Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Shqetësuese, 5 për qind më shumë raste me kancer çdo vit në Kosovë

20 July 2025 at 16:36

Në Kosovë, numri i rasteve të reja me kancer po rritet me një ritëm prej rreth 5% çdo vit, thotë drejtori i Klinikës së Onkologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Ilir Kurtishi.

Ai shpjegon se ky trend është rezultat i disa faktorëve, përfshirë ndotjen e ajrit, duhanpirjen apo dietat e paekuilibruara, por edhe i ndërgjegjësimit në rritje të qytetarëve për kryerjen e kontrolleve të rregullta.

Sipas regjistrit klinik të kancerit në Klinikën e Onkologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, nga janari deri në fillim të korrikut 2025 janë regjistruar rreth 1.070 raste të reja me kancer.

Të dhënat në nivel kombëtar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës tregojnë se gjatë dekadës së fundit, numri i rasteve të reja ka ndjekur një trend pothuajse të pandërprerë rritjeje.

Kurtishi thekson se një pjesë e konsiderueshme e rasteve vazhdojnë të diagnostikohen në faza të avancuara të sëmundjes.

Ai përmend disa faktorë shtesë që ndikojnë në përhapjen dhe përparimin e saj:

“Infeksionet me viruse, përdorimi i substancave kontraceptive, mungesa e aktivitetit fizik e të tjera”.
Organet e sistemit tretës – si zorra e trashë apo stomaku – janë ndër më të cenueshmet nga tumoret malinje, siç njihen ndryshe format e kancerit.
Tumoret në gji dhe në organet gjenitale janë, po ashtu, ndër më të përhapurat.
Në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) bën të ditur se gjatë vitit 2024 llojet më të përhapura të kancerit kanë qenë: kanceri i gjirit me 640 raste (17.6%), pasuar nga kanceret e tjera të lëkurës me 587 raste (13.8%), ai i mushkërive dhe bronkeve me 312 raste (8.6%) dhe kanceri i zorrës së trashë me 193 raste (5.3%).

Në total, gjatë periudhës janar-dhjetor të vitit 2024 u raportuan 3.644 raste të reja me sëmundje malinje.

Sipas statistikave, 51.8% e të prekurve janë gra dhe 48.2% burra, ndërsa grup-mosha më e atakuar është ajo mbi 60 vjeç.

Prevalenca – që tregon se sa persona jetojnë me kancer në një kohë të caktuar – ishte 288.3 raste për 100 mijë banorë në vitin 2024, ndërsa incidenca – që mat rastet e reja të diagnostikuara gjatë vitit – arriti në 227.4 raste për 100 mijë banorë, tregojnë të dhënat e IKSHPK-së.

Sipas këtij instituti, rritja e rasteve me kancer lidhet me faktorë të ngjashëm si në vendet e tjera: ndryshimet demografike, ndotja mjedisore, mënyra e jetesës, përmirësimi i diagnostikimit dhe raportimit, si dhe mungesa e programeve të posaçme për parandalim dhe zbulim të hershëm.

Në pesë vjetët e fundit, trajtimi i pacientëve me kancer në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës është shtuar dukshëm.

Megjithatë, kapacitetet e Klinikës së Onkologjisë nuk duket se kanë mundur ta përballojnë në mënyrë adekuate këtë rritje.

Kushtet në këtë klinikë vazhdojnë të jenë të kufizuara – qoftë në hapësirë, personel apo pajisje.

Aty janë gjithsej 110 shtretër për pacientët që marrin kimioterapi.

Radio Evropa e Lirë ka raportuar më herët se ky trajtim ofrohet shpesh edhe në salla të improvizuara.

Gjithashtu, pacientët përballen shpesh me pritje të gjata, në mungesë të kapaciteteve – qoftë në mjekë, apo barna.

Stafi mjekësor thekson vazhdimisht nevojën për investime më të mëdha, të cilat edhe bëhen, por shpesh nuk mjaftojnë për të përmirësuar ndjeshëm cilësinë e trajtimit apo për të zbutur fluksin në rritje të pacientëve.

Sipas një raporti të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, të publikuar vitin e kaluar, rreth 1 në 5 persona zhvillon kancer gjatë jetës dhe afërsisht 1 në 9 burra dhe 1 në 12 gra vdesin nga kjo sëmundje.

Kurtishi thekson rëndësinë e kontrolleve sa më të rregullta, duke vlerësuar se diagnostikimi i hershëm i çdo sëmundjeje rrit ndjeshëm shanset për trajtim të suksesshëm./REL

The post Shqetësuese, 5 për qind më shumë raste me kancer çdo vit në Kosovë appeared first on Telegrafi.

Kur ajri kushton

28 June 2025 at 15:19

Termocentralet në Obiliq vazhdojnë të tejkalojnë kufijtë e lejuar të ndotjes për gazrat vdekjeprurës, si dyoksidi i squfurit dhe oksidet e azotit.

Pavarësisht obligimeve ndërkombëtare dhe paralajmërimeve nga raportet mjedisore, Kosova mbetet ndër vendet më të ndotura në Ballkan.

Pasojat ndihen më së shumti te fëmijët dhe të moshuarit – me rritje të rasteve të sëmundjeve respiratore, kancerit dhe vdekjeve të parakohshme, shkruan Evropa e Lirë.

Të dhënat mjekësore në këtë komunë tregojnë se rastet me sëmundje kronike të mushkërive dhe rastet me kancer përbëjnë numrin më të madh të pacientëve.

Haki Jashari, drejtor i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Obiliq theksoi kjo komunë prin sa u përket rasteve me kancer në Kosovë, diku 25 deri në 30 për qind më shumë, ndërsa me sëmundje respiratore afër 30 për qind më shumë, duke marrë parasysh numrin e banorëve.

Ragip Sallova, banor i Obiliqit thotë se kanë shqetësime të shumta, me frymëmarrjen, me infektim të lëkurës nga substancat që lirohen nga tymi.

Ai po ashtu thotë se kanë shqetësime me lukthin, me memorien, etj.

“Ta shohësh një tym duke dalë, i zi krejt, pa kurrfarë filterizimi është katastrofë”, tha ai.

Ndërkaq, nga Ministria e Mjedisit kanë thënë se në tri vitet e fundit kanë gjobitur Korporatën Energjetike të [Kosovës me 60 mijë euro, ndërsa kompania nuk ka dhënë përgjigje për shkeljet e vazhduara. /REL/

The post Kur ajri kushton appeared first on Telegrafi.

“Kanceri i testikujve, më i shpeshti në moshat e reja”, onkologu: Nis në adoleshencë

By: Mirgen
8 June 2025 at 19:13

Sotiraq Senjo, onkolog kimioterapist në QSUT tha në se kanceri i testikujve është një nga format më të shpeshta të kancerit te meshkujt, nga 15-35 vjeç, por nuk përjashtohen edhe të moshuarit. Ai tregoi për Euronews Albania se nga studimet e deritanishme mendohet se faktori kryesor që e përcakton këtë lloj kanceri është gjenetika, por […]

The post “Kanceri i testikujve, më i shpeshti në moshat e reja”, onkologu: Nis në adoleshencë appeared first on BoldNews.al.

