❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Aksioni për lirimin e hapësirave publike/ Rama: Po si mund të futet në bark i tërë trotuari deri tek bordura

✇Albeu
By: V K

Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama, ka vijuar me postimin e radhës në rrjetet sociale për aksionin e lirimit të hapësirave publike në vend.

KĂ«saj radhe Rama ka ndarĂ« pamjet e prishjes sĂ« njĂ« tende biznesi, e cila kishte zĂ«nĂ« pothuaj gjithĂ« trotuarin e kĂ«mbĂ«sorĂ«ve. Rama e shoqĂ«ron videon me pyetjen: “Po si mund tĂ« futet nĂ« bark i tĂ«rĂ« trotuari deri tek bordura”?

Postimi i kryeministrit:

 

The post Aksioni për lirimin e hapësirave publike/ Rama: Po si mund të futet në bark i tërë trotuari deri tek bordura appeared first on Albeu.com.

Zjarr në një apartament në Vlorë, panik tek banorët

✇Albeu
By: V K

Këtë të mërkurë, një apartament është përfshirë nga flakët në qytetin e Vlorës, duke shkaktuar panik te banorët.

Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë ndërhyrë për të neutralizuar flakët, duke parandaluar përhapjen e tyre në banesat e tjera.

Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar, por zjarri ka shkaktuar dëme materiale në apartamentin ku shpërtheu.

The post Zjarr në një apartament në Vlorë, panik tek banorët appeared first on Albeu.com.

Rriten çmimet e shërbimeve kadastrale/ Sa do të paguajnë qytetarët nga gushti 2025, çfarë parashikon vendimi

✇Albeu
By: V K

TashmĂ« Ă«shtĂ« fakt i kryer. Siç paralajmĂ«roi gazeta “Panorama” disa ditĂ« mĂ« parĂ«, nga ky muaj qytetarĂ«t do tĂ« paguajnĂ« mĂ« shumĂ« pĂ«r shĂ«rbimet qĂ« mbulon Agjencia ShtetĂ«rore e KadastrĂ«s.

Këshilli i Ministrave, ka miratuar vendimin, i cili është publikuar në Fletoren Zyrtare,, në të cilin parashtrohen një seri ndryshimesh në tarifat e shërbimeve kadastrale.

Këto ndryshime prekin si tarifat ekzistuese, ashtu edhe shtimin e disa shërbimeve të reja në kuadër të digjitalizimit të proceseve.

Vendimi i ri ndryshon dhe shton pika në vendimin nr. 389, datë 13.5.2020, që përcaktonte tarifat bazë të shërbimeve të regjistrimit dhe dokumentimit të pronësisë.

TARIFAT E REJA

Rritjet më të theksuara janë vënë re në shërbimet që kanë të bëjnë me regjistrimin e akteve të reja, konfirmimet për pronësi dhe nxjerrjen e certifikatave arkivore.

Për shembull, tarifa për regjistrimin e një kontrate shitblerjeje,  është rritur nga 1,000 lekë në 2,000 lekë.

Shërbimi për dhënien e një kopjeje të certifikatës së pronësisë është rritur nga 500 lekë në 1,200 lekë, ndërsa konfirmimi i sipërfaqes nga arkiva apo përditësimet në të dhëna kadastrale janë gjithashtu dyfishuar në çmim.

NDRYSHIMET

Ndryshimet argumentohen nga qeveria në vendimin në fjalë si pjesë e përpjekjeve për të modernizuar dhe përmirësuar transparencën e proceseve kadastrale, si dhe për të mbuluar kostot në rritje të operimit të sistemit.

Me kĂ«to tarifa tĂ« reja, pritet qĂ« qytetarĂ«t tĂ« kenĂ« akses mĂ« tĂ« lehtĂ« nĂ« shĂ«rbimet “online”, por edhe tĂ« ndjejnĂ« mĂ« shumĂ« barrĂ« financiare pĂ«r çdo proces qĂ« pĂ«rfshin tokĂ«n apo pronĂ«n e tyre.

Ndërkohë, ekspertët e tregut imobiliar dhe shoqatat e mbrojtjes së konsumatorëve kanë reaguar me shqetësim, duke kërkuar që të ketë një faturim të drejtë dhe proporcional, sidomos për kategoritë e ndjeshme dhe për rastet e trashëgimisë apo legalizimeve, ku shpesh përfshihen familje me të ardhura të ulëta.

Tarifat e reja hynĂ« nĂ« fuqi menjĂ«herĂ« pas publikimit nĂ« Fletoren Zyrtare, pra nĂ« fillim tĂ« muajit gusht 2025 dhe do tĂ« aplikohen nĂ« tĂ« gjitha zyrat kadastrale tĂ« vendit, pĂ«rfshirĂ« edhe ato qĂ« ofrojnĂ« shĂ«rbime nĂ«pĂ«rmjet portalit “e-Albania”.

Risia, tarifa diferenciale, “Online” dhe nĂ« sportel

NjĂ« nga risitĂ« mĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme nĂ« vendimin e ri pĂ«r tarifat kadastrale Ă«shtĂ« ndarja e qartĂ« mes shĂ«rbimeve qĂ« kryhen fizikisht dhe atyre “online” pĂ«rmes platformĂ«s “e-Albania”.

Për të njëjtin shërbim, tarifa për aplikim elektronik është shpesh më e ulët se ajo për aplikim në sportel, duke synuar të inkurajojë qytetarët të përdorin format digjitale.

PĂ«r shembull, pĂ«r njĂ« shĂ«rbim tĂ« zakonshĂ«m si lĂ«shimi i njĂ« kopjeje tĂ« certifikatĂ«s sĂ« pronĂ«sisĂ«: “online” Ă«shtĂ« 800 lekĂ«, ndĂ«rsa nĂ« sportel 1,200 lekĂ«.

Kjo diferencĂ« prej 400 lekĂ«sh Ă«shtĂ« mĂ« shumĂ« se 30% mĂ« lirĂ« nĂ«se shĂ«rbimi kĂ«rkohet “online”.

