Bashkëpunim me policinë greke, arrestohet 39-vjeçari me qëllim ekstradimi në Shqipëri
The post Bashkëpunim me policinë greke, arrestohet 39-vjeçari me qëllim ekstradimi në Shqipëri appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.
The post Bashkëpunim me policinë greke, arrestohet 39-vjeçari me qëllim ekstradimi në Shqipëri appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.
TIRANË, 15 korrik/ATSH/ Policia Rrugore po vijon monitorimet intensive me poliscanë në akset nacionale, me fokus në ndëshkimin e shkeljeve që cenojnë sigurinë rrugore.
Dhjetëra drejtues automjetesh janë evidentuar nga poliscanët, vetëm në një hark kohor prej një ore duke lëvizur me shpejtësi deri në dyfishin e normës së lejuar.
Me shpejtësi gati dyfish mbi normën e lejuar ata janë kthyer në rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.
Policia Rrugore paralajmëron se sjellje të tilla përbëjnë rrezik real për përfshirje në aksidente me pasoja për jetën e vetë drejtuesve, pasagjerëve dhe përdoruesve të tjerë të rrugës.
“Zbato rregullat e qarkullimit rrugor. Mos rreziko jetën”, është apeli i Policisë Rrugore ndaj drejtuesve të mjeteve.
/m.m/j.p/
The post Shpejtësi mbi normat, Policia Rrugore penalizon dhjetëra drejtues mjetesh appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.
Një 26-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi shpërndante doza droge të forta. 26-vjeçari me iniciale B. D., i shpërndante dozat në zona të ndryshme të Valiasit. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me të cilin qarkullonte 26-vjerçari dhe kontrollit fizik, u gjetën disa doza me lëndë të dyshuar kokainë, 1 aparat celular, të […]
The post Shpërndante doza droge në zona të ndryshme të Valiasit, arrestohet 26-vjeçari në Kamëz appeared first on BoldNews.al.
Ekonomia e Kinës ka shënuar rritje më të mirë se pritej, pavarësisht tarifave të SHBA-së dhe krizës së gjatë në tregun e pronave që kanë ndikuar në ngadalësimin e saj. Sipas të dhënave zyrtare, ekonomia e Kinës u rrit për 5.2% në tremujorin që përfundoi në qershor, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të […]
The post Rritja ekonomike e Kinës tejkalon pritshmëritë, pavarësisht tarifave të Trumpit appeared first on BoldNews.al.
Deputeti socialist Erion Braçe ka denoncuar mëngjesin e sotëm me anë të një video në rrjete sociale derdhjen e ujërave të zeza në Liqenin Artificial në Tiranë. Socialisti shprehet se ky krim mjedisor duhet të ndalet menjëherë dhe shton më tej se kjo evidentohet edhe për shkak të aromës së rëndë që ndihet në zonë. […]
The post Braçe denoncon krimin mjedisor: Ujërat e zeza po derdhen në Liqenin Artificial (VIDEO) appeared first on BoldNews.al.
Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar në Greqi me qëllim ekstradimin në Shqipëri. Shqiptari me dy idenitete, Deni (Denis) Mecolli ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, me vendimin e datës 09.02.2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me dashje”, […]
The post Tentoi të vriste një person/ Arrestohet në Greqi shqiptari me dy identitete, pritet ekstradimi appeared first on BoldNews.al.
TIRANË, 14 korrik/ATSH/ Bashkëpunimi midis Shqipërisë dhe Francës po rritet me projekte të reja në inovacion, turizëm dhe arsim, ndërkohë që partneriteti strategjik vazhdon të forcohet dhe të konkretizohet në fushën e mbrojtjes.
Ambasada e Shqipërisë në Francë ndau sot momente nga vizitat e nivelit të lartë, të cilat kulmuan me vizitën e dytë në Shqipëri të presidentit Emmanuel Macron.
