❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Fier, shemben 20 objekte/ Vijon puna për lirimin e hapësirave publike

NĂ« Fier vijon aksioni pĂ«r lirimin e hapĂ«sirave publike. Mbi 20 objekte janĂ« prishur deri mĂ« tani nga fadromat e Inspektoratit tĂ« Mbrojtjes sĂ« Territorit nĂ« lagjet ” 8 Shkurti” dhe “29 NĂ«ntori”.

Pjesa më e madhe prej tyre ishin dyqane, mure rrethuese, ballkone me strehë dhe parkime të improvizuara pa leje.

Aksioni i nisur dy jave më pare mbështetet edhe nga qytetaret, të cilët kanë bërë denoncime të shumta në portalin qeveritar për zaptimin e hapësirave publike.

Aktualisht puna për lirimin e hapësirave publike është përqendruar në brendësi të lagjeve të qytetit, duke prishur objekte pa leje dhe liruar hapësirat mes pallateve. Gjithashtu janë liruar rreth 2500 metra katrorë, duke hequr vazo betoni, tabela apo goma, të vendosura në mënyrë të paligjshme.

/abcnews.al/

Rama: Vijojnë punimet për Teatrin e ri Kombëtar, një tjetër vepër arkitektonike mbresëlënëse e Tiranës

Vijon puna pĂ«r Tatrin e ri KombĂ«tar. Kryeministri Edi Rama ka ndarĂ« pamjet nĂ« Facebook, ndĂ«rsa shprehet se çdo ditĂ« po punohet pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« jetĂ« njĂ« godine qĂ« sipas tij do tĂ« jetĂ« njĂ« tjetĂ«r vepĂ«r arkitektonike e TiranĂ«s dhe ikonĂ« e artit dhe kulturĂ«s.

“Kantieri i Teatrit tĂ« Ri KombĂ«tar, ku punohet çdo ditĂ« pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« jetĂ« njĂ« godine qĂ« do tĂ« jetĂ« njĂ« tjetĂ«r vepĂ«r arkitektonike mbresĂ«lĂ«nĂ«se e TiranĂ«s dhe ikonĂ« e artit dhe kulturĂ«s mu nĂ« zemĂ«r tĂ« kryeqytetit”, shkruan Rama.

VIDEO/ Turistja humb kontrollin dhe rrëzohet nga parashuta, transportohet në spital

Një turiste e cila ishte duke fluturuar me parashutë ka humbur kontrollin dhe është përplasur në Lungomare.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur menjëherë policia dhe ambulanca. Turistja është transportuar drejt Spitalit të Vlorës.

Mësohet se ka përplasja ka marrë dëmtime të lehta.

Asllani “zgjedh” Bologna/ Mediat italiane: Mesfushori shqiptar shumĂ« pranĂ« largimit nga Inter

Janë orë vendimtare për të ardhmen e Kristjan Asllanit. Mesfushori i kombëtares kuqezi do të largohet nga Inter, ndërsa pritet të vazhdojë karrierën në Serie A me Bologna.

Mediat italiane flasin për një përshpejtim të tratativave mes klubit emilian dhe atij zikaltër, ndërsa marrëveshja është shumë pranë.

Vetë Asllani ka gjetur akordin me Bologna, që është prezantuar me një ofertë zyrtare, e cila përfshin një formulë huazimi me të drejtë blerjen në fund të sezonit.

Inter nuk është kundër, por kërkon të vendosë një klauzolë me detyrim blerje të kartonit të futbollistit shqiptar.

Po ashtu, palët kanë ndasi edhe për vlerën e kartonit të futbollistit 23 vjeçar. Inter kërkon jo më pak se 15 milion euro, ndërsa Bolonja shpreson që të ulë këto pretendime.

Gjithsesi, duke qëndruar në atë që raportojnë mediat përtej Adriatikut, pritet që klubet të takohen në një pikë të mesme dhe akordi është çështje orësh.

Transferimi te Bologna mund të rezultojë një zgjedhje e duhur për Kristian Asllanin. Pasi luajti titullar në katër ndeshjet e Botërorit për Klube, me afrimin e sezonit të ri, futbollisti kuqezi ka kuptuar se nuk do të ketë hapësira në të ardhmen, pasi në miqësoret e fundit ka luajtur vetëm pak minuta.

Të skuadra tjetër italiane, mesfushori do të ketë më shumë hapësira për të kthyer sërish në ngjitje karrierën e tij.

Elbasan/ Në kërkim ndërkombëtar për drogë, arrestohet 41-vjeçari

Kapet në fshatin Papër dhe arrestohet me qëllim ekstradimin, një 41-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet spanjolle, për kultivim të bimëve narkotike dhe vjedhje të energjisë elektrike.

Shërbimet e Policisë Rrugore, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve, të DVP Elbasan, bazuar në informacionet e shkëmbyera me Interpol Tiranën,  kapën në rrugën e fshatit Papër, ndërkohë që qarkullonte me automjet, dhe arrestuan shtetasin E. B., 41 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur nĂ« kĂ«rkim ndĂ«rkombĂ«tar pasi Gjykata e Sabadellit, SpanjĂ«, mĂ« datĂ« 30.06.2025, ka lĂ«shuar urdhĂ«r arresti, pĂ«r veprat penale “Kultivimi i bimĂ«ve narkotike” dhe “Vjedhja e energjisĂ« elektrike”.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët në Spanjë, do të kryejë procedurat për ekstradimin e shtetasit E. B.