Po ashtu, pĂ«r regjistrimin e akteve noteriale, tarifa “online” Ă«shtĂ« 1,500 lekĂ«, ndĂ«rsa nĂ« sportel 2,000 lekĂ«. Ky ndryshim jo vetĂ«m qĂ« pĂ«rshpejton procedurat pĂ«r qytetarĂ«t, por edhe redukton ngarkesĂ«n nĂ« sportele fizike, duke e bĂ«rĂ« shĂ«rbimin mĂ« efikas.

Vendimi synon gjithashtu të frenojë vonesat dhe informalitetin në procesin e regjistrimit të pronës.

 

The post Rriten çmimet e shërbimeve kadastrale/ Sa do të paguajnë qytetarët nga gushti 2025, çfarë parashikon vendimi appeared first on Albeu.com.

Ish-kryeministri Berisha zbulon aksionin opozitar, çfarë pritet të ndodhë në shtator

✇Albeu
By: V K

Këtë të mërkurë, ish-kryeministri dhe njëkohësisht kryetar i Partisë Demokratike, Sali Berisha,u shpreh para mediave se në vjeshtë do të nisë aksionin opozitar, kundër largimit të kryeministrit Edi Rama nga pushteti.

Në fjalën e tij, Berisha tha se largimi i tij është kushti i të gjitha kushteve që qytetarët të vendosin për qeverinë e ardhshme me vullnetin e tyre.

Berisha shton më tej se PD do bëjë çdo gjë për të mobilizuar shqiptarët për votën e tyre, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në të gjithë diasporën.

“Opozita dhe shqiptarĂ«t duhet ta kenĂ« dhe e kanĂ« tĂ« qartĂ« se kurrĂ« me Edi RamĂ«n nuk mund tĂ« votojnĂ« si qytetarĂ« tĂ« lirĂ«. Largimi i RamĂ«s Ă«shtĂ« kushti i tĂ« gjitha kushteve qĂ« qytetarĂ«t tĂ« vendosin me vullnetin e tyre pĂ«r qeverinĂ« e ardhshme. Ndaj dhe PD do bĂ«jĂ« cdo gjĂ« pĂ«r tĂ« mobilizuar shqiptarĂ«t pĂ«r votĂ«n e tyre, jo vetĂ«m nĂ« ShqipĂ«ri, por edhe nĂ« tĂ« gjithĂ« diasporĂ«n, ndaj pĂ«rfaqĂ«suesve tĂ« narkoshtetit nĂ« diasporĂ«. Ata janĂ« pĂ«rfaqĂ«sues tĂ« shtetit armik tĂ« votĂ«s sĂ« lirĂ« tĂ« shqiptarĂ«ve dhe kemi tĂ« bĂ«jĂ«m me njĂ« diktaturĂ« autokratike qĂ« ka si forcĂ« lĂ«vizĂ«se drogĂ«n, krimin dhe vjedhjen e shqiptarĂ«ve. Ndaj dhe qĂ«ndresa e pĂ«rgjithshme e qytetarĂ«ve shqiptarĂ« Ă«shtĂ« rrugĂ«dalja nga kjo situatĂ«â€,– tha Berisha.

The post Ish-kryeministri Berisha zbulon aksionin opozitar, çfarë pritet të ndodhë në shtator appeared first on Albeu.com.

Lionel Mesi pranë rinovimit të kontratës, problemi kryesor i Inter Majemit është ish-ylli i Barçës

✇Albeu
By: V K

Inter Majemi vazhdon të ndërtojë një projekt ambicioz dhe afatgjatë. Pas rinovimit të kontratës së Zhordi Albës dhe nënshkrimit të Rodrigo De Pol, klubi nga Florida është afër zgjatjes së kontratës së Lionel Mesit. E vetmja çështje e mbetur pezull është Serxhio Buskets.

Ardhja e mesfushorit argjentinas kampion bote vë në pikëpyetje rolin dhe qëndrueshmërinë e ish-lojtarit të Barçës, kontrata e të cilit po skadon.

Trajneri Havier Maskerano foli për situatën, duke sqaruar qëndrimin e tij në një konferencë për shtyp:

“PĂ«r mua, Serxhio Ă«shtĂ« njĂ« lojtar i shkĂ«lqyer. Erdha nĂ« BarcelonĂ« pĂ«r tĂ« mĂ«suar prej tij. Sot jam me fat qĂ« e stĂ«rvit. Situata e tij varet nga klubi dhe nga ai, por shpresoj qĂ« ai tĂ« qĂ«ndrojĂ«. Ai Ă«shtĂ« thelbĂ«sor pĂ«r sistemin tonĂ« dhe ka luajtur vazhdimisht gjatĂ« shtatĂ« muajve tĂ« fundit”, deklaroi ai.

Trajneri argjentinas mĂ« pas pĂ«rsĂ«riti besimin e tij nĂ« ekip: “Nuk kam dyshuar kurrĂ« nĂ« pĂ«rkushtimin e tyre. Ka ulje-ngritje gjatĂ« sezonit, pĂ«rfshirĂ« lĂ«ndimet. Por qĂ«ndrimi dhe pĂ«rkushtimi i tyre nuk kanĂ« munguar kurrĂ«â€.

The post Lionel Mesi pranë rinovimit të kontratës, problemi kryesor i Inter Majemit është ish-ylli i Barçës appeared first on Albeu.com.

SPAK i komunikoi akuzat, Meta kërkon në GJKKO ndryshimin e masës arrest me burg

✇Albeu
By: V K

Këtë të mërkurë, përfaqësuesit ligjore të presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, depozituan sot pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) kërkesën për zëvendësimin e masës së sigurisë.

Kjo kërkesë është paraqitur duke nisur nga fakti që Prokuroria e Posaçme, ka përfunduar hetimet ndaj Metës dhe i ka komunikuar akuzat.

Sipas pĂ«rfaqĂ«suesve ligjor “nevojat pĂ«r ta mbajtur MetĂ«n akoma nĂ«n paraburgim, nuk kanĂ« mĂ« asnjĂ« kuptim procedural”.

Ish-presidenti ndodhet në burg që prej tetorit të vitit të shkuar, për dosjen CEZ/DIA dhe lobimit në SHBA.

