❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Skandal në Zelandën e Re, mamaja fut vajzën 2-vjeçare brenda një valixheje në autobusin e linjës

Një vajzë dyvjeçare është gjetur gjallë brenda një valixheje të vendosur në ndarjen e bagazheve të një autobusi në Zelandën e Re.

Ngjarja ka ndodhur të dielën gjatë një ndalese të planifikuar në qytetin Kaiëaka, rreth 100 kilometra në veri të Auckland-it. Shoferi i autobusit vuri re lëvizje brenda një valixheje pasi një pasagjer kërkoi të aksesonte ndarjen e bagazheve. Kur valixhja u hap, brenda saj u zbulua vogëlushja.

Sipas shefit tĂ« hetuesisĂ«, detektivit Simon Harrison, vajza ishte “shumĂ« e nxehtĂ«, por fizikisht dukej e padĂ«mtuar”.

Fëmija u transportua menjëherë në spital, ku vijoi të qëndrojë të dielën për të iu nënshtruar ekzaminimeve të plota mjekësore. Autoritetet nuk bënë të ditur se për sa kohë ishte mbajtur vajza brenda valixhes dhe se cilat ishin qytetet ku po udhëtonte autobusi.

Një grua 27-vjeçare është arrestuar dhe akuzuar për keqtrajtim ose neglizhencë ndaj një fëmije. Hetuesi Harrison tha se nuk përjashtohet ngritja e akuzave të tjera.

Gruaja pritet të dalë përpara gjykatës të hënën. Për ngjarjen janë njoftuar gjithashtu edhe shërbimet për mbrojtjen e fëmijëve.

Kompania Entrada Travel Group, e cila operon linjën kombëtare të autobusëve në Zelandën e Re, InterCity, konfirmoi për rrjetin NBC se incidenti ka ndodhur në një nga autobusët e saj.

“Policia u thirr nĂ« vendngjarje dhe ka nisur hetimet. Askush nuk Ă«shtĂ« lĂ«nduar gjatĂ« incidentit dhe shĂ«rbimi ka vijuar normalisht,” thuhet nĂ« deklaratĂ«n e kompanisĂ«.

Sipas faqes zyrtare të InterCity, fëmijët deri në moshën 2-vjeçare udhëtojnë falas në prehërin e një të rrituri, ndërsa fëmijët mbi tre vjeç duhet të kenë biletë dhe të udhëtojnë me një kujdestar.

Detektivi Harrison vlerësoi shoferin e autobusit për vigjilencën dhe reagimin e shpejtë.
“FalĂ« vĂ«mendjes sĂ« tij, u parandalua njĂ« tragjedi e mundshme,” tha ai./abcnews.al

 

Anglia nis programin e parë në botë për vaksinimin kundër gonorresë

Shërbimi Shëndetësor Kombëtar në Angli (NHS) ka nisur sot zbatimin e një programi të ri vaksinimi kundër gonorresë, i pari në botë në llojin e tij, në përpjekje për të ndaluar përhapjen e infeksionit seksualisht të transmetueshëm që po shfaq rezistencë në rritje ndaj antibiotikëve.

Programi është shpallur më herët këtë vit nga NHS England dhe parashikon që grupet me rrezik të lartë të nisin të vaksinohen nga fillimi i gushtit. Tani, Departamenti i Shëndetësisë dhe Kujdesit Social (DHSC) ka konfirmuar se klinikat e shëndetit seksual do të ofrojnë vaksinën falas duke nisur nga sot.

Ministrja pĂ«r shĂ«ndetin publik dhe parandalimin, Ashley Dalton, e cilĂ«soi fillimin e programit si “njĂ« hap tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m pĂ«rpara nĂ« parandalimin e njĂ« infeksioni qĂ« ka arritur nivele rekord”.

“Kjo vaksinĂ«, pjesĂ« e njĂ« programi tĂ« parĂ« nĂ« botĂ«, do tĂ« ndihmojĂ« nĂ« uljen e rasteve tĂ« reja tĂ« infeksionit dhe nĂ« pĂ«rballimin e drejtpĂ«rdrejtĂ« tĂ« kĂ«rcĂ«nimit nĂ« rritje nga rezistenca ndaj antibiotikĂ«ve,” tha ajo.
“Inkurajoj tĂ« gjithĂ« ata qĂ« janĂ« tĂ« kualifikuar tĂ« vaksinohen jo vetĂ«m pĂ«r tĂ« mbrojtur veten, por edhe partnerĂ«t e tyre seksualĂ«.”

Sipas të dhënave zyrtare, në vitin 2023 u regjistruan rreth 85 mijë raste të gonorresë në Angli shifra më e lartë që nga viti 1918 dhe tre herë më shumë se në vitin 2012.

Vaksina do të ofrohet falas për personat që konsiderohen me rrezik më të lartë, përfshirë meshkujt homoseksualë dhe biseksualë me histori të marrëdhënieve seksuale të shumta dhe/ose infeksione bakteriale seksualisht të transmetueshme në 12 muajt e fundit.

Vaksina është bazuar në një vaksinë ekzistuese, 4CMenB, e përdorur për të mbrojtur kundër sëmundjes meningokokale B. Studimet kanë treguar se vaksina është efektive në masën 32.7% deri në 42% ndaj gonorresë pra nuk ofron mbrojtje të plotë, por ndihmon ndjeshëm në reduktimin e rrezikut të infektimit.

Sipas njĂ« analize tĂ« udhĂ«hequr nga Imperial College London, programi mund tĂ« parandalojĂ« deri nĂ« 100 mijĂ« raste tĂ« gonorresĂ« nĂ« 10 vitet e ardhshme dhe t’i kursejĂ« sistemit shĂ«ndetĂ«sor mbi 7.9 milionĂ« paund.

Dr. Sema Mandal, epidemiologe pranë Agjencisë për Sigurinë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar, deklaroi se vaksinimi do të ofrojë mbrojtje të domosdoshme për ata që kanë më shumë nevojë.
“ËshtĂ« inkurajuese qĂ«, krahas kĂ«saj vaksine, shĂ«rbimet e shĂ«ndetit seksual do tĂ« vazhdojnĂ« tĂ« ofrojnĂ« edhe vaksina tĂ« tjera tĂ« rĂ«ndĂ«sishme pĂ«r ata qĂ« janĂ« tĂ« pranueshĂ«m pĂ«r to,” tha ajo.

“SĂ«mundjet seksualisht tĂ« transmetueshme nuk janĂ« thjesht tĂ« bezdisshme ato mund tĂ« kenĂ« pasoja serioze pĂ«r shĂ«ndetin tuaj dhe tĂ« partnerĂ«ve tuaj seksualĂ«. Prandaj, nĂ«se ju ofrohet vaksina, ju nxis me gjithĂ« zemĂ«r ta pranoni.”

GjatĂ« vizitĂ«s pĂ«r vaksinĂ«n kundĂ«r gonorresĂ«, pacientĂ«ve do t’u ofrohet gjithashtu mundĂ«sia tĂ« vaksinohen edhe kundĂ«r mpox (ish-virusi i lisĂ« sĂ« majmunĂ«ve), HPV (virusi i papillomĂ«s humane) dhe hepatitit A dhe B./abcnews.al

OKB paralajmëron për urie masive në një qytet të Sudanit

Agjencia kryesore e OKB-së për ushqimin, Programi Botëror për Ushqimin (WFP), ka paralajmëruar se familjet e bllokuara në qytetin e rrethuar El-Fasher, në perëndim të Sudanit, po përballen me urie ekstreme.

