Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Studimi: Ndërprerja e ndihmave humanitare nga Trump rrezikon 14 mln vdekje

1 July 2025 at 07:19

Vendimi i ish-presidentit amerikan Donald Trump për të shkurtuar ndjeshëm fondet për ndihmën humanitare ndërkombëtare mund të ketë pasoja katastrofike globale, paralajmëron një studim i publikuar në revistën prestigjioze The Lancet. Sipas studimit, shkurtimet mund të shkaktojnë mbi 14 milionë vdekje të shmangshme deri në vitin 2030, përfshirë më shumë se 4.5 milionë fëmijë nën moshën pesë vjeç.

Studiuesit theksojnë se një e treta e viktimave të mundshme janë fëmijë, ndërsa efektet më të rënda priten në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme.

Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, konfirmoi në mars se administrata Trump kishte anuluar mbi 80% të programeve të Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), një nga burimet kryesore të financimit për ndihmën humanitare globale.

“Për shumë vende në zhvillim, këto shkurtime janë të krahasueshme me një pandemi globale ose një konflikt të madh të armatosur”, deklaroi Davide Rasella, bashkautor i raportit dhe studiues në Institutin e Barcelonës për Shëndetin Global. Sipas tij, këto ndërprerje “rrezikojnë të ndalojnë – apo edhe të përmbysin – përparimin dydekadësh në fushën e shëndetësisë publike”.

Raporti u publikua në prag të një konference ndërkombëtare për ndihmën humanitare që po mbahet këtë javë në Sevilje të Spanjës, ku dhjetëra udhëheqës botërorë po diskutojnë strategjitë për të mbushur boshllëkun e krijuar nga mungesa e financimit amerikan.

Studiuesit analizuan të dhëna nga 133 vende dhe vlerësuan se ndihma e USAID-it ka shpëtuar 91 milionë jetë midis viteve 2001 dhe 2021. Ata përdorën modelim statistik për të parashikuar pasojat e një shkurtimi prej 83% të financimit – një shifër e njoftuar nga administrata amerikane në fillim të këtij viti – dhe arritën në përfundimin alarmues se kjo politikë do të çonte në dhjetëra miliona humbje jetësh, shumë prej të cilave të shmangshme.

Kjo analizë i shton presionin bashkësisë ndërkombëtare për të mbushur vakumin e krijuar nga largimi i SHBA-së dhe për të garantuar që përparimi në luftën kundër vdekshmërisë së parakohshme të mos humbasë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Studimi: Ndërprerja e ndihmave humanitare nga Trump rrezikon 14 mln vdekje appeared first on Euronews Albania.

Probleme mendore tek fëmijët/ Studimi: Vërehen tek 14 për qind e të vegjëlve

By: Mirgen
11 June 2025 at 19:58

Kriza e shëndetiti mendor te fëmijet ka arritur në një pikë kritike dhe një nga arsyet kryesore është përdorimi I pakontrolluar I rrjeteve sociale. Sipas një studimi nga grupi I të drejtave të fëmijëve KidsRight dhe Universiteti I Erasmus në Rotterdam, të paktën 14% e fëmijëve dhe adoleshentëve të moshës 10-19 vjeç në të gjithë […]

The post Probleme mendore tek fëmijët/ Studimi: Vërehen tek 14 për qind e të vegjëlve appeared first on BoldNews.al.

Ilaçi i ri kundër kancerit dyfishon mbijetesën e pacientëve gjatë provave klinike

By: fra nc
31 May 2025 at 10:49

Një provë klinike ndërkombëtare ka sjellë shpresë të re për qindra mijëra pacientë me kancer të avancuar të kokës dhe qafës, duke treguar se imunoterapia mund të dyfishojë kohën e rikthimit të sëmundjes dhe të përmirësojë ndjeshëm mbijetesën.

Rezultatet, të cilat po prezantohen në takimin vjetor të Shoqatës Amerikane të Onkologjisë Klinike, përfaqësojnë përparimin e parë domethënës në trajtimin e këtij lloj kanceri pas më shumë se dy dekadash. Studimi, i quajtur Keynote, përfshiu 192 spitale në 24 vende dhe u drejtua nga Shkolla Mjekësore e Universitetit të Uashingtonit në St. Louis, me financim nga kompania farmaceutike MSD.

