❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

ARABI SAUDITE – MarrĂ«veshje me vlerĂ« 6 miliardĂ« dollarĂ« pĂ«r SirinĂ«

DAMASK, 24 korrik /ATSH-DPA/ – Arabia Saudite nĂ«nshkroi sot njĂ« marrĂ«veshje ekonomike me vlerĂ« mbi 6 miliardĂ« dollarĂ« me SirinĂ« e shkatĂ«rruar nga lufta, duke dhĂ«nĂ« njĂ« tjetĂ«r sinjal mbĂ«shtetjeje nga monarkia e pasur me naftĂ« pĂ«r udhĂ«heqĂ«sit e rinj tĂ« vendit.

Marrëveshjet u nënshkruan gjatë një forumi të madh biznesi saudit-sirian, i hapur sot  në Damask.

Arabia Saudite ka dhënë mbështetje politike dhe ekonomike për Sirinë që nga rrëzimi i udhëheqësit afatgjatë Bashar al-Asad në muajin  dhjetor.

Në maj, udhëheqësi de facto i Arabisë Saudite, princi i kurorës Mohammed bin Salman, organizoi  në Riad një takim mes presidentit amerikan Donald Trump dhe presidentit aktual sirian Ahmed al-Sharaa, duke shënuar takimin e parë në 25 vjet mes liderëve të dy vendeve.

Gjatë vizitës së tij në Arabinë Saudite, Trump shpalli heqjen e sanksioneve amerikane ndaj Sirisë. Edhe Bashkimi Evropian ka ndërmarrë një hap të ngjashëm.

Sipas ministrit saudit të Investimeve, Khalid Al-Falih, marrëveshjet e nënshkruara  sot mbulojnë sektorë si energjia, infrastruktura, industria, shërbimet financiare, teknologjia e informacionit dhe bujqësia.

“Do tĂ« punojmĂ« pĂ«r tĂ« inkurajuar investitorĂ«t ndĂ«rkombĂ«tarĂ« qĂ« tĂ« eksplorojnĂ« mundĂ«sitĂ« nĂ« Siri”, tha Al-Falih.

Që prej rrëzimit të al-Asadit, udhëheqja e re e Sirisë ka kërkuar njohje ndërkombëtare dhe mbështetje ekonomike për rindërtimin e vendit, i cili është shkatërruar nga më shumë se një dekadë luftë.  /Ad.Ab./

The post ARABI SAUDITE – MarrĂ«veshje me vlerĂ« 6 miliardĂ« dollarĂ« pĂ«r SirinĂ« appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

GJERMANI – Xhaka drejt sauditĂ«ve tĂ« Neom SC?

DYSELDORF, 14 korrik /ATSH-DPA/ – Mesfushori Granit Xhaka mund tĂ« jetĂ« lojtari i fundit qĂ« largohet nga nĂ«nkampionĂ«y e BundesligĂ«s, Bayer Leverkusen, sipas raporteve tĂ« shumta gjermane.

“Sky TV” tha se 32-vjeçari zviceran me origjinĂ« shqiptare ka “njĂ« marrĂ«veshje verbale nĂ« parim” me klubin e LigĂ«s Profesionale Saudite, Neom SC, pĂ«r njĂ« transferim gjatĂ« verĂ«s.

Gazeta “Bild” dhe revista sportive “Kicker” raportuan gjithashtu interesin e Neom SC.

“Sky” tha se Neom e ka informuar Leverkusenin pĂ«r qĂ«llimet e tij, me njĂ« tarifĂ« transferimi tĂ« vlerĂ«suar nĂ« 6,0 milionĂ« euro pĂ«r XhakĂ«n, i cili ka njĂ« kontratĂ« me Leverkusenin deri nĂ« vitin 2028.

Ende nuk ka marrëveshje midis klubeve, por Sky tha se bisedimet për vendimmarrjen mund të zhvillohen sot.

Nuk ishte e qartĂ« nĂ«se Xhaka do t’i bashkohej Leverkusenit sot  nĂ« njĂ« udhĂ«tim nĂ« Rio de Zhaneiro pĂ«r njĂ« kamp stĂ«rvitor 10-ditor.

Leverkusen tashmë ka humbur trajnerin Xabi Alonso i cili shkoi te Real Madridi, organizatorin e lojës Florian Wirtz dhe mbrojtësin e djathtë Jeremie Frimpong që shkuan te Liverpooli, dhe qendërmbrojtësin Jonathan Tah te Bayern Munich.

Leverkuseni ka sjellë gjithashtu përforcime, të udhëhequra nga organizatori i lojës Malik Tillman, i cili erdhi nga kampionët holandezë PSV Eindhoven./  /Ad.Ab./

 

The post GJERMANI – Xhaka drejt sauditĂ«ve tĂ« Neom SC? appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Arabia Saudite nis sistem të ri për klasifikimin e të huajve në tregun e punës, ja çfarë parashikohet

Arabia Saudite ka hyrë në fuqi me një sistem të ri klasifikimi për punëtorët e huaj, i ndarë në tre nivele: shumë të kualifikuar, të specializuar dhe bazë. Klasifikimi bazohet në arsimin, përvojën, aftësitë, pagën dhe moshën, dhe zbatohet përmes platformës Qiwa.

Ministria e Burimeve Njerëzore thotë se sistemi synon të rrisë cilësinë e fuqisë punëtore, të tërheqë ekspertë ndërkombëtarë dhe të përputhë aftësitë me kërkesat e tregut.