Sipas WFP-së, prej më shumë se një viti nuk është arritur të dërgohet ndihmë ushqimore në këtë qytet të rajonit të Darfurit përmes rrugëve tokësore, ndërsa forcat paraushtarake të Forcave të Mbështetjes së Shpejtë (RSF) e kanë rrethuar El-Fasherin për afro 16 muaj, me synimin për ta marrë nën kontroll nga ushtria sudaneze.

Paralajmërimi i WFP-së vjen ndërkohë që aktivistë lokalë raportojnë për vdekje të shkaktuara nga uria në qytetin ku jetojnë rreth 250 mijë banorë.

Lufta civile që shpërtheu në Sudan në prill të vitit 2023 është përshkruar nga OKB-ja si kriza më e rëndë humanitare në botë. WFP njoftoi se mungesat e theksuara të ushqimit në El-Fasher kanë bërë që çmimet e pakove të mbijetesës të rriten në mënyrë të jashtëzakonshme, ndërsa janë raportuar raste kur banorët janë detyruar të ushqehen me foragjere për kafshë apo mbetje ushqimore për të mbijetuar.

Edhe pse WFP nuk fajësoi drejtpërdrejt ndonjë palë, RSF-ja ka ndërprerë rrugët tregtare dhe ka bllokuar furnizimet drejt qytetit të vetëm në Darfur që ndodhet ende nën kontrollin e ushtrisë.

“Çdo banor nĂ« El-Fasher po pĂ«rballet me njĂ« luftĂ« tĂ« pĂ«rditshme pĂ«r tĂ« mbijetuar,” deklaroi Eric Perdison, drejtor rajonal i WFP-sĂ« pĂ«r AfrikĂ«n Lindore dhe Jugore.
“Mekanizmat e pĂ«rballimit janĂ« shteruar plotĂ«sisht pas mĂ« shumĂ« se dy vitesh lufte. Pa qasje tĂ« menjĂ«hershme dhe tĂ« vazhdueshme, do tĂ« humben jetĂ«,” shtoi ai.

Agjencia publikoi edhe dëshminë e një vajze tetëvjeçare, Sondos, e cila kishte ikur nga El-Fasher së bashku me pesë anëtarë të familjes.
“Atje kishte vetĂ«m granatime dhe uri. VetĂ«m uri dhe bomba,” tha ajo, duke shtuar se familja mbijetonte vetĂ«m me meli.

WFP bĂ«ri tĂ« ditur se kamionĂ«t e ngarkuar me ushqime dhe ndihma ushqyese janĂ« gati pĂ«r t’u nisur, por nevojiten garanci sigurie pĂ«r kalim tĂ« sigurt.
Një konvoj i tillë u dërgua në fillim të qershorit, por u sulmua në rrugë, me ushtrinë dhe RSF-në që fajësuan njëra-tjetrën për incidentin.

Që prej asaj kohe, Kombet e Bashkuara po kërkojnë një armëpushim humanitar njëjavor për El-Fasherin. Megjithatë, ende nuk është e qartë nëse ndonjëra nga palët do të pranojë lehtësimin e një tjetër përpjekjeje për të çarë rrethimin.

Lufta civile në Sudan ka sjellë edhe akuza për gjenocid në Darfur. Që nga fillimi i konfliktit në vitin 2023, më shumë se 150 mijë persona janë vrarë dhe rreth 12 milionë të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./abcnews.al

Të paktën 68 emigrantë humbin jetën pas mbytjes së një barke në brigjet e Jemenit

Të paktën 68 migrantë kanë humbur jetën pasi një barkë me rreth 157 persona në bord u mbyt në brigjet jugore të Jemenit, për shkak të motit të keq.

Ngjarja ndodhi të dielën, në provincën jugore Abyan, konfirmoi për BBC-në kreu i Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) në Jemen, Abdusattor Esoev. Deri tani janë shpëtuar vetëm 12 persona, ndërsa dhjetëra të tjerë konsiderohen ende të zhdukur. Sipas IOM-it, shumica e viktimave dyshohet të jenë shtetas etiopianë.

Jemeni është një nga rrugët kryesore për migrantët nga Briri i Afrikës që përpiqen të arrijnë në vendet e Gjirit për të kërkuar punë. IOM vlerëson se qindra persona kanë humbur jetën apo janë zhdukur në përpjekje të ngjashme gjatë muajve të fundit.

Zyrtarë të sigurisë në Abyan thanë se është nisur një operacion i gjerë kërkim-shpëtimi dhe se trupat e pajetë janë gjetur në një zonë të gjërë përgjatë bregdetit.

Kreu i IOM-it në Jemen, Abdusattor Esoev, deklaroi se barka ishte duke ndjekur një nga rrugët më të rrezikshme që përdoren shpesh nga trafikantët e qenieve njerëzore.

Ai theksoi nevojën për forcimin e mekanizmave ligjorë për të mbrojtur migrantët dhe për të parandaluar që ata të bien pre e trafikantëve.

“Ajo qĂ« ne i bĂ«jmĂ« thirrje tĂ« gjitha shteteve anĂ«tare, Ă«shtĂ« tĂ« pĂ«rmirĂ«sojnĂ« rrugĂ«t e rregullta tĂ« migrimit, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« njerĂ«zit tĂ« udhĂ«tojnĂ« ligjĂ«risht, e jo tĂ« mashtrohen apo tĂ« detyrohen tĂ« ndjekin rrugĂ« tĂ« rrezikshme,” tha Esoev.

IOM e ka përshkruar më herët rrugën nga Briri i Afrikës që përfshin Somalinë, Xhibutin, Etiopinë dhe Eritrenë drejt Jemenit, si një nga korridoret më të ngarkuara dhe më të rrezikshme të migrimit të përzier.

Në mars të këtij viti, dy barka me mbi 180 migrantë u mbytën në brigjet e rrethit Dhubab në Jemen, për shkak të detit të trazuar. Vetëm dy anëtarë të ekuipazhit arritën të mbijetojnë.

Sipas një raporti të IOM-it, migrantët që mbërrijnë në pikat e ndihmës në Jemen kanë raportuar se trafikantët janë bërë gjithnjë e më të pamëshirshëm, duke nisur qëllimisht barka në kushte të rrezikshme për të shmangur patrullat.

Megjithë rreziqet, fluksi i migrantëve vijon. Vetëm gjatë vitit 2024, mbi 60 mijë emigrantë kanë mbërritur në Jemen.

Sipas Projektit të Migrantëve të Zhdukur të IOM-it, gjatë dhjetë viteve të fundit janë regjistruar mbi 3 mijë e 400 viktima dhe persona të zhdukur përgjatë kësaj rruge, nga të cilët rreth 1,400 kanë humbur jetën nga mbytja në det.

Jemeni vijon tĂ« jetĂ« i pĂ«rfshirĂ« nĂ« njĂ« luftĂ« civile shkatĂ«rrimtare qĂ« zgjat prej mĂ« shumĂ« se njĂ« dekade. QĂ« prej vitit 2014, grupi i Houthive tĂ« mbĂ«shtetur nga Irani ka marrĂ« kontrollin e pjesĂ«s mĂ« tĂ« madhe tĂ« veri-perĂ«ndimit tĂ« vendit, pĂ«rfshirĂ« kryeqytetin Sana’a, duke rrĂ«zuar qeverinĂ« e njohur ndĂ«rkombĂ«tarisht.