“Kanceri i testikujve, më i shpeshti në moshat e reja”, onkologu: Nis në adoleshencë

8 June 2025 at 18:13

Sotiraq Senjo, onkolog kimioterapist në QSUT tha në emisionin Health O’Clock në Euronews Albania se kanceri i testikujve është një nga format më të shpeshta të kancerit te meshkujt, nga 15-35 vjeç, por nuk përjashtohen edhe të moshuarit.

Ai tregoi se nga studimet e deritanishme mendohet se faktori kryesor që e përcakton këtë lloj kanceri është gjenetika, por nuk përjashtohen edhe disa faktorë të jashtëm siç është përdorimi i marijuanës.

“Është parë që të ketë një lidhje gjenetike, pacientët që kanë histori në familje kanë më tepër predispozitë për ta shfaqur. Janë bërë shumë studime për faktorët e jashtëm, i vetmi studim që ka treguar rezultat është bërë në Suedi dhe ka konfirmuar se të rinjtë që përdorin marijuanë kanë një incidencë 50 për qind më shumë se të tjerët për t’u prekur nga ky lloj kanceri. Në vendin tonë zë 1 për qind të patologjive, por është tumori më i shpeshtë i moshave të reja. Në Shqipëri janë afërsisht 80 raste në vit, por falë kimioterapisë ka ardhur duke u mjekuar shumë mirë dhe është arritur një mbijetesë 95 për qind, ndërsa në hapat e parë kjo sëmundje është 99 për qind e shërueshme”, tha mjeku.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Kanceri i testikujve, më i shpeshti në moshat e reja”, onkologu: Nis në adoleshencë appeared first on Euronews Albania.

Ushtrimet ‘më të mira se ilaçet’ për të parandaluar rikthimin e kancerit pas trajtimit, zbulon një studim

3 June 2025 at 16:52

Ushtrimet fizike mund të ulin rrezikun e vdekjes tek pacientët me kancer me një të tretën, të ndalojnë rikthimin e tumoreve dhe janë madje më efektive se ilaçet, sipas rezultateve të një studimi historik që mund të transformojë udhëzimet shëndetësore në mbarë botën.

Për dekada me radhë, mjekët kanë rekomanduar një stil jetese të shëndetshëm për të ulur rrezikun e zhvillimit të kancerit. Por deri tani ka pasur pak prova mbi ndikimin e këtij stili jetese pas diagnostikimit, dhe pak mbështetje për përfshirjen e ushtrimeve në rutinën e pacientëve.

Tani një studim i parë në botë, që përfshiu pacientë nga SHBA, Mbretëria e Bashkuar, Australia, Franca, Kanadaja dhe Izraeli, ka zbuluar se një regjim i strukturuar ushtrimesh pas trajtimit mund të reduktojë ndjeshëm rrezikun e vdekjes, të rikthimit të sëmundjes apo zhvillimit të një kanceri të ri, shkruan The Guardian.

Rezultatet u prezantuan në Çikago, në takimin vjetor të Shoqatës Amerikane për Onkologji Klinike (ASCO), konferenca më e madhe e kancerit në botë, dhe u botuan në New England Journal of Medicine.

Për herë të parë në historinë mjekësore, ka prova të qarta se ushtrimet janë më të mira në parandalimin e rikthimit të kancerit dhe vdekjes sesa shumë nga ilaçet që aktualisht përshkruhen për pacientët, tha një nga mjekët më të njohur të kancerit në botë.

Dr. Julie Gralow, drejtoreshë mjekësore e ASCO, e cila nuk ishte e përfshirë në studimin dhjetëvjeçar, tha se cilësia e të dhënave ishte “në nivelin më të lartë të provave shkencore” dhe se ato do të çonin në “një ndryshim të madh në mënyrën si kuptohet rëndësia e inkurajimit të aktivitetit fizik gjatë dhe pas trajtimit”.

Pacientët që filluan një regjim të strukturuar ushtrimesh me ndihmën e një trajneri personal apo këshilluesi shëndetësor pas përfundimit të trajtimit, patën një rrezik 37% më të ulët për të vdekur dhe një rrezik 28% më të ulët për rikthimin apo zhvillimin e një kanceri të ri, në krahasim me ata që morën vetëm këshilla për stilin e jetesës, zbuloi studimi.

E pyetur për të vënë në kontekst efektin e ushtrimeve tek pacientët me kancer, Gralow tha: “Seancës ku u prezantua i vumë titullin ‘Po aq efektive sa një ilaç’. Unë do ta kisha titulluar ‘Më e mirë se një ilaç’, sepse nuk ka të gjitha efektet anësore”.

“Është një përfitim në të njëjtën përmasë si shumë ilaçe që miratohen për një efekt të tillë – 28% ulje e rrezikut të rikthimit, 37% ulje e rrezikut të vdekjes. Ilaçet miratohen edhe për më pak se kaq, dhe janë të shtrenjta dhe toksike”.

“Kur fillova para tre dekadash, ishte ende koha kur i thoshim pacientëve të jenë të kujdesshëm gjatë kimioterapisë. Kjo është përmbysur,” shtoi ajo. “Do të thoja që [ushtrimet] janë më të mira se një ilaç”.

Në këtë studim, studiuesit përfshinë 889 pacientë me kancer koloni nga viti 2009 deri në 2023. Shumica (90%) kishin sëmundje të stadit të tretë. Pacientët u ndanë rastësisht në dy grupe: njëri mori pjesë në një program të strukturuar ushtrimesh (445 veta), ndërsa grupi tjetër mori vetëm një broshurë për stilin e jetesës së shëndetshme (444 veta).

Grupi i ushtrimeve punoi me një trajner personal dy herë në muaj për seanca trajnimi dhe ushtrimesh të mbikëqyrura, dhe më vonë një herë në muaj, për gjithsej tre vjet.

Pacientët u ndihmuan për të arritur objektiva specifike ushtrimesh. Qëllimi javor ishte ekuivalenti i tre deri në katër ecjeve nga 45 deri në 60 minuta, por pacientët mund të zgjidhnin vetë si të bëheshin më aktivë. Disa zgjodhën të bënin kajak apo ski, për shembull.

Pas pesë vjetësh, pacientët në grupin e ushtrimeve kishin një rrezik 28% më të ulët për kancer të ri apo rikthim, krahasuar me grupin tjetër. Pas tetë vjetësh, të njëjtët pacientë kishin një rrezik 37% më të ulët për të vdekur sesa ata që kishin marrë vetëm broshurën.

“Pas operacionit dhe kimioterapisë, rreth 30% e pacientëve me kancer të zorrës së trashë në stadin e dytë me rrezik të lartë dhe në stadin e tretë do të përjetojnë rikthimin e sëmundjes,” tha autori kryesor i studimit, Dr. Christopher Booth nga Universiteti Queen’s në Kingston, Kanada. “Si onkologë, një nga pyetjet më të zakonshme që na bëjnë pacientët është: ‘Çfarë tjetër mund të bëj për të përmirësuar rezultatin tim?’”

“Këto rezultate tani na japin një përgjigje të qartë: një program ushtrimesh që përfshin një trajner personal do të ulë rrezikun e kancerit të ri apo rikthimit, do t’ju bëjë të ndiheni më mirë dhe do të ndihmojë të jetoni më gjatë”.

