Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Lirimi i hapësirave publike, shkodranët mirëpresin aksionin: I drejtë dhe pak i vonuar

TIRANË, 20 korrik /ATSH/ Lirimi i hapësirave publike përveçse po mirëpritet nga qytetarët e Shkodrës, por ka dhe një mirëkuptim çdo ditë e më shumë nga bizneset që po lirojnë vullnetarisht hapësirat në shërbim të banorëve, shprehet Bashkia e qytetit.

Qytetarët të ndryshëm shkodranë shprehen pro aksionit të ndërmarrë për lirimin e hapësirave publike të zëna nga bizneset.

“Është shumë e drejtë dhe shumë e mirë që të lirohen hapësirat për këmbësorët. Ideja dhe qëllimi është shumë i mirë”, shprehet një qytetar shkodran.

“Është pak i vonuar”, shprehet një tjetër qytetar.

Një banor shprehet se, “boll mirë e kanë ba, edhe boll mirë bajnë që i lirojnë trotuaret, rrugë, për me kalu. Skadal kanë qenë, po shyqyr që po lirohen”.

Prej disa ditësh, Policia Bashkiake e Shkodrës ka zbritur në terren, duke njoftuar të gjitha bizneset që kanë zënë hapësirat publike me struktura metalike dhe pode të paligjshme në zonat e dedikuara për kalimtarët.

“Falënderojmë të gjitha bizneset për mirëkuptimin dhe i sigurojmë që bashkia do të bëjë më të mirën brenda rregullave për të mbështetur aktivitetin e tyre”, shprehet kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci, në një postim në rrjetet sociale.

The post Lirimi i hapësirave publike, shkodranët mirëpresin aksionin: I drejtë dhe pak i vonuar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Bizneset në Shkodër lirojnë hapësirat publike, Beci poston fotot: Të hënën strukturat e bashkisë në terren

Edhe në Shkodër, si në çdo bashki të vendit, po vijon lirimi i hapësirave publike. Në Shkodër bizneset po vijojnë edhe sot çmontimin e strukturave nga hapësirat publike vullnetarisht. Kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci teksa ka shpërndarë foto të punës që po bëhet, bën të ditur se të hënën, punonjësit e Bashkisë Shkodër do të jenë në terren. “Punonjësit e bashkisë do të zbatojnë…

Source

Bizneset në Shkodër lirojnë hapësirat publike, Beci: Të hënën strukturat e bashkisë në terren

TIRANË, 19 korrik/ATSH/ Lirimi i hapësirave publike po vijon në të gjitha bashkitë e vendit.

Në Shkodër bizneset po vijojnë edhe sot çmontimin e strukturave nga hapësirat publike vullnetarisht.

Ndërsa ndau fotot nga lirimi i hapësirave publike, kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci bëri të ditur se të hënën, punonjësit e Bashkisë Shkodër do të jenë në terren.

“Punonjësit e bashkisë do të zbatojnë vendimin ndaj të gjithë atyre që nuk i janë përgjigjur thirrjes për lirimin vullnetar të këtyre hapësirave, të cilat po u kthehen qytetarëve”, theksoi Beci.

Ndërkohë që policia Bashkiake Shkodër, ka njoftuar të gjitha bizneset për lirimin vullnetar të këtyre hapësirave, në të kundërt do të veprohet sipas ligjit deri në lirimin e plotë të tyre.

Ndërhyrjet në Shkodër janë pjesë e aksionit të gjerë për lirimin e hapësirave publike në mbrojtje të komuniteteve.

/m.m/

The post Bizneset në Shkodër lirojnë hapësirat publike, Beci: Të hënën strukturat e bashkisë në terren appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Beci: Vijon pastrimi i mbetjeve inerte pas shembjes së ndërtimeve pa leje në Theth

TIRANË, 16 korrik /ATSH/ Në Theth, grupet e punonjësve të Bashkisë Shkodër po vijojnë punën për pastrimin e zonës në qendër të fshatit, pas aksionit të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, për shembjen e ndërtimeve pa leje në këtë zonë.

Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci ndau në rrjete sociale momente nga aksioni për pastrimin e territorit nga inertet, me synim rikthimin e hapësirave në gjendjen e mëparshme dhe ruajtjen e imazhit karakteristik të Thethit, qendër e Parkut Kombëtar të Alpeve.

