❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Rekord nxehtësie në Turqi, temperaturat shkojnë në 50 gradë Celsius

Ministria e mjedisit e Turqisë tha se meteorologët kishin regjistruar një temperaturë prej 50.5 gradë Celsius në juglindje të vendit, një rekord në të gjithë vendin.

Temperatura rekord u regjistrua të premten në Silopi, njoftoi ministria.

Dhe në të gjithë vendin, 132 stacione meteorologjike kishin regjistruar temperatura rekord për muajin korrik, shton deklarata.

Silopi, në provincën e Sirnakut, ndodhet vetëm 10 kilometra nga kufijtë e Turqisë me Irakun dhe Sirinë.

Rekordi i mëparshëm i nxehtësisë në temperaturë, i regjistruar në gusht 2023, ishte 49.5 gradë Celsius.

Vendi Ă«shtĂ« aktualisht nĂ« “kthetrat” e njĂ« vale tĂ« nxehti dhe po lufton zjarret nĂ« njĂ« numĂ«r rajonesh.

Zjarrfikësit kanë luftuar për katër ditë për të kontrolluar një zjarr në provincën veriore të Karabukut, duke detyruar evakuimin e disa fshatarëve.

Të mërkurën, 10 persona humbën jetën duke luftuar një zjarr në provincën Eskisehir.

Vala e tĂ« nxehtit, e cila pritet tĂ« zgjasĂ« edhe disa ditĂ«, ka detyruar disa autoritete lokale tĂ« njoftojnĂ« kufizime nĂ« konsumin e ujit, duke pĂ«rfshirĂ« edhe vendpushimin bregdetar tĂ« ÇeßmesĂ«, pranĂ« Izmirit nĂ« bregdetin perĂ«ndimor tĂ« TurqisĂ«. /Telegrafi/

The post Rekord nxehtësie në Turqi, temperaturat shkojnë në 50 gradë Celsius appeared first on Telegrafi.

Zjarret kërcënojnë qytetin e katërt më të madh të Turqisë

Zjarret që kanë përfshirë Turqinë për javë të tëra kërcënuan qytetin e katërt më të madh të vendit herët të dielën, duke bërë që qindra njerëz të largoheshin nga shtëpitë e tyre.

Zjarret gjatĂ« natĂ«s nĂ« malet e pyllĂ«zuara pĂ«rreth BursĂ«s nĂ« TurqinĂ« veriperĂ«ndimore u pĂ«rhapĂ«n me shpejtĂ«si, duke sjellĂ« “njĂ« shkĂ«lqim tĂ« kuq” nĂ« qiellin e natĂ«s mbi periferitĂ« lindore tĂ« qytetit.

Zyra e guvernatorit të Bursës tha në një deklaratë të dielën se 1,765 persona ishin evakuuar në mënyrë të sigurt nga fshatrat në verilindje, ndërsa më shumë se 1,100 zjarrfikës luftuan me flakët.

Bursa yanıyor sesimizi duyun artik #bursayanıyor
pic.twitter.com/lA0IjwKG7i

— lexai (@loveofgods_) July 26, 2025

Autostrada që lidh Bursën me kryeqytetin Ankara u mbyll ndërsa pyjet përreth u përfshinë nga flakët.

Bursa'daki orman yangınından geriye kalanlar
 pic.twitter.com/p2XTQ5XFVj

— Boßuna Tıklama (@bosunatiklama) July 27, 2025

Orhan Saribal, një parlamentar i opozitës për provincën, e përshkroi skenën si një apokalips.

yangın kontrol altına alınamadı, Bursa cayır cayır yanıyor. ciğerlerimiz yanıyor. #bursayanıyor

pic.twitter.com/tvPDbKjyox

— Celdomore (@moreceldo) July 27, 2025

Në mëngjes, dobësimi i erërave solli njëfarë lehtësimi për zjarrfikësit që vazhduan përpjekjet për të shuar flakët.

Bursa'da alevler yerleßim yerlerini sarmaya baßladı 
Bursa'ya ses olalım lĂŒtfen.#BursaYanıyorpic.twitter.com/XylcG6ynIh

— mĂŒhendisyen (@muhendisyenn) July 26, 2025

Megjithatë, pamjet televizive zbuluan një peizazh të zbehtë ku më parë ishin fermat dhe pyjet me pisha.

Turqia është goditur nga dhjetëra zjarre çdo ditë që nga fundi i qershorit.

Ministri i Pylltarisë Ibrahim Yamukli tha se ekipet e zjarrfikësve në të gjithë vendin u përballën me 76 zjarre të ndara të shtunën. Zjarret po nxiten nga temperaturat e larta të pazakonta për stinën, kushtet e thata dhe erërat e forta. /Telegrafi/

The post Zjarret kërcënojnë qytetin e katërt më të madh të Turqisë appeared first on Telegrafi.

Turqia prezanton kamerën e re të fuqishme që do të jetë pjesë e dronëve

Kompania turke Aselsan prezantoi një sistem të ri elektro-optik për zbulim, mbikëqyrje dhe shënjestër në panairin e industrisë së mbrojtjes të këtij viti në Stamboll.

Aselflir-600 u zhvillua në bashkëpunim me manjatin turk të dronëve Baykar dhe është testuar tashmë në aeroplanin luftarak pa pilot (UCAV) Akinci me lartësi të madhe dhe ngarkesë të rëndë.

Pritet që së shpejti të hyjë në prodhim masiv, dhe kompania theksoi se ky version tejkalon çdo version të mëparshëm, si dhe të gjitha modelet e ngjashme nga kompanitë konkurruese.

