Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

SHBA – Trump: Me hyrjen e tarifave në fuqi miliarda dollarë drejt Amerikës

UASHINGTON, 7 gusht /ATSH-ANSA-AFP/ – Tarifat e reja amerikane për produktet nga dhjetëra ekonomi globale hynë në fuqi në mesnatë (06:00 AM CET) duke respektuar rendin e ri tregtar të mbështetur nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump.

“Miliarda dollarë, kryesisht nga vendet që kanë përfituar me padurim nga Shtetet e Bashkuara, do të fillojnë të rrjedhin në SHBA”, deklaroi Trump në Truth Social, disa minuta para hyrjes në fuqi.

Këto tarifa zëvendësojnë, për ekonomitë e prekura, tarifat prej 10% të aplikuara që nga prilli praktikisht në të gjitha produktet që hyjnë në Shtetet e Bashkuara.

Sipas presidentit amerikan, qëllimi është të ribalancohet tregtia midis SHBA-së dhe partnerëve të saj, të cilët, thotë ai, “përfitojnë” nga fuqia kryesore ekonomike në botë.

Tarifat e vendosura sot bien brenda një diapazoni të gjerë, midis 15% dhe 41%. BE-ja, Japonia dhe Koreja e Jugut, të cilat janë ndër partnerët kryesorë tregtarë të SHBA-së, tani i nënshtrohen një norme prej të paktën 15%./ a.jor.

The post SHBA – Trump: Me hyrjen e tarifave në fuqi miliarda dollarë drejt Amerikës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SHBA – Presidentja zvicerane në Uashington për të shmangur tarifën prej 39 %

ZYRIH, 6 gusht /ATSH/ – Presidentja e Zvicrës, Karin Keller-Sutter, tha se pati sot një “takim shumë të mirë” me sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio, ndërsa Zvicra përpiqet të arrijë një marrëveshje për të shmangur një tarifë shkatërruese prej 39% mbi eksportet e saj drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sipas Reuters

Sipas një burimi zviceran të njohur me diskutimet, Uashingtoni mund të kërkojë më shumë eksporte energjie dhe të mbrojtjes drejt Zvicrës. Në këmbim, zviceranët po synojnë të ulin taksat doganore mbi mallrat që shesin në SHBA, që është tregu i tyre më i madh i eksportit dhe një blerës i rëndësishëm i orëve zvicerane, makinerive dhe çokollatës.

“Patëm një takim shumë të mirë sot. Kishim një shkëmbim shumë miqësor dhe të hapur” u tha Keller-Sutter gazetarëve pas takimit në Departamentin e Shtetit në Uashington.

Keller-Sutter nuk iu përgjigj një pyetjeje nëse Zvicra do të ofronte diçka më shumë për të shmangur tarifën 39% që është planifikuar të vendoset mbi produktet e saj.

Në rrjetet sociale, Keller-Sutter më pas shkroi se ajo dhe Rubio kishin “diskutuar për bashkëpunimin dypalësh, situatën e tarifave dhe çështje ndërkombëtare”.

Zvicra u trondit javçn e kaluar nga vendimi i presidentit Donald Trump për të aplikuar këtë normë të lartë,një nga më të lartat që ai ka shpallur që nga nisja e riformatimit global të tregtisë , e cila rrezikon të shkaktojë dëme të mëdha në ekonominë eksportuese të Zvicrës.

Keller-Sutter dhe Ministri i Ekonomisë, Guy Parmelin, udhëtuan dje për në Uashington për negociata të minutës së fundit, me qëllim uljen e tarifave para se ato të hyjnë të enjten në fuqi.

Parmelin kishte ngritur më parë mundësinë që Zvicra të blejë gaz natyror të lëngshëm (LNG) nga SHBA për të ndihmuar në arritjen e një marrëveshjeje më të favorshme.

Sipas një marrëveshjeje që BE arriti me Uashingtonin muajin e kaluar për të siguruar një tarifë më të ulët prej 15%, Brukseli ra dakord të blejë 750 miliardë dollarë në LNG, naftë dhe produkte energjie bërthamore gjatë tre viteve të ardhshme.

Ndërsa BE-ja nuk bëri ndonjë premtim zyrtar për të blerë më shumë armë amerikane, ajo i sygjeroi negociatorëve amerikanë se furnizuesit amerikanë do të përfitonin nga rritja e shpenzimeve për mbrojtjen, në përputhje me angazhimet më të larta të NATO-s, të rëna dakord nën presionin e Trump-it. /Ad.Ab./

 

The post SHBA – Presidentja zvicerane në Uashington për të shmangur tarifën prej 39 % appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SHBA – Trump mirëpret progresin në bisedimet me Rusinë, ndërsa janë planifikuar sanksione dytësore

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha sot se i dërguari i tij special, Steve Witkoff, kishte bërë “progres të madh” në takimin e tij me presidentin rus Vladimir Putin, ndërsa Uashingtoni vazhdon përgatitjet për të vendosur sanksione dytësore më 8 gusht, sipas “Reuters”.

