❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

“Sa e pangopur nĂ« vjedhje Ă«shtĂ« Belinda Balluku”/ RinumĂ«rimi i votave, shpĂ«rthen Bradhi: Vota tĂ« trafikuara


Ai shprehet përmes një postimi në rrjetet sociale se krahas tjetërsimit të votave, ka patur edhe trafikime të mandateve, gjë e cila sipas tij u verifikua edhe nga pamjet filmike. Bardhi i bën thirrje SPAK të nisë hetimet për krime zgjedhore ndaj Ceno Klosit.

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi i bën thirrje Prokurorisë së Posaçme që të mos vonojë hetimet ndaj Ceno Klosit, i cili rezultoi nga rinumërimi se kishte përfituar padrejtësisht 831 vota në Qarkun e Fierit.

Postimi i plotë:

Rinumërimi i rreth 2000 kutive në 3 qarqet kyesore të vendit, nxorri në sipërfaqe vetëm atë që të gjithë e dinim: sa e pangopur në vjedhje është Belinda Balluku alias Zeqine Balluku.
Vota të trafikuara që arrinin deri aty sa kishin trafikuar edhe mandate në tavolinë, në mënyrë të panevojshme, hapur dhe në sy të kamerave e opinionit publik, provon qartë se çfarë ka qenë në gjendje të bëjë larg kamerave dhe vëmendjes së opinionit publik.
Vjedhja e votave masivisht deri nĂ« trafikimin e mandateve Ă«shtĂ« “gabim njerĂ«zor” aq sa Ă«shtĂ« “gabim njerĂ«zor” vjedhja e:

80 milion eurove me dy TEC-et lundruese në Vlorë;

180 milion eurove në aferën e shitblerjes së energjisë elektrike;

50 milion eurove në aferën e Tunelit të Llogarasë.

Vjedhjet në çdo drejtim duhet të ndëshkohen dhe SPAK nuk ka asnjë arsye të vonojë hetimet për Belinda Ballukun dhe Ceno Klosin. Nëse vjedhjet në ushtrimin e detyrës mbeten të pandëshkuara, atëherë kalohet lehtësisht tek vjedhja dhe deformimi i vullnetit të qytetarëve, me shpresën që janë të paprekshëm.

The post “Sa e pangopur nĂ« vjedhje Ă«shtĂ« Belinda Balluku”/ RinumĂ«rimi i votave, shpĂ«rthen Bradhi: Vota tĂ« trafikuara
 appeared first on Sot News | Lajme.

RinumĂ«rimi i Fierit/ Bardhi: SPAK s’ka arsye tĂ« vonojĂ« hetimet pĂ«r Ceno Klosin

Sekretari i PĂ«rgjithshĂ«m i PD, Gazment Bardhi i bĂ«n thirrje ProkurorisĂ« sĂ« Posaçme qĂ« tĂ« mos vonojĂ« hetimet ndaj Ceno Klosit, i cili rezultoi nga rinumĂ«rimi se kishte pĂ«rfituar padrejtĂ«sisht 831 vota nĂ« Qarkun e Fierit. Ai shprehet pĂ«rmes njĂ« postimi nĂ« rrjetet sociale se krahas tjetĂ«rsimit tĂ« votave, ka patur edhe trafikime tĂ« mandateve, [
]

The post RinumĂ«rimi i Fierit/ Bardhi: SPAK s’ka arsye tĂ« vonojĂ« hetimet pĂ«r Ceno Klosin appeared first on BoldNews.al.

“E çoi nĂ« Fier pĂ«r t’i lĂ«nĂ« nĂ« dorĂ«â€Šâ€/ Situata politike, juristja bĂ«n analizĂ«n e qartĂ«: Bardhi, kurban i BerishĂ«s

Ndërsa i bëri një analizë procesit të rinumërimit, u shpreh se i gjithë procesi e nxori blof dhe se sipas saj, Berisha ka gënjyer para europianëve.

Në një intervistë televizive juristja Brizida Gjikondi, foli për situatën politike në Partinë Demokratike. Ajo tha se kreu i PD Sali Berisha deri më sot nuk ka mbajtur asnjë përgjegjësi.

“Berisha nuk ka integritet tĂ« lartĂ« dhe nuk mban pĂ«rgjegjĂ«si. Ai asnjĂ«herĂ« nuk ka aspiruar pĂ«r tĂ« fituar zgjedhje, sepse nĂ«se do tĂ« kishte inspiruar tĂ« fitonte zgjedhjet, nĂ« lista do tĂ« kishte emra tĂ« tjerĂ«â€, tha ajo.

GjatĂ« intervistĂ«s, Gjikondi e cilĂ«soi BerishĂ«n si njĂ« njĂ«ri qĂ« Ă«shtĂ« i pabesĂ«, ndĂ«rsa pĂ«r situatĂ« me Gazment Bardhin, u shpreh se e la nĂ« Fier, vetĂ«m pĂ«r t”i lĂ«nĂ« “nĂ« dorĂ« dĂ«shtimin”.

“Ai ka gjetur njĂ« kurban qĂ« tani tĂ« tregojĂ« qĂ« Ă«shtĂ« faji i tij qĂ« humbi PD. E rithem qĂ« Berisha ka intuitĂ«n qĂ« Bardhi mund tĂ« bĂ«jĂ« ndonjĂ« kalim tjetĂ«r nĂ« shtator. Berisha ende nuk ia ka besĂ« Bardhit, sepse e di qĂ« tjetĂ«r thotĂ« dhe tjetĂ«r bĂ«n”, tha ajo.

Po ashtu Gjikondi u ndal edhe tek Jorida Tabaku duke thënë se e gjithë performanca e saj kur Berisha e vendosi në listë të hapur, tregon një servilizëm agresiv.

“Integrimi i ShqipĂ«risĂ«, Ă«shtĂ« nĂ« interes tĂ« vendit, por kemi parĂ« njĂ« qasje tĂ« pavĂ«rtetĂ« pĂ«r tĂ« nxirĂ« vendin. KĂ«ta edhe gĂ«njejnĂ« , kanĂ« vjedhur njĂ«ri tjetrin. E pamĂ« “mbretin lakuriq” me kĂ«to hapje kutish”, tha mes tĂ« tjerash juristja.

The post “E çoi nĂ« Fier pĂ«r t’i lĂ«nĂ« nĂ« dorĂ«â€Šâ€/ Situata politike, juristja bĂ«n analizĂ«n e qartĂ«: Bardhi, kurban i BerishĂ«s appeared first on Sot News | Lajme.

Bardho lĂ« mandatin/ Ngrin “gazi” i Bardhit, ZegjinesĂ« i buzĂ«qesh fati

Gaz opozitar pati vetëm për 5 orë. Por Bardho e PS ia ngriu buzëqeshjen Bardhit të PD.

Zegjine Çaushi do tĂ« jetĂ« nĂ« parlament, sepse kolegia e saj socialiste nĂ« Fier, Maldrita, ka reflektuar dhe mendon se ylli socialist i Roskovecit e meriton me shume se 10 votat tepĂ«r tĂ« saj, karrigen e parlamentit.