Beci bëri të ditur se, gjithashtu janë vendosur rrethime për 5 pika të kontenierëve të mbetjeve, për të parandaluar shpërndarjen e tyre nga kafshët dhe hedhjen jashtë kontenierëve.

“Puna po zhvillohet në disa drejtime, me qëllim përmirësimin e shërbimeve dhe krijimin e kushteve më të mira për banorët dhe turistët”, tha Beci.

I ndodhur 70 km larg Shkodrës, Thethi është një nga destinacionet më të preferuar të turistëve në të gjitha stinët, por veçanërisht gjatë sezonit të verës.

Pasuritë natyrore të kësaj zone janë të lidhura së bashku edhe me trashëgiminë kulturore dhe historike të banorëve vendas, duke formuar kështu, bazat më të rëndësishme për zhvillimin e turizmit. /j.p/

The post Beci: Vijon pastrimi i mbetjeve inerte pas shembjes së ndërtimeve pa leje në Theth appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Pas dorëheqjeve, Bashkia Shkodër njofton hapjen e konkursit për vakancat

TIRANË, 14 korrik/ATSH/ Bashkia Shkodër ftoi sot të gjithë profesionistët të bëhen pjesë e administratës vendore.

Përmes një thirrjeje të hapur, kryetari i bashkisë Shkodër, Benet Beci u shpreh se “sot, dyert e bashkisë janë të hapura për të gjithë, për arkitektë, inxhinierë, ekonomistë, juristë, zjarrfikës apo efektivë të Policisë Bashkiake”.

“Të gjithë ata që besojnë se mund të japin kontributin e tyre për të ndërtuar së bashku qytetin tonë, njësitë administrative dhe të gjithë territorin e Bashkisë Shkodër, janë të ftuar të bëhen pjesë e një procedure të thjeshtë dhe të shpejtë: Dërgoni një email me CV-në tuaj në adresën info@bashkiashkoder.gov.al”, tha Beci.

Po ashtu ai u shpreh se të interesuarit mund të aplikojnë për një pozicion konkret, në vendet vakante që janë të hapura për të gjithë në faqen zyrtare të Bashkisë Shkodër: www.bashkiashkoder.gov.al.

“Bashkia e hapur për profesionistët dhe për të gjithë ata që e duan Shkodrën”, tha Beci.

Pas analizës së performancës së institucioneve vendore dhe një sërë dorëheqjesh nga pozicione të ndryshme, në bashkinë e Shkodrës ka nisur tashmë edhe procesi i rekrutimit për vendet vakante.

/m.m//a.f//r.e/

The post Pas dorëheqjeve, Bashkia Shkodër njofton hapjen e konkursit për vakancat appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Buzë liqenit të Shkodrës, Shiroka ofron qetësi dhe bukuri të rralla

TIRANË, 12 korrik/ATSH/ Vetëm 4 kilometra nga qyteti i Shkodrës, pasi lë Urën e Bunës, të shfaqet Shiroka, një nga lagjet më karakteristike dhe atraksionet më të njohura turistike të veriut të Shqipërisë.

E vendosur buzë liqenit të Shkodrës dhe në rrëzë të malit Tarabosh, Shiroka ofron një peizazh mahnitës që tërheq turistë vendas dhe të huaj.

Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, ndau sot pamje nga kjo zonë turistike, e cila në ditët e verës mbushet me vizitorë që shijojnë qetësinë dhe bukurinë natyrore të saj.

Ajri i freskët që vjen nga Alpet dhe filtrohet nga ujërat e liqenit krijon një klimë të shëndetshme dhe tërheqëse, duke e bërë Shirokën një destinacion ideal për pushime të shkurtra, por të paharrueshme.

Shiroka ka një histori të pasur qindravjeçare, e dokumentuar nga zbulimet arkeologjike në vendin e quajtur “Ullini i Vetun” në vitin 1959, të cilat ruhen sot në Muzeun Historik të Shkodrës. Në shekullin e 19-të ajo njihej edhe për aftësitë kurative, duke u kthyer në një prej zonave më të famshme të kohës.

Kjo zonë turistike shquhet për florën dhe faunën e pasur, ku jetojnë në harmoni qindra lloje bimësh, kafshësh dhe shpendësh.

