Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Rama: Vizitorë nga e gjithë bota në Butrint

TIRANË, 25 korrik/ATSH/ Qyteti antik i Butrintit vijon të tërheqë një numër të lartë turistësh vendas e të huaj edhe gjatë sezonit veror.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga turistët e shumtë që edhe në këto ditë të nxehta korriku zgjedhin të vizitojnë qytetin antik, që ndodhet 20 km larg Sarandës.

“Parku Kombëtar i Butrintit që zgjohet çdo ditë me zërat e vizitorëve që vijnë nga e gjithë bota për të prekur historinë dhe bukurinë”, shkruan Rama krahas pamjeve.

Ky park vijon të jetë një nga atraksionet më të vizituara turistike edhe gjatë këtij viti në Shqipëri. Kombinimi i natyrës dhe historisë mijëra vjeçare ngjall kuriozitetin e turisëve nga vende të ndryshme të botës.

Parku Kombëtar Arkeologjik i Butrintit ka një sipërfaqe prej 15 hektarësh dhe ndodhet në lartësitë 30-50 metra mbi nivelin e detit.

Ai është ngritur në këndin jug-lindor të gadishullit të Ksamilit. Ka një pozitë mjaft të mbrojtur natyrore, duke u lagur nga të dyja anët nga liqeni i Butrintit, gjysmë të kripur dhe gjysmë të ëmbël dhe në njërën anë nga kanali i Vivarit.

/m.m/j.p/

The post Rama: Vizitorë nga e gjithë bota në Butrint appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ngriti “shtëpi bari” në Spanjë, arrestohet 54-vjeçarja në Kavajë/ EMRI

Policia në Kavajë ka arrestuar me qëllim ekstradimin një 54-vjeçare e cila akuzohet nga autoritetet spanjolle, për kultivim të bimëve narkotike dhe vjedhje të energjisë elektrike. Në pranga u vu Valjeta Beni, 54 vjeçe, banuese në Golem. Kjo shtetase ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Sabadell, Spanjë, me vendimin e datës 30.06.2025, i […]

The post Ngriti “shtëpi bari” në Spanjë, arrestohet 54-vjeçarja në Kavajë/ EMRI appeared first on BoldNews.al.

Macron: Franca do ta njohë shtetin palestinez

Franca do ta njohë zyrtarisht shtetin palestinez në shtator, ka thënë presidenti francez, Emmanuel Macron. Kështu, Franca do të bëhet shteti i parë anëtar në grupin e shtatë vendeve më të industrializuara (G7) që merr këtë hap. Përmes një postimi në X – dikur Twitter – Macron ka thënë se njoftimi zyrtar do të bëhet […]

The post Macron: Franca do ta njohë shtetin palestinez appeared first on BoldNews.al.

EMRI/ Në kërkim nga Italia për dhunë seksuale, rrëmbim e vjedhje, kapet në Cërrik 52-vjeçari

Policia ka arrestuar në Cërrik, me qëllim ekstradimin në Itali, një 52-vjeçar i cili kërkohej nga autoritetet italiane për disa vepra të rënda penale. Autoritetet italiane kanë lëshuar urdhër arresti ndaj 52-vjeçarit Albano Kume, për veprat penale “Dhuna seksuale”, “Rrëmbim personi”, “Vjedhja” dhe “Shkelja e rregullave për armët”. Për këto vepra penale, Kodi Penal i […]

The post EMRI/ Në kërkim nga Italia për dhunë seksuale, rrëmbim e vjedhje, kapet në Cërrik 52-vjeçari appeared first on BoldNews.al.

Këmbimi valutor 25 korrik/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.4 lekë dhe do shitet me 83.5 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 96.9 lekë dhe do shitet me 97.8 lekë. Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 103.1 lekë dhe do shitet me 104.5 lekë. Ndërsa […]

The post Këmbimi valutor 25 korrik/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja appeared first on BoldNews.al.

Aksident në Berat, plagosen 3 të rinj/ EMRAT

Një aksident ka ndodhur në rrugën e Uznovës, në vendin e quajtur “Divizioni”. Mjeti tip BMW me targa AA 533 UV është përplasur me mjetin tip Golf me targa AB 042 LT. Si pasojë e përplasjes dy mjetet kanë dalë jashtë rruge, në dy kahe të kundërta. Në aksident është përfshirë edhe një mjet tip […]

The post Aksident në Berat, plagosen 3 të rinj/ EMRAT appeared first on BoldNews.al.

Termometri shënon sot deri në 42 gradë Celsius! Ja zonat më të nxehta

Ditën e premte vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin por pa përjashtuar kalime të pakta të vranësirave në relievet malore në verilindje. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 7 m/s, në bregdet dhe lugina hera-herës […]

The post Termometri shënon sot deri në 42 gradë Celsius! Ja zonat më të nxehta appeared first on BoldNews.al.

