Paraqitjet e dobëta në Kupën e Botës për Klube, Alonso ia tregon derën e largimit një futbollistit
Raul Asencio nuk është më në planet e Xabi Alonsos për sezonin e ardhshëm. Real Madridi ka vendosur ta nxjerrë në shitje qendërmbrojtësin spanjoll, duke e përjashtuar nga projekti i ri i trajnerit të ri.
Sipas “Defensa Central”, Alonso nuk e sheh Asencion si pjesë të mbrojtjes së tij, ku emra si Rudiger, Militao dhe Huijsen janë në plan të parë.
Edhe pse Asencio përfitoi minuta nën drejtimin e Carlo Ancelottit, ai tashmë ka rënë nga hierarkia.
Sezoni i kaluar i dha mundësinë për të luajtur, veçanërisht në mungesë të Militaos. Por me rikthimin e brazilianit dhe afrimet e reja në mbrojtje, hapësira për të është ngushtuar ndjeshëm.
Gabimet në Kupën e Botës për Klube kanë lënë pasoja. Penalltia naive ndaj Al Hilal, përjashtimi kundër Pachuca dhe pasiguritë ndaj PSG-së e kanë ndikuar negativisht vlerësimin që klubi ka për të.
Xabi Alonso, ndonëse i njohur për mbështetjen ndaj të rinjve, kërkon siguri dhe konsistencë, dhe Asencio nuk i ka ofruar këto në momentet vendimtare. Ai shihet më shumë si një zgjidhje e përkohshme sesa si pjesë e qëndrueshme e skuadrës.
Klubi madrilen është i hapur ndaj ofertave për mbrojtësin 21-vjeçar, duke parë largimin e tij si një mundësi për të liruar hapësira dhe për të investuar në përforcime me më shumë peshë.
Los Blancos do ta lejonin largimin e mbrojtësit nëse vije një ofertë rreth 35 milionë euro. /Telegrafi/
The post Paraqitjet e dobëta në Kupën e Botës për Klube, Alonso ia tregon derën e largimit një futbollistit appeared first on Telegrafi.