Papunësia në Mbretëri ka rënë në nivelin më të ulët historik, ndërsa emigrantët përbëjnë 44% të popullsisë dhe mbeten thelbësorë për projekte si NEOM dhe Deti i Kuq. Punonjësit mund të kërkojnë rivlerësim të profilit, ndërsa manuali me udhëzime të plota është publikuar në faqen zyrtare të ministrisë.

The post Arabia Saudite nis sistem të ri për klasifikimin e të huajve në tregun e punës, ja çfarë parashikohet appeared first on iconstyle.al.

RIAD – Arabia Saudite bĂ«n thirrje pĂ«r ulje tĂ« tensioneve pas sulmeve amerikane ndaj Iranit

KAJRO, 22 qershor /ATSH-DPA/- Arabia Saudite shprehu sot shqetësimin e saj të thellë dhe bëri thirrje për ulje të tensioneve pas sulmeve amerikane ndaj objekteve bërthamore të Iranit.

Monarkia e pasur me naftë theksoi nevojën për përpjekje globale për të zbutur krizën aktuale.

“Ne i bĂ«jmĂ« thirrje unionit ndĂ«rkombĂ«tar tĂ« dyfishojĂ« pĂ«rpjekjet nĂ« kĂ«to rrethana shumĂ« tĂ« ndjeshme – pĂ«r tĂ« arritur njĂ« zgjidhje politike qĂ« çon nĂ« pĂ«rfundimin e krizĂ«s dhe hapjen e njĂ« faqeje tĂ« re – pĂ«r tĂ« arritur siguri dhe stabilitet nĂ« rajon”, tha Ministria e Jashtme Saudite nĂ« njĂ« deklaratĂ«.

Arabia Saudite mban lidhje të ngushta me administratën e presidentit të SHBA-së Donald Trump, i cili vizitoi Riadin muajin e kaluar.

Në vitin 2023, Arabia Saudite dhe rivali i saj rajonal, Irani, ranë dakord për rivendosjen e lidhjeve të tyre pas një pauze 7-vjeçare. //a.i/

The post RIAD – Arabia Saudite bĂ«n thirrje pĂ«r ulje tĂ« tensioneve pas sulmeve amerikane ndaj Iranit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Mitaj fiton Kupën saudite/ Mbrojtësi kuqezi merr trofeun e dytë sezonal në Arabi

ARABI SAUDITE- Nuk paska një pa dy. Mario Mitajt iu shpërblyen gjithë ato sakrifica për shkak të dëmtimeve të këtij viti, dhe ia ku mori edhe një tjetër trofe.

Mbrojtësi I kombëtares shqiptare fitoi Kupën e Arabisë Saudite, pas një finaleje që Al Itihad e fitoi ndaj rivalit, Al Kadisija. Ky sukses ishte I dyti brenda pak ditëve, pasi më herët u mor titulli kampion.

Si përherë, futbollisti shqiptar ishte titullar në një finale që ishte deri diku e fortë, por fituesi I së cilës nuk është se u vu shumë në dyshim.

Karim Benzema ishte heroi kryesorë, pasi ylli I dikurshëm i Francës dhe Realit, shënoi dy gola. Obamejang shkurtoi shifrat përkohësisht në 1-2, veçse Al Itihad siguroi gjithçka me rrjetën e minutës së 81-të nga Husem Auar.

Mitaj luajti deri në fund, duke qenë si gjithmonë nga më të mirët dhe më të sigurtit në fushë. Kështu, ai mbyll me triumf të plotë sezonin e tij të parë në Arabinë Saudite, fiton dy trofetë kryesorë, dhe ndodhet në formën më të mirë të mundshme para ndeshjeve të kombëtares ndaj Serbisë dhe Letonisë në eliminatoret e Kupës së Botës./abcnews.al

BRUKSEL – BE dhe Emiratet e Bashkuara Arabe nisin bisedimet pĂ«r njĂ« marrĂ«veshje tĂ« tregtisĂ« sĂ« lirĂ«

BRUKSEL, 28 maj /ATSH- DPA/- Bashkimi Evropian dhe Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) kanë nisur negociatat për një marrëveshje dypalëshe të tregtisë së lirë, njoftoi sot Komisioni Evropian, në Bruksel.

Komisioneri i Tregtisë i BE-së, Maros Sefcovic, dhe ministri i Tregtisë së Jashtme i Emirateve të Bashkuara Arabe, Thani bin Ahmed Al Zeyoudi synojnë të arrijnë një marrëveshje në Dubai dhe ranë dakord për një plan veprimi, që do të fillojë në qershor.

Takimet fillestare do të përqendrohen në uljen e tarifave për mallrat dhe lehtësimin e shërbimeve, tregtisë digjitale dhe flukseve të investimeve.

Gjithashtu, do të shqyrtohen mënyrat se si të rritet tregtia në sektorë strategjikë, siç janë energjia e rinovueshme, hidrogjeni i gjelbër dhe lëndët e para kritike.

Sipas tĂ« dhĂ«nave tĂ« BE-sĂ«, eksportet nga Emiratet e Bashkuara Arabe pĂ«rfshijnĂ« naftĂ«, gaz dhe metale bazĂ« – ndĂ«rsa BE eksporton kryesisht automjete, makineri, produkte kimike dhe ushqime.

Emiratet e Bashkuara Arabe pritet të vendosin tarifa të larta për importin e duhanit, verës, pijeve alkoolike dhe ëmbëlsirave.

Tregtia aktuale arrin në rreth 55 miliardë euro (62 miliardë dollarë) në vit, me shërbime që arrijnë në rreth 39 miliardë euro.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen tha se marrëveshja do të ndihmojë në forcimin e lidhjeve midis BE-së dhe rajonit të Gjirit.

