❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Kapiteni shpëtoi turistet dhe vdiq/ Mediat Izraelite jehonë për rastin në Shkodër

Rasti i tragjik i Arben Anamalit, kapitenit të një anijeje turistike nga Shkodra, ka tërhequr vëmendjen e mediave izraelite, pas humbjes së jetës së tij gjatë një operacioni shpëtimi për dy turistë izraelitë që kishin rënë në ujë për shkak të rrymave të forta në Liqenin e Shkodrës.

Mediat izraelite e kanë cilësuar si një rast heroik të shqiptarit dhe shpjegojnë gjatë raportimit fillesën e ngjarjes deri në gjetjen e trupit të Arben Anamalit.

Gjatë raportimit shkruhet:

“Mbetjet mortore tĂ« Anamalit u gjetĂ«n tĂ« enjten nĂ« mĂ«ngjes pas njĂ« kĂ«rkimi qĂ« zgjati pothuajse 48 orĂ«. Anamali, i cili udhĂ«hoqi njĂ« grup turistĂ«sh pĂ«rfshirĂ« shtatĂ« qytetarĂ« izraelitĂ«, humbi jetĂ«n duke shpĂ«tuar dy prej tyre, tĂ« cilĂ«t ishin nĂ« rrezik tĂ« mbyten.

Ngjarja tragjike ka ndodhur në fillim të javës, kur Anamali, pavarësisht paralajmërimeve për rryma të forta, i udhëhoqi turistët në një ekskursione në Liqenin e Shkodrës. Dy prej turistëve izraelitë u hodhën në ujë dhe u përballën me një rrezik për mbytje. Pavarësisht përpjekjeve të para për shpëtim, përfshirë hedhjen e jelekëve shpëtimi, ata nuk arritën të shpëtohen.

Në një akt heroik, Anamali u hodh vetë në ujë për të shpëtuar turistët, duke i afruar ata me varkën dhe duke i ndihmuar ata të ktheheshin në anije. Pas shpëtimit të dy turistëve, Anamali humbi kontaktet dhe dyshohet se ka pësuar arrest kardiak si pasojë e lodhjes dhe përpjekjeve ekstreme.

Pas dy ditĂ«sh kĂ«rkimesh tĂ« pĂ«rpiktĂ«, trupi i tij u gjet dhe u transportua nĂ« spitalin rajonal tĂ« ShkodrĂ«s pĂ«r ekzaminime tĂ« mĂ«tejshme. Arben Anamali lĂ« pas dy fĂ«mijĂ« dhe njĂ« komunitet tĂ« tronditur nga humbja e kĂ«tij njeriu heroik qĂ« dha jetĂ«n pĂ«r tĂ« shpĂ«tuar tĂ« tjerĂ«t”, thuhet nĂ« raportimin e mediave izraelite.

The post Kapiteni shpëtoi turistet dhe vdiq/ Mediat Izraelite jehonë për rastin në Shkodër appeared first on Euronews Albania.

Trump vendos tarifë 50% mbi importet e bakrit: Kjo është epoka jonë e artë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka njoftuar se një tarifë prej 50 për qind do të vendoset mbi importet e bakrit, duke filluar nga 1 gushti.

PĂ«rmes njĂ« postimi nĂ« rrjetin e tij social “Truth Social”, Trump shkroi: “Pas njĂ« vlerĂ«simi tĂ« plotĂ« tĂ« sigurisĂ« kombĂ«tare, po njoftoj njĂ« tarifĂ« prej 50 pĂ«r qind mbi bakrin, qĂ« do tĂ« hyjĂ« nĂ« fuqi mĂ« 1 gusht.”

Kreu i Shtëpisë së Bardhë theksoi se bakri është një material thelbësor për prodhimin e gjysmëpërçuesve, avionëve, anijeve, municioneve, qendrave të të dhënave, baterive litium-jon, sistemeve të radarëve, sistemeve të mbrojtjes nga raketat dhe armëve hipersonike. Sipas Trump, bakri është metali i dytë më i përdorur nga Departamenti Amerikan i Mbrojtjes.

Duke kritikuar ashpĂ«r administratĂ«n e Joe Biden-it, Trump tha: “UdhĂ«heqĂ«s budallenj dhe letargjikĂ« po e shkatĂ«rrojnĂ« industrinĂ« e bakrit. Kjo tarifĂ« prej 50 pĂ«r qind do ta pĂ«rmbysĂ« sjelljen e pamatur dhe budallallĂ«kun e administratĂ«s sĂ« Biden-it. SHBA-ja do tĂ« krijojĂ« pĂ«rsĂ«ri njĂ« industri dominuese tĂ« bakrit. NĂ« fund tĂ« fundit, kjo Ă«shtĂ« epoka jonĂ« e artĂ«.”

The post Trump vendos tarifë 50% mbi importet e bakrit: Kjo është epoka jonë e artë appeared first on Euronews Albania.

Bregu për World Economic Forum: Ndyshimet klimatike po cënojnë shëndetin e ekoniminë

World Economic Forum (WEF), një nga Forumet  më të rëndësishme ndërkombëtare për politika publike dhe zhvillim të qëndrueshëm, ka botuar sot një shkrim të Majlinda Bregut, në rolin e Komisioneres për Klimën dhe Shëndetin pranë OBSH Europë, mbi pasojat që ndryshimet klimatike kanë mbi shëndetin, tregun e punës dhe strukturën sociale, me fokus të veçantë në Ballkanin Perëndimor.

Shkrimi hedh dritë mbi një të vërtetë të pakundërshtueshme: krizat klimatike nuk po djegin vetëm pyjet dhe tokën, po gërryejnë edhe sigurinë tonë ekonomike dhe shëndetësore. Dhe Ballkani Perëndimor është në vijën e parë të kësaj sfide.

