Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Shkelje e rregullave të qarkullimit, katër drejtues mjetesh të arrestuar e 1958 masa administrative nga Rrugorja Shkodër

TIRANË, 23 korrik/ATSH/ Policia Rrugore e Shkodrës njoftoi sot se gjatë dy javëve të fundit janë arrestuar katër drejtues mjetesh, ndërsa janë vendosur 1958 masa administrative.  

Shërbimet e Policisë Rrugore kanë rritur gatishmërinë dhe vigjilencën, me qëllim përmbushjen e parametrave të sigurisë, parandalimin e aksidenteve rrugore dhe menaxhimin e trafikut për shkak të fluksit të shtuar të automjeteve, gjatë sezonit veror. 

Gjithashtu, Policia bën me dije se monitorohen pandërprerë akset rrugore, me pajisje të logjistikës bashkëkohore, të loguara dhe të paloguara, me qëllim evidentimin e shkeljeve që janë burim aksidenti, si dhe parkimet e gabuara që bëhen pengesë për qarkullimin. Janë ushtruar kontrolle dhe janë ndëshkuar me masë administrative edhe drejtuesit e motomjeteve elektrike, të cilët bëhen burim aksidenti duke shkelur rregullat e qarkullimit rrugor.  

Sipas Policisë Rrugore Shkodër, gjatë këtyre dy javëve, janë arrestuar 4 drejtues mjetesh dhe janë proceduar penalisht 9 të tjerë, për veprat penale “Drejtimi i mjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, si dhe janë vënë gjithsej 1958 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor, konkretisht: 166 masa për mosvënien e rripit të sigurimit; 155 masa për mosvënien e kaskës mbrojtëse; 39 masa për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit; 28 masa për drejtim mjeti në efektin e alkoolit; 13 masa për xhama të errësuar; 260 masa për parakalime të gabuara; 501 masa për ndalim apo qëndrim të gabuar; 94 masa për mosdhënie përparësie këmbësorëve; 702 masa për shkelje të tjera të Kodit Rrugor. 

Kontrollet nga Policia Rrugore do të vijojnë në të gjitha akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale, duke përdorur të gjitha mjetet bashkëkohore logjistike, me qëllim përmbushjen e parametrave të sigurisë rrugore. 

Policia Rrugore e Shkodrës apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të mos kryejnë parakalime të gabuara, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit dhe të mos drejtojnë mjetin, në efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.  

/e.i/r.e/

The post Shkelje e rregullave të qarkullimit, katër drejtues mjetesh të arrestuar e 1958 masa administrative nga Rrugorja Shkodër appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shpejtësi e parakalime të gabuara, Policia apelon për respektim të rregullave të qarkullimit

TIRANË, 21 korrik /ATSH/ Njësia Operacionale për Sigurinë Rrugore në Drejtorinë e Policisë Rrugore, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Rrugore Tiranë dhe me Sektorët e Policisë Rrugore në 11 qarqe të vendit, kanë intensifikuar kontrollet përgjatë fundjavës, duke përdorur mjetet inteligjente për matjen e shpejtësisë, radarët automatikë, dronët, alkooltestuesit, kamerat dhe çdo pajisje tjetër që kanë në dispozicion.

Policia e Shtetit bën me dije, se gjatë kontrolleve janë kapur raste flagrante të shpejtësisë deri në trefish mbi normën e lejuar, parakalime të gabuara, përdorim i celularit dhe drejtim i automjetit në efektin e alkoolit/në gjendje të dehur.

Policia Rrugore apelon përdoruesit e rrugës që të zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor, për të mbrojtur jetën.

“Si rezultat i monitorimit intensiv, përgjatë fundjavës, nëpërmjet radarëve Poliscan janë evidentuar shpejtësi nga dy deri në trefish më shumë se norma e lejuar, parakalime të gabuara me rrezik përfshirjen në ngjarje rrugore, përdorim i celularit dhe drejtim mjeti në efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, si dhe mosvendosje e rripit të sigurimit”, thuhet në njoftim.