Presidenti i PL akuzohet nga SPAK pĂ«r “Pastrim tĂ« produkteve tĂ« veprĂ«s penale ose veprimtarisĂ« kriminale”, “Korrupsion pasiv tĂ« funksionarĂ«ve tĂ« lartĂ« shtetĂ«rorĂ« ose tĂ« zgjedhurve vendorĂ«â€, “Refuzim pĂ«r deklarim, mosdeklarim, fshehje dhe deklarim i rremĂ« i pasurive, interesave private tĂ« personave tĂ« zgjedhur dhe nĂ«punĂ«sve publikĂ«â€.

Vetë Meta, i ka cilësuar akuzat si politike dhe se nuk ka asnjë fakt penal ndaj tij.

Njoftimi i PL:

Përshëndetje!
Sot, përfaqësuesit ligjorë të Presidentit të Partisë së Lirisë, Z. Ilir Meta kanë depozituar pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kërkesën me objekt: Zëvendësimin e masës së sigurimit për Presidentin Ilir Metaj.

Kjo kërkesë është paraqitur duke nisur nga fakti që Prokuroria e Posaçme SPAK ka përfunduar hetimet ndaj Presidentit Meta dhe duke qënë se nevojat për ta mbajtur akoma nën paraburgim nuk kanë më asnjë kuptim procedural.

 

The post SPAK i komunikoi akuzat, Meta kërkon në GJKKO ndryshimin e masës arrest me burg appeared first on Albeu.com.

Aksident tragjik në minierën e Bulqizës, humb jetën minatori gjatë punës

✇Albeu
By: V K

Këtë të mërkurë, një aksident i rëndë ka ndodhur në një nga minierat private në Zonën D në Bulqizë, ku një minator me detyrë armator, ka humbur jetën tragjikisht.

Ngjarja ndodhi gjatë punës për ndërtimin e një armature, ku minatori po asistonte kolegët në punimet e tyre, kur u përfshi nga shembja masive e mineralit.

FatkeqĂ«sisht, pĂ«r shkak tĂ« kĂ«saj rrĂ«zimi, ai nuk ka mundur t’i shpĂ«tojĂ« plagĂ«ve dhe ka ndĂ«rruar jetĂ« nĂ« vend.

Autoritetet dhe strukturat përkatëse, po vijojnë hetimet për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

The post Aksident tragjik në minierën e Bulqizës, humb jetën minatori gjatë punës appeared first on Albeu.com.

Aksident i rëndë në Fier/ Humb jetën një person, plagosen disa të tjerë (EMRAT)

✇Albeu
By: V K

Pak më parë, një aksident i rëndë ka ndodhur në Levan të Fierit, ku janë plagosur disa persona.

Dy automjete u pĂ«rplasĂ«n me njĂ«ra-tjetrĂ«n, ku si pasojĂ« mbetĂ«n tĂ« plagosur pesĂ« persona. FatkeqĂ«sisht, njĂ« prej tyre nuk ka mundur t’i mbijetojĂ« plagĂ«ve dhe ka humbur jetĂ«n, pavarĂ«sisht pĂ«rpjekjeve intensive tĂ« mjekĂ«ve pĂ«r ta shpĂ«tuar.

Viktimë e aksidentit të ndodhur rreth orës 11:00 ka mbetur drejtuesi i një prej makinave, 51-vjeçari Luftar Braçe.

Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e dinamikës së aksidentit dhe shkakut që çoi në ngjarjen e rëndë.

“Rreth orĂ«s 11:00, nĂ« vendin e quajtur “Rotondo e Levanit”, automjeti me drejtues shtetasin Ilir Pujo, Ă«shtĂ« pĂ«rplasur me automjetin me drejtues shtetasin Luftar Braçe, 51-vjeç.

Si pasojĂ« e pĂ«rplasjes ka humbur jetĂ«n shtetasi Luftar Braçe dhe kanĂ« shkuar nĂ« spital pĂ«r tĂ« marrĂ« mjekim shtetasi I. P. dhe katĂ«r pasagjerĂ«â€, njoftoi policia.

 

The post Aksident i rëndë në Fier/ Humb jetën një person, plagosen disa të tjerë (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

Kualifikueset e Botërorit 2026/ Shqipëria pret Letoninë më 9 shtator, dalin në shitje biletat

✇Albeu
By: V K

Federata e Futbollit ka njoftuar të gjithë tifozët se nga kjo e mërkurë nis shitja e biletave për ndeshjen Shqipëri-Letoni, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror 2026.

Takimi do tĂ« zhvillohet mĂ« 9 shtator nĂ« stadiumin “Air Albania”, nĂ« ora 20:45. Biletat mund tĂ« blihen vetĂ«m online, nĂ« linkun e mĂ«poshtĂ«m:

Biletat e ndeshjes ShqipĂ«ri – Letoni

Procedura se si blihet bileta online:

Fillimisht ju duhet të regjistroheni në platformë duke përdorur një adresë e-mail.

Më pas, zgjidhni tribunën e stadiumit dhe më pas përzgjidhni ulësen.

Pasi keni përzgjedhur ulëset, duhet të plotësoni në tabelën dialoguese të dhënat për biletat (mbiemër, emër, e-mail)

Në fund procedoni me pagesën, duke plotësuar të dhënat e kartës tuaj. Pasi të konfirmohet pagesa, bileta do të mbërrijë në adresën e-mail me të cilën jeni regjistruar në platformë.

FSHF bën me dije se për këtë ndeshje, ndryshe nga ndeshjet e kaluara, sektorët N101, N102, N103, N104, N105, S102, S103, S104, V101 dhe V102 do të jenë të mbyllur, sipas vendimit të FIFA-s.

Ky vendim është marrë si pasojë e sjelljeve të përsëritura të papërshtatshme dhe diskriminuese të një pjese të tifozëve shqiptarë gjatë ndeshjeve të mëparshme, përfshirë këngë me përmbajtje ofenduese, hedhje objektesh, ndezje fishekzjarrësh, gjeste apo mesazhe të papërshtatshme, si dhe ndërprerje gjatë himneve kombëtare.

The post Kualifikueset e Botërorit 2026/ Shqipëria pret Letoninë më 9 shtator, dalin në shitje biletat appeared first on Albeu.com.