Trump tha në një postim në “Truth Social” se kishte informuar disa aleatë evropianë rreth takimit të Witkoff me Putinin, i cili ishte përqendruar në përfundimin e luftës 3-vjeçare që filloi me pushtimin e plotë të Ukrainës nga Rusia në shkurt të vitit 2022.

“Të gjithë janë dakord se kjo Luftë duhet të përfundojë dhe ne do të punojmë drejt kësaj në ditët dhe javët që vijnë”, tha Trump, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë tha më herët se takimi kishte shkuar mirë dhe se Moska do të vazhdonte bisedimet me SHBA-në.

Zyrtari tha se sanksionet dytësore që Trump ka paralajmëruar për vendet që bëjnë biznes me Rusinë pritet të zbatohen më 8 gusht. Nuk u dhanë detaje të mëtejshme.

Witkoff u takua me Putinin për rreth tre orë në një mision të minutës së fundit për të kërkuar progres në negociatat për t’i dhënë fund luftës.

Trump ka kërcënuar se do të vendosë sanksione ndaj Moskës dhe sanksione dytësore ndaj vendeve që blejnë naftën e saj nëse nuk ndërmerren hapa për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Trump ndërmori sot një hap kyç në këtë drejtim – duke vendosur një tarifë shtesë prej 25% për importet nga India, duke përmendur importet e vazhdueshme të naftës ruse nga Nju Delhi.

Nuk u nënshkrua asnjë urdhër i ngjashëm për Kinën, e cila gjithashtu importon naftë ruse.

Masa e re rrit tarifat për disa mallra indiane deri në 50% – ndër më të lartat me të cilat përballet çdo partner tregtar i SHBA-së.

Sekretari Amerikan i Thesarit, Scott Bessent, javën e kaluar paralajmëroi zyrtarët kinezë se blerjet e vazhdueshme të naftës ruse të sanksionuar do të çonin në tarifa të larta për shkak të legjislacionit në Kongres.

SHBA-ja dhe Kina kanë qenë të angazhuara në diskutime rreth tregtisë dhe tarifave, me synimin për të zgjatur pezullimin 90-ditor të tarifave – që përfundon më 12 gusht.

Pas kësaj date, tarifat e tyre dypalëshe të rriten sërish në shifra treshifrore. //a.i/

The post SHBA – Trump mirëpret progresin në bisedimet me Rusinë, ndërsa janë planifikuar sanksione dytësore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SHBA – Trump dyfishon tarifat ndaj Indisë në 50% për shkak të blerjeve të naftës ruse

UASHINGTON, 6 gusht /ATSH-DPA/ – Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vendosin një tarifë shtesë prej 25% ndaj mallrave indiane brenda 21 ditësh, duke përmendur si arsye vazhdimin e blerjeve të naftës nga Rusia, sipas një urdhri ekzekutiv të nënshkruar sot nga presidenti Donald Trump.

Trump vendosi  javën e kaluar një tarifë fillestare prej 25% për mallrat nga India, e cila do të hyjë në fuqi të enjten, ndërsa kritikoi ashpër New Delhin për lidhjet e tij ushtarake dhe energjetike me Rusinë.

Me të dyja raundet në fuqi, tarifat totale për mallrat indiane do të arrinin 50% deri në fund të muajit.

Megjithatë, me taksën e fundit që nuk pritet të hyjë në fuqi për tre javë, India ende ka potencialisht kohë për të provuar të qetësojë tensionet.

Në të kaluarën, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i ka kërkuar kryeministrit indian Narendra Modi të ndërpresë varësinë nga nafta e lirë ruse dhe të ndalojë blerjet në sektorin e mbrojtjes nga Moska, duke thënë se hapa të tillë do të ndihmonin në përfundimin e luftës.

Rritja e fundit e tarifave vjen përpara një afati të caktuar nga Trump për Rusinë për të rënë dakord për një armëpushim ose marrëveshje paqeje në luftën e saj me Ukrainën, e cila tani është në vitin e katërt.

 

Në qershor, India ishte blerësi i dytë më i madh i lëndëve djegëse fosile ruse pas Kinës, me blerje që arrinin një total prej 5,2 miliardë dollarësh.

Sipas ekspertëve të energjisë nga organizata e pavarur kërkimore CREA, nafta bruto përbënte 80% të shitjeve. India merr naftë ruse dhe furnizime të tjera energjie me zbritje të konsiderueshme, nën vlerën e tregut global.