Kombinimi i peizazhit natyror, klimës së freskët, pasurisë ekologjike dhe trashëgimisë kulturore e bëjnë Shirokën një ekosistem të rrallë dhe një destinacion gjithnjë e më të preferuar për turizmin natyror dhe kulturor në Shqipëri. /j.p/

The post Buzë liqenit të Shkodrës, Shiroka ofron qetësi dhe bukuri të rralla appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Lumi Buna rrjedh i lirë pas 50 vitesh, Rama: Përfundon faza e dytë e pastrimit

TIRANË, 12 korrik /ATSH/Lumi Buna tashmë rrjedh i lirë në shtratin e tij, pas 50 vitesh me përfundimin e fazës së dytë të ndërhyrjes për pastrimin e shtratit pranë zonës së Dajlanit.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga lumi Buna ku ka përfunduar pastrimi në zonën e Dajlanit në Shkodër.

“Lumi Buna pas shumë vitesh rrjedh i lirë në shtratin e vet, pas mbylljes me sukses të fazës së dytë të ndërhyrjes për pastrimin e çlirimin e shumëpritur të zonës së Dajlanit në Shkodër”, shprehet Rama.

Edhe kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci, më herët e cilësoi këtë si një operacion të rëndësishëm ku pas 50 vitesh, lumi Buna rrjedh i lirë në shtratin e vet dhe i hap rrugë një epoke të re për këtë pasuri natyrore.

Ai ka falënderuar të gjitha strukturat që kontribuan që nga momenti i parë në këtë ndërhyrje, dhe veçanërisht ndaj Forcave të Armatosura nën kujdesin e Ministrit të Mbrojtjes, Pirro Vengu.

Sipas kryebashkiakut të Shkodrës, ekipet e punës në terren punuan me profesionalizëm dhe përkushtim të jashtëzakonshëm, të udhëhequr nga nënkolonel Shkumbin Gjana, nënkolonel Egert Kuka dhe të mbështetur nga kolonel Shkëlzen Mhillaj, drejtues i operacionit, të cilët bënë të mundur çmontimin e plotë të strukturës metalike (dajlanit) në lumin Buna.

Beci ka nënvizuar se “ky operacion nuk është vetëm një arritje teknike, por një hap i madh drejt mbrojtjes së mjedisit dhe rikthimit të lirisë natyrore të lumit Buna një aset i çmuar për qytetin dhe gjithë rajonin”.

Sipas bashkisë së Shkodrës, në fazën e parë të ndërhyrjes për pastrimin e shtratit të lumit Buna janë hequr rrjetat dhe pinarët, ndërsa në fazën e dytë pjesët metalike që kanë pasur nevojë për ndërhyrje më të specializuar.

1 nga 5

/gj.m/

 

The post Lumi Buna rrjedh i lirë pas 50 vitesh, Rama: Përfundon faza e dytë e pastrimit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Përfundon faza e dytë e e ndërhyrjes në Bunë, Beci: Hap i madh drejt mbrojtjes së mjedisit

TIRANË, 10 korrik /ATSH/ Kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci njoftoi sot se ka përfunduar me sukses edhe faza e dytë e ndërhyrjes në pastrimin e shtratit të lumit Buna, pranë zonës së Dajlanit.

Beci e cilëson këtë si një operacion të rëndësishëm që i hap rrugë një epoke të re për këtë pasuri natyrore.

“Pas 50 vitesh, lumi Buna rrjedh i lirë në shtratin e vet. Falënderoj të gjitha strukturat që kontribuan që nga momenti i parë në këtë ndërhyrje, por në mënyrë të veçantë shpreh mirënjohjen time për Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, nën kujdesin e Ministrit të Mbrojtjes, Pirro Vengu”, tha Beci në një postim në rrjetet sociale.

Sipas kryebashkiakut të Shkodrës, ekipet e punës në terren punuan me profesionalizëm dhe përkushtim të jashtëzakonshëm, të udhëhequr nga Nënkolonel Shkumbin Gjana, Nënkolonel Egert Kuka dhe të mbështetur nga Kolonel Shkëlzen Mhillaj, drejtues i operacionit, të cilët bënë të mundur çmontimin e plotë të strukturës metalike (dajlanit) në lumin Buna.