“Do t’i lĂ« me shumĂ« kĂ«naqĂ«si vendin tim, koleges dhe mikes time, Zegjine Çaushi, ZegjinesĂ« qĂ« ka luftuar ndoshta mĂ« shumĂ« pĂ«r skuadrĂ«n se sa pĂ«r veten kĂ«tĂ« fushatĂ«, duke u vĂ«nĂ« nĂ« shĂ«njestĂ«r tĂ« sulmeve tĂ« pamerituara nga politika e vjetĂ«r, nga politika e pĂ«rbaltjes qĂ« ka frikĂ« nga zĂ«rat e rinj, ZegjinesĂ« nga e cila sot mĂ« ndajnĂ« vetĂ«m 10 vota dhe qĂ« padyshim e meriton tĂ« jetĂ« nĂ« sallĂ«n e Kuvendit”, deklaroi kandidatja e PS, Maldrita Bardho.

Kështu, Bardhit i shpërtheu në dorë shampanja pas dhuratës së bukur të doktorit me rinumërimin, tani i mbetet vetëm turpi i humbjes madhështore në Fier, shtuar këtu farsa e komisionerëve të vet që tentuan ti shtonin vota, por përsëri nuk e ndihmuan dot.

Dhe qershia mbi tortë, nuk do të shpëtojë as nga Zegjineja e tij, në shtator, në parlament./abcnews.al

RinumĂ«rimi i Fierit/ Bardhi: Ceno Klosi dhe Zegjine Çaushi hajdutĂ« tĂ« rĂ«ndomtĂ«! E kanĂ« nĂ« gjak vjedhjen

Pas pĂ«rfundimit tĂ« rinumĂ«rimit tĂ« votave nĂ« Qarkun e Fierit, ku Zegjine Çaushi humbi mandatin e deputetes sĂ« PS dhe Ceno Klosi rezultonte me rreth 1 mijĂ« vota tĂ« fituara padrejtĂ«sisht, ka reaguar kreu i Grupit Parlamentar nĂ« PartinĂ« Demokratike, Gazmend Bardhi. NĂ« njĂ« postim nĂ« rrjetet sociale, Bardhi shkruan se dy njerĂ«zit mĂ« tĂ« [
]

The post RinumĂ«rimi i Fierit/ Bardhi: Ceno Klosi dhe Zegjine Çaushi hajdutĂ« tĂ« rĂ«ndomtĂ«! E kanĂ« nĂ« gjak vjedhjen appeared first on BoldNews.al.

“HajdutĂ« si vetĂ« TUTORJA”/ Rezultatet e rinumĂ«rimit nĂ« qarkun Fier, reagon Bradhi: Yjet e Belinda Ballukut nĂ« Fier

NdĂ«rkohĂ« qĂ« ky proces sipas Bardhi tregoi dy njerĂ«zit mĂ« tĂ« afĂ«rt tĂ« drejtueses politike tĂ« Fierit, Belinda Balluku, pra Ceno Klosi dhe Zegjine Çaushi janĂ« hajdutĂ«. RinumĂ«rimi nxorri nĂ« pah se Ceno Klosi kishte831 vota mĂ« shumĂ« nĂ« procesverbale seç kishte realisht nĂ« kutitĂ« e votimit.

Kreu i Grupit tĂ« PD, Gazment Bardhi ka reaguar pas pĂ«rfundimit tĂ« rinumĂ«rimit tĂ« votave nĂ« Qarkun e Fierit, ku sipas rezultatit, Zegjine Çaushi humbi mandatin e deputetes sĂ« PS, duke ia marrĂ« vendin Maldrita Bardho e PS-sĂ«.

Kurse Zegjine Çaushi e humbi mandatin pasi iu zbritĂ«n votat, teksa rezultoi se i ishin shtuar padrejtĂ«sisht 48 vota, dhe nga zbritja e tyre humbi mandatin me 10 vota diferencĂ«.

Reagimi i plotë:

Rinumërimi në Fier konfirmoi që dy njerëzit më të afërt, janë hajdutë si vetë TUTORJA!
Yjet e Belinda Ballukut në Fier Zeqirja dhe Cenushi: Një me mandat të vjedhur dhe tjetri me vota të vjedhura.
Ceno Klosi e ka në gjak vjedhjen, e nisi në tatime dhe e përfundojë në vota, por keqardhja është për të rinjtë në PS që ndjekin modelin e Belindës, merr pa të drejtë çfarë të del përpara. Hajdutë të rëndomtë!

The post “HajdutĂ« si vetĂ« TUTORJA”/ Rezultatet e rinumĂ«rimit nĂ« qarkun Fier, reagon Bradhi: Yjet e Belinda Ballukut nĂ« Fier appeared first on Sot News | Lajme.

Shtyrja e raportimeve të institucioneve të pavarura/ Bardhi: Shkelje flagrante e Kushtetutës

Në nisje të seancës së sotme parlamentare, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ngriti shqetësimin e shtyrjes së raportimi në Kuvend të institucioneve të pavarura për në legjislaturën e re. Bardhi tha se kjo është në shkelje të Kushtetutës dhe sipas tij, shtyrja e raportimeve është bërë në mënyrë të pakonsultuar dhe pa [
]

The post Shtyrja e raportimeve të institucioneve të pavarura/ Bardhi: Shkelje flagrante e Kushtetutës appeared first on BoldNews.al.

Bardhi: Për humbjen e PD në Fier ndikoi edhe përçarja e brendshme

Kreu i Grupit Parlamentar tĂ« PD-sĂ«, Gazment Bardhi shpjegoi nĂ« emisionin “Log.” nĂ« News24 arsyet pse u shkoi nĂ« qarkun e Fierit si drejtues politik. Bardhi pranoi se lufta 4-vjeçare brenda PD-sĂ« kishte lĂ«nĂ« pasojĂ« nĂ« Fier pĂ«r shkak tĂ« shkĂ«putjes nga kjo forcĂ« tĂ« disa individĂ«ve qĂ« sipas tij vlerĂ«sohen si faktorĂ« elektoralĂ«

“Qarku i Fierit ka qenĂ« qarku mĂ« kompleks, qoftĂ« pĂ«r zhvillimet e jashtme por dhe tĂ« brendshme. Edhe lufta 4-vjecare kishte lĂ«nĂ« pasojĂ« nĂ« Fier pĂ«r shkak tĂ« shkĂ«putjes nga PD tĂ« disa individĂ«ve qĂ« vlerĂ«sohen si faktorĂ« elektoralĂ«. UnĂ« kam qenĂ« i ndĂ«rgjegjshĂ«m pĂ«r ku po shkoja dhe çfarĂ« vĂ«shtirĂ«sish kishte Fieri. Nuk ka qenĂ« kĂ«rkesa ime pĂ«r tĂ« shkuar drejtues politik i PD nĂ« qarkun e Fierit.