Ajo tha se marrëveshja do të ofrojë mundësi të reja për bizneset e BE-së, ndërkohë që do të forcojë partneritetin në fusha që kanë rëndësi për qytetarët e BE-së, si energjia e rinovueshme dhe teknologjitë digjitale. //a.i/

The post BRUKSEL – BE dhe Emiratet e Bashkuara Arabe nisin bisedimet pĂ«r njĂ« marrĂ«veshje tĂ« tregtisĂ« sĂ« lirĂ« appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Trump takon princin e Arabisë Saudite

Në udhëtimin e tij të parë jashtë vendit që pas marrjes së postit presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u prit në Arabinë Saudite nga një numër i madh përfaqësuesish të oborrit mbretëror dhe botës së biznesit. Gjatë aderimit në Riad avioni presidencial i Trump u eskortua nga avionët luftarakë arabo-saudit, princi i kurorës Mohammed bin Salman e priti atë personalisht në aeroport.

Arabia Saudite është stacioni i parë i Trump në kuadrin e një udhëtimi kushtuar kryesisht marrëdhënieve ekonomike në rajonin e Gjirit Persik. Pritja e përzemërt në aeroport u pasua nga një pritje madhështore në pallatin mbretëror në Riad. Limuzina e presidentit Trump u shoqërua nga një gardë kalorësish. Duke ecur në korridoret e gjata të ndërtesës impozante Trump përshëndeti dhjetëra përfaqësues sauditë të qeverisë dhe ekonomisë.

Trump dhe bin Salman nënshkruajnë marrëveshje ekonomike

Presidenti i SHBA-së në këtë udhëtim shoqërohet nga anëtarët të rëndësishëm të kabinetit dhe përfaqësues të ekonomisë, ndër të tjerë nga ministri i Jashtëm, Marco Rubio dhe këshilltari Elon Musk. Pas pjesëmarrjes në një samit të shteteve të Gjirit Persik, Trump bashkë me Musk donin të prezantoheshin në një forum investimesh. Bin Salman qysh në janar me marrjen e postit nga Trump i premtoi SHBA-së investime në shumën e 600 miliardë dollarëve.

Trump dhe bin Salman nënshkruan fillimisht një marrëveshje ekonomike dhe më pas shikonin se si ministrat e tyre vendosën një sërë marrëveshjesh duke shtrënguar duart. Ndër këto marrëveshje bën pjesë bashkëpunimi në fushën e energjisë, të drejtësisë, mbështetja e autoriteteve doganoore dhe bashkëpunimi ndërmjet Smithsonian Museum dhe institucioneve saudite. Gjithashtu të dy vendet ranë dakord për biznese në fushën e armatimeve në vlerën 142 miliardë dollarë. Arabia Saudite në bazë të këtyrë marrëveshjeve do të marrë mallra armatimi dhe shërbime nga një duzinë sipërmarrjesh të SHBA-së në sektorin e mbrojtjes. Ndër të tjera synohet modernizimi i aviacionit ushtarak saudit, i sistemeve të mbrojtjes nga ajri dhe mbrojtjes së kufijve, rrugëve detare dhe sistemeve të komunikacionit.

Trump e cilësoi bin Salman si mik

Trump theksoi gjatĂ« vizitĂ«s raportet e mira tĂ« tij me princin e kurorĂ«s. “UnĂ« besoj vĂ«rtetĂ« se ne e vlerĂ«sojmĂ« shumĂ« njeri-tjetrin”, tha republikani nĂ« njĂ« dalje tĂ« shkurtĂ«r tĂ« pĂ«rbashkĂ«t para medias nĂ« Riad pĂ«rpara fillimit tĂ« bisedimeve. Trump e quajti princin e kurorĂ«s mik. Ai sĂ«rish vendosi qĂ« vizitĂ«n e parĂ« zyrtare jashtĂ« vendit si president ta zhvillojĂ« nĂ« ArabinĂ« Saudte, sepse ajo ka premtuar tĂ« investojĂ« 600 miliardĂ« dollarĂ« nĂ« SHBA.

Vizita në Katar dhe në Emirate

NĂ« forumin saudito-amerikan tĂ« investimeve, ministri saudit i Investimeve Chalid al-Falih theksoi rritjen e marrĂ«dhĂ«nieve ekonomike midis dy vendeve: “NdĂ«rsa energjia mbetet edhe mĂ« tej gurthemeli i marrĂ«dhĂ«nieve tona, ne i kemi katĂ«rfishuar investimet dhe mundĂ«sitĂ« e biznesit nĂ« mbretĂ«ri”, tha Falih. “NĂ«se sauditĂ«t dhe amerikanĂ«t i bashkojnĂ« forcat, ndodhin gjĂ«ra shumĂ« tĂ« mira.” NĂ« forum morĂ«n pjesĂ« edhe ministrat e Financave tĂ« tĂ« dy vendeve, Scott Bessent dhe Mohammed Al Dschadaan, si dhe shefi i Blackrock Larry Fink dhe CEO i Blackstone Stephen Schwarzman. Trump do tĂ« vazhdojĂ« turin nĂ« Gjirin Persik edhe me vizitat nĂ« Katar dhe Emirate, ku gjithashtu nĂ« fokus do tĂ« jenĂ« marrĂ«dhĂ«niet ekonomike./DW

The post Trump takon princin e Arabisë Saudite appeared first on Sot News | Lajme.