Beci tha se “ky operacion nuk është vetëm një arritje teknike, por një hap i madh drejt mbrojtjes së mjedisit dhe rikthimit të lirisë natyrore të lumit Buna një aset i çmuar për qytetin dhe gjithë rajonin”.

Sipas bashkisë së Shkodrës, në fazën e parë të ndërhyrjes për pastrimin e shtratit të lumit Buna janë hequr rrjetat dhe pinarët, ndërsa në fazën e dytë pjesët metalike që kanë pasur nevojë për ndërhyrje më të specializuar.

/e.i/j.p/

The post Përfundon faza e dytë e e ndërhyrjes në Bunë, Beci: Hap i madh drejt mbrojtjes së mjedisit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kokë turku për një Republikë pa leje

Nga Luçiano Boçi Shkarkimi i një drejtori dhe ca të tjerëve për ndërtimet pa leje në Theth është lajmi i radhës që Rama kërkon ta shesë si “shenjë force” apo “vetëpastrim”. Por në të vërtetë, është një akt i ulët hipokrizie, që përpiqet të krijojë idenë e një shteti që reagon, ndërkohë që në thelb, […]

The post Kokë turku për një Republikë pa leje appeared first on BoldNews.al.

Vijojnë kërkimet për trupin e kapitenit Arben Anamali/ U mbyt duke shpëtuar dy turistë, reagon Beci: Akti heroik u…

Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci, teksa njofton se operacioni vazhdon, thotë se akti heroik i kapitenit u kthye në tragjedi.

Ende asnjë gjurmë për Arben Anamalin, kapitenin e anijes turistike të bashkisë së Shkodrës, i cili u mbyt pasditen e së martës në liqen pasi arriti që të shpëtonte dy turistë të huaj. Forcat polumbare të FNSH-së, së bashku me punonjës të bashkisë po vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të tij.

Benet Beci:

“Ky mëngjes është i trishtë për Shkodrën. Që prej mesditës së djeshme, forcat polumbare të FNSH-së, në bashkëpunim me punonjës të Bashkisë Shkodër, po vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të kapitenit të anijes turistike në liqenin e Shkodrës, Arben Anamali. Strukturat do të jenë të angazhuara edhe gjatë ditës së sotme për të bërë të mundur gjetjen e trupit të Arbenit, kapitenit që sakrifikoi jetën e tij për të shpëtuar turistët që po rrezikonin jetën. Fatkeqësisht, ky akt heroik u kthye në një tragjedi për të, për familjen dhe për të gjithë ata që e njohën. Jam pranë familjes Anamali në këto momente të vështira.”

The post Vijojnë kërkimet për trupin e kapitenit Arben Anamali/ U mbyt duke shpëtuar dy turistë, reagon Beci: Akti heroik u… appeared first on Sot News | Lajme.

Përplasjet për kabinat në Theth, Beci: Sulmet e Ramës ndaj prokurores, arrogancë dhe presion politik

Si një ish-drejtues i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Eugen Beci, i konsideron sulmet e kryeministrit Emdi Rama ndaj prokurores së Shkodrës, si arrogancë dhe presion të një pushteti ndaj pushtetit tjetër.

I ftuar në një emision televiziv, Beci tha se nuk mundet kurrë sesi të anatemosh një prokurori, pa u ezauruar të gjitha shkallët e gjyqësorit, teksa iu referua vendimit të Prokurorisë së Shkodrës për mosfillimin e hetimeve për kontejnerët në Theth.

Sipas Bercit, vërejtjet ndaj pushtetit tjetër duhet të bëhen sipas kornizave kushtetuese e ligjore, e jo duke urdhëruar një ministri që nuk ka lidhje me çështjen.

‘Në rast se prokurori merr një vendim mosfillim për shkak të një kallëzimi nga Policia, nuk ka nevojë video e benzit për një veprim procedural’, u shpreh ndër të tjera Beci gjatë intervistës me Adi Krastën.

Janë disa elementë të Kodit të Procedurës Penale, theksoi ish-prokurori Beci, që ruajnë pavarësinë dhe presionet që vijnë nga videot e benzave.

The post Përplasjet për kabinat në Theth, Beci: Sulmet e Ramës ndaj prokurores, arrogancë dhe presion politik appeared first on Sot News | Lajme.