Viti i ri shkollor nis më 8 shtator, ministrja Manastirliu: Laboratorë inteligjentë dhe standarde të reja sigurie

Viti i ri shkollor 2025-2026 do të nisë në 8 shtator për arsimin bazë dhe arsimin e mesëm të lartë.

Lajmin e bëri sot të ditur ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, e cila ndau disa informacione të rëndësishme për vitin e ri shkollor 2025-2026.

Manastirliu informoi se për maturantët e klasave të 12-a viti shkollor do të përfundojë në 29 maj 2026.

Ministrja publikoi po ashtu edhe kalendarin e pushimeve të dimrit për arsimin bazë dhe arsimin e mesëm të lartë, i cili do të jetë nga data 22 dhjetor 2025, deri në 2 janar 2026.

Ndërsa pushimet e pranverës për arsimin bazë janë në periudhën 30 mars deri në 3 prill 2026.

Provimet kombëtare për klasat e 9-a të arsimit bazë do të zhvillohen gjatë periudhës 15-26 qershor 2026, ndërsa Matura Shtetërore në periudhën 1-26 qershor 2026.

Ministrja Manastirliu informoi se regjistrimet online nĂ« “e-Albania” pĂ«r klasat e para dhe tĂ« dhjeta vijojnĂ« deri nĂ« 31 gusht.

Edhe kĂ«tĂ« vit librat do tĂ« shpĂ«rndahen falas para fillimit tĂ« shkollĂ«s. “Shkolla do tĂ« afishojĂ« listĂ«n e librave dhe do tĂ« njoftojĂ« datat dhe vendin e shpĂ«rndarjes”, theksoi Manastirliu.

Milan debuton me fitore/ Skuadra kuqezi mundi 2-0 Barin dhe kalon në raundin e dytë të kupës

Në pritje të Serie A, Milan hapi zyrtarisht sezonin në Kupën e Italisë.

Skuadra kuqezi shpërbleu parashikimet me fitoren 2-0 kundër Barit, që e kualifikon në raundin e dytë të turneut.

PavarĂ«sisht suksesit, 70 mijĂ« tifozĂ«t e pranishĂ«m nĂ« stadiumin “San Siro” morĂ«n sinjale pozitive thuajse nga tĂ« gjithĂ« yjet e tyre, duke ndezur shpresat pĂ«r njĂ« sezon tjetĂ«r nga ai i fundit I dĂ«shtuar.

Rafael Leao shënoi golin e epërsisë në minutën e 14-të, por menjëherë pas festës, portugezi la fushën për një dëmtim në pulpë.

Edhe pas avantazhit, Milan dominoi me lojë dhe raste, por golin e qetësisë e gjeti vetëm në nisje të pjesës së dytë.

Në minutën e 48-të ishte Pulisik që dyfishoi shifrat dhe vulosi kualifikimin e skuadrës kuqezi në raundin e dytë të Kupës së Italisë.

Përveç fitores dhe golave, Milan shijoi edhe klasin e lojtarëve të transferuar në merkaton e verës si Jashari dhe Modriç.

TĂ« dy bĂ«nĂ« debutimin nĂ« “San Siro” duke fituar menjĂ«herĂ« zemrat e  tifozĂ«ve, qĂ« duan tĂ« harrojnĂ« sa mĂ« shpejt zhgĂ«njimin nĂ« edicionin e fundit.

Situata me zjarret në vend, shuhen 16 vatra, 4 të tjera ende aktive

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar të dhënat lidhur me situatën e zjarreve në vend. Gjatë orëve të fundit, janë evidentuar gjithsej 23 vatra zjarri në territorin shqiptar. 16 prej këtyre vatrave janë shuar, ndërsa 4 të tjera janë ende aktive. Gjithashtu 3 vatra të tjera janë në monitorim nga autoritetet.

Vatra të shuara plotësisht:

JanĂ« izoluar dhe shuar zjarret nĂ« Gramsh (Teqeja e Dushkut, Mali i KushovĂ«s), VlorĂ« (nĂ« afĂ«rsi tĂ« hangarĂ«ve tĂ« avionĂ«ve), Skrapar (Osnat), PĂ«rmet, DurrĂ«s (Gjuricaj dhe ShĂ«navlash), KrujĂ« (Virjon dhe afĂ«r FabrikĂ«s sĂ« Çimentos), Memaliaj, ShkodĂ«r (Prekal dhe Mali Kolaj), Patos, DelvinĂ«, Elbasan (ShushicĂ«).