PĂ«r shkak tĂ« mĂ«nyrĂ«s si rrodhĂ«n ngjarjet nĂ« PD, sigurisht mund tĂ« kisha zgjedhur rehatinĂ« time, duke thĂ«nĂ« “dua tĂ« rri nĂ« TiranĂ«, apo tĂ« isha kandidat nĂ« qytetin tim tĂ« lindjes nĂ« KavajĂ«. Por nuk i jam shmangur kurrĂ« asnjĂ« pĂ«rgjegjĂ«sie qĂ« mĂ« Ă«shtĂ« ngarkuar nga partia. Dhe qarku i Fierit ishte qartĂ«sisht njĂ« pĂ«rgjegjĂ«si qĂ« mu ngarkua, kam qenĂ« i pĂ«rgjegjshĂ«m pĂ«r kĂ« kisha pĂ«rballĂ« dhe u pĂ«rpoqa tĂ« bĂ«j maksimumin, njĂ« kandidat pĂ«r deputet isha si ju njeri normal. Nuk kisha para korrupsioni pĂ«r ti hedhur nĂ« fushatĂ«, nuk kam tĂ« fortĂ« pas meje qĂ« tĂ« bĂ«ja fushatĂ«. Po ti shihni fotot e mia janĂ« me tĂ« rinj, me ata e bĂ«ra fushatĂ«n” – tha Bardhi.

Ai bëri akuza të forta se zgjedhjet e 11 majit nuk ishin të ndershme dhe të barabarta. Sipas tij, Partia Demokratike ishte përballë jo vetëm pushtetit politik, por edhe strukturave të tjera që, sipas tij, janë në funksion të Partisë Socialiste.

Bardhi theksoi se kandidatët e PD-së janë intimiduar nga politika dhe grupe kriminale, duke përmendur konkretisht rastin në qarkun e Fierit, por sipas tij kjo është reflektuar në të gjithë vendin. Ai akuzoi segmente të Prokurorisë për bashkëpunim edhe me bandat.

“PD kishte pĂ«rballĂ« shtetin dhe anĂ«t e tjera tĂ« errĂ«ta tĂ« tij. Gara nuk ishte e ndershme. Nuk pĂ«rballohet tĂ« qenit bashkĂ« krimi, policia dhe segmente tĂ« caktuara tĂ« ProkurorisĂ«. Nuk bĂ«het garĂ« nĂ« kĂ«to kushte.

NĂ«se kisha pĂ«rballĂ« njĂ« bandĂ«, duhet t’i drejtohem institucionit dhe institucioni nuk pĂ«rgjigjet, sepse Ă«shtĂ« palĂ« pĂ«rballĂ« meje. VetĂ«m imagjinoni çfarĂ« gare ka qenĂ« mĂ« 11 maj. Kemi telefonuar policinĂ« dhe ata nuk janĂ« pĂ«rgjigjur. Policia ishte nĂ« shĂ«rbim tĂ« PS. KandidatĂ«t tanĂ« janĂ« intimiduar nga policia, por edhe krimi. Po flas pĂ«r qarkun Fier, por besoj se ka ndodhur edhe nĂ« rang kombĂ«tar” – tha Bardhi. ©LAPSI.al

The post Bardhi: Për humbjen e PD në Fier ndikoi edhe përçarja e brendshme appeared first on Lapsi.al.

Bardhi për 11 Majin: PD kishte përballë shtetin, gara nuk ishte e ndershme

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi thotë se zgjedhjet e 11 majit nuk ishin të ndershme dhe të barabarta. Për të PD ishte përballë jo vetëm pushtetit politik, por edhe strukturave të tjera që, sipas tij, janë në funksion të Partisë Socialiste. Bardhi theksoi se kandidatët e PD-së janë intimiduar nga politika dhe grupe kriminale, duke përmendur konkretisht rastin në qarkun e Fierit


Source

Bardhi në Strasburg: Taskforca për krimet zgjedhore, tentativë në letër

TIRANË, 19 qershor/ATSH/ Kryetari i Grupit Parlamentar nĂ« PartinĂ« Demokratike Gazment Bardhi u shpreh sot, se ngritja e taskforcĂ«s pĂ«r hetimin e krimeve zgjedhore disa muaj pĂ«rpara 11 majit, mbeti thjesht njĂ« tentativĂ« nĂ« letĂ«r, pa asnjĂ« rezultat.

Në diskutimin e zhvilluar në mbledhjen e Komitetit Parlamentar të Stabilizimit dhe Asociimit, BE-Shqipëri në Strasburg, Bardhi tha se taskforca e ngritur mes tre institucioneve SPAK-Prokurori e Përgjithshme-KQZ, bëri një ndarje të detyrave dhe punëve, duke ndërtuar një strategji të përbashkët për të luftuar krimet zgjedhore.

“Fakt Ă«shtĂ« qĂ« veprimet nĂ« terren u ndalĂ«n pas 20 shkurtit. Nga ai moment e deri nĂ« pĂ«rfundim tĂ« zgjedhjeve rezultoi qĂ« jo vetĂ«m prokurorĂ«t dhe hetuesit nuk u panĂ« mĂ« nĂ« terren pĂ«r tĂ« monitoruar krimet zgjedhore, por nuk pati asnjĂ« rezultat pĂ«r tĂ« parandaluar krimet zgjedhore deri ditĂ«n e zgjedhjeve”, tha Bardhi.

Deputeti i PD-së u shpreh se aktualisht mund të ketë çështje nën hetim apo procedime të regjistruara, por e njëjta sjellje ka ndodhur edhe në 2021.

“NĂ«se rezultatet e kĂ«tyre hetimeve i marrim nĂ« 2030-Ă«n, kjo nuk ndihmon as nĂ« ndĂ«shkimin e krimeve zgjedhore, por as nĂ« parandalimin e krimeve zgjedhore. Pyetja ime Ă«shtĂ« qĂ« nĂ« rrugĂ«n qĂ« ka ShqipĂ«ria pĂ«rpara nĂ« procesin e integrimit, Ă«shtĂ« e rĂ«ndĂ«sishme tĂ« kemi rezultate apo tĂ« kemi projekte nĂ« letĂ«r? Sepse dĂ«shira e tre institucioneve qĂ« ngritĂ«n taskforcĂ«n ishte njĂ« tentativĂ« qĂ« mbeti nĂ« letĂ«r, nĂ« realitet ka zero rezultate”, pohoi Bardhi. /e.i/j.p/

The post Bardhi në Strasburg: Taskforca për krimet zgjedhore, tentativë në letër appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Deputetja fituese e PS-sĂ«, Zegjine Çaushi*: “O Gazo, mos u mĂ«rzit o yll. Dhe pak javĂ« na ndajnĂ« dhe mĂ« pas do mĂ« kesh nĂ« sallĂ« tĂ« parlamentit”

Deputetja me re e PartisĂ« Socialiste tĂ« cilĂ«n do ta shohim nga shtatori nĂ« Kuvend, Zegjine Çaushi Ă«shtĂ« rikthyer tĂ« sulmojĂ« kreun e grupit parlamentar tĂ« PD, Gazmend Bardhi, pasi ky i fundit e ka pĂ«rmendur sot paradite ne seancĂ«n plenare nĂ« Kuvend. “O Gazo, o Heroi i PD-sĂ«! MĂ« thanĂ« qĂ« tĂ« ka ardhur zĂ«ri prapĂ«. Ke filluar e thua: Zegjineja, Zegjineja. Tu dogj xhani pĂ«r mua o yll?

