush Ă«shtĂ« vrarĂ« nĂ« betejĂ« apo nĂ« luftime”.

Sa i pĂ«rket periudhĂ«s kohore tĂ« kĂ«tij dokumentimi, ajo Ă«shtĂ« vendosur tĂ« pĂ«rfshijĂ« datat 1 janar 1998 – 31 dhjetor 2000, duke qenĂ« se edhe pas pĂ«rfundimit zyrtar tĂ« luftĂ«s nĂ« qershor 1999, kanĂ« ndodhur ende vrasje tĂ« lidhura me konfliktin.

I pyetur se çfarĂ« dĂ«shmon libri “Kujtimi i KosovĂ«s”, njĂ« publikim i FDHK qĂ« i kushtohet tĂ« gjitha jetĂ«ve tĂ« humbura nĂ« KosovĂ« gjatĂ« luftĂ«s, Blakaj thekson: “NĂ« bazĂ« tĂ« tĂ« dhĂ«nave qĂ« i kemi mbledhur gjatĂ« periudhĂ«s njĂ«zet e pesĂ«vjeçare, kemi krijuar – pra i kemi tĂ« pĂ«rafĂ«rta – edhe statistikat mbi numrin e tĂ« vrarĂ«ve dhe tĂ« zhdukurve nĂ« kĂ«tĂ« periudhĂ«, duke pĂ«rfshirĂ« krejt periudhĂ«n kohore prej tri vjetĂ«ve, nga 1 janar 1998 deri nĂ« fund tĂ« vitit 2000. Ne kemi dokumentuar 13,535 njerĂ«z tĂ« cilĂ«t janĂ« vrarĂ« apo janĂ« zhdukur nĂ« kĂ«tĂ« periudhĂ«â€, tha ai duke shtuar se shumica dĂ«rrmuese prej tyre 10,812 janĂ« shqiptarĂ«, 187 janĂ« serbë 

Sa i pĂ«rket statusit tĂ« viktimave, Blakaj tha se te shqiptarĂ«t diku rreth 80% prej tyre kanĂ« qenĂ« civilĂ« qĂ« nuk kanĂ« marrĂ« pjesĂ« aktive nĂ« luftĂ«, ndĂ«rsa rreth 20% kanĂ« qenĂ« pjesĂ«tarĂ« tĂ« UshtrisĂ« Çlirimtare tĂ« KosovĂ«s. “edhe pse jo gjithĂ« nĂ« momentin e vrasjes kanĂ« qenĂ« persona tĂ« armatosur dhe tĂ« uniformuar
 Te serbĂ«t pĂ«rqindja ndryshon – nĂ«se s’gaboj – janĂ« diku saktĂ«sisht 999 pjesĂ«tarĂ« tĂ« ushtrisĂ« sĂ« JugosllavisĂ« dhe forcave policore serbe, dhe 1,188 janĂ« civilĂ«â€.

Episodi Ă«shtĂ« tashmĂ« i disponueshĂ«m nĂ« YouTube, nĂ« kanalin Diana’Stories. /Telegrafi/

 

The post “13,535 viktima tĂ« dokumentuara tĂ« luftĂ«s nĂ« KosovĂ«â€ – Bekim Blakaj flet pĂ«r rĂ«ndĂ«sinĂ« e kujtesĂ«s dhe drejtĂ«sisĂ« tranzicionale appeared first on Telegrafi.

Ish-zyrtari i administratës Biden pranon dështimin në Gaza: Izraeli kreu krime lufte!

“Izraeli pa dyshim kreu krime lufte nĂ« Gaza”, deklaroi ish-zyrtari i lartĂ« i administratĂ«s Biden, Matthew Miller. Deklarata e tij pĂ«r Sky News shkaktoi njĂ« valĂ« reagimesh dhe dyshimesh nĂ« lidhje me qĂ«ndrimin e ish-administratĂ«s Demokratike ndaj luftĂ«s nĂ« Gaza dhe, si rrjedhojĂ«, edhe ndaj Izraelit. “Nuk mendoj se Ă«shtĂ« gjenocid, por mendoj se Ă«shtĂ« [
]

The post Ish-zyrtari i administratës Biden pranon dështimin në Gaza: Izraeli kreu krime lufte! appeared first on BoldNews.al.