“I nxehti ekstrem, siguria ushqimore, ndotja e ajrit, nuk janĂ« mĂ« njĂ« rrezik i largĂ«t, por njĂ« realitet i pĂ«rditshĂ«m qĂ« rrit sĂ«mundjet, godet mĂ« fort shtresat e pambrojtura dhe sfidon tregun e punĂ«s veçanĂ«risht pĂ«r komunitetet qĂ« varen nga industritĂ« ndotĂ«se”- shkruan Bregu duke theksuar mĂ« pas se çdo ditĂ« ka raste emergjencash shĂ«ndetĂ«sore, nga i nxehti, nga ushqimi me pesticide, nga ndotja e ajrit prej blozĂ«s sĂ« makinave apo betonit. Por ka edhe njĂ« hall tjetĂ«r pĂ«r ata qĂ« rrezikojnĂ« tĂ« humbasin punĂ«n si rezultat i zhvillimit. NĂ« gjithĂ« EuropĂ«n dhe sidomos nĂ« Ballkanin PerĂ«ndimor, kalimi i domosdoshĂ«m drejt energjisĂ« sĂ« rinovueshme, tĂ« gjelbĂ«r, po i bie ndesh njĂ« tregu pune tĂ« brishtĂ«, duke vĂ«nĂ« nĂ« rrezik edhe vendet e punĂ«s tĂ« shumĂ« punĂ«kĂ«rkuesve qĂ« s’kanĂ« shumĂ« alternative zgjedhjeje. Çdo vend Ă«shtĂ« sot nĂ« presionin e ndĂ«rtimit apo fuqizimit tĂ« ekonomisĂ«. Nuk them asgjĂ« tĂ« re qĂ« konceptet e ekonomisĂ« sĂ« qendrueshme, tĂ« pastĂ«r ose tĂ« gjelbĂ«r nuk duken kaq prioritare apo emergjente. Por, nĂ«se mendojmĂ« sĂ« “ kjo punĂ« pret” mund t’i hapim rrugĂ« njĂ« burim tĂ« ri problemesh tĂ« cilat nesĂ«r do tĂ« duan mĂ« shumĂ« energji dhe buxhete pĂ«r t’i zgjidhur. Nuk Ă«shtĂ« çështje klime, Ă«shtĂ« çështje jete. Ndotja qĂ« rrit sĂ«mundjet kronike, pasiguria ushqimore qĂ« kĂ«rcĂ«non shĂ«ndetin e familjeve, stresi dhe ankthi qĂ« po godet sidomos tĂ« rinjtĂ« kanĂ« nevojĂ« pĂ«r politika tĂ« qarta sot.

The post Bregu për World Economic Forum: Ndyshimet klimatike po cënojnë shëndetin e ekoniminë appeared first on Euronews Albania.

Vllaznia nis të enjten rrugëtimin në Conference League, Martini kërkon fitoren

Vllaznia po u jep fund përgatitjeve në prag të ndeshjes së Conference League, ku në turin e parë kualifikues përballet me letonezët e Daugavpils. Këtë të fundit vijojnë të jenë aktivë për faktin se kampionati atje është duke u luajtur, ndryshe nga shkodranët të cilët prej më tepër se 1 muaji nuk kanë luajtur ndeshje zyrtare, vetëm miqëdoret përgjatë fazës përgatitore.

Për teknikun Edi Martini ndeshja kërkon kujdes, pasi kundërshtari është ekip i vështirë.

“ËshtĂ« ndeshje qĂ« duhet fituar, tur qĂ« duhet kaluar, do tĂ« jetĂ« e vĂ«shtirĂ«. KundĂ«rshtari Ă«shtĂ«n Ă« gjendje tĂ« mirĂ« fizike, janĂ« shtatlartĂ«, do hyjmĂ« nĂ« fushĂ«, tĂ« bĂ«jmĂ« punĂ«n tonĂ« e tĂ« kualifikohemi nĂ« turin tjetĂ«r”.

Më tej gazetarët nuk hezituan ta pyesin për çështjen Gruda, si dhe ndeshjen e parë që Egnatia luajti në Champions League.

“Nuk kam koment, e kam mendjen tek ekipi im, Ă«shtĂ« nje temĂ« e harruar pĂ«r mua dhe ekipin. Ia lĂ«mĂ« kohĂ«s, ajo jep verdiktet e veta. Nuk e kam dĂ«gjuar, smĂ« intereson aspak”, shtoi trajneri Martini.

Shkodranët nuk i kanë në dispozicion të gjithë futbollistët për këtë sfidë vendimtare, ku Mala e Krymi janë në dyshim, por me gjasa ky i fundit do të rikthehet për të qenë i gatshëm.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Vllaznia nis të enjten rrugëtimin në Conference League, Martini kërkon fitoren appeared first on Euronews Albania.

Al Ahli interesohet për Lionel Messin, dëshiron rikthimin e duelit legjendar

38-vjeçar, por Lionel Messi është një lider i vërtetë, një futbollist i jashtëzakonshëm i cili bën diferencën në fushë, diçka të cilën e konfirmon nga ndeshja në ndeshje me Inter Miamin. Argjentinasi mbetet sërish një ëndërr për një pjesë të madhe të skuadrave, sidomos ato në Arabinë Saudite, ku Al Ahli nuk heq dorë. Gjërat duken serioze, pasi klubi në fjalë ka nisur tratativat me Inter Miamin, ku i ka bërë të ditur se dëshiron me çdo kusht sulmuesin.

Mosha nuk i tremb aspak, sidomos në një situatë ku Ronaldo është 40-vjecar dhe luan si titullar i padiskutueshëm me Al Nassr. Ideja e Al Ahli është që duke filluar nga janari i 2026-ës Messi të jetë pjesë e skuadrës. Në këtë mënyrë do të riktheheshin duelet legjendare Messi-Ronaldo, një dyshe që ka shkruar historinë.

