Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Nga xhirimi i gomave, tek qethja pranë lokalit dhe fishkëllima/ Si ndodhi vrasja e 14-vjeçarit

Janë zbardhur detaje të reja nga vrasja e 14-vjeçarit Erald Xhejo nga bashkëmoshatari i tij, Enedio Guri, krim i regjistruar pasditen e së enjtes, 14 Gusht, në fshatin Pirg të Maliqit. Sipas dosjes hetimore, një ditë para krimit, autori Enedio Guri nga fshati Leminot, ka shkuar me një mjet në fshatin Zvirinë dhe para lokalit […]

The post Nga xhirimi i gomave, tek qethja pranë lokalit dhe fishkëllima/ Si ndodhi vrasja e 14-vjeçarit appeared first on BoldNews.al.

Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq, sociologia: Dështim i të gjitha hallkave

Sociologia Entela Binjaku ka komentuar ngjarjen e fundit fundit në Maliq, ku një 14-vjeçar i mori jetën me thikë bashkëmoshatarit të tij. Sociologia theksoi se ngjarjet e kronikës së zezë ku përfshihen të miturit nuk kanë munguar, dhe shpesh shfaqen histori edhe më të dhimbshme se më parë. Ajo kujtoi se Shqipëria ka nënshkruar shumë […]

The post Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq, sociologia: Dështim i të gjitha hallkave appeared first on BoldNews.al.

Vrasja e 14-vjeçarit, reagon shkolla ku studionte i mituri: Humbëm një nxënës të mrekullueshëm

Shkolla ‘Talif Rexhepi’ ku studionte 14-vjeçari Eraldo Xhejo, i cili u u vra pasditen e djeshme në Maliq, ka reaguar me një mesazh të ndjerë për nxënësin e tyre. Përmes një postimi në ‘Facebook’, shkolla shkruan se nuk humbën vetëm një nxënës por një të ri plot ëndrra dhe mirësjellje. Në postim theksohet se shkolla […]

The post Vrasja e 14-vjeçarit, reagon shkolla ku studionte i mituri: Humbëm një nxënës të mrekullueshëm appeared first on BoldNews.al.

“Humbëm një djalë të mrekullueshëm, plot ëndrra”/ Mesazhi prekës i shkollës ku studionte 14-vjeçari: Banka ku uleshe do të mbetet bosh, por kujtimet tona do të jenë gjithmonë plot

✇Albeu
By: M C

Dhimbje e thellë në shkollën ku studionte 14-vjeçari Eraldo Xhejo, i cili humbi jetën dje pas një goditjeje me thikë nga bashkëmoshatari Enedio Guri.

Në një postim prekës në rrjete sociale, Shkolla e mesme e bashkuar “Tafil Rexhepi” Pirg ka shprehur ngushëllime për vdekjen e tij.

“Lamtumirë, ylli ynë i ndritur Erald! Sot zemrat tona janë më të rënda se kurrë. Humbëm jo thjesht një nxënës, por një djalë të mrekullueshëm, plot ëndrra, buzëqeshje dhe mirësjellje. Ti ishe shembull i përkushtimit, i dashurisë për dijen dhe i shpirtit të pastër. Shkolla nuk do të jetë më e njëjta pa ty,” shkruan shkolla.

Në mesazhin prekës, thuhet se banka ku ai ulej do të mbetet bosh, por kujtimet do të mbajnë gjithmonë dritën që ai u fali të gjithëve.

“Ti nuk u largove, por u bëre engjëlli më i bukur i Parajsës! Ngushëllime familjarëve! Jemi bashkë me ju në këtë dhimbje të madhe,” përfundon reagimi i shkollës.

The post “Humbëm një djalë të mrekullueshëm, plot ëndrra”/ Mesazhi prekës i shkollës ku studionte 14-vjeçari: Banka ku uleshe do të mbetet bosh, por kujtimet tona do të jenë gjithmonë plot appeared first on Albeu.com.

Vrasja/ Djali, babai dhe xhaxhai në burg, familja e autorit largohet nga banesa për arsye sigurie

Familja e Enedio Gurit, autorit të vrasjes së 14-vjeçarit Erald Xhejo në Maliq, ka mbyllur shtëpinë në fshatin Leminot dhe është larguar për arsye sigurie. Teksa i mituri, babai dhe xhaxhai i tij ndodhen në burg, pjesëtarët e tjerë të familjes janë larguar nga banesa nga frika e hakmarrjes. Ndërkohë, edhe lokali në fshatin Pirg, […]

The post Vrasja/ Djali, babai dhe xhaxhai në burg, familja e autorit largohet nga banesa për arsye sigurie appeared first on BoldNews.al.

Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq/ Arrestohen 8 persona, mes tyre dhe babai e xhaxhai i autorit

Policia e Korçës ka dalë me një komunikatë, ku njofton arrestimin e tetë personave për vrasjen e 14-vjeçarit, Erald Xhejo, ngjarje e regjistruar pasditen e së enjtes në fshatin Pirg të Bashkisë së Maliqit. Në pranga është vënë autori 14-vjeçar Enedio Guri, i cili ka tentuar të arratiset me automjet pas krimit. Po ashtu është […]

The post Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq/ Arrestohen 8 persona, mes tyre dhe babai e xhaxhai i autorit appeared first on BoldNews.al.

U takuan për sqarim me shokë me vete? Zbardhet EMRI i autorit që vrau me thikë bashkëmoshatarin në Maliq

Është zbardhur edhe emri i të miturit, i cili vrau me thikë bashkëmoshatarin e tij, pasditen e sotme në fshatin Pirg të Maliqit. Mësohet se autori është shtetasi Enedio Guri nga fshati Leminot. Ndërkohë, viktimë mbeti shtetasi Erald Xhejo, 14-vjeç nga fshati Zvirinë. Dy të miturit, pasi kanë shkuar në ambientet e jashtme të një […]

The post U takuan për sqarim me shokë me vete? Zbardhet EMRI i autorit që vrau me thikë bashkëmoshatarin në Maliq appeared first on BoldNews.al.

VIDEO/ Aksident me vdekje në aksin Pogradec-Qafë Thanë, makina del nga rruga e përfundon në liqen

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të enjteje në aksin Pogradec-Qafë Thanë. Makina e drejtuar nga 34-vjeçari Alfons Bleta ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në liqen, për pasojë ka ndërruar jetë në vend 34-vjeçari,

Sipas asaj që ka mësuar gazetari i ABC News, shkaku kryesor dyshohet të ketë qenë shpejtësia e lartë. Pasi siç shihet edhe nga pamjet makina me shpejtësia ka marrë përpara dy trafikndarëset e rrugës dhe ka përfunduar në liqen./abcnews.al

Aksident i rëndë Qafë-Thanë/ Makina del nga rruga dhe përfundon në liqen, humb jetën 34-vjeçari

✇Albeu
By: V K

Mëngjesin e sotëm, në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”, automjeti që drejtohej nga shtetasi A. B., 34- vjeç, dyshohet se si pasojë e humbjes së kontrollit mbi drejtimin e automjetit nga shtetasi A.B, automjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë në liqen.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi A.B, ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

The post Aksident i rëndë Qafë-Thanë/ Makina del nga rruga dhe përfundon në liqen, humb jetën 34-vjeçari appeared first on Albeu.com.

Bie në prangat e policisë 24-vjeçari/ I vendosi zjarrin banesës së hallës

Ngjarja u shënua një ditë më parë në lagjen “Partizani”. Një 24-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë së Vlorës pasi i vuri zjarrin shtëpisë së hallës. I riu identifikua pas këqyrjes së kamerave të sigurisë. Ndërkohë si pasojë e zajrrit u shkaktuan vetëm dëme materiale.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, pas marrjes së njoftimit për djegien e një banese, nisën menjëherë veprimet hetimore për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit dhe për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Nga veprimet e shpejta hetimore rezultoi se zjarri ishte i qëllimshëm. Në vijm, shërbimet e Policisë identifikuan nga pamjet filmike të siguruara nga vendngjarja dhe arrestuan autorin e dyshuar, shtetasin E. K., 24 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Ky shtetas dyshohet se më datë 08.07.2025, rreth orës 15:30, në lagjen “Partizani”, për motive të dobëta, ka ndezur qëllimisht zjarr në banesën e hallës së tij 56 vjeçe.

Falë ndërhyrjes në kohë të shërbimeve zjarrfikëse, u fik zjarri nga i cili u shkaktuan vetëm dëme materiale”, njoftoi sot policia.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

The post Bie në prangat e policisë 24-vjeçari/ I vendosi zjarrin banesës së hallës appeared first on Sot News | Lajme.

Aksidentoi për vdekje turistin sllovak, arrestohet shoferi 24-vjeçar

Një 24-vjeçar është vënë në pranga në lidhje me aksidentin e regjistruar ditën e djeshme ku për pasojë humbi jetën një shtetas i huaj. I riu i arrestuar po drejtonte një makinë kur përplasi motomjetin e një turisti sllovak.

Ai nuk arriti tu mbijetonte plagëve ndërsa bashkëshortja e tij ka mbetur e plagosur rëndë dhe po trajtohet në Spitalin e Traumës. 24-vjeçari akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje, për aksidentin në aksin rrugor në fshatin Kryezi, informojmë se specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, shtetasin R. V., 24 vjeç, banues në Tiranë.