Akinci with Aselflir-600 E/O pic.twitter.com/54eiUid9gA

— TR_tech (@T_Nblty) July 22, 2025

Kufizimet dhe embargot në sistemet e kamerave të dronëve, vitet e fundit, e kanë inkurajuar Turqinë të zhvillojë alternativa vendase.

Aselsan prezantoi familjen e sistemeve optike Aselflir që tani po pajisin platformat ajrore në vend.

Kompania deklaroi se kamera mund të përdoret si në dronë të blinduar ashtu edhe në ata pa blindim.

“Karakteristika e saj dalluese Ă«shtĂ« aftĂ«sia pĂ«r tĂ« kapur imazhe tĂ« qarta nga lartĂ«si tĂ« mĂ«dha dhe pĂ«r tĂ« synuar me lazer nĂ« distanca tĂ« gjata”, vunĂ« nĂ« dukje ata. /Telegrafi/

The post Turqia prezanton kamerën e re të fuqishme që do të jetë pjesë e dronëve appeared first on Telegrafi.

Trump: Takimi mes Putinit dhe Zelenskyt do të ndodhë

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se presidenti rus, Vladimir Putin dhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensyy, do të zhvillojnë një takim ballë për ballë dhe shprehu keqardhje që kjo akoma nuk ka ndodhur ende.

Trump u pyet nga një gazetar se çfarë do të nevojitej që ky takim të realizohej, ndoshta me praninë e tij.

“Do tĂ« ndodhĂ«, por duhet tĂ« kishte ndodhur tre muaj mĂ« parĂ«. Do tĂ« ndodhĂ«â€, tha Trump teksa po pĂ«rgatitej tĂ« largohej nga ShtĂ«pia e BardhĂ« pĂ«r nĂ« Skoci.

Sot më herët, presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, tha se Turqia do të punojë për të sjellë së bashku Trumpin dhe Putinin në Stamboll, si pjesë e negociatave të vazhdueshme për zgjidhjen e konfliktit Rusi-Ukrainë.

“KĂ«tĂ« javĂ«, duke zhvilluar bisedime me Putinin dhe Trumpin, do tĂ« pĂ«rpiqemi tĂ« shohim nĂ«se mund t’i sjellim kĂ«ta liderĂ« sĂ« bashku nĂ« Stamboll,” u tha Erdogan gazetarĂ«ve pas faljes sĂ« sĂ« premtes nĂ« Stamboll.

Të mërkurën, Moska dhe Kievi zhvilluan raundin e tretë të bisedimeve në Stamboll. Palët shkëmbyen propozime për zhvillimin e mëtejshëm të procesit të paqes, ndërsa Kievi propozoi një samit të liderëve në fund të gushtit.

Kremlini ka deklaruar se një takim midis Putinit dhe Zelenskyt është i mundur vetëm për finalizimin e një marrëveshjeje paqeje. /AA/

The post Trump: Takimi mes Putinit dhe Zelenskyt do të ndodhë appeared first on Telegrafi.

Ukraina propozon takim me Putinin, Trumpin, Zelenskyn dhe Erdoganin

Ukraina mbylli raundin e tretĂ« tĂ« bisedimeve tĂ« drejtpĂ«rdrejta me RusinĂ« me njĂ« propozim pĂ«r tĂ« mbajtur njĂ« “samit tĂ« liderĂ«ve” deri nĂ« fund tĂ« gushtit me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, presidentin rus Vladimir Putin, presidentin turk Recep Tayyip Erdogan dhe presidentin Donald Trump.

Samiti i propozuar do tĂ« mbahet midis Zelenskyt dhe Putinit, dhe do tĂ« pĂ«rfshijĂ« “pjesĂ«marrjen” e presidentĂ«ve tĂ« SHBA-sĂ« dhe TurqisĂ«, sipas njĂ« deklarate nga Andriy Yermak, kreu i zyrĂ«s sĂ« Zelenskyt, shkruajnĂ« mediat e huaja.

Ukraina e bëri propozimin në Turqi gjatë raundit të fundit të bisedimeve, të cilat dhanë pak rezultate dhe i lanë delegacionet nga të dy vendet të ndihen shumë larg një marrëveshjeje për një armëpushim ose përfundim të luftës.

“ËshtĂ« e qartĂ« se Rusia ende nuk Ă«shtĂ« gati pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« fund luftĂ«s – por ka ende kohĂ« pĂ«r tĂ« rishqyrtuar dhe pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« fund kĂ«saj çmendurie”, tha Yermak nĂ« deklaratĂ«.

Ai tha se është bërë përparim në çështjet humanitare, duke përfshirë shkëmbimet e të burgosurve dhe rikthimin e fëmijëve ukrainas të rrëmbyer gjatë luftës.

Rustem Umerov, kreu i delegacionit ukrainas, tha pas bisedimeve se “ende nuk kemi bĂ«rĂ« pĂ«rparim” nĂ« njĂ« armĂ«pushim”. /Telegrafi/

The post Ukraina propozon takim me Putinin, Trumpin, Zelenskyn dhe Erdoganin appeared first on Telegrafi.

Kompania turke prezanton teknologjinë më të fundit për mbrojtjen ajrore

Kompania turke Aselsan prezantoi teknologji tĂ« reja nĂ« panairin ndĂ«rkombĂ«tar tĂ« mbrojtjes IDEF 2025 nĂ« Stamboll, tĂ« zhvilluara pĂ«r sistemin shumĂ«-shtresor tĂ« mbrojtjes ajrore “Steel Dome”.