Prof. Charles Swanton, shefi klinik i organizatës Cancer Research UK, e cila financoi pjesën britanike të studimit, tha: “Ky studim mbresëlënës tregon fuqinë e ushtrimeve për të transformuar shëndetin e njerëzve dhe për të rritur shanset e tyre për të mbijetuar pas trajtimit të kancerit. Për një ndërhyrje që nuk është ilaç, ushtrimet ofrojnë përfitime të jashtëzakonshme për pacientët.”

Për disa pacientë, “aktiviteti fizik mund të jetë faktori që ndryshon rrjedhën e rikuperimit të tyre”, shtoi Swanton. “Zbulimet sugjerojnë që onkologët duhet të konsiderojnë rekomandimin e një programi të strukturuar ushtrimesh pas operacionit për të përmirësuar shanset e mbijetesës.”

“Por është e rëndësishme të kujtojmë se ushtrimet nuk janë zgjedhja më e mirë për të gjithë. Këshilla ime për pacientët me kancer është të flasin me mjekun përpara se të fillojnë ndonjë aktivitet të ri fizik”.

Zbulimet pritet të ndryshojnë praktikën globale, me mjekë nga e gjithë bota që po inkurajohen të diskutojnë programet e ushtrimeve me pacientët e tyre pas trajtimit, thanë onkologët në Çikago.

Edhe pse ky studim përfshiu vetëm pacientë me kancer koloni, Gralow tha se nuk ka arsye për të menduar se rezultatet nuk janë të zbatueshme edhe për lloje të tjera të kancerit. Booth tha se do të nevojiten studime për kancere të tjera, por shtoi se të dhënat sugjerojnë një incidencë më të ulët të kancerit të gjirit dhe prostatës në grupin e ushtrimeve.

“Ushtrimet si ndërhyrje janë një zgjedhje e qartë dhe duhet të zbatohen gjerësisht”, tha Dr. Pamela Kunz nga Yale School of Medicine.

Duke reaguar ndaj zbulimeve, Prof. Sir Stephen Powis, drejtor mjekësor kombëtar i NHS England, tha se ishte “jashtëzakonisht emocionuese” që ushtrimet e përshtatura pas trajtimit mund të jenë “jetëndryshuese”.

“Këto zbulime historike sugjerojnë se hapa të përqendruar drejt aktivitetit fizik, nga ecjet deri te ushtrimet, mund të rrisin aftësinë e trupit për të parandaluar rikthimin e kancerit pas trajtimit dhe të ndihmojnë në shpëtimin e më shumë jetëve”.

“Të qenët më aktiv ka përfitime të mëdha: ndihmon në mbajtjen e një peshe të shëndetshme, forcon sistemin imunitar, ul inflamacionin dhe përmirëson humorin – dhe tani është inkurajuese të shohësh që ushtrimet me të vërtetë mund të ndihmojnë më shumë njerëz të mbijetojnë nga kanceri”. /Telegrafi/

The post Ushtrimet ‘më të mira se ilaçet’ për të parandaluar rikthimin e kancerit pas trajtimit, zbulon një studim appeared first on Telegrafi.

Qepa e kuqe – aleat i fuqishëm në luftën kundër kancerit

1 June 2025 at 21:25

Studiuesit në Kanada, të cilët kryen një studim premtues, parashikuan se ekstrakti i qepës së kuqe përfundimisht do të shtohet në produktet ushqimore dhe do të tregtohet si një agjent natyral parandalues i kancerit

“Ne zbuluam se qepët janë të shkëlqyera në vrasjen e qelizave kancerogjene”, thotë autori kryesor Abdulmonem Murayyan.

Shkencëtarët e dinë se konsumi i lartë i qepëve shoqërohet me një rrezik të reduktuar të disa llojeve të kancerit. Meqenëse perimet janë pjesë e dietës mesdhetare (MedDiet), mund të jenë pjesërisht përgjegjëse për incidencën e ulët të sëmundjes në Evropën Jugore. Studiuesit Murayyan dhe Suresh Neethirajan, të Universitetit të Guelph, donin të përcaktonin se cili lloj qepe kishte më shumë veti anti-kanceroze.

Në një studim të botuar në revistën Food Research International, ata testuan efektet e pesë llojeve të qepëve në qelizat e kancerit të zorrës së trashë të njeriut dhe zbuluan se qepët Ruby Ring ishin më efektive në luftimin e sëmundjes.

“Hulumtimi ynë konfirmoi se varietetet e qepës së kuqe pengojnë qelizat kancerogjene më fuqishëm sesa varietetet e tjera të qepëve,” tha Suresh Neethirajan për Olive Oil Times, transmeton Telegrafi.

“Ata treguan një numër 3.5 deri në 4 herë më të lartë të qelizave që i nënshtrohen apoptozës (vdekjes së qelizave kancerogjene), krahasuar me speciet e tjera.”

shutterstock

Çfarë është kaq e veçantë te qepët e kuqe?

Edhe pse të gjitha varietetet e perimeve përmbajnë sasi të larta të një flavonoidi antikancerogjen të quajtur kuercetinë, qepët e kuqe janë gjithashtu të pasura me antocianinë, një përbërës që rrit vetitë pastruese të kuercetinës, shpjegoi Murayyan.

“Antocianina është e rëndësishme për t’u dhënë ngjyrë frutave dhe perimeve, kështu që ka kuptim që qepët e kuqe, të cilat kanë ngjyrën më të errët, do të kishin fuqinë më të madhe në luftimin e kancerit,” shtoi Murayyan.

Neethirajan gjithashtu ndau se si përbërësi i shëndetshëm në qepë lufton kancerin.

“Radikalet e lira në sistemin njerëzor mund të çojnë në qeliza kancerogjene që mund të zhvillohen në tumore dhe të rrisin rrezikun e diabetit ose sëmundjeve të zemrës nëse nuk respektohen”, tha ai.

“Molekulat e kuercetinës në qepë tërheqin dhe neutralizojnë radikalet e lira. Një karakteristikë e qelizave kancerogjene është aftësia e tyre për të shmangur apoptozën. Duke shkaktuar apoptozë në qelizat që ndahen në mënyrë anormale, qelizat kancerogjene dhe metastazat mund të kontrollohen. Flavonoidet me bazë qepën janë më të mirat në shkaktimin e apoptozës. Nga 28 perime dhe nëntë fruta, qepët kryesojnë në përmbajtjen e kuercetinës.”

Përveç zbulimit aktual, studiuesit zbuluan së fundmi se qepët janë efektive në zhdukjen e qelizave të kancerit të gjirit. Ata më pas planifikojnë të vlerësojnë efektet anti-kancer të perimeve në provat klinike njerëzore.

Ndërsa mund të jetë e dobishme të vendosni qepë të kuqe në sallata dhe hamburgerë, ekipi beson se ekstrakti i qepës do t’u shtohet produkteve ushqimore si lëngjet ose produktet e pjekura në të ardhmen. Ata gjithashtu parashikojnë që ajo të shitet në formë pilule si një shtesë dietike që lufton kancerin. /Telegrafi/

The post Qepa e kuqe – aleat i fuqishëm në luftën kundër kancerit appeared first on Telegrafi.