Kushtet e futbollistit nuk janë aspak të papërballueshme për Al Ahli, pasi gjithçka i është vënë në dispozicion sulmuesit argjentinas, madje edhe aspekti ekonomik me Inter Miamin mund të arrihet. Ajo çka mbetet në diskutim është vetë mendimi i Messi-t, pasi ky i fundit e refuzoi kalimin tek Al Ahli 2 vite më parë, madje me një rrogë të jashtëzakonshme, që do ta bënte atë futbollistin më të paguar në histori. Tifozët janë emocionuar sërish, pasi do të ishte spektakolar një tjetër rikthim i duelit Messi-Ronaldo.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Al Ahli interesohet për Lionel Messin, dëshiron rikthimin e duelit legjendar appeared first on Euronews Albania.

Beleri merr pjesë në inaugurimin e konsullatës greke në Korçë: Dëshirë e qytetarëve

Këtë të hënë u inaugurua në Korçë konsullata e re greke. I pranishëm në ceremoni, krahas ministrit të Jashtëm shqiptar, Igli Hasani, dhe homologut të tij grek, George Gerapetritis, ishte dhe eurodeputeti Fredi Beleri.

Beleri zgjodhi të jepte një intervistë për kamerën e Euronews Albania, ku tha se hapja e konsullatës është një dëshirë e qytetarëve që u bë realitet. Ai shtoi se ky institucion do të shërbejë për të mbajtur më afër dy popujt dhe për të zgjidhur problematikat e qytetarëve.

Intervista:

Gazetari: Zoti Beleri, në Korçë inaugurohet konsullata greke, çfarë do të thotë kjo për ju?
Beleri: Ishte një dëshirë e qytetarëve të Korçës që kjo godinë historike të marrë rolin që historia e kishte zgjedhur. Këtu ishte shtëpia ku ka lindur nobelisti grek Seferis. Kjo godinë bëhet sot konsullatë. Konsullata është institucioni që do mbajë afër dy popujt dhe do të zgjidhë problematikat e tyre.

Gazetari: Zoti Beleri, sot do të jenë të pranishëm ministri i Jashtëm shqiptar Igli Hasani dhe homologu i tij grek. A do të ndërmjetësoni ju për çështjen e detit?
Beleri: Të dy ministrat nuk kanë nevojë për ndërmjetës, pasi kanë marrëdhënie shumë të mira dhe roli i eurodeputetit nuk hyn këtu.

Gazetari: Kanë marrëdhënie të mira të dyja shtetet?
Beleri: Po, dy ministrat, thashë.

Gazetari: ËshtĂ« harruar çështja juaj?
Beleri: Asgjë nuk harrohet.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Beleri merr pjesë në inaugurimin e konsullatës greke në Korçë: Dëshirë e qytetarëve appeared first on Euronews Albania.

Përmbytjet në Teksas: 51 të vdekur dhe mbi 850 të shpëtuar

Qindra ekipe shpëtimi janë angazhuar në kërkimin e personave të zhdukur në Teksasin qendror, pas përmbytjeve të papritura që morën jetën e 51 njerëzve, përfshirë 15 fëmijë.

Zona më e prekur nga tragjedia është Qarku Kerr, ku janë regjistruar 43 viktima dhe ku 27 fëmijë janë ende të zhdukur pas një kampi rinor të krishterë, i cili u vendos përgjatë lumit Guadalupe.

Sherifi i Qarkut Kerr, Larry Leitha, siguroi se kĂ«rkimet do tĂ« vazhdojnĂ«: “Puna vazhdon dhe do tĂ« vazhdojĂ« derisa tĂ« gjenden tĂ« gjithĂ«â€, tha ai.

Po ashtu, janë konfirmuar viktima edhe në disa qarke të tjera, si Qarku Travis dhe Qarku Tom Green. Paralajmërime të shumta për përmbytje të menjëhershme janë ende në fuqi për fundjavën në Teksasin qendror.

Deri më tani, rreth 850 persona janë shpëtuar.

NĂ« njĂ« konferencĂ« pĂ«r shtyp tĂ« shtunĂ«n, Guvernatori i Teksasit, Greg Abbott, shpalli njĂ« deklaratĂ« tĂ« zgjeruar tĂ« gjendjes sĂ« fatkeqĂ«sisĂ« natyrore, duke pĂ«rforcuar pĂ«rpjekjet pĂ«r kĂ«rkimin dhe shpĂ«timin. Ai shtoi se autoritetet do tĂ« bĂ«jnĂ« çdo pĂ«rpjekje pĂ«r tĂ« siguruar gjetjen e çdo individi qĂ« ka humbur jetĂ«n nĂ« kĂ«tĂ« tragjedi: “Ne do tĂ« ndalemi kur puna tĂ« pĂ«rfundojĂ«,” theksoi Abbott.

Për më tepër, autoritetet vazhdojnë të monitorojnë situatën dhe paralajmërojnë qytetarët për mundësinë e përmbytjeve të tjera.

The post Përmbytjet në Teksas: 51 të vdekur dhe mbi 850 të shpëtuar appeared first on Euronews Albania.

Gjirokastër, përfshihet nga zjarri transformatori elektrik në fshatin Kakoz

Mbrëmjen e sotme një transformator elektrik në fshatin Kakoz, Gjirokastër është përfshirë nga zjarri.

Flakët rrezikuan të përhapeshin në mjedisin përreth.

Falë ndërhyrjes së shpejtë dhe të koordinuar të forcave zjarrfikëse, të zjarri u vendos nën kontroll në kohë dhe u shuan plotësisht, pa shkaktuar dëme të mëdha materiale apo rrezik për banorët.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Gjirokastër, përfshihet nga zjarri transformatori elektrik në fshatin Kakoz appeared first on Euronews Albania.

