Emri Elon Musk është ndoshta një nga më të njohurit në ditët moderne.
Njeriu më i pasur në botë njihet si pronar i kompanive të ndryshme, duke përfshirë Tesla, Space X, X, dhe së fundmi si pjesë e stafit të administratës Trump.
Pas gati 130 ditĂ«sh si kreu i Departamentit tĂ« Efikasitetit tĂ« QeverisĂ« â i njohur shkurt si DOGE â Musk njoftoi se po largohej nga roli i tij nĂ« qeverinĂ« amerikane.
Puna e tij brenda departamentit dhe marrëdhënia e tij e ngushtë me Trumpin bëri që Musk të jetë në krye të mediave më shumë se kurrë, por ka shumë për biznesmenin miliarder që raportohet rrallë.
Këtu janë shtatë gjëra që mund të mos i dini për të.
Krijoi videolojë
Në fillim të viteve 1980, në moshën 12-vjeçare, Musk krijoi videolojën Blastar.
Ai krijoi lojën, e cila i ngarkon lojtarët të përdorin tastierat e tyre për të qëlluar anije kozmike luftarake aliene, përmes njohurive të tij për kodimin dhe programimin, të cilat ai i mori në moshën nëntë vjeçare, sipas biografisë së Ashlee Vance të vitit 2015 të manjatit të teknologjisë.
Në vitin 1984 loja ishte aq e mirë, sa Musk ia shiti revistës PC dhe Office Technology për 500 dollarë.
Kishte talent për biznes
Që nga fillimi, ishte e qartë se Musk kishte një talent për biznes. Në vitin 1995, në moshën 24-vjeçare, ai themeloi kompaninë e tij të parë, Zip2 me vëllain e tij, Kimbal.
Dyshja krijuan kompaninë, e cila krijoi udhëzues të qytetit në internet.
Ajo u shit për rreth 300 milionë dollarë katër vjet më vonë në 1999.
PĂ«rpara se tĂ« fitonte para pĂ«r suksesin e Zip2, Musk tha se ai dhe vĂ«llai i tij ishin goxha tĂ« thyer dhe tĂ« dy flinin nĂ« zyrĂ«n ku punonin â njĂ« sjellje qĂ« ai thuhet se pĂ«rsĂ«riti nĂ« ditĂ«t e para tĂ« Teslss.
Nga shitja e kompanisë, Musk u largua nga Zip2 me 22 milionë dollarë, dhe gjëja e parë që bleu ishte një McLaren F1, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.
Ai tha nĂ« atĂ« kohĂ«: âVetĂ«m tre vjet mĂ« parĂ« isha duke fjetur nĂ« dyshemenĂ« e zyrĂ«s dhe tani kam njĂ« veturĂ« miliona dollarĂ«sheâ.
Krijoi parfumin e tij
Pavarësisht suksesit të madh, disa nga idetë e Musk nuk kanë rezultuar të jenë aq të qëndrueshme.
Në vitin 2022, ai zbuloi një parfum të quajtur Burnt Hair.
Aroma, e cila kushtonte 100 dollarë një shishe, ishte një sukses i madh, sipas Musk, i cili tha se kishte shitur 10,000 shishe në vetëm pak orë, duke i fituar atij një milion dollarë.
âMe njĂ« emĂ«r si imi, hyrja nĂ« biznesin e aromave ishte e pashmangshmeâ, tha Musk nĂ« atĂ« kohĂ«.
Nuk dihet nëse produkti ishte serioz dhe nuk është më i disponueshëm.
Përveç parfumit, ai prezantoi një tekila në vitin 2020.
Ishte shef i PayPal
Shumë kohë përpara se Twitter të bëhej X, Musk krijoi X.com, një kompani bankare dhe shërbimesh financiare në internet.
Platforma tërhoqi shpejt një bazë të madhe klientësh dhe në vitin 2000, ajo u bashkua me Confinity, e cila u bashkëthemelua nga sipërmarrësit e teknologjisë Peter Thiel dhe Max Levchin.
Platforma më vonë u riemërua PayPal.
Musk vazhdoi të bëhej shef ekzekutiv i PayPal, por më vonë u rrëzua nga pozicioni pasi u shfaqën argumente mbi emrin e kompanisë dhe drejtimin e përgjithshëm.
Në vitin 2002, faqja bankare u ble nga eBay për 1.5 miliardë dollarë. Vite më vonë, në 2017, eBay ia shiti domenin X.com përsëri Musk.
Portretizimi i Iron Man u frymëzua nga jeta e tij
Jeta e Musk si një sipërmarrës miliarder tingëllon si fillimi i një filmi të suksesshëm të Hollivudit.
Dhe në realitet, personaliteti dhe arritjet e Musk u përdorën pjesërisht si frymëzim për portretizimin e Iron Man nga Robert Downey Jr.
Nuk është themeluesi i vërtetë i Teslas
Musk nuk e filloi Teslan. Ai ishte nĂ« fakt njĂ« investitor i hershĂ«m nĂ« kompani dhe ishte shefi i katĂ«rt ekzekutiv kur mori rolin nĂ« vitin 2008 â menjĂ«herĂ« pasi kompania prezantoi veturĂ«n e saj tĂ« parĂ« â Roadster.
Në fakt, ishin Martin Eberhard dhe Marc Tarpenning ata që themeluan kompaninë në vitin 2003, megjithëse Musk ishte ai që e shtyu atë në një skenë globale.
ĂshtĂ« drejt krijimit tĂ« njĂ« aplikacioni âpĂ«r gjithçkaâ
Pasi mori pĂ«rsipĂ«r platformĂ«n X pĂ«r 44 miliardĂ« dollarĂ« nĂ« 2022, Musk u bĂ« njĂ« hap mĂ« afĂ«r arritjes sĂ« qĂ«llimit tĂ« tij pĂ«r krijimin e njĂ« âaplikacioni pĂ«r gjithçkaâ.
Manjati i teknologjisĂ« ka thĂ«nĂ« mĂ« parĂ« se dĂ«shiron qĂ« X tĂ« bĂ«het i ngjashĂ«m me WeChat â njĂ« aplikacion kinez qĂ« ofron njĂ« gamĂ« tĂ« gjerĂ« funksionesh pĂ«rtej mesazheve, duke pĂ«rfshirĂ« pagesat, porositjen e taksive e ndarjen e postimeve nĂ« rrjete sociale.
Vizioni i Musk pĂ«r kĂ«tĂ« âsuper aplikacionâ duket se ndahet nga ata nĂ« X, duke pĂ«rfshirĂ« shefen ekzekutive Linda Yaccarino, e cila tha nĂ« fund tĂ« vitit tĂ« kaluar se 2025 do tĂ« ishte viti qĂ« X âju lidh nĂ« mĂ«nyra qĂ« nuk e kishit menduar kurrĂ«.
Dhe kjo duket se po bëhet disi e vërtetë.
NĂ« janar, Musk njoftoi se X kishte partneritet me gjigantin e pagesave Visa, i cili do tâi lejojĂ« pĂ«rdoruesit tĂ« lĂ«vizin fondet midis bankave tradicionale dhe njĂ« portofoli digjital X dhe tĂ« bĂ«jnĂ« pagesa pĂ«r miqtĂ«. /Telegrafi/
The post Musk âbraktisâ qeverinĂ« amerikane â shtatĂ« gjĂ«ra qĂ« mund tĂ« mos i keni ditur pĂ«r miliarderin e famshĂ«m appeared first on Telegrafi.