Nga përplasja e automjetit që drejtonte ky shtetas me motomjetin që drejtonte shtetasi sllovak Z. S., 63 vjeç, humbi jetën drejtuesi i motomjetit dhe u dëmtua bashkëshortja e tij, shtetasja K. S., 65 vjeçe, që udhëtonte me të, e cila ndodhet në Spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

The post Aksidentoi për vdekje turistin sllovak, arrestohet shoferi 24-vjeçar appeared first on Lapsi.al.

E rëndë në Kosovë/ Makina përplas për vdekje 4-vjeçarin

✇Albeu
By: V K

Ditën e djeshme, një fëmijë rreth katërvjeçar ka humbur jetën tragjikisht në Ferizaj. Sipas zyrtarit policor për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, fëmija është goditur nga një veturë në fshatin Dardani në oborrin e shtëpisë, derisa ngasësi i makinës ka lidhje familjare me viktimën.

“Me datën 22.06.2025 rreth orës 18:45, nga stacioni policor në Viti jemi njoftuar se në ambulancën e fshatit Pozheran është dërguar një fëmijë rreth moshës 4-vjeç, i cili është konstatuar pa shenja jete nga mjeku kujdestar. Dyshohet se fëmija është goditur nga një veturë në fshatin Dardani, në oborrin e shtëpisë, ndërsa ngasësi – ka lidhje familjare me viktimën”, thuhet në përgjigjen e Veselit.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore për të ekzaminuar vendin.

Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe ngasësi i veturës është ndaluar në mbajtje për 48 orë.

The post E rëndë në Kosovë/ Makina përplas për vdekje 4-vjeçarin appeared first on Albeu.com.

Arrestohet 24-vjeçari në Sarandë/ Transportonte emigrantë të paligjshëm kundrejt pagesës

Në kuadër të masave për parandalimin e kalimit të paligjshëm të kufirit, Policia Kufitare e Sarandës ka arrestuar në flagrancë një 24-vjeçar, banues në Shkodër, i cili po transportonte emigrantë të paligjshëm kundrejt pagesës në aksin rrugor “Sarandë-Lukovë”.

Automjeti me të cilin po kryhej transporti u sekuestrua, ndërsa hetimet përfshijnë edhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë skemë.

Njoftimi i policisë:

Lukovë, Sarandë

Goditet nga Policia Kufitare, një rast i dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit. Vihet në pranga një 24-vjeçar që transportonte emigrantë të paligjshëm, kundrejt pagesës.

Në kuadër të masave të shtuara për parandalimin dhe goditjen e rasteve të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kufitare Sarandë, gjatë kontrolleve në aksin rrugor “Sarandë-Lukovë”, konstatuan në vendin e quajtur “Lemi i Sofisë”, një automjet tip “Volksvagen”, me të cilin po transportoheshin disa shtetas të huaj.

Shërbimet e Policisë Kufitare ndërhynë menjëherë dhe arrestuan në flagrancë drejtuesin e automjetit, shtetasin M. O., 24 vjeç, banues në Shkodër. Nga hetimet dyshohet se shtetasi M. O. po i transportonte emigrantët, kundrejt pagesës, me automjetin që e kishte marrë me qira, me qëllim që ata të kalonin në mënyrë të paligjshme në vendet e Bashkimit Europian.

Automjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa vijojnë hetimet për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë rast.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

The post Arrestohet 24-vjeçari në Sarandë/ Transportonte emigrantë të paligjshëm kundrejt pagesës appeared first on Sot News | Lajme.

Operacioni policor ‘Koordinata’/ Arrestohet një 34-vjeçar, asgjësohen 1408 bimë kanabis sativa

Shërbimet e Stacionit të Policisë Velipojë gjetën në fshatin Gomsiqe, 130 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa. Gjatë ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë u kap në flagrancë dhe u arrestua shtetasi 34 vjeç, banues në fshatin Gomsiqe, i cili dyshohet se ka kultivuar këto bimë, të cilat u asgjësuan me me anë të djegies.

Si rezultat i kontrolleve intensive në të gjithë territorin e qarkut Shkodër, në vijim të operacionit policor të koduar “Koordinata”, bazuar dhe në inteligjencën policore, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe të komisariateve në varësi të saj, kanë gjetur të kultivuara dhe kanë asgjësuar 1408 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, konkretisht:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës gjetën në territorin e njësisë administrative Temal, dhe asgjësuan 1278 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa. Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorit/ëve të kultivimit të këtyre bimëve narkotike.

The post Operacioni policor ‘Koordinata’/ Arrestohet një 34-vjeçar, asgjësohen 1408 bimë kanabis sativa appeared first on Sot News | Lajme.