Source

Noka dhe Bardhi përplasen me Spiropalin: Seanca pa kuorum, po shkel rregulloren

Seanca plenare e kësaj të enjteje në Kuvendin e Shqipërisë nisi mes debatesh të forta mes kryetares Elisa Spiropali dhe deputetëve të opozitës Flamur Noka dhe Gazment Bardhi.

Dy deputetët demokratë kundërshtuan nisjen e seancës, duke pretenduar se po zhvillohej pa kuorumin e nevojshëm të deputetëve në sallë. Sipas tyre, në sallë ishin të pranishëm më pak se 70 deputetë dhe në këto kushte, seanca duhet të shtyhej.

“Ke filluar seancĂ«n nĂ« kundĂ«rshtim me rregulloren. NĂ« sallĂ« nuk janĂ« mĂ« shumĂ« se 55 deputetĂ«. Nuk ka kuorum. Anullo seancĂ«n, kur tĂ« bĂ«het kuorumi, rimblidhe seancĂ«n”, tha Flamur Noka, duke akuzuar kryetaren se po e kthente Kuvendin nĂ« “tallava parlamentar”.

Nga ana e saj, Spiropali iu pĂ«rgjigj duke thĂ«nĂ« se rregullorja nuk kĂ«rkon kuorum pĂ«r zhvillimin e seancĂ«s, por vetĂ«m nĂ« rastet kur ka votime. “E ke gabim. Nuk duhet kuorum kur nuk ka votim nĂ« seancĂ«â€, u shpreh ajo.

Edhe Gazment Bardhi i kërkoi Spiropalit të ndalonte seancën, duke i kujtuar se për nisjen e mbledhjes së një organi kolegjial si Kuvendi, nevojitet prania e të paktën 71 deputetëve.

“Nuk Ă«shtĂ« e vĂ«rtetĂ« qĂ« nuk ka nevojĂ« pĂ«r kuorum kur nis parlamenti. Duhet tĂ« jenĂ« minimumi 70 deputetĂ«. Nuk vazhdohet kjo seancĂ« pa kuorum”, tha Bardhi, duke e akuzuar Spiropalin se po e shkelte rregulloren qĂ« nĂ« hapje tĂ« seancĂ«s.

Përplasja u përqendrua edhe te miratimi i procesverbalit të seancës së kaluar, të cilin deputetët e opozitës e kundërshtuan për të njëjtën arsye: mungesë kuorumi.

Kujtojmë që rendi i ditës përfshin diskutimin dhe miratimin e një sërë projektligjesh dhe akteve normative që prekin fusha të ndryshme, nga ratifikimi i marrëveshjeve ndërkombëtare deri te ndryshimet ligjore për buxhetin dhe dokumentacionin personal.

Pikat kryesore të rendit të ditës janë:

Miratimi i procesverbalit të seancës së mëparshme, datë 29 maj 2025.

Ratifikimi i marrëveshjes mbi të drejtën detare sipas Konventës së Kombeve të Bashkuara për ruajtjen dhe përdorimin e diversitetit biologjik detar jashtë juridiksionit kombëtar.

Miratimi i ndryshimeve në ligjin e buxhetit të vitit 2025.

Shtesë në ligjin për pajisjen me pasaportë të shtetasve shqiptarë.

Shtesë në ligjin për letërnjoftimin elektronik.

Ratifikimi i marrëveshjes së bashkëpunimit për sigurinë ndërmjet Shqipërisë dhe Ukrainës.

Aderimi në Konventën për Themelimin e Zyrës Evropiane të Komunikacioneve (ECO).

Ratifikimi i marrëveshjes së huas me Fondin për Zhvillim të Abu Dhabi-t.

MarrĂ«veshja pĂ«r pjesĂ«marrjen nĂ« programin e Bashkimit Evropian “Doganat”.

Ratifikimi i marrëveshjes së garancisë me BERZH për projektin e OSHEE-së.

12-14. Ratifikimi i marrëveshjeve të financimit me Komisionin Evropian për programet shumëvjeçare në fushën e punësimit, ekonomisë digjitale dhe energjisë për periudhën 2024-2027.

Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Noka dhe Bardhi përplasen me Spiropalin: Seanca pa kuorum, po shkel rregulloren appeared first on Euronews Albania.

Bardhit s’ja var as Zegjineja/ Caushi: Nuk kam kohĂ« pĂ«r tĂ«. Po merrem me zgjedhĂ«sit

Gazment Bardhi është rifshaqur sërish, pas humbjes se 11 majit. Kësaj radhe, me indinjate të madhe ka sulmuar Presidentin Bajram Begaj. Me siguri, i frymëzuar nga doktori, pasi shënjestra ishte ish ministri i PD, Ilirjan Rusmali.

Në shkresën që Bardhi i ka dërguar Presidentit Begaj, i kërkon llogari se pse Rusmajli është njëherazi këshilltar i tij ligjor, dhe anëtar i KAS.

Por, ky reagim erdhi pas një debati qe pati, shoku i Bardhit, Marash Logu me Rusmajlin ditën e premte, kur KAS mori ne shqyrtim 4 kërkesa ankimore të kandidatëve të PD, që kërkuan numërim pasi dyshojnë se votat iu vodhën brenda PD.  E megjithatë, Rusmajli ishte i vetmi qe ne fund votoi pro kërkesës së Alimehmetit e 3 të tjerëve, por kjo nuk mjaftoi.

Për Bardhin, nuk mjafton qe ne vend te ligjit, ti bindesh Maliqit, por duhet ti bindesh në radhë të pare doktorit.  Dhe kjo i duhet më shumë në këto kohë, yllit të zvetënuar të PD, që para doktorit përkulet nga barra e humbjes 12 me 4 në Fier.

Kur ishte qetësi, të paktën Bardhit ia varte dikush, Zegjine Caushi. Por tani që Bardhi iu kthye zanatit të vjetër, as asaj nuk i bën më përshtypje.

Për AbcNews, deputetja me e re e Roskovecit tha se nuk ka me kohë të merret me debate politike, por po u jep më shumë rëndësi qytetarëve.

“Aktualisht jam fokusuar dhe jam e angazhuar  tek  qytetarĂ«t nĂ« terren ndaj nuk mund ta zhvendos vĂ«mendjen te debatet politike”, ka thĂ«nĂ« Caushi.