Një nga pacientet pjesëmarrëse në provë, Laura Marston, 45 vjeçe nga Derbyshire, ka treguar se falë imunoterapisë ajo ka mbijetuar gjashtë vjet pas një diagnoze me kancer të avancuar të gjuhës. Ajo mori ilaçin imunoterapik pembrolizumab para dhe pas operacionit, duke e ndihmuar trupin të ndërtojë një reagim më të fortë kundër rikthimit të tumorit.

“Imunoterapia më ka shpëtuar jetën. Jam ende këtu dhe po punoj me kohë të plotë. Prognoza ime ishte e zymtë, por sot jam në një pozicion të mirë dhe po ia dal shumë mirë”, tha Laura për BBC News.

Sipas Prof. Kevin Harrington nga Instituti i Kërkimeve për Kancerin në Londër, i cili drejtoi provën në Mbretërinë e Bashkuar, qasja e re i lejon sistemit imunitar të “njohë” tumorin përpara se ai të hiqet kirurgjikisht, dhe më pas e forcon reagimin imun me trajtim të vazhdueshëm për një vit.

Rezultatet tregojnë se kjo metodë dyfishon mesatarisht kohëzgjatjen e mbijetesës pa rikthim të kancerit, nga 2.5 në 5 vjet. Gjithashtu, pas tre vitesh, pacientët që morën pembrolizumab kishin një rrezik 10% më të ulët për rikthim të sëmundjes në pjesë të tjera të trupit.

“Kjo qasje mund të ndryshojë botën për pacientët me këtë lloj kanceri. Është një përparim që ul ndjeshëm gjasat që kanceri të përhapet dhe të bëhet i patrajtueshëm”, u shpreh Prof. Harrington.

Në Mbretërinë e Bashkuar diagnostikohen rreth 12,800 raste të reja me kancer të kokës dhe qafës çdo vit. Shumica prej tyre përballen me një prognozë të vështirë, ku më shumë se gjysma e pacientëve me forma të avancuara të sëmundjes humbasin jetën brenda pesë vitesh.

Studiuesit tani po bëjnë thirrje që trajtimi me imunoterapi të bëhet pjesë e standardit të kujdesit në NHS dhe sistemet shëndetësore në mbarë botën, duke parë përfitimet e qarta për të gjithë pacientët që morën pjesë në provë./Marrë nga BBC

LEXONI GJITHASHTU:

The post Ilaçi i ri kundër kancerit dyfishon mbijetesën e pacientëve gjatë provave klinike appeared first on Euronews Albania.

Studim: Të rinjtë ndihen të shkëputur nga jeta reale për shkak të jetës online

30 May 2025 at 08:10

Të rinjtë janë gjithnjë e më të lidhur përmes smartphone-ve dhe kompjuterëve, por shpesh edhe më të pasigurt, me vështirësi në komunikimin me miqtë dhe familjen në jetën reale.

Sipas një hulumtimi të Doxa për Generatën Z, të porositur nga Lenovo, në rastin e Ditës Ndërkombëtare të Internetit të Sigurt, 45 për qind e të rinjve në Itali ndjejnë një shkëputje midis jetës online dhe offline, që ka ndikim në mirëqenien mendore dhe marrëdhëniet e tyre.

Lenovo ka realizuar një eksperiment social duke përdorur AI dhe teknologjitë më të avancuara për të krijuar dy avatarë interaktivë 3D që mund të përfaqësojnë dixhitalisht dy të rinj dhe të zhvillojnë biseda me të dashurit e tyre për tema që rinjtë kishin vështirësi t’i diskutonin drejtpërdrejt me ta.

Të dhënat që dalin janë se një i ri nga dy në Itali ndjen një shkëputje ose lufton me një shkëputje mes jetës online dhe offline. Kjo shpeshherë shkakton ankth, vetmi dhe izolim. Qëllimi është të përdorim teknologjinë për të krijuar një urë mes brezave dhe për të promovuar një ndryshim pozitiv përmes saj,” ka theksuar Pietro Parodi, PR i kompanisë në fjalë.

“Si liderë teknologjikë, ne besojmë se teknologjia mund të ketë një ndikim pozitiv në shoqëri, për një shoqëri digjitale më të lidhur, më gjithëpërfshirëse dhe më të aksesueshme për të gjithë.”

Siç tregon ky eksperiment me avatarët hiperrealistë, “teknologjia, nëse përdoret në mënyrë të përgjegjshme, mund të luajë një rol thelbësor në mbështetje të atyre që janë në vështirësi,” shpjegoi Cristina Rigon, presidente e Telefono Amico Italia, një organizatë jo fitimprurëse .