E rëndë/ Dhunohen brutalisht Genard Hajdini dhe babai i tij (VIDEO)

✇Albeu
By: V K

Në orët e para të mëngjesit të së dielës, një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tiranë, ku personazhi i njohur i rrjeteve sociale, Genard Hajdini dhe babai i tij, Paqësori, janë dhunuar brutalisht nga një person ende i paidentifikuar.

Ngjarja ndodhi rreth orĂ«s 01:00 nĂ« ambientet e njĂ« lokali nĂ« “RrugĂ«n Bardhyl”. Raportohet se fillimisht, agresori Ă«shtĂ« konfliktuar me babain e Genardit, i cili mĂ« pas ka telefonuar tĂ« birin pĂ«r ndihmĂ«.

Sapo ka mbërritur, Genardi është goditur menjëherë me grushte, duke pësuar dëmtime në fytyrë dhe trup.

Vetë Genardi ka ndarë një video në rrjetet sociale, ku shfaqet me hundën e fashuar dhe me gjak në buzë, duke konfirmuar ngjarjen dhe gjendjen e tij pas dhunës së ushtruar.

Të dy të lënduarit janë dërguar në Spitalin e Traumës, ku kanë marrë ndihmën mjekësore.

 

The post E rëndë/ Dhunohen brutalisht Genard Hajdini dhe babai i tij (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Dosja “BANKERS”/ Gjykata lĂ« nĂ« burg drejtorin kinez dhe ish-administratori Leonidha Çobo, zbuten masat pĂ«r disa zyrtarĂ«

✇Albeu
By: V K

Gjykata e Apelit tĂ« Juridiksionit tĂ« PĂ«rgjithshĂ«m, ka lĂ«nĂ« nĂ« fuqi masĂ«n “arrest me burg” pĂ«r ish-drejtorin e “Bankers Petroleum”, Leonidha Çobo, dhe drejtorin aktual, shtetasin kinez Hongping Xiao.

Seanca u zhvillua sot, ku ishte i pranishëm edhe përfaqësuesi i ambasadës kineze në Tiranë.

Të arrestuarit kishin kundërshtuar masat e sigurisë të vendosura më parë nga Gjykata e Fierit, por Apeli rrëzoi kërkesat e tyre, duke mbështetur qëndrimin e Prokurorisë.

Megjithatë, për disa zyrtarë të tjerë të përfshirë në hetime, Gjykata e Apelit zbuti masat e sigurisë.

Nga pesĂ« masat “arrest shtĂ«pie”, vetĂ«m njĂ«ra u ndryshua nĂ« “detyrim paraqitjeje”, pĂ«r shkak tĂ« rrethanave familjare, pasi njĂ« prej tĂ« dyshuarve Ă«shtĂ« prind i njĂ« fĂ«mije 2-vjeçar.

NdĂ«rsa pĂ«r tre persona tĂ« tjerĂ« u hoq masa e ndalimit tĂ« daljes jashtĂ« vendit, duke lĂ«nĂ« nĂ« fuqi vetĂ«m detyrimin pĂ«r t’u paraqitur nĂ« polici gjyqĂ«sore.

Në total, dhjetë zyrtarë dhe ish-zyrtarë të kompanisë ndodhen nën hetim për një sërë veprash penale të rënda, të lidhura me një skemë të dyshuar mashtrimi financiar që ka dëmtuar rëndë buxhetin e shtetit shqiptar.

Sipas Prokurorisë, të pandehurit kanë ngritur një skemë të sofistikuar për shmangien e detyrimeve tatimore, përfitime këto të paligjshme që kapin miliona euro.

Fitimet e padeklaruara dyshohet se janë pastruar më pas përmes mekanizmave të pastrimit të parave.

Personat e hetuar dhe në kërkim akuzohen për veprat penale:

“Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerĂ«n e shtuar” (neni 144/a),

“Fshehja e tĂ« ardhurave” (neni 180/3),

“Pastrimi i produkteve tĂ« veprĂ«s penale ose veprimtarisĂ« kriminale” (neni 287),

“ShpĂ«rdorimi i detyrĂ«s” (neni 248),

“Moskryerja e detyrave nga organet tatimore” (neni 181/a).

Hetimet për këtë çështje vijojnë, dhe autoritetet shqiptare nuk përjashtojnë mundësinë e zgjerimit të tyre edhe ndaj institucioneve të tjera që mund të kenë pasur lidhje me aktivitetin e kompanisë gjatë periudhës së hetuar.

The post Dosja “BANKERS”/ Gjykata lĂ« nĂ« burg drejtorin kinez dhe ish-administratori Leonidha Çobo, zbuten masat pĂ«r disa zyrtarĂ« appeared first on Albeu.com.

Me G-Class në breg të detit, policia e ndëshkon vetëm me gjobë 23-vjeçarin që rrezikoi pushuesit (VIDEO)

✇Albeu
By: V K

NjĂ« 23-vjeçar me iniciale A. N., Ă«shtĂ« ndĂ«shkuar vetĂ«m me 50 000 lekĂ« gjobĂ«, pasi u kap duke lĂ«vizur me njĂ« automjet tip “G-Class” nĂ« breg tĂ« detit nĂ« plazhin e Vainit, LezhĂ«.

Edhe pse ai rrezikonte jetën e pushuesve, veçanërisht të fëmijëve, teksa drejtonte mjetin e tij buzë detit, policia nuk ka marrë asnjë masë tjetër ndëshkuese për këtë rast të rëndë.

Ngjarja u bë publike pas një videoje të shpërndarë në rrjetet sociale.

 

 

“ShĂ«rbimet e PolicisĂ« Rrugore tĂ« LezhĂ«s, menjĂ«herĂ« pas publikimit tĂ« njĂ« video-je nĂ« portalin “JOQ Albania”, nĂ« tĂ« cilĂ«n shfaqet njĂ« automjet tip “G-Class” duke lĂ«vizur nĂ« brezin e rĂ«rĂ«s nĂ« breg tĂ« detit, nĂ« plazhin e Vainit, kryen verifikimet, me qĂ«llim nxjerrjen pĂ«rpara pĂ«rgjegjĂ«sisĂ« ligjore tĂ« drejtuesit tĂ« automjetit.