Drejtori i pĂ«rgjithshĂ«m Ahmet Akyol njoftoi prezantimin e sistemit “Ejderha”, qĂ« neutralizon dronĂ«t me valĂ« elektromagnetike nĂ« distancĂ« deri njĂ« kilometĂ«r. Ai theksoi gjithashtu versionin e pĂ«rmirĂ«suar tĂ« sistemit elektronik “Koral”, i cili bllokon radarĂ«t armiqĂ«sorĂ« me efikasitet dyfish mĂ« tĂ« lartĂ«.

Sistemi “Turan”, i bazuar nĂ« inteligjencĂ« artificiale, do tĂ« lidhĂ« dhe menaxhojĂ« tĂ« gjitha komponentĂ«t e “Steel Dome” pĂ«rmes njĂ« rrjeti tĂ« vetĂ«m. NdĂ«rkohĂ«, “Gurz”, njĂ« automjet autonom tokĂ«sor, do tĂ« ofrojĂ« mbrojtje kundĂ«r raketave dhe sulmeve ajrore.

Akyol prezantoi edhe sistemin “Goktan”, qĂ« kombinon raketa dhe municion tĂ« drejtueshĂ«m nga toka, i qĂ«ndrueshĂ«m ndaj ndĂ«rhyrjeve GNSS dhe i aftĂ« pĂ«r goditje tĂ« sakta nga çdo drejtim. Ai tha se Aselsan po kontribuon edhe nĂ« arkitekturĂ«n e mbrojtjes ajrore tĂ« NATO-s.

IDEF 2025, në edicionin e 17-të, do të zgjasë gjashtë ditë dhe organizohet nga KFA Fairs me mbështetjen e Sekretariatit të Industrisë së Mbrojtjes së Turqisë dhe Fondacionit të Forcave të Armatosura Turke. Partner global i komunikimit është agjencia Anadolu./abcnews.al

 

Turqia dhe Britania nënshkruajnë marrëveshjen që i lejon Ankarasë të jetë përdoruese e aeroplanëve luftarakë Eurofighter

Turqia dhe Britania kanĂ« nĂ«nshkruar njĂ« memorandum mirĂ«kuptimi (MoU) pĂ«r t’i lejuar AnkarasĂ« tĂ« jetĂ« pĂ«rdoruese e aeroplanĂ«ve luftarakĂ« Eurofighter Typhoon, nĂ« njĂ« hap tĂ« madh drejt sigurimit tĂ« prokurimit tĂ« avionĂ«ve pas vitesh negociatash.

Turqia ka qenë në bisedime për të blerë 40 aeroplanë luftarakë, të cilët janë ndërtuar nga një konsorcium i Gjermanisë, Britanisë, Italisë dhe Spanjës, të përfaqësuar nga Airbus, BAE Systems dhe Leonardo.

“Ministrat e Mbrojtjes kanĂ« nĂ«nshkruar sot sĂ« bashku njĂ« Memorandum MirĂ«kuptimi. Ky dokument kodifikon marrĂ«dhĂ«niet midis vendeve, duke i çuar ato njĂ« hap mĂ« afĂ«r njĂ« marrĂ«veshjeje tĂ« plotĂ« pĂ«r Typhoon”, tha Ministria Turke e Mbrojtjes nĂ« njĂ« deklaratĂ«, shkruajnĂ« mediat e huaja.

“TĂ« dy Ministrat e mirĂ«presin nĂ«nshkrimin si njĂ« hap pozitiv drejt sjelljes sĂ« TurqisĂ« nĂ« klubin Typhoon dhe ndajnĂ« njĂ« ambicie tĂ« ndĂ«rsjellĂ« pĂ«r tĂ« pĂ«rfunduar marrĂ«veshjet e nevojshme sa mĂ« shpejt tĂ« jetĂ« e mundur”, Ă«shtĂ« thĂ«nĂ« mĂ« tej nĂ« deklaratĂ«.

Më parë, revista Spiegel raportoi se Gjermania kishte hapur rrugën edhe për dorëzimin e 40 aeroplanëve luftarakë në Turqi, pas një vendimi pozitiv nga këshilli federal i sigurisë.

Marrëveshja vjen një ditë pas bisedës telefonike të presidentit Rexhep Tajip Erdogan me kryeministrin britanik Keir Starmer, në të cilën ata shqyrtuan progresin e fundit në lidhje me prokurimin e mundshëm të aeroplanëve luftarakë nga Turqia.

Të dyja palët shprehën optimizëm se zhvillimet në këtë fushë do të forconin më tej bashkëpunimin në mbrojtje midis Ankarasë dhe Londrës.

Erdogan mĂ« herĂ«t tĂ« dielĂ«n tha se Britania dhe Gjermania treguan njĂ« qĂ«ndrim “pozitiv” ndaj blerjes sĂ« mundshme tĂ« Eurofighters nga Turqia, duke theksuar se Ankaraja dĂ«shiron ta finalizojĂ« blerjen sa mĂ« shpejt tĂ« jetĂ« e mundur.

The post Turqia dhe Britania nënshkruajnë marrëveshjen që i lejon Ankarasë të jetë përdoruese e aeroplanëve luftarakë Eurofighter appeared first on Albeu.com.

Ministri i Jashtëm turk, Fidan: Izraeli dëshiron ta ndajë Sirinë

Izraeli nuk dëshiron një vend të qëndrueshëm përreth vetes dhe synon të ndajë Sirinë përmes trazirave të dhunshme në provincën jugore të Sweidës, deklaroi të martën ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan.