Por a mund të zëvendësojë ndihmën njerëzore inteligjenca artificiale, e cila po përparon me një shpejtësi eksponenciale, në fushën e shëndetit mendor?

“Ne duhet ta lëmë teknologjinë të na ndihmojë. Inteligjenca artificiale është e nevojshme, por eksperti i fushës, doktori dhe doktoresha, janë gjithnjë e më të rëndësishëm,” thonë ekspertët.

Studimi i ri: Dy orë qetësi në ditë nxisin rritjen e qelizave të reja në tru

By: lindita
21 May 2025 at 11:11

Një studim i publikuar në revistën shkencore Brain Structure and Function ka zbuluar se qëndrimi në heshtje të plotë për vetëm dy orë në ditë mund të përmirësojë ndjeshëm aftësinë e trurit për të prodhuar qeliza të reja nervore. Studiuesit testuan ndikimin e tingujve të ndryshëm – nga zhurma e bardhë dhe lehjet e këlyshëve, deri te muzika e Mozartit – mbi trurin e disa minjve. Megjithatë…

Source

Studimi për të shkuarën komuniste dhe të zhdukurit, Ndou: Ekzaminim 6 varrezave

5 May 2025 at 18:26

Mediat sociale janë mjeti me të cilin sot informohet brezi i ri për historinë dhe njohja e tyre për të shkuarën është e manipuluar.

Ky është përfundimi ku ka arritur në bazë të një studimi, Instituti për Media, Demokraci dhe Kulturë, ku pedagogë, studiues, historianë diskutuan për ndikimin që ka media në njohjen e së kaluarës.

“Përmes këtij studimi donim të nxirrnim në pah në ç’pikë jemi sot me kujtesën në kohën e rrjeteve sociale, në median online, në të cilat brezi i ri kalon pjesën më të madhe të kohës. Ajo që na rezultoi duke bërë analizë të 701 postimeve të ndryshme, në emisione, në mediat online, platformat OTT dhe rrjetet sociale është që në pjesën më të madhe, autorët që shkruajnë për historinë janë qytetarët, pa dokumente, pa burime, është ‘anonimi’, ndërkohë vetëm 3.4 për qind e të ftuarve janë historianë që kanë ekspertizë që e dokumentojnë atë që thonë”, tha Jonila Godole.

Manipulimi i së shkuarës komuniste sipas profesor Mark Markut mbetet ende një plagë e thellë në shoqërinë tonë

“Një nga gjërat që mendoj se e ka dëmtuar shumë shoqërinë tonë është krimet e komunizmit përmes disa etapave, fillimisht kanë tentuar të relativizoheshin, në një fazë të dytë ka pasuar heshtja, faza e tretë që është faza e manipulimit. Kjo është faza më  e rëndë që shoqëritë kanë hyrë sidomos Shqipëria”, u shpreh Marku.

Për shumë vite, shumë familje shqiptare kanë mbetur në errësirë për fatin e të dashurve të tyre, të cilët u zhdukën gjatë periudhës komuniste. Luigj Ndou thekson rëndësinë e një hetimi për varrezat dhe të dhënat që lidhen me këto tragjedi.

“Kemi ende mijëra viktima që ende rezultojnë të zhdukura. Të gjitha këto çështje kërkojnë një trajtim objektiv dhe gjithë përfshirës. Gjatë muajve të ardhshëm ne do të bëjmë ekzaminimin e 6 varrezave potenciale, ku besohet ose pretendohet që janë varrosur viktimat e regjimit komunist dhe do të ndihmojmë autoritetin e dosjeve për të krijuar një databazë kombëtare, të të gjithë personave që konsiderohen të zhdukur gjatë periudhës komuniste”, tha Luigj Ndou, drejtor i Marrëdhënieve me Qeverinë për Tiranën në ICMP.

Studimi është shoqëruar me një sërë videosh ndërgjegjësuese për brezin e ri, ku shihet që nuk kanë informacion për të shkuarën.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

The post Studimi për të shkuarën komuniste dhe të zhdukurit, Ndou: Ekzaminim 6 varrezave appeared first on Euronews Albania.

