❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Vlorë, pushuesit dhe Policia Kufitare shpëtojnë një shtetase nga mbytja në det

TIRANË, 17 gusht /ATSH/ Policia Kufitare e VlorĂ«s, nĂ« bashkĂ«punim me qytetarĂ«t, i erdhi nĂ« ndihmĂ« sot njĂ« shtetaseje qĂ« rrezikoi tĂ« mbytej nĂ« Gjirin e ShĂ«n Janit.

Gjatë patrullimit me mjet lundrues, shërbimet e Policisë Kufitare dëgjuan thirrjet për ndihmë të pushuesve. Shtetasja ishte nxjerrë në breg nga qytetarët, pasi kishte pirë ujë gjatë notimit dhe kishte rrezikuar mbytjen.

Punonjësit e Policisë, së bashku me pushuesit, i dhanë ndihmën e parë dhe më pas e transportuan me mjetin lundrues drejt portit të Vlorës. Gjatë rrugës, gjendja e saj shëndetësore u përkeqësua, por falë ndërhyrjes së policisë u bë e mundur stabilizimi i saj deri në dorëzimin tek ekipi i urgjencës mjekësore.

Sipas policisë, shtetasja ndodhet jashtë rrezikut për jetën, nën kujdesin e mjekëve të Spitalit Rajonal Vlorë.

Policia e Shtetit falënderon qytetarët për bashkëpunimin dhe apelon për kujdes maksimal gjatë pushimeve verore.

/a.f/

The post Vlorë, pushuesit dhe Policia Kufitare shpëtojnë një shtetase nga mbytja në det appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Policia gjen dhe kthen te familja 2-vjeçarin e humbur në Velipojë

TIRANË, 17 gusht /ATSH / Policia nĂ« VelipojĂ«, ka reaguar me shpejtĂ«si duke bĂ«rĂ« tĂ« mundur gjetjen e njĂ« djali 2-vjeçar, i cili ishte larguar nga prindĂ«rit nĂ« plazh.

Policia njofton se, punonjësit e Policisë në Velipojë ia dorëzuan familjes, në gjendje të mirë shëndetësore, djalin 2-vjeçar.
Salla Operative e Stacionit të Policisë Velipojë u njoftua nga një familje pushuesish se djali i tyre i mitur ishte larguar dhe nuk po e gjenin dot.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë në zonën e plazhit u angazhuan në kërkime intensive në terren.
Falë reagimit të shpejtë dhe profesional, punonjësit e Policisë bënë të mundur lokalizimin e djalit, gjetjen e tij dhe ia dorëzuan familjes.
Policia e Shtetit u bën apel pushuesve që të tregojnë kujdes të shtuar për fëmijët e tyre, veçanërisht në zonat e mbipopulluara, si plazhet.
e.xh/

The post Policia gjen dhe kthen te familja 2-vjeçarin e humbur në Velipojë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ndahet nga jeta në moshën 94-vjeçare aktori i njohur Zija Grapshi

TIRANË, 17, gusht /ATSH/ Ka ndĂ«rruar jetĂ« nĂ« moshĂ«n 94-vjeçare aktori i njohur shqiptar, Zija Grapshi, i cili njihej nga publiku si “gjyshi i pĂ«rrallave”.

Ai lindi nĂ« GjirokastĂ«r dhe pĂ«rfundoi Liceun Artistik “Jordan Misja” nĂ« vitin 1952.

Grapshi nisi karrierën e tij artistike në vitin 1949 në grupin filodramatik pranë Radio Tiranës. Gjatë viteve interpretoi role të ndryshme në komedi, në Teatrin e Estradës së Shtetit dhe në Teatrin Popullor.

Ka qenë pedagog në Institutin e Lartë të Arteve për disa vite. Në mbi 160 shfaqjet e shumta të teatrit të kukullave ku mori pjesë, ka luajtur në përgjithësi role kryesore, ku u bë i dashur për fëmijët me rolet e Shvejkut (1957), Ivanit të madh (1959), sidomos me figurën e Baba Vitit (1987).

Zëri i tij i veçantë, me një ngjyrim karakteristik, me aftësitë imituese, kujdesi për të qenë sa më i natyrshëm, si dhe ndjesia e vërtetësisë në marrëdhëniet me partnerët, kanë qenë disa nga cilësitë e tij interpretative më të zëshme në krijimin e figurave.

Më së shumti u bë i njohur dhe i dashur si aktor i Teatrit të Kukullave të Tiranës, ku edhe dha kontributin më të madh.

Kontributi i tij në teatrin për fëmijë dhe përkrahja e artit të kukullave e bëri atë një figurë të dashur dhe të respektuar në komunitetin artistik shqiptar.

The post Ndahet nga jeta në moshën 94-vjeçare aktori i njohur Zija Grapshi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

La Noche Cubana ndezi Kalanë e Ali Pashës me ritmet e muzikës latine

 

Visualizza questo post su Instagram

 

Un post condiviso da Agjencia Telegrafike Shqiptare (@ata.gov.al)


TIRANË, 17 gusht /ATSH /  Kalaja historike e Ali PashĂ«s nĂ« Porto Palermo, nĂ« HimarĂ« u kthye mbrĂ«mjen e 16 gushtit nĂ« njĂ« skenĂ« tĂ« gjallĂ« muzikore, plot ngjyra, kĂ«rcim dhe emocione, falĂ« festivalit tĂ« njohur Porto Palermo Festival.