Orkestra Simfonike e RTSH-së, koncert me kolonat zanore të filmave shqiptarë

TIRANË, 24 korrik/ATSH/ Orkestra Simfonike e Radio Televizionit Shqiptar zhvilloi mbrëmjen e sotme një koncert, në parkun “Rinia” në Tiranë, me muzikë nga kolonat zanore të filmave më të njohur shqiptarë.

Nën drejtimin e maestros Gridi Kraja, Orkestra e Radio Televizionit Shqiptar përcolli për publikun artdashës nostalgjinë e filmave shqiptarë.

Në repertorin e koncertit ishin kolonat zanore të filmave të kompozitorëve shqiptarë si Kujtim Laro, Limos Dizdari, Çesk Zadeja, Aleksandër Peçi, Aleksandër Lalo.

Emocionet e kinemasë u përcollën përmes Orkestrës së Radiotelevizionit Shqiptar me fuqinë e muzikës simfonike, që u prit me emocion nga publiku artdashës.

Orkestra Simfonike e RTSH-së u themelua më 16 maj të vitit 1962. Ajo mban titullin e lartë “Nderi i Kombit”, akorduar nga Presidenti i Republikës. Në radhët e saj marrin pjesë instrumentistë virtuozë.

Këtë sezon veror, një tjetër angazhim i rëndësishëm për këtë orkestër do të jetë koncerti i datës 2 gusht, në sheshin “Skënderbej”, në kuadër të edicionit të pestë të “Ramë Lahaj & Friends Concert”, ku do të jenë të ftuar interpretues të mirënjohur të muzikës klasike nga vendi dhe bota.

/m.m//r.e/

The post Orkestra Simfonike e RTSH-së, koncert me kolonat zanore të filmave shqiptarë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Lirohen hapësirat publike, rikthehet ajri për komunitetin në zonën e Freskut

TIRANË, 24 korrik/ATSH/ Në rrugë dhe lagje të ndryshme në kryeqytet, por edhe në bashkitë e tjera të vendit, po zhvillohet aksioni për lirimin e hapësirave publike.

Pas urdhrit të Kryeministrit Edi Rama për lirimin e hapësirave publike në të gjithë vendin, edhe në Tiranë po hiqen tavolinat, karriget apo tendat nga trotuaret, të cilat cenonin sigurinë e qytetarëve.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale momente nga çmontimi, prej vetë bizneseve, i strukturave që cenonin hapësirat publike në zonën e Freskut.

“Edhe tek Fresku në Tiranë rikthehet ajri për komunitetin”, u shpreh Rama.

Lirimi i hapësirave publike shihet si një hap i domosdoshëm për rritjen e shërbimit, funksionalitetit të çdo biznesi dhe sipërmarrjeje në përputhje me standardet kombëtare të mikpritjes dhe shërbimit jo vetëm në zonat turistike, por në çdo cep të Shqipërisë.

Gjatë gjithë muajit korrik lirimi i hapësirave publike do të jetë në fokus të angazhimit të pushtetit vendor dhe qendror.

Lirimi i hapësirave në qytete dhe plazhet publike në të gjithë vendin, si edhe i hapësirave të përbashkëta mes pallateve, pritet të sjellë më shumë hapësira në shërbim të qytetarëve, si edhe një bashkëjetesë brenda standardeve për të gjithë.

/m.m/r.e/

The post Rama: Lirohen hapësirat publike, rikthehet ajri për komunitetin në zonën e Freskut appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama ndan reportazhin e BBC: Lini, vendbanimi më i vjetër liqenor në Europë

TIRANË, 24 korrik/ATSH/ Një nga zbulimet më të jashtëzakonshme arkeologjike ka ndodhur në brigjet e liqenit të Ohrit, në fshatin piktoresk të Linit në Pogradec.

Kryeministri Edi Rama ndau sot një pjesë nga reportazhi i BBC-së, ku Lini konsiderohet vendbanimi palafit më i hershëm i zbuluar ndonjëherë në Europë.

“Arkeologët kanë zbuluar atë që besohet të jetë vendbanimi më i vjetër liqenor në Europë, në brigjet e Liqenit të Ohrit në Shqipëri. Dëshmitë tregojnë se një komunitet i organizuar gjuetarësh dhe bujqish ka jetuar aty deri në 8 000 vjet më parë”, thuhet në një reportazh të fundit të rrjetit mediatik të BBC.

Kryeministri theksoi se grupi i arkeologëve shqiptarë dhe zviceranë të intervistuar thonë se po vijojnë të punojnë çdo ditë mbi këtë zbulim, duke u zhytur në 3 metra thellësi.

