Egnatia e ka nisur me fitore aventurën e saj në UEFA Champions League, duke mposhtur 1-0 skuadrën islandeze Breidablik në ndeshjen e parë të raundit kualifikues të parë.
Takimi u zhvillua në stadiumin “Egnatia Arena”, ku kampionët e Shqipërisë dominuan gjatë gjithë lojës dhe krijuan disa raste të rrezikshme për shënim.
Goli i vetëm i ndeshjes erdhi në minutat e fundit nga sulmuesi Ildi Gruda, blerja e fundit e klubit, i cili tregoi qartësi para portierit për të vulosur suksesin e ekipit nga Rrogozhina në debutimin e tyre europian në shtëpi.
Trajneri Edlir Tetova zgjodhi këtë formacion titullar: Dajsinani, Fangaj, Sota, Xhemajli, Ndreca, Aleksi, Fernando, Lushkja, Ujka, Selmani dhe Guindo.
Gjatë pjesës së parë, Lushkja dhe Selmani provuan të ndryshojnë rezultatin, ndërsa në pjesën e dytë rastet më të mira i patën Bakayoko, Poci dhe Melo.
Ky sukses i jep Egnatias shanse të mëdha për të kaluar në raundin e dytë të Champions League, ku ndeshja e kthimit do të luhet më 15 korrik në stadiumin “Kopavogsvollur” në Islandë, në orën 21:00.
Në të njëjtën fazë kualifikuese, skuadra shqiptare Shkëndija barazoi 0-0 me TNS, ndërsa Drita fitoi në ndeshjen e saj në shtëpi.
The post Egnatia shënon fitore historike në Champions League, Gruda “heroi” i rrogozhinasve appeared first on Euronews Albania.