Masa e fundit tregtare e Trump erdhi ndërsa i dërguari i tij i posaçëm Steve Witkoff u takua sot në Moskë me presidentin rus Vladimir Putin

Vëzhguesit rusë thanë se Witkoff sapo ishte larguar nga kryeqyteti kur njoftimi i tarifave u tërhoq. Bisedimet, të cilat zgjatën tre orë, me sa duket nuk dhanë ndonjë rezultat. /Ad.Ab.

The post SHBA – Trump dyfishon tarifat ndaj Indisë në 50% për shkak të blerjeve të naftës ruse appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kina “hap dyert” për kafenë braziliane pas tarifave të SHBA-së

Kina ka miratuar 183 kompani të reja braziliane të kafesë për të eksportuar produkte në tregun kinez, sipas një postimi në mediat sociale të ambasadës kineze në Brazil. Masa, një ndihmë për eksportuesit amerikano-latinë pas njoftimit të qeverisë së Shteteve të Bashkuara për tarifa të larta mbi kafenë braziliane dhe produkte të tjera, hyri në […]

The post Kina “hap dyert” për kafenë braziliane pas tarifave të SHBA-së appeared first on BoldNews.al.

Trump vendosi tarifa prej 39%, presidentja e Zvicrës udhëton drejt SHBA-së për negociata

Zvicra përballet me një tarifë doganore prej 39 përqind, një nga më të lartat mes dhjetëra ekonomive që do të preken nga tarifat e reja që pritet të hyjnë në fuqi që nga e enjtja. Presidentja Karin Keller-Sutter dhe Ministri i Ekonomisë Guy Parmelin udhëtuan sot drejt Uashingtonit “për të lehtësuar takimet me autoritetet amerikane […]

The post Trump vendosi tarifa prej 39%, presidentja e Zvicrës udhëton drejt SHBA-së për negociata appeared first on BoldNews.al.

SHBA – Trump e quan “dhuratë” investimin prej 600 miliardë dollarësh nga BE-ja

UASHINGTON, 5 gusht /ATSH-DPA/ – Presidenti amerikan Donald Trump e ka quajtur investimin prej 600 miliardë dollarësh, si pjesë e marrëveshjes për tarifat me Bashkimin Evropian, si një “dhuratë”.

“Ata na dhanë 600 miliardë dollarë që mund t’i investojmë ku të duam”, tha Trump në një intervistë për “CNBC”, duke iu referuar një pjese kyçe të marrëveshjes tregtare të shpallur në fund të korrikut.

Trump e përshkroi shumën si “një dhuratë” që nuk është hua dhe për rrjedhojë nuk ka nevojë të kthehet pas tre vitesh.

Kjo bie ndesh me deklaratat e mëparshme të Komisionit Evropian, sipas të cilit kompanitë nga BE-ja kanë shprehur interes për të investuar 600 miliardë dollarë në Shtetet e Bashkuara gjatë viteve të ardhshme.

Sipas Komisionit, deri tani bëhet fjalë vetëm për shprehje interesi nga ana e kompanive, pa ndonjë angazhim konkret.

I pyetur se çfarë do të ndodhte nëse BE-ja nuk e përmbush këtë premtim investimi, Trump kërcënoi se do të vendosë tarifa 35%. Megjithatë, mbeti e paqartë se kur do të konsiderohej shkelje e marrëveshjes, pasi investimet janë planifikuar të ndodhin për një periudhë disa-vjeçare.

Një zyrtar i Komisionit Evropian sqaroi së fundmi se investimet janë në dorën e kompanive private dhe se Komisioni, si institucion publik, nuk mund t’i garantojë ato.

Marrëveshja mes Trump dhe presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, parashikon një tarifë prej 15% për shumicën e importeve nga BE-ja në SHBA. Data e re e hyrjes në fuqi është 7 gusht.

Përveç shumës prej 600 miliardë dollarësh, BE-ja i ka premtuar Trump-it se deri në fund të mandatit të tij do të blejë energji amerikane në vlerë prej 750 miliardë dollarësh. /Ad.Ab./

 

The post SHBA – Trump e quan “dhuratë” investimin prej 600 miliardë dollarësh nga BE-ja appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SHBA – Ministri gjerman i Financave kërkon tarifë më të ulët për çelikun

UASHINGTON, 4  gusht/ATSH-DPA/  – Ministri gjerman i Financave, Lars Klingbeil, shpreson të negociojë një përjashtim për eksportet e çelikut gjatë vizitës së tij në Uashington, ku zhvilloi sot bisedime  me sekretarin amerikan të Thesarit, Scott Bessent, vetëm disa ditë para se të hyjnë në fuqi tarifat e reja të SHBA-së ndaj importeve nga Bashkimi Evropian.