NĂ« mbrĂ«mjen e 11-tĂ« tĂ« kĂ«tij festivali, atmosfera u ndez nga “La Noche Cubana”, njĂ« udhĂ«tim muzikor drejt KubĂ«s dhe muzikĂ«s sĂ« saj tĂ« pasur.

Këngëtarja kubane me famë ndërkombëtare, Laraine Cañizares Machado, solli në skenë zërin e saj të fuqishëm dhe shpirtin e muzikës latine, duke magjepsur publikun me salsa, bolero dhe ritmet tropikale që janë identike me atmosferën e Havanës. Ajo u shoqërua nga muzikantët virtuozë Michael Rodi në piano, Paolo Cozzolino në kitarë dhe Fabrizio Aiello në bateri, të cilët përkthyen çdo notë në energji të papërmbajtshme dhe emocione të thella.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendo Gonxhja, ndau momente nga kjo natë magjike në rrjetet sociale, duke theksuar se kjo mbrëmje solli shpirtin dhe energjinë e Kubës në një nga vendet më piktoreske të jugut të Shqipërisë.

Publiku i pranishëm u përfshi plotësisht në ritmet e kërcimit që zgjatën gjatë gjithë natës, duke krijuar një atmosferë festive nën qiellin e hapur dhe yjet e jugut.

MbrĂ«mja e “La Noche Cubana” ishte pjesĂ« e edicionit tĂ« kĂ«tij viti tĂ« Porto Palermo Festival, i cili do tĂ« pĂ«rmbyllet sot me njĂ« finale energjike dhe plot ritĂ«m nĂ«n titullin “Pasha Night”, ku do tĂ« performojĂ« njĂ« DJ i njohur, duke sjellĂ« njĂ« pĂ«rvojĂ« unike pĂ«r adhuruesit e muzikĂ«s elektronike dhe jo vetĂ«m.

Ky festival po kthehet në një nga eventet më të rëndësishme kulturore në rajon, duke sjellë artistë të profilit të lartë dhe duke promovuar kulturën dhe turizmin në jug të Shqipërisë.

The post La Noche Cubana ndezi Kalanë e Ali Pashës me ritmet e muzikës latine appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Policia arreston në Kapshticë 57-vjeçarin që kontrabandonte mallra nga Greqia

TIRANË, 17 gusht /ATSH /  ShĂ«rbimet e DrejtorisĂ« Vendore pĂ«r Kufirin dhe Migracionin (DVKM) Korçë, nĂ« kuadĂ«r tĂ« kontrolleve tĂ« rregullta dhe mbi bazĂ«n e informacioneve operative, kanĂ« goditur njĂ« rast tĂ« kontrabandĂ«s me mallra tĂ« padeklaruara.

Sipas njoftimit të Policisë, gjatë kontrollit në Pikën Kufitare të Kapshticës, në hyrje të territorit të Republikës së Shqipërisë, u ndalua një automjet me drejtues shtetasin Th. B., 57 vjeç, banues në Plasë.

Nga kontrolli i detajuar në automjet u zbuluan produkte ushqimore, pije alkoolike, dhjetëra steka cigaresh dhe disa aparate celularë, të dyshuara si mallra të kontrabanduara nga Greqia, pasi rezultuan pa dokumentacionin përkatës ligjor dhe pa fatura blerjeje.

Policia njofton se, nĂ« pĂ«rfundim tĂ« veprimeve procedurale, 57-vjeçari u arrestua nĂ« flagrancĂ«, pĂ«r veprat penale: “Kontrabanda me mallra qĂ« paguhet akcizĂ«â€, dhe
“Kontrabanda me mallra tĂ« tjerĂ«â€.

Ndërkohë, mallrat e kontrabanduara u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme ligjore.

1 nga 2

The post Policia arreston në Kapshticë 57-vjeçarin që kontrabandonte mallra nga Greqia appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Parku Arkeologjik i AntigonesĂ« nĂ« GjirokastĂ«r, destinacion pĂ«r t’u vizituar

TIRANË, 17 gusht /ATSH/ Parku Arkeologjik i AntigonesĂ« nĂ« GjirokastĂ«r, njĂ« prej monumenteve mĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme historike dhe kulturore nĂ« jug tĂ« ShqipĂ«risĂ«, Ă«shtĂ« kthyer nĂ« njĂ« destinacion tĂ«rheqĂ«s pĂ«r vizitorĂ«t vendas dhe tĂ« huaj.

Kryeministri Edi Rama, ndau në rrjete sociale pamje nga Mozaiku i Kishës Paleokristiane që gjendet në Parkun Arkeologjik të Antigonesë, në Gjirokastër, si një nga vendet që ia vlen të vizitohet, për vlerën e çmuar të trashëgimisë sonë kulturore.