Nisur nga shkeljet e shumta të konstatuara, shefi i Sektorit për Sigurinë Rrugore, Drejtues Artur Selimaj, ka apeluar për përdoruesit e rrugës, kryesisht për drejtuesit e automjeteve dhe të motomjeteve, për zbatim me rigorozitet të sinjalistikës rrugore.

Selimaj ka theksuar se Policia Rrugore ka hartuar një protokoll të posaçëm masash, bazuar në Kodin Rrugor, për monopatinat dhe biçikletat.

Policia Rrugore do të intensifikojë monitorimet dhe kontrollet 24/7, në të gjitha akset rrugore dhe në qendrat urbane e rurale. Ftojmë qytetarët që të denoncojnë çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

/e.i/j.p/

The post Shpejtësi e parakalime të gabuara, Policia apelon për respektim të rregullave të qarkullimit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shpejtësi 3-fish mbi normën, Policia Rrugore apel shoferëve: Për monopatinat marrin masa të posaçme

Njësia Operacionale për Sigurinë Rrugore në Drejtorinë e Policisë Rrugore, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Rrugore Tiranë dhe me Sektorët e Policisë Rrugore në 11 qarqe të vendit, kanë intensifikuar kontrollet përgjatë fundjavës, duke përdorur mjetet inteligjente për matjen e shpejtësisë, radarët automatikë, dronët, alkooltestuesit, kamerat dhe çdo pajisje tjetër që kanë në dispozicion.

Source

Kontrolle me dronë dhe radarë Poliscan, mbi 3 mijë gjoba nga Policia Rrugore javën e fundit


TIRANË, 14 korrik/ATSH/ Policia e Shtetit bën të ditur se, gjatë javës së fundit, Njësia Operacionale për Sigurinë Rrugore ka zhvilluar kontrolle të shtuara në akset nacionale, me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor që përbëjnë rrezik për jetën dhe sigurinë publike.

Kontrollet janë kryer përmes përdorimit të 2 dronëve dhe 3 radarëve të teknologjisë ‘Poliscan’, të cilët mundësojnë monitorimin në kohë reale të shkeljeve si tejkalimi i shpejtësisë së lejuar, parakalimet e gabuara, përdorimi i celularit gjatë drejtimit të mjetit, mosvendosja e rripit të sigurimit dhe drejtimi i mjetit nën efektin e alkoolit.

Si rezultat i kontrolleve, janë konstatuar dhe ndëshkuar me masa administrative në total: 765 raste për parakalime të gabuara; 423 raste për tejkalim të shpejtësisë, të shoqëruara me pezullime të lejeve të drejtimit dhe zbritje pikësh; 876 raste për mosvendosje të rripit të sigurimit; 1121 raste për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit; 128 raste për drejtim të mjetit nën efektin e alkoolit.

Policia Rrugore njofton se kontrollet intensive do të vijojnë edhe në vijim, duke përdorur mjetet më të avancuara të teknologjisë, me synim parandalimin e aksidenteve dhe garantimin e sigurisë për të gjithë përdoruesit e rrugës.

/a.f//r.e/

The post Kontrolle me dronë dhe radarë Poliscan, mbi 3 mijë gjoba nga Policia Rrugore javën e fundit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Videoloja ndahet si aksident i vërtetë në rrjet

Pretendimi: Kjo video tregon një aksident mobilistik

Verdikti: E pavërtetë

—————————————————

Një video që është parë mbi 100 mijë herë në Facebook pretendohet se tregon një aksident automobilistik të shkaktuar “nga një gabim i vogël.”

Postimet në rrjete sociale nuk ofrojnë ndonjë detaj identifikues mbi skenën, si për shembull ku dhe kur ka ndodhur aksidenti i pretenduar.

