Marsh drejt Europës/ Hapet grupkapitulli i pestë i negociatave
SHQIPĂRI-ShqipĂ«ria ka shĂ«nuar njĂ« tjetĂ«r moment historik nĂ« rrugĂ«n e saj drejt anĂ«tarĂ«simit nĂ« Bashkimin Evropian. Komiteti i PĂ«rfaqĂ«suesve tĂ« PĂ«rhershĂ«m tĂ« vendeve anĂ«tare tĂ« BE ka dhĂ«nĂ« miratimin pĂ«r tĂ« vijuar negociatat me vendin tonĂ« pĂ«r Grupkapitullin 5, qĂ« pĂ«rfshin Burimet, BujqĂ«sinĂ« dhe Politikat e Kohezionit.
Lajmin e bëri të ditur Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale, ku theksoi se Presidenca Daneze e BE-së është autorizuar tashmë të ftojë zyrtarisht Shqipërinë për të paraqitur Pozicionin e saj Negociues mbi këtë grupkapitull.
âSot, mĂ« 23 korrik 2025, nĂ« vijim tĂ« progresit tĂ« vazhdueshĂ«m e dinamik tĂ« ShqipĂ«risĂ« nĂ« rrugĂ«n e negociatave tĂ« anĂ«tarĂ«simit nĂ« Bashkimin Evropian, Komiteti i PĂ«rfaqĂ«suesve tĂ« PĂ«rhershĂ«m tĂ« Vendeve AnĂ«tare tĂ« BE-sĂ« autorizoi PresidencĂ«n Daneze tĂ« ftojĂ« ShqipĂ«rinĂ« pĂ«r tĂ« paraqitur Pozicionin e saj Negociues pĂ«r negociatat mbi Grupkapitullin 5.
Ky grupkapitull përfshin sektorë me rëndësi jetike për zhvillimin ekonomik dhe social të vendit, si bujqësia, zhvillimi rural, menaxhimi i burimeve natyrore, si dhe politikat e kohezionit territorial dhe rajonal, të cilat janë themelore për përafrimin me standardet e BE-së dhe për përfitimin e fondeve europiane në mënyrë efikase dhe të drejtë.
Ajo që e bën këtë hap edhe më të rëndësishëm është fakti se Grupkapitulli 5 është kapitulli i fundit i negociatave, duke i hapur rrugë përmbylljes së fazës së hapjes së të gjithë kapitujve teknikë. Kjo do të thotë se procesi i negociatave hyrëse për secilin grup tematik tashmë është i plotë, dhe Shqipëria i ka përmbushur të gjitha kriteret për të kaluar në fazën përfundimtare të përmbylljes së kapitujve dhe përgatitjes për anëtarësim të plotë./abcnews.al