“Parku Arkeologjik i AntigonesĂ« nĂ« GjirokastĂ«r, njĂ« destinacion pĂ«r t’u vizituar gjatĂ« kĂ«tij muaji, ku mund tĂ« shikoni edhe “Mozaikun e KishĂ«s Paleokristiane”, pĂ«r tĂ« cilin specialistĂ«t e DrejtorisĂ« sĂ« TrashĂ«gimisĂ« Kulturore tĂ« GjirokastrĂ«s janĂ« kujdesur ta bĂ«jnĂ« tĂ« vizitueshĂ«m pĂ«r turistĂ«t”, shkroi Rama.

Falë punës së përkushtuar të specialistëve të Drejtorisë së Trashëgimisë Kulturore të Gjirokastrës, mozaiku i rrallë është restauruar dhe është bërë i vizitueshëm për publikun. Ky element shtesë pasuron më tej ofertën kulturore të parkut, duke ofruar për turistët një përvojë të veçantë dhe autentike.

Mozaiku i Kishës Paleokristiane, i vendosur brenda hapësirës së parkut, është një dëshmi e rëndësishme e ndikimit të hershëm të krishterimit në këtë zonë. Punuar me mjeshtëri të lartë artistike, ai paraqet motive simbolike dhe dekore të periudhës së shekujve IV-V pas Krishtit.

Antigonea, e themeluar në shekullin e III p.e.s. nga mbreti Pirro i Epirit dhe emëruar në nder të gruas së tij, Antigona, ofron një pasuri të gjerë arkeologjike, përfshirë rrënojat e qytetit antik, muret mbrojtëse, shtëpitë karakteristike, si dhe elementë të kulturës urbane të kohës.

Vizitorët që zgjedhin të eksplorojnë këtë vend do të përjetojnë jo vetëm historinë antike të Epirit, por edhe bukuritë natyrore të luginës së Drinosit, që e rrethon parkun me një peizazh mbresëlënës.

Përmes investimeve të vazhdueshme dhe përkushtimit të institucioneve për ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore, Antigonea po pozicionohet gjithnjë e më shumë si një pikë referimi për turizmin kulturor në Shqipëri.

1 nga 3

/a.f/

 

The post Rama: Parku Arkeologjik i AntigonesĂ« nĂ« GjirokastĂ«r, destinacion pĂ«r t’u vizituar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

QendĂ«r e re Ekselence nĂ« BujqĂ«si nĂ« shkollĂ«n “Mihal Shahini”, me mbĂ«shtetjen e Izraelit

TIRANË, 11 gusht /ATSH/ Ministrja e BujqĂ«sisĂ« dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj njoftoi sot nisjen e punimeve pĂ«r ngritjen e njĂ« Qendre tĂ« re tĂ« EkselencĂ«s nĂ« BujqĂ«si, pranĂ« shkollĂ«s profesionale bujqĂ«sore “Mihal Shahini”, nĂ« CĂ«rrik tĂ« Elbasanit.

Sipas saj, kjo qendër do të ngrihet në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe me mbështetjen e Agjencisë Izraelite për Bashkëpunim Ndërkombëtar (MASHA).

Denaj tha se, gjatë një vizite të zhvilluar në ambientet e shkollës, ekipi i MASHAV kreu vlerësime teknike duke inspektuar tokën, furnizimin me ujë dhe infrastrukturën ekzistuese, përfshirë edhe serrat.

Ata zhvilluan gjithashtu takime me furnitorët për të garantuar një nisje efikase të projektit.

“Qendra e re do tĂ« fokusohet nĂ« nevojat e prodhuesve tĂ« vegjĂ«l dhe tĂ« mesĂ«m, duke ofruar njĂ« platformĂ« trajnimi praktik pĂ«r tĂ« rinjtĂ« qĂ« ndjekin arsimin profesional bujqĂ«sor. QĂ«llimi Ă«shtĂ« pĂ«rgatitja e tyre sipas kĂ«rkesave tĂ« tregut dhe vizionit strategjik “ShqipĂ«ria 2030”. Qendra do tĂ« funksionojĂ« si njĂ« fermĂ« demonstrimi moderne”, u shpreh ministrja.

Ajo do të shërbejë si një hapësirë inovacioni për bujqësinë, duke promovuar efikasitetin, planifikimin, rritjen e prodhimit dhe cilësisë, menaxhimin para korrjes, shitjet dhe eksportet. Ky model synon të sjellë përfitime të drejtpërdrejta për fermerët dhe të kontribuojë në sigurinë ushqimore të vendit.

Ministria Denaj shprehu falenderime për Ambasadën e Izraelit për kontributin e saj në modernizimin e sektorit bujqësor shqiptar dhe për sjelljen e përvojës dhe praktikave më të mira izraelite në këtë fushë.

