Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, njëherësh nënkryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, tha se nuk beson se formimi i qeverisë së re është i mundur pa përfshirjen e partive opozitare në koalicionin qeverisës. Konjufca tha se Vetëvendosje ka pasur synim që në zgjedhjet e 9 shkurtit të fitonte 500 mijë vota, në mënyrë që të drejtojë e vetme qeverinë e ardhshme. Por, sipas tij, rezultati zgjedhor ka treguar se një gjë e tillë nuk është e mundshme.
âE kemi pasur qĂ«llimin [tâi sigurojmĂ«] 500 mijĂ« vota. Nuk i kemi arritur ato. Tash Ă«shtĂ« njĂ« skenar tjetĂ«r. ĂshtĂ« skenari Bâ, deklaroi Konjufca.
Konjufca tha se aktualisht ekzistojnë dy skenarë: i pari, votimi i një qeverie deri në zgjedhjen e presidentit të ri; dhe i dyti, votimi i një qeverie të re afatgjatë.
Mandati pesĂ«vjeçar i presidentes Vjosa Osmani pĂ«rfundon nĂ« prill tĂ« vitit tĂ« ardhshĂ«m. I pyetur pĂ«r ftesĂ«n pĂ«r takim qĂ« kryetari i VetĂ«vendosjes, Albin Kurti, ia ka dĂ«rguar kryetarit tĂ« Lidhjes Demokratike tĂ« KosovĂ«s, Lumir Abdixhikut, Konjufca tha se kjo ftesĂ« âĂ«shtĂ« rasti mĂ« normalâ nĂ« njĂ« shoqĂ«ri demokratike. NjĂ« ftesĂ« e tillĂ« nuk u Ă«shtĂ« dĂ«rguar partive tĂ« tjera opozitare.
Këto komente Konjufca i bëri pas një takimi me përfaqësuesit e partive politike, një javë para mbajtjes së seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës. Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, nuk dha një përgjigje të prerë nëse do të pranonin një ftesë për takim në rast se ajo do të vinte nga Lëvizja Vetëvendosje.
Ismaili tha se nĂ« kĂ«tĂ« fazĂ« i takon fillimisht partisĂ« sĂ« parĂ« qĂ« tĂ« provojĂ« funksionalizimin e institucioneve tĂ« reja. NĂ« rast se ajo dĂ«shton, atĂ«herĂ«, sipas tij, Bedri Hamza mund tâi sigurojĂ« votat e nevojshme .
âNe kemi njĂ« pozicion jashtĂ«zakonisht tĂ« qartĂ« dhe njĂ« besim tĂ« madh, me njĂ« kandidat si [Bedri Hamza] qĂ« arrin ta krijojĂ« njĂ« shumicĂ«, nĂ«se ka njĂ« paaftĂ«si tĂ« partisĂ« sĂ« parĂ« pĂ«r ta formuar qeverinĂ«,â deklaroi Ismaili.
Ndërkohë, nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili, ka thënë se me Vetëvendosjen ekziston një hendek i madh, jo vetëm për shkak të dallimeve politike, por edhe për shkak të mënyrës se si Albin Kurti ka qeverisur vendin në katër vitet e fundit.
E pyetur nëse LDK-ja do ta pranojë ftesën për pjesëmarrje në takim me Kurtin, Kica-Xhelili tha se vendimin për këtë e merr vetë kryetari i partisë, Lumir Abdixhiku. Në takim, të pranishëm ishin edhe Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje, Muharrem Nitaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe disa nga përfaqësuesit e partive të pakicave.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, caktoi 15 prillin si datën për mbajtjen e seancës konstituive të përbërjes së re parlamentare, të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit. Caktimi i seancës konstituive shënon hapin e parë drejt formimit të institucioneve të reja, pas certifikimit të rezultateve zgjedhore nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, më 27 mars.
Deputetët e zgjedhur paraqiten në Kuvend. Seancën konstituive e udhëheq deputeti më i vjetër në moshë, i ndihmuar nga deputeti më i ri në moshë. Deputetët e zgjedhur bëjnë betimin. Partia e parë propozon kandidatin për kryetar të Kuvendit dhe gjatë seancës zgjidhen edhe nënkryetarët. Seanca përfundon me zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve, sipas Rregullores së Kuvendit.
Sipas rezultateve, në përbërjen e re parlamentare Lëvizja Vetëvendosje do të ketë 48 deputetë, Partia Demokratike e Kosovës 24, Lidhja Demokratike e Kosovës 20, Lista Serbe nëntë dhe koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me Nismën Socialdemokrate tetë vende.
Lëvizja Vetëvendosje, që doli e para në zgjedhjet e 9 shkurtit, deklaroi ditë më parë se synon që qeverinë e re, të udhëhequr nga Albin Kurti, ta votojë gjatë seancës konstituive. Megjithatë, deri më tani, kryeministri në detyrë i Kosovës dhe njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, ka njoftuar zyrtarisht se ka takuar partitë politike të pakicave.
KĂ«to takime Kurti i zhvilloi nĂ« pĂ«rpjekje pĂ«r tĂ« siguruar votat e nevojshme pĂ«r formimin e qeverisĂ« sĂ« re. Pas takimeve me pĂ«rfaqĂ«suesit e pakicave, ai akuzoi SerbinĂ« se po tenton tĂ« âsabotojĂ« themelimin e institucioneve tĂ« rejaâ. Sa u pĂ«rket partive mĂ« tĂ« mĂ«dha, deri mĂ« tani Kurti ka dĂ«rguar ftesĂ« zyrtare pĂ«r takim vetĂ«m kryetarit tĂ« Lidhjes Demokratike tĂ« KosovĂ«s, Lumir Abdixhiku./REL
The post Konjufca: Qeveria nuk mund të krijohet pa koalicion me opozitën appeared first on Lapsi.al.