❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Gërvalla: Të maten mirë, historia mund të tregojë se kur kam kontribuar unë për luftën, disa të tjerë kanë qenë duke pirë qumësht

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Gërvalla nga radhët e Listës Guxo është deklaruar sot lidhur me raportimet e mëhershme në media se është dëshmitare në Hagë.

Ajo theksoi se është fushatë që bëhet për denigrimin dhe baltosjen e personalitetit të saj.

“
Nuk jam dĂ«shmitare e HagĂ«s
Pyetni avokatĂ«t e tĂ« akuzuarve nĂ« HagĂ« se ku figuron emri im, nĂ« cilĂ«n dĂ«shmi figuron emri im
 ËshtĂ« keq kur fushatĂ«n kundĂ«r njĂ« ministri e bazon nĂ« gĂ«njeshtra
 Sot e tutje do tĂ« marr hapa ligjor kundĂ«r secilit qĂ« pretendon publikisht se unĂ« kam dĂ«rguar dĂ«shmi nĂ« HagĂ« ose jam dĂ«shmitare
Ndoshta nuk e kanĂ« ditur nĂ« fillim tĂ« procesit, por sot gjithkush e dinĂ« sepse trajtimi i dĂ«shmive nga ana e akuzĂ«s ka pĂ«rfunduar”, tha GĂ«rvalla.

Ajo po ashtu foli edhe për kontributin e saj në luftën çlirimtare.

“Edhe diçka tĂ« gjithĂ« ata qĂ« mĂ« sulmojnĂ« nĂ« publik si anti-UÇK duhet tĂ« maten fort mirĂ«, sepse mund t’ju dalĂ« qĂ« historia tĂ« tregojĂ« se kur unĂ« kam kontribuar nĂ« luftĂ«n çlirimtare si person dhe strukturĂ« disa tĂ« tjerĂ« ende kanĂ« qenĂ« duke pirĂ« qumĂ«sht”, shtoi GĂ«rvalla. /Telegrafi/

The post Gërvalla: Të maten mirë, historia mund të tregojë se kur kam kontribuar unë për luftën, disa të tjerë kanë qenë duke pirë qumësht appeared first on Telegrafi.

Krasniqi: PDK nuk i voton për kryetar të Kuvendit anëtarët e kabinetit qeveritar dhe Mimoza Kusarin

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi tha se Lëvizja Vetëvendosje propozoi një kandidat për kryetar të Kuvendit, për të cilin e kanë ditur se nuk i kanë votat.

Krasniqi tha PDK sërish e bën të qartë se nuk voton asnjë nga anëtarët e kabinetit Kurtit 2 si dhe shefen e Grupit parlamentar, Mimoza Kusari, raporton Telegrafi.

“JanĂ« edhe 35 kandidatĂ« tjerĂ« qĂ« i ka LVV e qĂ« po tĂ« hidheshin nĂ« votim ndoshta sot do ta kishim tĂ« zgjedhur edhe kryetarin, kryesinĂ« e konstituimin e Kuvendit”, tha ai. /Telegrafi/

The post Krasniqi: PDK nuk i voton për kryetar të Kuvendit anëtarët e kabinetit qeveritar dhe Mimoza Kusarin appeared first on Telegrafi.

I kërkuar me gjashtë urdhëresa gjykate, arrestohet 30-vjeçari në Prishtinë

Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit bën të ditur se është arrestuar R.G 30 vjeçar, i kërkuar me gjashtë urdhërarreste nga Gjykata.

Në njoftimin për media thuhet se Policia po vazhdon ndërmarrjen e  veprimeve policore me qëllim kapjen e personave të dyshuar dhe atyre të dënuar si autor të veprave penale.

“NĂ« kontekstin e kĂ«saj nĂ« njĂ« operacion tĂ« befasishĂ«m qĂ« ndĂ«rmorĂ«n njĂ«sitĂ« e stacionit policor Qendra dhe NjĂ«sia e Reagimit tĂ« Shpejt Ă«shtĂ« arritur arrestimi i personit  R.G, mashkull, 30 vjeç, shtetas i RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s, i kĂ«rkuar me gjashtĂ« urdhĂ«rarreste nga Gjykata dhe tri kĂ«rkime policore pĂ«r veprat penale ‘Tentim vrasje e rĂ«ndë’, ‘Grabitje’, ‘Kanosje’, ‘Shkaktim i rrezikut tĂ« pĂ«rgjithshĂ«m’, ‘LĂ«ndim i rĂ«ndĂ« trupor’”, thuhet nĂ« njoftim.

I njëjti pas arrestimit nga ana e policisë është dërguar në vuajtje të dënimit. /Telegrafi/

 

The post I kërkuar me gjashtë urdhëresa gjykate, arrestohet 30-vjeçari në Prishtinë appeared first on Telegrafi.