Beci: Sulmet e Ramës ndaj prokurores, arrogancë e pushtetit!

Si një ish-drejtues i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Eugen Beci, i konsideron sulmet e kryeministrit Emdi Rama ndaj prokurores së Shkodrës, si arrogancë dhe presion të një pushteti ndaj pushtetit tjetër. Beci tha se nuk mundet kurrë sesi të anatemosh një prokurori, pa u ezauruar të gjitha shkallët e gjyqësorit, teksa iu referua vendimit […]

The post Beci: Sulmet e Ramës ndaj prokurores, arrogancë e pushtetit! appeared first on BoldNews.al.

Kryebashkiaku Beci zbret në plazhin e Velipojës: Përmirësim i shërbimeve të pastrimit dhe menaxhim i hapësirave publike

Kreu i bashkisë Shkodër, Benet Beci këtë të shtunë ka ndjekur nga afër menaxhimin e hapësirave në plazhin e Velipojës. Beci tha se ka subjekte private që vijojnë të tentojnë të abuzojnë me hapësirat publike të dedikuara për pushuesit, por ashtu si edhe në nisjen e sezonit, po përballen me masa administrative pa asnjë tolerim nga Policia Bashkiake. ”Pata mundësinë të takoja pushues të ndryshëm në…

Source

Beci: Plazhi i Velipojës, përmirësim i shërbimeve të pastrimit dhe menaxhim i hapësirave publike

TIRANË, 5 korrik /ATSH/ Kryetari i bashkisë Shkodër, Benet Beci ka ndjekur nga afër sot në plazhin e Velipojës, menaxhimin e hapësirave në zonë.

Beci tha se ka subjekte private që vijojnë të tentojnë të abuzojnë me hapësirat publike të dedikuara për pushuesit, por ashtu si edhe në nisjen e sezonit, po përballen me masa administrative pa asnjë tolerim nga Policia Bashkiake.

“Vetëm sot u vendosën 3 masa ndëshkuese”, tha Beci.

“Pata mundësinë të takoja pushues të ndryshëm në plazh dhe të njihesha me disa prej shqetësimeve të tyre. I sigurova se Bashkia Shkodër e ka në vëmendje të veçantë plazhin e Velipojës, me fokus në përmirësimin e shërbimeve të pastrimit dhe menaxhimin e hapësirave publike”, vijoi ai.

Kryebashkiaku i Shkodrës shtoi se po bëhet gati edhe plazhi i menaxhuar nga Bashkia, i cili do të ofrojë kushte të përshtatshme për çdo pushues që frekuenton Velipojën, me një tarifë prej vetëm 400 lekësh për një çadër dhe dy shezlongë.

“I është kërkuar firmës së gjelbërimit që urgjentisht të marrë masa për vënien në punë të shatërvanit në qendër të shëtitores, zëvendësimin e pompave të ujit dhe krijimin e një mjedisi sa më komod për të gjithë pushuesit që zgjedhin Velipojën”, tha Beci.

Lirimi i hapësirave publike nga zaptimet do të jetë fokusi i punës së pushtetit vendor dhe drejtuesve të bashkive në të gjithë vendin këtë muaj.

Nga takimet e kryebashkiakut të Shkodrës me pushues në plazhin e Velipojës
1 nga 7

/e.i//r.e/

The post Beci: Plazhi i Velipojës, përmirësim i shërbimeve të pastrimit dhe menaxhim i hapësirave publike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dosja “Partizani”/ Sqarimi i avokatit Beçi: Ja pse dështoi gjyqi i sotëm për Berishën

Sali Berisha mungoi sot në seancën gjyqësore ndaj tij dhe dhëndrit Jamarbër Malltezi që po gjykohen për dosjen e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani” në Tiranë, me motivin se nuk ishte njoftuar sipas ligjit. Eugen Beçi, ish-prokuror i Krimeve të Rënda dhe avokat, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” sqaroi se sipas procedurës, ftuesi gjyqësor duhet […]

The post Dosja “Partizani”/ Sqarimi i avokatit Beçi: Ja pse dështoi gjyqi i sotëm për Berishën appeared first on BoldNews.al.