Megjithatë, me anë të motorrit të kërkimit pamor Google Lens, Faktoje gjeti se video e mësipërme me gjasa është gjeneruar me anë të videolojës BeamNG.Drive.

E publikuar për herë të parë në 2015, BeamNG.Drive përmban fizikë të trupave të butë për të simuluar manovrimin realist dhe dëmtimin e automjeteve. Ajo përdoret gjithashtu nga teknikët dhe prodhuesit e makinave për të mbledhur të dhëna fizike dhe për të modeluar skenarët e trafikut.

Video të panumërta në Youtube tregojnë aksidente të ndryshme të simuluar nga përdoruesit e lojës, grafikat e të cilave i përngjajnë videos së mësipërme.

The post Videoloja ndahet si aksident i vërtetë në rrjet appeared first on Faktoje.al.

Siguria rrugore, njësi të posaçme policore në zonat me numër të lartë turistësh

TIRANË, 13 korrik /ATSH/ Numri i lartë i turistëve të huaj dhe atyre vendas, në pikun e sezonit turistik për këtë vit, ka bërë që Policia Rrugore të dalë me një plan masash shtesë për mirëmenaxhimin e trafikut gjatë sezonit turistik si dhe minimizimi i numrit të ngjarjeve rrugore.

Policia Rrugore ka krijuar disa Njësi të Posaçme Policore, sidomos në zonat me trafik të dendur automjetesh për një mirëmenaxhim të situatës së trafikut rrugor.

“Janë marrë masa për krijimin e disa nukleve të reja që do të jenë me shërbim vetëm për sezonin turistik. Janë nukli në Ksamil, Himarë, Manzë dhe Velipojë”, tha drejtuesi Artur Selimaj.

Sipas Selimajt, “fokus shumë i lartë në planin e masave të Policisë Rrugore në këtë sezon turistik janë përdorimi i pajisjeve dhe teknologjisë, kamerat, radarët dhe pajisjet e tjera që do të zëvendësojnë pjesën e shërbimeve fizikisht në rrugë. Mbikëqyrja e trafikut do të jetë e monitoruar 24 orë në të gjithë territorin, kryesisht në akset kryesore që kanë fluksin më të lartë të lëvizshmërisë”.

Sa i përket trafikut të rënduar nëpër qytetet kryesore bregdetare, Policia ka një apel për të gjithë ata drejtues automjetesh që njohin rrugët alternative.

“Në qytete siç është Vlora, Durrësi apo Shkodra, qytetarët që njohin rrugët alternative është mirë që të mos përdorin rrugët kryesore, me qëllim që të çlirojmë sadopak fluksin e lëvizjes”, tha ai.

Plani i masave i hartuar nga Policia Rrugore synon menaxhimi e trafikut, uljen e numrit të aksidenteve, evidentimin e shkeljeve me dhe pajisje teknologjie 24 orë në 24.

/e.i//a.f/

The post Siguria rrugore, njësi të posaçme policore në zonat me numër të lartë turistësh appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Një shefe në Kuçovë/ Proda vijon me ndryshimet në Polici, kush janë 11 emërimet e fundit (EMRAT)

Ilir Proda ka vijuar me emërimin e të tjerë në rangun e drejtuesve të komisariateve në vend, ku ndryshimet e fundit i përkasin Kuçovës, Mallakstrës dhe Vlorës. Më konkretisht, drejtuese e komisariatit të Policisë së Kuçovës është emëruar Edjona Dano. Së fundmi Dano mbante detyrën e Shefes së Seksionit për Parandalimin e Dhunës në Familje […]

The post Një shefe në Kuçovë/ Proda vijon me ndryshimet në Polici, kush janë 11 emërimet e fundit (EMRAT) appeared first on BoldNews.al.

Aksidentet/ Policia Rrugore do të vendosë 3 radarë inteligjentë për monitorim 24 orë në të gjitha akset

✇Albeu
By: V K

Policia Rrugore, do të vendosë 3 radarë inteligjentë “Poliscan”, për monitorim 24 orë në të gjitha akset rrugore.