“Deri më tani nuk është zbuluar as 1% e asaj që mendohet të ketë qenë pjesë e këtij vendbanimi të hershëm, ku janë gjetur mostra druri, kockash, qeramike dhe materialesh të tjera”, shtoi Rama.

Sipas arkeologëve nga Universiteti i Bernës dhe Instituti Shqiptar i Arkeologjisë, jeta në këtë vend daton nga 8000 deri në 4000 vjet p.e.s., duke e bërë Linin vendbanimin palafit më të hershëm të zbuluar ndonjëherë në Europë.

/m.m//r.e/

The post Rama ndan reportazhin e BBC: Lini, vendbanimi më i vjetër liqenor në Europë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Spiropali në Vorë: Ndihmë falas për qytetarët në përdorimin e mbi 1200 shërbimeve online

TIRANË, 24 korrik/ATSH/ Qytetarëve në gjithë vendin po u ofrohet asistencë e përditshme pranë bashkive në përdorimin e aplikimeve të ndryshme elektronike të Platformës Qeveritare të Ndërveprimit e-Albania, që lidh institucionet, shmang radhët fizike dhe kursen kohë në marrjen e dokumenteve.

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ishte sot në bashkinë e Vorës, ku vizitoi nga afër sportelet e vendosura në dispozicion të qytetarëve.

“Çdo ditë, 10–15 qytetarë drejtohen pranë bashkisë Vorë për ndihmë në përdorimin e mbi 1200 shërbimeve të ndryshme online. Fluksi rritet të hënave dhe të enjteve, gjatë ditëve të tregut, kur në qytet vijnë edhe banorë nga zonat përreth”, u shpreh Spiropali.

Kryetarja e Kuvendit informoi se mbështetja ofrohet falas, në tri zyra të posaçme, nga punonjës të trajnuar me profesionalizëm dhe përkushtim, për ta sjellë administratën më pranë qytetarit.

95% e shërbimeve publike të institucioneve qendrore janë tashmë të aksesueshme me një klikim të vetëm duke ofruar shërbime për mbi 3,3 milionë qytetarë dhe biznese.

/m.m/r.e/

The post Spiropali në Vorë: Ndihmë falas për qytetarët në përdorimin e mbi 1200 shërbimeve online appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zjarr në kishën e Kakavijës, flakët rrezikojnë të përhapen edhe në banesat përreth

Një zjarr ka rënë në ambientet rrethuese të kishës së fshatit Kakavije. Era e fortë favorizon përhapjen e flakëve duke rritur rrezikun për banesat përreth. Në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse për të izoluar vatrën dhe për të shmangur përhapjen e mëtejshme të zjarrit në zonat e banuara. Policia e kufirit të gjelbër dhe ajo […]

The post Zjarr në kishën e Kakavijës, flakët rrezikojnë të përhapen edhe në banesat përreth appeared first on BoldNews.al.

SHBA-ja e shqetësuar për bashkëpunimin e Malit të Zi me Kinën në fushën kibernetike

Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara nga raportet për bashkëpunim mes Universitetit të Malit të Zi dhe Qendrës Kombëtare Kineze të Superkompjuterëve Gjinan, thotë Departamenti amerikan i Shtetit (DASH) për Radion Evropa e Lirë. “Ky institucion drejtohet nga Universiteti Kombëtar i Teknologjisë së Mbrojtjes i Kinës, i cili është nën sanksione nga Departamenti i Tregtisë […]

The post SHBA-ja e shqetësuar për bashkëpunimin e Malit të Zi me Kinën në fushën kibernetike appeared first on BoldNews.al.

Plas fikësja e zjarrit në një market në Tiranë, lëndohet punonjësi 30-vjeçar

Një fikëse zjarri ka plasur në ambientet e një marketi në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në Rrugën e Dibrës, teksa është lënduar një punonjës 30-vjeçar. Punonjësi ndodhet ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. “Më datë 24.07.2025, në Rrugën e Dibrës, në rrethana ende të paqarta, në ambientet e një marketi, ka plasur një fikse […]

The post Plas fikësja e zjarrit në një market në Tiranë, lëndohet punonjësi 30-vjeçar appeared first on BoldNews.al.

“E vetmja mënyrë që t’i shpëtoj burgut…”/ Polici që i dha telefonin zbardh bisedën e Veliajt me familjarët

Polici i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, Fatjon Baci, ka dëshmuar sot në lidhje me përdorimin e aparatit të tij celular nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Polici ka deklaruar se nuk e mban mend se me kë familjar ka komunikuar në telefon Veliaj, por tregon porosinë që ky i fundit i ka dhënë për […]

The post “E vetmja mënyrë që t’i shpëtoj burgut…”/ Polici që i dha telefonin zbardh bisedën e Veliajt me familjarët appeared first on BoldNews.al.