Refuzimi i Zegjinesë për të replikuar me Bardhin, është i vetmi lajm i mirë për ish armikun e babit te Zenit. Videoselfit e zonjës Caushi e bënë atë ti rrinte larg ekranit gjatë fushatës. Por nëse as Zegjineja nuk do ja varë në parlament, heshtja kapak floriri thotë populli; të paktën ai kështu do ketë mundësi të thotë ndonjë fjale vetë, në drejtim të burrave kësaj radhe.

Bardhi letër Begajt: Rusmali është këshilltari juaj, ndalni përfshirjen në zgjedhje

Gazment Bardhi, në emër të Grupit Parlamentar të PD, i ka kërkuar Presidentit të Republikës Bajram Begaj, që të mos ndërhyjë përmes Kabinetit të tij, në procesin e administrimit të zgjedhjeve.

Duke ju referuar rastit të anëtarit të KAS, Ilirjan Rusmali, që rezulton njëkohësisht të jetë edhe Këshilltar Ligjor i Presidentit të Republikës, Bardhi sqaron se angazhimi i Kabinetit të Presidentit në procesin e administrimit të zgjedhjeve nënkupton që Institucioni i Presidentit të Republikës po cënon rëndë parimin e neutralitetit dhe përfaqësimit të unitetit të popullit.

Letra e plotë që Grupi Parlamentar i PD i ka dërguar Presidentit të Republikës:

I nderuar z. President i Republikës,

Me shumë shqetësim dhe në shkelje flagrante të parimit të neutralitetit politik të Institucionit të Presidentit të Republikës, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike është njohur me faktin e përfshirjes së Kabitetit tuaj në procesin elektoral për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 11 Majit. Sipas Kushtetutës dhe ligjit, Presidenti i Republikës dhe Institucioni i Presidentit të Republikës është organ kushtetutes i pavarur, pa asnjë rol në procesin e administrimit të zgjedhjeve.

Mirëpo në kundërshtim me këtë përgjegjësi Tuajën dhe të Institucionit të Presidentit të Republikës, rezulton e provuar përfshirja në procesin e administrimit të zgjedhjeve përmes Këshilltarit tuaj Ligjor z. Ilirjan Rusmali, në rolin e anëtarit të Komisionit të Ankimeve dhe Sanksioneve (KAS) në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve. Për vetë rolin dhe përgjegjësinë që ka KAS në procesin e zgjedhjeve, mënyrës ligjore të zgjedhjes së anëtarëve të tij , si dhe procesit kushtetues të zgjedhjes së Presidentit të Republikës apo përgjegjësive të mëvonshme kushtetuese të Presidentit të Republikës lidhur me rezultatin e zgjedhjeve, angazhimi i Kabinetit tuaj në procesin e administrimit të zgjedhjeve në fazë të mëhershme, është një ndërhyrje flagrante antikushtetuese e Institucionit të Presidentit të Republikës në zgjedhje.

Kjo ndĂ«rhyrje e Juaja apo Institucionit tĂ« Presidentit tĂ« RepublikĂ«s nĂ« procesin zgjedhor bie ndesh me nenin 86 tĂ« KushtetutĂ«s, ku theksohet se “Presidenti i RepublikĂ«s Ă«shtĂ« Kryetar i Shtetit dhe pĂ«rfaqĂ«son unitetin e popullit”. PĂ«rmes angazhimit tĂ« Kabinetit tuaj nĂ« procesin e administrimit tĂ« zgjedhjeve Institucioni i Presidentit tĂ« RepublikĂ«s po cĂ«non rĂ«ndĂ« parimin e pĂ«rfaqĂ«simit tĂ« unitetit tĂ« popullit.

NdĂ«rhyrja juaj nĂ« procesin zgjedhor, pĂ«rmes Kabinetit tuaj, minon figurĂ«n e Presidentit tĂ« RepublikĂ«s dhe e bĂ«n atĂ« palĂ« tĂ« certifikimit tĂ« njĂ« farse tĂ« plotĂ« elektorale, sic provoi edhe Raporti Paraprak i VĂ«zhguesve tĂ« OSBE-ODIHR, ku theksohet shkrirja e shtetit me partinĂ« nĂ« pushtet. ËshtĂ« e papranueshme qĂ« shkrirja e shtetit me partinĂ« nĂ« pushtet tĂ« shtrihet deri tek figura e Presidentit tĂ« RepublikĂ«s apo Institucioni i Presidentit tĂ« RepublikĂ«s. Kjo dĂ«mton nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« pakthyeshme rolin dhe pĂ«rgjegjĂ«sinĂ« tuaj si Kryetar i Shtetit, si institucion kushtetues mbi palĂ«t politike apo si unifikuesin e popullit.

NĂ«se Institucioni i Presidentit tĂ« RepublikĂ«s nĂ« kundĂ«rshtim me KushtetutĂ«n ka vendosur pĂ«rfshirjen aktive nĂ« procesin zgjedhor apo tĂ« shkrihet me partinĂ« nĂ« pushtet, ky akt pĂ«rbĂ«n njĂ« atentat ndaj demokracisĂ« dhe vetĂ« KushtetutĂ«s, ku theksohet se “Qeverisja bazhohet nĂ« njĂ« sistem zgjedhjesh tĂ« lira dhe tĂ« barabarta”. NĂ«se partia nĂ« pushtet nĂ« procesin e certifikimit tĂ« farsĂ«s zgjedhore ka edhe pĂ«rfshirjen aktive tĂ« Institucionit tĂ« Presidentit tĂ« RepublikĂ«s, pĂ«rmes angazhimit tĂ« Kabinetit tuaj, atĂ«herĂ« vija ndarĂ«se mes shtetit dhe partisĂ« shkelet nĂ« mĂ«nyrĂ«n mĂ« flagrante.

President i Republikës,

NĂ« pĂ«rputhje me rolin Tuaj kushtetues ju duhet tĂ« sqaroni nĂ«se keni autorizuar pĂ«rfshirjen e Kabinetit tuaj nĂ« certifikimin e “zgjedhjeve”, nĂ«se qĂ«ndrimet e Kabinetit tuaj nĂ« sulmin publik ndaj pĂ«rfaqĂ«suesve tĂ« PartisĂ« Demokratike nĂ« KQZ pĂ«rfaqĂ«sojnĂ« edhe qĂ«ndrimet e Presidentit tĂ« RepublikĂ«s, si dhe tĂ« ndĂ«rprisni menjĂ«herĂ« pĂ«rfshirjen/angazhimin Tuaj, pĂ«rmes Kabinetit, nĂ« procesin e administrimit tĂ« zgjedhjeve, sepse sipas KushtetutĂ«s dhe Ligjit, Institucioni i Presidentit tĂ« RepublikĂ«s nuk ka asnjĂ« pĂ«rgjegjĂ«si tĂ« kĂ«tillĂ«. Ju keni pĂ«rgjegjĂ«sinĂ« e menjĂ«hershme tĂ« ndĂ«rprisni shkrirjen e shtetit me partinĂ« nĂ« pushtet dhe tĂ« ruani paanĂ«sinĂ« dhe neutralitetin politik tĂ« Institucionit tĂ« Presidentit tĂ« RepublikĂ«s nĂ« procesin zgjedhor.