Zbulimi i ri! Inteligjenca artificiale mund të parandalojë zjarret në botë

By: Mirgen
17 April 2025 at 22:37

Qendra Evropiane për Parashikimet e Motit ka zhvilluar një model të ri të quajtur “Probabiliteti i Zjarrit”, që përdor inteligjencën artificiale për të parashikuar zjarret në mbarë botën. Ndryshe nga modelet tradicionale që bazohen vetëm në të dhënat e motit, ky sistem i inteligjencës artificiale përfshin informacione mbi thatësirën, burimin e zjarrit, ku jetojnë njerëzit […]

The post Zbulimi i ri! Inteligjenca artificiale mund të parandalojë zjarret në botë appeared first on BoldNews.al.

Studimi: Serbia ndër vendet me më shumë dezinformata ruse

15 April 2025 at 20:32

Një hulumtim i Qendrës për Informacion, Demokraci dhe Qytetari në Universitetin Amerikan të Bullgarisë ka gjetur se ish-republikat sovjetike dhe vendet e Ballkanit janë objektivat kryesore të fushatës së dezinformimit rus. Sipas këtij hulumtimi, Serbia renditet në vendin e katërt për nga numri i artikujve të publikuar në raport me numrin e banorëve.

Pas analizimit të 643.600 artikujve të publikuar në faqet e rrjetit “Pravda” në 45 vende nga dhjetori i vitit 2024 deri në mars të këtij viti, u konstatua se më shumë se gjysma e përmbajtjes ishte e drejtuar ndaj ish-republikave sovjetike dhe vendeve të Ballkanit, njoftoi Qendra për Informacion, Demokraci dhe Qytetari.

Rrjeti Pravda u shfaq kur mediat shtetërore ruse Russia Today (RT) dhe Sputnik u ndaluan në gjithë Bashkimin Evropian pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia në vitin 2022, thuhet në hulumtimin që u krye në bashkëpunim me kompaninë Sensika Technologies, transmeton agjencia e lajmeve Beta.

Deri në fillim të vitit 2025, ky rrjet ishte shndërruar në një “ekosistem global të dezinformimit”, i cili përbëhet nga rreth 190 faqe interneti në 83 vende, ku shpërndahet propagandë ruse në dhjetëra gjuhë të tjera, thuhet në deklaratën e Qendrës.

“Analiza tregon një operacion të sofistikuar të informacionit të targetuar në mënyrë strategjike, të përqendruar te shtetet ish-sovjetike dhe vendet ballkanike”, thuhet në raport, duke shtuar se përqendrimi i artikujve për kokë banori në këto rajone është më shumë se 50 herë më i madh sesa në demokracitë perëndimore.

Kjo tregon, thuhet në raport, se synimi është formësimi i narrativës dhe përdorimi i informacionit si mjet për të përhapur ndikimin “në rajone me rëndësi të lartë gjeopolitike për Kremlinin, me pasoja të mundshme për proceset demokratike, kohezionin shoqëror dhe stabilitetin rajonal”.

“Në thelb, dezinformatat e Pravdas synojnë të minojnë orientimin euroatlantik të rajonit duke thelluar ndarjet e brendshme dhe duke nxitur mosbesim ndaj institucioneve demokratike”, thuhet në deklaratën e Qendrës.

Moldavia është objektivi kryesor i dezinformatave ruse, me një numër artikujsh për banor 56 herë më të madh sesa në Evropën Perëndimore.

Pastaj, në listë radhiten Letonia dhe Estonia, ndërsa në vendin e katërt është Serbia, ku numri i artikujve është 31 herë më i madh.

Vendet e Ballkanit – përkatësisht Serbia, Bullgaria, Sllovenia, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Kroacia dhe Greqia – përbëjnë 3.2 për qind të popullsisë, por marrin 16.2 për qind të përmbajtjes.

Në të kundërt, Evropa Perëndimore – përkatësisht Danimarka, Portugalia, Spanja, Franca, Norvegjia, Qipro, Holanda, Gjermania, Italia, Suedia, Belgjika, Mbretëria e Bashkuar, Zvicra dhe Irlanda – pranon vetëm 21.3 për qind të përmbajtjes, megjithëse përbën 43.7 për qind të popullsisë.

Autorët e analizës gjithashtu kanë theksuar rëndësinë e Radios Evropa e Lirë si “zëri kryesor i demokracisë në rajon” dhe “kundërpeshë kyçe” ndaj propagandës ruse, duke vlerësuar se vendimi i administratës amerikane për të ndërprerë financimin e saj është “një gabim strategjik” në një kohë kur Kremlini po intensifikon fushatën e dezinformimit.