Klingbeil tha se planifikon të diskutojë një rregullore kuotash për eksportet e çelikut, e cila mund të lejojë që sasi të caktuara të këtij metali të tregtohen mes të dyja palëve me një tarifë më të ulët, ose edhe pa tarifë fare.

“Do të ishte shumë e rëndësishme për industrinë gjermane të çelikut, për shumë vende pune në Gjermani”, u tha ai gazetarëve në Uashington.

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës arritën një marrëveshje tregtare në fund të muajit të kaluar për t’i dhënë fund një mosmarrëveshjeje të gjatë për tarifat, e cila u nxit nga presidenti Donald Trump.

Sipas marrëveshjes së ndërmjetësuar nga Trump dhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, shumica e importeve nga BE-ja drejt SHBA-së do të përballen me një tarifë prej 15% duke filluar nga data 7 gusht. Ndërkohë, tarifat mbi mallra të caktuara si alumini dhe çeliku do të mbeten në nivelin 50%.

Klingbeil shprehu zhgënjim lidhur me negociatat që çuan në marrëveshjen e shpallur më 27 korrik.

“Mendoj se ishim shumë të dobët. Nuk mund të jemi të kënaqur me rezultatin që u arrit,” tha ministri, i cili është gjithashtu edhe  zëvendëskancelar i Gjermanisë. /Ad.Ab./

The post SHBA – Ministri gjerman i Financave kërkon tarifë më të ulët për çelikun appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kostoja e vërtetë e axhendës ekonomike të Donald Trump

Gjashtë muajt e parë të mandatit të dytë të Donald Trump janë shënjuar nga një valë urdhrash ekzekutivë dhe aktiviteti legjislativ të paprecedent në historinë amerikane, me përjashtim të mundshëm të 100 ditëve të para të Franklin D. Rooseveltit në detyrë. Dallimi kryesor është se New Deal-i i Roosevelt-it ishte një përpjekje radikale – dhe […]

The post Kostoja e vërtetë e axhendës ekonomike të Donald Trump appeared first on Reporter.al.

Tarifat e reja doganore hyjnë në fuqi së shpejti, Shtëpia e Bardhë: Masat janë thuajse përfundimtare

✇Albeu
By: M C

Administrata e presidentit Donald Trump ka njoftuar vendosjen e tarifave të reja doganore ndaj një sërë shtetesh, si pjesë e një strategjie për të nxitur industrinë vendase dhe për të ushtruar trysni mbi partnerët kryesorë tregtarë të SHBA-së.

Përfaqësuesi i Tregtisë në Shtëpinë e Bardhë, Jamieson Greer, bëri të ditur se këto masa janë “pothuajse përfundimtare” dhe nuk parashikohet që të rishikohen në një të ardhme të afërt.

“Këto tarifa janë gati për zbatim dhe nuk do të jenë pjesë e ndonjë negociate në ditët në vijim,” u shpreh Greer për CBS, duke nënvizuar vendosmërinë e administratës për të ndjekur një qasje të ashpër në politikën tregtare, veçanërisht ndaj vendeve si Brazili.

Masa vjen pas nënshkrimit të një dekreti presidencial nga Donald Trump, të enjten, i cili parashikon nivele të ndryshme tarifore për importet që vijnë nga vende të ndryshme, që variojnë nga 10% deri në 41%, në varësi të origjinës dhe llojit të produktit. Tarifat do të hyjnë në fuqi më 7 gusht, për të lejuar autoritetet doganore kohë për përgatitje.

Lista e vendeve dhe tarifat përkatëse:

-Bashkimi Europian, Japonia, Koreja e Jugut – 15%

-Mbretëria e Bashkuar – 10%

-Indonezia – 19%

-Vietnami dhe Tajvani – 20%

Për vendet me të cilat SHBA ka marrëveshje tregtare ekzistuese si BE-ja dhe Japonia tarifat janë të fiksuara dhe nuk do të ndryshojnë, sipas këshilltarit kryesor ekonomik të Trump, Kevin Hassett.

Megjithatë, Hassett theksoi për NBC se për vendet që nuk kanë marrëveshje tregtare me SHBA-në, negociatat do të vazhdojnë, dhe tarifat mund të rishikohen në të ardhmen, në varësi të qëndrimeve reciproke.

Ky vendim pritet të ndikojë në dinamikat tregtare globale dhe të testojë qëndrueshmërinë e partneriteteve ekonomike të SHBA me vende të rëndësishme në Azi, Europë dhe më gjerë.

The post Tarifat e reja doganore hyjnë në fuqi së shpejti, Shtëpia e Bardhë: Masat janë thuajse përfundimtare appeared first on Albeu.com.