Në përfundim të tyre, u identifikua dhe u shoqërua në komisariat, shtetasi A. N., 23-vjeç, banues në Lezhë.

Ai u ndĂ«shkua me masĂ« administrative 50 000 lekĂ«, pĂ«r shkelje tĂ« neneve 7 dhe 139 tĂ« Kodit Rrugor.”– njofton policia.

The post Me G-Class në breg të detit, policia e ndëshkon vetëm me gjobë 23-vjeçarin që rrezikoi pushuesit (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Arrestohet 21-vjeçari me armë zjarri dhe municion, momenti kur policia e shtrin në tokë (VIDEO+EMRI)

✇Albeu
By: V K

NĂ« kuadĂ«r tĂ« operacionit tĂ« koduar “KryqĂ«zimi”, njĂ« 21-vjeçar Ă«shtĂ« arrestuar nga policia, pas kapjes me armĂ« zjarri dhe sende tĂ« tjera tĂ« kundĂ«rligjshme.

I riu u ndalua te kryqĂ«zimi i Valiasit, ndĂ«rsa lĂ«vizte me njĂ« automjet tip “Audi”. GjatĂ« kontrollit nĂ« mjet dhe banesĂ«, atij iu gjetĂ«n njĂ« pushkĂ« me municion, njĂ« thikĂ«, pranga dhe njĂ« kapuç pĂ«r maskim. Materialet procedurale iu referuan ProkurorisĂ« sĂ« TiranĂ«s pĂ«r hetime tĂ« mĂ«tejshme.

Në kuadër të këtij operacioni, u arrestua shtetasi Gerald Qordja.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Operacione të njëpasnjëshme, si rezultat i kontrolleve dhe punës informative, kundër armëmbajtjes pa leje.

Finalizohet operacioni policor i koduar “KryqĂ«zimi”.

Arrestohet te kryqëzimi i Valiasit, një 21-vjeçar që posedonte armë zjarri me municion, armë të ftohtë, pranga si të Policisë dhe 1 kapuç për maskim.

Sekuestrohen sendet e kundërligjshme.

NĂ« vijim tĂ« punĂ«s intensive, pĂ«r identifikimin e shtetasve qĂ« posedojnĂ« armĂ« dhe cenojnĂ« rendin dhe sigurinĂ« e qytetarĂ«ve, shĂ«rbimet e Komisariatit tĂ« PolicisĂ« Nr. 5 finalizuan operacionin “KryqĂ«zimi”, gjatĂ« tĂ« cilit u vu nĂ« pranga shtetasi G. Q., 21 vjeç, banues nĂ« Babrru.

Ai u ndalua nga shĂ«rbimet e PolicisĂ«, teksa lĂ«vizte me njĂ« automjet tip “Audi”, te kryqĂ«zimi i Valiasit.

Në vijim të veprimeve procedurale u kryen kontrolle në automjetin dhe në banesën e 21-vjeçarit, ku u gjetën 1 armë zjarri pushkë me municion, 1 armë e ftohtë (thikë), pranga si të Policisë dhe 1 kapuç për maskim.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

 

The post Arrestohet 21-vjeçari me armë zjarri dhe municion, momenti kur policia e shtrin në tokë (VIDEO+EMRI) appeared first on Albeu.com.

ÇfarĂ« ka ndodhur? Morena Taraku me mesazh nga spitali: Jetoni pa stres, jeta Ă«shtĂ« e bukur
 (FOTO)

✇Albeu
By: V K

Këngëtarja Morena Taraku, ka ndarë një moment personal dhe emocional me ndjekësit, duke postuar një foto nga spitali, ku shfaqet me fashë në zonën e barkut, pas një ndërhyrjeje të paqartë.

Në përshkrimin që shoqëron imazhin, këngëtarja rrëfen se muajt e fundit kanë qenë të vështirë për të, të mbushur me ulje-ngritje emocionale, shqetësime shëndetësore dhe nivel të lartë stresi, por edhe me momente të bukura dhe mbështetje nga të afërmit.

Përmes këtij postimi, ajo ndan një mesazh të fortë dhe të ndjerë:

“Ju lutem, jetoni jetĂ«n pa stres dhe pa zemĂ«rim. Jeta Ă«shtĂ« e bukur dhe nuk duhet tĂ« marrim asnjĂ« minutĂ« tĂ« saj tĂ« mirĂ«qenĂ«â€.

 

 

Morena thekson se lumturia e vërtetë nuk gjendet në arritjet materiale apo statusin, por te njerëzit që na qëndrojnë pranë:

“Kaloni jetĂ«n me ata qĂ« ju duan dhe qĂ« i doni. Kjo Ă«shtĂ« lumturia e vĂ«rtetĂ«â€.

Postimi ka marrë reagime të shumta dhe mbështetje nga ndjekësit e saj në rrjete sociale. Gjendja e saj shëndetësore mbetet ende e paqartë.

The post ÇfarĂ« ka ndodhur? Morena Taraku me mesazh nga spitali: Jetoni pa stres, jeta Ă«shtĂ« e bukur
 (FOTO) appeared first on Albeu.com.

U nis me jahtin e tij nga Turqia për në Mykonos, zhduket biznesmeni i njohur

✇Albeu
By: V K

Autoritetet turke janë në alarm pas zhdukjes së biznesmenit të njohur Halit Yukay, i cili është shpallur i humbur që nga mbrëmja e së shtunës, kur u nis me jahtin e tij nga Turqia me destinacion ishullin grek të Mykonosit.

Jahti i 43-vjeçarit turk u gjet i dëmtuar rëndë dhe gjysmë i mbytur nga roja bregdetare turke, në ujërat pranë ishullit Prokonnisos në Detin e Marmaras.

Familjarët e Yukay, dhanë alarmin pasi humbën kontaktet me të menjëherë pas nisjes së tij. Roja bregdetare u njoftua zyrtarisht në orën 23:40 të së hënës, ndërsa të martën në orën 14:30, një anije tregtare njoftoi autoritetet se kishte gjetur mbetje të një mjeti lundrues.