Në hapësirë për 15 orë/ Misioni i NASA dhe SpaceX dërgon 4 astronautë në stacionin hapësinor

Një mision i përbashkët ndërkombëtar Hapësinor nga NASA dhe Kompania Space X e Elon Musk dërgoi këtë të shtunë të 2 gushtit 4 astonautë në Stacionin ndërkombëtar të Hapësirës për vetëm 15 orë pas nisjes nga Florida, duke shënuar kështu një nga fluturimet më të shpejta amerikane në Historinë e udhëtimeve hapësinore.

Raketa Falcon 9 u nis nga Qendra HapĂ«sinore Kennedy mĂ« 1 gusht, duke transportuar katĂ«r astronautĂ« nĂ« kapsulĂ«n “Crew Dragon Endeavour”, pjesĂ« e misionit tĂ« quajtur Crew-11.

Ekuipazhi i këtij misioni përbëhej nga dy astronautë të NASA-s, Zena Cardman dhe Mike Fincke, astronauti japonez Kimiya Yui nga agjencia JAXA dhe kozmonauti rus Oleg Platonov nga Roscosmos. Ata u ankoruan në stacionin hapësinor në orët e para të mëngjesit të së shtunës , duke u bashkuar me shtatë anëtarët e tjerë të ekuipazhit që ndodhen aktualisht në bord, dhe duke rritur përkohësisht numrin e astronautëve në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës  në 11 astronautë.

Fluturimi i suksesshëm prej vetëm 15 orësh shënon një moment të rëndësishëm për bashkëpunimin ndërkombëtar në hapësirë, veçanërisht në një periudhë të tensionuar globale. Megjithatë, ky nuk është rekordi më i shpejtë ndonjëherë Rusia e mban ende rekordin botëror për një fluturim prej vetëm 3 orësh drejt Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës me kapsulën Soyuz.

Kjo ishte hera e pestë që kapsula Crew Dragon Endeavour u përdor në një mision të tillë. Astronautët do të qëndrojnë rreth gjashtë muaj në stacion, ku do të zëvendësojnë një pjesë të ekuipazhit të mëparshëm dhe do të punojnë në eksperimente shkencore dhe mirëmbajtje të stacionit.

Misioni Crew-11 jo vetëm që tregon efikasitetin dhe përparimin teknologjik të SpaceX, por gjithashtu thekson rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar në eksplorimin hapësinor. Ndërsa astronautët e rinj nisin punën në bord të ISS, komuniteti shkencor ndërkombëtar pret me interes zbulimet dhe rezultatet që ky ekip do të sjellë në muajt në vijim./abcnews.al

 

Të paktën 18 palestinezë të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë

Spitalet në Gaza raportuan vdekjen e të paktën 18 palestinezëve nga zjarri izraelit të shtunën dhe sipas zyrtarëve tetë prej tyre që ishin në kërkim të ushqimit.

Palestinezët po përballen me rreziqe të mëdha në përpjekjet e tyre për të siguruar ushqim, në një situatë ku ndihmat po shpërndahen nga ajri dhe hyrja tokësore është shumë e kufizuar, raporton AP.

Pranë një pike shpërndarjeje të Fondacionit Humanitar të Gazës (GHF), Yahia Youssef, i cili kishte ardhur të kërkonte ndihmë në mëngjesin e së shtunës, përshkroi një skenë të mbushur me panik, që sipas tij, tashmë është bërë diçka e zakonshme.

Pasi ndihmoi në transportimin e tre të plagosurve nga plumbat, ai tha se përreth në tokë pati edhe shumë të tjerë të plagosur.

NĂ« pĂ«rgjigje tĂ« pyetjeve rreth disa dĂ«shmive tĂ« dhunĂ«s pranĂ« pikĂ«s mĂ« veriore tĂ« katĂ«r pikave tĂ« shpĂ«rndarjes tĂ« menaxhuara nga njĂ« kontraktor amerikan i mbĂ«shtetur nga Izraeli, zyra e medias e GHF-sĂ« tha se “asgjĂ« nuk ndodhi nĂ« apo pranĂ« pikave tona tĂ« shpĂ«rndarjes sĂ« ndihmĂ«s”.

Ngjarja ndodhi njĂ« ditĂ« pasi zyrtarĂ« amerikanĂ« vizituan njĂ« nga kĂ«to pika, dhe ambasadori amerikan nĂ« Izrael, Mike Huckabee, e quajti shpĂ«rndarjen nga GHF “njĂ« arritje tĂ« jashtĂ«zakonshme”.

Rreziku me tĂ« cilin pĂ«rballen ata qĂ« kĂ«rkojnĂ« ndihma nĂ« Gaza e ka pĂ«rkeqĂ«suar edhe mĂ« shumĂ« situatĂ«n, tĂ« cilĂ«n ekspertĂ«t ndĂ«rkombĂ«tarĂ« pĂ«r urinĂ« e pĂ«rshkruan kĂ«tĂ« javĂ« si “skenarin mĂ« tĂ« keq tĂ« mundshĂ«m tĂ« urisĂ« masive” nĂ« enklavĂ«n e rrethuar. Fushata ushtarake gati 22-mujore e Izraelit kundĂ«r Hamasit ka shkatĂ«rruar sigurinĂ« nĂ« territorin me rreth 2 milionĂ« palestinezĂ« dhe e ka bĂ«rĂ« pothuajse tĂ« pamundur shpĂ«rndarjen e sigurt tĂ« ushqimit pĂ«r njerĂ«zit qĂ« po vdesin nga uria.

A është në rrezik e ardhmja e internetit? Si po ndikon Inteligjenca Artificiale

NjĂ« ndryshim i madh nĂ« mĂ«nyrĂ«n se si pĂ«rdoruesit kĂ«rkojnĂ« informacion nĂ« internet po sjell pasoja tĂ« dukshme pĂ«r trafikun e faqeve online. GjatĂ« vitit tĂ« fundit, Google ka nisur tĂ« vendosĂ« nĂ« krye tĂ« rezultateve tĂ« kĂ«rkimit pĂ«rgjigje tĂ« krijuara nga Inteligjenca Artificiale, tĂ« njohura si “PĂ«rmbledhje AI”. KĂ«to pĂ«rmbledhje ofrojnĂ« informacion tĂ« shpejtĂ« dhe tĂ« drejtpĂ«rdrejtĂ«, shpesh duke i hequr pĂ«rdoruesit nevojĂ«n pĂ«r tĂ« klikuar nĂ« faqe tĂ« tjera.

Një studim i fundit nga Pew Research Center tregon se këto përmbledhje po ndikojnë dukshëm në sjelljen e përdoruesve. Përdoruesit janë gati dyfish më pak të gatshëm të ndjekin lidhje drejt faqeve të jashtme pas shfaqjes së këtyre përgjigjeve të automatizuara, ndërsa 26% prej tyre mbyllin kërkimin pa ndjekur asnjë burim tjetër.

Kjo prirje po shkakton një rënie të konsiderueshme të trafikut për shumë faqe që mbështeten në klikimet e përdoruesve për të funksionuar ekonomikisht. Disa prej tyre raportojnë rënie deri në 40%, çka po ndikon negativisht në motivimin për të prodhuar përmbajtje të re dhe cilësore.