Lista Serbe e cilĂ«son “tĂ« paligjshĂ«m” vendimin e KQZ-sĂ« pĂ«r moscertifikim

Lista Serbe tha se vendimi i Komisionit Qendror tĂ« Zgjedhjeve pĂ«r moscertifikimin e saj pĂ«r zgjedhjet lokale tĂ« tetorit, Ă«shtĂ« “i paligjshĂ«m dhe diskriminues” i kryeministrit nĂ« detyrĂ« tĂ« KosovĂ«s, Albin Kurti.

Lista Serbe është partia më e madhe e serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar.

Kryetari i Listës Serbe, Zllatan Ellek, në një konferencë për media më 22 gusht tha se megjithëse Zyra për partitë politike rekomandoi certifikimin, KQZ-ja vendosi që ta refuzonte këtë rekomandim, shkruan Evropa e Lirë.

“ËshtĂ« e qartĂ« se Kurti dhe anĂ«tari i tij nĂ« KQZ, para sĂ« gjithash mendoj pĂ«r Alban Krasniqin, bashkĂ«shortin e [ministres nĂ« detyrĂ« tĂ« DrejtĂ«sisĂ«] Albulena Haxhiut, nuk mund t’ia falin ListĂ«s Serbe faktin qĂ« ajo nuk u zgjodh nĂ« pozitĂ«n e kryetares sĂ« Kuvendit tĂ« KosovĂ«s”, tha ai.

“Ky reagim i Albin Kurtit Ă«shtĂ«, para sĂ« gjithash, pĂ«r tĂ« fituar pikĂ« tĂ« lira politike. Ne do tĂ« ndĂ«rmarrim tĂ« gjitha veprimet ligjore qĂ« janĂ« tĂ« nevojshme, me qĂ«llim qĂ« para sĂ« gjithash tĂ« sigurojmĂ« certifikimin e tĂ« gjithĂ« kandidatĂ«ve, si pĂ«r kryetarĂ« komunash, ashtu edhe pĂ«r asamblistĂ«â€, shtoi Ellek.

Sipas Ellekut, sa i pĂ«rket pĂ«rfaqĂ«simit politik tĂ« serbĂ«ve nĂ« KosovĂ«, nĂ« njĂ«rĂ«n anĂ« Ă«shtĂ« partia e tij, ndĂ«rkaq nĂ« anĂ«n tjetĂ«r janĂ« “disa parti kuazi-serbe qĂ« i mban Albin Kurti”, duke shtuar se me moscertifimin e ListĂ«s Serbe, Kurti “dĂ«shiron ta ndajĂ« trupin politik serb”.

Igor Simiq nga Lista Serbe tha se ankesa ndaj vendimit tĂ« KQZ-sĂ« Ă«shtĂ« shkruar dhe pas konferencĂ«s pĂ«r media do t’i dĂ«rgohet Panelit Zgjedhor pĂ«r Ankesa dhe Parashtresa.

“BashkĂ« me ankesĂ«n do t’i bashkĂ«ngjisim tĂ« gjitha dĂ«shmitĂ« qĂ« flasin nĂ« favor tĂ« faktit se kandidatĂ«t e ListĂ«s Serbe pĂ«r kryetarĂ« komunash dhe asamblistĂ« i kanĂ« plotĂ«suar tĂ« gjitha kushtet ligjore pĂ«r t’u vendosur nĂ« fletĂ«votimet nĂ« tĂ« cilat qytetarĂ«t do tĂ« votojnĂ« nĂ« tetor tĂ« kĂ«tij viti”, tha Simiq.

Simiq ka thĂ«nĂ« gjithashtu se “deklaratat anemike” tĂ« bashkĂ«sisĂ« ndĂ«rkombĂ«tare nuk po japin rezultat, sikurse edhe reagimi i tĂ« ngarkuarĂ«s me punĂ« tĂ« AmbasadĂ«s amerikane nĂ« PrishtinĂ«.

ÇfarĂ« ndodhi gjatĂ« mbledhjes sĂ« KQZ-sĂ«?

Gjatë mbledhjes së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve më 21 gusht, anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje votuan kundër certifikimit të Listës Serbe për zgjedhjet lokale të 12 tetorit. Ndërkaq, Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës abstenuan.

Për certifikimin e Listës Serbe votuan vetëm anëtarja e kësaj partie, Gordana Llaban dhe kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi.

Lista Serbe mund të ankohet ndaj këtij vendimi në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), i cili, sipas disa ekspertëve ligjorë, do ta rrëzojë vendimin e KQZ-së.

PZAP-i e kishte rrëzuar një vendim të ngjashëm të KQZ-së për zgjedhjet parlamentare, duke ia mundësuar Listës Serbe pjesëmarrjen në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Zyra e Partive Politike nĂ« KQZ – qĂ« ka pĂ«r obligim shqyrtimin e aplikimeve tĂ« partive politike dhe kandidatĂ«ve tĂ« tyre pĂ«r t’u certifikuar pĂ«r pjesĂ«marrje nĂ« zgjedhje – rekomandoi certifikimin e ListĂ«s Serbe.