KĂ«rkohet lirimi i Ratko Mlladiçit me pretendimin se “i kanĂ« mbetur pak muaj jetĂ«â€

AvokatĂ«t e Ratko Mlladiçit i kanĂ« bĂ«rĂ« njĂ« kĂ«rkesĂ« urgjente Mekanizmit NdĂ«rkombĂ«tar tĂ« Mbetur pĂ«r Gjykatat Penale tĂ« OKB-sĂ« nĂ« HagĂ« pĂ«r lirimin e shefit ushtarak serb tĂ« BosnjĂ«s tĂ« kohĂ«s sĂ« luftĂ«s pĂ«r arsye humanitare, sepse ai Ă«shtĂ« transferuar tashmĂ« nĂ« kujdesin paliativ dhe i kanĂ« mbetur vetĂ«m disa muaj jetĂ«, sipas mocionit tĂ« [
]

The post KĂ«rkohet lirimi i Ratko Mlladiçit me pretendimin se “i kanĂ« mbetur pak muaj jetĂ«â€ appeared first on Reporter.al.

Arrestohet një person nën dyshimet për krime lufte në komunën e Zveçanit

Autoritetet kosovare kanë arrestuar një person, i cili dyshohet për kryerjen e krimeve të luftës në komunën e Zveçanit, në veriun e Kosovës, ka njoftuar Prokuroria Speciale e Kosovës, të enjten.

M.D., i nacionalitetit serb, është arrestuar në mëngjesin e së mërkurës, me urdhër të prokurores Florije Salihu-Shamolli. Arrestimi i të dyshuarit është kryer pas hetimeve disamujore, në bashkëpunim me hetuesit e krimeve të luftës, ka bërë të ditur Prokuroria Speciale, nëpërmjet një komunikate.

Prokuroria Speciale ka thënë se M.D. dyshohet se në cilësinë e komandantit të njësisë së Policisë në rajonin e Zveçanit, në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, gjatë viteve 1998-99 ka marrë pjesë në vrasje, dëbim, plaçkitje, torturë, e rrahje të civilëve shqiptarë.

“Dyshohet se gjatĂ« prillit tĂ« 1999-s, i pandehuri M.D., sĂ« bashku me forcat serbe tĂ« organizuara nĂ« formacione tĂ« strukturuara, pĂ«rfshirĂ« ushtrinĂ« jugosllave dhe PolicinĂ« serbe, mori pjesĂ« nĂ« operacionin nĂ« fshatin ZhazhĂ«, ku kishin mbetur tĂ« vrarĂ« shtatĂ« civilĂ«â€, thuhet nĂ« njoftimin e ProkurorisĂ« Speciale. NĂ« vitet e fundit, numri i aktakuzave tĂ« ngritura nĂ« KosovĂ« pĂ«r kryerjen e veprĂ«s penale “krim i luftĂ«s kundĂ«r popullatĂ«s civile” Ă«shtĂ« rritur dukshĂ«m.

Aktakuzat e ngritura në Kosovë për krime lufte

Që prej vitit 2021, departamenti për hetimin e krimeve të luftës ka rritur numrin e aktakuzave të ngritura. Numri më i madh i aktakuzave u ngrit në vitin 2023, kur për krime lufte u akuzuan gjithsej 68 persona.

Që nga përfundimi i luftës në Kosovë, institucionet gjyqësore vendëse dhe ato ndërkombëtare kanë dënuar rreth 74 persona për krime të luftës në Kosovë. Gjatë luftës në Kosovë, nga viti 1998 deri në 1999, u vranë mbi 13.000 civilë, ndërsa mijëra të tjerë u zhdukën.

Mbi 1.600 persona vazhdojnĂ« tĂ« jenĂ« ende tĂ« pagjetur – pjesa mĂ« e madhe e tyre shqiptarĂ«. GjyqĂ«sori i KosovĂ«s mori nĂ« duar trajtimin e rasteve tĂ« krimeve tĂ« luftĂ«s nga qershori i vitit 2018. Prokuroria Speciale e KosovĂ«s ka departament pĂ«r krimet e luftĂ«s qĂ« nga vitit 2015.