Nga ana tjetër, Google mohon që Përmbledhjet AI po dëmtojnë trafikun, duke argumentuar se ato sjellin vizita më të targetuara dhe krijojnë hapësira të reja për publikimin e përmbajtjes.

Megjithatë, ekspertët mbeten skeptikë. Sipas tyre, këto përmbledhje shpesh përmbajnë pasaktësi dhe i privojnë përdoruesit nga mundësia për të hulumtuar vetë, për të krahasuar burime dhe për të formuar mendimin e tyre të informuar.

Ky zhvillim ngre pikëpyetje të thella mbi të ardhmen e internetit si një hapësirë e hapur dhe e aksesueshme për informacion. Nëse trafiku dhe angazhimi vazhdojnë të bien, interneti siç e njohim mund të detyrohet të pësojë ndryshime rrënjësore.

Vendet e ftohta nordike kaplohen nga një valë e pazakontë e të nxehtit

Vendet nordike, që zakonisht janë të ftohta, po përjetojnë një valë të nxehti shumë të pazakontë këtë verë. Temperaturat e larta, të nxitura nga ndotja e karbonit në atmosferë, kanë sjellë të nxehtë të madh në pjesën veriore të Evropës.

NĂ« rrethin Arktik tĂ« NorvegjisĂ«, njĂ« stacion moti ka regjistruar temperatura mbi 30°C pĂ«r 13 ditĂ« me radhĂ« gjatĂ« muajit korrik. NĂ« FinlandĂ«, vala e tĂ« nxehtit ka zgjatur tre javĂ« me temperatura mbi 30°C – kjo Ă«shtĂ« periudha mĂ« e gjatĂ« qĂ« nga viti 1961 dhe 50% mĂ« e gjatĂ« se rekordi i mĂ«parshĂ«m, raporton The Guardian.

“Vala e tĂ« nxehtit Ă«shtĂ« vĂ«rtet e jashtĂ«zakonshme, me temperatura qĂ« arrijnĂ« 32-33°C”, tha Mika Rantanen, shkencĂ«tar i klimĂ«s nĂ« Institutin Meteorologjik Finlandez. Edhe zonat arktike kanĂ« parĂ« mbi 25°C pĂ«r tri javĂ«, dhe mund tĂ« thyejnĂ« rekordet e gushtit.

Instituti Meteorologjik i Norvegjisë bëri të ditur se temperaturat mbi 30°C janë regjistruar në 12 ditë të ndryshme në tre qarqet më veriore të Norvegjisë. Ani pse pati pak freskim javën e kaluar, pritet që temperaturat e larta të kthehen sërish në fundjavë

Në Suedi, vala e të nxehtit është ndjerë gjithashtu. Në qytetin Haparanda, temperaturat mbi 25°C kanë zgjatur për 14 ditë rresht, ndërsa në Jokkmokk, për 15 ditë.  Temperatura të tilla nuk ka pasur për më shumë se 100 vjet.

KĂ«to vende, si Norvegjia, Suedia dhe Finlanda, zakonisht janĂ« tĂ« pĂ«rgatitura pĂ«r tĂ« ftohtin, jo pĂ«r tĂ« nxehtin. Studiuesit thonĂ« se ato do tĂ« pĂ«rjetojnĂ« rritjen mĂ« tĂ« madhe tĂ« ditĂ«ve tĂ« nxehta me kalimin e kohĂ«s dhe se infrastruktura e tyre nuk Ă«shtĂ« ndĂ«rtuar pĂ«r t’u pĂ«rballur me temperatura kaq tĂ« larta.

Milatoviç: Gjeloshaj më kërcënoi/ Presidenti malazez kërkon shkarkimin e zv/kryeministrit shqiptar

Presidenti i Malit të Zi Jakov Millatoviç i ka kërkuar qeverisë së vendit shkarkimin e politikanit shqiptar Nik Gjeloshaj nga posti i zëvendëskryeministrit, pasi sipas zyrës së Presidencës Malazeze Nik Gjeloshaj ka telefonuar presidentin mbrëmjen e 1 gushtit dhe e ka share dhe kërcënuar. Presidenca malazeze ka deklaruar se çështja është referuar tashmë në prokurori.

Sipas asaj që shkruajnë mediat në Podgoricë, zëvendëskryeministri shqiptar i Maqedonisë së Veriut Nik Gjeloshaj ka telefonuar presidentin Milatoviç dhe ka kërcënuar atë pasi Presidenti ktheu në Kuvend për rishqyrtim Ligjin për tatim  mbi pasuritë e paluajtshme.

Presidenca Malazeze thotĂ« se shkak pĂ«r kĂ«rcĂ«nimet janĂ« bĂ«rĂ« disa kontestime me tĂ« cilat Komuna e Tuzit po pĂ«rballe nĂ« gjykatĂ« me KompaninĂ« “Platacionet e 13 Korrikut”, pasi kĂ«rkon ti llogarisĂ« nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« paligjshme taksĂ« tĂ« pasurisĂ« sĂ« paluajtshme mbi atĂ« qĂ« Ă«shtĂ« tokĂ« bujqĂ«sore.

Komuna e Tuzit e ka marrë taksën nga kjo kompani përmes ngrirjes së llogarive të saj dhe për këtë arsye Kompania Plantacionet i është drejtuar Gjykatës për të kërkuar drejtësi dhe kthim të fondeve.

Sipas Kabinetit të Presidencës Milatovic, rolin kryesor në këtë proces gjyqësor e ka pasur zëvendës kryeministri aktual Nik Gjeloshaj, i cili në atë kohë ka qenë Kryetar i Komunës së Tuzit. Ndaj politikanit Shqiptar, Kompania Plantacionet ka depozituar kallëzim penal pranë Zyrës së Kryeprokurorit Special të Shtetit.

Mospajtimet në mes të Komunës së Tuzit dhe kompanisë Plantacionet kanë vazhduar me vite. Me krijimin e Komunës së Tuzit, një pjesë e mirë e tokave të kompanisë kanë rënë përgjegjësinë e qeverisjes lokale.

Gjeloshaj Ă«shtĂ« pĂ«rgjigjur pĂ«rmes njĂ« deklarate, duke thĂ«nĂ« se Millatoviç Ă«shtĂ« duke tentuar t’i pĂ«rdorĂ« akuzat pĂ«r tĂ« tĂ«rhequr vĂ«mendjen nga tema kryesore, e ajo Ă«shtĂ« qĂ« presidenti ka refuzuar tĂ« nĂ«nshkruajĂ« Ligjin pĂ«r tatimin mbi pasurinĂ« e paluajtshme.

Ai ka pretenduar se Millatoviç ka refuzuar tĂ« nĂ«nshkruajĂ« ligjin pĂ«r shkak tĂ« “lidhjeve tĂ« tij si kumbari me Nebojsha Vuksanoviçin, ish-presidentin e Bordit tĂ« DrejtorĂ«ve tĂ« kompanisĂ« Plantacionet, me qĂ«llim pĂ«rfitimin personal pĂ«r vete dhe pĂ«r tĂ«â€. Nebojsha Vuksanoviç Ă«shtĂ« ish-anĂ«tar i PartisĂ« Popullore Socialiste.

Presidenca e Malit të Zi ka thënë se ai nuk është kumbara e Millatoviçit dhe që është angazhuar si ndihmës në zyrën e presidentit.