AnĂ«tarĂ«t e LVV-sĂ« nĂ« KQZ, Sami Kurteshi dhe Alban Krasniqi ishin tĂ« zĂ«shĂ«m kundĂ«r certifikimit tĂ« ListĂ«s Serbe, duke argumentuar se ka eksponentĂ« qĂ« janĂ« pjesĂ« edhe e strukturave paralele serbe, por e cilĂ«suan kĂ«tĂ« parti edhe si “dorĂ« e zgjatur” e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, nĂ« KosovĂ«.

Kurteshi tha se “90 pĂ«r qind tĂ« personave qĂ« janĂ« nĂ« listat e kandidatĂ«ve tĂ« ListĂ«s Serbe janĂ« tĂ« anĂ«tarĂ«suar nĂ« institucione paralele serbe nĂ« KosovĂ«â€.

Ai e kundërshtoi kandidaturën e Sasha Millosheviqit për kryetar të Novobërdës duke thënë se ai ishte emëruar nga Qeveria serbe për kryetar të komunës së Gjilanit, komunë kjo paralele serbe.

Millosheviq ishte emĂ«ruar pĂ«r kryetar tĂ« Gjilanit nga Qeveria serbe mĂ« 27 shkurt 2020, si “kryetar i Organit tĂ« PĂ«rkohshĂ«m tĂ« KomunĂ«s sĂ« Gjilanit”.

Por, Qeveria e Serbisë, më 7 gusht, mori mbi 20 vendime kadrovike për emërimin dhe shkarkimin e zyrtarëve të institucioneve, mes tyre edhe disa që kanë qenë në krye të organeve të përkohshme për komunat në Kosovë.

Ajo nuk dha arsye për këto shkarkime, në mesin e të cilëve ishin edhe Sasha Millosheiq, Zoran Todiq nga Leposaviqi, Novak Zhiviq i ngarkuar për komunën e Prishtinës, Goran Dançetoviq, kryetar i komunës së Obiliqit, Bozhidar Dejanoviq nga Vitia, etj.

Vendimi i KQZ-sĂ« u kundĂ«rshtua nga Serbia. Ministri i JashtĂ«m serb, Marko Gjuriq tha se ky vendim ishte “shembull flagrant i inxhinierisĂ« politike qĂ« synon pĂ«rjashtimin e popullit serb nga jeta demokratike”.

Disa orĂ« para mbajtjes sĂ« mbledhjes sĂ« KQZ-sĂ« tĂ« enjten, e ngarkuara me punĂ« nĂ« AmbasadĂ«n amerikane nĂ« PrishtinĂ«, Anu Prattipati, ia shprehu kryeministrit nĂ« detyrĂ« tĂ« KosovĂ«s, Albin Kurti, shqetĂ«simin e Shteteve tĂ« Bashkuara nga çdo pĂ«rpjekje pĂ«r t’ua kufizuar partive serbe pjesĂ«marrjen nĂ« zgjedhjet lokale tĂ« tetorit.

Zyrtarja amerikane tha se Ă«shtĂ« shumĂ« e rĂ«ndĂ«sishme qĂ« serbĂ«t e KosovĂ«s tĂ« marrin pjesĂ« nĂ« zgjedhje, duke shtuar se “jemi tĂ« shqetĂ«suar pĂ«r çdo pĂ«rpjekje qĂ« ua kufizon kĂ«tĂ« mundĂ«si”.

Më vonë, zëdhënësi i Qeverisë në detyrë, Përparim Kryeziu, tha për Radion Evropa e Lirë se nuk është hera e parë që Kurti diskuton me Prattipatin për këtë çështje, duke shtuar se qëndrimi i Kurtit dhe partisë së tij, LVV-së, për Listën Serbe dihet.

“Strukturat paralele dhe ilegale tĂ« SerbisĂ« e pĂ«rdorin ListĂ«n Serbe si platformĂ« nĂ« KosovĂ«. SerbĂ«t e KosovĂ«s nuk duhet ta kenĂ« dhe nuk mund ta kenĂ« vetĂ«m njĂ« parti politike”, theksoi ai.

Në listën e subjekteve politike të certifikuara, e publikuar në ueb-sajtin e KQZ-së, nuk është as partia Demokracia Serbe (Srpska Demokratija) e Aleksandar Arsenijeviqit.

Arsenijeviq kërkohet nga autoritetet kosovare, pasi policia gjeti armë në një pronë të tij në veri të vendit gjatë një bastisjeje në qershor.

Ministri në detyrë Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, tha në qershor se organet e rendit dhe drejtësisë janë në kërkim Arsenijeviqit, i cili nuk ndodhet në Kosovë.

LVV-ja e kishte kundërshtuar pjesëmarrjen e Listës Serbe edhe në zgjedhjet e shkurtit dhe KQZ-ja kishte marrë vendim për moscertifikim.

Megjithatë, pas ankesave në instancat më të larta, Lista Serbe mori pjesë në zgjedhje dhe fitoi nënë ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Lista Serbe vendosi të garojë në zgjedhjet e sivjetshme lokale, pasi kishte bojkotuar zgjedhjet e kaluara lokale, duke bërë që kryetarët shqiptarë ta merrnin dhe mbanin pushtetin në katër komunat me shumicë serbe në veri të vendit nga maji i vitit 2023.