Vatra aktive dhe në monitorim:

o Bashkia Bulqizë, fshati Tërnovë: dy vatra zjarri me zhvillime në zonën e Liqenit të Zi dhe në Valikardhë, ku vijon ndërhyrja nga forcat zjarrfikëse, pyjore dhe bashkiake.

o Bashkia Bulqizë, fshati Val: vatra me zhvillime të pakta, aktualisht në monitorim nga njësia administrative dhe banorët.

o Bashkia Fushë Arrëz, fshatrat Xeth, Kolumri dhe Trun: disa vatra jashtë kontrollit, me terren të thyer e të vështirë. Në terren janë angazhuar strukturat vendore dhe 50 forca të Forcave të Armatosura me një mjet zjarrfikës.

o Fshatrat Damjan-Fortuzaj (Vaqarr) dhe Pezë Helmës: zjarret janë minimizuar, por mbahen nën mbikëqyrje.

o Fshati Ibë, njësia Bërzhitë: vatër në terren të vështirë, pa rrezik për banesa, nën vëzhgim të MZSH dhe APR.

o Bashkia Kolonjë, Parku Natyror i Gërmenjit: zjarri vijon të përhapet drejt kufirit, me angazhim të forcave zjarrfikëse, pyjore, të AdZM, bashkisë dhe 30 ushtarëve të repartit ushtarak të Drenovës. (Aktiv)

o Bashkia Delvinë, Parku i Rëzomës, pranë tunelit të Skërficës: një vatër nën mbikëqyrje të strukturave vendore të mbrojtjes civile.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, në bashkëpunim me Forcat e Armatosura, shërbimet zjarrfikëse, strukturat vendore dhe banorët e zonave të prekura, po vijon punën për neutralizimin e plotë të vatrave të mbetura dhe për mbrojtjen e komuniteteve.

Berisha sërish në SPAK, ish-kryeministri i pandehur për korrupsion, paraqitet për masën e sigurisë

Ish-kryeministri Sali Berisha Ă«shtĂ« paraqitur kĂ«tĂ« tĂ« hĂ«nĂ« nĂ« SPAK, nĂ« zbatim tĂ« masĂ«s “detyrim paraqitjeje” pĂ«r aferĂ«n Partizani.

Ish kryeministri Sali Berisha akuzohet nga prokuroria e posaçme se ka nxjerrë akte nën ligjore për ti ardhur në ndihmë dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi për të përfituar pronën në ish-kompleksin Partizani, por në kundërshti me ligjin.

 

Rama ndan pamjet: Energji verore nga Gjiri i Gramës

Gjiri i Gramës, në Gadishullin e Karaburunit, është një ndër destinacionet e preferuara nga turistët vendas dhe të huaj në bregdetin e jugut të Shqipërisë.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga Gjiri i Gramës, i cili ofron një peizazh natyror shumë tërheqës për çdo vizitor.

“Me energjinĂ« verore nga Gjiri i GramĂ«s”, shkruan Rama, ndĂ«rsa ndan pamje nga plazhet mĂ« spektakolare tĂ« jugut, me ujin e pastĂ«r kristal e natyrĂ«n e virgjĂ«r.

Rama: Kantieri i rilindjes së spitalit të Lezhës me hapësira dinjitoze dhe kushte bashkëkohore shërbimi

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet nga spitali i Lezhës. Rama shprehet se tashmë me punimet e arritura, shumë shpejt qytetarët do të gjejnë hapësira dinjitoze dhe kushte bashkëkohore shërbimi.

“Kantieri i Rilindjes sĂ« Spitalit tĂ« LezhĂ«s, ku shumĂ« shpejt qytetarĂ«t do tĂ« gjejnĂ« hapĂ«sira dinjitoze, aparatura moderne dhe kushte bashkĂ«kohore shĂ«rbimi”, shprehet kryeministri Rama.

“Disa gjĂ«ra nuk ndryshojnĂ« kurrĂ«â€/ Trump: Ukraina s’mund ta kthejĂ« KrimenĂ« dhe as tĂ« hyjĂ« nĂ« NATO!

Presidenti i SHBA-sĂ«, Donald Trump, ka thĂ«nĂ« se presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, mund t’i japĂ« fund menjĂ«herĂ« luftĂ«s me RusinĂ« menjĂ«herĂ« “nĂ«se do ai”, porse ka pĂ«rjashtuar mundĂ«sinĂ« qĂ« Ukraina tĂ« futet nĂ« NATO e po ashtu rikthimin e gadishullit tĂ« KrimesĂ«. Krimea u aneksua nga Rusia ilegalisht nĂ« vitin 2014.

Trump ka bĂ«rĂ« njĂ« postim nĂ« “Truth Social” disa orĂ« para se tĂ« takohet nĂ« Washington me Zelenskyn i cili do tĂ« jetĂ« i shoqĂ«ruar nga liderĂ«t kyç evropianĂ«, raporton “BBC”.

“Presidenti i UkrainĂ«s, Zelensky, mund t’i japĂ« fund luftĂ«s me RusinĂ« gati menjĂ«herĂ«, nĂ«se e do kĂ«tĂ«, apo mund tĂ« vazhdojĂ« tĂ« luftojĂ«. Kujtoni si nisi. Nuk ka kthim tĂ« KrimesĂ« tĂ« dhĂ«nĂ« nga Obama (12 vjet mĂ« parĂ«, pa asnjĂ« tĂ« shtĂ«nĂ«!), nuk ka hyrje tĂ« UkrainĂ«s nĂ« NATO. Disa gjĂ«ra kurrĂ« s’ndryshojnĂ«!!!” – ka shkruar Trump.