Millatoviç thuhet se  ka kthyer ligjin për rishqyrtim në Kuvend në Kuvend për shkak të asaj që ai pretendon se janë shkelje kushtetuese në dokument dhe mbi të gjitha për atë që konsiderohet si një rrezik që 22 mijë fermerë në vend të humbasin lehtësitë tatimore nga shteti

Përplasja mes Kreut të Shtetit ka vijuar edhe në rrjetin social X, Pasi presidenti malazez shkroi në statusin e tij se nuk do ti dorëzohet presionit të Gjeloshajt kur bëhet fjalë për Kushtetutën.

Gjeloshaj, nĂ« anĂ«n tjetĂ«r, ka shkruar: “Nuk duhej tĂ« ishe futur nĂ« kĂ«tĂ« punĂ« dhe tĂ« prisje njĂ« reagim nga shqiptarĂ«t nĂ« tĂ« gjitha nivelet dhe kudo qĂ« kemi ndikim”.

Në vazhdimin e Statuseve ne X, Zëvendëskryeministri Shqiptar i Malit të Zi ka shkruar se Millatoviç do të marrë përgjigjen që meriton./abcnews.al

Trafikonin drogë drejt Greqisë/ Goditet grupi kriminal, në pranga 2 drejtuesit, 2 në kërkim

Finalizohet operacioni policor i koduar “Grupi”, i zhvilluar nga specialistĂ«t pĂ«r Hetimin e NarkotikĂ«ve, nĂ« bashkĂ«punim me ProkurorinĂ« e Korçës.

Policia e Korçës ka goditur një grup kriminal që merrej me prodhimin dhe trafikimin e lëndëve narkotikr. Janë vënë në pranga dy financuesit e kultivimit, Leonard Xhemollari dhe Gentian Muço.

Në kërkim janë shpallur dy organizatorët e grupit Rexhildo Berberi dhe Abidin Guraj. Këta dy të fundit janë organizatorë të trafikimit të lëndëve narkotike në 4 raste të mëparshme, të goditura nga Policia.

Lënda narkotike e prodhuar magazinohej në fshatin Voskop, Korçë, ku kryhej procesi i tharjes dhe i përpunimit, me qëllim transportimin e saj drejt shtetit grek.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e Rexhildo Berberi, të shpallur në kërkim, në katin e parë të banesës u zbulua një ambient i përshtatur për modifikimin e automjeteve.

TĂ« katĂ«r kĂ«ta persona dyshohet se, nĂ« bashkĂ«punim me njĂ«ri-tjetrin, nĂ« fshatin Polovisht–Maliq, kanĂ« kultivuar bimĂ« narkotike dhe e kanĂ« magazinuar nĂ« fshatin Voskop, Korçë, ku kryhej procesi i tharjes dhe i pĂ«rpunimit, dhe mĂ« pas do tĂ« bĂ«hej transportimi i saj drejt shtetit grek.

“NĂ« kuadĂ«r tĂ« operacionit u kapĂ«n dy financuesit e kultivimit tĂ« kanabisit, konkretisht shtetasit L. XH., 45 vjeç, banues nĂ« Maliq, dhe G. M., 48 vjeç, banues nĂ« Korçë, si dhe u shpallĂ«n nĂ« kĂ«rkim shtetasit R. B., 42 vjeç, dhe A. G., 35 vjeç, banues nĂ« Korçë, organizatorĂ« tĂ« trafikimit tĂ« kanabisit nĂ« katĂ«r raste tĂ« goditura mĂ« parĂ« nga Policia: Ngjarja e datĂ«s 08.06.2025, ku u arrestua nĂ« flagrancĂ« shtetasi V. B., qĂ« u kap me 6 kg lĂ«ndĂ« narkotike tĂ« dyshuar heroinĂ«, nĂ« PKK KapĂ«shticĂ«;

Ngjarja e datës 25.04.2024, ku u arrestuan shtetasit K. SH. dhe H. M., të cilët u kapën me një sasi prej 12.5 kg lëndë narkotike, e dyshuar kanabis;

Ngjarja e datës 23.09.2023, ku u arrestua shtetasi K. K., në qytetin e Pogradecit, me një sasi prej 52.6 kg lëndë narkotike, kanabis;

Ngjarja e datĂ«s 27.11.2023, ku u arrestuan shtetasit L. L. dhe S. P., dhe u kap nĂ« shtetin grek njĂ« sasi prej 26 kg lĂ«ndĂ« narkotike. TĂ« katĂ«r kĂ«ta shtetas dyshohet se, nĂ« bashkĂ«punim me njĂ«ri-tjetrin, nĂ« fshatin Polovisht–Maliq, kanĂ« kultivuar bimĂ« narkotike dhe e kanĂ« magazinuar nĂ« fshatin Voskop, Korçë, ku kryhej procesi i tharjes dhe i pĂ«rpunimit, dhe mĂ« pas do tĂ« bĂ«hej transportimi i saj drejt shtetit grek”, njofton policia./abcnews.al

Fluks udhëtarësh në Portin e Durrësit/ Në 6 muaj mbi 241 mijë pasagjerë

Mbi 241 mijë pasagjerë kanë përdorur Portin e Durrësit  për të ardhur në Shqipëri në pjesën e parë të këtij viti.

Kjo shifër konfirmon fluksin turistik ndërsa gjatë gushtit pritshmëritë janë edhe më të larta.

Drejtori i autoritetit Portual thotë se në krahasim me një vit më parë janë përpunuar 6% më shumë pasagjerë

Po ashtu edhe përpunimi i mallrave në Portin e Durrësit ka pësuar rritje të fortë .

Sipas Autoritetit Portual të Durrësit në këtë pikë hyrëse janë përpunuar edhe  mbi 104 mijë automjete, kamionë dhe trailerë duke pësuar një rritje prej 5% në krahasim me gjashtëmujorin e parë të vitit 2024./abcnews.al

 

Heronjtë e heshtur/ Zjarrfikësit, sfida me flakët dhe temperaturat e larta

“NĂ« rrezik jemi gjithĂ« kohĂ«s, nuk di ku shkel. Nuk din ça ka aty, apo diçka mund tĂ« shpĂ«rthejĂ«â€.

Rrezikojnë jetën për të shpëtuar të tjerët, këta janë heronjtë e heshtur, zjarrfikësit.

Ersilio Bodlli, është një prej tyre, më i riu në skuadër. Ai është  21 vjeç, dhe prej një vitit e gjysmë i është bashkuar shërbimit të zjarrfikësve në kryeqytet.

Dëshira për të ndihmuar të tjerët, ishte arsyeja se përse zgjodhi këtë profesion, ndërsa tregohet i gatshëm në çdo moment, sa herë që alarmi bie për të ndihmuar qytetarët në rrezik.

“DĂ«shira pĂ«r tĂ« ndihmuar dikĂ« tjetĂ«r. Profesion me shumĂ« vlera, rrezikojmĂ« jetĂ«n tonĂ« pĂ«r tĂ« shpĂ«tuar tĂ« tjerĂ«t.”

Ka ditë të qeta, por, edhe shumë sfiduese për 21-vjeçarin, në një ditë pune. Ndërsa veçon ditët e gjata të verës, ku zjarret janë më të pranishëm, kjo për shkak të temperaturave të larta, por jo vetëm.