NĂ«se certifikohet, Lista Serbe pritet t’i rimarrĂ« tĂ« gjitha katĂ«r komunat veriore: MitrovicĂ« e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok.

Lista Serbe ishte nĂ« pushtet nĂ« tĂ« dhjetĂ« komunat me shumicĂ« serbe nĂ« KosovĂ« deri nĂ« nĂ«ntor tĂ« vitit 2022, kur mori vendim pĂ«r t’u larguar nga institucionet nĂ« veri, pĂ«r shkak tĂ« njĂ« kĂ«rkese tĂ« QeverisĂ« sĂ« KosovĂ«s pĂ«r t’i zĂ«vendĂ«suar targat serbe tĂ« makinave me ato tĂ« KosovĂ«s.

 

The post Lista Serbe e cilĂ«son “tĂ« paligjshĂ«m” vendimin e KQZ-sĂ« pĂ«r moscertifikim appeared first on Telegrafi.

Sot vazhdimi i seancës konstituive, a do të jetë skenari i njëjtë?

Sot do të vazhdojë seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës.

Vazhdimi i 56-të i seancës është paraparë të nisë në ora 11:00.

Në seancën e kaluar Lëvizja Vetëvendosje vendosi dy emra për pozitën e kryetarit të Kuvendit, por që nuk morën numrin e mjaftueshëm të votave. Fillimisht u propozua Albulena Haxhiu, e cila ishte kandidate që nga fillimi, ndërkaq më pas Donika Gërvalla.

Ndryshe, një ditë më parë, ish-anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu në një analizë për ngërçin politik në vend vlerësoi se raporti i forcave politike në Kuvend është 60 me 60 dhe sipas tij asnjëra palë nuk ka vullnet që të formojë qeverinë.

Kryeziu në një postim në Facebook shkruan se për bllokadën në procesin e konstituimit të Kuvendit po njësoj fajtor janë si Vetëvendosje në njërën anë dhe PDK, LDK dhe AAK në anën tjetër.

“E para, Ă«shtĂ« shumĂ« e qartĂ« qĂ«, nĂ« variantin mĂ« optimist, raporti i forcave nĂ« Kuvend Ă«shtĂ« 60 me 60. Dhe e dyta, mĂ« e rĂ«ndĂ«sishmja, asnjĂ«ra palĂ« nuk ka vullnet dhe as dĂ«shirĂ« qĂ« tĂ« provojĂ« tĂ« formojĂ« qeverinĂ«. TĂ« dyja palĂ«t e dinĂ« qĂ« zgjedhjet e parakohshme janĂ« tĂ« pashmangshme, sepse nuk ekziston vullnet pĂ«r bashkĂ«punim nĂ« zgjedhjen e Presidentit tĂ« ri tĂ« KosovĂ«s. DĂ«shtimi pĂ«r ta zgjedhur Presidentin, vendin e çon automatikisht nĂ« zgjedhje. Pra, askush nuk do qĂ« tĂ« qeverisĂ« pĂ«r vetĂ«m disa muaj”, shkruan ai. /Telegrafi/

The post Sot vazhdimi i seancës konstituive, a do të jetë skenari i njëjtë? appeared first on Telegrafi.

Mot me shi dhe shtrëngata në Shqipëri

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se Shqipëria të premten do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura, në orët e pasdites mot me vranësira të pakta kryesisht në veri të vendit.

Reshjet e shiut parashikohen të jenë prezentë që në orët e para të 24-orëshit, fillimisht në veriperëndim e gradualisht do të shtrihen në pjesën tjetër të vendit.

Reshjet do të jenë me intensitet të ulët deri mesatar, lokalisht shtrëngata afatshkurtra.

NĂ« veriperĂ«ndim – perĂ«ndim dhe pjesĂ«risht nĂ« qendĂ«r (qarqet ShkodĂ«r, LezhĂ«, DurrĂ«s dhe TiranĂ«) reshjet parashikohen tĂ« jenĂ« me intensitet mesatar deri tĂ« lartĂ«, hera-herĂ«s reshje nĂ« formĂ«n e shtrĂ«ngatave dhe stuhive shoqĂ«ruar me shkarkesa elektrike dhe lokalisht breshĂ«r deri nĂ« orĂ«t e mĂ«ngjesit.

“GjatĂ« ditĂ«s reshjet e shiut do tĂ« mbeten prezentĂ« tĂ« herĂ«pashershme nĂ« pjesĂ«n mĂ« tĂ« madhe tĂ« vendit por me intensitet tĂ« ulĂ«t deri mesatar. Gradualisht pas orĂ«ve tĂ« mesditĂ«s reshjet e shiut humbasin intensitet, duke mbetur prezentĂ« tĂ« herĂ«pashershme por me intensitet tĂ« ulĂ«t. NĂ« mbrĂ«mje ndĂ«rprerje tĂ« reshjeve”, thuhet nĂ« njoftim.