“Franca feston këtë vit 14 Korrikun me moto kryesore reziliencën, angazhimin, unitetin dhe solidaritetin, por edhe duke përkujtuar 85-vjetorin e thirrjes së 18 Qershorit të gjeneralit De Gaulle. Me këtë rast, u shprehim miqve francezë urimet më të mira për unitet dhe prosperitet, teksa riafirmojmë lidhjet e thella dhe historike që bashkojnë Shqipërinë dhe Francën”, thuhet në njoftimin për shtyp të Ambasadës së Shqipërisë në Francë.
Në vitin 2025, marrëdhëniet mes dy vendeve njohën një hap tjetër të madh përpara me vizitën e dytë në Shqipëri të presidentit Emmanuel Macron, me vizitën e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani në Paris dhe atë të ministrit francez për Evropën Benjamin Haddad në Tiranë.
“Mbështetur në angazhimin e përbashkët ndaj vlerave evropiane, bashkëpunimit dhe stabilitetit rajonal, bashkëpunimi midis Shqipërisë dhe Francës po rritet me projekte të reja në inovacion, turizëm dhe arsim, ndërkohë që Partneriteti ynë Strategjik vazhdon të forcohet dhe të konkretizohet në fushën e mbrojtjes”, shprehet Ambasada shqiptare në Francë.
/m.m//r.e//a.f/
The post Shqipëria uron Francën për Ditën Kombëtare: Partneriteti ynë Strategjik vazhdon të forcohet appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.
TIRANË, 14 korrik /ATSH/ Në Theth ka nisur sot, me mbështetjen e forcave të xhenjos, pastrimi i mbetjeve inerte pas shembjes së ndërtimeve pa leje.
Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga ky aksion, ndërsa siguroi se forcat e xhenjos nuk do të largohen nga Thethi deri kur të jetë hequr edhe mbeturina e fundit.
“Ka nisur sot në Theth me mbështetjen e forcave të xhenjos, pastrimi i mbetjeve inerte të ekzekutimit të vendimeve në ngarkim të 40 subjekteve që kishin mbjellë mbi 100 ngrehina pa leje, nga ato me mure, tek ato me kontruksion metalik e me dru, në dhunim ekstrem të ligjit për zonat e mbrojtura, të historisë e të peizazhit magjepsës të asaj zone dhe të turizmit që kanë kultivuar në vite ata që kanë sakrifikuar për ta bërë Thethin destinacionin që është sot”, u shpreh Rama.
Ndërkohë, kryeministri theksoi se “mbetet edhe nje godinë masive për t’u shembur, që të përmbyllet ekzekutimi i plotë i vendimeve të IKMT-së dhe rikthimi i Thethit në normalitetin e para kësaj marrëzie kriminale”.
“Ka filluar Rilindja Urbane 2.0 si domosdoshmëri jetike për Shqipërinë 2030 në BE”, u shpreh kryeministri Rama.
/m.m//r.e//a.f/
The post Nis pastrimi i inerteve në Theth, Rama: Rilindja Urbane 2.0, jetike për Shqipërinë 2030 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.
TIRANË, 14 korrik/ATSH/ Bashkia Shkodër ftoi sot të gjithë profesionistët të bëhen pjesë e administratës vendore.
Përmes një thirrjeje të hapur, kryetari i bashkisë Shkodër, Benet Beci u shpreh se “sot, dyert e bashkisë janë të hapura për të gjithë, për arkitektë, inxhinierë, ekonomistë, juristë, zjarrfikës apo efektivë të Policisë Bashkiake”.
“Të gjithë ata që besojnë se mund të japin kontributin e tyre për të ndërtuar së bashku qytetin tonë, njësitë administrative dhe të gjithë territorin e Bashkisë Shkodër, janë të ftuar të bëhen pjesë e një procedure të thjeshtë dhe të shpejtë: Dërgoni një email me CV-në tuaj në adresën info@bashkiashkoder.gov.al”, tha Beci.
Po ashtu ai u shpreh se të interesuarit mund të aplikojnë për një pozicion konkret, në vendet vakante që janë të hapura për të gjithë në faqen zyrtare të Bashkisë Shkodër: www.bashkiashkoder.gov.al.