“Dita nisi e qetĂ«, dhe mĂ« pas morĂ«m alarmin se ra njĂ« zjarr. NjĂ« makinĂ« po digjej nĂ« Bllok. Tani nĂ« verĂ« 3-4 herĂ« nĂ« ditĂ« dalim, dhe ka pasur raste shumĂ« tĂ« rĂ«nda.”

Ersilio ishte 19 vjeç, kur nisi punë si zjarrfikës, dhe kjo është puna e parë e tij. Në dhjetëra operacione në shuarjen e zjarrit, ai veçon një moment të vështirë.

“I rrezikuar, ishim nĂ« njĂ« shtĂ«pi te “Pazari i Ri”, ishte njĂ« shtĂ«pi dy katĂ«she, kemi qĂ«ndruar pĂ«r orĂ« tĂ« gjata aty, ishte zjarr shumĂ« i madh, xhupat, kokoria, dorezat, e bĂ«jnĂ« edhe mĂ« tĂ« vĂ«shtirĂ«.”

Ashtu si Ersilio, edhe Xhonatan Ruçaj ka zgjedhur të punoj në këtë profesion. Prej 3 vitesh, 27 vjeçari është pjesë e kësaj uniforme, ndërsa kujton ditën e parë të punës, dhe vështirësinë me përballjen e flakëve.

“ThjeshtĂ« kisha parĂ« sesi vepronin me kĂ«tĂ« lloj pune, dhe kur u futa mĂ« shumĂ« kuptova qĂ« mĂ« pĂ«lqente mĂ« shumĂ«. Kur kam filluar sesi vepronin, nuk ishte e thjeshtĂ«, se kisha menduar qĂ« do ishte kĂ«shtu. DitĂ«n e parĂ« tĂ« punĂ«s nĂ« banesĂ«, nĂ« bodrume mĂ« parĂ«. Ishte punĂ« e vĂ«shtirĂ«, terreni shumĂ« i vĂ«shtirĂ«, s’ështĂ« e lehtĂ« pĂ«r tĂ« vepruar.”

Të sfidosh temperaturat e larta në një operacion për shuarjen e zjarrit, nuk është e vetmja sakrificë e këtij profesioni. Terreni i vështirë për tu ngjitur në male me bimësi e shkurre të dendura, ua vështirëson akoma më shumë punën.

Ersilio dhe Xhonatanit, ishin pjesë e aksionit në shuarjen e zjarrit masiv në Bërzhitë, ditë më parë.

“ËshtĂ« e vĂ«shtirĂ«, temperaturat siç e the edhe vetĂ« janĂ« tĂ« larta, zjarri qĂ« nga ana tjetĂ«r e shton akoma mĂ« shumĂ«.  Zjarret nĂ« pyje janĂ« shumĂ« tĂ« vĂ«shtira, sepse janĂ« edhe tĂ« lodheshe, do ngjisĂ«sh kodrĂ«n. Ishim nĂ« BĂ«rzhitĂ«, e mbuluam shumĂ« mirĂ«, terreni i vĂ«shtirĂ« na e bĂ«nĂ« edhe neve tĂ« vĂ«shtirĂ«. Mjetet nuk arrijnĂ« dot qĂ« tĂ« kemi ujĂ«, me mjete, lopata. Edhe nĂ« BĂ«rzhitë  ishte  vĂ«shtirĂ«, nuk veproje dot nĂ« terren
”

Zjarri në bodrume, është makthi i vërtet i zjarrfikësve.

“Terreni mĂ« i vĂ«shtirĂ« dhe mĂ« i rrezikuar nga flakĂ«t Ă«shtĂ« kur jemi nĂ« -1,-2, tymi dhe nxehtĂ«sia shkojnĂ« lartĂ«. NĂ« momentin qĂ« hyn poshtĂ« nuk sheh asgjĂ«, do shikosh me duar, nga muret ku po shkon. FushĂ«pamja Ă«shtĂ« zero, derisa tĂ« gjesh vatrĂ«n e zjarrit.”

Me flakët nuk luftojnë vetëm zjarrfikësit, por edhe familjarët e tyre. Të cilët, nxitojnë ti marrin në celularë, sa herë që në lajmë ka zjarre.

“Kur shohin nĂ« lajm qĂ« diçka ka marr flakĂ«, tĂ« bien nĂ« celular se si je.”

Vepra e mirë, e zbeh lodhjen në fund të ditës.

“Ndihesh mirĂ« nĂ« fund tĂ« ditĂ«s pĂ«r veprĂ«n e mirĂ« qĂ« kemi bĂ«rĂ«, shpĂ«ton jetĂ« njerĂ«zish, pronĂ«n. Kur fillon e punon tĂ« pĂ«lqen, dashurohesh mĂ« pas. Kur ndihmon njerĂ«zit, pasuri tĂ« njerĂ«zve ndihesh mirĂ«.”

Të dy të rinjtë, thonë se do ua sugjeronin bashkëmoshatarëve të tyre këtë profesion, jo vetëm për qëllimin e mirë për të shpëtuar jetë njerëzish, por, dhe për shkak të mungesës së profesionistëve./abcnews.al

Berisha, hero me 4 mijë euro rrogë/ Portieri shqiptar rinovon kontratën në klubin suedez, Hacken

Nuk është më në ditët e lavdisë.

Dikur, kur luante në Serinë A tek Atalanta apo Torino, Etrit Berisha fitonte afër 1 milionë euro në sezon, dhe bënte pritje të mrekullueshme, por portieri shqiptar ende është i vlefshëm.

Pas shkĂ«lqimit tĂ« kĂ«tyre muajve nĂ« Suedi tek Haken, klubi ka vendosur t’i japĂ« njĂ« kontratĂ« tĂ« re.

Sipas mediave në Skandinavi, gardiani 36-vjeçar do të ketë një marrëveshje deri në 2027, pra flitet edhe për dy edicione të tjera.

Ky zhvillim vjen vetëm dy ditë pasi Berisha u tregua vendimtar në Ligën e Europës duke pritur penallti e duke shënuar një penallti tjetër, ndërsa Haken eliminoi skuadrën më të madhe të Belgjikë, Anderlehtin, që ka në stol trajnerin shqiptar nga Kosova, Besnik Hasi.

Në maj të këtij viti, portieri i lindur në Prishtinë ishte sërish përcaktues dhe hero, duke i dhënë ekipit të tij Kupën e Suedisë.

Finalja ndaj Malmos atëherë nuk pati asnjë gol, ndërsa në serinë e 11-metërshave Berisha u tregua i jashtëzakonshëm.

Ai priti dy penallti të kundërshtarëve, dhe siç e ka zakon, shënoi edhe një gol nga pika e bardhë.

Natyrisht, ai nuk ka moshĂ« pĂ«r t’u kthyer nĂ« SerinĂ« A, apo pĂ«r tĂ« luajtur nĂ« elitĂ«n e GjermanisĂ«, FrancĂ«s, SpanjĂ«s apo AnglisĂ«, por gjithsesi mbetet i rĂ«ndĂ«sishĂ«m, ndonĂ«se rroga mesatare nĂ« ligĂ«n suedeze Ă«shtĂ« rreth 4 000 euro nĂ« muaj./abcnews.al

Broja mbetet në premier/ Sulmuesi shqiptar kalon tek Burnley, gjithnjë në Angli

Një tjetër fillim i ri.