Sipas një komunikate zyrtare, policia thotë se po intensifikon kontrollet përmes pajisjeve teknologjike të avancuara për matjen e shpejtësisë dhe identifikimin automatik të shkelësve, jo vetëm për shpejtësinë, por edhe për disa shkelje të tjera që përbëjnë rrezik potencial për përfshirje në aksidente rrugore, si: përdorimi i celularit gjatë drejtimit të mjetit, parakalimet e gabuara dhe mosvendosja e rripit të sigurimit.

Qëllimi nuk është masa administrative, por parandalimi i aksidenteve, nëpërmjet ndërgjegjësimit të përdoruesve të rrugës.

Tejkalimi i shpejtësisë është një nga shkaktarët kryesorë të aksidenteve rrugore me pasoja fatale.

The post Aksidentet/ Policia Rrugore do të vendosë 3 radarë inteligjentë për monitorim 24 orë në të gjitha akset appeared first on Albeu.com.

Intensifikohen kontrollet, radarë inteligjentë 24/7 në rrugët e vendit

TIRANË, 11 korrik /ATSH/ – Policia e Shtetit njoftoi sot se ka vendosur në funksionim tre radarë inteligjentë të llojit “Poliscan”, të cilët operojnë 24 orë në 7 ditë të javës, në të gjitha akset rrugore të vendit.

Krahas mjeteve të tjera inteligjente dhe radarëve automatikë ekzistues, këta radarë të rinj synojnë të parandalojnë aksidentet rrugore dhe të rrisin parametrat e sigurisë për të gjithë përdoruesit e rrugës.

Sipas Policisë së Shtetit, Policia Rrugore po intensifikon kontrollet në terren, duke përdorur pajisje të avancuara teknologjike për matjen e shpejtësisë dhe identifikimin automatik të shkelësve, jo vetëm për tejkalimin e shpejtësisë, por edhe për shkelje të tjera që përbëjnë rrezik për aksidente, si përdorimi i celularit gjatë drejtimit të mjetit, parakalimet e gabuara dhe mosvendosja e rripit të sigurimit.

“Qëllimi ynë nuk është vendosja e masave administrative, por parandalimi i aksidenteve nëpërmjet ndërgjegjësimit të përdoruesve të rrugës”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Policia e Shtetit apelon ndaj drejtuesve të mjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, duke theksuar se tejkalimi i shpejtësisë mbetet një nga shkaktarët kryesorë të aksidenteve rrugore me pasoja fatale.

/a.f/

The post Intensifikohen kontrollet, radarë inteligjentë 24/7 në rrugët e vendit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Policia Rrugore monitorim intensiv në Tiranë, procedohen 11 drejtues mjetesh

TIRANË, 3 korrik /ATSH/ Policia Rrugore, prej 72 orësh ka qenë në monitorim intensiv në të gjitha akset e kryeqytetit.

Në një njoftim, Policia e Shtetit bën me dije se fokuset e monitorimit kanë qenë parkimi i automjeteve në trotuar duke penguar qarkullimin e lirë të qytetarëve në korsitë e dedikuara për biçikleta, taksi ose autobusë, si edhe zbatimi i rregullave të qarkullimit rrugor/përdorimi i kaskës mbrojtëse, nga përdoruesit e monopatinave/motomjeteve.

Sipas Policisë, si rezultat i kontrolleve, 19 automjete të parkuara gabim u tërhoqën me mjetngritës, u vendosën masa administrative për shtetasit që lëvizin me monopatina dhe nuk zbatojnë rregullat e qarkullimit, ndërsa u arrestua 1 shtetas që lëvizte me automjet, me doza Cannabis me vete dhe një tjetër që lëvizte pa rrip sigurimi, i cili nga verifikimet rezultoi me masë sigurie “Arrest në shtëpi”.