Dodik shmang paraburgimin, paraqitjet vullnetarisht në Prokurorinë e Bosnjës

Lideri i serbĂ«ve tĂ« Bosnje e HercegovinĂ«s, Millorad Dodik, e ka shmangur vuajtjen e paraburgimit, pasi tĂ« premten u paraqit vullnetarisht nĂ« ProkurorinĂ« e BosnjĂ«s pĂ«r t’u marrĂ« nĂ« pyetje si i dyshuar pĂ«r sulm ndaj rendit kushtetues.

Prokuroria e Bosnjës njoftoi se Dodik u mor në pyetje në prani të avokatit të vet mbrojtës, shkruan REL.

Muaj më parë, Gjykata e Bosnjës kishte lëshuar fletarrestim kombëtar për Dodikun dhe kishte urdhëruar një muaj paraburgim për të, por ai nuk u kap asnjëherë nga autoritetet.

Gjatë një seance të premten, gjykata e pranoi kërkesën e prokurorëve për ta shfuqizuar masën e paraburgimit për Dodikun, duke thënë se arsyet e mëparshme për paraburgosjen e tij nuk vlenin më.

Gjykata urdhëroi që Dodiku të paraqitet detyrimisht para autoriteteve të drejtësisë kohë pas kohe.

Urdhri për paraqitje të detyrueshme mund të zgjasë për aq kohë sa të jetë e nevojshme, ose deri në një vendim të ri të gjykatës, thuhet në njoftim.

“I dyshuari Ă«shtĂ« paralajmĂ«ruar posaçërisht se mund tĂ« caktohet masa e paraburgimit nĂ«se shkel detyrimet nga masat ndaluese”, thuhet nĂ« njĂ« njoftim tĂ« pĂ«rbashkĂ«t tĂ« GjykatĂ«s dhe ProkurorisĂ« sĂ« Bosnje e HercegovinĂ«s.

Në shkurt, Gjykata e shkallës së parë e Bosnjës e dënoi Dodikun me një vit burgim dhe ia ndaloi ushtrimin e detyrës së presidentit të Republikës Sërpska për gjashtë vjet.

Dodik u shpall fajtor për mosrespektim të vendimeve të përfaqësuesit të lartë ndërkombëtar, Christian Schmidt, dhe për nënshkrimin e dekreteve për zbatimin e ligjeve që Schmidt i kishte shfuqizuar më parë.

Këto ligje kishin për qëllim ta ndalonin zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese të Bosnjës dhe përfaqësuesit të lartë në territorin e entitetit serb të Bosnjës, të cilat më herët kishin shfuqizuar ligjet e miratuara nga Parlamenti i entitetit lidhur me regjistrimin e pronës shtetërore në emër të entitetit apo ligje për festat.

Prokuroria e Bosnjës kishte njoftuar se që nga dhjetori i vitit 2024 po zhvillonte hetime lidhur me dyshimet për sulm ndaj rendit kushtetues të Bosnjës.

Në mars të këtij viti, gjykata lëshoi fletarresime për Dodikun, kryeministrin e Republikës Sërpska, Radovan Vishkoviq dhe kryetarin e Kuvendit Popullor të Republikës Sërpska, Nenad Stevandiq, si të dyshuar për sulm ndaj rendit kushtetues.

Urdhri u lĂ«shua nĂ« ditĂ«n kur Kuvendi Popullor i RepublikĂ«s SĂ«rpska pritej tĂ« diskutonte pĂ«r njĂ« draft tĂ« kushtetutĂ«s sĂ« RepublikĂ«s SĂ«rpska, pĂ«rmes sĂ« cilĂ«s autoritetet nĂ« kĂ«tĂ« entitet planifikonin tĂ« pĂ«rcaktonin atĂ« si shtet tĂ« popullit serb, t’i jepnin tĂ« drejtĂ«n pĂ«r vetĂ«vendosje, tĂ« themelonin ushtrinĂ« e vet dhe tĂ« shfuqizonin KĂ«shillin e Popujve.

Kodi Penal i Bosnje e Hercegovinës parashikon dënime deri në pesë vjet burgim dhe ndalim të ushtrimit të detyrës zyrtare për këdo që përpiqet në mënyrë të paligjshme të ndryshojë rendin kushtetues të Bonjës, ose të rrëzojë institucionet më të larta të saj.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Dodik shmang paraburgimin, paraqitjet vullnetarisht në Prokurorinë e Bosnjës appeared first on Euronews Albania.

Osmani: Nëse Kuvendi nuk konstituohet brenda afatit, do kërkoj sqarim për pasojat

Presidentja e KosovĂ«s, Vjosa Osmani, ka paralajmĂ«ruar se do t’i drejtohet GjykatĂ«s Kushtetuese pĂ«r tĂ« kĂ«rkuar sqarime lidhur me pasojat juridike tĂ« moskonstituimit tĂ« Kuvendit brenda afatit 30-ditor tĂ« pĂ«rcaktuar nga Kushtetuesja.

Deklaratat e Osmanit erdhĂ«n pas ceremonisĂ« sĂ« diplomimit tĂ« kadetĂ«ve, ku ajo foli pĂ«r procesin e stĂ«rzgjatur tĂ« konstituimit tĂ« legjislaturĂ«s sĂ« nĂ«ntĂ« tĂ« Kuvendit. Presidentja tha se ka zhvilluar takime me partitĂ« politike dhe do tĂ« vazhdojĂ« konsultimet edhe sot, por shtoi se bllokada pĂ«r çështjen e llojit tĂ« votimit Ă«shtĂ« “shumĂ« jo racionale”.

Osmani: “Kur diçka Ă«shtĂ« e detyrueshme nĂ« aspektin kushtetues, moskryerja e kĂ«tij detyrimi nuk kalon pa pasoja. Do tĂ« ketĂ« pasoja juridike.”

Sipas saj, aktgjykimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese mbi votimin e fshehtë ka krijuar hapësirë për interpretime të ndryshme, ndaj ka kërkuar një vlerësim nga ekipi i saj ligjor. Osmani shtoi se votimi i fshehtë nuk përjashtohet si mundësi, por për këtë kërkohet konsensus ndërmjet deputetëve.