Fitoi betejën me kancerin/ 30-vjeçarja rrëfen kalvarin e vuajtjeve, por në fund ia doli

31 May 2025 at 15:07

Të rralla janë rastet kur njerëzit i buzëqeshin jetës me të gjitha ngjyrat e saj, dhe, jo vetëm me surprizat e bukura që ajo na sjell.

Mbas 16 vjetësh, mund të themi që ne ja dolëm. Unë jam mire”!

Ejona Memollarin, jeta e sprovoi në moshë fare të re, por, sot  ajo

ka fituar betejën më të vështirë të jetës së saj. Ejona sot është 30 vjeç, ndërsa në moshën 14-vjeçare u diagnostikua me kancer në pankreas.

“Kanceri ishte në pankreas…E mbaj mend shumë mirë periudhën e moshës time, kam qenë 14 vjeçe. Ka qenë një periudhë që unë i adhuroja flokët e gjata… Në atë  fazë nuk je koshiente se çdo të thotë një sëmundje e tillë”, shprehet Ejona.

Naiviteti i moshës dhe ëndrrat e mëdha për të ardhmen, bënë që Ejona ta marrë sëmundjen me sportivitet, duke luftuar çdo ditë të jetës, si të ishin të fundit.

“Unë e kam marr vesh direkt që ishte kancer. Nuk është se e përjetova keq, ma thanë mjekët. Isha me shumë ëndrra, me shumë dëshira. Nëse do më pyesësh tani për atë diagnozë, tani ndihem e frikësuar. Dikur jo”, shprehet ajo.

Kalvari i vuajtjeve në dyert e spitalit ka qenë i pafund për 30-vjeçaren, por, transformimi fizik për shkak të kimioterapisë, ka lënë gjurmë të thella në memorien e saj.

“Të bësh kimioterapi, për dikë që e ka provuar është shumë sfilitëse. Duke e nisur që nga pjesa fizike, madje mbaj mend disa episode që më ngatërronin me djalë, sepse isha pa flokë. Gjëja më e tmerrshme në atë moshë flas nuk kisha gjënë më të bukur që kemi ne të shenjtë, flokët e mi. E kam përjetuar shumë keq. Mbaj mend mikeshat më rregullonin atë shaminë”, shprehet Ejona Memollari.

Sëmundja ja ndërpreu rrugëtimin në mes, por, nuk ja pamundësoi ndjekjen e ëndrrave. Pas shumë sakrificave, Ejona ia doli të studiojë për pikturë, dhe të krijojë familje e saj që gjithmonë kishte ëndërruar.

“Pasi unë ja dola, që munda atë përbindëshin, fillova jetën. U arsimova për pikturë. Gjërat shkuan mirë.  Çdo fëmijë ëndërron të letë në familje. Ëndërroja që e vogël. Dhe unë vetëm 19 vjeç arrita të krijoja familjen. Djalin dhe bashkëshortin tim”

Jam nëmë e një djali 11 vjeç. Pas asaj sëmundje të lindesh fëmijë. Djali është i shëndetshëm dhe jam e bekuar”

Ejona periudhën më të errët të jetës së saj, por, jo vetëm,  e ka kaluar e vetme, pa ngrohtësinë dhe përkujdesin e prindërve.

Boshllëk,  të cilin e gjeti tek halla e saj, e cila u kthye në prind të dytë.

“Pranë meje gjithmonë ka qenë halla ime…Në moshën 3-vjeçare humba babin që u diagnostikua me leuçemi akute. Dhe ka humbur jetën pas 4 ditësh. Në moshën 8 vjeçare humba nënën. Prandaj them jam kaq e vogël, se prindëri është ka që të ushqen me atomenë e vet”

Ajo sot gëzon shëndet të plotë, me një familje të lumtur, dhe përcjell këtë mesazh…

“Dashuria shëron, nëse jemi plotë ëndrra ia del gjithmonë”.

Ilaçi i ri kundër kancerit dyfishon mbijetesën e pacientëve gjatë provave klinike

By: fra nc
31 May 2025 at 10:49

Një provë klinike ndërkombëtare ka sjellë shpresë të re për qindra mijëra pacientë me kancer të avancuar të kokës dhe qafës, duke treguar se imunoterapia mund të dyfishojë kohën e rikthimit të sëmundjes dhe të përmirësojë ndjeshëm mbijetesën.

Rezultatet, të cilat po prezantohen në takimin vjetor të Shoqatës Amerikane të Onkologjisë Klinike, përfaqësojnë përparimin e parë domethënës në trajtimin e këtij lloj kanceri pas më shumë se dy dekadash. Studimi, i quajtur Keynote, përfshiu 192 spitale në 24 vende dhe u drejtua nga Shkolla Mjekësore e Universitetit të Uashingtonit në St. Louis, me financim nga kompania farmaceutike MSD.

Një nga pacientet pjesëmarrëse në provë, Laura Marston, 45 vjeçe nga Derbyshire, ka treguar se falë imunoterapisë ajo ka mbijetuar gjashtë vjet pas një diagnoze me kancer të avancuar të gjuhës. Ajo mori ilaçin imunoterapik pembrolizumab para dhe pas operacionit, duke e ndihmuar trupin të ndërtojë një reagim më të fortë kundër rikthimit të tumorit.

“Imunoterapia më ka shpëtuar jetën. Jam ende këtu dhe po punoj me kohë të plotë. Prognoza ime ishte e zymtë, por sot jam në një pozicion të mirë dhe po ia dal shumë mirë”, tha Laura për BBC News.

Sipas Prof. Kevin Harrington nga Instituti i Kërkimeve për Kancerin në Londër, i cili drejtoi provën në Mbretërinë e Bashkuar, qasja e re i lejon sistemit imunitar të “njohë” tumorin përpara se ai të hiqet kirurgjikisht, dhe më pas e forcon reagimin imun me trajtim të vazhdueshëm për një vit.

Rezultatet tregojnë se kjo metodë dyfishon mesatarisht kohëzgjatjen e mbijetesës pa rikthim të kancerit, nga 2.5 në 5 vjet. Gjithashtu, pas tre vitesh, pacientët që morën pembrolizumab kishin një rrezik 10% më të ulët për rikthim të sëmundjes në pjesë të tjera të trupit.

“Kjo qasje mund të ndryshojë botën për pacientët me këtë lloj kanceri. Është një përparim që ul ndjeshëm gjasat që kanceri të përhapet dhe të bëhet i patrajtueshëm”, u shpreh Prof. Harrington.

Në Mbretërinë e Bashkuar diagnostikohen rreth 12,800 raste të reja me kancer të kokës dhe qafës çdo vit. Shumica prej tyre përballen me një prognozë të vështirë, ku më shumë se gjysma e pacientëve me forma të avancuara të sëmundjes humbasin jetën brenda pesë vitesh.

Studiuesit tani po bëjnë thirrje që trajtimi me imunoterapi të bëhet pjesë e standardit të kujdesit në NHS dhe sistemet shëndetësore në mbarë botën, duke parë përfitimet e qarta për të gjithë pacientët që morën pjesë në provë./Marrë nga BBC

LEXONI GJITHASHTU:

The post Ilaçi i ri kundër kancerit dyfishon mbijetesën e pacientëve gjatë provave klinike appeared first on Euronews Albania.