 

Analiza e BBC: E ardhmja e Krimesë përballë negociatave të paqes

Krimea është një gadishull në Detin e Zi i cili u aneksua ilegalisht nga Rusia në vitin 2014, tetë vjet para se Moska të niste pushtimin e saj në shkallë të plotë.

Udhëheqësi rus Vladimir Putin më vonë pranoi se kishte thurur planin për të marrë territore, në një takim me zyrtarët e tij, disa ditë pasi udhëheqësi pro-rus i Ukrainës, Viktor Janukoviç, u rrëzua nga pushteti në Kiev .

Në vitin 1991, së bashku me pjesën tjetër të Ukrainës, Krimea votoi për pavarësi nga Bashkimi Sovjetik që po shpërbëhej.

Por për arsye historike dhe bashkëkohore politike, rusët e kanë përshkruar prej kohësh Krimenë si pjesë të territorit të tyre, një pretendim i diskutueshëm që Putini e ka përsëritur shpesh dhe që është hedhur poshtë nga shumica e kombeve të tjera.

Krimea konsiderohet ligjërisht si pjesë e Ukrainës, pavarësisht sekuestrimit të saj të paligjshëm nga Kremlini, shkruan BBC.

Pasi e aneksoi, Rusia organizoi njĂ« referendum nĂ« mars tĂ« vitit 2014. Rezultati, nĂ« tĂ« cilin banorĂ«t e KrimesĂ« me sa duket votuan pĂ«r t’u bashkuar me RusinĂ«, u hodh poshtĂ« si njĂ« mashtrim nga bashkĂ«sia ndĂ«rkombĂ«tare.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka qenë i vendosur të thotë se nuk ka fuqi të heqë dorë nga Krimea dhe ka hedhur poshtë vazhdimisht çdo sugjerim se vendi i tij duhet të heqë dorë nga pretendimi i tij ndaj saj.

“Nuk ka asgjĂ« pĂ«r tĂ« folur kĂ«tu,” tha Zelensky nĂ« prill tĂ« kĂ«tij viti. “Kjo Ă«shtĂ« kundĂ«r kushtetutĂ«s sonĂ«.”

Neni dy i kushtetutĂ«s sĂ« UkrainĂ«s thotĂ« se sovraniteti i saj “shtrihet nĂ« tĂ« gjithĂ« territorin e saj” i cili “brenda kufirit tĂ« saj aktual Ă«shtĂ« i pandashĂ«m dhe i paprekshĂ«m. Çdo ndryshim nĂ« territorin e UkrainĂ«s duhet tĂ« kalojĂ« nĂ« njĂ« referendum kombĂ«tar, i cili duhet tĂ« autorizohet nga parlamenti ukrainas, thotĂ« mĂ« tej BBC.

Tashmë këtë të hënë sytë janë kthyer nga Shtëpia e Bardhë, ku do të mbahet takimi mes presidentit Trump dhe Zelenskyt. Në takim do të jenë edhe liderë të BE. Këto bisedime vijnë pas Samitit SHBA Rusi që u mbajt në Alaska disa ditë më parë. Por në deklaratat e fundit presidenti amerikan ka lënë të kuptohet se anëtarësimi në NATO është jashtë diskutimit për Ukrainën.

Presidenti Donald Trump nuk mund tĂ« kishte qenĂ« mĂ« i qartĂ« nĂ« postimin e tij nĂ« rrjetet sociale, duke e pĂ«rjashtuar atĂ« me “shkronja tĂ« mĂ«dha”, sikur pĂ«r tĂ« theksuar kĂ«tĂ« pikĂ«.

Ajo që po ofrohet në vend të kësaj është një lloj garancie sigurie e mbështetur nga SHBA-ja, e cila do të përsëriste efektet e mbrojtjes kolektive të Nenit 5 të NATO-s, pa e pranuar në fakt Ukrainën në aleancë.

Sulmet ruse nuk ndalen, dronët godasin Kharkivin, 4 viktima dhe 17 të plagosur

Të paktën 4 persona humbën jetën dhe 17 të tjerë u plagosën pas sulmeve ruse me dron në qytetin lindor të Ukrainës, në Kharkiv.

Sulmi vjen disa orë para takimit të paralajmëruar mes presidentit të SHBA Donald Trump dhe presidentit Ukrainas Volodymir Zelenksy në Uashington.

Edhe më herët Kharkiv ishte goditur me raketa balistike duke lënë të plagosur 11 persona.

 

Zelensky në Uashington i shoqëruar nga partnerët evropianë

Presidenti ukrainas Zelensky nuk do të takohet me presidentin Trump vetëm, por i shoqëruar nga disa partnerë evropianë. Para nisjes për në Uashington ata zhvilluan një takim koordinues.

Kancelari gjerman Friedrich Merz, presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, presidenti francez Emmanuel Macron, kryeministri britanik Keir Starmer, presidenti finlandez Alexander Stubb, kryeministrja italiane Giorgia Meloni dhe sekretari i pĂ«rgjithshĂ«m i NATO-s Mark Rutte udhĂ«tojnĂ« sot (18.08.) pĂ«r nĂ« Uashington sĂ« bashku me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenski pĂ«r t’u takuar me presidentin amerikan Donald Trump.