Deri nĂ« fund tĂ« 2024-tĂ«s janĂ« ngritur gjithsej 14 aktakuza nĂ« mungesĂ« kundĂ«r 72 pjesĂ«tarĂ«ve tĂ« forcave serbe. NĂ« fund tĂ« vitit tĂ« kaluar u shpall edhe aktgjykimi i parĂ« nĂ« mungesĂ«. Çedomir Aksiq u dĂ«nua me 15 vjet burgim.REL/

The post Arrestohet një person nën dyshimet për krime lufte në komunën e Zveçanit appeared first on Sot News | Lajme.

Kosova lëshon urdhër-arresti ndaj Radoçiçit për krime lufte

Gjykata Themelore e PrishtinĂ«s ka lĂ«shuar urdhĂ«r-arresti ndaj Millan Radoçiçit dhe 19 serbĂ«ve tĂ« tjerĂ«, tĂ« dyshuar pĂ«r veprĂ«n penale “krime lufte kundĂ«r popullatĂ«s civile”.

Sipas dokumentit, tĂ« publikuar nga Reporteri.net, Radoçiç – ish-nĂ«nkryetar i partisĂ« tĂ« serbĂ«ve nĂ« KosovĂ«, Lista Serbe – akuzohet se ishte pjesĂ« e njĂ« grupi serbĂ«sh qĂ« vranĂ« 106 civilĂ« shqiptarĂ«, trupat e tĂ« cilĂ«ve mĂ« pas u gjetĂ«n nĂ« njĂ« varrezĂ« masive nĂ« Serbi.

Autenticiteti i këtij dokumenti është konfirmuar për Radion Evropa e Lirë nga zyrtarë brenda Prokurorisë Speciale të Kosovës.

“Prokuroria Speciale e RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s ne kĂ«rkesĂ« ka cituar se me datĂ« 18.03.2025 ka nxjerr aktvendim pĂ«r fillimin e hetimeve ndaj tĂ« pandehurve pĂ«r shkak tĂ« dyshimit tĂ« arsyeshĂ«m se nĂ« periudhĂ«n kohore 1998-1999, nĂ« vendin e quajtur ‘Ura e Taliqit’ nĂ« GjakovĂ« nga data 7 maj e deri mĂ« date 10 maj te vitit 1999, pjesĂ«taret e forcave ushtarake dhe policor serbe tĂ« uniformuar, nĂ« mesin e tyre edhe tĂ« pandehurit e lartcekur filluan tĂ« hyninin shtĂ«pi pĂ«r shtĂ«pi, ku me forcĂ« dhe kanosje i nxorĂ«n nga shtĂ«pitĂ« tĂ« gjithĂ« personat qĂ« ishin prezentĂ«, duke i ndarĂ« burrat nga gratĂ« dhe fĂ«mijĂ«t dhe me pas i vranĂ« gjithsej 106 civilĂ« tĂ« nacionalitetit shqiptarĂ« dhe pas luftĂ«s trupat e tyre u gjetĂ«n nĂ« njĂ« varrezĂ« masive nĂ« Batajnice tĂ« SerbisĂ«â€, thuhet nĂ« arsyetimin e fletarrestimit.

Po ashtu, nĂ« dokument thuhet se ky grupi i personave, nga 7 maji i vitit 1999 deri mĂ« 10 maj tĂ« po atij viti kishte arrestuar dhe burgosur mĂ« shumĂ« se 300 civilĂ« shqiptarĂ«, tĂ« cilĂ«t “u mbajtĂ«n nĂ« burgje tĂ« improvizuara, ku nuk kishin trajtim human duke iu munduar gjĂ«rat elementare, ushqimi i rregullt, higjiena dhe kujdesi mjekĂ«sor dhe mĂ« pas njĂ« pjesĂ« e madhe e kĂ«tyre tĂ« burgosurve ishin dĂ«rguar nĂ« burgje tĂ« ndryshme tĂ« KosovĂ«s”. NĂ« fund, sipas GjykatĂ«s Themelore, kĂ«ta persona u liruan pas qershorit tĂ« vitit 1999, me ndihmĂ«n e organizatave ndĂ«rkombĂ«tare.

Për të gjithë të pandehurit që është lëshuar fletarrestim, autoritetet e Kosovës nuk e dinë adresën e tyre. Ndërkaq, në mesin e tyre është edhe Llazar Drashkoviq, ndaj të cilit veçse ka një urdhërarrest aktiv ndërkombëtar lidhur me masakrën e Mejës.