“The Telegraph” artikull për liqenin e Shkodrës, Beci: Potencial për turizmin natyror dhe kulturor

TIRANË, 29 qershor /ATSH/ Një ndër mediat më të njohura britanike, “The Telegraph”, i ka kushtuar një artikull liqenit të Shkodrës, duke e cilësuar një prej perlave të fshehura të Evropës Jugore dhe një thesar natyror dhe kulturor që ndan Shqipërinë me Malin e Zi.

Kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci ndau një pasazh nga artikulli i prestigjozes britanike që shkruan se “Liqeni më i madh i Evropës Jugore dhe një rezervat natyror i mbrojtur… male karstike mbresëlënëse, ishuj, manastire, xhami historike dhe laguna të fshehura”.

“Liqeni i Shkodrës, i njohur për biodiversitetin, bukuritë e rralla dhe vlerat kulturore, po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen ndërkombëtare. Ky vlerësim është një tjetër dëshmi se Shkodra ka potencial të jashtëzakonshëm për zhvillimin e turizmit natyror dhe kulturor”, tha Beci në një postim në rrjetet sociale.

Liqeni i Shkodrës është më i madhi në gadishullin e Ballkanit dhe shtrihet në kufirin ndërmjet Shqipërisë dhe Malit të Zi. Ai cilësohet si një nga qendrat turistike më të rëndësishme të rajonit.

Ky liqen është gjithashtu një nga zonat më të pasura në Evropë për biodiversitetin, me larmishmëri peshqish dhe shpendësh ujorë. Në Censin Ndërkombëtar të Shpendëve Ujorë për vitin 2025, Liqeni i Shkodrës u rendit në vendin e dytë me 23 899 individë, për numrin e specieve.

Media britanike “Telegraph”: Shqipëria kryeson listën e 10 vendeve më të mira evropiane për pushime në plazh

/e.i/a.f/

The post “The Telegraph” artikull për liqenin e Shkodrës, Beci: Potencial për turizmin natyror dhe kulturor appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rruga Breg Lumi-Theth, Beci: Rrit aksesin e vizitorëve për të përjetuar bukuritë natyrore të zonës

TIRANË, 27 qershor/ATSH/ Turistët vendas e të huaj që vizitojnë Thethin, tashmë mund të përjetojnë bukuritë natyrore të kësaj zone përmes rrugës Breg Lumi – Theth.

Kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci ndau në rrjetet sociale pamje nga kjo rrugë, duke theksuar se “ky është një tjetër segment rrugor që rrit aksesin e banorëve dhe vizitorëve për të përjetuar bukuritë natyrore të kësaj zone”.

“Ky segment është pjesë e lotit të dytë të rrugës së Dukagjinit, ku janë kryer punime për zgjerimin e trasesë, nivelimin e terrenit dhe ndërtimin e mureve mbrojtëse, duke përmirësuar infrastrukturën dhe sigurinë përgjatë këtij aksi rrugor”, tha Beci.

Ndërtimi i rrugës së Dukagjinit do të ndikojë për zhvillimin ekonomik dhe turizmin e kësaj zone.

Thethi, pjesë e Alpeve Shqiptare, është kthyer vitet e fundit në një pikë referimi për turizmin e aventurës dhe natyrës, duke tërhequr vizitorë vendas dhe të huaj që kërkojnë eksperienca autentike në zemër të maleve.

Kryesisht turistët e huaj që vizitojnë Thethin, preferojnë të përshkojnë një shteg që kalon në lartësinë 1795 metrave, për të shkuar në Valbonë ose anasjelltas. Ndërsa fshati shtrihet në lartësinë 850 metra mbi nivelin e detit.

Thethi ka një histori 2800-vjeçare, ndërsa në vitin 1966 është shpallur Park Kombëtar.

/k.s//r.e//a.f/

The post Rruga Breg Lumi-Theth, Beci: Rrit aksesin e vizitorëve për të përjetuar bukuritë natyrore të zonës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Benet Beci: Hapësira e shëtitores në Velipojë, vetëm për vizitorët, tregtarët me zonë të dedikuar

Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, ka bërë të ditur se është përcaktuar pozicioni i tregtarëve ambulantë në Velipojë për sezonin turistik veror. Sipas tij, hapësira në qendër të shëtitores do të mbetet e lirë, në funksion të vizitorëve dhe pushuesve që frekuentojnë zonën bregdetare, duke e bërë atë më të aksesueshme dhe të këndshme për këmbësorët. Ndërkohë…

Source

Rruga Shirokë-Zogaj, Beci: Investim strategjik, në fazën e avancuar të punimeve

TIRANË, 25 qershor/ATSH/ Rruga Shirokë-Zogaj është një nga projektet më të rëndësishme që po realizohen me ritëm të shpejtë në Shkodër.