Me një urdhër ekzekutiv të nënshkruar më 15 mars nga presidenti amerikan Donald Trump, është reduktuar Agjenca Amerikane për Mediat Globale (USAGM), trupi që mbikëqyr Radion Evropa e Lirë.

Disa orë pasi u nënshkrua urdhri ekzekutiv, USAGM njoftoi se kishte ndërprerë financimin e REL-it, të ndarë nga Kongresi për vitin buxhetor 2025 që përfundon më 30 shtator.

REL-i e ka quajtur këtë veprim të paligjshëm dhe ka ngritur padi kundër USAGM për këtë vendim.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

The post Studimi: Serbia ndër vendet me më shumë dezinformata ruse appeared first on Euronews Albania.

Studimi i ekspertëve të Vjenës: Plaga e emigracionit do të thellohet në Shqipëri!

17 March 2025 at 08:00

Një studim i fundit i Institutit të Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare (wiiw) lajmëron se emigracioni në Shqipëri dhe në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor do të vijojë të jetë i fortë edhe në vitet në vijim. Studimi që analizon trendet e emigrimit tregon një dëshirë më të lartë për të emigruar tek të […]

The post Studimi i ekspertëve të Vjenës: Plaga e emigracionit do të thellohet në Shqipëri! appeared first on BoldNews.al.

Studimi: Mikroplastika rrit rezistencën ndaj antibiotikëve, vendbanimet e refugjatëve në rrezik më të lartë

13 March 2025 at 16:11

Ndotja mikroplastike në trup mund të rrisë aftësinë e baktereve dhe viruseve për t’u rezistuar efekteve të antibiotikëve, ka treguar një studim i ri të publikuar në revistën shkencore “Applied and Environmental Microbiology”.

Rreth 4,95 milionë vdekje çdo vit lidhen me infeksione rezistente ndaj antibiotikëve. Bakteret bëhen rezistente për arsye të ndryshme, duke përfshirë keqpërdorimin e medikamenteve, por edhe mjedisi ku rriten mikrobet luan një rol të madh.

Studiuesit kanë testuar se si bakteret reagojnë ndaj një mjedisi të mbyllur me mikroplastikë.

“Plastika siguron një sipërfaqe në të cilën bakteret ngjiten dhe kolonizohen”, ka thënë Neila Gross, autorja kryesore e studimit.

Bakteret formojnë një biofilm mbrojtës në sipërfaqe, i cili i mbron ato nga kërcënimet. Studiuesit kanë zbuluar se mikroplastika i bën këto biofilma më të fortë, duke parandaluar që antibiotikët të depërtojnë dhe të luftojnë në mënyrë efektive bakteret.

Studiuesit kanë zbuluar se plastika bën më shumë sesa thjesht t’u japë baktereve një sipërfaqe për t’u ngjitur; ato në fakt ndihmojnë bakteret të bëhen rezistente ndaj trajtimeve. Sipas studimit, kjo është veçanërisht shqetësuese në zonat e mbushura me njerëz e të varfër, si vendbanimet e refugjatëve, ku mbetjet plastike dhe infeksionet bakteriale janë të zakonshme.

Muhammad Zaman, një profesor i inxhinierisë biomjekësore në Kolegjin e Inxhinierisë pranë Universitit të Bostonit, i cili studion rezistencën antimikrobike dhe shëndetin e refugjatëve dhe emigrantëve, tha: “Fakti që ka mikroplastikë rreth nesh, dhe aq më tepër në vendet e varfra ku higjiena mund të jetë e kufizuar, është një pjesë e tronditëse e këtij vëzhgimi”.

Zaman vuri në dukje se rezistenca ndaj antibiotikëve ka qenë e lidhur me sjelljen e pacientit, por njerëzit e zhvendosur përballen me rreziqe më të larta për shkak të mjedisit të tyre, me mikroplastikën që u paraqet sfida shtesë sistemeve shëndetësore tashmë të tendosura.