UdhĂ«timi do tĂ« shĂ«rbejĂ« “pĂ«r tĂ« shkĂ«mbyer informacione” me Trump pas takimit tĂ« tij me udhĂ«heqĂ«sin e Kremlinit Vladimir Putin nĂ« AlaskĂ«, njoftoi zĂ«dhĂ«nĂ«si i qeverisĂ« gjermane Stefan Kornelius. Temat e bisedimeve pĂ«rfshijnĂ« “garanci sigurie pĂ«r UkrainĂ«n, çështje territoriale dhe mbĂ«shtetjen e vazhdueshme pĂ«r UkrainĂ«n pĂ«r t’u mbrojtur kundĂ«r agresionit rus”.

Partnerët evropianë duan edhe që të parandalojnë ndonjë përshkallëzim në takimin midis Trumpit dhe Zelenskit, sikurse ndodhi në muajin shkurt, kur ata të dy patën një debat në Zyrën Ovale para kamerave që ishin në transmetim të drejtpërdrejtë.

Zelensky: Garancitë për sigurinë janë thelbësore

GarancitĂ« pĂ«r sigurinĂ« sipas modelit tĂ« NATO-s janĂ« thelbĂ«sore pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« fund luftĂ«s, tha Zelenski, i cili tĂ« dielĂ«n zhvilloi nĂ« Bruksel konsultime me partnerĂ«t e tij evropianĂ«. Garancia duhet tĂ« funksionojĂ« sikurse parashikon neni 5 i traktatit tĂ« NATO-s. Sipas tij vendet anĂ«tare mund tĂ« mbĂ«shtesin vendet e tjera aletate nĂ« rast tĂ« njĂ« sulmi dhe sulmi ndaj njĂ« anĂ«tari konsiderohet si sulm ndaj tĂ« gjithĂ« vendeve anĂ«tare tĂ« NATO-s.

Von der Leyen e nĂ«nvizoi kĂ«tĂ« qĂ«llim dhe theksoi se SHBA-ja Ă«shtĂ« gjithashtu e gatshme ta bĂ«jĂ« kĂ«tĂ«. “Ne e pĂ«rshĂ«ndesim gatishmĂ«rinĂ« e Presidentit Trump pĂ«r tĂ« kontribuar pĂ«r garanci sigurie pĂ«r UkrainĂ«n tĂ« ngjashme me Nenin 5”, tha politikania gjermane. “Koalicioni i tĂ« vullnetshmĂ«ve” dhe BE-ja, janĂ« tĂ« gatshme tĂ« kontribuojnĂ«.

SHBA: Rusia dakord me garancitë për sigurinë

Sipas tĂ« dĂ«rguarit tĂ« posaçëm tĂ« SHBA-sĂ«, Steve Witkoff, Rusia i pranon garanci tĂ« tilla sigurie. Por pranimi i UkrainĂ«s nĂ« NATO Ă«shtĂ« pĂ«r Putinin njĂ« çështje qĂ« nuk mund tĂ« diskutohet, tha Witkoff pĂ«r CNN. Sipas tij Rusia ka shprehur gjithashtu qĂ«llimin e saj pĂ«r t’u angazhuar pĂ«r njĂ« marrĂ«veshje paqeje dhe pĂ«r tĂ« mos pushtuar territore tĂ« tjera nĂ« UkrainĂ«. Witkoff tha gjithashtu pĂ«r Fox News se Rusia nuk duhet tĂ« cĂ«nojĂ« asnjĂ« kufi evropian.

Nga ana tjetĂ«r sipas disa mediave presidenti Vladimir Putin ka kĂ«rkuar qĂ« Ukraina tĂ« heqĂ« plotĂ«sisht dorĂ« nga rajoni Donbasit, qĂ« pĂ«rbĂ«het nga Donetsku dhe Luhansku – pĂ«rfshirĂ« edhe ato pjesĂ« qĂ« nuk janĂ« tĂ« pushtuara nga trupat ruse. Putini kĂ«rkon qĂ« kĂ«to rajone qĂ« gjenden nĂ« lindje tĂ« UkrainĂ«s t’i kalojnĂ« RusisĂ«./DW/

Gjermani, a do të futet shërbimi ushtarak me detyrim?

Në 100 ditët e qeverisë Merz, u shfaqën edhe dallimet midis partnerëve të koalicionit. Nuk ka akoma një marrëveshje të plotë as për shërbimin ushtarak.

Bundeswehr-i ka nevojĂ« urgjente pĂ«r mĂ« shumĂ« njerĂ«z – partnerĂ«t e koalicionit, kristiandemokratĂ«t dhe socialdemokratĂ«t janĂ« dakord pĂ«r kĂ«tĂ«. Kancelari Friedrich Merz, dĂ«shiron ta bĂ«jĂ« Bundeswehr-in ushtrinĂ« mĂ« tĂ« fortĂ« konvencionale nĂ« EvropĂ«, e cila kĂ«rkon pajisje mĂ« tĂ« mira dhe dukshĂ«m mĂ« shumĂ« se 183,000 anĂ«tarĂ«t aktualĂ«. Bazuar nĂ« popullsi, por edhe sipas udhĂ«zimeve të NATO-s, Bundeswehr-i duhet tĂ« rritet me 60,000 ushtarĂ«.