Duke folur nĂ« njĂ« konferencĂ« pĂ«r shtyp me homologen e tij nga El Salvadori, Alexandra Hill, nĂ« kryeqytetin Ankara, ai tha se Izraeli po pĂ«rpiqet “ta zhysĂ« rajonin nĂ« kaos pĂ«r tĂ« ruajtur statusin e vet”, dhe se trazirat nĂ« jug tĂ« SirisĂ«, ku shumicĂ«n e popullsisĂ« e pĂ«rbĂ«jnĂ« Druzet, janĂ« “pasqyrim i kĂ«tij qĂ«llimi”.

“Si Turqi, ne kurrĂ« nuk do tĂ« mund tĂ« qĂ«ndrojmĂ« tĂ« heshtur pĂ«rballĂ« njĂ« veprimi tĂ« tillĂ«,” tha kryediplomati turk, duke theksuar se pĂ«rplasjet mes fraksioneve druze dhe beduine mund tĂ« ishin shmangur vetĂ«m me ndĂ«rhyrjen ushtarake tĂ« qeverisĂ« qendrore siriane, raporton timesofisrael.

Në muajin korrik, shpërthyen përleshje mes fiseve arabe beduine dhe grupeve të armatosura druze në Sweidë, në jug të Sirisë.

Situata u përkeqësua më 16 korrik, kur ushtria izraelite kreu sulme pranë pallatit presidencial sirian, si dhe ndaj selisë së Shtabit të Përgjithshëm dhe Ministrisë së Mbrojtjes.

“Ne do ta konsiderojmĂ« kĂ«tĂ« njĂ« kĂ«rcĂ«nim tĂ« drejtpĂ«rdrejtĂ« ndaj sigurisĂ« sonĂ« kombĂ«tare dhe do tĂ« ndĂ«rhyjmĂ« nĂ«se pĂ«rpiqeni ta ndani dhe destabilizoni [rajonin],” paralajmĂ«roi Fidan, Izraelin.

Ankaraja ka luajtur një rol kyç në vendosjen e armëpushimit në Siri, pas sulmeve ajrore izraelite që synuan kryeqytetin Damask, si dhe Sweidën e Darain, me arsyetimin e mbrojtjes së komunitetit druz. /Telegrafi/

The post Ministri i Jashtëm turk, Fidan: Izraeli dëshiron ta ndajë Sirinë appeared first on Telegrafi.

Erdogan: Bota duhet ta pranojë realitetin e dy shteteve në Qipro

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan riafirmoi mbështetjen e vendit të tij për një zgjidhje me dy shtete në Qipro, duke i kërkuar bashkësisë ndërkombëtare të pranojë ndarjen ekzistuese të ishullit mesdhetar.

Qiproja është e ndarë që nga viti 1974, kur një pushtim turk pasoi një grusht shteti në Nikozia të mbështetur nga junta ushtarake e atëhershme e Greqisë.

Bëhet e ditur se Republika Turke e Qipros Veriore, e shpallur në vitin 1983, njihet vetëm nga Ankaraja.

“Ne e mbĂ«shtesim plotĂ«sisht vizionin e bazuar nĂ« njĂ« zgjidhje me dy shtete”, tha Erdogan gjatĂ« njĂ« vizite nĂ« Qipron veriore qĂ« shĂ«noi 51 vjetorin e pushtimit tĂ« ishullit nga trupat turke.

“ËshtĂ« koha qĂ« bashkĂ«sia ndĂ«rkombĂ«tare tĂ« bĂ«jĂ« paqe me realitetet nĂ« terren”, shtoi ai.

Vizita e udhĂ«heqĂ«sit turk vjen pak ditĂ« pasi Sekretari i PĂ«rgjithshĂ«m i OKB-sĂ«, Antonio Guterres, tha se takimet midis udhĂ«heqĂ«sve rivalĂ« tĂ« Qipros nĂ« selinĂ« e organizatĂ«s nĂ« New York ishin “konstruktive”, edhe pse mbetĂ«n pyetje nĂ« lidhje me pikat e kalimit nĂ« ishull. /Telegrafi/

The post Erdogan: Bota duhet ta pranojë realitetin e dy shteteve në Qipro appeared first on Telegrafi.

Erdogan kërkon zgjidhje me dy shtete për Qipron

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan riktheu mbĂ«shtetjen e fortĂ« tĂ« AnkarasĂ« pĂ«r zgjidhjen me dy shtete nĂ« Qipro, duke kĂ«rkuar nga komuniteti ndĂ«rkombĂ«tar tĂ« pranojĂ« ndarjen ekzistuese tĂ« ishullit mes Mesdheut. Qipro Ă«shtĂ« e ndarĂ« qĂ« nga viti 1974, kur forcat turke hynĂ« nĂ« ishull pas njĂ« grushti shteti nĂ« Nikozia, mbĂ«shtetur nga junta ushtarake greke. [
]

The post Erdogan kërkon zgjidhje me dy shtete për Qipron appeared first on BoldNews.al.

KondicionerĂ«t nĂ« EvropĂ« – Italia Ă«shtĂ« shfrytĂ«zuesi mĂ« i madh, por ku qĂ«ndron Kosova?

Të dhënat e reja tregojnë se Italia është konsumatore më e madhe e kondicionerëve në Bashkimin Evropian, e ndjekur nga Greqia, Franca dhe Spanja.

Ndërsa Evropa përballet me një tjetër valë të nxehtit, kondicionerët mbeten një shoqërues i domosdoshëm në vendet më të prekura, me gjithnjë e më shumë njerëz që e konsiderojnë atë një nevojë dhe jo luks.

Italia, më shumë se çdo vend tjetër evropian, nuk mund të bëjë pa të, raporton euronews.

Vetëm ky shtet shfrytëzon mbi një të tretën e gjithë energjisë elektrike të përdorur për kondicionim të ajrit të të 27 shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, sipas Eurostat, duke arritur në afërsisht 23 mijë teraxhul nga një total prej pak më shumë se 60 mijë teraxhulësh.

