Shteti i Kosovës është në gjendje të jashtëzakonshme të pashpallur, kështu e përshkruan situatën institucionale në Kosovë, politologu Dritëro Arifi, profesor në Kolegjin UBT në Prishtinë.
Sipas tij, kjo gjendje është pasojë e dështimit të deputetëve të Kuvendit të Kosovës për të përmbyllur konstituimin e këtij institucioni deri më 26 korrik.
Kjo datë shënonte skadimin e afatit prej 30 ditësh të caktuar nga Gjykata Kushtetuese për deputetët e Kuvendit, të cilëve, sipas një vendimi të po kësaj gjykate të publikuar më 24 korrik, u ndalohet të ndërmarrin çdo vendim apo veprim për konstituimin e Kuvendit nga data 27 korrik e deri më 8 gusht.
Politologu Arifi rikujton se Kosova është shtet parlamentar dhe, përderisa Kuvendi i Kosovës është institucion që ratifikon çdo ligj vendor dhe marrëveshje ndërkombëtare si dhe mbikëqyr institucionet tjera të shtetit, mosfunksionimi i tij e çon vendin në një situatë problematike.
âShumica e tĂ« gjitha institucioneve relevante, me tĂ« cilat funksionon njĂ« shtet â sidomos njĂ« RepublikĂ« parlamentare â varen kryesisht nga Kuvendi. Pra, pa votat e Kuvendit nuk funksionon asgjë⊠Shteti i KosovĂ«s Ă«shtĂ« nĂ« gjendje tĂ« jashtĂ«zakonshme, veçse se nuk Ă«shtĂ« e shpallur. ĂshtĂ« faktikeâ, thekson Arifi nĂ« njĂ« bisedĂ« me Radion Evropa e LirĂ«.
Sipas Kushtetutës së Kosovës, gjendjen e jashtëzakonshme mund ta shpallë presidenti i vendit, në rast se: ka nevojë për masa emergjente të mbrojtjes; ka rrezik të brendshëm ndaj rendit kushtetues ose sigurisë publike; ka fatkeqësi natyrore, e cila prek tërë territorin e Republikës së Kosovës ose një pjesë të tij.
Radio Evropa e Lirë i është drejtuar Zyrës së presidentes së Kosovës, nëse presidentja Vjosa Osmani konsideron se vendi po hyn në një fazë të mosfunksionimit institucional dhe rreziqet e situatës aktuale. Deri në publikimin e artikullit, ky institucion nuk ka kthyer përgjigje.
Nga Instituti Demokratik i Kosovës sqarojnë se Kuvendi i Kosovës është gjeneratori kryesor që vë në lëvizje aktivitetin shtetëror, duke mbikëqyrur llogaridhënien e ekzekutivit, agjencive të pavarura dhe mekanizmave të tjerë, si dhe duke miratuar ligje dhe duke ratifikuar marrëveshjet e ndryshme ndërkombëtare.
Vullnet Bugaqku nga ky institut, thekson se përderisa Kuvendi mbetet i pakonstituuar, shteti i Kosovës është praktikisht në një bllokadë institucionale dhe aktualisht pa shtegdalje.
âSi pasojĂ« e moskonstituimit tĂ« Kuvendit, shumĂ« çështje mbesin pezull. Pa pasur njĂ« konstituim tĂ« Kuvendit, normalisht qĂ« edhe shteti nuk mund tĂ« veprojĂ« dhe funksionojĂ« nĂ« mĂ«nyrĂ« normale dhe nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« plotĂ«, nĂ« kuptimin e ushtrimit tĂ« pĂ«rgjegjĂ«sive dhe funksioneve tĂ« secilit funksionar, por edhe tĂ« secilit institucionâ, thekson Bugaqku.
Bllokada institucionale aktuale, sipas vëzhguesve të situatës politike në vend, tashmë po e përballë vendin me një varg pasojash.
Përplasjet politike, vlerësojnë ata, tashmë po dëmtojnë imazhin e Kosovës në botë, duke e paraqitur si një vend që nuk ka stabilitet politik.
Gjithashtu, pa Kuvend të konstituuar, që do të ratifikonte marrëveshjet ndërkombëtare, Kosova ende nuk ka arritur të marrë para-financimin nga fondi prej rreth 880 milionë eurosh nga Plani i Rritjes i Bashkimit Evropian, si dhe 90 milionë euro nga Banka Botërore.
Aktualisht shteti i KosovĂ«s âĂ«shtĂ« nĂ« pauzĂ«â dhe nuk ka ndonjĂ« sinjal se situata mund tĂ« dalĂ« nga bllokada, thotĂ« Bugaqku pĂ«r Radion Evropa e LirĂ«.
Sipas tij, nĂ« mungesĂ« tĂ« njĂ« Kuvendi tĂ« konstituuar, Qeveria nĂ« detyrĂ« e KosovĂ«s, e cila ka kompetenca tĂ« kufizuara, aktualisht nuk ka kujt tâi pĂ«rgjigjet apo tâi raportojĂ«.
âKur nuk ka Kuvend, nuk mund tĂ« formohet njĂ« qeveri e re dhe legjitime. Rrjedhimisht, shtohen mundĂ«sitĂ« qĂ« kjo qĂ« Ă«shtĂ« tani [Qeveria nĂ« detyrĂ«] tĂ« prodhojĂ« vendime tĂ« kundĂ«rligjshme dhe jokushtetuese, si dhe tĂ« krijojĂ« njĂ« lloj situate kaotike pĂ«r sa i pĂ«rket zbatimit tĂ« kushtetutshmĂ«risĂ«, por edhe ligjshmĂ«risĂ« nĂ« vendâ, thekson Bugaqku.
Të paparashikueshme e sheh situatën politologu Arifi. Sipas tij, moskonstituimi i Kuvendit për shkak të përplasjeve politike, e ka futur vendin në situatë të pakuptueshme juridike, në të cilën, siç thotë ai, institucionet janë pa mbikëqyrje legjitime.
âPĂ«rveç presidentes qĂ« ka njĂ« legjitimitet, madje shumĂ« tĂ« cunguar, sepse presidentja zgjidhet prej KuvenditâŠPra, absurditet nĂ« vete. I vetmi institucion ku jepet llogaridhĂ«nia Ă«shtĂ« Parlamenti, ndĂ«rkaq ne nuk kemi Parlamentâ, thotĂ« Arifi.
Vëzhguesit e zhvillimeve politike në Kosovë, tashmë janë në pritje të një vendimi të Gjykatës Kushtetuese, që pritet të sqarojë rrugën drejt konstituimit të Kuvendit pas 8 gushtit.
Lidhur me moskonstituimin e Kuvendit ka reaguar Ambasada e SHBA-së në Kosovë. Ajo u ka thënë mediave vendore se ngërçi politik po vonon progresin e aspiratave të Kosovës dhe po rrezikon integritetin e institucioneve të Kosovës, si dhe u ka bërë thirrje liderëve politikë që të punojnë për të arritur një marrëveshje për konstituimin e organit ligjvënës./REL/