MĂ« vonĂ« u konfirmua se bĂ«hej fjalĂ« pĂ«r jahtin “Graywolf” tĂ« biznesmenit turk.

Për kërkimin e tij u angazhuan zhytës profesionistë, një helikopter dhe mjete lundruese të rojes bregdetare, por deri më tani nuk është arritur të gjendet asnjë gjurmë e tij.

Hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe kërkimet për gjetjen e Yukay vijojnë intensivisht.

Halit Yukay, i lindur në vitin 1982, është themeluesi dhe pronari i kompanisë turke Mazu Yachts, e cila merret me prodhimin e jahteve luksoze.

Ai e nisi karrierën e tij si punëtor në kantierë detare dhe e realizoi ëndrrën për të krijuar kompaninë e tij në vitin 2011.

Kompania Mazu Yachts është e njohur në Turqi për dizajnet moderne dhe teknologjitë e avancuara që përdor në ndërtimin e jahteve.

 

The post U nis me jahtin e tij nga Turqia për në Mykonos, zhduket biznesmeni i njohur appeared first on Albeu.com.

Hiroshima përkujton 80 vjetorin e bombardimit atomik, flet i mbijetuari: Babai im u verbua nga shpërthimi, lëkura e tij


✇Albeu
By: V K

Një lutje e heshtur u mbajt në Japoni të mërkurën në mëngjes, me rastin e 80 vjetorit të hedhjes së bombës atomike nga Shtetet e Bashkuara në qytetin e Hiroshimës.

Kryeministri japonez Shigeru Ishiba, mori pjesë në ceremoni të mërkurën, së bashku me zyrtarë nga e gjithë bota.

“Japonia Ă«shtĂ« i vetmi komb qĂ« ka vuajtur nga njĂ« bombardim atomik nĂ« luftĂ«â€, tha kryebashkiaku i HiroshimĂ«s, Kazumi Matsui, nĂ« Parkun Memorial tĂ« Paqes tĂ« qytetit.

“Qeveria japoneze pĂ«rfaqĂ«son njĂ« popull qĂ« aspiron pĂ«r paqe tĂ« vĂ«rtetĂ« dhe tĂ« qĂ«ndrueshme”.

Lufta e Dytë Botërore përfundoi me kapitullimin e Japonisë pas hedhjes së bombave në Hiroshima dhe Nagasaki, të cilat ndodhën me një diferencë prej disa ditësh.

Bombat vranĂ« mĂ« shumĂ« se 200.000 njerĂ«z – disa nga shpĂ«rthimi i menjĂ«hershĂ«m dhe tĂ« tjerĂ« nga sĂ«mundja nga rrezatimi e djegiet.

“Babai im u dogj rĂ«ndĂ« dhe u verbua nga shpĂ«rthimi. LĂ«kura e tij varej nga trupi – ai nuk mundi as tĂ« mĂ« mbante dorĂ«n”, tha pĂ«r BBC-nĂ« i mbijetuari i HiroshimĂ«s, Shingo Naito. Ai ishte gjashtĂ« vjeç kur bomba goditi qytetin e tij, duke vrarĂ« babanĂ« dhe motrĂ«n e vĂ«llain e tij.

Naito ka ndarë historinë me një grup studentësh në Hiroshima, të cilët po i shndërrojnë kujtimet e tij të tragjedisë në art.

NĂ« vitin 2024, Nihon Hidankyo, njĂ« grup japonez i tĂ« mbijetuarve tĂ« bombĂ«s atomike, fitoi Çmimin Nobel pĂ«r Paqen pĂ«r pĂ«rpjekjet e tyre pĂ«r tĂ« çliruar botĂ«n nga armĂ«t bĂ«rthamore.

NĂ« njĂ« fjalim tĂ« mĂ«rkurĂ«n, kryebashkiaku i HiroshimĂ«s, Matsui, paralajmĂ«roi pĂ«r njĂ« “trend nĂ« rritje drejt ndĂ«rtimit tĂ« forcave ushtarake nĂ« tĂ« gjithĂ« botĂ«n” dhe “idenĂ« se armĂ«t bĂ«rthamore janĂ« thelbĂ«sore pĂ«r mbrojtjen kombĂ«tare”.

“KĂ«to zhvillime shpĂ«rfillin nĂ« mĂ«nyrĂ« flagrante mĂ«simet qĂ« bashkĂ«sia ndĂ«rkombĂ«tare duhet tĂ« kishte nxjerrĂ« nga tragjeditĂ« e historisĂ«â€, tha ai.

“Ato kĂ«rcĂ«nojnĂ« tĂ« rrĂ«zojnĂ« strukturat e ndĂ«rtimit tĂ« paqes pĂ«r tĂ« cilat kaq shumĂ« njerĂ«z kanĂ« punuar kaq shumĂ« pĂ«r t’i ndĂ«rtuar”.

Matsui tha se Traktati pĂ«r MospĂ«rhapjen e ArmĂ«ve BĂ«rthamore, i cili synon tĂ« parandalojĂ« pĂ«rhapjen e armĂ«ve bĂ«rthamore dhe tĂ« promovojĂ« pĂ«rdorimin paqĂ«sor tĂ« energjisĂ« bĂ«rthamore, ishte “nĂ« prag tĂ« mosfunksionimit”.

Ai gjithashtu, i bĂ«ri thirrje qeverisĂ« japoneze tĂ« ratifikojĂ« Traktatin pĂ«r Ndalimin e ArmĂ«ve BĂ«rthamore – njĂ« marrĂ«veshje ndĂ«rkombĂ«tare qĂ« ndalon armĂ«t bĂ«rthamore qĂ« hyri nĂ« fuqi nĂ« vitin 2021.

Më shumë se 70 vende e kanë ratifikuar traktatin, por fuqitë bërthamore si SHBA-ja dhe Rusia e kanë kundërshtuar atë, duke treguar funksionin parandalues të arsenaleve bërthamore.

Japonia gjithashtu e ka hedhur poshtë një ndalim të tillë, duke argumentuar se siguria e saj është rritur nga armët bërthamore të SHBA-së.