Pra, Bundeswehr-i duhet tĂ« rritet – por si? Opinionet ndryshojnĂ« pĂ«r kĂ«tĂ«. PĂ«r SPD-nĂ«, zgjidhja qĂ«ndron nĂ« reformĂ«n e shĂ«rbimit ushtarak vullnetar. MegjithatĂ«, jo tĂ« gjithĂ« janĂ« tĂ« kĂ«naqur me projektligjin nga Ministria e Mbrojtjes. MosmarrĂ«veshja nĂ« koalicion mbretĂ«ron pĂ«r njĂ« nga çështjet mĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme tĂ« politikĂ«s sĂ« sigurisĂ«: aftĂ«sinĂ« mbrojtĂ«se tĂ« GjermanisĂ«.

Shërbimi ushtarak

Sipas projektligjit, shĂ«rbimi ushtarak duhet tĂ« bĂ«het mĂ« tĂ«rheqĂ«s nga viti 2026, por mbetet pĂ«r tĂ« rinjtĂ« tĂ« zgjedhin. Nuk parashikohet qĂ« tĂ« ketĂ« njĂ« detyrim ushtarak siç ekzistonte në Gjermani deri nĂ« vitin 2011. Kjo Ă«shtĂ« rĂ«nĂ« dakord edhe nĂ« marrĂ«veshjen e koalicionit: “Ne po krijojmĂ« njĂ« shĂ«rbim ushtarak tĂ« ri, tĂ«rheqĂ«s, i cili fillimisht bazohet nĂ« vullnetarizĂ«m”.

Vullnetarizmi është jashtëzakonisht i rëndësishëm për socialdemokratët: ata e konsiderojnë shërbimin ushtarak si një ndërhyrje shumë të madhe në jetën e të rinjve.

Ministri i Mbrojtjes i SPD-sĂ«, Boris Pistorius, Ă«shtĂ« i bindur se kjo mund tĂ« jetĂ« e mjaftueshme: njĂ« shĂ«rbim ushtarak vullnetar qĂ« Ă«shtĂ« mĂ« interesant dhe mĂ« i paguar se ai aktual do tĂ« tĂ«rheqĂ« mjaftueshĂ«m tĂ« rinj. Dhe se “pa shumĂ« mund, mesatarisht 25,000 deri nĂ« 30,000 ushtarĂ« tĂ« rinj mund tĂ« vijnĂ« çdo vit”, parashikoi ai sĂ« fundmi.

Paga e ushtarëve duhet të rritet ndjeshëm, trajnimi duhet të modernizohet dhe zgjerohet, për shembull në përdorimin e dronëve. Oferta përfshin gjithashtu kurse gjuhe dhe mundësi të tjera. Shërbimi duhet të zgjasë të paktën gjashtë muaj.

Turma para zyrave të rekrutimit?

Optimizmi i Ministrit tĂ« Mbrojtjes nuk ndahet nga tĂ« gjithĂ« nĂ« CDU dhe CSU. NĂ« situatĂ«n aktuale nuk mjafton tĂ« mbĂ«shtetemi vetĂ«m nĂ« faktin se do tĂ« ketĂ« mjaftueshĂ«m vullnetarĂ«. Sipas nĂ«nkryetarit tĂ« grupit parlamentar tĂ« CDU-sĂ«, Norbert Röttgen, njĂ« e metĂ« serioze nĂ« projektligjin pĂ«r shĂ«rbimin ushtarak Ă«shtĂ« “se ai nuk pĂ«rmban fare qĂ«llimet e NATO-s, qĂ«llimet pĂ«r tĂ« cilat jemi zotuar”, i tha ai tĂ« pĂ«rditshmes Die Welt.

Edhe pse shërbimi ushtarak mbetet vullnetar, ligji parashikon edhe masa të detyrueshme. Pra, duke filluar nga viti i ardhshëm, të gjithë meshkujt dhe gratë 18-vjeçare do të marrin postë nga Bundeswehr-i.

Letra ka një pyetësor ku ata duhet të përgjigjen lidhur me shërbimin ushtarak dhe qëndrimet e tyre. Qëllimi i pyetësorit është të inkurajojë të rinjtë që të paktën të marrin në konsideratë shërbimin në forcat e armatosura.

Ministri i Mbrojtjes shpreson se kjo do të rrisë numrin e aplikimeve. Por edhe para këtyre pyetësorëve, aktualisht ka më shumë vullnetarë në Bundeswehr sesa më parë. Në fund të korrikut, kishte pak më shumë se 11,000 rekrutë, që është një rritje prej rreth 15 përqind krahasuar me vitin e kaluar.

Nga viti 2027 rekrutim për të gjithë burrat e rinj

Ligji i ri parashikon një detyrim tjetër: në të ardhmen, të gjithë të rinjtë do të rekrutohen, domethënë do të thirren për një ekzaminim mjekësor, edhe nëse nuk kanë shprehur interes për shërbimin ushtarak. Sipas planeve fillestare të Ministrit të Mbrojtjes, rekrutimi do të ishte i detyrueshëm për të gjithë të rinjtë 18-vjeçarë që nga fillimi i vitit 2028.

Por ka dhe politikanë që mendojnë se kjo duhet të ndodhë edhe më parë.