Ndryshe, Radoiçiq veçse kërkohet nga autoritetet e Kosovës për sulmin e armatosur në Banjskë të Zveçanit në shtator të vitit 2023. Ai e mori përgjegjësinë për këtë sulm, ku u vra një polic i Kosovës, dhe gjerësisht besohet se gjendet i lirë në Serbi. /REL

The post Kosova lëshon urdhër-arresti ndaj Radoçiçit për krime lufte appeared first on Lapsi.al.

Një muaj paraburgim ndaj tre të dyshuarve për krime lufte, kishin maltretuar të burgosurit në burgun e Prishtinës dhe në Lipjan

Gjykata Themelore nĂ« PrishtinĂ« – Departamenti Special, ka aprovuar kĂ«rkesĂ«n e ProkurorisĂ« Speciale tĂ« RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s dhe ka caktuar masĂ«n e paraburgimit nĂ« kohĂ«zgjatje prej njĂ« muaji pĂ«r secilin, ndaj tĂ« pandehurve  B. T., M. I. dhe N. C., pĂ«r shkak tĂ« dyshimit tĂ« bazuar se kanĂ« kryer veprĂ«n penale ‘Krime lufte kundĂ«r popullatĂ«s civile’.

Gjyqtari i procedurĂ«s paraprake, pas seancĂ«s dĂ«gjimore vlerĂ«soj se janĂ« pĂ«rmbushur kushtet ligjore pĂ«r caktimin e masĂ«s sĂ« paraburgimit pĂ«r tĂ« pandehurit B. T., M. I. dhe N. C, pasi ekziston dyshimi i bazuar se tĂ« njĂ«jtit kanĂ« kryer veprĂ«n penale ‘Krime lufte kundĂ«r popullatĂ«s civile’.

“Ekziston dyshimi i bazuar se tĂ« pandehurit B.T. dhe M.I., nĂ« cilĂ«sinĂ« e personave zyrtar-gardian tĂ« Burgut tĂ« PrishtinĂ«s dhe paraleles nĂ« Lipjan, gjatĂ« periudhĂ«s sĂ« konfliktit tĂ« armatosur, pĂ«rkatĂ«sisht luftĂ«s nĂ« KosovĂ« 1998-1999, nĂ« Burgun e PrishtinĂ«s dhe nĂ« paralelen nĂ« Lipjan, nĂ« bashkĂ«kryerje edhe me zyrtarĂ« tjerĂ« tĂ« kĂ«tyre burgjeve duke vepruar nĂ« kundĂ«rshtim dhe duke shkelur rregullat e tĂ« drejtĂ«s ndĂ«rkombĂ«tare gjatĂ« konfliktit tĂ« armatosur, pĂ«rkatĂ«sisht kohĂ«s sĂ« luftĂ«s, nĂ« mĂ«nyrĂ« sistematike i kishin maltretuar tĂ« burgosurit shqiptarĂ«, duke i torturuar nĂ« mĂ«nyrĂ« ç‘njerĂ«zore me mjete tĂ« ndryshme si shkop gome, shufra metalike, shqelma e grushte, deri nĂ« alivanosje, duke i’u shkaktuar lĂ«ndime trupore”, thuhet nĂ« njoftim.

NdĂ«rkaq, tutje bĂ«het e ditur se e pandehura N.C., dyshohet se nĂ« cilĂ«sinĂ« e personit zyrtar-gardiane e Burgut tĂ« PrishtinĂ«s-Paralelja nĂ« Lipjan, gjatĂ« periudhĂ«s sĂ« konfliktit tĂ« armatosur, pĂ«rkatĂ«sisht luftĂ«s nĂ« KosovĂ« 1998-1999, nĂ« Burgun e PrishtinĂ«s-Paralelja nĂ« Lipjan, nĂ« bashkĂ«kryerje edhe me zyrtare tjera tĂ« kĂ«saj paralele, duke vepruar nĂ« kundĂ«rshtim dhe duke shkelur rregullat e tĂ« drejtĂ«s ndĂ«rkombĂ«tare gjatĂ« konfliktit tĂ« armatosur, pĂ«rkatĂ«sisht kohĂ«s sĂ« luftĂ«s, nĂ« mĂ«nyrĂ« sistematike i kishin maltretuar tĂ« burgosurat shqiptare, duke i torturuar nĂ« mĂ«nyrĂ« ç‘njerĂ«zore me mjete tĂ« ndryshme si shkop gome, shqelma e grushte, deri nĂ« alivanosje, duke i ‘u shkaktuar lĂ«ndime trupore.