Në rrugët që të çojnë në Parkun Memorial të Paqes, pati protesta të vogla që bënin thirrje për heqjen e armëve bërthamore.

Satoshi Tanaka, një tjetër i mbijetuar i bombës atomike i cili vuante nga kancere të shumta nga ekspozimi ndaj rrezatimit, tha se të parit të gjakderdhjes në Gaza dhe Ukrainë sot i sjell në mendje vuajtjet e tij.

“Duke parĂ« malet me rrĂ«noja, qytetet e shkatĂ«rruara, fĂ«mijĂ«t dhe gratĂ« qĂ« iknin nĂ« panik, tĂ« gjitha mĂ« sjellin kujtime tĂ« asaj qĂ« pĂ«rjetova”, i tha ai BBC-sĂ«.

“Ne jetojmĂ« pranĂ« armĂ«ve bĂ«rthamore qĂ« mund ta zhdukin njerĂ«zimin shumĂ« herĂ«â€.

“Prioriteti mĂ« urgjent Ă«shtĂ« tĂ« shtyhen udhĂ«heqĂ«sit e vendeve tĂ« armatosura me armĂ« bĂ«rthamore. Popujt e botĂ«s duhet tĂ« bĂ«hen edhe mĂ« tĂ« indinjuar, tĂ« ngrenĂ« zĂ«rin e tyre mĂ« fort dhe tĂ« ndĂ«rmarrin veprime masive”.

The post Hiroshima përkujton 80 vjetorin e bombardimit atomik, flet i mbijetuari: Babai im u verbua nga shpërthimi, lëkura e tij
 appeared first on Albeu.com.

Bleona Qereti birëson një luan në Afrikë (VIDEO)

✇Albeu
By: V K

Këngëtarja e njohur Bleona Qereti, ka festuar ditëlindjen me një dhuratë krejtësisht unike: birësimin simbolik të një luani në Afrikë.

Luani, i quajtur Sarara, është bërë pjesë e jetës së Bleonës përmes një nisme që ndërthur dashurinë për kafshët, mbrojtjen e specieve të rrezikuara dhe teknologjinë moderne.

Kjo iniciativë i jep mundësinë këngëtares, dhe çdo mbështetësi tjetër, të ndjekë në kohë reale lëvizjet, shëndetin dhe habitatin e kafshës së egër, përmes një aplikacioni të posaçëm.

Këtë ajo e bëri të ditur në një video me Blendi Fevziun.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Blendi Fevziu (@blendifevziu)

The post Bleona Qereti birëson një luan në Afrikë (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Rama publikon pamje nga plazhi i Kunes në Lezhë: Mes gjelbërimit dhe freskisë së Adriatikut

✇Albeu
By: V K

KĂ«tĂ« tĂ« mĂ«rkurĂ«, pĂ«rmes njĂ« postimi ne “Facebook”, kryeministri Edi Rama, ka ndarĂ« pamje mahnitĂ«se nga Plazhi i KunĂ«s nĂ« LezhĂ«, duke e cilĂ«suar atĂ« si njĂ« destinacion unik mes gjelbĂ«rimit tĂ« natyrĂ«s dhe freskisĂ« qĂ« ofron deti Adriatik.

“Plazhi i KunĂ«s nĂ« LezhĂ«, mes gjelbĂ«rimit dhe freskisĂ« sĂ« Adriatikut”, shkruan Rama ne postim i shoqĂ«ruar me pamje nga ky destinacion turistik, gjithnjĂ« e mĂ« i preferuar nga vendas dhe tĂ« huaj gjatĂ« sezonit veror.

Në Kunë pushuesit mund të zgjedhin mes plazhit publik dhe atij privat. Turistët e huaj shpesh vendosen në këtë zonë me pisha të dendura edhe me kamperat e tyre.

Po ashtu, ka edhe zona për aktivitet sportiv, volejboll..etj

Plazhi i Kunës ndodhet në pjesën Veriore të Shqipërisë, rreth 5 kilometra larg qytetit të Lezhës dhe është pjesë e Kompleksit të Kune-Vainit, një zonë e mbrojtur me rëndësi të veçantë ekologjike dhe biodiversitet të pasur.

I njohur për peizazhin natyror të veçantë, me pyje të dendura pishe, laguna dhe rërë të artë, plazhi tërheq turistë vendas dhe të huaj që kërkojnë pushime të qeta dhe larg zhurmës urbane.

Kuna është ndër zonat më të hershme të zhvilluara për turizëm në këtë rajon, dhe vitet e fundit ka njohur investime të vazhdueshme për përmirësimin e infrastrukturës turistike dhe promovimin e saj si një destinacion i qëndrueshëm ekologjik.

Në kuadër të zhvillimit të turizmit, qeveria shqiptare ka përfshirë zonën e Kunës në projektet e saj strategjike për ruajtjen dhe promovimin e mjediseve të mbrojtura, duke nxitur njëherazi edhe zhvillimin ekonomik lokal.

Plazhi i Kunës mbetet një ndër perlat e natyrës shqiptare, që ofron përvoja autentike mes natyrës së paprekur dhe mikpritjes tradicionale të zonës së Lezhës.

 

The post Rama publikon pamje nga plazhi i Kunes në Lezhë: Mes gjelbërimit dhe freskisë së Adriatikut appeared first on Albeu.com.

Vrasja e Frrok Lleshajt nĂ« ShkodĂ«r/ Policia hap “regjistrin” e hasmĂ«risĂ«, çfarĂ« u zbulua pas krimit

✇Albeu
By: V K

Pas ekzekutimit mafioz të Frrok Lleshajt, që ndodhi mbrëmjen e së hënës në Paçram të Shkodrës, policia dhe prokuroria, kanë hapur arkivat e ngjarjeve që kanë shënjuar jetën e familjes dhe fisit Lleshaj.

Nga tĂ« dhĂ«nat qĂ« janĂ« bĂ«rĂ« publike, nĂ« familjen e tyre kanĂ« nisur pĂ«rplasje tĂ« hershme, qĂ« datojnĂ« fillimvitet ‘90-tĂ«, kohĂ« kur dyshohet se Ă«shtĂ« vrarĂ« njĂ« njeri i familjes sĂ« tyre nĂ« Greqi.