Trump arrin në Arabinë Saudite, nis turneun në Lindjen e Mesme

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, mbërriti në kryeqytetin saudit, Riad, më 13 maj, duke shënuar fillimin e një udhëtimi katër ditor në rajonin e Gjirit Persik, që do ta çojë atë në Katar dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Kjo është hera e dytë që Trump e ka zgjedhur mbretërinë si destinacionin e tij të parë të huaj gjatë presidencës, pasi bëri të njëjtën zgjedhje në fillim të mandatit të tij të parë në vitin 2017.

Pasi mbërriti, Trump u prit nga Princi i Kurorës Muhammad bin Salman në aeroport, ku u zhvillua një ceremoni zyrtare mirëseardhjeje, duke përfshirë një tapet mbretëror ngjyrë vjollcë dhe një ceremoni kafeje. Rrugët e Riadit ishin zbukuruar me flamuj sauditë dhe amerikanë, dhe Aeroplani i Forcave Ajrore u përcoll nga një eskortë ushtarake nga avionët luftarakë sauditë F-15 teksa zbarkoi.

Agjenda e Trump në Arabinë Saudite përqendrohet në sigurimin e marrëveshjeve të mëdha biznesi, me fokus në investimet në inteligjencën artificiale, energjinë dhe marrëveshje të konsiderueshme armësh. Ai synon të finalizojë marrëveshje që kalojnë një trilion dollarë gjatë këtij udhëtimi, megjithëse ekspertët theksojnë se një shifër e tillë do të ishte e paprecedent.

Vizita përfshin gjithashtu pjesëmarrjen në një forum investimesh, biseda dypalëshe dhe një darkë me princin e kurorës. Një nga marrëveshjet kyçe që është në tryezë gjatë vizitës së Trump është një marrëveshje bërthamore civile SHBA-Arabi Saudite, e cila do të mbështeste ambiciet e mbretërisë për të zhvilluar sektorin e saj të energjisë bërthamore.

ËshtĂ« e rĂ«ndĂ«sishme tĂ« theksohet se administrata Trump nuk po kĂ«rkon mĂ« nga Arabia Saudite qĂ« tĂ« normalizojĂ« marrĂ«dhĂ«niet me Izraelin si njĂ« parakusht pĂ«r avancimin e kĂ«tyre bisedimeve bĂ«rthamore – njĂ« ndryshim i rĂ«ndĂ«sishĂ«m nga politika e mĂ«parshme amerikane nĂ«n presidentin Joe Biden, kur bashkĂ«punimi bĂ«rthamor ishte lidhur me pĂ«rparimin e normalizimit me Izraelin. Kjo ndarje e marrĂ«veshjes bĂ«rthamore nga normalizimi me Izraelin reflekton si procesin e bisedimeve pa rezultat pĂ«r paqen pĂ«r shkak tĂ« konfliktit nĂ« Gaza, ashtu edhe njĂ« lĂ«shim tĂ« madh nga Uashingtoni pĂ«r Riadin.

Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë dhe vetë Trump kanë konfirmuar se një vizitë në Izrael nuk do të ndodhi gjatë këtij udhëtimi, megjithëse ka pasur spekulime dhe disa shpresa izraelite se ai mund të shtonte një ndalesë në Jerusalem ose Tel Aviv.

“Ne do ta bĂ«jmĂ« atĂ« nĂ« njĂ« moment tjetĂ«r. Por jo pĂ«r kĂ«tĂ« udhĂ«tim”, tha Trump javĂ«n e kaluar. Ky vendim ka shkaktuar shqetĂ«sim tek zyrtarĂ«t izraelitĂ«, tĂ« cilĂ«t e shohin atĂ« si njĂ« sinjal tĂ« ndryshimit tĂ« prioriteteve tĂ« SHBA-sĂ« nĂ« rajon dhe rritjes sĂ« tensioneve mes Trump dhe Kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, sidomos pĂ«r shkak tĂ« luftĂ«s nĂ« GazĂ«, politikĂ«s sĂ« presidentit ndaj Iranit dhe strategjisĂ« sĂ« tij tĂ« pĂ«rgjithshme rajonale.REL/

The post Trump arrin në Arabinë Saudite, nis turneun në Lindjen e Mesme appeared first on Sot News | Lajme.

Ronaldo i papëlqyer në Arabi, tifozët kërkojnë largimin e portugezit

Al Nassr pritet ta mbyllë sezonin pa asnjë trofe, një situatë që ka sjellë irritim të madh në radhët e tifozëve të klubit saudit. Pakënaqësia ka shpërthyer në rrjetet sociale, ku mbështetësit e skuadrës jo vetëm kanë kritikuar drejtuesit, por edhe yllin portugez të ekipit, Cristiano Ronaldo.

Në ndeshjet e fundit, Ronaldo është parë shpeshherë i frustruar në fushë, me reagime të ashpra ndaj bashkëlojtarëve të tij, të cilët duket se i ka fajësuar për rezultatet negative. Pikërisht këto sjellje kanë ndezur zemërimin e tifozëve, të cilët e shohin atë si një nga përgjegjësit kryesorë për dështimin e skuadrës.

Edhe pse i konsideruar si një nga transferimet më të bujshme në historinë e kampionatit saudit, 40-vjeçari që nga mbërritja e tij në Arabinë Saudite ka arritur të fitojë vetëm një trofe. Kjo ka ngritur dyshime te tifozët nëse prania e tij po i sjell vërtet vlerë skuadrës, apo thjesht po rëndon atmosferën në dhomat e zhveshjes.

Presioni ndaj Ronaldos dhe klubit pritet të rritet në javët e mbetura, me të ardhmen e tij që tashmë vihet seriozisht në pikëpyetje.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Ronaldo i papëlqyer në Arabi, tifozët kërkojnë largimin e portugezit appeared first on Euronews Albania.