1 nga 3

/e.xh//a.f/

The post QendĂ«r e re Ekselence nĂ« BujqĂ«si nĂ« shkollĂ«n “Mihal Shahini”, me mbĂ«shtetjen e Izraelit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

BSH: Kredia për sektorin e turizmit u rrit me 42% në qershor

TIRANË, 11 gusht /ATSH/ Zhvillimi i sektorit tĂ« hoteleri turizmit nĂ« vendin tonĂ« vitet e fundit ka zgjeruar investimet e biznesit nĂ« kĂ«tĂ« fushĂ«.

Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, kredia për sektorin privat vijoi të rritet më tej gjatë tremujorit të dytë, ku në veçanti huadhënia vijoi të mbetet e fokusuar në nevojat e bizneseve që operojnë në nënsektorët që lidhen me turizmin, për investime.

Portofoli i kredisë për sektorin e akomodimit dhe shërbimit ushqimor arriti vlerën 1.3 miliardë lekë. Krahasuar me një vit më parë, portofoli i kredisë në këtë sektor është zgjeruar me 42% duke shënuar nivelin më të lartë të regjistruar për këtë sektor në një muaj të vetëm.

Vitet e fundit, investimet në turizëm po përfshijnë edhe projekte elitare, por edhe ato në agroturizëm që po zhvillohen më së shumti. Këto investime janë nxitur nga lehtësitë fiskale, si edhe të kreditimit.

Rritja numrit të turistëve nga e gjithë bota po nxit sipërmarrjen të shtojë investimet në sektorin e turizmit. Sipas OBT-së, Shqipëria është vendi me rritjen më të lartë në Europë sa i përket rritjes së vazhdueshme të turizmit, industri e cila e ka transformuar imazhin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.

Sipas INSTAT vetëm në muajin maj të këtij viti u shënuan mbi 1 milion turistë të huaj që erdhën në Shqipëri ndërkohë që fluksi i tyre është në trend në rritje gjatë pikur të sezonit veror.

/a.f/

The post BSH: Kredia për sektorin e turizmit u rrit me 42% në qershor appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Garancia Sovrane për fermerët, aplikimet për kredi me interes 2% deri më 20 nëntor

TIRANË, 11 gusht /ATSH/ Qeveria shqiptare ka vendosur nĂ« dispozicion 3 miliardĂ« lekĂ« nĂ« formĂ«n e garancisĂ« sovrane, me qĂ«llim nxitjen e investimeve nĂ« sektorin e bujqĂ«sisĂ«.

Skema synon të lehtësojë aksesin në kredi për fermerët, të cilët përfitojnë hua deri në 25 milionë lekë me kushte të favorshme, përfshirë normë interesi deri në 2% dhe afat shlyerjeje nga 3 deri në 5 vite.

Sipas Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, përmes kësaj skeme, shteti garanton  70% të shumës së huasë. Aplikimet janë të hapura pranë bankave të nivelit të dytë deri më 20 nëntor. Për të përfituar, fermerët duhet të jenë të regjistruar me NIPT në Qendrën Kombëtare të Biznesit dhe të mos kenë detyrime të papaguara.

Garancia Sovrane është një tjetër mekanizëm që ka ndër qeveria në mbështetje të rritjes së akset në financim të bujqësisë, paralelisht me Skemën Kombëatre që ofron subvencione për fermerët, apo dhe Skemën Kombëtare të Investimeve që financon grant 50% të vlerës së investimit duke shtuar këtu edhe shumë projekte të donatorëve të huaj që mbështesin fermerët dhe sipërmarrjet në bujqësi.

Ndërkoh që qeveria ka tashmë të qartë një strategji afatgjatë që përfshin politikat mbështetëse, sigurimet bujqësore në raste fatkeqësish natyrore, fuqizimin e ekspertizës teknike dhe mekanizimin e procesit bujqësor sipas stanadrve më të mira.

Aktualisht, bujqësia përfiton më pak se 2% të kredisë totale në vend, për shkak të faktorëve si informaliteti, problemet me pronësinë dhe risku i lartë që paraqet ky sektor.

/e.xh//a.f/

The post Garancia Sovrane për fermerët, aplikimet për kredi me interes 2% deri më 20 nëntor appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

AKPA: 19% e nxënësve të regjistruar në arsim profesional

TIRANË, 9 gusht /ATSH/ Arsimi profesional nĂ« ShqipĂ«ri ka arritur njĂ« nivel rekord me numrin e nxĂ«nĂ«sve tĂ« regjistruar pĂ«r vitin akademik 2024-2025.

Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive bën të ditur se për këtë periudhë, 19% e nxënësve të arsimit të mesëm janë regjistruar në arsimin profesional, duke shënuar kështu nivelin më të lartë në 25 vitet e fundit.

Sipas AKPA-së, kjo përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt objektivit strategjik të qeverisë që 1 në 3 nxënës të ndjekë arsimin profesional deri në vitin 2030.

AKPA thekson se, ky progres është rezultat i reformave të qëndrueshme të ndërmarra nga qeveria, të cilat përfshijnë investime në infrastrukturë moderne dhe laboratorë të pajisur, rritje të cilësisë përmes stafit të kualifikuar pedagogjik, zgjerim të profileve të studimit sipas nevojave të tregut dhe zhvillim të mëtejshëm të arsimit dual, në bashkëpunim me bizneset.