Rrezikonte të shembej, mbyllet përfundimisht “Ura e Zogut” në Milot. Paralizohet qarkullimi

Ura e Milotit është mbyllur përfundimisht për qarkullimin, pas konstatimit të dëmtimeve serioze në këmbët mbajtëse, të shkaktuara si pasojë e mungesës së ndërhyrjes për mirëmbajtje dhe marrjes së inerteve në afërsi të strukturës së saj. Sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar, mbyllja është marrë si masë sigurie, pasi ura përbën një rrezik real për shembje dhe […]

The post Rrezikonte të shembej, mbyllet përfundimisht “Ura e Zogut” në Milot. Paralizohet qarkullimi appeared first on BoldNews.al.

Greqia mund t’ia bllokojë Turqisë qasjen në skemën e BE-së për mbrojtje

Greqia e ka paralajmëruar Turqinë se mund t’ia bllokojë qasjen në një fond të Bashkimit Evropian në fushën e mbrojtjes, nëse Ankaraja nuk ofron garanci se armët nuk do të përdoren për ta shënjestruar Athinën. Greqia, vend anëtar i Bashkimit Evropian dhe Turqia fqinje kanë marrëdhënie të tensionuara me dekada lidhur me të drejtat e […]

The post Greqia mund t’ia bllokojë Turqisë qasjen në skemën e BE-së për mbrojtje appeared first on BoldNews.al.

E rëndë në Shkodër! Dy të miturat shfrytëzohen për prostitucion, arrestohen dy 19-vjeçarët/ EMRAT

Policia ka arrestuar dy të rinj, të cilët akuzohen se shfrytëzonin për marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës dy vajza të mitura. Në pranga ranë dy 19-vjeçarët Skendi Cubaj dhe Algeos Kekaj, të dy banues në fshatin Koplik i Sipërm. Ata dyshohet se shfrytëzonin për marrëdhënie seksuale, kundrejt pagesës, dy shtetase të mitura, 16 vjeçe dhe 14 […]

The post E rëndë në Shkodër! Dy të miturat shfrytëzohen për prostitucion, arrestohen dy 19-vjeçarët/ EMRAT appeared first on BoldNews.al.

Dyshohet se përdh*nuan një 28-vjeçare në hotel, arrestohen 3 shqiptarë në Kroaci/ Detajet

Tre shqiptarë në Britani, identiteti i të cilëve nuk është bërë publik ende, janë arrestuar nën dyshimin se kanë përdhunuar një 28-vjeçare në një hotel në Split, raporton portali “Dalmatinski”. Policia mori njoftimin dje, pak pas orës 7 të mëngjesit. Në vendngjarje u gjet njëri prej të dyshuarve, ndërsa dy të tjerët u identifikuan dhe […]

The post Dyshohet se përdh*nuan një 28-vjeçare në hotel, arrestohen 3 shqiptarë në Kroaci/ Detajet appeared first on BoldNews.al.

Ndërtimet mbi 6 kate dhe ato në zonat bregdetare do të miratohen vetëm nga kryeministri

Nga Gazeta ‘SI’ – Qeveria ka bërë disa ndryshime në vendimin për planfikimin e territorit.

Ndryshimi parashikon zgjerim të veprimtarisë së Këshillit Kombëtar të Territorit, që varet direkt nga kryeministri. Tashmë çdo leje ndërtimi për zhvillimet brenda zonës bregdetare dhe ato që kalojnë 6 kate do të miratohen vetëm nga KKTU. Deri më tani, KKTU ka miratuar vetëm ndërtesat mbi 14 kate dhe projektet infrastrukturore kritike si aeroportet, spitalet, resortet turistike dhe të ngjashme.

Sipas vendimit, rregullorja e re do të prekë edhe lejet që janë në proces aplikimi, të cilat edhe pse do të trajtohen nga bashkitë duhet të marrin miratimin nga KKTU.

“Për të gjitha lejet e ndërtimit, për të cilat është paguar tarifa e aplikimit para hyrjes në fuqi të këtij vendimi, procedura do të vijohet nga autoritetet vendore të zhvillimit të territorit, me kushtin e marrjes së konformitetit nga sekretariati teknik i Këshillit Kombëtar të Territorit dhe Ujit,” thuhet në vendim.

Një ndryshim tjetër është ai që ndalon dhënien e lejeve të ndërtimit apo për kryerje punimesh në prona me qëllim publik edhe kur ato janë private, si p.sh rrugëdalje nga objektet, rrugë kalimi, sheshe, parqe etj. Po ashtu ndalohet dhe vendosja e çdo lloj mjeti kufizues, trarë apo rrethim.

The post Ndërtimet mbi 6 kate dhe ato në zonat bregdetare do të miratohen vetëm nga kryeministri appeared first on Gazeta Si.

❌