E rreme video e aeroportit të Tel Avivit në flakë nga raketat e Houthi

Pretendimi: Kjo video tregon aeroportin Ben Gurion në Izrael duke u sulmuar me raketa

Verdikti: E pavërtetë

——————————————————–

Një video që po qarkullon në rrjete sociale, përfshi ato shqipfolëse, pretendohet se tregon aeroportin Ben Gurion në Izrael të përfshirë nga flakët dhe nën sulm raketash.

Siç vërrehet në imazhin e mësipërm, e para gjë që duhet ta bëjë lexuesin skeptik të dyshojë është prania e një xhamie (në të majtë) pranë aeroportit izraelit.

Pamje të jashtme të aeroportit Ben Gurion dhe pamjet nga harta konfirmojnë se nuk ekziston ndonjë xhami pranë tij. 

Pamje ajrore e aeroportit Ben Gurion

Qartazi atëherë, video që po qarkullon në rrjete sociale nuk tregon aeroportin Ben Gurion në Izrael.

Gjithsesi, ende nuk dimë se çfarë tregon video.

Për të zbuluar këtë, kërkojmë për ndonjë shenjë identifikuese në video si targat e makinave, logo të ndryshme ose shenja rrugore.

NĂ« kĂ«tĂ« rast, na erdhi nĂ« ndihmĂ« njĂ« emĂ«r i shkruar nĂ« njĂ« banderolĂ« nĂ« njĂ«rĂ«n prej godinave nĂ« video: “Dar Al Fenoun”.

Një kërkim i shpejtë në Google na tregon se kompania e prodhimit të mermerit dhe granitit Dar Al Fenoun ndodhet në Zonën Industriale 15, Sharjah, Emiratet e Bashkuara Arabe.

Me anë të Google Maps, kërkojmë nëse ka ndonjë xhami pranë kësaj adrese, si ajo që shfaqet në video.

Rreth 300 metra larg adresës së Dar Al Fenoun ndodhet xhamia Al Safwan.

Pamjet nga Google Earth na tregojnë një panoramë të ngjashme me videon, me të njejtat godina. 

Sharjah në Google Earth (djathtas) dhe video që po qarkullon online (majtas)

Kështu, video që po qarkullon në rrjete sociale nuk tregon aeroportin Ben Gurion në Izrael, por një zonë industriale në Emiratet e Bashkuara.

Mbetet për tu verifikuar nëse Sharjah është sulmuar me raketa.

NjĂ« kĂ«rkim me fjalĂ« kyçe zbulon se mĂ« 13 prill 2025, mediat vendase raportuan se “njĂ« zjarr shpĂ«rtheu nĂ« njĂ« magazinĂ« frutash dhe perimesh nĂ« zonĂ«n industriale 15 tĂ« Sharjah.”

Në video të tjera të zjarrit në Sharjah, vërehen po të njejtat godina nga video që pretendohet se tregon aeroportin izraelit.

Video e zjarrit në Sharjah (djathtas) dhe video që po qarkullon online (majtas)

Video e zjarrit në Sharjah (djathtas) dhe video që po qarkullon online (majtas)

Gjasat janĂ« qĂ« ‘raketat’ qĂ« duken nĂ« video janĂ« shtuar me anĂ« tĂ« programeve kompjuterike duke modifikuar videon origjinale.

Në mars 2025, grupi rebel Houthi nga Jemeni tha se kishte goditur një raketë balistike drejt aeroportit Ben Gurion pranë Tel Avivit. Forcat e Mbrojtjes së Izrelit (IDF) thanë se raketa u ndal para se të hynte në Izrael. Në momentin që u lëshua alarmi për sulme ajrore, aeroporti ishte i mbushur me pasagjerë të shumtë dhe dëshmitë e tyre si dhe pamjet filmike të transmetuara nuk kanë regjistruar një zjarr të përmasave të mëdha si ai në video.

The post E rreme video e aeroportit të Tel Avivit në flakë nga raketat e Houthi appeared first on Faktoje.al.

Temperaturat ekstreme, Arabia Saudite: Nuk do të ketë më haxh në verë deri në 2041!

Haxhi 2025 do të shënojë herën e fundit kur pelegrinazhi vjetor mbahet gjatë sezonit të verës, e kjo për të paktën 16 vitet e ardhshme. Arsyeja përse autoritetet saudite kanë vendosur të ndërmarrin një hap të tillë, janë temperaturat e larta, që me kalimin e kohës gjithmonë e më shumë po mbërrijnë nivele ekstreme. Lajmin [
]

The post Temperaturat ekstreme, Arabia Saudite: Nuk do të ketë më haxh në verë deri në 2041! appeared first on BoldNews.al.

UASHINGTON – SHBA-Arabi Saudite marrĂ«veshje bĂ«rthamore civile

UASHINGTON, 13 prill /ATSH/- Shtetet e Bashkuara tĂ« AmerikĂ«s dhe Arabia Saudite do tĂ« nĂ«nshkruajnĂ« njĂ« marrĂ«veshje paraprake pĂ«r tĂ« bashkĂ«punuar mbi ambiciet e mbretĂ«risĂ« pĂ«r tĂ« zhvilluar njĂ« industri bĂ«rthamore civile, u tha sot gazetarĂ«ve nĂ« kryeqytetin saudit, Riad sekretari amerikan i EnergjisĂ«, Chris Wright, sipas “Reuters”.

