Zveçan, Policia gjen fletushka me thirrje për vendosjen e flamurit të Serbisë nëpër objekte
NĂ« oborre tĂ« ndĂ«rtesave dhe shtĂ«pive nĂ« MitrovicĂ« tĂ« Veriut janĂ« shfaqur fletushka me mesazhin âRezistencĂ«â.
Lajmin e ka konfirmuar për media, Veton Elshani, zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës në rajonin e veriut.
Ai theksoi se për momentin nuk ka më shumë detaje lidhur me këto materiale të shpërndara.
Më 24.08.2025, mbishkrime në gjuhën serbe, murali i të dënuarit për krime lufte, Ratko Mlladiq, kryqe e harta janë ngjyrosur në Zveçan e Mitrovicë të Veriut.
Kryetari i Komunës së Zveçanit, Ilir Peci, kishte njoftuar se ka marrë vendim për fshirjen e fotografisë së Ratko Mlladiqit, e cila ishte në një nga muret e objekteve të Zveçanit.
Peci tha se këtë e ka bërë për të eliminuar çdo simbol të dhunës dhe urrejtjes nga hapësirat publike dhe për të garantuar se Zveçani mbetet një vend paqeje dhe i harmonisë për të gjithë banorët, pa dallime kombëtare apo etnike.
Murali i të dënuarit për krime lufte, Radko Mlladiq, i cili ishte vendosur në vitin 2021 në një mur të një objekti në qytetin e Zveçanit, në prill të vitit 2025 ishte ngjyrosur me të zezë në pjesën e syve.
NdĂ«rkohĂ«, Zyra pĂ«r KosovĂ«n nĂ« QeverinĂ« e SerbisĂ« ka reaguar duke e lidhur kĂ«tĂ« ngjarje me, siç e ka quajtur, politikĂ«n âantiserbeâ tĂ« kryeministrit tĂ« KosovĂ«s, Albin Kurti.
âLlogaritja e Albin Kurtit me muralet nĂ« veri tĂ« KosovĂ«s nga Mitrovica e KosovĂ«s, Zveçani deri nĂ« Leposaviq tregon gjithĂ« urrejtjen dhe obsesionin e politikĂ«s sĂ« tij antiserbeâ, thuhet nĂ« reagim.
Tutje, kjo zyrĂ« ka deklaruar se Kurti, âpasi pĂ«rjeton humbje nĂ« skenĂ«n politike nĂ« PrishtinĂ«, pĂ«rpiqet ta maskojĂ« debaklin e tij me provokime nĂ« veri, duke nxitur tensione, intolerancĂ« dhe ndarje mes popujveâ.
NĂ« reagim, gjithashtu Ă«shtĂ« theksuar se âserbĂ«t e ndershĂ«m nĂ« veri do tĂ« vazhdojnĂ« tĂ« mbajnĂ« me krenari simbolet kombĂ«tare serbe dhe do tĂ« qĂ«ndrojnĂ« tĂ« vendosur pĂ«r tĂ« ruajtur vatrat e tyreâ.
Autoritetet kosovare nuk kanë dhënë ndonjë sqarim zyrtar për motivet apo autorët e shpërndarjes së këtyre fletushkave.
The post Zveçan, Policia gjen fletushka me thirrje për vendosjen e flamurit të Serbisë nëpër objekte appeared first on Telegrafi.