Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Show-t të Belindës i del boja/ Prokuroria liron inxhinierët e arrestuar për TEC-in e Delvinës

Prokuroria e Fierit ka liruar dy punonjësit e kompanisë Delvina Gas të arrestuar një ditë më parë nga policia me akuzën e ndërtimit të një TEC-i pa leje. Të lirë u lanë drejtori dhe inxhinieri i kompanisë “Delvina Gaz”, Luan Metaj dhe Elton Malkaj u arrestuan nga policia ditën e djeshme për një ndërtim 2000 […]

The post Show-t të Belindës i del boja/ Prokuroria liron inxhinierët e arrestuar për TEC-in e Delvinës appeared first on BoldNews.al.

Në kërkim nga GJKKO, kapet në Rinas 57-vjeçari, pjesë e një grupi kriminal

Një 57-vjeçar është arrestuar nga policia në Rinas, pasi ishte shpallur në kërkim si pjesëtar i një grupi kriminal në fushën e kontrabandës së mallrave për të cilat paguhet akcizë. GjKKO-ja i ka caktuar 57-vjeçarit G. S., masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose […]

The post Në kërkim nga GJKKO, kapet në Rinas 57-vjeçari, pjesë e një grupi kriminal appeared first on BoldNews.al.

Sherr mes shqiptarëve dhe grekëve në një lokal në Athinë, 3 të plagosur dhe 2 të arrestuar

Një përleshje e dhunshme ndodhi mbrëmjen e së martës në sheshin e Ymittos në Athinë, ku të paktën pesë të rinj u përfshinë në një konflikt që përfundoi me tre të plagosur me thikë dhe dy të arrestuar. Sipas burimeve policore, ngjarja ndodhi pas një debati të ashpër mes të rinjve jashtë një lokali. Sherri […]

The post Sherr mes shqiptarëve dhe grekëve në një lokal në Athinë, 3 të plagosur dhe 2 të arrestuar appeared first on BoldNews.al.

Përfshihet nga flakët makina në ecje në aksin Fier–Vlorë

Një automjet është përfshirë nga flakët këtë të mërkurë në aksin nacional Fier–Vlorë, duke shkaktuar panik mes drejtuesve të tjerë të mjeteve. Ngjarja ka ndodhur teksa makina ishte në lëvizje, por fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një defekt elektrik në mjet. Shërbimet zjarrfikëse kanë […]

The post Përfshihet nga flakët makina në ecje në aksin Fier–Vlorë appeared first on BoldNews.al.

Transgjinorja Amber Candy: Nuk rri pa një bashkëjetesë, por s’mund të adoptoj një fëmijë

E ftuar në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ish-banorja e “Big Brother VIP 4”, Amber Candy, foli për jetën e saj pas daljes nga formati dhe planet që ka për të ardhmen, si në aspektin profesional ashtu edhe atë personal. E pyetur nga moderatori nëse mendon të krijojë një familje dhe të ketë […]

The post Transgjinorja Amber Candy: Nuk rri pa një bashkëjetesë, por s’mund të adoptoj një fëmijë appeared first on BoldNews.al.

Evakuime në Japoni dhe SHBA, tërmeti i fuqishëm pranë Rusisë shkakton paralajmërime për cunami

Një tërmet me magnitudë 8.8, një ndër më të fuqishmit ndonjëherë, goditi të mërkurën gadishullin Kamçatka në lindjen e largët të Rusisë, duke shkaktuar një cunam deri në katër metra të lartë, dëmtime në ndërtesa dhe duke nxitur paralajmërime dhe evakuime në të gjithë Oqeanin Paqësor, raportoi Reuters. Gjatë orëve të fundit, disa shtete, përfshirë […]

The post Evakuime në Japoni dhe SHBA, tërmeti i fuqishëm pranë Rusisë shkakton paralajmërime për cunami appeared first on BoldNews.al.