Wright, i cili zhvilloi njĂ« takim me ministrin saudit tĂ« EnergjisĂ«, Princin Abdulaziz bin Salman sot nĂ« mĂ«ngjes, tha se Riadi dhe Uashingtoni ishin nĂ« “rrugĂ«n” pĂ«r tĂ« arritur njĂ« marrĂ«veshje pĂ«r tĂ« punuar sĂ« bashku – pĂ«r tĂ« zhvilluar njĂ« program bĂ«rthamor civil saudit.

Wright, nĂ« vizitĂ«n e tij tĂ« parĂ« nĂ« mbretĂ«ri si sekretar – si pjesĂ« e turneut nĂ« shtetet e Gjirit – tha se detaje tĂ« mĂ«tejshme mbi njĂ« memorandum qĂ« detajonte bashkĂ«punimin energjetik midis Riadit dhe Uashingtonit do tĂ« njoftoheshin kĂ«tĂ« vit.

E ashtuquajtura “marrĂ«veshja 123” SHBA-Arabi Saudite i referohet seksionit 123 tĂ« Aktit tĂ« EnergjisĂ« Atomike tĂ« SHBA-sĂ« tĂ« vitit 1954 – pĂ«rmes sĂ« cilĂ«s qeverisĂ« amerikane dhe kompanive amerikane u lejohet tĂ« punojnĂ« me entitete nĂ« mbretĂ«ri pĂ«r tĂ« zhvilluar njĂ« industri civile bĂ«rthamore.

Princi i kurorĂ«s saudit, Mohammed bin Salman ka thĂ«nĂ« prej kohĂ«sh se nĂ«se Irani do tĂ« zhvillonte armĂ« bĂ«rthamore, Arabia Saudite do tĂ« ndiqte shembullin, njĂ« qĂ«ndrim qĂ« ka nxitur shqetĂ«sim tĂ« thellĂ« midis avokatĂ«ve tĂ« kontrollit tĂ« armĂ«ve dhe disa ligjvĂ«nĂ«sve amerikanĂ« – mbi njĂ« marrĂ«veshje tĂ« mundshme bĂ«rthamore civile SHBA-Arabi Saudite.

Wright nuk pĂ«rmendi njĂ« marrĂ«veshje mĂ« tĂ« gjerĂ« me mbretĂ«rinĂ«, tĂ« cilĂ«n administrata e mĂ«parshme e presidentit amerikan, Joe Biden e kishte kĂ«rkuar – e cila  pĂ«rfshinte njĂ« marrĂ«veshje bĂ«rthamore civile dhe garanci sigurie me shpresĂ«n se do tĂ« çonte nĂ« normalizimin e marrĂ«dhĂ«nieve midis ArabisĂ« Saudite dhe Izraelit.

Arabia Saudite, eksportuesja më e madhe në botë e naftës, po kërkon të gjenerojë energji të konsiderueshme të rinovueshme dhe të reduktojë emetimet, sipas planit të reformës së Vizionit 2030 të princit të kurorës.

Të paktën një pjesë e kësaj pritet të vijë nga energjia bërthamore. //a.i/

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

The post UASHINGTON – SHBA-Arabi Saudite marrĂ«veshje bĂ«rthamore civile appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Bisedimet për paqe/ Delegacioni i SHBA-së dhe i Rusisë takohen në Arabinë Saudite

Bisedimet midis zyrtarĂ«ve amerikanĂ« dhe rusĂ« pĂ«r njĂ« marrĂ«veshje tĂ« mundshme paqeje nĂ« UkrainĂ« janĂ« gati tĂ« fillojnĂ« nĂ« ArabinĂ« Saudite. Bisedime tĂ« veçanta mes SHBA-sĂ« dhe UkrainĂ«s u zhvilluan nĂ« Riad mbrĂ«mĂ«, takim tĂ« cilin delegacioni ukrainas e ka cilĂ«suar si produktiv, raportoi BBC. NdĂ«rkohĂ«, Rusia dhe Ukraina kanĂ« vazhduar tĂ« sulmojnĂ« njĂ«ra-tjetrĂ«n. Forcat [
]

The post Bisedimet për paqe/ Delegacioni i SHBA-së dhe i Rusisë takohen në Arabinë Saudite appeared first on BoldNews.al.

Marco Rubio do të shkojë në Arabinë Saudite, për bisedime me zyrtarët ukrainas

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, do të shkojë në Xhedah të Arabisë Saudite, për bisedimet SHBA-Ukrainë. Ai do të takohet gjithashtu me princin saudit të kurorës Mohammed bin Salman Al Saud. Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, do të shkojë në Xhedah të Arabisë Saudite, të hënën (10 mars) për bisedimet SHBA-Ukrainë, ndërsa Presidenti [
]

The post Marco Rubio do të shkojë në Arabinë Saudite, për bisedime me zyrtarët ukrainas appeared first on BoldNews.al.

RIAD – Princi i kurorĂ«s i premton Trumpit 600 miliardĂ« dollarĂ« investime nĂ« SHBA

RIAD, 23 janar /ATSH-AFP/- Princi i kurorës saudite, Mohammed bin Salman premtoi sot se do të zgjerojë investimet amerikane në 600 miliardë dollarë, ndërsa uroi Donald Trump për kthimin e tij në Shtëpinë e Bardhë.

“Princi Mohammed, udhĂ«heqĂ«si de fakto i vendit eksportues mĂ« tĂ« madh tĂ« naftĂ«s nĂ« botĂ«, e bĂ«ri kĂ«tĂ« premtim gjatĂ« njĂ« telefonate pas ceremonisĂ« sĂ« betimit tĂ« Trump si president i SHBA-sĂ«â€, thanĂ« media shtetĂ«rore saudite.