Por pas atij akti të rëndë, është kryer edhe një krim tjetër brenda fisit Lleshaj, e sipas të dhënave, ndonëse ende nuk janë zyrtare, është akuzuar për të viktima e pritës fatale të së hënës.

Por ky i fundit nuk e ka pranuar kurrë, ndërsa mësohet se ai ka qenë i akuzuar edhe për një tjetër ngjarje, që lidhet me një person që sipas të dhënave është nga Puka.

Por ajo që dyshohet se fshihet pas krimit të rëndë të ekzekutimit të Frrok Lleshajt, në afërsi të shtëpisë së tij, është pikërisht pista e hasmërisë.

Por policia dhe prokuroria, në fakt, po hetojnë edhe një sërë dyshimesh të tjera. Do të jenë familjarët, ata që do të hedhin dritë mbi problemet e kohëve të fundit në familjen e tyre, ndërsa është e qartë vetëm mënyra e ekzekutimit, ku sipas të dhënave, autori ka hyrë dhe dalë nga Paçrami me një motor të vogël, duke bërë të mundur mos rënien në sy të askujt, pasi tashmë fshatrat janë thuajse të boshatisura.

Por policia ka nisur verifikimin e një sërë kamerash, por që janë shumë larg vendit të ngjarjes, pasi zona nuk ka kamera në asnjë prej banesave të atyshme.

Lleshaj ka qenë duke ardhur në shtëpi, kur një person, që dyshohet se ka qenë i vetëm, i ka marrë jetën me armë me silenciator dhe madje, gjuajtja sipas ekspertëve mjekoligjorë ka qenë shumë e afërt me viktimën. Autori dyshohet se ka kryer krimin në atë formë për të mos lënë asnjë zhurmë.

HETIMET MBI HASMËRITË

Hakmarrja dyshohet të jetë pista kryesore e hetimit nga grupi hetimor i Policisë së Shkodrës në lidhje me ekzekutimin e 65-vjeçarit Frrok Lleshaj mbrëmjen e së hënës në Shkodër.

Burime pranë Policisë së Shkodrës bëjnë me dije se janë marrë në pyetje disa persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen.

Sipas të dhënave nga ekspertiza e policisë, 65-vjeçari është qëlluar me pistoletë nga një distancë shumë e afërt.

Gjithashtu, dyshohet se autori Ă«shtĂ« larguar me motoçikletĂ«, duke pĂ«rfituar nga errĂ«sira pĂ«r t’u zhdukur me shpejtĂ«si nga vendi i krimit.

Në listën e pisave të hetimit, policia ka vendosur në plan të parë hasmëritë e familjes Lleshaj.

Ende nuk janë sqaruar problemet familjare që kanë nisur që në vitin e largët 1991 në Greqi e deri në kohën kur viktima është përfshirë në një krim, ku dyshohet se ka ekzekutuar një person nga Puka.

Për këtë vrasje ai mësohet se ka kryer 21 vjet burg dhe më pas është liruar dhe ka jetuar në Paçram deri mbrëmjen e së hënës kur iu mor jeta pak para se të mbërrinte në shtëpinë e tij.

Referuar të dhënave, bëhet me dije se policia vendore e Shkodrës, që mbërriti menjëherë në vendngjarje, nisi hetimet paraprake përmes grupit të posaçëm të ngritur për këtë rast.

Frrok Lleshaj, një ish-efektiv policie, u arrestua për vrasjen e ndodhur gjatë konfliktit me familjen nga Puka, por u arratis nga burgu në vitin 1997.

Ai u kap sërish në vitin 2006 dhe vuajti 21 vjet burg, duke dalë para dy vitesh. Edhe pse u dënua, ai nuk e pranoi kurrë autorësinë për vrasjen e kushëririt. Pas daljes nga burgu, ai jetonte në fshatin Paçram, duke u marrë me blegtori.

Vrasja ndodhi pranë banesës së tij, ndërsa ai po ecte në rrugët e fshatit. Trupi i tij u gjet nga një kalimtar i rastësishëm, i cili njoftoi menjëherë policinë.

Dyshimet kryesore për vrasjen e Frrok Lleshajt lidhen me këto dy hasmëri të vjetra, por deri më tani nuk ka persona të ndaluar.

The post Vrasja e Frrok Lleshajt nĂ« ShkodĂ«r/ Policia hap “regjistrin” e hasmĂ«risĂ«, çfarĂ« u zbulua pas krimit appeared first on Albeu.com.

Portugalia goditet nga vala e të nxehtit, muaji gusht shënon temperatura deri në 41°C

✇Albeu
By: V K

Portugalia po përballet me një valë intensive të të nxehtit, me temperatura që në disa zona arrijnë deri në 41°C.

Sipas raportimeve tĂ« Euronews, muaji gusht pritet tĂ« jetĂ« ndĂ«r mĂ« tĂ« nxehtit nĂ« 15–20 vitet e fundit.

Temperaturat minimale po variojnë nga 16 deri në 24°C, ndërsa ato maksimale sillen nga 28 deri në 41°C, duke e kthyer klimën në një sfidë serioze për popullsinë dhe shërbimet shëndetësore.

Rajonet veriore si Viana do Castelo, Braga, Porto, Vila Real dhe Bragança ndodhen nën alarm të kuq, niveli më i lartë i paralajmërimit meteorologjik, për shkak të valës së zgjatur të temperaturave ekstreme.

Instituti Portugez i Meteorologjisë (IPMA), thekson se përjashtim bën vetëm bregdeti, ku ndikimi i valës është më i moderuar.

Ekspertët paralajmërojnë se ky gusht mund të jetë rekord jo vetëm për temperaturat maksimale, por edhe për ato minimale, duke bërë që netët të jenë po aq përvëluese sa ditët.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin ekspozimin në diell në orët e pikut, të konsumojnë shumë lëngje dhe të ndjekin me kujdes udhëzimet zyrtare për mbrojtje nga nxehtësia.

The post Portugalia goditet nga vala e të nxehtit, muaji gusht shënon temperatura deri në 41°C appeared first on Albeu.com.

❌