Forcimi i partneritetit me shoqërinë civile, bashkia e Lezhës përfiton fonde nga BE

TIRANË, 29 korrik/ATSH/ Bashkia e Lezhës është shpallur fituese në thirrjen e programit “ReLOaD3”, të financuar nga Bashkimi Evropian dhe të zbatuar nga Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP).

Ky program synon të forcojë demokracinë vendore përmes bashkëpunimit të qëndrueshëm ndërmjet pushtetit vendor dhe shoqërisë civile, duke rritur njëkohësisht pjesëmarrjen e qytetarëve në vendimmarrje.

“Lezha, si një nga bashkitë që ka qenë pjesë edhe në fazat e mëparshme të ReLOaD, konfirmon sërish përkushtimin ndaj qeverisjes së mirë, transparencës dhe zhvillimit të qëndrueshëm përmes përfshirjes qytetare”, thuhet në njoftimin për shtyp të bashkisë Lezhë.

Bashkia e Lezhës do të përfitojë mbështetje financiare, ndërtim kapacitetesh dhe asistencë teknike për të forcuar partneritetet me organizatat e shoqërisë civile, duke përdorur metodologjinë LOD – një model i suksesshëm për financim publik të përgjegjshëm dhe gjithëpërfshirës.

“Lezha vazhdon të jetë shembull i angazhimit për zhvillim lokal me pjesëmarrje aktive të qytetarëve dhe organizatave lokale”, thuhet në njoftimin e bashkisë.

/m.m/r.e/

The post Forcimi i partneritetit me shoqërinë civile, bashkia e Lezhës përfiton fonde nga BE appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vengu: Kemi përfunduar procedurat për blerjen e dy avionëve zjarrfikës

TIRANË, 29 korrik/ATSH-Maela Marini/ Shqipëria ka përfunduar procedurat për blerjen e dy avionëve zjarrfikës.

Lajmin e bëri të ditur sot ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu në një intervistë televizive.

Vengu informoi se fondet për avionët zjarrfikës janë alokuar, dhe aktualisht pritet prodhimi i tyre si dhe trajnimi i pilotëve.

“Ne sivjet kemi pasur 5 helikopterë zjarrfikës në dispozicion të angazhuar 24 orë. Nuk kemi pasur kurrë një numër të tillë mjetesh ajrore zjarrfikëse më parë. Jemi në një përmirësim të ndjeshëm të gatishmërisë operacionale për sa i përket mbrojtjes civile me mbështetje nga ajri”, u shpreh Vengu.

Ky element, sipas tij, “do të vazhdojë të përforcohet me avionë zjarrfikës”.

“Ne kemi angazhuar fonde dhe kemi realizuar edhe procesin për blerjen e dy avionëve zjarrfikës. Janë alokuar fondet, kemi buxhetin dhe kemi realizuar edhe procedurën për blerjen e dy avionëve”, shtoi ai.

Ministri informoi se prodhimi dhe ardhja e tyre në vendin tonë merr një kohë normale, sepse duhet të prodhohen dhe dislokohen.

Ndërkohë, sipas tij, duhet të stërviten edhe pilotët për pilotimin e tyre. “Duhet të kuptojmë se prej vitit 2007 Shqipëria nuk ka pilotë avionësh dhe po i stërvitim pilotët e avionëve. Jemi absolutisht në kushtet ku këtë gjë e kemi parashikuar. Po investon qeveria në mënyrë që të kemi edhe mjete ajrore të tjera dhe të përforcojmë edhe flotën e helikopterëve sepse të dyja tipologjitë janë absolutisht të nevojshme dhe eficente”, shtoi ai.

Nga ana tjetër, Vengu theksoi se po rinovohet tërësisht flota e mjeteve zjarrfikëse në mbarë vendin.

“Falë themelimit të kompanisë shtetërore të prodhimit ushtarak ne do të kemi mundësinë të prodhojmë edhe mjete emergjencash civile. Në këtë mënyrë do të stabilizojmë situatën si nga toka, edhe nga ajri”, tha Vengu.