Zëri zbulon kancerin/ Aplikacioni me inteligjencë artificiale, tregon tumorin në mushkëri

By: xhir jeta
29 April 2025 at 15:42

Shkencëtarët në Turqi kanë zhvilluar një aplikacion të mbështetur nga inteligjenca artificiale për të zbuluar kancerin e mushkërive në një faze të hershme duke përdorur vetëm zërin e pacientit të dyshuar.

I udhëhequr nga Dr. Haydar Ankishan nga Instituti i Qelizave Staminale në Universitetin e Ankarasë, me kontribute nga shkencëtarë nga disiplina të shumta, aplikacioni synon diagnostikimin e hershëm të kancerit të mushkërive, i cili shpesh identifikohet vetëm në fazat më të avancuara.

“Në studimin tonë, ne morën në konsideratë strukturën e zërit, strukturën anatomike të mushkërive dhe sistemin e qarkullimit të gjakut dhe propozuam që zëri mund të ofrojë informacion në lidhje me kancerin e mushkërive. Ne e ndoqëm këtë ide”, tha Ankishan, duke folur për gazetarët.

Ai tha se pas pothuajse një vit e gjysmë pune kanë arritur “rezultate premtuese”.

“Ne kemi zbuluar se kanceri i mushkërive, veçanërisht në fazat e para, mund të diagnostikohet në një fazë të hershme me një shkallë saktësie prej 90 për qind”, tha ai.

Dr. Bülent Mustafa Yenigün (Bylent Mustafa Jenigun) , i cili jep mësim në Shkollën e Mjekësisë të Universitetit të Ankarasë dhe është pjesë e ekipit të kërkimit, theksoi se faktori më kritik në trajtimin e kancerit të mushkërive është zbulimi i hershëm. “Ne e bëmë studimin tonë me një grup të përbërë nga 50 pacientë dhe 50 individë të shëndetshëm. Pacientet folen për dy minuta me aplikacionin ne menyre qe ai te mund te ruante zerin dhe ta studionte ate.” tha ai.

Duke theksuar se të gjitha regjistrimet u bënë dhe u analizuan në kushte identike, ai tha se “aplikacioni ynë zbulon ndryshimet në zë dhe lëshon një paralajmërim se mund të ketë kancer patologjik të mushkërive”. Saktësia prej 90% në diagnostikimin e hershëm të kancerit të mushkërive konsiderohet një zbulim premtues, megjithatë shkencëtarët në Turqi kanë deklaruar se do të vijojnë punën për të saktësuar aplikacionin e tyre./abcnews.al

Shkencëtarët turq krijojnë një aplikacion për zbulimin e hershëm të kancerit të mushkërive

29 April 2025 at 11:29

Shkencëtarët turq kanë zhvilluar një aplikacion të mbështetur nga inteligjenca artificiale, i projektuar për të zbuluar kancerin e mushkërive në një fazë të hershme duke analizuar zërin e personi.

I udhëhequr nga Dr. Haydar Ankishan nga Instituti i Qelizave Staminale në Universitetin e Ankarasë, me kontribute nga shkencëtarë nga disiplina të shumta, aplikacioni synon diagnostikimin e hershëm të kancerit të mushkërive, i cili shpesh identifikohet vetëm në fazat më të avancuara.

“Në studimin tonë, ne morën në konsideratë strukturën e zërit, strukturën anatomike të mushkërive dhe sistemin e qarkullimit të gjakut dhe propozuam që zëri mund të ofrojë informacion në lidhje me kancerin e mushkërive. Ne e ndoqëm këtë ide”, tha Ankishan, duke folur për gazetarët.

Ai tha se pas pothuajse një vit e gjysmë pune kanë arritur “rezultate premtuese”.

“Ne kemi zbuluar se kanceri i mushkërive, veçanërisht në fazat e para, mund të diagnostikohet në një fazë të hershme me një shkallë saktësie prej 90 për qind”, tha ai.

Dr. Bülent Mustafa Yenigün, i cili jep mësim në Shkollën e Mjekësisë të Universitetit të Ankarasë dhe është pjesë e ekipit të kërkimit, theksoi se faktori më kritik në trajtimin e kancerit të mushkërive është zbulimi i hershëm.

“Ne e bëmë studimin tonë me një grup të përbërë nga 50 pacientë dhe 50 individë të shëndetshëm. Një skript 2-minutësh duke folur për secilin pacient për analizën e zërit dhe zërat e tyre u regjistruan”, tha ai.

Duke theksuar se të gjitha regjistrimet u bënë dhe u analizuan në kushte identike, ai tha se “aplikacioni ynë zbulon ndryshimet në zë dhe lëshon një paralajmërim se mund të ketë kancer patologjik të mushkërive”.

FOKUS – IA drejt diagnostikimit edhe të kancerit të tiroides

HONG KONG, 24 prill /ATSH-AA/ – Fakulteti i Mjekësisë ”Li Ka Shing” i Universitetit të Hong Kongut ka krijuar modelin e parë në botë të inteligjencës artificiale të dedikuar për diagnostikimin dhe klasifikimin e kancerit të tiroides.

Universiteti i Hong Kongut njoftoi se modeli, i zhvilluar në bashkëpunim me Shkollën e Higjienës dhe Mjekësisë Tropikale të Londrës, mund të identifikojë fazën e kancerit dhe kategorinë e rrezikut të tij me një saktësi më të madhe se 90 për qind.

“Ky model inovativ i inteligjencës artificiale premton të shkurtojë ndjeshëm kohën e përgatitjes para konsultimit të klinicistëve në vijën e parë me afër 50 për qind”, tha universiteti.

Kanceri i tiroides është ndër kanceret më të përhapura në Hong Kong, por edhe në mbarë botën.

Profesori Joseph T. Wu, drejtor menaxhues i Fakultetit të Mjekësisë Li Ka Shing në Universitetin e Hong Kongut, tha se modeli i tyre arrin “më shumë se 90 për qind saktësi në klasifikimin e fazave të kancerit AJCC (Komiteti i Përbashkët Amerikan për Kancerin) dhe në kategorinë e rrezikut ATA (Asociacioni Amerikan i Tiroides)”.

Sipas Universitetit të Hong Kongut, ekipet kërkimore krijuan një asistent të inteligjencës artificiale që analizon dokumentet klinike duke përdorur modele gjuhësore si ChatGPT dhe DeepSeek, të cilat janë të dizajnuara për të kuptuar dhe përpunuar gjuhën njerëzore, si dhe për të përmirësuar saktësinë dhe efikasitetin e stadifikimit dhe klasifikimit të rrezikut të kancerit të tiroides./   /os/

The post FOKUS – IA drejt diagnostikimit edhe të kancerit të tiroides appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Universiteti i Hong Kongut zhvillon modelin e inteligjencës artificiale për diagnostikimin e kancerit të tiroides

24 April 2025 at 16:37

Fakulteti i Mjekësisë Li Ka Shing i Universitetit të Hong Kongut ka krijuar modelin e parë në botë të inteligjencës artificiale të dedikuar për diagnostikimin dhe klasifikimin e kancerit të tiroides.