Era do tĂ« fryjĂ« me drejtim juglindje – jugperĂ«ndim me shpejtĂ«si mesatare 8 m/s, ndĂ«rsa nĂ« zonat luginore dhe pĂ«rgjatĂ« vijĂ«s bregdetare hera-herĂ«s do tĂ« fitojĂ« shpejtĂ«si deri nĂ« 20 m/s.

Deti – ValĂ«zimi forcĂ«s 4-5 ballĂ«. /Telegrafi/

 

The post Mot me shi dhe shtrëngata në Shqipëri appeared first on Telegrafi.

Sot mot me shi dhe erëra lokalisht të forta nga veriperëndimi

Instituti Hidrometërlogjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me vranësira të shpërndara.

IHK njofton se vranësirat në pjesën e dytë parashihen të dendësohen duke krijuar kushte që vende-vende të shoqërohen me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-17°C, ndërkaq maksimalet e ditës nga 29-33 gradë Celsius.

Era do të fryjë e lehtë dhe lokalisht e forte nga veriperëndimi. /Telegrafi/

The post Sot mot me shi dhe erëra lokalisht të forta nga veriperëndimi appeared first on Telegrafi.

U kap me 500 mijĂ« euro drogĂ«, lihet nĂ« burg 61-vjeçari – çfarĂ« deklaroi nĂ« gjykatĂ«?

Gjykata e TiranĂ«s ka vendosur masĂ«n e sigurisĂ« “arrest me burg” pĂ«r 61-vjeçarin ShkĂ«lqim Krrashi, i cili u kap gjatĂ« operacionit policor tĂ« koduar “Shape” me njĂ« sasi tĂ« konsiderueshme droge dhe armĂ«.

Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura, ku Krrashi deklaroi se lënda narkotike i kishte mbetur në një automjet në pronësi të tij prej disa vitesh, ndërsa shtoi se arma e gjahut që iu gjet ishte me leje.

Pavarësisht pretendimeve të tij, gjykata vendosi që i dyshuari të mbahet i izoluar, raporton euronews.al.

Gjatë operacionit, policia sekuestrua 17 kilogramë kanabis në formë çokollate, 22.5 litra vaj kanabisi, 65 gramë kokainë, një pistoletë dhe një armë gjahu.

Sipas vlerësimeve paraprake, sasia e drogës së gjetur kap vlerën e rreth 500 mijë eurove në treg.

Krrashi, i cili jetonte në zonën e Yzberishtit, pritet të hetohet për trafikim të lëndëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje.

 

The post U kap me 500 mijĂ« euro drogĂ«, lihet nĂ« burg 61-vjeçari – çfarĂ« deklaroi nĂ« gjykatĂ«? appeared first on Telegrafi.

Fotografi të ushtarëve shqiptarë në Bullgari, Vengu: Në vijën e parë të bashkëpunimit me aleatët e NATO-s

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu ka publikuar fotografi të ushtarëve të Batalionit të Parë të Regjimentit të Këmbësorisë së Veriut, pjesë e Kontigjentit të VI të cilët ndodhen në Novo Selo, Bullgari.

Vengu në një postim në Facebook shkruan se janë në vijën e parë të bashkëpunimit me aleatët e NATO-s.

“UshtarakĂ«t e Batalionit tĂ« ParĂ« tĂ« Regjimentit tĂ« KĂ«mbĂ«sorisĂ« sĂ« Veriut, pjesĂ« e Kontigjentit tĂ« VI, janĂ« sot nĂ« vijĂ«n e parĂ« tĂ« bashkĂ«punimit me aleatĂ«t e NATO-s. Mbi 500 ushtarakĂ« shqiptarĂ« janĂ« tĂ« angazhuar nĂ« misione tĂ« NATO-s, BE-sĂ« dhe Kombeve tĂ« Bashkuara nĂ« EvropĂ«, AfrikĂ« dhe Lindjen e Mesme”, shkruan Vengu. /Telegrafi/

 

The post Fotografi të ushtarëve shqiptarë në Bullgari, Vengu: Në vijën e parë të bashkëpunimit me aleatët e NATO-s appeared first on Telegrafi.

Një burri në Lipjan i merret me forcë telefoni, tjetrit në Prishtinë zinxhiri i arit

Policia e Kosovës ka njoftuar për dy raste të grabitjes me forcë, ku njëri rast ka ndodhur në Lipjan dhe tjetri në Prishtinë.

Në raportin policor bëhet e ditur se një njërin rasti një personi i është marr telefoni, ndërkaq në rastin tjetër zinxhiri i arit.

Raporti i plotë policor:

Rr. Hamzë Jashari, Lipjan 20.08.2025-16:00. Viktima i mitur mashkull kosovar, ka njoftuar se i dyshuari mashkull kosovar, me forcë i ka marrë celularin dhe ka ik në drejtim të panjohur. Rasti duke u hetuar.