Ministri solli në vëmendje edhe identifikimin e 4 zonave në vend ku do të krijohen qendra rajonale të emergjencave civile, në mënyrë që të ketë trupa, mjete dhe baza të caktuara për to.

“Do të jenë qendra rajonale ku mund të ulen dhe furnizohen helikopterët dhe trupa të dedikuara për sa i përket mbulimit të zonave pyjore dhe malore. Do të fillojmë fillimisht me një qendër për mbulimin e gjithë zonës së Finiqit, Delvinës, Konispolit, Sarandës, Himarës dhe zonave përreth. Kemi identifikuar një zonë në Bushat të Shkodrës për të ndihmuar Shëngjinin, Velipojën, Shkodrën dhe Lezhën ku konstatohet rrezikshmëri e lartë. Do të kemi po ashtu dy qendra të tjera në verilindje dhe juglindje të vendit për të fuqizuar zinxhirin e reagimit”, theksoi Vengu.

/r.e/

The post Vengu: Kemi përfunduar procedurat për blerjen e dy avionëve zjarrfikës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Asnjë lavazh mes lagjeve, ndryshe paguajnë gjobën e krimit mjedisor

TIRANË, 29 korrik/ATSH/ Në gjithë vendin po vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike dhe kthimin e ambienteve të përbashkëta te komuniteti.

Përveç lirimit të hapësirave publike në zonat e banuara, aksioni është shtrirë po ashtu në plazhe dhe akset nacionale ku po prishen strukturat pa leje anës rrugëve.

Në vijim të këtij aksioni, kryeministri Edi Rama paralajmëroi sot se asnjë lavazh nuk do të qëndrojë mes lagjeve për të larë makinat nëpër trotuare.

“Prandaj kush i ka t’i heqë vetë që të mos paguajë edhe gjobën e krimit mjedisor”, u shpreh kryeministri.

Lirimi i hapësirave publike shihet si një hap i domosdoshëm për rritjen e shërbimit, funksionalitetit të çdo biznesi dhe sipërmarrjeje në përputhje me standardet kombëtare të mikpritjes dhe shërbimit jo vetëm në zonat turistike, por në çdo cep të Shqipërisë.

Gjatë gjithë muajit korrik por edhe më tej, lirimi i hapësirave publike do të jetë në fokus të angazhimit të pushtetit vendor dhe qendror në mbrojtje të komuniteteve.

/m.m/r.e/

The post Rama: Asnjë lavazh mes lagjeve, ndryshe paguajnë gjobën e krimit mjedisor appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Tentoi të kalonte kufirin me pasaportë false, arrestohet gjeorgjiani në Rinas

Një shtetas gjeorgjian është arrestuar në flagrancë në Rinas pasi u kap duke përdorur një pasaportë false greke për të udhëtuar drejt Mbretërisë së Bashkuar. Ai ka paraqitur në sportelin e Policisë, për të dalë në mënyrë të rregullt nga Republika e Shqipërisë, pasaportë gjeorgjiane dhe një kartë imbarkimi për fluturim drejt Budapestit. Policia e […]

The post Tentoi të kalonte kufirin me pasaportë false, arrestohet gjeorgjiani në Rinas appeared first on BoldNews.al.

OST thyen rekordin e policisë; Merr me qira 1 makinë për 49.166 euro te Papuli dhe Qesko

Operatori i Sistemit të Transmetimit, një firmë shtetërore që merret me mirëmbajtjen e shtyllave të energjisë elektrike, ka finalizuar ditët e fundit një tender për marrje me qira të automjeteve. Skerdi Drenova ia ka lënë “stafetën” e drejtimit të OST-së Elisian Bicit, i cili ka firmosur edhe tenderin e fundit. Bici ka “thyer” edhe rekordin […]

The post OST thyen rekordin e policisë; Merr me qira 1 makinë për 49.166 euro te Papuli dhe Qesko appeared first on BoldNews.al.