Modeli i Suedisë

Gjermania po ndjek shembullin suedez – por vetĂ«m pjesĂ«risht. NĂ« Suedi tĂ« rinjtĂ« janĂ« tĂ« detyruar tĂ« shĂ«rbejnĂ« nĂ« ushtri nĂ«se nevoja Ă«shtĂ« mĂ« e madhe se numri i regjistrimeve vullnetare. NĂ« Gjermani, njĂ« mekanizĂ«m i tillĂ« nuk Ă«shtĂ« parashikuar.

Po sikur shërbimi i ri ushtarak vullnetar të mos i përmbushë pritjet e Ministrit të Mbrojtjes? Apo nëse situata e sigurisë përkeqësohet në mënyrë dramatike? Në atë rast, qeveria mund të vendosë të rivendosë shërbimin e detyrueshëm ushtarak, me miratimin e Bundestagut. Kjo është ajo që parashikon ligji i ri, por nuk përfshin një mekanizëm automatik që do të kërkonte rikthimin e shërbimit ushtarak në raste të caktuara.

Kryetari i grupit parlamentar të SPD-së, Matthias Miersch, është i bindur se nuk do të ketë negociata për rikthimin e shërbimit ushtarak në këtë mandat, domethënë deri në vitin 2029.

Në të kundërt, shumë në CDU dhe CSU do të preferonin të përfshinin menjëherë rikthimin e shërbimit ushtarak në këtë ligj. Ata dyshojnë në suksesin e shërbimit të ri ushtarak vullnetar dhe paralajmërojnë për kërcënimin në rritje nga Rusia.

Shërbimi ushtarak u hoq në vitin 2011 jo nga qeveria socialdemokrate, por nga politikani i CSU-së. Atëherë Ministri i Mbrojtjes ishte Karl-Theodor zu Guttenberg. Kancelari i sotëm Friedrich Merz e konsideron këtë një gabim, por zgjidhje konkrete akoma nuk ka./DW/

BBC: Bisedimet në Uashington mund të jenë më të rëndësishme për të ardhmen e Ukrainës se samiti Trump-Putin!

ËshtĂ« mjaft e mundur qĂ« takimi i kĂ«saj tĂ« hĂ«nĂ« nĂ« ShtĂ«pinĂ« e BardhĂ« tĂ« jetĂ« edhe mĂ« i rĂ«ndĂ«sishĂ«m pĂ«r tĂ« ardhmen e UkrainĂ«s dhe pĂ«r tĂ« gjithĂ« sigurinĂ« e EvropĂ«s sesa samiti SHBA-Rusi i sĂ« premtes sĂ« kaluar nĂ« Alaska.

NĂ« analizĂ«n e saj BBC shkruan se “ai ribashkim” Putin-Trump dukej se i pĂ«rmbushi tĂ« gjitha pritjet. Nuk pati armĂ«pushim, as sanksione, as njoftime tĂ« mĂ«dha.

A ishin Ukraina dhe Evropa gati të përjashtoheshin nga një marrëveshje e gatuar pas dyerve të mbyllura nga dy fuqitë kryesore bërthamore të botës?

Jo, me sa duket, nëse Ukraina dhe partnerët e saj mund ta parandalojnë atë.

Prania e kryeministrit britanik Keir Starmer, presidentit Macron, kancelarit Merz dhe udhĂ«heqĂ«sve tĂ« tjerĂ« sĂ« bashku me presidentin Zelensky nĂ« Uashington Ă«shtĂ« mĂ« shumĂ« sesa thjesht pĂ«r t’u siguruar qĂ« ai tĂ« mos “bie pĂ«rsĂ«ri nĂ« pritĂ«â€ nĂ« ZyrĂ«n Ovale, siç ndodhi mĂ« 28 shkurt.

Ata janĂ« tĂ« vendosur t’i bĂ«jnĂ« tĂ« qartĂ« Donald Trumpit dy gjĂ«ra: “sĂ« pari, se nuk mund tĂ« ketĂ« marrĂ«veshje paqeje pĂ«r UkrainĂ«n pa pĂ«rfshirjen e drejtpĂ«rdrejtĂ« tĂ« UkrainĂ«s dhe sĂ« dyti, se ajo duhet tĂ« mbĂ«shtetet nga garanci sigurie “tĂ« patundura” .

Mbi të gjitha, udhëheqësit e Evropës duan që Presidenti i SHBA-së të shohë që Ukraina dhe Evropa paraqesin një front të bashkuar dhe ata janë të vendosur të sigurohen që ai të mos ndikohet nga raporti i tij i dukshëm personal me Vladimir Putinin, që të dorëzohet ndaj kërkesave të udhëheqësve rusë.

Këtu janë vendet ku aftësitë diplomatike të Keir Starmer do të vihen në provë të madhe.

Trumpit duke se ka konsideratĂ« pĂ«r Starmer dhe “e dĂ«gjon atĂ«â€,  ndĂ«rsa pas njĂ« muaji Trump do tĂ« vijĂ« nĂ« MbretĂ«rinĂ« e Bashkuar pĂ«r njĂ« vizitĂ« shtetĂ«rore.