Nxënësit po përfitojnë më shumë mundësi konkrete për përgatitje profesionale dhe punësim, duke e bërë arsimin profesional një zgjedhje të parë dhe të vlerësuar gjithnjë e më shumë nga të rinjtë në mbarë vendin.

Arsimi profesional vlerësohet si zgjedhje për të ardhmen dhe integrimin më të shpejtë të të rinjve në tregun e punës. /e.xh/

The post AKPA: 19% e nxënësve të regjistruar në arsim profesional appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Denaj: 50% grant fermerëve për mekanizimin dhe modernizimin e proceseve të punës

TIRANË, 9 gusht /ATSH/ FermerĂ«t qĂ« zotĂ«rojnĂ« ferma bujqĂ«sore apo blegtorale kanĂ« tashmĂ« mundĂ«sinĂ« tĂ« pĂ«rfitojnĂ« 50% grant pĂ«r mekanizimin dhe modernizimin e proceseve tĂ« punĂ«s, nĂ« kuadĂ«r tĂ« SkemĂ«s KombĂ«tare tĂ« Investimeve 2025.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj bën të ditur se, kjo mbështetje synon të ul kostot dhe kohën e prodhimit, të rrisë efikasitetin dhe cilësinë e produkteve dhe të
forcojë konkurrueshmërinë e fermerëve në treg.

Denaj thekson se “Skema KombĂ«tare e Investimeve 2025, ofron mbĂ«shtetje financiare deri nĂ« 50% tĂ« vlerĂ«s totale tĂ« faturave tatimore dhe jo mĂ« shumĂ« se 5 milionĂ« lekĂ« pĂ«r subjekt”.

Ministrja vuri në dukje se për më shumë financim, fermerët mund të kombinojnë grantin me Kredi të Butë me interes vetëm 2% dhe garancinë sovrane që mbulon 70% të kolateralit.

Afati i aplikimit është deri më 30 shtator 2025.

Ky program përfshin gjithsej 9 masa mbështetëse për investime në sektorin bujqësor, duke hapur rrugën për një bujqësi më moderne, produktive dhe konkurruese.

The post Denaj: 50% grant fermerëve për mekanizimin dhe modernizimin e proceseve të punës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Fluks i lartë udhëtarësh në pikat e kalimit kufitar, ekipet doganore në gatishmëri të plotë

TIRANË, 9 gusht /ATSH/ Administrata Doganore bĂ«n tĂ« ditur se, me kulmin e sezonit turistik, flukset e udhĂ«tarĂ«ve nĂ« pikat doganore tokĂ«sore janĂ« nĂ« rritje tĂ« ndjeshme çdo ditĂ«.

Sipas Administratës Doganore, vetëm gjatë ditës së djeshme, janë regjistruar hyrje të larta të shtetasve në këto pika kufitare:

Hani i Hotit & Muriqan – mbi 25,000 shtetas
Grabom & Vernosh – rreth 2,000 shtetas
KakavijĂ« – 10,256 shtetas
KapshticĂ« – 3,853 shtetas
BllatĂ« – 7,468 shtetas

Ekipet doganore ndodhen në terren me gatishmëri të plotë, për të garantuar shërbim të shpejtë, mikpritës dhe me integritet të lartë për çdo qytetar dhe vizitor që hyn në territorin shqiptar.

The post Fluks i lartë udhëtarësh në pikat e kalimit kufitar, ekipet doganore në gatishmëri të plotë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Në javën e parë të gushtit, euro zbriti në nivelin e 97 lekëve

TIRANË, 9 gusht /ATSH /GjatĂ« javĂ«s sĂ« parĂ« tĂ« gushtit, euro shĂ«noi njĂ« rĂ«nie poshtĂ« nivelit tĂ« 97 lekĂ«ve.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, euro u shit të premten me 97,58 lekë kundrejt vlerës 97,76 lekë që u shit në datën 1 gusht. Gjatë javës euro humbi 0,18 lekë.

Ndërsa në blerje euro humbi 0,25 lekë. Në datën 1 gusht monedha europiane u ble me 97,09 lekë dhe të premten zbrit në 96,84 lekë.

Sipas ekspertëve, ky nivel i ulët shpjegohet me ndikimin e turizmit në treg, një fenomen sezonal i përvitshëm pas zhvillimit që ka marrë turizmi vitet e fundit në Shqipëri.

Banka e Shqipërisë ka theksuar se një lek më i fortë përballë euros ka ndihmuar në zbutjen e inflacionit.

Lekë për njësi të monedhës së huaj
Data Mesatarja e çmimit në blerje (Bid) Mesatarja e çmimit në shitje (Ask)
08.08.2025 96.84 97.58
07.08.2025 96.86 97.61
06.08.2025 96.88 97.61
05.08.2025 96.94 97.68
04.08.2025 97.02 97.77
01.08.2025 97.09 97.76

The post Në javën e parë të gushtit, euro zbriti në nivelin e 97 lekëve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Skema e Investimeve, 50% grant në agroturizëm

TIRANË, 9 gusht /ATSH/ Skema KombĂ«tare e Investimeve 2025 ka hapur mundĂ«si tĂ« reja pĂ«r sipĂ«rmarrĂ«sit e sektorit tĂ« agroturizmit.

Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, bën të ditur se, kjo iniciativë e qeverisë e cila është e hapur për aplikime deri më 30 shtator 2025, ofron një paketë mbështetjeje financiare të integruar, që përfshin grante deri në 50% të vlerës së investimeve, si dhe kredi të buta me norma të ulëta interesi.

“Investime nĂ« agroturizĂ«m parashikon njĂ« masĂ« pĂ«rfitimi nĂ« 50% tĂ« vlerĂ«s totale tĂ« faturave tatimore, por jo mĂ« shumĂ« se 15 000 000 lekĂ« (pesĂ«mbĂ«dhjetĂ« milionĂ«) pĂ«r subjekt”, njofton AZHBR.

Sipas AZHBR-së, fermerët dhe subjektet mund të aplikojnë për grante deri në 50% të shpenzimeve për ndërtimin dhe zhvillimin e agropërpunimit, duke krijuar mundësi të reja për rritjen e vlerës së produkteve të tyre, nxitur punësimin dhe duke gjeneruar të ardhura në rritje për ekonominë familjare dhe lokale.

NjĂ« elementĂ«t tjetĂ«r i rĂ«ndĂ«sishĂ«m sot qĂ« i vjen nĂ« ndihmĂ« zhvillimit tĂ« agroturizmit Ă«shtĂ« edhe “Paketa e Maleve”, njĂ« nisĂ«m e qeverisĂ« qĂ« sapo ka nisur dhe qĂ« nĂ« nisje tĂ« saj ka 3300 aplikime.

Kjo do të ndihmojë fermerët të financojnë investime të nevojshme për modernizimin e prodhimit dhe për të rritur efikasitetin e punës në fushën e bujqësisë dhe agroturizmit.

Në të gjitha vendin janë mbi 280 pika agroturistike, por potencialet që ofron vendi ynë me bukuri natyrore dhe resurse të prodhimit bujqësor dhe trashëgimisë dhe kulturës kulinare mbështesin zgjerimin e sektorit agroturistik në Shqipëri. /e.xh/

The post Skema e Investimeve, 50% grant në agroturizëm appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Transformator i ri në Fushë-Kuqe, OSHEE: Funksionim normal i pompave të ujësjellësit të Durrësit

TIRANË, 8 gusht /ATSH/ NjĂ« tjetĂ«r ndĂ«rhyrje e suksesshme u realizua nga ekipet e  Operatorit tĂ« ShpĂ«rndarjes sĂ« EnergjisĂ« Elektrike (OSHEE), tĂ« cilĂ«t pĂ«rfunduan me efikasitet punimet pĂ«r zgjidhjen e avarisĂ« nĂ« nĂ«nstacionin e FushĂ«-Kuqes.

OSHEE njofton se, në përputhje me planin teknik, u krye zëvendësimi i transformatorit të traktit të linjës 35 kV, që shkon në drejtim të Rrilës (Lezhë), duke mundësuar rikthimin e energjisë elektrike brenda një kohe të shkurtër.

Ky nënstacion ka rëndësi strategjike, pasi siguron edhe funksionimin normal të stacionit të pompave për furnizimin me ujë të pijshëm për qytetin e Durrësit, një hallkë kyçe në garantimin e shërbimeve bazë për qytetarët.

OSHEE bën të ditur se ekipet e specialistëve, janë në gatishmëri për të ndërhyrë në kohë me riparime, në çdo rast që paraqitet avari në rrjetin energjetik të vendit.

1 nga 3

/r.e/

The post Transformator i ri në Fushë-Kuqe, OSHEE: Funksionim normal i pompave të ujësjellësit të Durrësit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Skema e Investimeve, 50% grant për ndërtimin e stabilimenteve të rritjes së shpendëve

TIRANË, 8 gusht /ATSH/ FermerĂ«t qĂ« mbarĂ«shtojnĂ« kafshĂ« dhe shpendĂ« kanĂ« tashmĂ« njĂ« mundĂ«si shumĂ« tĂ« mirĂ« pĂ«r tĂ« pĂ«rmirĂ«suar infrastrukturĂ«n e fermave tĂ« tyre, pĂ«rmes SkemĂ«s KombĂ«tare tĂ« Investimeve 2025, e cila ofron deri nĂ« 50% grant pĂ«r ndĂ«rtimin e ambienteve tĂ« reja.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj tha se, skema synon të nxisë zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit bujqësor dhe blegtoral, duke garantuar kushte më të mira për mirëqenien e kafshëve dhe sigurinë ushqimore.

Kriteret minimale për përfitimin e financimit, janë për ndërtimin e fermave me: Jo më pak se 10 lopë; jo më pak se 100 krerë të imta (dele/dhi); jo më pak se 10 dosa dhe jo më pak se 10 000 shpendë.