Policia njofton se janë arrestuar/proceduar 11 drejtues automjetesh.

Policia Rrugore apelon sërish për respektim të rregullave të qarkullimit rrugor, me theks të veçantë te mosparkimi i automjeteve në hapësirat e rezervuara për transportin publik ose lëvizjen e biçikletave.

Gjithashtu, apelon për përdorim të rregullt të kaskës mbrojtëse, nga drejtuesit e motomjeteve dhe monopatinave, si një detyrim jetik për sigurinë në rrugë.

/e.i/j.p/

The post Policia Rrugore monitorim intensiv në Tiranë, procedohen 11 drejtues mjetesh appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Bilanci ‘i hekurt’ i muajit qershor/ Policia Rrugore raporton shkelësit dhe dënimet e tyre

Policia Rrugore e Shkodrës njoftoi sot se gjatë muajit qershor janë arrestuar 11 drejtues mjetesh dhe janë proceduar penalisht 22 të tjerë, për veprat penale “Drejtimi i mjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Gjithashtu policia njoftoi se janë vënë gjithsej 4161 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.

Policia Rrugore e Shkodrës bëri me dije se “kontrollet nga Policia Rrugore do të vijojnë në të gjitha akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale, duke përdorur të gjitha mjetet bashkëkohore logjistike, me qëllim përmbushjen e parametrave të sigurisë rrugore”.

Konkretisht sipas policisë Rrugore: 376 masa për mosvënien e rripit të sigurimit; 228 masa për mosvënien e kaskës mbrojtëse; 80 masa për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit; 68 masa për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit; 53 masa për xhama të errësuar; 672 masa për parakalime të gabuara; 1503 masa për ndalim apo qëndrim të gabuar; 235 masa për mosdhënie përparësie këmbësorëve; 946 masa për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Policia Rrugore e Shkodrës apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të mos kryejnë parakalime të gabuara, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit dhe të mos drejtojnë mjetin, në efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

Policia po ashtu fton qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

 

The post Bilanci ‘i hekurt’ i muajit qershor/ Policia Rrugore raporton shkelësit dhe dënimet e tyre appeared first on Sot News | Lajme.

Nga 1 korriku, policim rrugor i përbashkët me Kosovën për sezonin turistik. Drejtori Proda firmos memorandumin

Në kuadër të sezonit turistik veror dhe fluksit të shtuar të shtetasve dhe mjeteve nga Kosova, u firmos Memorandumi i Bashkëpunimit ndërmjet Policisë së Shtetit dhe Policisë së Kosovës, për organizimin e shërbimeve të përbashkëta të policimit rrugor në territorin e Shqipërisë. Memorandumi u nënshkrua nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda dhe drejtori i Përgjithshëm i…

Source

Sezoni turistik, Policia Rrugore e Vlorës intensifikon monitorimin

TIRANË, 14 qershor /ATSH/ Për shkak të fluksit të shtuar të lëvizjeve gjatë sezonit turistik, strukturat e Policisë Rrugore në Vlorë kanë intensifikuar monitorimin në të gjitha akset rrugore, me fokus të veçantë në segmentet që të çojnë drejt zonave bregdetare.

Sipas njoftimit të Policisë, Tuneli i Llogorasë është nën vëzhgim të vazhdueshëm 24/7, përmes sistemit të kamerave të sigurisë që regjistrojnë çdo moment qarkullimin.

Çdo shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor konstatohet në kohë reale dhe penalizohet pa tolerim, sipas Kodit Rrugor.

Policia Rrugore e Vlorës u kujton drejtuese të mjeteve që në këtë segment rrugor ndalohet qarkullimi i mjeteve me peshë mbi 3.5 ton, si dhe ndalohen në mënyrë kategorike parakalimet në tunel, të cilat përbëjnë rrezik serioz për jetën dhe sigurinë rrugore. Çdo shkelje e këtyre rregullave sjell masa të menjëhershme ndëshkimore administrative.