Trump krijoi marrëdhënie të ngushta me Riadin në mandatin e tij të parë dhe tani pritet ta nxisë Arabinë Saudite, shtëpinë e vendeve më të shenjta të Islamit, drejt normalizimit të lidhjeve me Izraelin si një objektiv kryesor i politikës së jashtme.

“Princi i kurorĂ«s pohoi synimin e mbretĂ«risĂ« pĂ«r tĂ« zgjeruar investimet dhe tregtinĂ« me SHBA-nĂ« gjatĂ« katĂ«r viteve tĂ« ardhshme, nĂ« shumĂ«n prej 600 miliardĂ« dollarĂ«sh, dhe potencialisht pĂ«rtej kĂ«saj”, raportoi Agjencia Saudite e Shtypit.

Shtëpia e Bardhë tha se kjo ishte telefonata e parë e Trump me një udhëheqës të huaj që nga kthimi i tij në detyrë.

“TĂ« dy liderĂ«t diskutuan pĂ«rpjekjet pĂ«r tĂ« sjellĂ« stabilitet nĂ« Lindjen e Mesme, pĂ«r tĂ« forcuar sigurinĂ« rajonale dhe pĂ«r tĂ« luftuar terrorizmin”, thuhet nĂ« njĂ« deklaratĂ«.

“PĂ«r mĂ« tepĂ«r, ata diskutuan ambiciet ekonomike ndĂ«rkombĂ«tare tĂ« MbretĂ«risĂ« sĂ« ArabisĂ« Saudite gjatĂ« katĂ«r viteve tĂ« ardhshme, si dhe tregtinĂ« dhe mundĂ«sitĂ« e tjera pĂ«r tĂ« rritur prosperitetin e ndĂ«rsjellĂ« tĂ« dy vendeve”, sipas deklaratĂ«s. //a.i/

The post RIAD – Princi i kurorĂ«s i premton Trumpit 600 miliardĂ« dollarĂ« investime nĂ« SHBA appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Arabi Saudite/ Arrihet marrëveshja 2.5 miliardë dollarëshe për lehtësim kredie

Arabia Saudite ka finalizuar një marrëveshje për sigurimin e një lehtësimi kredie me vlerë 2.5 miliardë dollarë, njoftoi të enjten Qendra e Menaxhimit të Borxhit Kombëtar (NDMC).

Kjo marrëveshje, e cila ka një afat trevjeçar, ka për qëllim financimin e nevojave të përgjithshme buxhetore dhe është siguruar me pjesëmarrjen e tre institucioneve financiare rajonale dhe ndërkombëtare, shtoi NDMC në një deklaratë.

Ky hap përforcon përpjekjet e Arabisë Saudite për të mbështetur stabilitetin financiar dhe pritet të ndihmojë në financimin e investimeve dhe iniciativave të ndryshme të zhvillimit.
Detajet e tjera mbi kushte tĂ« marrĂ«veshjes dhe cilĂ«t janĂ« partnerĂ«t e kreditimit nuk janĂ« publikuar ende, por kjo Ă«shtĂ« njĂ« hap i rĂ«ndĂ«sishĂ«m pĂ«r planin ekonomik tĂ« ArabisĂ« Saudite, i njohur si “Vision 2030,” qĂ« synon diversifikimin e burimeve tĂ« ardhurave dhe zvogĂ«limin e varĂ«sisĂ« nga nafta. / abcnews.al

RIAD – Arabia Saudite dĂ«rgon ndihma humanitare nĂ« Siri

RIAD, 1 janar /ATSH-DPA/- Arabia Saudite dërgoi sot ndihmë humanitare në Siri, duke shënuar atë që monarkia e pasur me naftë tha se është fillimi i një transporti ajror për në vendin arab të shkatërruar nga më shumë se një dekadë lufte.

“Dy avionĂ« sauditĂ« tĂ« ngarkuar me ndihma u ulĂ«n nĂ« aeroportin e Damaskut”, njoftoi agjencia shtetĂ«rore e lajmeve e SirisĂ« SANA.

“Avioni shpĂ«rndau ushqim, strehim dhe ndihmĂ« mjekĂ«sore”, sipas agjencisĂ« zyrtare tĂ« lajmeve tĂ« ArabisĂ« Saudite SPA.

Kombet e Bashkuara vlerĂ«sojnĂ« se mbi 16 milionĂ« njerĂ«z nĂ« Siri tani mbĂ«shteten nĂ« ndihma humanitare – numri mĂ« i lartĂ« qĂ« nga fillimi i luftĂ«s civile nĂ« vend nĂ« vitin 2011.

Që kur rebelët e udhëhequr nga islamistët rrëzuan liderin e Sirisë, Bashar al-Assad muajin e kaluar, ka pasur shenja miqësie midis Arabisë Saudite.

NĂ« njĂ« intervistĂ« pĂ«r televizionin saudit “Al Arabiya” tĂ« transmetuar javĂ«n e kaluar, sundimtari de fakto i SirisĂ« Ahmed al-Sharaa e pĂ«rshkroi ArabinĂ« Saudite si njĂ« “vend tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m rajonal” me tĂ« cilin Siria Ă«shtĂ« e interesuar tĂ« bashkĂ«punojĂ«.

“Ministri i JashtĂ«m i pĂ«rkohshĂ«m i SirisĂ«, Asaad al-Shibani ka marrĂ« njĂ« ftesĂ« nga homologu i tij saudit pĂ«r tĂ« vizituar mbretĂ«rinĂ« brenda kornizĂ«s sĂ« forcimit tĂ« marrĂ«dhĂ«nieve midis dy vendeve motra”, tha Ministria e Jashtme e SirisĂ« nĂ« fillim tĂ« kĂ«saj jave.