Universiteti i Hong Kongut njoftoi se modeli, i zhvilluar në bashkëpunim me Shkollën e Higjienës dhe Mjekësisë Tropikale të Londrës, mund të identifikojë fazën e kancerit dhe kategorinë e rrezikut të tij me një saktësi më të madhe se 90 për qind.

“Ky model inovativ i inteligjencës artificiale premton të shkurtojë ndjeshëm kohën e përgatitjes para konsultimit të klinicistëve në vijën e parë me afër 50 për qind”, tha universiteti.

Kanceri i tiroides është ndër kanceret më të përhapura në Hong Kong, por edhe në mbarë botën.

Profesori Joseph T. Wu, drejtor menaxhues i Fakultetit të Mjekësisë Li Ka Shing në Universitetin e Hong Kongut, tha se modeli i tyre arrin “më shumë se 90 për qind saktësi në klasifikimin e fazave të kancerit AJCC (Komiteti i Përbashkët Amerikan për Kancerin) dhe në kategorinë e rrezikut ATA (Asociacioni Amerikan i Tiroides)”.

Sipas Universitetit të Hong Kongut, ekipet kërkimore krijuan një asistent të inteligjencës artificiale që analizon dokumentet klinike duke përdorur modele gjuhësore si ChatGPT dhe DeepSeek, të cilat janë të dizajnuara për të kuptuar dhe përpunuar gjuhën njerëzore, si dhe për të përmirësuar saktësinë dhe efikasitetin e stadifikimit dhe klasifikimit të rrezikut të kancerit të tiroides.

Shumë e re për mamografi? Ja çfarë duhet të dish patjetër!

1 April 2025 at 19:49

Rastet e kancerit tek të rinjtë janë në rritje

Në fakt, grupmosha e vetme që ka shënuar rritje të rasteve me kancer nga viti 1995 deri në 2020 është pikërisht ajo e të rinjve. Kjo ka bërë që shumë njerëz të pyesin: “Kur është momenti i duhur për të bërë një mamografi?”

Kur duhet të bëni një mamografi?

Sipas Dr. Arif Kamal, zyrtar i lartë në Shoqatën Amerikane të Kancerit, gratë duhet të fillojnë të konsiderojnë mamografinë që në moshën 40-vjeçare dhe ta diskutojnë këtë me mjekun e tyre. Ai rekomandon që mamografia të bëhet çdo vit pas kësaj moshe.

“Ulja e moshës për mamografinë në 40 vjeç është një hap i rëndësishëm, sepse çdo vit diagnostikohen rreth 60,000 raste me kancer gjiri tek gratë nën 50 vjeç,” shpjegon Dr. Stacy Smith-Foley, drejtoreshë e Qendrës së Gjirit në CARTI.

Përveç kësaj, ndryshimi i moshës së rekomanduar synon të adresojë edhe pabarazitë në shëndet. Për shembull, gratë me ngjyrë kanë më shumë gjasa të diagnostikohen me kancer gjiri para moshës 40 vjeç dhe kanë një normë vdekshmërie 40% më të lartë se gratë e bardha, shkruan PopSugar.

Po rritja e rasteve me kancer tek të rinjtë?

Ndërsa shqetësimi për rritjen e rasteve të kancerit tek të rinjtë është i kuptueshëm, Dr. Kamal thotë se nuk ka ende prova të mjaftueshme për të ndryshuar rekomandimet dhe për të nisur mamografinë para moshës 40 vjeç, përveç rasteve me faktorë rreziku.

Cilët janë faktorët e rrezikut?

Nëse keni faktorë të caktuar rreziku, mund të jetë e nevojshme të filloni kontrollet më herët. Disa prej tyre përfshijnë:

• Historia familjare: Nëse keni një familjar të afërt (nënë, motër, baba, vëlla) me kancer gjiri, rekomandohet që të nisni mamografinë 10 vjet para moshës kur u diagnostikua ai person.

• Ekspozimi ndaj rrezatimit: Nëse keni pasur ekspozim të hershëm ndaj rrezatimit, për shembull, në rastet e skanimeve të shumta për probleme me zemrën apo mushkëritë, duhet ta diskutoni me mjekun.

• Mosha e menstruacioneve të para: Gratë që kanë pasur menstruacionet e para në moshë të hershme (p.sh., 10-11 vjeç) janë më të rrezikuara se ato që i kanë pasur në moshën 13-14 vjeç, për shkak të ekspozimit më të gjatë ndaj estrogjenit.

• Shtatzënia dhe gjidhënia: Gratë që nuk kanë pasur fëmijë ose nuk kanë ushqyer me gji kanë një rrezik më të lartë, sepse shtatzënia dhe gjidhënia reduktojnë ekspozimin ndaj hormoneve.

• Sindromat e kancerit: Nëse në familjen tuaj ka raste me kancer të stomakut, gjirit, vezoreve apo edhe të zorrës së trashë, mund të jeni më të rrezikuara. Në këto raste, mund të jetë e nevojshme të bëni teste gjenetike dhe të filloni kontrollet më herët.

Pra, a duhet të shqetësoheni?

Nëse nuk keni faktorë të lartë rreziku, mund të ndiqni rekomandimet për të filluar mamografinë në moshën 40 vjeç. Por nëse keni ndonjë nga faktorët e mësipërm, është e rëndësishme të flisni me mjekun për të përcaktuar planin më të mirë për ju, citon Anabel.

Në çdo rast, kontrolli i rregullt dhe njohja e trupit tuaj është gjithmonë një hap i mirë drejt parandalimit dhe zbulimit të hershëm. /Telegrafi/

The post Shumë e re për mamografi? Ja çfarë duhet të dish patjetër! appeared first on Telegrafi.

Zemra e thyer mund ta shkaktojë kancerin

31 March 2025 at 21:40

“Sindroma e zemrës së thyer” mund të dëmtojë shumë më shumë sesa veç zemrën – thonë hulumtimet

Përderisa stresi ekstrem i humbjes së partnerit/partneres është ndërlidhur me probleme të zemrës në hulumtimet e mëhershme, një studim tjetër ka zbuluar se 1 në 6 njerëz me këtë sindromë gjithashtu kanë edhe kancer.

Llojet më të zakonshme të lidhura me këtë sindromë përfshijnë kancerin e gjirit, të mushkërive, të traktit gastrointestinal dhe limfomat.

‘Duket se ekziston një lidhje e fortë mes sindromës së zemrës së thyer dhe kancerit. Prandaj, rekomandohet që pacientët me këtë sindromë të bëjnë edhe kontrolle për kancer”, thotë autori i këtij studimi, Dr. Christian Templin.

Sindroma e zemrës së thyer, është një gjendje e përkohshme e zemrës që shpesh shkaktohet nga stresi i madh emocional ose fizik. Ajo mund të imitojë një sulm në zemër, por nuk është e shkaktuar nga bllokimi i arterieve koronare.

Kjo sindromë shkakton dhimbje të papritur dhe intensive në gjoks, gjithashtu edhe probleme me frymëmarrje që mund të ngatërrohet me sulm në zemër.

Këto simptoma janë reaksion i rritjes së hormoneve të stresit, transmeton Telegrafi.