The post Bardhi letër Begajt: Rusmali është këshilltari juaj, ndalni përfshirjen në zgjedhje appeared first on Lapsi.al.

Letra e PD, Bardhi akuzon Presidentin për ndërhyrje në zgjedhje përmes Rusmalit

Në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi i ka kërkuar Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, që të mos ndërhyjë në procesin zgjedhor përmes Kabinetit të tij.

Duke iu referuar rastit tĂ« Ilirjan Rusmalit – anĂ«tar i Komisionit tĂ« Ankimeve dhe Sanksioneve (KAS) dhe njĂ«kohĂ«sisht KĂ«shilltar Ligjor i Presidentit – Bardhi ngre shqetĂ«simin duke thĂ«nĂ« se pĂ«rfshirja e Kabinetit presidencial nĂ« administrimin e zgjedhjeve pĂ«rbĂ«n njĂ« cĂ«nim tĂ« rĂ«ndĂ« tĂ« neutralitetit qĂ« Kushtetuta i njeh Presidentit tĂ« RepublikĂ«s.

“NdĂ«rhyrja juaj nĂ« procesin zgjedhor, pĂ«rmes Kabinetit tuaj, minon figurĂ«n e Presidentit tĂ« RepublikĂ«s dhe e bĂ«n atĂ« palĂ« tĂ« certifikimit tĂ« njĂ« farse elektorale”, shkruan Bardhi nĂ« letrĂ«n drejtuar Kreut tĂ« Shtetit.

Sipas tij, përfshirja e Këshilltarit Ligjor të Presidentit në një organ si KAS-i përbën ndërhyrje të drejtpërdrejtë dhe të papranueshme në procesin e administrimit të zgjedhjeve.

PD i referohet gjithashtu edhe raportit paraprak tĂ« OSBE-ODIHR, ku evidentohet “shkrirja e shtetit me partinĂ« nĂ« pushtet”, ndĂ«rsa paralajmĂ«ron se pĂ«rfshirja e PresidencĂ«s nĂ« kĂ«tĂ« proces do tĂ« ishte njĂ« atentat ndaj demokracisĂ« dhe KushtetutĂ«s.

Grupi Parlamentar i PD kërkon nga Presidenti Begaj të sqarojë nëse ka autorizuar këtë përfshirje, si dhe të distancohet nga qëndrimet publike të Kabinetit ndaj përfaqësuesve të opozitës në KQZ.

Në fund, Bardhi i kërkon Begajt që të ruajë neutralitetin politik dhe të mos e kthejë Institucionin e Presidentit në palë në zgjedhje.

Letra e plotë që Grupi Parlamentar i PD i ka dërguar Presidentit të Republikës

I nderuar z. President i Republikës,

Me shqetësim të madh dhe në shkelje flagrante të parimit të neutralitetit politik të Institucionit të Presidentit të Republikës, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike është njohur me përfshirjen e Kabinetit tuaj në procesin elektoral për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 11 majit. Sipas Kushtetutës dhe ligjit, Presidenti i Republikës dhe institucioni që ai përfaqëson është një organ kushtetues i pavarur, pa asnjë rol në administrimin e zgjedhjeve.

Megjithatë, në kundërshtim me këtë parim dhe përgjegjësi kushtetuese, rezulton se Kabineti juaj është përfshirë në procesin e administrimit të zgjedhjeve përmes Këshilltarit tuaj Ligjor, z. Ilirjan Rusmali, i cili njëkohësisht është edhe anëtar i Komisionit të Ankimeve dhe Sanksioneve (KAS) pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Duke pasur parasysh rolin kyç të KAS-it në procesin zgjedhor dhe mënyrën e përzgjedhjes së anëtarëve të tij, përfshirja e Kabinetit tuaj në këtë fazë përbën një ndërhyrje të papranueshme dhe antikushtetuese në zgjedhje.

Kjo ndĂ«rhyrje bie ndesh me nenin 86 tĂ« KushtetutĂ«s, ku pĂ«rcaktohet se “Presidenti i RepublikĂ«s Ă«shtĂ« Kryetar i Shtetit dhe pĂ«rfaqĂ«son unitetin e popullit”. Angazhimi i Kabinetit tuaj nĂ« procesin zgjedhor cĂ«non rĂ«ndĂ« kĂ«tĂ« parim themelor.

NdĂ«rhyrja juaj pĂ«rmes Kabinetit e kompromenton figurĂ«n e Presidentit tĂ« RepublikĂ«s dhe e kthen atĂ« nĂ« palĂ« nĂ« njĂ« proces qĂ«, sipas raportit paraprak tĂ« vĂ«zhguesve tĂ« OSBE/ODIHR, Ă«shtĂ« karakterizuar nga njĂ« “shkrirje e shtetit me partinĂ« nĂ« pushtet”. ËshtĂ« thellĂ«sisht e dĂ«nueshme qĂ« kjo shkrirje tĂ« shtrihet edhe tek institucioni i Presidentit, duke cenuar rolin tuaj si garant i unitetit dhe paanĂ«sisĂ« politike.

Nëse Institucioni i Presidentit është përfshirë në mënyrë aktive në procesin zgjedhor, në kundërshtim me Kushtetutën, kjo përbën një sulm serioz ndaj demokracisë dhe vetë rendit kushtetues, që mbështetet në zgjedhje të lira dhe të barabarta. Përfshirja e mundshme e Presidencës në certifikimin e rezultatit, në koordinim me pushtetin, fshin çdo kufi mes shtetit dhe partisë.

  1. President i Republikës,

Në përputhje me përgjegjësitë tuaja kushtetuese, ju ftojmë të sqaroni nëse përfshirja e Kabinetit tuaj në procesin zgjedhor është bërë me autorizimin tuaj të drejtpërdrejtë. Po ashtu, kërkojmë të bëni të qartë nëse qëndrimet publike të Kabinetit ndaj përfaqësuesve të opozitës në KQZ përfaqësojnë zyrtarisht qëndrimin tuaj si President. Më e rëndësishmja: duhet të ndërprisni menjëherë çdo përfshirje apo angazhim të Kabinetit tuaj në administrimin e zgjedhjeve. Kushtetuta dhe ligji janë të qarta: Institucioni i Presidentit nuk ka asnjë rol në këtë proces.

Ju keni përgjegjësinë institucionale dhe morale të ndaloni shkrirjen e shtetit me partinë në pushtet dhe të ruani paanësinë dhe neutralitetin që kërkon funksioni i Presidentit të Republikës.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Letra e PD, Bardhi akuzon Presidentin për ndërhyrje në zgjedhje përmes Rusmalit appeared first on Euronews Albania.

Mbyllet mes debateve seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë

ËshtĂ« mbyllur brenda 20 minutash seanca plenare e mbajtur kĂ«tĂ« tĂ« enjte nĂ« Kuvendin e ShqipĂ«risĂ« ku deputetĂ«t u kthyen pas 2 muajsh fushate.