Kryetari i bashkisë Shkodër, Benet Beci ka ndarë pamje nga punimet në këtë aks rrugor, ndërsa është shprehur se rruga panoramike Shirokë–Zogaj po kalon nga një aks i amortizuar në një infrastrukturë moderne, funksionale dhe të sigurt.

“Ky investim strategjik ka hyrë në fazën e avancuar të punimeve, me përfundimin e gërmimeve, mbushjeve dhe ndërtimin e strukturave mbajtëse”, tha Beci.

Sipas Becit, “ky projekt i jep fund harresës për zonën, duke i hapur rrugë zhvillimit të qëndrueshëm, jo vetëm për turizmin përgjatë liqenit të Shkodrës, por edhe duke shërbyer si një urë lidhëse e rëndësishme mes Shqipërisë dhe Malit të Zi”.

Ndërkohë, banorët e kësaj zone shprehen të kënaqur për investimin, të cilin thonë se kishin kohë që e prisnin.

“Tani ka vënë dorë shteti dhe shohim që janë duke punuar shumë mirë. Pjerrësitë po eliminohen dhe ne jemi shumë të kënaqur”, shprehen ata.

Rruga Shirokë-Zogaj është pjesë e mozaikut të investimeve në bregun perëndimor të liqenit të Shkodrës. Ky projekt po zbatohet nga kompania “ALB Star”, e cila fitoi kontratën 4,7 milionë euro, teksa parashikohet që punimet të përfundojnë më 2 tetor 2025.

Rruga, bashkë me bypass-in në qendër të fshatit Zogaj, do të jenë dy segmente kyçe për lehtësimin e qarkullimit, duke e kthyer fshatin Zogaj në një korridor të rëndësishëm turistik dhe ekonomik.

/e.i//a.f/

The post Rruga Shirokë-Zogaj, Beci: Investim strategjik, në fazën e avancuar të punimeve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rasti ‘SKYECC’/ Qartëson ish-prokurori Beci: Një vendim i një gjykate gjermane, nuk afekton vendimet e gjykatave…

Ish-Prokurori, Eugen Beci i ftuar në një emision televiziv u shpreh se një vendim i shkallës së parë të një gjykate gjermane nuk mund të afektojë legjislacionin shqiptar dhe aq më tepër vendimet e gjykatave shqiptare.

Eugen Beci:

Nuk mundet që një vendim i shkallës së parë të një gjykate gjermane, qoftë gjermane apo italiane ose franceze nuk mund ta afektojë absolutisht legjislacionin shqiptar e aq më tepër vendimet e gjykatave shqiptare.

Është e pamundur edhe në pikëpamje të teknikës legjislative. Është e pamundur edhe në pikëpamje të marrëveshjeve ndërkombëtare.

Shqipëria maksimalisht mundet që gjyqtarët e prokurorët e Shqipërisë, gjyqtarët e prokurorët e prokurorisë së poscame dhe gjykatës së pocame ta lexojnë për të krijuar horizontin e tyre juridik.

Përsa i përket mënyrës së ndërtimit të vendimeve të cilat afektojnë gjyqësorin shqiptar, është e përcaktuar në legjislacionin dhe në Kushtetutë.

Republika e Shqipërisë njeh dy forma të cilat mund të ndërhyhen. Kemi vendimet unifikuese të Gjykatës së Lartë dhe kemi edhe vendimet e gjykatës së Strasburgut, këto janë të vetmet vendime të cilat në mënyrë të drejtpërdrejtë mund të ndikojnë në punën e një gjykate shqiptare.

The post Rasti ‘SKYECC’/ Qartëson ish-prokurori Beci: Një vendim i një gjykate gjermane, nuk afekton vendimet e gjykatave… appeared first on Sot News | Lajme.

❌