Policia e Vlorës u bën thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve, respektoni sinjalistikën rrugore dhe udhëtoni me kujdes, për të garantuar një sezon të qetë dhe të sigurt për të gjithë!

/e.i/j.p/

The post Sezoni turistik, Policia Rrugore e Vlorës intensifikon monitorimin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kontrollet intensive/ Policia Rrugore e Tiranës njoftim: 22 të arrestuar dhe 29 mjete të bllokuara në një javë

Me patrulla shtesë dhe mjete teknologjike moderne, strukturat e Komisariatit të Policisë Rrugore kanë ndërmarrë një sërë masash ndëshkuese ndaj shkelësve të ligjit.

Shërbimet e Policisë Rrugore në kryeqytet kanë vijuar kontrollet intensive për të parandaluar aksidentet dhe për të përmirësuar sigurinë rrugore. Gjatë javës që lamë pas, 39 shtetas janë proceduar penalisht për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, ndërsa 22 prej tyre janë arrestuar.

Në të njëjtën periudhë janë bllokuar 29 automjete për shkelje të ndryshme. Një vëmendje e veçantë u kushtua drejtuesve të motomjeteve që udhëtojnë pa kaskë mbrojtëse, ku janë vendosur plot 987 masa administrative.

Po ashtu, Policia ka ndërhyrë për lirimin e hapësirave të zëna në mënyrë të paligjshme nga automjete të parkuara gabim në korsitë e autobusëve, taksive dhe biçikletave, duke larguar me mjet ngritës 29 automjete.

The post Kontrollet intensive/ Policia Rrugore e Tiranës njoftim: 22 të arrestuar dhe 29 mjete të bllokuara në një javë appeared first on Sot News | Lajme.

Fluks i madh i pushuesve në plazhet e Durrësit e Kavajës, radhë të gjata në akset rrugore

Fundjava e parë e nxehtë e qershorit ka nxitur një numër të madh qytetarësh nga Tirana dhe Elbasani të drejtohen drejt plazheve të bregdetit perëndimor, konkretisht në zonat e Kavajës dhe Durrësit. Dyndja masive ka sjellë një shtim të jashtëzakonshëm të qarkullimit të automjeteve duke e vënë në provë infrastrukturën rrugore dhe kapacitetet e menaxhimit të trafikut. Situata e qarkullimit është përkeqësuar ndjeshëm në orët e vona të pasdites të së dielës kur qytetarët kanë nisur kthimin nga plazhi në bregdetin e një pjese të zonës së Durrësit e Kavajës për në drejtim të Elbasanit dhe Tiranës.

Segmentet rrugore kryesore janë përballur me një fluks të madh automjetesh që ka bërë që qarkullimi të ngadalësohet ndjeshëm, ndërsa në disa pika ka qenë gati i paralizuar për periudha të shkurtra kohe. Zona më problematike është evidentuar në segmentin Papërr i Elbasanit – Rrethrrotullimi i Bradasheshit – Tuneli i Krrabës ku dyndja e automjeteve ka krijuar radhë të gjata dhe vonesa të mëdha për drejtuesit e mjeteve. Ky segment përfaqëson një nyje strategjike për lidhjen mes juglindjes dhe kryeqytetit, ndaj edhe ndjeshmëria ndaj flukseve të shtuara është e lartë

Në përgjigje të situatës, policia rrugore ka vendosur forca të shtuara në terren për të monitoruar, drejtuar dhe disiplinuar qarkullimin. Megjithatë, për shkak të volumit jashtëzakonisht të madh të automjeteve, ndërhyrjet e saj kanë qenë të kufizuara në efektin afatshkurtër. Autoritetet si gjithmonë në situata të tilla kanë bërë thirrje për kujdes të shtuar nga ana e drejtuesve të automjeteve, si dhe për ndjekjen e udhëzimeve të policisë rrugore në kohë reale, me qëllim lehtësimin e trafikut dhe shmangien e bllokimeve të mëtejshme.