Seanca nisi dhe përfundoi me debate mes kryeparlamentares Elisa Spiropali dhe deputetëve të opozitës.

Teksa Spiropali pyeti nëse dikush kishte vërejtje për procesverbalin, Gazment Bardhi tha:

“NĂ« procesverbal keni zbardhur emra tĂ« tjerĂ« tĂ« deputetĂ«ve tĂ« krahut andej e pĂ«rfaqĂ«sues tĂ« qeverisĂ«. Ju duhet tĂ« vini emra tĂ« vĂ«rtet tĂ« atyre qĂ« ju pĂ«rfaqĂ«soni tĂ« tjerĂ«, fjala vjen zonja kryetare, ju nuk quheni Elisa Spiropali ju quheni pĂ«rfaqĂ«suese e XhafbatĂ«ve nĂ« Kuvendin e ShqipĂ«risĂ«â€.

Kryeparlamentarja në këtë moment vendosi që deputetit demokrat ti mbyllej mikrofoni.

Debate pati edhe mes Spiropalit dhe kreut tĂ« opozitĂ«s Sali Berisha i cili tha se nĂ« kĂ«tĂ« seancĂ« do duhet tĂ« flitej mĂ« tepĂ«r rreth “farsĂ«s elektorale tĂ« ndodhur nĂ« 11 maj”.

Berisha akuzoi maxhorancën se ka manipuluar rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit me ndihmën e karteleve të drogës dhe parave të ardhura nga bota e krimit.

“Ai tani Ă«shtĂ« Blendi Xhabafti”, tha Berisha duke iu drejtuar Blendi Gonxhes, nĂ« kĂ«tĂ« moment kryeparlamentarja tha se do i hiqte tĂ« drejtĂ«n e fjalĂ«s:

“Ta dhash tĂ« drejtĂ«n e fjalĂ«s, ta heq tĂ« drejtĂ«n e fjalĂ«s. Ti nuk mnd tĂ« vish kĂ«tu pas humbjes tĂ«nde dĂ«shpĂ«ruese dhe tĂ« prishĂ«sh kuvendin e ShqipĂ«risĂ«. BĂ«tĂ« njĂ« kĂ«rkesĂ«, nuk dini tĂ« flisni pĂ«r kĂ«rkesĂ«n tuaj. E mbylle pĂ«r sot, siç e ke mbyllur gjithmonĂ« dhe me turp”,-tha Spiropali.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Mbyllet mes debateve seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë appeared first on Euronews Albania.

Si Berisha spastroi kundërshtarët/ Në Kuvendin e ri, vetëm Bardhi me pak shokë

Një sukses i arritur nga Sali Berisha në zgjedhjet e 11 majit, është spastrimi i fraksioneve. Grupi i ri parlamentar i PD në shtator, nuk do të ketë asnjë kokëçarje për doktorin. Ai eliminoi edhe fraksionin e vetëm të mbetur në selinë blu, atë të Gazment Bardhin.

Në kulmin e vet, kur Lulzim Basha dha dorëheqjen nga PD, Bardhi mori frenat e grupit parlamentar të copëzuar të demokratëve, dhe pas tij kishte 24 deputetë deri në momentin e bashkimit në diversitet me Berishën, ndonëse disa prej tyre firuan më shpejt për tek doktori.

Por nga ta, në parlamentin e ardhshëm, do të jenë vetëm 8, përfshi dhe Bardhin. Operacionit fshesa me listat ia dolën ti mbijetojnë vetëm Agron Gjekmarkaj, Flamur Hoxha, Xhelal Mziu, Bledjon Nallbati, Ramadan Likaj dhe Saimir Korreshi, që performuan më lart se të tjerët gjatë aksionit në parlament, dhe e morën amnistinë e doktorit për tu futur në listat e mbyllura.

Ndërsa Jorida Tabaku, nuk ishte e preferuar, por theu pritshmëritë, dhe doli deputete nga lista e hapur.

Nga 25 deputetët, doktori u kujdes në radhë të parë të fshinte rebelët e egër si Bardhi. Dashnor Sulën e nxori nga listat, bashkë me Ferdinand Xhaferajn, Lefter Gështenjën dhe Helidon Bushatin. Këta të fundit e kuptuan lojën më shpejt se Dashi, dhe u tërhoqën pa pritur verdiktin e Berishës. Këtij grupi iu bashkuan edhe Zheni Gjergji, Eralda Tase Banon apo Oriela Nebiaj.

Disa të tjerë, iu bashkuan koalicionit euroatlantik të Lulzim Bashës. Oriola Pampuri dhe Merita Bakiu. Por nën hijen e kryetarit të tyre, patën fatin po aq trishtë dhe komik të krijesës së doktorit.

Enkelejd Alibeaj, u përpoq të krijonte një të djathtë të re. Ideja nuk mjaftoi për tu futur në parlament, ashtu si Arbi Agalliu e Selajdin Jakupllari, apo Flutura Accka që nuk kandidoi fare.

Ndërsa të tjerët, që u kthyen në fund besnikë të doktorit, nuk e patën fatin ta kenë këtë status. Dhurata Ccupi, Kreshnik Ccollaku, Andia Ulliri dhe Qani Xhafa, e patën një biletë në listë të hapur, por sektori VIP ishte prenotuar nga besnikët e rinj të doktorit, Arian Ndoja apo Gjin Gjoni.

Edhe aleatët, doktori i ndau në të rëndësishëm e të parëndësishëm. U dha mandate të sigurta kandidatëve të Ilir Metës, Vangjel Dules, Fatmir Mediut, Agron Dukës e Shpëtim Idrizit, ndërsa vagonët e vegjël shumëllojësh të trenit të Aleancës Madhështore i la me gisht në gojë.

Nga deputetët e rinj në parlament, duket e pamundur një grup rebelësh ndaj doktorit, sidomos kur në vijë të parë qëndrojnë Flamur Noka, Edi Paloka, djali i Fahri Balliut, Albana Vokshi dhe të tjerë.

Ndërsa Bardhi mbetet me pak shokë. Por ndonëse shokë, ata tani betohen vetëm për kokën e Berishës. Dhe nuk dihet nëse kjo mjafton që doktori ta rikonfirmojë Bardhin si kryetar të grupit parlamentar të PD për legjislaturën e ardhshme, por e ka një mundësi, vetëm nëse e kalon edhe një herë ylberin shumëngjyrësh, e të mundet ose të bëhet fraksion, vetëm nëse bashkon në diversitet, Lapajn, Qorin e Shehajn./abcnews.al

 

Humbja e zgjedhjeve, Bardhi: Nuk kam asnjë koment, mirënjohje për ata që na votuan

Drejtuesi politik i PD-së në qarkun e Fierit, Gazment Bardhi, ka mbërritur mbrëmjen e së mërkurës në selinë blu së bashku me drejtuesin politik të qarkut të Lezhës, Agron Gjekmarkaj, ku janë thirrur nga lideri demokrat Sali Berisha në një mbledhje të jashtëzakonshme.