Kjo ndodh pavarësisht çmimeve të larta të energjisë elektrike në Evropë, transmeton Telegrafi.

Ndërkohë, Kosova renditet në pozitën e 12-të në listën e vendeve me konsum më të lartë të energjisë për ftohjen e hapësirave. Sipas të dhënave më të fundit, vendi ynë shpenzon rreth 1208.42 teraxhul energji për këtë qëllim, ndërsa Shqipëria zë vendin e shtatë me 1931.35 teraxhul.

Pse italianët janë të dhënë pas kondicionerëve?

Në vitet e fundit, vendi është goditur nga valë të ashpra të nxehtësisë, me temperatura që arrijnë deri në 48 gradë Celsius në rajone si Sicilia ose Sardinia.

Për më tepër, Italia ka popullsinë më të vjetër në Evropë, duke e bërë banorët shumë të ndjeshëm ndaj nxehtësisë ekstreme.

Greqia tregon një histori të ngjashme. Pavarësisht madhësisë së saj më të vogël, ajo renditet e dyta për shfrytëzimin e kondicionerëve në BE. Konsumon pak më shumë se 8000 teraxhul për këtë qëllim, e ndjekur nga Franca, Spanja dhe Gjermania.

Megjithatë, kondicionimi i ajrit përbën vetëm një pjesë të vogël të konsumit të energjisë elektrike në shtëpi në BE, duke zënë vetëm 0.6 për qind.

Pjesa më e madhe (62.5 për qind) i dedikohet ngrohjes së dhomave, e ndjekur nga ngrohja e ujit me 15 për qind dhe ndriçimi me 14.5 për qind.

Cilat vende evropiane regjistruan temperaturat më të larta në vitin 2025?

Këtë verë, Evropa dhe vendet fqinje kanë përjetuar tashmë temperatura të larta.

Ballkani Perëndimor po përballet me thatësirë të rënda, ndërsa zjarret e mëdha shkaktuan evakuimin e mijëra turistëve në Greqi dhe lanë të vdekur të paktën dy persona në Turqi.

Përballë shqetësimeve në rritje për ndryshimet klimatike, në fillim të muajit korrik, Ankara miratoi një ligj historik për klimën që synon emetime neto-zero deri në vitin 2053.

As Evropa Perëndimore nuk shpëtoi.

Portugalia ka raportuar temperaturën më të lartë në kontinent deri tani: 46.6 gradë Celsius u matën në Mora, 100 km larg Lisbonës.

Spanja fqinje u godit nga zjarret, të cilat lanë të vdekur dy persona dhe shkatërruan provincën verilindore të Tarragonas, ku rreth 18 mijë banorë u vendosën në izolim për arsye sigurie.

Spanja raportoi temperaturën e dytë më të lartë në Evropë në verën e vitit 2025. Temperatura prej 46 gradë Celsius u regjistrua në El Granado, pranë kufirit jugor me Portugalinë.

Greqia kontinentale renditet e treta me 43.2 gradë Celsius në Skala, një qytet në rajonin jugor të Peloponezit.

Valë e fundit e nxehtësisë besohet të ketë shkaktuar afro 300 vdekje shtesë.

A po bëhen evropianët më të kujdesshëm ndaj energjisë?

Lajmi i mirë është se evropianët po përdorin më pak energji në shtëpi.

Pas një kulmi rekord prej 11 milion teraxhulësh në vitin 2021, konsumi i energjisë ka rënë në 9.6 milionë, sipas të dhënave më të fundit të Eurostatit, ku familjet përbëjnë 26.2 për qind të konsumit final të energjisë.

Shumica e kësaj energjie mbulohet nga gazi natyror (29.5 për qind) dhe elektriciteti (25.9 për qind). /Telegrafi/

The post KondicionerĂ«t nĂ« EvropĂ« – Italia Ă«shtĂ« shfrytĂ«zuesi mĂ« i madh, por ku qĂ«ndron Kosova? appeared first on Telegrafi.

Kryebashkiaku i Stambollit, Ekrem Imamoglu, dënohet me 20 muaj burg

Kryebashkiaku i Stambollit, Ekrem Imamoglu, njĂ« figurĂ« kryesore nĂ« opozitĂ«n turke, Ă«shtĂ« dĂ«nuar me 20 muaj burg pĂ«r “fyerje dhe kĂ«rcĂ«nim” tĂ« prokurorit tĂ« qytetit.

Çështja Ă«shtĂ« njĂ« nga njĂ« seri çështjesh kundĂ«r Imamoglu, rivalit kryesor tĂ« Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan, i cili Ă«shtĂ« tashmĂ« nĂ«n arrest pĂ«r akuza pĂ«r korrupsion, shkruajnĂ« mediat e huaja, pĂ«rcjell Telegrafi.

Arrestimi i tij në mars si pjesë e asaj çështjeje shkaktoi protestat më të mëdha në rrugë në Turqi në më shumë se një dekadë.

Seanca e sotme dëgjimore u zhvillua në kompleksin e gjykatës dhe burgut në Silivri, në periferi perëndimore të Stambollit, ku Imamoglu është mbajtur që nga arrestimi i tij, raportoi AFP.

Imamoglu, i cili u paraqit në gjykatë, i mohoi të gjitha akuzat, duke thënë se po persekutohej për planet e tij për të kandiduar kundër Erdoganit në zgjedhjet presidenciale të vitit 2028.

Prokurori fillimisht kërkoi një dënim deri në shtatë vjet e katër muaj burg për Imamoglun dhe një ndalim për të mbajtur poste politike.