“Gjykata konstatoj se ekziston rreziku real dhe i arsyeshĂ«m se nĂ«se tĂ« pandehurit ndodhen nĂ« liri, mund tĂ« arratisen pĂ«r tĂ« shmangur pĂ«rgjegjĂ«sinĂ« penale, tĂ« ndikojnĂ« mbi dĂ«shmitarĂ«t, pĂ«rfshirĂ« kĂ«tu edhe tĂ« dĂ«mtuarit, mund tĂ« bashkĂ«punojnĂ« me bashkĂ«kryerĂ«sit e tjerĂ« tĂ« pĂ«rfshirĂ« nĂ« kĂ«tĂ« rast penal, si dhe mund tĂ« pĂ«rpiqen tĂ« zhdukin ose tĂ« dĂ«mtojnĂ« provat materiale.

Gjykata vlerĂ«son se pesha e veprĂ«s penale Ă«shtĂ« e natyrĂ«s sĂ« rĂ«ndĂ« andaj caktimi i masĂ«s sĂ« paraburgimit Ă«shtĂ« masĂ« e domosdoshme nĂ« kĂ«tĂ« rast penal dhe se çdo masĂ« tjetĂ«r do tĂ« ishte e pamjaftueshme, pĂ«r zbatimin e suksesshĂ«m tĂ« procedurĂ«s penale”, thuhet nĂ« njoftim.

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë. /Telegrafi/

The post Një muaj paraburgim ndaj tre të dyshuarve për krime lufte, kishin maltretuar të burgosurit në burgun e Prishtinës dhe në Lipjan appeared first on Telegrafi.

Krime kundër civilëve gjatë luftës në Kosovë, arrestohen tre persona

Tre persona janë vënë në pranga në Kosovë, të dyshuar për përfshirje në krime lufte kundër civilëve gjatë periudhës 1998-1999.

Arrestimet janë bërë pas një hetimi të gjatë dhe lidhen me ngjarje të ndodhura në komunat e Prishtinës dhe Lipjanit, gjatë kohës së luftës.

Policia e Kosovës konfirmoi se të arrestuarit janë vendosur në ndalim për 48 orë. Sipas hetimeve, të dyshuarit kanë qenë gardianë dhe zyrtarë korrektues në institucionet ndëshkuese, ku dyshohet se kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj të ndaluarve shqiptarë gjatë luftës.

Rasti Ă«shtĂ« cilĂ«suar si “Krime lufte kundĂ«r popullatĂ«s civile”.

Lexo më tej: Cilat janë veprat penale që heton SPAK në fushën e krimeve zgjedhore? 

The post Krime kundër civilëve gjatë luftës në Kosovë, arrestohen tre persona appeared first on Lapsi.al.

Arrestohen tre të dyshuar për krime lufte në Kosovë

Policia e Kosovës, pas një aktiviteti të gjatë hetimor, ka ndërmarrë disa veprime operative, me qëllim të lokalizimit dhe arrestimit të tre dyshuarve për krime lufte kundër popullatës civile gjatë luftës në Kosovë.

NĂ« Lipjan, nĂ« dy lokacion tĂ« ndara, janĂ« lokalizuar dhe arrestuar i dyshuari B.T. dhe e dyshuara N.Ç.

Në vazhdimësi të aktiviteti operativ në Prishtinë është lokalizuar dhe arrestuar edhe i dyshuari i tretë M.I.

TĂ« njĂ«jtit dyshohen pĂ«r veprĂ«n penale “Krime lufte kundĂ«r popullatĂ«s civile” tĂ« kryer gjatĂ« vitit 1998-1999 nĂ« Burgun e PrishtinĂ«s dhe Lipjanit, nĂ« cilĂ«si tĂ« gardianĂ«ve-zyrtarĂ«ve korrektues nĂ« burgun e PrishtinĂ«s dhe QendrĂ«n Korrektuese nĂ« Lipjanit kanĂ« marrĂ« pjesĂ« nĂ« maltretimin, rrahjen, torturimin fizik dhe psikik tĂ« tĂ« ndaluarve shqiptarĂ«.