Duke folur për gazetarët Bardhi u shpreh i lumtur që i takoi ata ndërsa shprehu mirënjohje dhe falenderim për mbi 40 mijë qytetarët e Fierit që e votuan PD-në.

“MirĂ«mbrĂ«ma, jam shumĂ« i lumtur qĂ« po ju shoh pas kaq shumĂ« kohĂ«sh. PĂ«rveç mirĂ«njohjes me zemĂ«r pĂ«r 40 mijĂ« qytetarĂ« tĂ« qarkut tĂ« Fierit qĂ« pavarĂ«sisht terrorit nĂ« tĂ« gjitha drejtimet, qĂ«ndruan dhe zgjodhĂ«n alternativĂ«n mĂ« tĂ« mirĂ« pĂ«r ShqipĂ«rinĂ«, sonte nuk kam asnjĂ« koment. MirĂ«njohje, dhe vetĂ«m mirĂ«njohje.”

 

Gazmend Bardhi: S’kam asnjĂ« koment, jam mirĂ«njohĂ«s pĂ«r mbĂ«shtetĂ«sit e PD pic.twitter.com/HiT4VnYihI

— Euronews Albania (@EuronewsAlbania) May 14, 2025


LEXONI GJITHASHTU:

The post Humbja e zgjedhjeve, Bardhi: Nuk kam asnjë koment, mirënjohje për ata që na votuan appeared first on Euronews Albania.

“Me zemĂ«r tĂ« thyer”, Bardhi reagon pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« pas fitores sĂ« thellĂ« tĂ« PS-sĂ«

Kur duket se numërimit të votave po i vjen fundi dhe Partia Socialiste ka siguruar një mandat të katërt me dominim të madh votash ndaj PD-së, ka ardhur edhe reagimi i parë i  përfaqësuesit politik të kësaj partie në Fier, Gazment Bardhi.

Pas humbjes së thellë në këtë qark, ku PD duket se do të marr 4 mandate ndërsa PS 12, Bardhi ka reaguar përmes një statusi në rrjete sociale.

Sipas tij, nĂ« Fier “mbĂ«shtetĂ«sit e PD-sĂ« ishin njerĂ«zit e lirĂ« pĂ«rballĂ« njĂ« bande ministrash e drejtorĂ«sh tĂ« korruptuar”, qĂ« sipas Bardhit pĂ«rdorĂ«n shtetin dhe elementĂ« tĂ« krimit tĂ« organizuar pĂ«r tĂ« ruajtur pushtetin.

Reagimi i plotë i Bardhit:

Një falënderim zemre

Me zemër të thyer se zgjedhjet e 11 majit nuk ia dolën të shprehin vullnetin real të qytetarëve, dua të falënderoj me përulësi të gjithë ata demokratë dhe mbështetës të opozitës që i besuan votën Partisë Demokratike!

Në qarkun e Fierit, ne ishim njerëzit e lirë përballë një bande ministrash dhe drejtorësh të korruptuar, që përdorën shtetin dhe krimin e organizuar për të ruajtur pushtetin!

Ju falënderoj me zemër për qëndresën dhe besimin!

Një falënderim të veçantë për strukturat e Partisë Demokratike, komisionerët, vëzhguesit dhe numëruesit e palodhur!

Ne do të qëndrojmë së bashku të panënshtruar, sepse Shqipëria ka nevojë për njerëz të lirë!

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Me zemĂ«r tĂ« thyer”, Bardhi reagon pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« pas fitores sĂ« thellĂ« tĂ« PS-sĂ« appeared first on Euronews Albania.

Bardhi (zemërthyer) pranon humbjen/ Minxhozi: I paqëndrueshëm politikisht. Reagimi mund të lexohet në shumë forma

Partia Demokratike pësoi një humbje katastrofike në zgjedhje në qarkun e Fierit. Pas disa ditësh zhdukje, drejtuesi i qarkut të Ferit, Gazment Bardhi bëri një reagim në Facebook, duke u shpreh zemërthyer për rezultatin e zgjedhjeve parlamentare.

Analisti SkĂ«nder Minxhozi, nĂ« njĂ« intervistĂ« nĂ« emisionin “Real Story” nĂ« ABC NeĂ«s, u shpreh se reagimi i Bardhit mund tĂ« lexohet nĂ« shumĂ« forma. NdĂ«rsa nĂ«nvizoi se Gazment Bardhi ka treguar se Ă«shtĂ« i paqĂ«ndrueshĂ«m politikisht.

“Bardhi Ă«shtĂ« kaq i paqĂ«ndrueshĂ«m politikisht sa Ă«shtĂ« shumĂ« vĂ«shtirĂ« tĂ« parashikosh se çfarĂ« do tĂ« bĂ«jĂ« ai periudhĂ«n e verĂ«s nĂ«se do hyjĂ« nĂ« njĂ« proces reflektimi. Bardhi nuk Ă«shtĂ« nga ata qĂ« krijon klimĂ«, por e shfrytĂ«zon. Pra nuk besoj qĂ« e ka stofin qĂ« tĂ« jetĂ« ai flamurtari edhe pse si trashĂ«gimi do t’i binte atij. Por mĂ« kĂ«tĂ« reagim, apo foto do doja tĂ« thoja, zgjedhjet po njihen nĂ« nivelin mĂ« tĂ« lartĂ« ndĂ«rkombĂ«tar. Ka shumĂ« rĂ«ndĂ«si masa kritike qĂ« krijon. NĂ«se mbetesh i vetĂ«m dhe zĂ« i ashpĂ«r je i destinuar tĂ« s’fumohesh. Gjekmarkaj nĂ« ndryshim me Bardhin nuk ka njĂ« humbje kaq tĂ« madhe sa kjo e Bardhit. Por ne e dimĂ« qĂ« tĂ« pĂ«rballesh me BerishĂ«n nuk Ă«shtĂ« vetĂ«m çështje statuti. Ne nuk dimĂ« kontekstet e ardhshme qĂ« ata do tĂ« udhĂ«tojnĂ« apo do gjenden nĂ« parti. Kam pĂ«rshtypjen se deklarata e Bardhit mund tĂ« lexohet nĂ« shumĂ« forma. NĂ« disa forma mund tĂ« lexohet si shenjĂ« manipulimi”, tha ai.

Nga ana e tij analisti Mentor Nazarko u shpreh se në qëndrimin e tij lidhur me këto zgjedhje, Gazment Bardhi ka treguar njëfarë subjektiviteti sipas tij.

“Ai ka treguar njĂ«lloj subjektiviteti. ËshtĂ« shenjĂ« ndershmĂ«rie, mund tĂ« jetĂ« njĂ«lloj pendane pĂ«r tĂ« pĂ«rcaktuar sjelljen e tij tĂ« re. Ky grup si Gjekmarkaj, Gazi, Alimehmeti Ă«shtĂ« grup qĂ« prodhon komunikim. Reagimin e Bardhit e shoh si mendim sferik”, tha Nazarko.

❌