Brazil, protesta kundër tarifave prej 50% të Donald Trump

Brazilianët në Sao Paolo protestuan kundër tarifave të presidentit amerikan Donald Trump përpara ambasadës amerikane. Vendi përballet me një nga normat më të larta, 50% për shumë eksporte. Qeveria e Brazilit ka bërë me dije se do të njoftojë disa masa emergjente javën e ardhshme për të ndihmuar bizneset të përballen me tarifat prej 50% që […]

The post Brazil, protesta kundër tarifave prej 50% të Donald Trump appeared first on BoldNews.al.

Kurti “i bindet” Osmanit/ Heq tarifat për mallrat që hyjnë nga SHBA

Insistimit të presidentes së Kosovës muaj më parë për të hequr tarifat ndaj produkteve amerikane që futen në vend, si një sinjal që i dërgohet SHBA-ve dhe administratës Trump për bashkëpunim, më në fund i është përgjigjur kryeministri në detyrë.

Njoftimin, kryeministri qe i ka cuar marredheniet me SHBA-në në pikën më të ulët në 35 vitet e fundit, e dha nga mbledhja e qeverisë këtë të premte.

“Tjetër vendim shumë të rëndësishëm që po marrim sot është largimi i tarifës doganore me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kështu tani e tutje të gjitha produktet me origjinë nga SHBA-të do të kenë tarifë zero për qind kur të hyjnë në vendin tonë.

Kosova i mirëpret produktet amerikane në tregun e saj dhe besojmë fuqishëm që kjo të ndikojë në rritjen e këmbimit tregtar si dhe shtimin e investimeve.” deklaron Kurti, i cili ndoshta po e kupton se pa SHBA-te Kosova eshte ne renie te lire, mbitegjitha ekonomikisht.

Gjithesesi Kurti nuk pati hezitim ta shpallte kete vendim si një hap te radhës që dëshmon për marrëdhëniet shumë të mira ndërmjet dy vendeve, pretendim i rrezuar poshte disa here nga i zgjedhuri i Trump per misione te posacme Richard Grenell.

Vendimi i Kurtit ka ardhur një ditë pasi presidenti amerikan, Donald Trump, ka prezantuar tarifat e reja ndaj 69 vendeve me të cilat bën tregti SHBA-ja, me arsyetimin se ato kanë qenë të padrejta ndaj ekonomisë amerikane.

Me urdherin e Trump, që do të zbatohet prej 7 gushtit, vendet e tjera të Ballkanit janë goditur me tarifa te larta: Maqedonia e Veriut 15 për qind, Bosnje-Hercegovina 30 për qind dhe Serbia 35 për qind./abcnews.al

Kryeministri kanadez: I zhgënjyer nga tarifat e reja të SHBA-së

Kryeministri kanadez, Mark Carney tha se qeveria është “e zhgënjyer” nga vendimi i SHBA-së për të rritur tarifat në 35% për mallrat kanadeze që nuk mbulohen nga një marrëveshje paraprake e tregtisë së lirë.

Megjithatë, zbatimi nga SHBA-ja i marrëveshjes së tregtisë së lirë SHBA-Meksikë-Kanada “do të thotë që norma mesatare e tarifave të SHBA-së për mallrat kanadeze mbetet një nga më të ulëtat për të gjithë partnerët e saj tregtarë”, tha Carney të premten.

Sipas traktatit USMCA, i cili u negociua nga administrata e parë Trump dhe hyri në fuqi në vitin 2020, një gamë e gjerë mallrash të prodhuara në Amerikën e Veriut janë të pranueshme për trajtim pa taksa, shkruan CNN.

Banka qendrore e Kanadasë vlerëson se 100% e eksporteve të energjisë kanadeze dhe 95% e të gjitha mallrave të tjera plotësojnë kualifikimet për të qenë në përputhje me USMCA-në.

“Megjithatë, sektorë të tjerë të ekonomisë sonë – duke përfshirë lëndën e drurit, çelikun, aluminin dhe automobilat – ndikohen shumë nga detyrimet dhe tarifat e SHBA-së”, shtoi Carney./abcnews.al

SHBA – Trump njofton marrëveshje tregtare me Seulin me tarifa prej 15%

UASHINGTON, 31 korrik /ATSH-DPA/ – Presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi mbrëmë një marrëveshje tregtare me Korenë e Jugut.

“Ne kemi rënë dakord për një tarifë prej 15% për Korenë e Jugut. Amerikës nuk do t’i ngarkohet një tarifë”, tha Trump në platformën e tij Truth Social, pasi më parë kishte kërcënuar të vendoste tarifa prej 25% për importet e produkteve të Koresë së Jugut nga 1 gushti.

Sekretari i Tregtisë i SHBA-së, Howard Lutnick, tha se norma e tarifës do të zbatohej edhe për importet e makinave.