Të arrestuarit janë shoqëruar në zyrat e Drejtorisë së Hetimit të Krime të Luftës dhe janë duke u intervistuar.

The post Arrestohen tre të dyshuar për krime lufte në Kosovë appeared first on Telegrafi.

E mbijetuara e masakrës në Kosovë u arratis, por humbi familjen e saj

Elhame Muqolli shprehet se ka jetuar nĂ« njĂ« “hapĂ«sirĂ« ​​me re” pĂ«r 26 vitet e fundit – me re nga tymi qĂ« ajo kujton kur shpĂ«rthyen granatat mĂ« 17 prill 1999, tĂ« cilat lanĂ« pa jetĂ« nĂ«nĂ«n dhe pesĂ« vĂ«llezĂ«rit e motrat e saj. “Kur shpĂ«rtheu bomba e parĂ«, pashĂ« vetĂ«n tym dhe copĂ«za tĂ« [
]

The post E mbijetuara e masakrës në Kosovë u arratis, por humbi familjen e saj appeared first on Reporter.al.

Gjykata Speciale: Putin nuk do të gjykohet për krime lufte

Gjykata Speciale ka vendosur që Vladimir Putin për sa kohë mban postin e Presidentit të Rusisë, nuk do të gjykohet për krime lufte. Mediat e huaja raportojnë se po ashtu e njëjta rrugë do të ndiqet edhe për dy zyrtarë të tjerë rus, kryeministrin Mikhail Mishushtin dhe ministrin e Jashtëm Sergey Lavrov. Gjykata thotë se [
]

The post Gjykata Speciale: Putin nuk do të gjykohet për krime lufte appeared first on BoldNews.al.

Me gjithë kapacitetet e kufizuara, Kosova vijon gjykimin e krimeve të luftës

PRISHTINË, 4 prill/ATSH/ NjĂ« vit, 35 lĂ«ndĂ«. PĂ«r sjelljen e drejtĂ«sisĂ« nĂ« 34 rastet e ngritura kundĂ«r 98 pjesĂ«tarĂ«ve tĂ« forcĂ«s serbe dhe rastit tĂ« ngritur kundĂ«r dy pjesĂ«tarĂ«ve tĂ« UshtrisĂ« Çlirimtare tĂ« KosovĂ«s pĂ«r krime lufte, organet pĂ«rgjegjĂ«se ankohen se gjatĂ« vitit 2024 u pĂ«rballĂ«n me shumĂ« sfida.

NĂ« vitet e fundit, numri i aktakuzave tĂ« ngritura nĂ« KosovĂ« pĂ«r kryerjen e veprĂ«s penale “krim i luftĂ«s kundĂ«r popullatĂ«s civile” Ă«shtĂ« rritur dukshĂ«m.

Por, pĂ«r Amer Alijan – autor i raportit tĂ« publikuar mĂ« 4 prill nga Fondi pĂ«r tĂ« DrejtĂ«n Humanitare KosovĂ« (FDHK) pĂ«r rastet e krimeve tĂ« luftĂ«s – kjo Ă«shtĂ« e pamjaftueshme.

“QĂ« nga pĂ«rfundimi i luftĂ«s nĂ« KosovĂ«, institucionet gjyqĂ«sore vendore dhe ato ndĂ«rkombĂ«tare kanĂ« dĂ«nuar rreth 74 persona pĂ«r krime tĂ« luftĂ«s nĂ« KosovĂ«. NĂ« anĂ«n tjetĂ«r, [gjatĂ« luftĂ«s] ishin vrarĂ« rreth 10 mijĂ« viktima civile”, tha Alija, gjatĂ« publikimit tĂ« raportit tĂ« premten.

Gjatë luftës në Kosovë, nga viti 1998 deri në 1999, u vranë mbi 13.000 civilë, ndërsa mijëra të tjerë u zhdukën.

Mbi 1.600 persona vazhdojnĂ« tĂ« jenĂ« ende tĂ« pagjetur – pjesa mĂ« e madhe e tyre shqiptarĂ«.