Studimi i ri tregon pse planeti Mars ka ngjyrë të kuqe

9 March 2025 at 21:57

Hulumtimet e reja tregojnë se ndryshku i mineraleve që mbulojnë sipërfaqen e planetit Mars përmban sasi të vogla uji, çka sugjeron për një të kaluar të ftohtë dhe të lagësht. Shkencëtarët thonë se kjo mund t’i ndihmojë ata që të kuptojnë gjithashtu se kur Marsi u tjetërsua në një shkretëtirë të mbuluar nga pluhuri i […]

The post Studimi i ri tregon pse planeti Mars ka ngjyrë të kuqe appeared first on BoldNews.al.

Nivele alarmante të obezitetit/ Studimi: Një në gjashtë fëmijë do të jetë obezë brenda 2050

By: Mirgen
6 March 2025 at 19:38

Studimi i Institutit të Kërkimeve për Fëmijët Murdoch (MCRI) parashikon një rritje dramatike të obezitetit dhe mbipeshës në mesin e fëmijëve dhe adoleshentëve, duke prekur një të gjashtën e këtij segmenti të popullsisë deri në vitin 2050. Analiza tregon se një e treta e fëmijëve dhe adoleshentëve do të jenë obezë ose mbipeshë në 25 […]

The post Nivele alarmante të obezitetit/ Studimi: Një në gjashtë fëmijë do të jetë obezë brenda 2050 appeared first on BoldNews.al.

Studimi: Ndryshimet klimatike intensifikojnë kërcënimin e zjarreve urbane në mbarë botën

5 March 2025 at 08:04

Ndryshimet klimatike mund të rrisin rrezikun e zjarreve të qyteteve në mbarë botën në dekadat e ardhshme.

Për studimin e kryer nga revista online ‘Nature Cities’, studiuesit ekzaminuan të dhënat e e zjarrit dhe temperaturat maksimale mujore nga mbi 2.800 qytete në 20 vende, duke mbuluar mbi 20 për qind të popullsisë globale.

Nëse ngrohja globale kalon 4 gradë Celsius, rreth 300 mijë vdekje nga zjarri dhe mbi 1 milion lëndime mund të ndodhin në mbarë botën deri në vitin 2100, por kufizimi i ngrohjes nën 1.5 gradë Celsius mund të reduktojë këto ndikime përgjysmë.

Në një skenar me emetim të lartë, studimi parashikon një rritje prej 22,2 për qind të zjarreve në ambiente të jashtme dhe një rritje prej 11,6 për qind në zjarret e automjeteve deri në vitin 2100, ndërsa zjarret në ndërtesa mund të ulen me 4,6 për qind.

Për çdo rritje prej 1 gradë Celsius në temperaturën e ajrit, zjarret e automjeteve do të rriteshin me 3,3 për qind, ndërsa zjarret në ambiente të jashtme me 6,9 për qind.

Studimi gjithashtu analizoi se ndryshimet klimatike ndikojnë në frekuencën e zjarreve urbane, duke përfshirë ato në ndërtesa, automjete dhe zona të jashtme si deponitë. Lidhja më e fortë midis zjarreve dhe ndryshimeve klimatike u gjet në Zelandën e Re, ku zjarret e qyteteve mund të rriteshin me 40 për qind deri në vitin 2100 me një ngrohje të pazbutur mbi 4 gradë Celsius.

Nëse keni këtë grup gjaku, do plakeni më ngadalë se të tjerët!

By: Mirgen
26 February 2025 at 21:50

Ka shumë faktorë, natyrisht, që kanë qenë të lidhur me ritmet e plakjes së çdo organizmi , si trashëgues ashtu edhe mjedisor, por një studim i ri, i publikuar në revistën “Planet Today”, tregon një që mund të mos e kemi marrë parasysh deri tani: grupin tonë të gjakut. Në fakt, ekspertët morën parasysh të […]

The post Nëse keni këtë grup gjaku, do plakeni më ngadalë se të tjerët! appeared first on BoldNews.al.

Studimi: Të rinjtë në Ballkan përdorin më shumë kanabisin

By: Ardit
25 February 2025 at 17:59

Në vendet e Ballkanit Perëndimor kanabisi ishte më i përdoruri nga të rinjtë që janë përdorues të lëndëve narkotike me 42% të të anketuarve, ndjekur nga medikamentet antidepresive pa recetë me 22% dhe kokaina me 21%. Të dhënat janë njoftuar nga Agjencia Europiane e Drogës, e cila përshiu 4442 të anketuar, të moshës 18 vjeç […]

The post Studimi: Të rinjtë në Ballkan përdorin më shumë kanabisin appeared first on BoldNews.al.