“Bashkia e hapur për profesionistët dhe për të gjithë ata që e duan Shkodrën”, tha Beci.
Pas analizës së performancës së institucioneve vendore dhe një sërë dorëheqjesh nga pozicione të ndryshme, në bashkinë e Shkodrës ka nisur tashmë edhe procesi i rekrutimit për vendet vakante.
/m.m//a.f//r.e/
The post Pas dorëheqjeve, Bashkia Shkodër njofton hapjen e konkursit për vakancat appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.
TIRANË, 14 korrik/ATSH/ I shtrirë buzë detit Jon dhe shpateve të maleve, Dhërmiu ofron po ashtu edhe trashëgiminë historike dhe kulturore me objektet e shumta monument kulture.
Në vijim të promovimit të potencialeve turistike të vendit, “Wanderlust in Albania 2” përcolli fotografinë me titull “Chapel”, realizuar nga Harry Waite nga Mbretëria e Bashkuar.
E shkrepur në perëndim të diellit, kjo vepër paraqet një nga kishat karakteristike të fshatit të vjetër të Dhërmiut.
Fotografia ishte pjesëmarrëse në kategorinë Arkitekturë të Konkursit Ndërkombëtar të Fotografisë dhe Video “Reels”, duke ofruar një vështrim artistik mbi trashëgiminë shpirtërore dhe kulturore të jugut të Shqipërisë.
Konkursi Ndërkombëtar i Fotografisë dhe Videove Reels “Wanderlust in Albania” u rikthye për të dytin vit, pas suksesit të edicionit të parë, duke zbuluar bukuritë e Shqipërisë përmes syve të vetë udhëtarëve dhe vizitorëve me fotografi dhe video reels që ata kanë realizuar gjatë udhëtimeve të tyre në Shqipëri.
/m.m//a.f//r.e/
The post “Wanderlust in Albania 2” promovon trashëgiminë shpirtërore dhe kulturore të jugut appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.
TIRANË, 14 korrik/ATSH/ Punimet për ndërtimin e terminalit të ri të autobusëve në Sarandë po ecin me ritme të larta.
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga kantieri i Stacionit të Autobusëve në Sarandë, një investim që do të përmirësojë ndjeshëm qarkullimin e mjeteve.
Ndërsa e cilësoi si “Qendrën e Mirëseardhjes”, Rama u shpreh se “terminali do të përmirësojë qarkullimin dhe mikpritjen në hyrje të qytetit”.
Terminali i ri i autobusëve garanton hapësira për parkim për makina, si dhe zona të dedikuara për autobusë, taksi dhe mjete elektrike.
Po ashtu ky terminal do të ketë edhe hapësira të posaçme për motorë e biçikleta, si dhe zyra shërbimi për vizitorët.
I vendosur në një strukturë me tre kate, terminali ka një sipërfaqe prej 3700 m² për çdo kat.
Terminali i autobusëve është shumë i rëndësishëm për Sarandën, pasi fluksi i turistëve dhe numri i autobusëve që hyjnë dhe dalin në Sarandë është shumë i madh, sidomos gjatë sezonit veror.
/m.m//r.e//a.f/
The post Rama: Terminali i autobusëve në Sarandë, investim që përmirëson qarkullimin e mjeteve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.
Zëri i një anëtari të lartë të administratës së presidentit të SHBA-së, Trump, u imitua nga një mashtrim me AI. Ja se si mund ta shmangni të njëjtën gjë që t’ju ndodhë edhe juve. Kur një grup politikanësh të nivelit të lartë morën telefonin, menduan se po flisnin me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Marco […]
The post Inteligjenca artificiale mund të imitojë zërin tuaj, si t’i shmangni këto mashtrime appeared first on BoldNews.al.
Nga Ilir Meta Cilido që ka vizituar Thethin largohet vetëm me një dëshirë, për t’u rikthyer sa më parë. Por një albanolog i njohur, i habiti të gjithë kur vendosi të zgjidhte Thethin si vendprehjen e tij të përhershme. Dhe tashmë prej vitit 2017, albanologu Robert Elsie prehet në Theth. Ndërkohë që Kryealbanofobi i kohëve […]
The post Thethi, albanologu dhe albanofobi appeared first on BoldNews.al.