Trump tha se Koreja e Jugut do t’u “jepte Shteteve të Bashkuara 350 miliardë dollarë për investime në pronësi dhe të kontrolluara nga Shtetet e Bashkuara, dhe të zgjedhura nga unë, si president”.

“Seuli gjithashtu pranoi të blinte gaz natyror të lëngshëm (LNG) ose produkte të tjera energjie me vlerë 100 miliardë dollarë dhe të pranonte produkte amerikane si makina dhe produkte bujqësore”, tha presidenti Trump.

Koreja e Jugut është një eksportuese e rëndësishme makinash në SHBA.

“Ne kemi kapërcyer një pengesë të madhe”, tha presidenti i Koresë së Jugut, Lee Jae Myung, sipas agjencisë së lajmeve Yonhap.

“Nëpërmjet kësaj marrëveshjeje, qeveria ka eliminuar pasiguritë në mjedisin e eksportit dhe ka krijuar kushte që kompanitë tona të konkurrojnë në kushte të barabarta ose superiore me vendet e mëdha”, shtoi ai./  Ad.Ab./

The post SHBA – Trump njofton marrëveshje tregtare me Seulin me tarifa prej 15% appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

DW: Tarifa për turistët i sjell Venecias 5,4 milion euro fitime

Dhjetë euro u është dashur të pagujanë tursitëve ditorë për të vizituar qendrën historike të Venecias më 2025. Qyteti ndërkohë ka përfunduar fazën e provës me sistemin e tarifës dhe ka nxjerrë një bilanc paraprak. Rregullorja që pati premierën më 2024, duhet të ndihmojë për koordinimin më të mirë që turizmit masiv në qytetin lagunë […]

The post DW: Tarifa për turistët i sjell Venecias 5,4 milion euro fitime appeared first on BoldNews.al.

SHBA – Trump shpall tarifa prej 25% për produktet indiane

UASHINGTON, 30 korrik /ATSH-AFP/ – Presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi në platformën e tij të medias Truth Social se produktet indiane do t’i nënshtrohen një tarife prej 25% me mbërritjen në Shtetet e Bashkuara duke filluar nga 1 gushti.

Ai theksoi se do të shtohet edhe një ndëshkim për blerjen nga ana e Indisë të naftës ruse.

“Ne bëjmë pak tregti me ta sepse tarifat e tyre janë ndër më të lartat në botë dhe barrierat e tyre jotarifore janë më të lodhshmet dhe të urryeshmet”, shpjegoi Trump në mesazh.

India gjithashtu “ka blerë shumicën e pajisjeve të saj ushtarake nga Rusia dhe është klienti kryesor i naftës ruse, së bashku me Kinën”./ /os/

The post SHBA – Trump shpall tarifa prej 25% për produktet indiane appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Triumfi i Trump mbi Evropën

Ka nga ata që mund ta qortojnë Viktor Orban-in, mikun e presidentit amerikan Donald Trump dhe presidentit rus Vladimir Putin, për shumë gjëra. Por kryeministri hungarez nuk gabon kur thekson se sapo e kemi parë Trump-in ta “hajë për mëngjes presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen”. Në fund të fundit, marrëveshja paraprake tregtare […]

The post Triumfi i Trump mbi Evropën appeared first on Reporter.al.

Analiza e CNN: Trump fitoi luftën e tarifave me BE-në, unioni shfaqet i penduar

Ekonomia amerikane supozohej të shkatërrohej. Lufta tregtare pritej të dilte jashtë kontrollit ndërsa tregjet financiare parashikoheshin të fundoseshin, megjithatë asgjë nga këto nuk ka ndodhur. Presidenti Donald Trump ka arritur atë që pak njerëz jashtë Shtëpisë së Bardhë e kishin parashikuar: Një fitore në luftën tregtare që i vendos tarifat e Amerikës për mallrat e […]

The post Analiza e CNN: Trump fitoi luftën e tarifave me BE-në, unioni shfaqet i penduar appeared first on BoldNews.al.

Cilët janë fituesit dhe humbësit në marrëveshjen tregtare SHBA-BE?

SHBA dhe BE kanë arritur atë që po cilësohet si marrëveshja më e madhe tregtare në histori, pas bisedimeve në Skoci. Në fakt, ajo i ngjan kornizës për një marrëveshje dhe jo një marrëveshjeje të plotë tregtare, me detaje ende të paqarta.

Por shifrat kryesore të njoftuara nga Presidenti Donald Trump dhe shefja e BE-së Ursula von der Leyen ofrojnë të dhëna se cilët sektorë dhe grupe mund të goditen më rëndë ose kanë më shumë për të fituar, shkruan BBC.