Kjo gjendje ndikon që pjesa kryesore pompuese e zemrës të zmadhohet dhe kjo nënkupton se zemra nuk mund të pompojë gjak në mënyrë efikase.

Sindroma e zemrës së thyer mund të ndodh pas ngjarjeve shumë emocionale, siç është vdekja e ndonjë familjari, ndarja nga partneri/ja, etj. Edhe pse shumica e pacientëve shërohen plotësisht, ata që kanë gjithashtu kancer mund të kenë një prognozë më të keqe për shkak të sëmundjes themelore.

Përfundim

Sindroma e zemrës së thyer dhe kanceri ndajnë disa mekanizma të përbashkët dhe mund të ndërlidhen në disa raste. Për këtë arsye, pacientët me kancer duhet të monitorohen për komplikime kardiovaskulare, veçanërisht nëse përjetojnë stres të rëndë emocional ose fizik. /Telegrafi/

The post Zemra e thyer mund ta shkaktojë kancerin appeared first on Telegrafi.

Simptomat që shfaqen në orët e mëngjesit tregojnë praninë e metastazave në trup

31 March 2025 at 00:40

Kur sëmundja përhapet, njerëzit mund të përjetojnë një seri të vazhdueshme simptomash që përkeqësohen dita-ditës, më së shpeshti në mëngjes

Ekzistenca e metastazave në trup zbulohet nga disa simptoma të kancerit që tregojnë se kanceri primar është përhapur në pjesë të ndryshme të trupit.

Ekspertët identifikojnë tri simptoma të kancerit që shfaqen në orët e hershme të mëngjesit. Ashtu si të gjitha sëmundjet e tjera, edhe kanceri shfaqet me një sërë simptomash, të cilat për fat të keq me kalimin e kohës përkeqësohen posaçërisht. Megjithatë, ndonjëherë, intensiteti i disa simptomave mund të jetë më i madh në mëngjes, dhe ato janë veçanërisht të dukshme menjëherë pas zgjimit.

Tri simptoma të kancerit shfaqen në orët e para të mëngjesit

Sipas studimeve të ndryshme, tri simptoma të kancerit kanë më shumë gjasa të shfaqen në orët e para të ditës. Një prej tyre është kryer nga Cancer Research UK, e cila thotë se “lodhja është shumë e zakonshme te njerëzit me kancer dhe shpesh mund të jetë simptoma më shqetësuese”, transmeton Telegrafi.

– Shumë thonë se ky është efekti anësor më shkatërrues nga të gjitha simptomat e kësaj sëmundjeje të rëndë. Dhe lodhja që ndodh për shkak të kancerit mund të prekë një person në shumë mënyra, si fizikisht, emocionalisht dhe mendërisht – thuhet në një studim të bërë nga Cancer Research UK.

Sipas shkencëtarëve, te personat me kancer lodhja është më së shpeshti rezultat i qelizave kancerogjene që varfërojnë rezervat e trupit të lëndëve ushqyese në mënyrë që të rriten dhe të lulëzojnë. Kjo “vjedhje” e këtyre substancave do të thotë se trupi nuk ka më atë që i nevojitet për të rimbushur veten, gjë që e bën atë jashtëzakonisht të lodhur.

Të përzierat (nauzea) janë pothuajse gjithmonë një shenjë e pranisë së metastazave në trup.

Studimet tregojnë se lodhja mund të jetë më e theksuar te kanceret e gjakut, pasi këto sëmundje e kanë origjinën në palcën e eshtrave. Palca e eshtrave është një përcaktues jetik i ashpërsisë së kancerit, sepse është përgjegjëse për prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut, të cilat transportojnë oksigjen në pjesë të ndryshme të trupit. Megjithatë, edhe pse lodhja mund të jetë më e theksuar në kanceret e gjakut, ajo është një gjendje e zakonshme në të gjitha llojet e tumoreve.

Të përzierat, si simptomë e kancerit, janë karakteristike në rastin e tumoreve të trurit, tumoreve të mëlçisë dhe tumoreve gastrointestinale. Njerëzit me kancer të avancuar shpesh ndihen shumë të sëmurë dhe kjo gjendje, sipas studiuesve, shkaktohet nga trajtimi i kancerit me kimioterapi ose rrezatim, rritja, përhapja e kancerit, bllokimi i zorrëve ose vendndodhja ku u zhvillua fillimisht tumori.

7 nga 10 persona me kancer të avancuar përjetojnë nauze dhe të vjella

Hulumtimet tregojnë se 7 nga 10 persona me kancer të avancuar përjetojnë nauze dhe të vjella, duke e bërë këtë simptomë një shenjë shumë të zakonshme të përhapjes së kancerit në të gjithë trupin. Megjithatë, studiuesit vërejnë se përzierja mund të jetë një efekt anësor i disa komplikimeve të tjera shëndetësore dhe rrallëherë lidhet me kancerin. Gjithashtu, të vjellat e mëngjesit shpesh interpretohen si një tregues i qartë se sëmundja po përhapet, veçanërisht në rastin e kancerit të gjirit.

– Shenjat që kanceri i gjirit mund të jetë përhapur në tru përfshijnë të përzierat, veçanërisht kur personi i prekur zgjohet në mëngjes. Ky mund të jetë gjithashtu rasti me simptoma të caktuara të tumoreve të trurit, sipas një studimi nga Cancer Research UK.

Metastazat dhe përparimi i kancerit të përshpejtuar nga humbja e një gjeni specifik

Dhimbjet e kokës janë një nga simptomat kryesore të një tumori të trurit, por ka shumë arsye për shfaqjen e dhimbjeve të kokës. Dhimbjet e kokës të shkaktuara nga një tumor i trurit mund të kenë disa karakteristika dalluese – për shembull, ato mund të jenë të rënda dhe të vazhdueshme. Ato mund të përkeqësohen gjatë disa ditëve ose mund të bëhen “më keq në mëngjes”. /Telegrafi/

The post Simptomat që shfaqen në orët e mëngjesit tregojnë praninë e metastazave në trup appeared first on Telegrafi.

Kanceri po përhapet më shumë tek të rinjtë/ Mjekët: Kequshqyerja dhe stili i jetesës janë faktorët kryesorë

16 March 2025 at 13:02

SHQIPËRI- “Të rinjtë po përballen me rritjen e tumoreve. Ne vitet e fundit rastet më të shumta po shfaqen në moshat 18 deri ne 50 vjeç. Shkaku kryesor sipas mjekeve janë kequshqyerja dhe stili i jetesës, ndërsa nuk përjashtohet faktori gjenetik. Bluzat e bardha bëjnë thirrje për rritjen e kujdesit në ushqyerje, duke reduktuar konsumin e ushqimeve të përpunuara”

Tumoret po shtojnë rastet e reja të diagnostikuar me kancer tek të rinjtë. Sipas bluzave të bardha nga viti në vit numri ka ardhur në rritje, ndërsa shqetësuese mbetet ulja e moshës së të prekurve nën 50 vjeç.

Edhe pse raste të rralla, mjekët tregojnë se sëmundjet tumorale i kanë hasur edhe tek 18-vjeçarët.

“Shumë shqetësues është fakti që numri i rasteve të reja me kancer është duke u rritur tek të rinjtë dhe kryesisht këtu i referohem një grupmoshe nga 18 në 50 vjeç. Ndoshta duke veçuar grupmoshën nga 30 në 50 vjeç me rastet më të shpeshta me kancer”, pohoi ajo.