Rr. Xheladin Kurbaliu, Prishtinë 20.08.2025-23:10. Viktima i mitur mashkull kosovar, ka njoftuar se i dyshuari mashkull kosovar, nën kërcënimin e thikës i ka marr nga dora një zinxhir ari dhe ka ikur në drejtim të panjohur. Rasti duke u hetuar. /Telegrafi/

The post Një burri në Lipjan i merret me forcë telefoni, tjetrit në Prishtinë zinxhiri i arit appeared first on Telegrafi.

Aksident mes një veture dhe autobusi në Dollc të Klinës, disa persona të lënduar

Sot në orët e mëngjesit ka ndodhur një aksident trafiku ndërmjet një veture dhe një autobusi në fshatin Dollc të Klinës, ndërkaq si pasojë disa persona janë lënduar.

Lajmin për Telegrafin e konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Sot rreth orĂ«s o6:10 policia Ă«shtĂ« njoftuar pĂ«r njĂ« aksident trafiku i cili ka ndodhur nĂ« Dollc tĂ« KlinĂ«s. Ka disa persona tĂ« lĂ«nduar, ndĂ«rkaq nĂ« vendin e ngjarjes kanĂ« dalĂ« njĂ«sitet pĂ«rkatĂ«se tĂ« PolicisĂ«â€, tha Gashi.

Lajmi në përditësim. /Telegrafi/

The post Aksident mes një veture dhe autobusi në Dollc të Klinës, disa persona të lënduar appeared first on Telegrafi.

Moti në Shqipëri, pasditja me shi

Shqipëria të enjten do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira të cilat do të jenë të përqendruara kryesisht në veriperëndim.

Reshjet e shiut pritet të bëhen prezentë në orët e pasdites në veriperëndim të vendit me intensitet të ulët e lokalisht mesatar.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 8 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës do të fitojë shpejtësi deri në 20 m/s.

Deti – ValĂ«zimi forcĂ«s 3-5 ballĂ«. /Telegrafi/

The post Moti në Shqipëri, pasditja me shi appeared first on Telegrafi.

Mot me diell, temperaturat deri në 33 gradë

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të enjten do të mbajë mot kryesisht me diell.

IHK njofton se temperaturat minimale do tĂ« lĂ«vizin ndĂ«rmjet 11– 15°C, ndĂ«rkaq maksimalet e ditĂ«s do tĂ« jenĂ« nga 29-33°C.

Era do tĂ« fryjĂ« nga verilindja, 1–4 m/s. /Telegrafi/

The post Mot me diell, temperaturat deri në 33 gradë appeared first on Telegrafi.

A do të ketë veprime sindikale në prag të vitit të ri shkollor, dekorohen nga SBASHK-u

Nga Sindikata e Bashkuara e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ditë më parë deklaruan se nëse deri më 20 shtator nuk fillon dialogu me MASHT-in, sindikata do ta thërrasë Këshillin drejtues për të shqyrtuar situatën dhe mund të ndërmarrë veprime sindikale, përfshirë edhe grevën.

E SBASHK-u sot lidhur me këtë çështje ka lëshuar një njoftim për media.

SBASHK thekson se duke parĂ« se ende nuk kemi institucione me tĂ« cilat do tĂ« dialogonim, apo ndaj tĂ« cilave do tĂ« drejtoheshin veprimet sindikale, SBASHK-u deklaron se Ă«shtĂ« i gatshĂ«m pĂ«r veprime – qoftĂ« pĂ«r takime e dialog, qoftĂ« pĂ«r veprime sindikale e grevĂ«.

Lexoni të plotë njoftimin:

Duke respektuar vendimin e Kongresit të Jashtëzakonshëm për angazhime, që me dialog me Qeverinë dhe MASHTI-n deri më 20 gusht të realizohen kërkesat legjitime të anëtarësisë, e nëse institucionet nuk tregojnë gatishmëri për dialog të bëhen përgatitje për veprime sindikale, Kryesia e SBASHK-ut mbajti sot, më 20 gusht, takim dhe, në konsultim edhe me shumë prej kryetarëve të nivelit komunal e të universiteteve, analizoi situatën aktuale duke shprehur shqetësim për moskrijimin e institucioneve, me të cilat do të zhvilloheshin takime dhe do të provohej fillimisht që me dialog të zgjidheshin kërkesat legjitime të anëtarësisë.

Në rast se vullneti i institucioneve për dialog do të mungonte, atëherë do të ndërmerreshin veprime sindikale, pa përjashtuar as grevën e përgjithshme.

Duke parĂ« se ende nuk kemi institucione me tĂ« cilat do tĂ« dialogonim, apo ndaj tĂ« cilave do tĂ« drejtoheshin veprimet sindikale, SBASHK-u deklaron se Ă«shtĂ« i gatshĂ«m pĂ«r veprime – qoftĂ« pĂ«r takime e dialog, qoftĂ« pĂ«r veprime sindikale e greva – dhe kĂ«shtu do tĂ« veprojĂ«, duke respektuar zĂ«rin e anĂ«tarĂ«sisĂ« me tĂ« krijuar institucionet e shtetit tonĂ«. /Telegrafi.