Osmani paralajmĂ«ron: “NĂ«se Kuvendi nuk konstituohet shumĂ« shpejt, do t’i drejtohem GjykatĂ«s Kushtetuese me kĂ«rkesĂ« pĂ«r sqarim se çfarĂ« ndodh pas 30 ditĂ«sh.”

Presidentja e konsideroi moskonstituimin e Kuvendit si një nga shkeljet më të rënda të rendit kushtetues, duke theksuar se mosfunksionimi i organit përfaqësues cenon ushtrimin e sovranitetit nga populli.

Deputetët pritet të mblidhen sërish nesër për herë të 42-të, në një tjetër tentativë për konstituimin e Kuvendit.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Osmani: Nëse Kuvendi nuk konstituohet brenda afatit, do kërkoj sqarim për pasojat appeared first on Euronews Albania.

Rikthehet Kupa e Botës për klube, në mbrëmje çerekfinalja e parë

Kupa e Botës për klube vijon me një tjetër fazë të saj edhe më interesanten, konkretisht atë çerekfinale. Dueli i parë është ai mes Al Hilal dhe Fluminense, ndërsa kjo është hera e parë që këto dy ekipe sfidojnë njëra-tjetrën. Rrugëtimi deri në këtë pikë ka qenë i jashtëzakonshëm, sidomos për klubin arab që në fazën me eliminim direkt mposhti Manchester Cityn.

Në anën tjetër edhe Fluminense i dha një shuplakë të fortë një tjetër emri të madh, nënkampionëve të Evropës, Inter. Si Al Hilal ashtu dhe Fluminense janë thuajse në një nivel futbolli, madje statistikat tregojnë se dhe në fazën e grupeve u paraqitën po njësoj, secila e mbylli me 5 pikë. Në mbrëmje favoritë, të paktën në letër cilësohen arabët e udhëhequr nga Simone Inzaghi, por diferencat janë të vogla.

Për Al Hilal, mungesa kryesore është ajo e sulmuesit serb Mitroviç, por dhe Al Dawsari e Al Malki. Në anën tjetër, 4 futbollistë nuk janë në dispozicion për duelin çerekfinal, Isaque Silva, Otavio, Rene dhe Riquelme Felipe. Një fakt interesant është se Fluminense nuk ka asnjë humbje në 10 ndeshjet e fundit në të gjitha kompeticionet.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Rikthehet Kupa e Botës për klube, në mbrëmje çerekfinalja e parë appeared first on Euronews Albania.

Lihen në fuqi masat e sigurisë ndaj kreut të Prokurimeve Publike

Në Gjykatën e Posaçme u zhvillua seanca për vlerësimin e masës së sigurisë ndaj kreut të Komisionit të Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyri, i cili akuzohet nga SPAK për shkelje të barazisë në tendera dhe kryerje të veprimeve të paligjshme në bashkëpunim.

GjatĂ« seancĂ«s, u vendos qĂ« masa e “pezullimit nga detyra” dhe “detyrimi pĂ«r t’u paraqitur” tĂ« mbetet nĂ« fuqi. Myzyri, i cili u bĂ« i pandehur mĂ« 24 qershor, Ă«shtĂ« i akuzuar pĂ«r njĂ« tender tĂ« kontestuar, atĂ« pĂ«r mirĂ«mbajtjen e aksit rrugor Shpal-Ura e Repsit, i cili ka njĂ« vlerĂ« prej 2.29 milionĂ« eurosh dhe njĂ« gjatĂ«si prej 58.7 km.

Sipas SPAK, tenderi ka pasur shkelje të procedurave ligjore dhe paligjshmëri të evidentuara nga autoriteti kontraktor, të cilat Komisioni i Prokurorimeve Publike nuk i ka marrë parasysh. Për këtë çështje, janë pandehur edhe 7 zyrtarë të tjerë dhe 3 përfaqësues të kompanive të ndërtimit.

Procedurat e hetimit vijojnë dhe seanca e radhës do të sjellë më shumë detaje mbi këtë çështje të rëndësishme për transparencën dhe luftën kundër korrupsionit në tendera publikë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Lihen në fuqi masat e sigurisë ndaj kreut të Prokurimeve Publike appeared first on Euronews Albania.

Policia heq bllokadat e trafikut, të tjerë të ndaluar në Serbi

Policia me pajisje për shpërndarjen e protestave po heq bllokadat e trafikut nëpër gjithë Serbinë, ndërsa gazetarët e Radios Evropa e Lirë kanë raportuar edhe për arrestimet e para.

Studentët dhe qytetarët nisën të mblidhen herët në mëngjes, më 4 korrik, në Beograd, Novi Sad, Nish dhe qytete të tjera, ku vendosën kontejnerë dhe pengesa të tjera në rrugë.

Forcat e forta tĂ« policisĂ« ndĂ«rhynĂ« pĂ«r t’i larguar ata nga rruga. Nuk ka pasur incidente mĂ« tĂ« mĂ«dha deri tani, pasi protestuesit po largohen vetĂ« nĂ« trotuar sapo mbĂ«rrin policia.

Në qendër të Beogradit janë ndaluar disa pjesëmarrës të bllokadave, ndërsa arrestime janë shënuar edhe në Novi Beograd, afër Fakultetit të Arteve Dramatike.

StudentĂ«t nĂ« bllokadĂ« kishin bĂ«rĂ« thirrje njĂ« ditĂ« mĂ« parĂ« pĂ«r njĂ« “bllokadĂ« totale tĂ« SerbisĂ« pĂ«r shkak tĂ« brutalitetit policor”.

Thirrja erdhi pas aksioneve të policisë gjatë natës mes 2 dhe 3 korrikut, kur në disa qytete u arrestuan gati 80 studentë dhe protestues kundër qeverisë.