Vodhi 1400 € brenda automjetit të pushuesit në Porto Palermo, arrestohet “skifteri” nga Kosova

Një 25-vjeçar nga Kosova u arrestua nga Policia e Vlorës, pasi dyshohet se ka vjedhur rreth 1400 euro nga automjeti i një pushuesi në plazhin e Porto Palermos. Policia ka sekuestruar shumën e vjedhur dhe automjetin e përdorur për kryerjen e vjedhjes. “Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas, në bashkëpunim me një person […]

The post Vodhi 1400 € brenda automjetit të pushuesit në Porto Palermo, arrestohet “skifteri” nga Kosova appeared first on BoldNews.al.

Jole: Neutralizohen plotësisht vatrat e zjarreve në qarkun e Korçës

TIRANË, 29 korrik/ATSH/ Të gjitha vatrat e zjarrit në qarkun e Korçës janë neutralizuar tashmë plotësisht.

Lajmin e bëri dot të ditur prefekti i Korçës, Nertil Jole, i cili falënderoi ekipet e emergjencave në çdo bashki të qarkut për punën e pandërprerë deri në neutralizimin e plotë të vatrave të zjarreve.

“Pas përpjekjeve të të gjitha ekipeve të emergjencave civile në çdo bashki të qarkut për neutralizimin e plotë të zjarreve të shfaqura në territorin e rajonit tonë”, tha ai.

Jole vlerësoi po ashtu edhe punën në terren të gazetarëve për informimin në kohë reale të qytetarëve.

“Dëshiroj të shpreh edhe një falenderim për komunitetin e gazetarëve të qarkut e jo vetëm, të cilët kanë pasqyruar në kohë reale zhvillimet sa i takon administrimit të situatave të shkaktuara. Dritaret e komunikimit na kanë ndihmuar të informojmë opinionin publik, si dhe përcjellim thirrjet e përbashkëta për vigjilencë e kujdes të shtuar”, theksoi ai.

Gjatë 24 orëve të fundit në gjithë vendin janë evidentuar 52 vatra zjarri, ndër të cilat 2 janë ende aktive, 4 vatra janë në monitorim dhe 46 janë shuar.

/m.m/r.e/

The post Jole: Neutralizohen plotësisht vatrat e zjarreve në qarkun e Korçës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Berisha: Laptopi i Lubi Ballukut ka të dhëna ku punojnë terroristët elektoralë

Sali Berisha ka bërë publike sot disa të dhëna që, sipas tij, vijnë nga “laptopi i Lubisë” (Bellinda Ballukut), një material që ai pretendon se përmban informacion për përdorimin e punonjësve të administratës publike në funksion të fushatave elektorale të Partisë Socialiste. Berisha akuzoi ministren Belinda Balluku për shndërrimin e institucioneve shtetërore në “polici politike […]

The post Berisha: Laptopi i Lubi Ballukut ka të dhëna ku punojnë terroristët elektoralë appeared first on BoldNews.al.

Arrestohen dy të dyshuarit për zjarrvëniet në Konispol dhe Dukat

Policia ka identifikuar autorët e zjarrvënieve në Konispol dhe Dukat. Në Konispol u arrestua në flagrancë 25-vjeçari R.L., banues në fshatin Shalës, i cili kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe kishte ndezur zjarr që shkaktoi djegien e 8 hektarëve me barishte dhe shkurre në fshatin Janjar. Një 51-vjeçar, S.I., banues në fshatin […]

The post Arrestohen dy të dyshuarit për zjarrvëniet në Konispol dhe Dukat appeared first on BoldNews.al.