The post A do të ketë veprime sindikale në prag të vitit të ri shkollor, dekorohen nga SBASHK-u appeared first on Telegrafi.

Krasniqi: PDK do të votojë kandidatët e propozuar nga LVV për kryetar të Kuvendit që nuk ishin pjesë e qeverisë Kurti

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi pas përfundimit të seancës konstituive ku sërish nuk u zgjodh kryetari i Kuvendit tha se si PDK do të votojnë një kandidat ose kandidate për kreun e Kuvendit që propozohet nga LVV-ja por që nuk ka qenë pjesë e qeverisë Kurti.

Krasniqi theksoi se ka mbi katër muaj që partia që doli e para në zgjedhje ka bllokuar formimin e institucioneve të reja.

“Ne erdhĂ«m sot me shpresĂ« qĂ« LVV do tĂ« rezonojĂ« arsyeshĂ«m dhe do tĂ« propozojĂ« njĂ« kandidat qĂ« do tĂ« merrte vota nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« tĂ« ecim tutje”, tha ai.

Krasniqi ritheksoi se si PDK bëjnë me dije se do të votojnë vetëm një kandidat ose kandidate për kryetar të Kuvendit e që propozohet nga partia e parë, por që nuk ka qenë pjesë e Qeverisë Kurti. /Telegrafi/.

The post Krasniqi: PDK do të votojë kandidatët e propozuar nga LVV për kryetar të Kuvendit që nuk ishin pjesë e qeverisë Kurti appeared first on Telegrafi.

TĂ« rinj me motoçikleta nuk pĂ«rfillĂ«n urdhrat e policisĂ«, goditĂ«n policĂ«t nĂ« Ferizaj – tre tĂ« lĂ«nduar

Policia e Kosovës ka njoftuar dy raste të sulmit ndaj personit zyrtar në Ferizaj, nga një grup i personave që ishin me motoçikleta.

Rastet kanĂ« ndodhur tĂ« martĂ«n nĂ« mbrĂ«mje nĂ« rrugĂ«n “Gjon Sereqi” nĂ« Ferizaj.

Lexoni të plotë raportin e Policisë:

Rr. Gjon Sereqi-Ferizaj, 19.08.2025-21:15. Deri sa njësia policore e biçikletave ka tentuar të ndalojë një motoçiklistë, i njëjti nuk kishte përfillur shenjat e ndalimit të zyrtarëve policorë, por përkundrazi kishte rritur shpejtësinë dhe me këtë rast kishte goditur dy zyrtarët policorë duke u shkaktuar lëndime trupore dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

Dy zyrtarët policorë të lënduar janë dërguar në Emergjencën e Spitalit në Ferizaj për tretman mjekësor. Lidhur me rastin është identifikuar i dyshuari pasi në vendin e ngjarjes i kishte rënë telefoni celular dhe i dyshuari së bashku me prindin e tij janë paraqitur në stacion të policisë. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.

Rr. Gjon Sereqi-Ferizaj,19.08.2025-21:20. Deri sa njësia e trafiku të qytetit ka tentuar që të ndalojë një grup të rinjsh me motoçikleta drejtuesi i një motoçiklete ka goditur zyrtarin policor, i cili ka pësuar lëndime trupore.

Dy personat të cilët kanë qenë në këtë motoçikletë janë arrestuar. Në lidhje me rastet është njoftuar prokurori kujdestar. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/

The post TĂ« rinj me motoçikleta nuk pĂ«rfillĂ«n urdhrat e policisĂ«, goditĂ«n policĂ«t nĂ« Ferizaj – tre tĂ« lĂ«nduar appeared first on Telegrafi.

Sot vazhdon seanca konstituive e Kuvendit, e 55-ta me radhë  

Edhe gjashtë muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare vendi vazhdon të jetë pa konstituim të institucioneve të reja të dala nga zgjedhjet e shkurtit.

Pas publikimit të plotë të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, sot në ora 11:00 vazhdon për të 55-në herë seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës.

Sipas aktgjykimi thuhet se Gjykata, nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« pĂ«rmbledhur rikujton qĂ« pĂ«rmes Aktgjykimit tĂ« 26 qershorit 2025 lidhur me afatin pĂ«r konstituimin e Kuvendit konstatoi qĂ« “Seanca Konstituive e Kuvendit Ă«shtĂ« njĂ« akt kushtetues qĂ« duhet tĂ« pĂ«rmbushet me sukses brenda 30 ditĂ«ve nga data e shpalljes zyrtare tĂ« rezultateve tĂ« zgjedhjeve, pĂ«rmes pĂ«rmbushjes tĂ« tĂ« gjitha elementeve thelbĂ«sore tĂ« konstituimit, pĂ«rfshirĂ« zgjedhjen e Kryetarit dhe nĂ«nkryetarĂ«ve.