Arabia Saudite fillimisht mbështeti grupin e armatosur që pasoi një kryengritje të vitit 2011 kundër sundimit të al-Asaad.

Siria u pĂ«rjashtua nga Liga Arabe prej 22 anĂ«tarĂ«sh nĂ« vitin 2011 nĂ« shenjĂ« proteste kundĂ«r pĂ«rdorimit tĂ« forcĂ«s brutale nga qeveria al-Assad – pĂ«r tĂ« ndalur kryengritjen pro-demokracisĂ«.

Arabia Saudite ndërpreu marrëdhëniet me Sirinë në vitin 2012. Por, në vitin 2023, Siria u ripranua në Ligën Arabe dhe marrëdhëniet me Riadin u normalizuan. //a.i/

The post RIAD – Arabia Saudite dĂ«rgon ndihma humanitare nĂ« Siri appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ylli: Po punohet për krijimin e ekipit olimpik shqiptar për Olimpiadën Esports 2025

TIRANË, 26 dhjetor /ATSH/ Presidenti i KOKSH, Fidel Ylli pati njĂ« bisedĂ« nĂ« zyrĂ«n e tij me stafin e FederatĂ«s Shqiptare tĂ« Sporteve Elektronike, nĂ« prag tĂ« zhvillimit tĂ« kampionatit kombĂ«tar.

Presidenti ndau me ta arritjet më të rëndësishme sportive të vitit 2024, nga përfaqësimet në aktivitetet botërore dhe evropiane, te suksesi i jashtëzakonshëm në Lojërat Olimpike, mbarëvajtja e Projektit të Ekipeve Sportive në Shkolla, si edhe zhvillimi i Asamblesë së Solidaritetit Olimpik në Tiranë.

Presidenti i FSHSE, Sokol Nenaj shprehu mirënjohjen për mbështetjen që ka gjetur nga KOKSH dhe konfirmoi se po punohet për krijimin e ekipit olimpik që do të përfaqësojë Shqipërinë në Olimpiadën Esports, që do të mbahet në vitin 2025 në Arabinë Saudite.

/a.f/r.e/

The post Ylli: Po punohet për krijimin e ekipit olimpik shqiptar për Olimpiadën Esports 2025 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sulmi terrorist në Gjermani, arrestohet mjeku nga Arabia Saudite

Gjermania u trondit nga një sulm terrorist ku humbën jetën të paktën 2 persona dhe u plagosën 69 të tjerë të premten në mbrëmje.

Autoritetet gjermane kanë arrestuar dhe identifikuar autorin e dyshuar si Taleb A., mjek nga Arabia Saudite.

Udhëheqësi i Saksoni-Anhalt, Reiner Haseloff tha se autori kishte jetuar në Gjermani që nga viti 2006. I dyshuari është një konsulent për psikiatri dhe psikoterapi.

Disa media gjermane vunĂ« nĂ« dukje postimet e kaluara tĂ« tĂ« dyshuarit nĂ« mediat sociale, nĂ« tĂ« cilat ai thuhet se shprehte pikĂ«pamje kritike ndaj Islamit dhe madje kishte paralajmĂ«ruar pĂ«r “rreziqet” e njĂ« islamizimi tĂ« GjermanisĂ«.

I dyshuari e mori me qira makinën pak para sulmit, sipas raporteve që citojnë një burim sigurie, dhe nuk njihej për autoritetet se kishte një prejardhje islamike.

The post Sulmi terrorist në Gjermani, arrestohet mjeku nga Arabia Saudite appeared first on Lapsi.al.

Arabia Saudite nuk shfaqi Qaben e shenjtë në sfilatën e modës

Pretendimi: Këto imazhe nga Arabia Saudite dëshmojnë mungesën e respektit ndaj Islamit nga ky shtet

Verdikti: Mungon konteksti

——————————————————-

Imazhe nga dy evente në Arabinë Saudite, e kritikuar së fundi në rrjet që nuk po mbështet vëllezërit muslimanë në Palestinë, po shpërndahen në rrjet me pretendimin se ato dëshmojnë mosrespektim të Qabes, monumentit të shenjtë për muslimanët, duke përdorur shëmbëlltyrën e saj në shfaqje argëtimi.

Me anë të motorit të kërkimit pamor Google Lens, Faktoje gjeti se imazhi në të majtë tregon pamje nga ceremonia hapëse e Riyadh Season 2023, një festival i përvitshëm me interpretues dhe atletë nga gjithë bota.

Struktura kubike ishte vërtet pjesë e shfaqjes, dhe ishte përbërë nga 4 ekranë ku shfaqeshin pamje të ndryshme. Imazhi i mësipërm është kapur në një moment të performancës kur ekranet po shfaqnin xixa duke rënë nga lart-poshtë, siç tregohet në videon e mëposhtme. 

Vetëm në këtë moment, që zgjat më pak se një sekondë, kuboidi i ngjasonte Qabes.

Sa i përket imazhit në të djathtë, me anë të Google Lens Faktoje gjeti imazhin origjinal, postuar më 24 tetor në Instagram. Sipas përshkrimit të fotos, ajo tregon sfilatën e koleksionit vjeshtë dimër 24/25 të Ashwaq Almarshad, në javën e modës në Riyadh.

Siç vërehet, në foton origjinale statujat përreth kubit prej xhami nuk ekzistojnë. Foto që po qarkullon në rrjete sociale është e manipuluar.

The post Arabia Saudite nuk shfaqi Qaben e shenjtë në sfilatën e modës appeared first on Faktoje.al.

❌