Qytetarët dhe studentët që nga ora shtatë e mëngjesit kishin bllokuar kryqëzimin pranë Fakultetit Juridik në qendër të Beogradit, u tërhoqën nga rruga kur mbërritën kordonët e policisë.

Pasi policia largoi pengesat metalike dhe kontejnerët nga rruga, protestuesit u zhvendosën në një tjetër vend dhe vazhduan bllokadën.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Policia heq bllokadat e trafikut, të tjerë të ndaluar në Serbi appeared first on Euronews Albania.

Ukraina paralajmëron: Ndërprerja e armëve nga SHBA nxit Rusinë për luftë

Autoritetet ukrainase kanë paralajmëruar se një ndërprerje e dërgesave të armëve amerikane mund të nxisë Rusinë që të vazhdojë konfliktin, i cili tashmë ka hyrë në vitin e tij të katërt.

TĂ« martĂ«n, ShtĂ«pia e BardhĂ« njoftoi ndĂ«rprerjen e disa prej dĂ«rgesave ushtarake pĂ«r UkrainĂ«n, duke argumentuar se vendimi u mor pĂ«r tĂ« vendosur “interesat e AmerikĂ«s nĂ« vend tĂ« parĂ«â€ pas njĂ« rishikimi tĂ« mbĂ«shtetjes sĂ« SHBA pĂ«r vendet e tjera, sipas zĂ«dhĂ«nĂ«ses Anna Kelly.

Në reagimin e saj, Ministria e Jashtme e Ukrainës theksoi se çdo vonesë apo zvarritje në mbështetjen ushtarake vetëm do ta inkurajonte agresorin rus të vazhdonte luftën dhe terrorin, në vend që të kërkonte paqe. Kievi theksoi veçanërisht nevojën urgjente për forcimin e mbrojtjes ajrore, përballë sulmeve të vazhdueshme me raketa dhe dronë nga Rusia.

Një diplomat amerikan me bazë në Kiev u ftua në ministrinë e jashtme ukrainase për bisedime të mërkurën, ndërsa Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës deklaroi se nuk kishte marrë asnjë njoftim zyrtar për pezullimin apo rishikimin e dërgesave të armëve nga SHBA, duke bërë thirrje që të mos spekulohet mbi informacion të pjesshëm.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Ukraina paralajmëron: Ndërprerja e armëve nga SHBA nxit Rusinë për luftë appeared first on Euronews Albania.

Berisha në Asamblenë e OSBE: Shqipëria narkodiktaturë, ndihmoni të votojmë të lirë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha po merr pjesë në punimet e Asamblesë Parlamentare të OSBE, që zhvillohet në Porto të Portugalisë.

Berisha, nĂ« fjalĂ«n e mbajtur sot para AsamblesĂ« ka theksuar nevojĂ«n qĂ« ShqipĂ«risĂ« t’i kthehet institucioni i zgjedhjeve tĂ« lira, ndĂ«rsa i cilĂ«soi zgjedhjet e 11 majit njĂ« farsĂ«s elektorale, si nĂ« diktaturĂ«.

“Kartelet e drogĂ«s nĂ« ShqipĂ«ri janĂ« direkt tĂ« lidhura me qeverinĂ« dhe janĂ« shumĂ« tĂ« fuqishme: karteli Troplini/Poja kontrollon portin e DurrĂ«sit, portin mĂ« tĂ« madh tĂ« vendit dhe tĂ« rajonit. Karteli Çela i Elbasanit kontrollon autostradĂ«n e trafikimit tĂ« heroinĂ«s qĂ« vjen nga Lindja. KĂ«to kartele janĂ« shumĂ« tĂ« fuqishme, emĂ«rojnĂ« ministra, gjyqtarĂ«, prokurorĂ«, shefa policie, deputetĂ« etj.

Kjo ishte situata me të cilën ne hymë në zgjedhjet e 11 majit.

PĂ«rveç kĂ«tyre nĂ« vitin elektoral, narkodiktatori Edi Rama, pĂ«r tĂ« marrĂ« mandatin e katĂ«rt, vendosi tĂ« arrestojĂ« dy liderĂ«t kryesorĂ« tĂ« opozitĂ«s (Sali Berisha dhe Ilir Meta) dhe tĂ« hapĂ« proces penal ndaj Fatmir Mediut, kryetarit tĂ« forcĂ«s sĂ« tretĂ« opozitare. TĂ« gjitha kĂ«to pa asnjĂ« akuzĂ« penale. Gjithashtu, ai urdhĂ«roi arrestimin e kryebashkiakĂ«ve dhe deputetĂ«ve tĂ« opozitĂ«s”, tha veç tĂ« tjerash Berisha.

Ne kemi pasur në të kaluarën diktaturën më të ashpër, diktaturën staliniste, që nuk krahasohet me asgjë tjetër.

Në këto zgjedhje, është e vërtetë që kishte kandidatë të forcave të ndryshme politike. Por nga ana tjetër, të gjitha potencialet dhe burimet e shtetit u përdorën si instrument elektoral nga partia-shtet


Pse jam sot këtu? Ne kemi qenë tashmë në Këshillin e Europës, në Parlamentin Europian. Por mendojmë që OSBE është themeluar mbi premtimin dhe detyrimin e vendeve anëtare për respektimin e votës së qytetarëve dhe zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, sipas parimeve dhe standardeve të vendosura në dokumentin e Kopenhagës dhe konventa të tjera. Ne kemi besim të plotë që ky institucion, brenda misionit të tij, do të mbështesë mbajtjen e  zgjedhjeve te lira e të ndershme dhe krijimin e mjedisit që çdo parti të jetë në kushte të barabarta gare, dhe media te lirë, votim pa intimidime, ku çdo qytetar të ketë mundësinë e zgjedhjes së lirë dhe të informuar të kandidatëve, siç e përmend edhe Dokumenti i Kopenhagenit dhe raporti paraprak i ODIHR, OSBE, PE dhe PACE.

Mendoj se situata jonë është një situatë e veçantë.