Ky fenomen, i përsëritur çdo sezon veror, nxjerr në pah domosdoshmërinë për zgjidhje afatgjata infrastrukturore dhe përmirësime në menaxhimin e trafikut gjatë periudhave me fluks të lartë lëvizjesh, ndërkohë që vetëm vitin tjetër me ndërtimin e autostradës Lekaj e Kavajës -Elbasan, mund të zbuten ndjeshëm problematikat trashëguara të qarkullimit në këtë rajon.

The post Fluks i madh i pushuesve në plazhet e Durrësit e Kavajës, radhë të gjata në akset rrugore appeared first on Sot News | Lajme.

Qato: Strategji e re për rritjen e sigurisë rrugore dhe uljen e aksidenteve

TIRANË, 5 qershor/ATSH/ Drejtori i Policisë Rrugore, Altin Qato informoi sot mbi masat e marra për rritjen e sigurisë rrugore në vend dhe uljen e numrit të aksidenteve.

Në një intervistë televizive, Qato u shpreh se hapja e Qendrës Kombëtare të Monitorimit të Trafikut do të rrisë evidentimin e shkeljeve rrugore, ndërkohë që do të sjellë edhe ndërgjegjësimin e qytetarëve për zbatimin e rregullave.

“Në vitin 2009 kishim 324 aksidente me pasojë, kurse vjet ishin 175. Dhe jemi duke avancuar me strategjinë e re të Policisë Rrugore, e cila është duke u hartuar. Kemi punuar me të gjithë faktorët që kanë të bëjnë me sigurinë rrugore, ne synojmë që të arrijmë objektivin, ta ulim këtë shifër”, tha ai.

Sipas Qatos synimi është zero aksidente dhe ky është objektivi madhor, sepse dhe objektivi i OBSH-së është që në 2050-ën të ketë zero aksidente.

“Por, kjo lidhet me teknologjinë e mjeteve, infrastrukturën, dhe ndërgjegjësimin. Ka shumë faktorë nuk është vetëm Policia Rrugore”, tha Qato.

Sipas tij, “rreth 26-27% të aksidenteve me pasojë ne i kemi për shkak të tejkalimit të normave të shpejtësisë”.

“Prandaj dhe synimi jonë është kontrolli dhe saktësimi se kush janë normat e lejuara të shpejtësisë në një aks rrugor të pacaktuar. Nëse ka tejkalim të normave rrugore, Policia Rrugore merr masën ndëshkuese të shkelësve përkatës”, tha Qato.

/m.m/a.f/

The post Qato: Strategji e re për rritjen e sigurisë rrugore dhe uljen e aksidenteve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Qendra Kombëtare e Monitorimit të Trafikut gati për t’u hapur”, Qato: Synimi ta çojmë në zero numrin e aksidenteve

Drejtori i Policisë Rrugore, Altin Qato, ka bërë me dije se së shpejti do të hapet Qendra Kombëtare e Monitorimit të Trafikut, që pritet të mbulojë deri në 800 kilometra rrugë në të gjithë vendin.

I ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News, Qato tha se në fillim pritet rritje e numrit të shkeljeve të konstatuara, por me ndërgjegjësimin e qytetarëve kjo shifër do të bjerë.

Ai theksoi se objektivi madhor i Policisë Rrugore është ulja drastike e aksidenteve, deri në synimin final të “zero viktimave”, në përputhje me vizionin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për vitin 2050.

“Në të ardhmen shumë shpejt do të hapet dhe qendra kombëtare e monitorimit të trafikut, e cila do të ketë 200 kilometrat e para deri në 800 kilometra dhe është normale që në fillim do të ketë një rritje të numrit të konstatimit të këtyre shkeljeve. Por, më pas do të vijë në ulje, sepse qytetarët do të ndërgjegjësohen.