Një vit pasi iu sekuestruan pasuri me vlerë 2 milionë Euro, 37-vjeçarit në Fier, Arbër Muça, i është bllokuar sot edhe një automjet luksoz, konkretisht një Lamborghini Urus Mansory. Ky automjet rezulton të jetë modifikuar nga fabrika Mansory dhe është dërguar nga Dubai në Shqipëri përmes personave të tretë. Prokuroria e Fierit dyshon se blerja […]
The post Pas bllokimit të 2 mln € pasuri, fierakut i sekuestrohet “Lamborghini Urus Mansory”/ EMRI appeared first on BoldNews.al.
Një valë dorëheqjesh ka përfshirë Bashkinë Elbasan këtë fillim jave pas kërkesës së Kryeministrit Edi Rama. Raportohet se drejtues të niveleve të larta si dhe administratorë të njësive vendore në këtë bashki kanë paraqitur dorëheqjen e tyre në mënyrë kolektive. Po ashtu, paraditen e sotme u raportua se të gjithë administratorët e bashkisë së Korçës, […]
The post Dorëheqje masive në Elbasan! Largohen drejtues të lartë dhe administratorë të njësive vendore appeared first on BoldNews.al.
Ndërkohë që jemi në mes të muajit korrik dhe kemi hyrë në një javë të re,meteorologia Lajda Porja zbulon se vendi pritet të përfshihet nga një valë e të nxehtit, për shkak të depërtimit të masave ajrore të ngrohta, Porja theksoi se temperaturat e larta dhe i nxheti do të na shoqërojnë deri në fund […]
The post I nxehtë përvëlues deri në fund të muajit, paralajmëron sinoptikania: Temperatura deri në 41°C appeared first on BoldNews.al.
Gjatë dëshmisë së tij, Leonard Ademaj, vëllai i Liridona Ademajt, përshkroi në detaje reagimin e familjes pas ngjarjes, sjelljen e Naim Murselit pas krimit, dhe dëshminë e fëmijëve të Liridonës për natën e vrasjes, raporton Ekonomia Online. Ademaj tha se pasi fëmijët ishin transferuar në Suedi, ai kishte kërkuar që t’i takonte dhe t’i pyeste […]
The post “Babi e mbajti për dore, ndërsa hajduti ia bëri mamit bam”, vëllai i Liridonës rrëfen bisedën me nipërit appeared first on BoldNews.al.
Ambasadori i BE-së në vendin tonë, Silvio Gonzato, mori pjesë sot në prezantimin e udhërrëfyesit për jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese. Gjatë jalës së tij, Gonato i dha një ‘shuplakë’ qeverisë Rama teksa u bëri thirrje që të sigurojnë zbatimin e plotë të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe të mbrojnë pavarësinë e saj në çdo nivel. […]
The post Ambasadori i BE ‘shuplakë ‘ qeverisë Rama: Institucionet shqiptare të zbatojnë vendimet e Kushtetueses appeared first on BoldNews.al.
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se shumë shpejt qeveria do të ndërmarrë një akt normativ që do të prekë sektorë strategjikë si uji i pijshëm dhe furnizimi me naftë, me synimin për të rritur kontrollin shtetëror. Rama tha se po punohet për ngritjen e një sistemi të ri të furnizimit me naftë, ku shteti do […]
The post Rama paralajmëron sistem të ri në furnizimin me naftë appeared first on BoldNews.al.
Presidenti francez Emmanuel Macron ka prezantuar planet për një rritje të konsiderueshme të shpenzimeve për mbrojtjen, duke paralajmëruar se Europa po përballet me kërcënimin më të madh ndaj lirisë së saj që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore. Në një fjalim drejtuar forcave të armatosura në Paris, Macron theksoi se po jetojmë në një […]
The post Macron paralajmëron rritje të madhe të shpenzimeve për mbrojtjen e Europës appeared first on BoldNews.al.