Mbështetja financiare për subjektet përfituese përfshin: 50% të vlerës totale të faturave tatimore që shkon deri në 15 milionë lekë për subjekt.

Fermerët kanë gjithashtu mundësinë të kombinojnë këtë mbështetje me Kredinë e Butë, që ofrohet me interes fiks vetëm 2% dhe Garanci sovrane që mbulon 70% të kolateralit.

“Kjo formulĂ« e re e financimit krijon mundĂ«si reale pĂ«r tĂ« mbuluar 100% tĂ« investimit, duke i dhĂ«nĂ« hov zhvillimit rural dhe shtimit tĂ« prodhimit vendas”, theksoi Denaj.

Afati për aplikim është deri më 30 shtator 2025, pranë zyrave të AZHBR (Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural), dhe përfshin 9 masa mbështetëse në total për sektorin bujqësor.

Ministrja Denaj e cilësoi Skemën Kombëtare të Investimeve 2025, një hap më pranë bujqësisë moderne dhe të qëndrueshme.

/r.e/

The post Skema e Investimeve, 50% grant për ndërtimin e stabilimenteve të rritjes së shpendëve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

ISSH: Aplikim në e-Albania për tërheqjen e pensionit në bankë

TIRANË, 8 gusht /ATSH/ Instituti i Sigurimeve ShoqĂ«rore (ISSH) fton pĂ«rfituesit qĂ« tĂ« kalojnĂ« marrjen e pensionit nga sportelet tradicionale postare drejt sistemit bankar.

ISSH njofton se kjo iniciativë synon të shmangë radhët e gjata në postë dhe të ofrojë një zgjidhje më të shpejtë, të sigurt dhe të lehtësuese për qytetarët, sidomos për moshën e tretë.

Për ta realizuar këtë kalim, qytetarët duhet të hapin një llogari në një nga bankat e nivelit të dytë me të cilat ISSH ka marrëveshje bashkëpunimi.

Llogaria duhet tĂ« jetĂ« specifike pĂ«r pagesĂ«n e pensionit. Pasi tĂ« jetĂ« hapur llogaria, pĂ«rfituesit duhet tĂ« plotĂ«sojnĂ« njĂ« kĂ«rkesĂ« online pĂ«rmes portalit e-Albania, duke zgjedhur shĂ«rbimin “KĂ«rkesĂ« pĂ«r transferim dosjeje pĂ«rfitimi”.

Gjithsej janë 10 banka që Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka nënshkruar marrëveshje për pagesën e pensioneve në Shqipëri.

Ky proces jo vetëm që e modernizon sistemin e shpërndarjes së pensioneve, por edhe rrit sigurinë dhe lehtëson jetën e qytetarëve në një epokë kur teknologjia po bëhet pjesë e pandashme e përditshmërisë. Përfituesit e pensionit tashmë mund ta marrin pagesën e tyre në kohë, pa radhë dhe pa stres, thjesht, nëpërmjet bankës.

Ligji për llogaritë bazike, që ka si synim rritjen e depërtimit të shërbimeve bankare e financiare në popullatë dhe që parashikon përfitime për kategoritë në nevojë, ka nisur nga zbatimi në muajin prill 2024.

Sipas këtij ligji, kategoritë të caktuara përfitojnë shërbime me tarifa të reduktuara ose me tarifë zero si dhe opsionin e transferimit të llogarisë, nga llogari normale në atë bankare bazike.

Ndërkohë më tarifë zero janë edhe shërbimet si hapja dhe mbyllja e llogarive bankare, tërheqjet në ATM, debitimet direkte, transaksionet e pagesave përmes një karte, përfshirë pagesat on-line, transfertat e kreditit, përfshirë pagesat periodike, aty ku është e zbatueshme, në terminale dhe në sportelet e bankës dhe nëpërmjet platformave on-line.

Referuar të dhënave të vitit të kaluar, ishin rreth 74 mijë pensionistë, të cilët merrnin pensionin përmes bankave dhe rreth 666 mijë të tjerë në postë.

1 nga 2

The post ISSH: Aplikim në e-Albania për tërheqjen e pensionit në bankë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Denaj fton tĂ« rinjtĂ« tĂ« aplikojnĂ« pĂ«r tĂ« studiuar nĂ« shkollĂ«n profesionale bujqĂ«sore “Ndre Mjeda”

TIRANË, 8 gusht /ATSH/ Ministrja e BujqĂ«sisĂ« dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj ftoi sot tĂ« rinjtĂ« qĂ« tĂ« aplikojnĂ« pĂ«r tĂ« studiuar nĂ« shkollĂ«n profesionale “Ndre Mjeda” nĂ« Bushat, tĂ« ShodrĂ«s.

Denaj tha se me drejtimet nĂ« bujqĂ«si, veterinari dhe teknologji ushqimore, kjo shkollĂ« u mundĂ«son tĂ« rinjve tĂ« thellojnĂ« njohuritĂ« e tyre nĂ« kĂ«to sektorĂ«, tĂ« cilĂ«t janĂ« motori kryesor i zhvillimit pĂ«r “ShqipĂ«ria 2030”.