Mbyllja e hetimeve/ Meta: U njoftova nga gardiani për të shkuar në SPAK, avokati nuk ishte në Shqipëri

SPAK thirri ditën e sotme ish-presidentin Ilir Meta për t’i komunikuar mbylljen e hetimeve, 9 muaj pas arrestimit të tij. Avokati i tij Kujtim Cakrani kërkoi disa ditë kohë me argumentin se është me pushime, ndërkohë kreu i PL- përmes një postimi në rrjete sociale shprehet se nuk ka pasur ndonjë shkresë zyrtare nga SPAK. […]

The post Mbyllja e hetimeve/ Meta: U njoftova nga gardiani për të shkuar në SPAK, avokati nuk ishte në Shqipëri appeared first on BoldNews.al.

Ergys Agasi në SPAK, sekuestrohen aksionet dhe 10 prona të lidhura me kompaninë “Albania Tabak”

Kompania “Albania Tabak Fabrika e Re e Cigareve” e kontrolluar nga kompania mëmë “EA TOBACCO” në pronësi të biznesmenit Ergys Agasi, është sekuestruar me vendim të Gjykatës së Posaçme. Vendimi vjen një javë pas paraqitjes së Agasit në SPAK. Më herët, gjatë këtyre javëve atij i është kontrolluar shtëpia dhe zyra, pas një operacioni të madh […]

The post Ergys Agasi në SPAK, sekuestrohen aksionet dhe 10 prona të lidhura me kompaninë “Albania Tabak” appeared first on BoldNews.al.

Kapet në Tiranë “koka” e një organizate kriminale ndërkombëtare. Tentoi ti ikte policisë/ EMRI

Policia ka arrestuar në Tiranë Ilir Kociaj (Koçiaj), kreu i një organizate kriminale ndërkombëtare. Koçiaj është një person me rrezikshmëri shoqërore, i dënuar me 18 vjet burgim. 59-vjeçari tentoi t’iu ikte shërbimeve të Policisë në autostradën “Tiranë–Elbasan”, me një automjet tip “Audi Q5” që u sekuestrua nga Policia. Ilir Kociaj (Koçiaj) ishte shpallur në kërkim […]

The post Kapet në Tiranë “koka” e një organizate kriminale ndërkombëtare. Tentoi ti ikte policisë/ EMRI appeared first on BoldNews.al.

Kryen marrëdhënie seksuale me një 13-vjeçare, e pësojnë dy të mitur. Në kërkim një 30-vjeçar

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Fierit. Dy adoleshentë 15-vjeç dhe një 30-vjeçar dyshohen se kanë kanë kryer marrëdhënie seksuale me një 13-vjeçare. Policia ka nisur hetimet për dy të miturit, ndërsa ka shpallur në kërkim 30-vjeçarin me iniciale F. S. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier shpallën […]

The post Kryen marrëdhënie seksuale me një 13-vjeçare, e pësojnë dy të mitur. Në kërkim një 30-vjeçar appeared first on BoldNews.al.

Të rinjtë, shkaktarët më të shpeshtë të aksidenteve në Shqipëri

Nga Gazeta ‘SI’ – Të rinjtë janë shoferët me rrezik më të lartë në rrugët e Shqipërisë.

Shifrat e INSTAT tregojnë se për muajin qershor, 28 nga 107 aksidente në total i përket grupmoshës 25-34 vjeç. Sjellja e drejtuesit të mjetit mbetet shkaku kryesor i aksidenteve.

Në qershor raportohen 140 viktima (të plagosur dhe të vdekur) nga aksidentet automobilistike.

Numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur gjatë ditës së hënë me 19.6%, ndërsa numri më i ulët i aksidenteve ka ndodhur gjatë ditës së martë, me 6.5%. Numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur gjatë harkut kohor 19:00 – 24:00, duke zënë 22.4% të numrit të aksidenteve rrugore gjithsej.

Gjatë periudhës janar-qershor 2025, numri i aksidenteve rrugore është ulur me 17%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

The post Të rinjtë, shkaktarët më të shpeshtë të aksidenteve në Shqipëri appeared first on Gazeta Si.

❌