E procesi i konstituimit të Kuvendit të Kosovës ka mbetur te zgjedhja e kryetarit.

Lëvizja Vetëvendosje si partia me përqindjen më të madhe të votave në zgjedhjet e fundit insiston në emrin e Albulena Haxhiut për kryetare.

Për PDK-në, LDK-në e AAK-në emri i Haxhiut është i papranueshëm, pasi sipas tyre nuk është unifikues.

Deri PDK e AAK kërkojnë të ndërrohet kandidati për kryeparlamentar, LVV thekson se si parti me përqindjen më të madhe të votave kanë të drejtë e prezantimit të kandidatit që ata duan.

Në anën tjetër, LDK ka deklaruar se nuk do ta votojnë asnjë emër të LVV për kryetar të Kuvendit. /Telegrafi/

 

The post Sot vazhdon seanca konstituive e Kuvendit, e 55-ta me radhë   appeared first on Telegrafi.

Moti në Shqipëri

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se Shqipëria të mërkurën do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët si dhe alternime vranësirash, kryesisht të mesme e të larta, përqendruar në relievet kodrinore-malore të vendit.

SHMU njofton se era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i perëndimit me shpejtësi mesatare 6 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës do të fitojë shpejtësi deri në 10 m/s.

Deti – ValĂ«zimi forcĂ«s 1-2 ballĂ«. /Telegrafi/

The post Moti në Shqipëri appeared first on Telegrafi.

Mot me diell, temperaturat deri në 32 gradë

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta, kryesisht rreth relievit malor.

IHK njofton se temperaturat minimale do tĂ« jenĂ« nga 10– 13°C, ndĂ«rkaq maksimalet e ditĂ«s do tĂ« shkojnĂ« nga 29 deri  nĂ« 32 gradĂ« Celsius.

Era do tĂ« fryjĂ« kryesisht nga verilindja, 1–4 m/s. /Telegrafi/

The post Mot me diell, temperaturat deri në 32 gradë appeared first on Telegrafi.

Me armë dhe përdorimin e forcës grabitën pompën e benzinës, aktakuzë ndaj katër personave në Pejë

Prokuroria Themelore nĂ« PejĂ«, Departamenti i Krimeve tĂ« RĂ«nda, ka ngritur aktakuzĂ« kundĂ«r katĂ«r tĂ« pandehurve L.B., L.M. F.M. dhe Sh.Gj, pĂ«r shkak tĂ« veprĂ«s penale “Grabitja” dhe kundĂ«r tĂ« pandehurit L.M. pĂ«r shkak tĂ« veprĂ«s penale “Mbajtja nĂ« pronĂ«si, kontroll ose posedim tĂ« paautorizuar tĂ« armĂ«ve” Kodi Penal i RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s.

Sipas aktakuzës, të pandehurit më datën 21.05.2025, rreth orës 23:35 min në Pejë, duke vepruar si anëtar të grupit, me armë dhe me përdorimin e forcës dhe kanosjes serioze, grabisin pompën e derivateve DHF në Pejë.

“TĂ« pandehurit mĂ« datĂ«n 21.05.2025, rreth orĂ«s 23:35 min nĂ« PejĂ«, duke vepruar si anĂ«tar tĂ« grupit, me armĂ« dhe me pĂ«rdorimin e forcĂ«s dhe kanosjes serioze, grabisin pompĂ«n e derivateve DHF nĂ« PejĂ«, ashtu qĂ« tĂ« njĂ«jtit fillimisht sigurojnĂ« njĂ« armĂ« tĂ« gjatĂ«, pastaj me veturĂ«n e njĂ«rit prej tĂ« pandehurve, shkojnĂ« nĂ« vendin e ngjarjes, i vendosin maskat nĂ« kokĂ«, dalin nga vetura me armĂ«, futen brenda nĂ« marketin e pompĂ«s dhe nĂ«n kĂ«rcĂ«nimin e armĂ«s dhe kanosjes serioze, punĂ«torit tĂ« kĂ«saj kompanie i marrin shumĂ«n prej 905€, pastaj kthehen nĂ« veturĂ« dhe largohen nga vendi i ngjarjes, ndĂ«rsa parat i ndajnĂ« pĂ«rgjysmĂ«â€, thuhet nĂ« njoftim.

Prokurori i rastit nĂ« aktakuzĂ«, pĂ«rpos qĂ« ka kĂ«rkuar dĂ«nimin e tĂ« pandehurve, ka propozuar edhe konfiskimin e veturĂ«s Golf II, konfiskimin e parave tĂ« gjetura tek tĂ« pandehurit nĂ« shumĂ«n prej 575€, konfiskimin e armĂ«s dhe lĂ«shimin e urdhrit pĂ«r kompensimin e humbjes apo dĂ«mit, tĂ« shkaktuar tĂ« dĂ«mtuarit si rezultat i veprĂ«s penale. /Telegrafi/

The post Me armë dhe përdorimin e forcës grabitën pompën e benzinës, aktakuzë ndaj katër personave në Pejë appeared first on Telegrafi.

❌