Imamoglu u zgjodh kryetar i bashkisë së Stambollit në vitin 2019 dhe u rizgjodh në vitin 2024.

Ai u arrestua mĂ« 19 mars nĂ« lidhje me njĂ« hetim pĂ«r korrupsion dhe akuza pĂ«r “lidhje me terroristĂ«t”.

Seria e akuzave kundër tij mund ta pengojë atë të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale. /Telegrafi/

The post Kryebashkiaku i Stambollit, Ekrem Imamoglu, dënohet me 20 muaj burg appeared first on Telegrafi.

Gruaja e Erdoganit shpërthen në lot pas fjalimit të bashkëshortit për paqen

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan bëri bujë me fjalimin e tij historik mbi procesin e çarmatimit të PKK-së.

Duke folur nĂ« takimin e 32-tĂ« konsultativ tĂ« organizuar nga Partia AK, Erdogan dha mesazhe tĂ« forta si politike ashtu edhe shoqĂ«rore me theks nĂ« “Turqia pa terror”.

Gjatë fjalimit, në sallë mbizotëroi entuziazëm i madh.

Deklaratat e tij, duke theksuar vëllazërinë midis popullit turk dhe atij kurd, e cila ka zgjatur me shekuj, morën duartrokitje të gjata nga pjesëmarrësit.

Hizen baraßßiye ße #EmineErdoğan pic.twitter.com/4O8rLiO8ra

— B. White (@Akpmhpdem) July 12, 2025

Një nga momentet më të paharrueshme gjatë këtij eventi ishte kur gruaja e tij, Emine Erdogan, u përlot.

Në fund të fjalimit, ajo përqafoi burrin e saj dhe qau, moment i cili u regjistrua dhe u shpërnda shpejt në rrjetet sociale. /Telegrafi/

The post Gruaja e Erdoganit shpërthen në lot pas fjalimit të bashkëshortit për paqen appeared first on Telegrafi.

Kurdët dorëzojnë armët pas 40 vitesh lufte me Turqinë, reagon Erdogan

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, tĂ« shtunĂ«n ofroi mbĂ«shtetje tĂ« plotĂ« ndaj procesit tĂ« çarmatosjes sĂ« militantĂ«ve kurdĂ«, tĂ« cilĂ«t kanĂ« filluar t’i dorĂ«zojnĂ« armĂ«t nga forcat e PartisĂ« sĂ« PunĂ«torĂ«ve tĂ« Kurdistanit (PKK).

Tridhjetë militantë të PKK-së dogjën armët e tyre në hyrje të një shpelle në veri të Irakut, duke shënuar një hap simbolik, por të rëndësishëm drejt përfundimit të kryengritjes disa dekadëshe kundër Turqisë.

“QĂ« nga dje, kjo plagĂ« e terrorizmit ka hyrĂ« nĂ« njĂ« proces pĂ«rfundimi. Sot Ă«shtĂ« njĂ« ditĂ« e re; njĂ« faqe e re nĂ« histori Ă«shtĂ« hapur. Sot janĂ« hapur gjerĂ«sisht dyert e njĂ« Turqie tĂ« madhe dhe tĂ« fuqishme,” tha Erdogan para anĂ«tarĂ«ve tĂ« PartisĂ« sĂ« tij pĂ«r DrejtĂ«si dhe Zhvillim nĂ« Ankara.

Ai tha se hapat e fundit kanë bashkuar kombin dhe se tani parlamenti do të luajë një rol kyç në krijimin e kuadrit ligjor për përfundimin e procesit të çarmatosjes.

“Shpresoj qĂ« parlamenti ynĂ« do ta mbĂ«shtesĂ« kĂ«tĂ« proces me pjesĂ«marrjen mĂ« tĂ« gjerĂ« tĂ« mundshme”, u shpreh Erdogan.

Ankaraja ka ndërmarrë hapa drejt krijimit të një komisioni parlamentar që do të mbikëqyrë çarmatimin dhe tranzicionin e PKK-së drejt politikës demokratike.

PKK-ja, e cila është në konflikt me shtetin turk dhe është ndaluar që nga viti 1984, vendosi të shpërbëhet, të çarmatoset dhe të përfundojë luftën separatiste pas një thirrjeje publike të liderit të saj të burgosur prej kohësh, Abdullah Ocalan.

Pas disa përpjekjeve të dështuara për paqe, kjo iniciativë e re mund të hapë rrugën që Ankaraja të përfundojë një kryengritje në të cilën kanë humbur jetën mbi 40 mijë njerëz, që ka rënduar ekonominë dhe ka shkaktuar ndarje të thella shoqërore dhe politike në Turqi dhe më gjerë në rajon. /Telegrafi/

The post Kurdët dorëzojnë armët pas 40 vitesh lufte me Turqinë, reagon Erdogan appeared first on Telegrafi.

Turqia teston me sukses sistemin me laser për mbrojtje nga raketat

Kompania ushtarake turke Aselsan ka testuar me sukses sistemin e kundërmasave elektronike YILDIRIM 100, i cili parandalon raketat me rreze të shkurtër veprimi të godasin helikopterët, dronët dhe aeroplanët me fluturim të ulët.

Bazuar nĂ« pĂ«rvojĂ«n e luftimeve me PKK-nĂ« nĂ« lindje tĂ« vendit, nĂ« tĂ« cilat humbi mĂ« shumĂ« se 15 helikopterĂ«, ushtria turke po merr njĂ« paketĂ« masash pĂ«r t’u mbrojtur nga raketat kundĂ«rajrore me kĂ«tĂ« sistem.