PĂ«r tĂ« sjellĂ« drejtĂ«si pĂ«r sa mĂ« shumĂ« persona tĂ« dĂ«mtuar nga krime tĂ« luftĂ«s, Alija pĂ«rcolli disa rekomandime pĂ«r institucionet e KosovĂ«s qĂ« i pĂ«rkasin kĂ«saj fushe – MinistrisĂ« sĂ« DrejtĂ«sisĂ«, PolicisĂ« sĂ« KosovĂ«s, ProkurorisĂ« Speciale e GjykatĂ«s Themelore nĂ« PrishtinĂ«.

Për të gjitha këto institucione, Alija e pati një kërkesë të përbashkët: të mos shtyhen më seanca për shkak të mospërkthimit të shkresave të lëndëve në gjuhën serbe.

Ilir Morina, udhĂ«heqĂ«s i Departamentit pĂ«r hetimin e krimeve tĂ« luftĂ«s nĂ« ProkurorinĂ« Speciale tĂ« KosovĂ«s, e pranoi se pĂ«rkthimi nĂ« gjuhĂ«n serbe mbetet “sfidĂ« reale”.

“Ne kemi sfidĂ« tĂ« madhe nĂ« adresimin e nevojĂ«s pĂ«r pĂ«rkthimin e çdo dokumenti dhe dosjeje nĂ« gjuhĂ«n serbe nga shqipja ose anasjelltas, pĂ«r shkak tĂ« mungesĂ«s tĂ« pĂ«rkthyesve tĂ« mjaftueshĂ«m”, theksoi Morina.

Ai tha se edhe kur shpallen oferta pune për përkthyes, interesimi është i ulët.

Me të njëjtin problem përballet edhe Gjykata Themelore në Prishtinë gjatë trajtimit të këtyre rasteve, tha kryetarja e këtij institucioni, Albina Shabani-Rama.

Megjithatë, ajo theksoi një problem tjetër si sfidën kryesore të institucionit që udhëheq.

“ËshtĂ« e domosdoshme qĂ« gjyqtarĂ«t qĂ« merren me kĂ«to raste tĂ« jenĂ« tĂ« specializuar dhe tĂ« trajtojnĂ« vetĂ«m kĂ«to raste. Por, departamenti special Ă«shtĂ« i ngarkuar edhe me lĂ«ndĂ« tĂ« tjera komplekse dhe deri mĂ« tani nuk kemi mundĂ«sinĂ« tĂ« ndajmĂ« trupe gjykuese tĂ« veçanta vetĂ«m pĂ«r trajtimin e krimeve tĂ« luftĂ«s”, tha Shabani-Rama.

Ajo tha se tani gjyqtarët trajtojnë këto lëndë në mënyrë shumë më profesionale sesa kur kjo punë kishte filluar para gjashtë vjetësh, por se sfidë mbetet numri i vogël i gjyqtarëve të angazhuar.

Vitin e kaluar, për shkak të pensionimeve dhe avancime, numri i gjyqtarëve që merren me këto lëndë është zvogëluar për katër.

Gjyqësori i Kosovës mori në duar trajtimin e rasteve të krimeve të luftës nga qershori i vitit 2018. Prokuroria Speciale e Kosovës ka departament për krimet e luftës që nga vitit 2015.

Ndërsa Gjykatës Themelore iu shtuan departamentet speciale në vitin 2019. Departamenti për krime lufte, përveç rasteve të krimeve të luftës, heton edhe rastet e krimit të organizuar, korrupsionit të nivelit të lartë, terrorizmit, etj.

Sipas FDHK-së, një tjetër problem që e vështirëson trajtimin e rasteve të krimeve të luftës në Kosovë është mungesa e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Serbisë.

Nga ky fond rekomandojnë që në negociatat e Kosovës me Serbinë të nënshkruhen protokolle të bashkëpunimit të prokurorive speciale të të dyja vendeve.

Prokurori Morina përmendi një rast kur njëri i akuzuar kishte qenë duke jetuar në Zvicër, por menjëherë pas ngritjes së aktakuzës, ai është zhvendosur në Serbi dhe tani është i paarritshëm për institucionet e drejtësisë së Kosovës.

Në mungesë të një lloj bashkëpunimi të tillë, shumë nga rastet e krimeve të luftës në Kosovë po zhvillohen në mungesë.