Është arritur projeksioni sipas strategjisë, në vitin 2009 kishim 324 aksidente me pasojë, kurse vjet ishin 175. Dhe jemi duke avancuar me strategjinë e re të Policisë Rrugore, e cila është duke u hartuar. Kemi punuar me të gjithë faktorët që kanë të bëjnë me sigurinë rrugore, ne synojmë që të arrijmë objektivin, ta ulim këtë shifër.

Synimi është zero, por ne flasim në projeksion, duke parë gjithë infrastrukturën. Nuk është një regres është në progres, qëllimi jonë është që të ketë zero aksidente. Ky është objektivi madhor, sepse dhe objektivi i OBSH-së është që në 2050-ën të ketë zero aksidente. Por, kjo lidhet me teknologjinë e mjeteve, infrastrukturën, dhe ndërgjegjësimin, ka shumë faktorë nuk është vetëm Policia Rrugore”, tha Qato./abcnews.al

Prokuroria çon në gjyq 6 efektivë policie për shpërdorim detyre dhe korrupsion

6 punonjës të Policisë Rrugore në Elbasan do të shkojnë në gjyq, pasi prokuroria i akuzon se nuk vendosnin gjoba ndaj drejtuesve të mjeteve, edhe pse konstatonin shkelje të rregullave të qarkullimit. Hetimi i Prokurorisë zbuloi se efektivët kanë vepruar në mënyrë të qëllimshme për të mos ndëshkuar shkelësit. Gjatë veprimtarisë së tyre këta punonjës policie, në bashkëpunim me njëri-tjetrin…

Source

Policia Rrugore bën bilancin e javës: Arrestime, bllokime makinash dhe mbi 14 mijë gjoba

Policia Rrugore e Tiranës ka intensifikuar ndjeshëm kontrollet në akset kryesore të kryeqytetit, duke përdorur drone, radarë, kamera inteligjente dhe prani fizike të shtuar të shërbimeve, për të garantuar rend dhe siguri në qarkullimin rrugor. Në bilancin e javës që lamë pas, autoritetet njoftojnë për 49 shtetas të arrestuar ose proceduar penalisht, për shkelje të […]

The post Policia Rrugore bën bilancin e javës: Arrestime, bllokime makinash dhe mbi 14 mijë gjoba appeared first on BoldNews.al.

Aksidentet u ulën në prill por sjellja e drejtuesve të mjeteve mbetet problem

dhënat zyrtar tregojnë se aksidentet rrugore pësuan një rënie në prill 2025 në raport më të njëjtin muaj të një viti më parë.

Sipas Institutit të Statistikave që publikoi të dhënat paraprake në muajin e katër të vitit numërohen 112 aksidente rrugore, nga të cilët 162 persona janë të aksidentuar (të vrarë dhe të plagosur).

“Gjatë periudhës Janar-Prill 2025, numri i aksidenteve rrugore është ulur me 17,4%, krahasuar kjo me të njëjtën periudhë të një viti më pare”, vlerësoi INSTAT.

Nga analiza e të dhënave mbi shkaqet pse kanë ndodhur aksidentet duket se dominon ajo e zakonshmja dhe që lidhet me sjelljen e shoferëve në timon.

“Aksidentet rrugore, në 93,8% të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve, në këtë periudhë, është kryer nga grup-moshat 45-59 vjeç, duke zënë 23,2% të numrit të aksidenteve gjithsej”, thuhet në publikim.

Sipas INSTAT në muajin Prill 2025, numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur përgjatë ditës së Hënë me 18,8%, ndërsa numri më i ulët i aksidenteve ka ndodhur përgjatë ditës së Mërkurë dhe të Shtunë, me nga 11,6% secila.

Numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur përgjatë harkut kohor 08:00 – 12:00, duke zënë 22,3% të numrit të aksidenteve rrugore gjithsej./MONITOR

The post Aksidentet u ulën në prill por sjellja e drejtuesve të mjeteve mbetet problem appeared first on Lapsi.al.

❌