Në testin e paraqitur, YILDIRIM 100 parandaloi me sukses sistemin e raketave Igla nga shkatërrimi i objektivit, reflektimin termik të të cilit e mori përsipër, duke përdorur kundërmasa laser.

Kompania siguron se ky sistem lazer nuk kĂ«rkon njĂ« sasi tĂ« tepĂ«rt energjie, gjĂ« qĂ« e bĂ«n kĂ«tĂ« sistem miniaturĂ« dhe mjaftueshĂ«m ekonomik pĂ«r t’u instaluar nĂ« aeroplanĂ«, dronĂ« dhe helikopterĂ« me krahĂ« fiks.

Dizajni i tij me dy kulla, sensorët e përparuar dhe njësia e kontrollit të integruar mundësojnë përgjigje të shpejta dhe të koordinuara dhe komunikim të pandërprerë me sistemet e paralajmërimit të raketave.

Për momentin, vetëm disa vende kanë teknologjinë e kundërmasave me laser, kështu që kompanitë turke të mbrojtjes konfirmuan edhe një herë forcën e tyre teknologjike në rritje.

Turqia teston me sukses sistemin me laser për mbrojtje nga raketat

Kompania ushtarake turke Aselsan ka testuar me sukses sistemin e kundërmasave elektronike YILDIRIM 100, i cili parandalon raketat me rreze të shkurtër veprimi të godasin helikopterët, dronët dhe aeroplanët me fluturim të ulët.

Bazuar nĂ« pĂ«rvojĂ«n e luftimeve me PKK-nĂ« nĂ« lindje tĂ« vendit, nĂ« tĂ« cilat humbi mĂ« shumĂ« se 15 helikopterĂ«, ushtria turke po merr njĂ« paketĂ« masash pĂ«r t’u mbrojtur nga raketat kundĂ«rajrore me kĂ«tĂ« sistem.

Në testin e paraqitur, YILDIRIM 100 parandaloi me sukses sistemin e raketave Igla nga shkatërrimi i objektivit, reflektimin termik të të cilit e mori përsipër, duke përdorur kundërmasa laser, përcjell Telegrafi.

Kompania siguron se ky sistem lazer nuk kĂ«rkon njĂ« sasi tĂ« tepĂ«rt energjie, gjĂ« qĂ« e bĂ«n kĂ«tĂ« sistem miniaturĂ« dhe mjaftueshĂ«m ekonomik pĂ«r t’u instaluar nĂ« aeroplanĂ«, dronĂ« dhe helikopterĂ« me krahĂ« fiks.

Dizajni i tij me dy kulla, sensorët e përparuar dhe njësia e kontrollit të integruar mundësojnë përgjigje të shpejta dhe të koordinuara dhe komunikim të pandërprerë me sistemet e paralajmërimit të raketave.

Për momentin, vetëm disa vende kanë teknologjinë e kundërmasave me laser, kështu që kompanitë turke të mbrojtjes konfirmuan edhe një herë forcën e tyre teknologjike në rritje. /Telegrafi/

The post Turqia teston me sukses sistemin me laser për mbrojtje nga raketat appeared first on Telegrafi.

Turqia, vendi i paradokseve meteorologjike: Në Izmir, 40 gradë, në Rize bie borë

Në disa pjesë të Turqisë, temperatura i kaloi këto ditë 40 gradë Celsius, ndërsa, nga ana tjetër, në zonën e Rizes ka rënë borë.

Zjarret në pyje kanë shpërthyer ditët e fundit në disa rajone, duke përfshirë Izmirin, Bursën, Tekirdagun dhe Adanan, dhe shërbimet zjarrfikëse janë në terren.

Nga ana tjetër, zona e Rizes u zbardh, veçanërisht Rrafshnalta Balikli, e cila ndodhet në rreth 2,400 metra mbi nivelin e detit, raporton Haber.

Në atë rajon, shërbimet kompetente po punojnë me intensitet për pastrimin e rrugëve nga bora.

Në zonat me lartësi të madhe të rajonit të Detit të Zi, siç është Rize, ndonjëherë bie borë gjatë muajve të verës, por reshjet e këtij intensiteti janë të rralla.

Me këtë rast, ekspertët theksojnë efektet e ndryshimeve klimatike dhe paralajmërojnë se fenomene të tilla mund të bëhen më të shpeshta.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Turqia, vendi i paradokseve meteorologjike: Në Izmir, 40 gradë, në Rize bie borë appeared first on Euronews Albania.

Po pres avionët F-35 nga Trump/ Erdogan: Shqetësimet greke janë të pakuptimta

✇Albeu
By: V K

Gjatë bisedës me gazetarët që e shoqëronin në fluturimin e kthimit nga Azerbajxhani, presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, ka folur për çështjen e blerjes së avionëve luftarakë F-35 nga Turqia dhe qëndrimin e Greqisë ndaj kësaj nisme.

Erdogan theksoi se; “shqetĂ«simi i GreqisĂ« pĂ«r hapat qĂ« kemi ndĂ«rmarrĂ« nĂ« fushĂ«n e mbrojtjes Ă«shtĂ« i pabazĂ« dhe pa kuptim”, duke shtuar se, “Turqia nuk pĂ«rbĂ«n kĂ«rcĂ«nim pĂ«r asnjĂ« vend qĂ« nuk cenon sigurinĂ« dhe interesat e saj, dhe nuk shfaq qĂ«ndrim armiqĂ«sor”.

Ai bĂ«ri tĂ« ditur gjithashtu se ka diskutuar çështjen e F-35 me Presidentin amerikan Donald Trump nĂ« margjinat e Samitit tĂ« fundit tĂ« NATO-s, duke shprehur shpresĂ«n qĂ« lideri amerikan do t’i pĂ«rmbahet marrĂ«veshjes sĂ« arritur mes tyre.