Ai gjithashtu ka konsideratĂ« edhe pĂ«r Mark Rutte-n, Sekretarin e PĂ«rgjithshĂ«m tĂ« NATO-s i cili do tĂ« jetĂ« i pranishĂ«m, njĂ« njeri qĂ« nganjĂ«herĂ« quhet “pĂ«shpĂ«ritĂ«si i Trump-it”.

Presidenti i SHBA-së duket se e pëlqen më pak Presidentin Macron dhe Shtëpia e Bardhë kohët e fundit e kritikoi ashpër qëllimin e tij për të njohur pa kushte një shtet palestinez në Asamblenë e ardhshme të Përgjithshme të OKB-së.

Që një marrëveshje paqeje në Ukrainë të ketë ndonjë shans të funksionojë, duhet të ketë diçka që ndryshon.

Udhëheqësit evropianë kanë thënë shpesh se kufijtë ndërkombëtarë nuk mund të ndryshohen me forcë dhe Presidenti Zelensky ka thënë vazhdimisht se nuk do të heqë dorë nga toka dhe përveç kësaj, kushtetuta e Ukrainës e ndalon këtë.

Por Putini dëshiron Donbasin, të cilin forcat e tij tashmë e kontrollojnë rreth 85 përqind, dhe ai nuk ka absolutisht asnjë qëllim ta kthejë ndonjëherë Krimenë.

MegjithatĂ«, siç mĂ« tha dikur ish-kryeministrja estoneze dhe tani diplomatja mĂ« e lartĂ« e EvropĂ«s, Kaja Kallas: “fitorja pĂ«r UkrainĂ«n nĂ« kĂ«tĂ« luftĂ« nuk ka pse tĂ« jetĂ« ekskluzivisht pĂ«r ripushtimin e tokĂ«s sĂ« pushtuar”.

Nëse Ukraina mund të marrë llojin e garancive të sigurisë të tipit të Nenit 5 për të cilat po flitet tani, të mjaftueshme për të penguar çdo agresion të ardhshëm rus dhe në këtë mënyrë për të mbrojtur pavarësinë e saj si një shtet i lirë dhe sovran, atëherë kjo do të ishte një formë fitoreje.

Tani duket se ajo qĂ« SHBA dhe Rusia kanĂ« diskutuar Ă«shtĂ« njĂ« propozim qĂ« shkĂ«mben gjerĂ«sisht njĂ« pjesĂ« tĂ« tokĂ«s ukrainase pĂ«r garanci sigurie, tĂ« cilat nuk do t’i detyrojnĂ« t’ia lĂ«shojnĂ« mĂ« RusisĂ«.

Por pikëpyetjet janë të mëdha.

A mund ta pranojë Ukraina një marrëveshje që i jep fund luftës, por që i kushton tokë, veçanërisht kur kaq mijëra njerëz kanë vdekur duke u përpjekur ta shpëtojnë atë tokë?

Nëse i kërkohet të heqë dorë nga 30 përqind e mbetur e Oblastit të Donetskut që Rusia ende nuk e ka pushtuar, a e lë kjo rrugën drejt perëndimit për në Kiev në mënyrë të rrezikshme të pambrojtur?

Dhe çfarë mund të thuhet për Koalicionin e Vullnetit të Starmerit, i cili është shumë i lavdëruar?

Bisedat e mĂ«parshme pĂ«r vendosjen e dhjetĂ«ra mijĂ«ra ushtarĂ«ve nĂ« terren janĂ« zvogĂ«luar qĂ« atĂ«herĂ«. Tani bĂ«het mĂ« shumĂ« fjalĂ« pĂ«r ‘mbrojtjen e qiejve dhe deteve’, ndĂ«rkohĂ« qĂ« ndihmohet Ukraina pĂ«r tĂ« rindĂ«rtuar ushtrinĂ« e saj.

Por edhe nëse paqja shpërthen në fushën e betejës, ne jemi ende në territor të rrezikshëm.

Çdo ekspert ushtarak beson se nĂ« momentin qĂ« luftimet ndalojnĂ«, Putini do ta rindĂ«rtojĂ« ushtrinĂ« e tij, do tĂ« ndĂ«rtojĂ« mĂ« shumĂ« armĂ«, derisa tĂ« jetĂ« nĂ« njĂ« pozicion, ndoshta brenda tre deri nĂ« katĂ«r vjetĂ«sh, pĂ«r tĂ« pushtuar mĂ« shumĂ« tokĂ«.

/abcnews.al/

Trump tjetër mesazh për Zelenskyn para takimit: Nëse dëshiron mund ta përfundojë luftën me Rusinë, ose ta vazhdojë

Presidenti amerikan ka dhënë sërish mesazhe lidhur me situatën e luftës në Ukrainës, duke iu drejtuar edhe presidentit Zelensky se ai nëse dëshiron mund të përfundojë luftën apo ta vazhdojë atë.

Ky reagim vjen para takimit që do të mbahet këtë të hënë në Shtëpinë e Bardhë, mes Trump dhe Zelenskyt, ku të pranishëm do të jenë edhe liderë europianë.

“Presidenti Zelensky i UkrainĂ«s mund ta pĂ«rfundojĂ« luftĂ«n me RusinĂ« pothuajse menjĂ«herĂ«, nĂ«se dĂ«shiron, ose mund tĂ« vazhdojĂ« tĂ« luftojĂ«â€, shkroi Trump.

 

❌