“Aplikimet kryen nĂ« e-Albania nĂ« shĂ«rbimin “Regjistrohu nĂ« klasĂ«n e dhjetĂ«â€, deri mĂ« 30 shtator”, njoftoi ministrja.

Shkolla e mesme profesionale “Ndre Mjeda” nĂ« Bushat, Ă«shtĂ« njĂ« nga 5 shkollat profesionale me profil bujqĂ«sor nĂ« shkallĂ« vendi.

/r.e/

The post Denaj fton tĂ« rinjtĂ« tĂ« aplikojnĂ« pĂ«r tĂ« studiuar nĂ« shkollĂ«n profesionale bujqĂ«sore “Ndre Mjeda” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Murtaja në derra dhe sëmundja e shpendëve, MBZHR ndalon importin nga disa shtete

TIRANË, 7 gusht /ATSH/ Ministria e BujqĂ«sisĂ« dhe Zhvillimit Rural ka ndaluar importin e shpendĂ«ve tĂ« prekur nga sĂ«mundja e pseudopestit nga shtetet si Bullgaria e Polonia, si dhe tĂ« derrave tĂ« butĂ« e tĂ« egĂ«r tĂ« prekur nga murtaja afrikane nĂ« vendet si Estonia, Letonia, Kroacia, Polonia, Estonia, BosnjĂ«-Hercegovina, Serbia dhe Moldavia.

Në vendimin e publikuar në fletoren zyrtare, nënvizohet se ndalohet importi i shpendëve të gjallë shtëpiakë, zogjve, mishit të freskët, materialit biologjik të shpendëve të pashoqëruar me test PCR të kryer në 14 ditët e fundit.

MBZHR njofton se importet nga shtetet e Bullgarisë, Polonisë dhe Spanjës lejohen, nga zona dhe stabilimente të cilat nuk kanë pasur njoftim të sëmundjes së pseudopestit të shpendëve për 12 muajt e fundit.

Po ashtu, me vendim të ministres Anila Denaj, është ndaluar importi i kafshëve të gjalla të llojit derra të butë dhe të egër, mishi i freskët  dhe  produktet e tij, materiali  biologjik dhe embrionet e  kafshëve  të gjalla të llojit derra, duke përjashtuar mishin në një kontenier të vulosur hermetikisht, xhelatinën, ushqimin e thatë të kafshëve shtëpiake dhe vakteve proteinike.

Ndërkaq, Ministria ka ndaluar importet nga Italia, Serbia, Greqia, Kosova dhe Kroacia të bagëtive të gjalla të imëta dhe thundrake, të llojit ruminantë dhe kamelidë, të prekura nga sëmundja e gjuhës blu.

/a.f/

The post Murtaja në derra dhe sëmundja e shpendëve, MBZHR ndalon importin nga disa shtete appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

TIA rekord historik me 298 fluturime dhe mbi 50 mijë pasagjerë në një ditë

TIRANË, 7 gusht /ATSH/ Transporti ajror nĂ« ShqipĂ«ri po njeh njĂ« rritje tĂ« qĂ«ndrueshme, si nĂ« frekuencĂ«n e fluturimeve ashtu edhe nĂ« numrin e pasagjerĂ«ve, duke reflektuar zhvillimin ekonomik dhe rritjen e kĂ«rkesĂ«s pĂ«r lĂ«vizshmĂ«ri ndĂ«rkombĂ«tare.

Tirana International Airport (TIA), njoftoi sot për një tjetër momenti historik, ku regjistroi ditën me trafikun më të lartë ndonjëherë, me 298 fluturime në një ditë dhe
50,892 pasagjerë që kaluan nëpër terminal.

Ky rekord përfaqëson një sukses të rëndësishëm për aeroportin dhe një tregues i qartë i rritjes së kapacitetit dhe efikasitetit të infrastrukturës ajrore në vend.

“Misioni ynĂ« mbetet i pandryshuar: TĂ« lidhim ShqipĂ«rinĂ« me botĂ«n,” thuhet nĂ« deklaratĂ«n e TIA, qĂ« shpreh mirĂ«njohje pĂ«r ekipin profesionist dhe pasagjerĂ«t qĂ« zgjedhin pĂ«rditĂ« kĂ«tĂ« portĂ« ajrore si pikĂ«n e nisjes apo mbĂ«rritjes sĂ« tyre.

Rritja e vazhdueshme e trafikut ajror në Shqipëri po shoqërohet me zgjerim të destinacioneve, përmirësim të shërbimeve dhe investime në infrastrukturë, duke e kthyer TIA në një nyje të rëndësishme lidhjeje për rajonin dhe më gjerë.

Transporti ajror në Shqipëri po përjeton një rritje të qëndrueshme, si në numrin e fluturimeve, ashtu edhe të pasagjerëve, ndërkohë që vijimi i investime në TIA po rrisin cilësinë e shërbimit për udhëtarët dhe fluksin e fluturimeve.

/e.xh/a.f/

The post TIA rekord historik me 298 fluturime dhe mbi 50 mijë pasagjerë në një ditë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