Gjykimi nĂ« mungesĂ«, bazuar nĂ« Kodin e ndryshuar tĂ« ProcedurĂ«s Penale tĂ« vitit 2022, mund tĂ« zhvillohet vetĂ«m me kusht qĂ« prokuroria dhe gjykata t’i kenĂ« shteruar tĂ« gjitha mjetet pĂ«r ta siguruar praninĂ« e tĂ« akuzuarit.

Ligji për procedurën penale përcakton se personat që gjykohen në mungesë, pasi autoritetet nuk kanë arritur ta sigurojnë praninë e tyre, kanë të drejtë për një gjykim të ri dhe pa kushte kurdo që arrestohen.

Deri në fund të 2024-tës janë ngritur gjithsej 14 aktakuza në mungesë kundër 72 pjesëtarëve të forcave serbe.

NĂ« fund tĂ« vitit tĂ« kaluar u shpall edhe aktgjykimi i parĂ« nĂ« mungesĂ«. Çedomir Aksiq u dĂ«nua me 15 vjet burgim.

Udhëheqësit nga Prokuroria Speciale dhe Gjykata Themelore në Prishtinë thanë se fillimisht këto raste kishin qenë sfidë për stafin e tyre.

“Prej momentit qĂ« Ă«shtĂ« paraparĂ« mundĂ«sia e gjykimit nĂ« mungesĂ«, Ă«shtĂ« rritur ndjeshĂ«m numri i aktakuzave. Kjo do tĂ« thotĂ« qĂ« duhet tĂ« rritet edhe numri i gjyqtarĂ«ve”, tha Shabani-Rama, kryetare e GjykatĂ«s Themelore nĂ« PrishtinĂ«, e cila i quajti kĂ«to gjykime si “nevojĂ« tĂ« domosdoshme”.

Fondi pĂ«r tĂ« DrejtĂ«n Humanitare KosovĂ« kundĂ«rshton gjykimet nĂ« mungesĂ« pasi qĂ« beson se kĂ«shtu “shkelen tĂ« drejtat themelore tĂ« tĂ« akuzuarve”, qĂ« mund tĂ« mos jenĂ« fare nĂ« dijeni se ndaj tyre po zhvillohet njĂ« gjyq nĂ« KosovĂ«.

Avokatja e shumë prej të akuzuarve për kryerjen e krimeve të luftës në Kosovë, Jovana Fillipoviq, akuzoi institucionet në Kosovë se kanë qasje raciste ndaj komunitetit serb dhe se Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës nuk ndjekin procedurat ligjore.

Pretendimet e saj i mohuan pĂ«rfaqĂ«suesit e ProkurorisĂ« Speciale dhe PolicisĂ« sĂ« KosovĂ«s. Ish-prokurorja Drita Hajdari tha se mund tĂ« ketĂ« ndonjĂ« rast kur ka pasur shkelje procedurale, por se “kjo nuk paraqet dukuri”.

I pranishëm në diskutimin lidhur me raportin e publikuar nga FDHK-ja ishte edhe Vigan Qorolli, zëvendësministër i Drejtësisë në Kosovë. Ai tha se Kosova tani ka të gjithë infrastrukturës për të hetuar e gjykuar rastet e krimeve të luftës.

Sarah Jaquiery, nga Ambasada e ZvicrĂ«s nĂ« KosovĂ«, tha se shpreson qĂ« institucionet e KosovĂ«s do t’i zbatojnĂ« rekomandimet e FDHK-sĂ« pĂ«r rritjen e bashkĂ«punimit rajonal dhe ndĂ«rkombĂ«tar, pĂ«rkthimin e lĂ«ndĂ«ve nĂ« serbisht, incizimin e seancave gjyqĂ«sore dhe krijimin e njĂ« data baze me tĂ« gjitha tĂ« dhĂ«nat e rasteve tĂ« krimeve tĂ« luftĂ«s.

“DrejtĂ«sia nuk Ă«shtĂ« opsion, por Ă«shtĂ« nevojĂ«. Çdo viktimĂ« meriton drejtĂ«si”, tha ajo. /rel/

The post Me gjithë kapacitetet e kufizuara, Kosova vijon gjykimin e krimeve të luftës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