Unë kam vetëm një kërkesë: të ndihmoni që Kombi im të votojë i lirë.

Pa një qeveri teknike, shqiptarët nuk do të kenë mundësi të bëjnë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Ndaj sot, në emër të opozitës shqiptare, kërkoj nga ky institucion i nderuar:

–          SĂ« pari, tĂ« mbĂ«shtesni raportin paraprak tĂ« ODIHR (Gjithçka qĂ« ju pĂ«rmenda Ă«shtĂ« e shkruar nĂ« raportin paraprak tĂ« ODIHR).

–          SĂ« dyti, iu bĂ«j thirrje institucioneve ndĂ«rkombĂ«tare tĂ« ndjekin rekomandimet e shkruara nĂ« raportet e fundit tĂ« OSBE-ODIHR, qĂ« prej vitesh kanĂ« mbetur tĂ« pa zbatuara pĂ«r shkak tĂ« mungesĂ«s sĂ« vullnetit tĂ« narkoqeverisĂ«.

Kjo ka njĂ« rĂ«ndĂ«si tĂ« jashtĂ«zakonshme dhe Ă«shtĂ« jetike pĂ«r vendin tim, qĂ« ndodhet nĂ« njĂ« moment shumĂ« tĂ« vĂ«shtire”, tha Berisha mes tĂ« tjerash.

 

The post Berisha në Asamblenë e OSBE: Shqipëria narkodiktaturë, ndihmoni të votojmë të lirë appeared first on Euronews Albania.

Fidan: Paqja midis Iranit dhe Izraelit, prioritet strategjik për Turqinë

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan, deklaroi të hënën se vendi i tij e sheh si një ndër qëllimet strategjike më të rëndësishme vazhdimin e marrëveshjes mes Iranit dhe Izraelit, respektimin e armëpushimit dhe kthimin drejt një paqeje të përhershme në rajon. Deklarata u bë pas takimit në Ankara me homologun e tij britanik, David Lammy.

Fidan theksoi se Turqia dhe Britania e Madhe janĂ« dy partnerĂ« strategjikĂ« me qĂ«llime tĂ« pĂ«rbashkĂ«ta nĂ« fusha tĂ« shumta, pĂ«rfshirĂ« politikĂ«n e jashtme, ekonominĂ«, sigurinĂ« dhe teknologjinĂ«. “Ne jemi dy vende anĂ«tare tĂ« NATO-s qĂ«, megjithĂ«se nuk jemi pjesĂ« e Bashkimit Evropian, kemi lidhje tĂ« forta me EvropĂ«n”, u shpreh ministri turk. Ai vlerĂ«soi bashkĂ«punimin nĂ« rritje midis dy vendeve dhe nĂ«nvizoi se vĂ«llimi tregtar po i afrohet objektivit prej 30 miliardĂ« dollarĂ«sh, njĂ« synim qĂ« tĂ« dyja palĂ«t e kanĂ« ndjekur me kĂ«mbĂ«ngulje gjatĂ« viteve tĂ« fundit. Sipas tij, pĂ«rditĂ«simi i marrĂ«veshjes sĂ« tregtisĂ« sĂ« lirĂ« do tĂ« ishte njĂ« hap i domosdoshĂ«m pĂ«r tĂ« çuar mĂ« tej bashkĂ«punimin ekonomik dhe investimet.

Në fushën e industrisë së mbrojtjes, Fidan deklaroi se bashkëpunimi po përparon me ritme të kënaqshme, duke përfshirë furnizimin me avionë luftarakë Eurofighter dhe projekte të përbashkëta në sektorin e teknologjisë ushtarake. Ai shtoi se kompanitë dhe institucionet përkatëse nga të dyja vendet janë angazhuar aktivisht në këto iniciativa.

Sa i përket politikës së jashtme, ministri turk tha se Turqia dhe Britania ndajnë pikëpamje pothuajse të njëjta për çështje të rëndësishme si Gaza, Siria, Irani, Iraku dhe lufta Rusi-Ukrainë. Duke komentuar zhvillimet në Lindjen e Mesme, ai përsëriti qëndrimin e Ankarasë për mbështetjen e një zgjidhjeje me dy shtete dhe nevojën për një armëpushim të menjëhershëm në Gaza.

Fidan shprehu gjithashtu mirënjohjen për vendimin e Britanisë për të hequr sanksionet ndaj Sirisë dhe njoftoi se zyrtarët britanikë planifikojnë të vizitojnë vendin në të ardhmen e afërt. Ai theksoi se stabiliteti dhe siguria në Siri janë çështje që nuk prekin vetëm rajonin, por kanë ndikim të gjerë global, dhe konfirmoi angazhimin e Turqisë për të vazhduar punën së bashku me partnerët ndërkombëtarë për zgjidhjen e krizës siriane.

The post Fidan: Paqja midis Iranit dhe Izraelit, prioritet strategjik për Turqinë appeared first on Euronews Albania.

Shiste kokainë, MDMA e kanabis në plazhin e Jalës, arrestohet 36-vjeçari nga Tirana

Policia ka goditur një rast të shitjes së lëndëve narkotike në Jalë, Himarë dhe ka arrestuar në flagrancë një 36-vjeçar nga Tirana.

Në fshatin Jalë, Himarë, u vu në pranga shtetasi H. M., 36 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit personal dhe atij në banesën ku ishte akomoduar, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale doza me lëndë narkotike të dyshuara kokainë, MDMA, dhe kanabis.

Materialet procedurale iu referuan ProkurorisĂ« pranĂ« GjykatĂ«s sĂ« ShkallĂ«s sĂ« ParĂ« tĂ« Juridiksionit tĂ« PĂ«rgjithshĂ«m VlorĂ«, pĂ«r veprĂ«n penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikĂ«ve”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Shiste kokainë, MDMA e kanabis në plazhin e Jalës, arrestohet 36-vjeçari nga Tirana appeared first on Euronews Albania.