Trump – fitues
Pasi premtoi marrëveshje të reja tregtare me dhjetëra vende, Trump sapo ka siguruar marrëveshjen më të madhe prej të gjithave. Shumica e komentuesve u duket se BE-ja ka hequr dorë nga më shumë, me një analizë të menjëhershme nga Capital Economics që sugjeron një rënie prej 0.5% të PBB-së. Gjithashtu, dhjetëra miliarda dollarë do të derdhen në arkat e SHBA-së në taksat e importit. Por titujt kryesorë për Trump mund të mos zgjasin shumë nëse një mori të dhënash ekonomike që do të dalin këtë javë tregojnë se riformësimi i tij radikal i ekonomisë amerikane po kthehet mbrapsht. Shifrat mbi inflacionin, vendet e punës, rritjen dhe besimin e konsumatorit do të japin një pamje më të qartë nëse tarifat e Trump po sjellin humbje apo fitim.

Konsumatorët amerikanë – humbës
Qytetaret e thjeshte amerikanë janë tashmë të pakënaqur nga rritja e kostos së jetesës dhe kjo marrëveshje mund të shtojë barrën duke rritur çmimet e mallrave të BE-së. Ndërsa jo aq e vështirë sa mund të kishte qenë, pengesa e përfaqësuar nga një normë tarifore prej 15% është ende e rëndësishme, dhe është shumë më e theksuar se pengesat që ekzistonin para se Trump të kthehej në detyrë. Tarifat janë taksa që aplikohen për mallrat e blera nga vendet e tjera. Zakonisht, ato janë një përqindje e vlerës së një produkti. Pra, një tarifë prej 15% do të thotë që një produkt prej 100 dollarësh i importuar në SHBA nga BE-ja do të ketë një taksë prej 15 dollarësh të shtuar – duke e çuar koston totale për importuesin në 115 dollarë. Kompanitë që sjellin mallra të huaja në SHBA duhet t’ia paguajnë taksën qeverisë dhe shpesh ia kalojnë një pjesë ose të gjithë koston shtesë klientëve.

Tregjet – fitues
Tregjet e aksioneve në Azi dhe Evropë u rritën të hënën pas publikimit të lajmit për kuadrin e marrëveshjes. Sipas kuadrit, SHBA-të do të vendosin një tarifë prej 15% për mallrat e importuara nga BE-ja. Ndërsa kjo normë është e konsiderueshme, është më e ulët se ajo që mund të kishte qenë dhe të paktën ofron siguri për investitorët. Marrëveshja është “qartësisht miqësore me tregun dhe duhet të sjellë potencial të mëtejshëm rritjeje në euro”, tha për AFP-në Chris Weston në Pepperstone, një ndërmjetës australian.

Solidariteti evropian – humbës
Marrëveshja do të duhet të nënshkruhet nga të gjithë 27 anëtarët e BE-së, secili prej të cilëve ka interesa dhe nivele të ndryshme varësie nga eksporti i mallrave në SHBA. Ndërsa disa anëtarë e kanë pritur marrëveshjen me kujdes, të tjerë kanë qenë kritikë – duke aluduar në përçarjet brenda bllokut, i cili po përpiqet gjithashtu t’i përgjigjet krizave të tjera si lufta e vazhdueshme në Ukrainë. Kryeministri francez Francois Bayrou komentoi: “Është një ditë e errët kur një aleancë popujsh të lirë, të bashkuar për të afirmuar vlerat e tyre të përbashkëta dhe për të mbrojtur interesat e tyre të përbashkëta, i dorëzohet nënshtrimit.” Atij iu bashkuan të paktën dy ministra të tjerë të qeverisë franceze, si dhe Viktor Orban, udhëheqësi hungarez, i cili tha se Trump “e hëngri von der Leyen për mëngjes”.

Prodhuesit e makinave në Gjermani – humbës
Tarifa me të cilën përballen importuesit që sjellin makina të BE-së në SHBA është pothuajse përgjysmuar, nga norma prej 27.5% që u vendos nga Trump në prill në një normë të re prej 15%. Makinat janë një nga eksportet kryesore të BE-së në SHBA. Dhe si prodhuesi më i madh i makinave në BE – falë VW, Mercedes dhe BMW – Gjermania do të ketë qenë duke vëzhguar nga afër. Udhëheqësi i saj, Friedrich Merz, e ka mirëpritur paktin e ri, ndërsa pranoi se do të kishte mirëpritur një “lehtësim të mëtejshëm të tregtisë transatlantike”. Kjo ndjenjë pesimiste u pasqyrua nga organi gjerman i tregtisë së makinave, VDA, i cili paralajmëroi se edhe një normë prej 15% do t’i “kushtonte industrisë gjermane të automobilave miliarda çdo vit”.