“Besoj se dorĂ«zimi gradual i avionĂ«ve F-35 pĂ«r TurqinĂ« do tĂ« realizohet gjatĂ« mandatit tĂ« tij”, theksoi Erdogan.

Deklarata e plotë e presidentit turk:

“Ne dĂ«shirojmĂ« avionĂ«t F-35 para sĂ« gjithash pĂ«r sigurinĂ« tonĂ« kombĂ«tare. PĂ«r ne, kjo nuk Ă«shtĂ« thjesht njĂ« çështje teknologjie ushtarake, por edhe njĂ« çështje bashkĂ«punimi tĂ« fuqishĂ«m nĂ« nivel ndĂ«rkombĂ«tar, si nĂ« kuadĂ«r tĂ« NATO-s. Ky zhvillim na ka dhĂ«nĂ« gjithashtu mundĂ«sinĂ« pĂ«r tĂ« pĂ«rshpejtuar pĂ«rpjekjet tona nĂ« industrinĂ« e mbrojtjes. PĂ«rforcimi i infrastrukturĂ«s sonĂ« mbrojtĂ«se nuk pĂ«rbĂ«n kĂ«rcĂ«nim pĂ«r askĂ«nd – sidomos pĂ«r miqtĂ« dhe aleatĂ«t tanĂ«.

NĂ« samitin e fundit tĂ« NATO-s u mor vendimi qĂ« vendet anĂ«tare tĂ« rrisin shpenzimet pĂ«r mbrojtjen. U vendos qĂ« ‘shtetet e NATO-s duhet tĂ« forcojnĂ« infrastrukturĂ«n e tyre mbrojtĂ«se dhe tĂ« plotĂ«sojnĂ« nevojat e tyre, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« tĂ« forcohet edhe mbrojtja e vetĂ« NATO-s’. Prandaj, shqetĂ«simi i GreqisĂ« pĂ«r hapat qĂ« kemi ndĂ«rmarrĂ« nĂ« kĂ«tĂ« drejtim Ă«shtĂ« i pabazĂ« dhe pa kuptim.

Turqia nuk është kërcënim për askënd që nuk rrezikon sigurinë dhe interesat tona. Përkundrazi, është një vend që bën çdo përpjekje për të siguruar paqen, stabilitetin dhe sigurinë në rajon dhe në botë, dhe që është një aleat i besueshëm për miqtë e saj. Nuk ka asnjë konflikt në rrethinën tonë për të cilin Turqia të mos përpiqet të gjejë një zgjidhje paqësore.

Çështjen e F-35 e kemi diskutuar edhe me z. Trump dhe jemi duke e ndjekur nga afĂ«r. Besoj se ai do t’i qĂ«ndrojĂ« marrĂ«veshjes qĂ« kemi bĂ«rĂ« dhe se dorĂ«zimi gradual i avionĂ«ve do tĂ« ndodhĂ« brenda mandatit tĂ« tij”.

The post Po pres avionët F-35 nga Trump/ Erdogan: Shqetësimet greke janë të pakuptimta appeared first on Albeu.com.

“Po pres avionĂ«t F-35 nga Trump!”, Erdogan: ShqetĂ«simet greke janĂ« tĂ« pakuptimta

Presidenti i TurqisĂ«, Rexhep Tajip Erdogan, ka folur pĂ«r çështjen e blerjes sĂ« avionĂ«ve luftarakĂ« F-35 nga Turqia dhe qĂ«ndrimin e GreqisĂ« ndaj kĂ«saj nisme, gjatĂ« bisedĂ«s me gazetarĂ«t qĂ« e shoqĂ«ronin nĂ« fluturimin e kthimit nga Azerbajxhani. Erdogan theksoi se “shqetĂ«simi i GreqisĂ« pĂ«r hapat qĂ« kemi ndĂ«rmarrĂ« nĂ« fushĂ«n e mbrojtjes Ă«shtĂ« i [
]

The post “Po pres avionĂ«t F-35 nga Trump!”, Erdogan: ShqetĂ«simet greke janĂ« tĂ« pakuptimta appeared first on BoldNews.al.

Zjarret në Turqi, arrestohen dhjetë persona

Autoritetet turke arrestuan dhjetë të dyshuar në lidhje me zjarret që shpërthyen në të gjithë vendin gjatë javës së kaluar, tha të premten Ministri i Brendshëm turk, Ali Yerlikaya.

Zjarret vranë të paktën dy persona në provincën bregdetare perëndimore të Izmirit, ndërsa ekipet e shuarjes së zjarreve të mbështetura nga aeroplanë dhe helikopterë luftuan për të kontrolluar flakët.

Temperaturat e larta, erërat e forta dhe lagështia e ulët shkaktuan gjithashtu përhapjen e shpejtë të zjarreve.

Autoritetet përcaktuan se disa nga 65 zjarret që shpërthyen që nga 26 qershori ishin për shkak të saldimit dhe përdorimit të makinerive bujqësore pranë zonës pyjore dhe djegies së mbeturinave. Procedurat ligjore për 15 të dyshuar të tjerë vazhdojnë, tha Yerlikaya.

Ministri i Pylltarisë, Ibrahim Yumakli, tha se nëntë nga dhjetë zjarre me të cilat ekipet po luftonin të premten ishin kryesisht nën kontroll, ndërsa përpjekjet për të mbajtur nën kontroll zjarrin në provincën juglindore Hatay do të vazhdojnë gjatë natës/abcnews.al

❌