Nuk do të ketë largim nga ishulli për Armando Brojën, pasi e ardhmja e tij nuk quhet as Bundesligë dhe as Seri A, por njësoj si e kaluara, Premier Ligë e Anglisë.

Çelsi Ă«shtĂ« dakordĂ«suar me BĂ«rnlin pĂ«r tĂ« shitur kartonin e sulmuesit tĂ« kombĂ«tares sĂ« ShqipĂ«risĂ«, nĂ« njĂ« lĂ«vizje qĂ« mund tĂ« quhet njĂ« lajm i mrekullueshĂ«m pĂ«r vetĂ« futbollistin, pĂ«r BlutĂ« e LondĂ«s dhe pĂ«r tifozĂ«t kuqezinj.

Sipas mediave britanike, klubi londinez mund të fitojë deri në 20 milionë paundë nga ky transferim, ndonëse nuk është e qartë sesi do të jenë klauzolat e kontratës.

Gjithsesi, ylli kuqezi mësohet se ka kaluar pjesën e parë të vizitave mjekësore dhe se akordi me Bërnlin do të jetë 5-vjeçar.

Nuk dihet sesa do tĂ« jetĂ« rroga e 23-vjeçarit, ndĂ«rsa nĂ« “Stemford Brixh” ai besohet se fitonte 2.5 milionĂ« euro nĂ« sezon.

Broja Ă«shtĂ« prodhim i AkademisĂ« sĂ« Çelsit, me tĂ« cilĂ«n Ă«shtĂ« bashkuar qĂ« nĂ« moshĂ«n 9-vjeçare.

Gjatë karrierës, ai u huazua në Holandë tek Viteshe, pastaj në Premier Ligën angleze me Sauthemptonin, përpara sesa të kthehej sërish tek Blutë.

Pas dëmtimit që pësoi në dhjetor 2022, Armando provoi huazimin tepër të vështirë tek Fulhami, dhe sezonin e fundit ishte sërish I huazuar me Evertonin, ku pësoi dy dëmtime dhe provoi vështirësi të shumta, ndonëse tani duket në formën e duhur fizike./abcnews.al

“PunĂ«simi nĂ« SHBA shĂ«non rĂ«nie”/ Deklarata i kushton detyrĂ«n komisioneres sĂ« statistikave tĂ« Trump

Presidenti amerikan Donald Trump shkarkoi nga detyra Komisioneren e Byrosë së Statistikave të Punësimit, Doktoreshene e Shkencave Erika McEntarfer (mekentarfer), pas publikimit të raportit ku thuhej se përgjatë Korrikut në Shtetet e Bashkuara ishin hapur më pak vende sesa ishte parashikuar. Në muajin korrik, sipas të dhënave zyrtare, u shtuan vetëm 73 mijë vende pune, një shifër që bie ndjeshëm nën parashikimet e ekonomistëve, të cilët prisnin të paktën 110 mijë vende të reja. Përveç kësaj, u bënë edhe rishikime në ulje për muajt e mëparshëm, majin dhe qershorin, duke zbritur edhe 258 mijë vende pune nga numrat paraprakë.

Ky raport i dobĂ«t shty Trump tĂ« ndĂ«rhynte personalisht. NĂ« njĂ« postim nĂ« rrjetin e tij social, Truth Social, ai e quajti McEntarfer njĂ« person të  “emĂ«ruar politik nga Biden” dhe e akuzoi pĂ«r publikim tĂ« qĂ«llimshĂ«m tĂ« tĂ« dhĂ«nave qĂ« dĂ«mtojnĂ« imazhin ekonomik tĂ« vendit. Donald Trump deklaroi se do tĂ« emĂ«ronte Si komisioner tĂ« ri tĂ« kĂ«tij institucioni dikĂ«nd mĂ« kompetend dhe profesona. Kreu Aktual i ByrosĂ« sĂ« statistikave tĂ« punĂ«simit Ă«shtĂ« William Wiaterowski.Erika McEntarfer (mekentarfer), ishte emĂ«ruar nĂ« kĂ«tĂ« post nĂ« muajin janar tĂ« vitit 2024 me 86 vota pro dhe 8 kundĂ«r nga Senati amerikan, pĂ«r njĂ« mandate 4-vjeçar.

Raporti i korrikut, i cili përveç se tregoi se vendi pati një shtim më të pakët të vendeve të punës tregoi edhe një rritje të normës së papunësisë nga 4.1% në 4.2%, u prit me shqetësim të madh në tregjet financiare dhe në qarqet ekonomike. Sipas analistëve, sektorët që tradicionalisht kanë shtyrë përpara punësimin në muajt e fundit, si ndërtimi, prodhimi dhe teknologjia, kanë shfaqur shenja stagnimi ose uljeje, ndërsa vetëm sektori i kujdesit shëndetësor dhe asistencës sociale ka shënuar rritje të moderuar.

Ekonomistët dhe zyrtarët e pavarur kanë reaguar duke shprehur shqetësim për ndërhyrjen e presidentit në institucionet statistikore që historikisht kanë qenë të pavarura nga presioni politik. Disa analistë paralajmërojnë se veprime të tilla mund të dëmtojnë besueshmërinë e të dhënave ekonomike të SHBA-ve dhe të krijojnë pasiguri për investitorët. Shkarkimi i McEntarfer vjen ndërkohë që administrata Trump po përballet me presione në rritje për të dhënë rezultate konkrete në ekonomi përpara zgjedhjeve të vitit 2026, ndërsa votuesit fillojnë të ndjejnë pasiguritë ekonomike në jetën e përditshme. Shkaqet kryesore që kanë luhatur ekonominë amerikane përgjatë muajve të fundit sipas asaj që thonë ekspertët ka qenë lufta e tarifave që Trump i ka hapur mbarë botës./abcnews.al

Vidhte vila, hotele dhe biznese nĂ« DurrĂ«s dhe TiranĂ«, pranga “skifterit”

Policia e Durrësit ka vënë në pranga 21-vjeçarin, Orgito Hajrullaj pasi vidhte në qytetin e Durrësit e Tiranës, vila, hotele, biznese, tabakino dhe parkingje, ku merrte shuma parash, sende me vlerë, motomjete, biçikleta dhe monopatina.

Janë zbardhur 11 vjedhje të kryera në qarqet Durrës dhe Tiranë nga 21-vjeçari, i cili rezulton autor i një sërë vjedhjesh të ndodhura gjatë muajit korrik. Në momentin e ndalimit, ai ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë, por është neutralizuar dhe vënë në pranga./abcnews.al

 

Mashtronin gjermanĂ«t me “forex”, GJKKO lĂ« nĂ« fuqi masat e sigurisĂ« ndaj 7 personave

Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masat e sigurimit për 7 nga 8 urdhër-arrestet për çështjen e call centerave.

Togat e zeza kanë bërë verifikimin dhe lanë në arrest në burg 4 persona dhe 3 të tjerë arrest në shtëpi. Në mungesë ishin caktuar masat e sigurimit personal arrest në burg për Emiljano Sejdillari, Tafil Dyrmishi, Sokol Krasniqi, Eltion Logu, Rodrigo Guga.

NdĂ«rsa arrest nĂ« shtĂ«pi pĂ«r Lisjane Çulani, Mateo Llozhi dhe Kejdi Nuka.

Tetë shqiptarët u identifikuan nga një hetim i Prokurorisë së Posaçme dhe autoriteteve gjermane si të përfshirë në mashtrim me pasoja të rënda nëpërmjet call centerave që vepronin në Shqipëri.