Prodhuesit e makinave në SHBA – fitues
Trump po përpiqet të rrisë prodhimin e automjeteve në SHBA. Prodhuesit amerikanë të makinave morën një nxitje kur mësuan se BE po ulte tarifën e vet për makinat e prodhuara në SHBA nga 10% në 2.5%. Teorikisht, kjo mund të rezultojë në blerjen e më shumë makinave amerikane në Evropë. Kjo mund të jetë e mirë për shitjet amerikane jashtë vendit, por pakti nuk është vetëm një lajm i mirë kur bëhet fjalë për shitjet vendase. Kjo për shkak të mënyrës komplekse se si montohen makinat amerikane. Shumë prej tyre në fakt montohen jashtë vendit – në Kanada dhe Meksikë – dhe Trump i nënshtron ato një tarife prej 25% kur ato sillen në SHBA. Kjo krahasohet me një normë më të ulët tarife prej 15% për automjetet e BE-së. Pra, prodhuesit amerikanë të makinave tani mund të kenë frikë se do të ulen nga prodhuesit evropianë.

Produktet farmaceutike të BE-së – humbëse
Ekziston konfuzion rreth normës së tarifës që do të vendoset për ilaçet e prodhuara në Evropë që blihen në SHBA. BE dëshiron që ilaçet t’i nënshtrohen normës më të ulët të mundshme, për të përfituar shitjet. Trump tha se produktet farmaceutike nuk mbuloheshin nga marrëveshja e shpallur të dielën, sipas së cilës norma për një numër produktesh u ul në 15%. Por Von der Leyen tha se ato ishin përfshirë, dhe një burim nga Shtëpia e Bardhë e konfirmoi të njëjtën gjë për BBC-në.

Secili skenar do të përfaqësojë zhgënjim për farmaceutikën evropiane, e cila fillimisht shpresonte për një përjashtim të plotë nga tarifat. Industria aktualisht gëzon ekspozim të lartë në tregun amerikan falë produkteve si Ozempic, një ilaç yll për diabetin e tipit 2 i prodhuar në Danimarkë. Kjo është theksuar në Irlandë, ku partitë opozitare kanë theksuar rëndësinë e industrisë dhe kanë kritikuar efektin dëmtues të pasigurisë.

Energjia amerikane – fituese
Trump tha se BE do të blejë 750 miliardë dollarë (558 miliardë paund, 638 miliardë euro) në energji amerikane, përveç rritjes së investimeve të përgjithshme në SHBA me 600 miliardë dollarë.

“Ne do ta zëvendësojmë gazin dhe naftën ruse me blerje të konsiderueshme të LNG-së (gazit natyror të lëngshëm) amerikan, naftës dhe karburanteve bërthamore”, tha Von der Leyen. Kjo do të thellojë lidhjet midis sigurisë energjetike evropiane dhe SHBA-së në një kohë kur ajo është larguar nga importimi i gazit rus që nga pushtimi i plotë i Ukrainës.

Industria e aviacionit në BE dhe SHBA – fituese
Von der Leyen tha se disa “produkte strategjike” nuk do të tërheqin asnjë tarifë, duke përfshirë pjesët e avionëve dhe aeroplanëve, kimikate të caktuara dhe disa produkte bujqësore. Kjo do të thotë që firmat që prodhojnë pjesë për aeroplanë do të kenë tregti pa fërkime midis blloqeve të mëdha tregtare. Ajo shtoi se BE-ja ende shpreson të arrijë më shumë marrëveshje “zero për zero”, veçanërisht për verërat dhe pijet alkoolike, në ditët në vijim./abcnews.al

SKOCI – SHBA dhe BE arrijnë një marrëveshje për tarifat

TURNBERRY (Skoci), 27 korrik /ATSH-AFP-DPA/ – Presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi sot pasdite se ”arritëm një marrëveshje me BE-në për tarifat”.

Edhe burime nga BE-ja thanë se presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe presidenti i SHBA-së, Donald Trump, arritën një marrëveshje për të zgjidhur një mosmarrëveshje tregtare mbi rritjen e tarifave.

Marrëveshja i jep fund negociatave disamujore midis Brukselit dhe Uashingtonit.

Pati një pritje të madhe nëse bisedimet do të rezultonin në një marrëveshje.

Trump e kishte kërcënuar Bashkimin Evropian me tarifa prej 30% për importet evropiane duke filluar nga 1 gushti.

Detajet rreth marrëveshjes nuk ishin menjëherë të disponueshme, por Trump tha gjatë takimit me von der Leyen në resortin skocez të golfit Turnberry se BE nuk mund të presë një normë tarifore më të ulët se 15%./ a.jor.

The post SKOCI – SHBA dhe BE arrijnë një marrëveshje për tarifat appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