Kequshqyerja dhe stilin e jetesës rendisin ndër faktorët kryesor ndikues, pas atij gjenetik.

“Është e rëndësishme të përmenden disa nga faktorët e riskut më të shpeshtë siç mund të jetë duhan pirja, alkooli apo të afrohemi në një dietë më të shëndetshme siç mund të jetë heqja dorë nga ushqimet e përpunuara. Ekspozimi ndaj këtyre ushqimeve në moshë të re mund të ndikojë në shfaqjen e hershme të kancerit në një moshë më vonë tek fëmijët kur të jenë adult për shfaqjen e tumoreve”, theksoi ajo.

Sipas mjekes onkologe, Klejda Mati përqindja më e madhe e rasteve të diagnostikuar me tumore në moshën e re, vjen si pasojë e stilit të jetesës, ndaj theksin e vendos në kontrollet e hershme rutinë tek mjeku i familjes.

“Në përgjithësi komponenti gjenetik është në 20% të të rinjve të diagnostikuar me kancer dhe 80% është për shkak të komponentëve të stilit të jetesës. Duke shtuar këtu edhe faktorë që vijnë për shkak të mos depistimit apo të neglizhencës e bëjnë edhe më të vështirë trajtimin për shkak të stadit të avancuat në diagnostikim”, tha ajo/abcnews.al

 

Ndarja nga jeta e Harasanit/ Bashkëshortja: Luftoi fort, por fatkeqësisht e humbi betejën me kancerin

9 March 2025 at 20:41

Ditën e sotme u ndaj nga jeta në moshën 54-vjeçare ish-deputeti i PS-së, Andis Harasani, i cili prej dy vitesh vuante nga një sëmundje e rëndë. Së fundmi, bashkëshortja e tij, Suela Harasani, ku njofton ndarjen nga jeta të bashkëshortit të saj, teksa shkruan se Andis Harasani luftoi fort, por fatkeqësisht e humbi betejën me […]

The post Ndarja nga jeta e Harasanit/ Bashkëshortja: Luftoi fort, por fatkeqësisht e humbi betejën me kancerin appeared first on BoldNews.al.

Rriten rastet e kancerit tek të rinjtë, mjekët fajësojnë stilin e jetesës

By: Mirgen
27 February 2025 at 19:15

Rastet e sëmundjeve tumorale tek moshat e reja janë në rritje. Mjekët theksojnë se trajtimi varet nga koha e diagnostikimit, ndërsa si faktor kryesor për shfaqjen e sëmundjes ata rendisin stilin e jetesës. Në Spitalin Onkologjik në QSUT, pacienti më i ri i diagnostikuar këtë vit është një 17-vjeçar me melanomë, ndërsa një vajzë 23-vjeçare […]

The post Rriten rastet e kancerit tek të rinjtë, mjekët fajësojnë stilin e jetesës appeared first on BoldNews.al.

Njësoj si Kate dhe Charles III? Princi William i nënshtrohet testit të kancerit

By: gaze tare
21 February 2025 at 10:33

Princi William do t’i nënshtrohet një sërë testesh mjekësore pas vdekjes së fundit të ish-instruktorit të tij ushtarak të fluturimit, rreshterit të fluturimit Zach Stubbings , në moshën 47-vjeçare.

Stubbings, i cili e trajnoi princin gjatë shërbimit të tij në RAF Valley midis 2010 dhe 2013, vdiq pas një beteje dhjetëvjeçare me mielomën e shumëfishtë – një kancer që prek gjakun dhe palcën e eshtrave.

Vdekja e tij ka ngritur shqetësime në lidhje me rreziqet shëndetësore që lidhen me ekspozimin e zgjatur ndaj tymrave toksikë të shkarkimit nga helikopterët ushtarakë, duke përfshirë avionin Sea King që William pilotoi gjatë shërbimit të tij.

Shqetësimet shëndetësore në rritje për familjen mbretërore

Koha e këtyre shqetësimeve është veçanërisht e rëndësishme, pasi Familja Mbretërore tashmë po merret me dy beteja të mëdha kundër kancerit.

Mbreti Charles dhe Princesha Kate kanë qenë të dy duke iu nënshtruar trajtimit për sëmundjen muajt e fundit, me Kate së fundmi që zbuloi se ajo është më mirë pas gjashtë muajve të kimioterapisë. Me dy anëtarë të familjes mbretërore tashmë të prekur, ndihmësit e Pallatit të Buckingham nuk po rrezikojnë kur bëhet fjalë për shëndetin e William.

Sipas një burimi të brendshëm, princi do t’i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore paraprake për të përjashtuar çdo sëmundje që mund të lidhet me shërbimin e tij ushtarak.

Vdekja e Stubbings ka rindezur gjithashtu veprimet ligjore kundër ushtrisë britanike. Shumë ish-personel që fluturuan me të njëjtat helikopterë kanë vuajtur nga forma të ndryshme kanceri, duke përfshirë kancerin e mushkërive, fytit dhe testikujve.

Disa pohojnë se Ministria e Mbrojtjes (MM) ishte e vetëdijshme për rreziqet që në vitin 1999, por nuk kishte marrë masat e nevojshme të sigurisë. Të paktën gjashtë çështje tashmë janë zgjidhur jashtë gjykatës dhe dhjetëra anëtarë të tjerë të ekuipazhit ajror të prekur dhe familjet e tyre po kërkojnë dëmshpërblim.

The post Njësoj si Kate dhe Charles III? Princi William i nënshtrohet testit të kancerit appeared first on iconstyle.al.

OBSH: Pijet alkoolike duhet të kenë paralajmërime për kancerin

By: lia rda
16 February 2025 at 12:59

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka publikuar gjetje të reja mbi mungesën “alarmante” të ndërgjegjësimit për lidhjen midis konsumit të alkoolit dhe kancerit në të gjithë Evropën.

Ata u bënë thirrje prodhuesve të pijeve alkoolike që të shfaqin paralajmërime për këtë rrezik në produktet e tyre, të ngjashme me ato që gjenden tashmë në paketat e cigareve.
Një deklaratë nga Zyra Evropiane e OBSH-së paralajmëron se alkooli shkakton 800,000 vdekje në të gjithë Evropën çdo vit, por se vetëm një pjesë e popullsisë është e vetëdijshme për rrezikun.
“Pavarësisht se kanceri është shkaku kryesor i vdekjeve të lidhura me alkoolin në Bashkimin Evropian, ndërgjegjësimi për lidhjen midis alkoolit dhe kancerit mbetet jashtëzakonisht i ulët”, thuhet në deklaratë, raporton Reuters.
OBSH ka paralajmëruar vazhdimisht se alkooli shkakton kancer dhe se kjo duhet të thuhet qartë në produkte. Aktualisht, vetëm tre nga 27 vendet e BE-së, Franca, Lituania dhe Gjermania, kanë një lloj etikete paralajmëruese për mundësinë që konsumimi i alkoolit të shkaktojë kancer.
Irlanda planifikon të prezantojë paralajmërime të tilla nga maji 2026./abcnews.al
❌
❌