Studimi: Mikroplastika është gjithnjë e më e pranishme në trurin e njeriut

By: Mirgen
10 February 2025 at 09:52

Sasi të caktuara të mikroplastikës arrijnë në trurin e njeriut dhe pasojat që mund të ketë në shëndetin e njeriut janë ende të panjohura, ka treguar një studim i ri. Të dhënat tregojnë se midis 2016 dhe 2024, niveli i mikroplastikës në mostrat e trurit të analizuara u rrit me 50 për qind. Çdo ditë, […]

The post Studimi: Mikroplastika është gjithnjë e më e pranishme në trurin e njeriut appeared first on BoldNews.al.

Më shumë shpresë për fëmijët me kancer? Çfarë u zbulua nga studimi i ri

By: Ardit
7 February 2025 at 08:57

Kanceri tek fëmijët është relativisht i rrallë, por një në pesë fëmijë me kancer vdes. Ka shumë pak ilaçe për fëmijët. Tani paraqitet një shpresë e re. Në vitin 2022, më shumë se 275.000 fëmijë dhe adoleshentë në mbarë botën u diagnostikuan me kancer, ndërsa më shumë se 105.000 fëmijë vdiqën nga kjo sëmundje. Në […]

The post Më shumë shpresë për fëmijët me kancer? Çfarë u zbulua nga studimi i ri appeared first on BoldNews.al.

Studimi alarmant: Kanceri i mushkërive tek personat që nuk pinë duhan po rritet në mbarë botën

By: Oldi
5 February 2025 at 16:05

Përqindja e njerëzve të diagnostikuar me kancer të mushkërive që nuk kanë pirë kurrë duhan po rritet, me ndotjen e ajrit një “faktor të rëndësishëm”. Kështu ka thënë agjencia e kancerit e Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Kanceri i mushkërive te ata që nuk pinë kurrë duhan gjithashtu po shfaqet si adenokarcinoma, e cila është bërë […]

The post Studimi alarmant: Kanceri i mushkërive tek personat që nuk pinë duhan po rritet në mbarë botën appeared first on BoldNews.al.

Në cilën temperature ambienti funksionon më mirë truri? Ja çfarë zbuloi studimi

16 January 2025 at 19:30
Temperatura e hapësirave tona mund të jetë më e rëndësishme nga sa mendonim, veçanërisht për shtëpinë e gjyshërve. Sipas një studimi të ri, temperatura e brendshme duket se ndikon ndjeshëm në aftësinë për t’u përqendruar tek të moshuarit, madje edhe në shtëpitë e tyre. Hulumtimet sugjerojnë se ndërsa ndryshimet klimatike sjellin temperatura më ekstreme ,

Studimi: Përdorimi i kokainës në Francë është pothuajse dyfishuar brenda një viti

By: lia rda
15 January 2025 at 13:47

Përdorimi i kokainës në Francë pothuajse u dyfishua në vitin 2023, me 1.1 milionë njerëz që e merrnin këtë substancë të paligjshme të paktën një herë në vit, sipas një studimi të Qendrës Franceze për Monitorimin e Drogave dhe Varësisë nga Drogat (OFDT). Në një raport të publikuar këtë të mërkurë, thuhet se Franca është tashmë në vendin e shtatë në Evropë për konsumin e kokainës.

“Faktorë të shumtë qëndrojnë pas rritjes shpërthyese të konsumit, duke përfshirë nivelet rekord të prodhimit global të kokainës dhe ndryshimin e imazhit të drogës,” vlerëson studimi.

Sipas Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin, Kolumbia, Peruja dhe Bolivia, tre prodhuesit kryesorë të kokainës në botë, prodhuan 2,700 ton pluhur të bardhë në 2022, krahasuar me 1,134 tonë në 2010.

Ndërsa çmimet mbetën praktikisht të pandryshuara, një gram kokainë kushtonte 66 € në 2023, krahasuar me 60 € në 2011, dhe pastërtia e kokainës është në rritje, me 73 përqind në 2023 krahasuar me 46 përqind në 2011.

Ministri i Brendshëm francez Bruno Retaillo njoftoi një intensifikim të mëhershëm të luftës kundër krimit të lidhur me drogën. Autoritetet franceze kapën 23.5 ton kokainë në 2023, krahasuar me 4.1 ton në 2010.

Në 11 muajt e parë të vitit 2024 janë sekuestruar gati 47 ton kokainë./abcnews.al

❌
❌