Vlera e dëmit të shkaktuar dhe të dokumentuar për këtë fazë të hetimit për periudhën disamujore të call center-it është mbi 363 mijë e 501 euro ndërsa bëhet fjalë për 14 viktima të mashtrimit në Gjermani./abcnews.al

 

“I shtrirĂ« me kostum e kĂ«mishĂ«â€, Prokuroria e Fierit zbardh vrasjen makabre tĂ« Anesti RamĂ«s nga e bija dhe i dashuri i saj

Prokuroria e Fier ka dhĂ«nĂ« detaje tĂ« reja lidhur me vrasjen makabre tĂ« 56-vjeçarit Anesti Rama, qĂ« dyshohet se u dhunua dhe u mbyt me tel nga vajza e tij Emalinda Rama dhe i dashuri i saj, Çlirim Dogani.

Prokuroria njofton se mbrëmjen e datës 23 korrik, rreth orës 21:16 në sallën Operative Fier është bërë një telefonatë, dyshohet nga Emalinda Rama ku kërkohej një ambulancë pasi një person ishte gjetur i lënduar në tualet.

Në momentin që ambulanca ka shkuar në banesën e familjes Rama, trupi i pajetë i të ndjerit Anesti Rama qëndron në sallonin e shtëpisë veshur me këmishë dhe kostum.

“Nga veprimet e para hetimore rezultoi se, nĂ« datĂ« 23.07.2025, rreth orĂ«s 21:16 nĂ« SallĂ«n Operative Fier, u bĂ« njĂ« telefonatĂ« ku kĂ«rkohej dĂ«rgimi i ambulancĂ«s, pasi njĂ« shtetas ishte dĂ«mtuar nĂ« ambientet e tualetit tĂ« banesĂ«s sĂ« tij tĂ« ndodhur nĂ« fshatin FrashĂ«r. Ambulanca e Spitalit Rajonal Fier ka shkuar nĂ« banesĂ«n e shtetasit A.R., tĂ« cilin e ka gjetur tĂ« shtrirĂ« nĂ« sallonin e banesĂ«s sĂ« tij, tĂ« veshur me kostum dhe kĂ«mishĂ«. Personeli mjekĂ«sor konstatoi se shtetasi A.R. kishte humbur jetĂ«n dhe ka njoftuar SallĂ«n Operative se “personi pĂ«r tĂ« cilin kĂ«rkuan ndihmĂ« mjekĂ«sore Ă«shtĂ« i vdekur”, thuhet nĂ« njoftimin e ProkurorisĂ«.

Pas kryerjes së eksaminimeve nga grupi mjekësor, u konstatua që personi për të cilin u kërkua ndihmë ishte i vdekur. Personeli mjekësor vuri re shenja dhe çarje në pjesën e ballit dhe mbi vetull. Ndërkohë që vajza, e dyshuara kryesore për këtë vrasje, Emalinda Rama dhe mamaja e saj deklaruan para grupit hetimor se Anesti Ramën e kishin gjetur të gjakosur dhe pa shenja jete në tualetin e shtëpisë.

“NĂ« zbatim tĂ« procedurĂ«s hetimore tĂ« parashikuar nĂ« raste tĂ« tilla, nĂ« vendin e ngjarjes shkoi grupi hetimor. Nga kĂ«qyrja e jashtme e trupit tĂ« tĂ« ndjerit, u konstatua se ai kishte çarje nĂ« pjesĂ«n ballore, çarje mbi vetull, njĂ« dĂ«rmishje mbi vetullĂ«n e djathtĂ«, si dhe dĂ«mtime tĂ« tjera.”

E bija e tĂ« ndjerit, shtetasja E.R. dhe bashkĂ«shortja e tij, shtetasja V.R., i deklaruan grupit hetimor se e kishin gjetur tĂ« ndjerin nĂ« tualetin e banesĂ«s pa shenja jete dhe tĂ« gjakosur, kishin njoftuar fqinjĂ«t se ky shtetas ishte rrĂ«zuar nĂ« tualet dhe nĂ« vijim ishte njoftuar ambulanca dhe policia. Ato e kanĂ« lĂ«vizur tĂ« ndjerin nga tualeti, e kanĂ« pastruar dhe veshur, me qĂ«llim kryerjen e riteve mortore, si dhe kanĂ« pastruar vendin e ngjarjes.”

Por, pas kryerjes sĂ« hetimeve rezultoi se 56-vjeçari Anesti Rama ishte goditur dhe mbytur me tel, nga vajza e tij, 26-vjeçarja Emalinda Rama nĂ« bashkĂ«punim me Çlirim Doganin, me tĂ« cilin dyshohet se ka pasur lidhje intime. Kurse mamaja e saj, ka ndihmuar nĂ« fshehjen e ngjarjes sĂ« rĂ«ndĂ«, duke e inskenuar fillimisht si aksidentale.

Prokuroria e Fierit akuzon Emalinda RamĂ«n pĂ«r kryerjen e veprĂ«s penale “Vrasja pĂ«r shkak tĂ« marrĂ«dhĂ«nieve familjare”, e kryer nĂ« bashkĂ«punim. Valbona RamĂ«s, e dyshuar pĂ«r kryerjen e veprĂ«s penale “Veprime qĂ« pengojnĂ« zbulimin e sĂ« vĂ«rtetĂ«s”. Kurse Çlirim Dogani, i dyshuar pĂ«r kryerjen e veprĂ«s penale “Vrasja pĂ«r shkak tĂ« marrĂ«dhĂ«nieve familjare”, e kryer nĂ« bashkĂ«punim.

“Pas kryerjes sĂ« veprimeve tĂ« para hetimore, pĂ«rfshirĂ« edhe pĂ«rdorimin e metodave proaktive tĂ« hetimit, u bĂ« arrestimi nĂ« flagrancĂ« i shtetases E.R., e dyshuar pĂ«r kryerjen e veprĂ«s penale“Vrasja pĂ«r shkak tĂ« marrĂ«dhĂ«nieve familjare”, e kryer nĂ« bashkĂ«punim, parashikuar nga nenet 79/c dhe 25 tĂ« Kodit Penal, i shtetases V.R. e dyshuar pĂ«r kryerjen e veprĂ«s penale “Veprime qĂ« pengojnĂ« zbulimin e sĂ« vĂ«rtetĂ«s”, parashikuar nga neni 301 i Kodit Penal, si dhe ndalimi me iniciativĂ« i shtetasit Ç.D., i dyshuar pĂ«r kryerjen e veprĂ«s penale “Vrasja pĂ«r shkak tĂ« marrĂ«dhĂ«nieve familjare”, e kryer nĂ« bashkĂ«punim, parashikuar nga nenet 79/c dhe 25 tĂ« Kodit Penal. Prokuroria pranĂ« GjykatĂ«s sĂ« ShkallĂ«s sĂ« ParĂ« tĂ« Juridiksionit tĂ« PĂ«rgjithshĂ«m Fier kĂ«rkoi vleftĂ«simin e ligjshĂ«m tĂ« arrestimeve dhe tĂ« ndalimit, si dhe caktimin e masĂ«s sĂ« sigurimit “arrest nĂ« burg” pĂ«r tĂ« tre personat nĂ«n hetim, kĂ«rkesa tĂ« cilat u pranuan nga gjykata.”/abcnews.al

❌