Konstituimi i Kuvendit, Kurti takon krerët e partive politike

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) pret të shtunën në takim krerë të subjekteve tjera politike, në kërkim të konsensusit për konstituim të Kuvendit, pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.

Në takim pritet të marrin pjesë kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj dhe ai i Nismës Social-Demokrate, Fatmir Limaj.

Kuvendi vazhdon tĂ« mos jetĂ« plotĂ«sisht i konstituuar pasi partitĂ« politike nuk kanĂ« arritur pajtueshmĂ«ri pĂ«r emrin e propozuar nga LĂ«vizja VetĂ«vendosje – si fituese e mĂ« sĂ« shumti votave nĂ« zgjedhje – pĂ«r pozitĂ«n e kryeparlamentarit, si dhe pĂ«r ndryshimin e mĂ«nyrĂ«s sĂ« votimit nga tĂ« hapur nĂ« tĂ« fshehtĂ«.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Konstituimi i Kuvendit, Kurti takon krerët e partive politike appeared first on Euronews Albania.

Evropa përfshihet nga valët e të nxehtit e zjarret, ndërsa temperaturat kalojnë 40°C

Ndërsa temperaturat e verës vazhdojnë të rriten në të gjithë Evropën, zjarre të shumta dhe valë ekstreme të nxehtësisë kanë shpërthyer në rajone të ndryshme në të gjithë kontinentin.

Një valë e të nxehtit në Turqi i çoi temperaturat mbi 40 gradë Celsius, duke krijuar kushte të rrezikshme. Zjarret shpërthyen në Izmir, Bursa, Tekirdag, Sakarya dhe Adana, duke nxitur reagime emergjente.

Ekipet tokësore dhe ajrore të zjarrfikësve u dërguan për të luftuar flakët. Përpjekjet u përballën me një pengesë tragjike në Adana pasi një avion zjarrfikës u rrëzua ndërsa përpiqej të merrte ujë nga një digë aty pranë. Operacionet e kërkim-shpëtimit janë aktualisht duke u zhvilluar.

Në Greqi, shumë athinas nxituan për në plazhe ndërsa vala e parë e madhe e të nxehtit e vitit goditi vendin.

Nxehtësia atje do të intensifikohet deri të premten, duke arritur kulmin në rreth 40-41 gradë Celsius në brendësi. Vala e të nxehtit pritet të zgjasë deri në fund të fundjavës, kur parashikohet të ulen temperaturat.

Turistët dhe vendasit si në Spanjë ashtu edhe në Portugali po përgatiten për vapën e kësaj fundjave, pasi temperaturat atje pritet të rriten gjithashtu. Portugalia mund të përballet me temperatura ekstreme deri në 44 gradë Celsius.

ShĂ«rbimi meteorologjik portugez lĂ«shoi ​​njĂ« paralajmĂ«rim pĂ«r mot tĂ« nxehtĂ« pĂ«r tĂ« gjithĂ« PortugalinĂ« kontinentale. NjĂ« paralajmĂ«rim i verdhĂ« u lĂ«shua pĂ«r pjesĂ«n mĂ« tĂ« madhe tĂ« vendit dhe portokalli pĂ«r disa rajone tĂ« brendshme me rrezik tĂ« veçantĂ« nga temperaturat e larta.

TuristĂ«t nĂ« kryeqytetet e kombeve, Madrid dhe LisbonĂ«, qĂ«ndruan nĂ« hije dhe pinĂ« pije tĂ« ftohta pĂ«r t’i bĂ«rĂ« ballĂ« vapĂ«s.

Autoritetet u kanë kërkuar qytetarëve të qëndrojnë vigjilentë dhe të shmangin aktivitetet që mund të shkaktojnë zjarre të mëtejshme, duke paralajmëruar se kushtet e thata dhe erërat e forta mund të vazhdojnë të ushqejnë flakët.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Evropa përfshihet nga valët e të nxehtit e zjarret, ndërsa temperaturat kalojnë 40°C appeared first on Euronews Albania.

Sizmiologu tregon ç’po ndodh me situatĂ«n e tĂ«rmeteve, sa zgjasin pasgoditjet

Sizmiologu Edmond Dushi ishte këtë të premte i ftuar në Euronews Albania për të folur rreth tërmeteve. Një tërmet i fortë u ndie dy ditë më parë në Tiranë me magnitudë 4.4 ndërsa ditën e sotme ka pasur dy pasgoditje me magnitudë më të ulët.

Sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane Mesdhetare EMSC tërmeti me magnitudë 4,1 i shkallës Rihter ishte me epiqendër në zonën e Fushë-Krujës.

Sizmologu tha se duke pasur parasysh historikun e tërmeteve pritet që pas tërmetit kryesor të ketë edhe goditje të tjera 18-20 ditë më pas.

“Ne kemi statistika gjithĂ« pĂ«rfshirĂ«se nĂ« tĂ« gjithĂ« territorin. TĂ« gjitha seritĂ« tĂ«rmetore qĂ« ndodhin nĂ« zonat perĂ«ndimore tĂ« vendit zgjasin mĂ« shumĂ« se tĂ«rmetet nĂ« zonĂ«n qendrore. Kjo Ă«shtĂ« tregues qĂ« do tĂ« kemi njĂ« zgjatje nĂ« vazhdim tĂ« kĂ«saj serie tĂ«rmetesh. Pa pĂ«rhapur panik, bazuar mbi tĂ« dhĂ«nat qĂ« ne kemi aktualisht nĂ«se bĂ«jmĂ« llogaritjet mund tĂ« llogarisim diku te 18-20 ditĂ« nga tĂ«rmeti kryesor i datĂ«s 24”,-tha sizmiologu.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Sizmiologu tregon ç’po ndodh me situatĂ«n e tĂ«rmeteve, sa zgjasin pasgoditjet appeared first on Euronews Albania.

❌