Bie në prangat e policisë 44 -vjeçari/ Kreu një seri vjedhjesh, i sekuestrohen sende me vlerë dhe një armë e ftohtë

Blutë kanë sekuestruar , 8 aparate celular, municion luftarak, sende me vlerë, 3 mjete identifikimi të dyshuar të vjedhura dhe 1 armë e ftohtë në cilësinë e provës materiale.
Bëhet me dije se ky shtetas dyshohet se është autor i tre ngjarjeve të ndodhura kohë më parë.

Një 44 -vjeçar i identifikuar si Roland Londo është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi kishte vjedhur sende me vlerë, aparate celularë dhe shuma parash në dyqane , automjete dhe stacione autobuzash.

Njoftim i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe zbardhjen e rasteve të vjedhjeve të pronës dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit R. L., 44 vjeç, banues në Tiranë.

Nga hetimet dhe provat e siguruara rezulton se ky shtetas dyshohet se është autor i tre ngjarjeve konkretisht:

-Me datë 13.06.2025, ka vjedhur një aparat celular në automjetin e një 54- vjeçari;

-Me datë 12.05.2025, në një stacion autobuzi, i ka vjedhur një shumë parash dhe 1 mjet identifikimi shtetasit F. P;

-Me datë 21.02.2025, ka vjedhur një shumë parash në një dyqan tek “Pazari i Ri”.

Gjatë kontrollit fizik dhe të banesës iu gjetën e sekuestruan sende me vlerë, 8 aparate celular, municion luftarak, sende me vlerë, 3 mjete identifikimi të dyshuar të vjedhura dhe 1 armë e ftohtë.

Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera të ndodhura në qarkun e Tiranës, në të cilat mund të jetë i implikuar ky shtetas. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

The post Bie në prangat e policisë 44 -vjeçari/ Kreu një seri vjedhjesh, i sekuestrohen sende me vlerë dhe një armë e ftohtë appeared first on Sot News | Lajme.

Ngjarje e rëndë në Tiranë/ 14 vjeçari humbet jetën, ra nga kati i 6-të i një pallati

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e së shtunës në zonën e Yzberishtit në Tiranë, ku një 14-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë aksidentalisht nga kati i gjashtë i një pallati.

I mituri është transportuar me urgjencë në Spitalin e Traumës por mjekët kanë konstatuar se ai kishte humbur jetën dhe nuk kanë pasur asnjë mundësi për ti ardhur në ndihmë.

Ende nuk dihen rrethanat e sakta të ngjarjes, ndërsa policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të saj.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Ngjarje e rëndë në Tiranë/ 14 vjeçari humbet jetën, ra nga kati i 6-të i një pallati appeared first on Euronews Albania.

I shpallur në kërkim për trafik drōge, vihet në pranga 24-vjeçari në Burrel

Një 24-vjeçar i shpallur në kërkim është vendosur në pranga nga policia në Burrel. Gjykata e Tiranës e ka dënuar të riun me 2 vite e 7 muaj burgim, për prodhim dhe shitja e narkotikëve.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, kapën në qytetin e Burrelit, dhe ndaluan shtetasin J.C., 24 vjeç, banues në Burrel. Gjykata e Tiranë e ka dënuar këtë shtetas, me 2 vite e 7 muaj e 16 ditë burg, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme”, njoftoi sot policia.

The post I shpallur në kërkim për trafik drōge, vihet në pranga 24-vjeçari në Burrel appeared first on Lapsi.al.

Tragjike/ Vdes nga uria një fëmijë 4-vjeçar në Gaza, OKB jep alarmin: Katastrofë e masave të padëgjuara

Një djalë katërvjeçar, Mohammad Mustafa Yassin, humbi jetën nga uria. Kjo tragjedi ka goditur Rripin e Gazës duke qenë rast i paralajmëruar për këto ndodhi pasuese.

Sipas raporteve të mediave ndërkombëtare, mbi 240 persona të tjerë  shumica fëmijë dhe të moshuar  kanë ndërruar jetë për shkak të mungesës së ushqimit dhe barnave, pasi Izraeli ka bllokuar hyrjen e ndihmave që nga fillimi i marsit.

Popullsia e Gazës, prej 2.1 milionë banorësh, po përballet me uri masive dhe mungesë të theksuar të nevojave bazë për mbijetesë. Deri para rrethimit, ndihmat humanitare arrinin me rreth 600 kamionë në ditë  minimumi i nevojshëm sipas organizatave ndërkombëtare  ndërsa aktualisht, vetëm 119 kamionë kanë hyrë gjatë gjithë javës së fundit.

Kreu i UNRWA-së, Philippe Lazzarini, ka kritikuar ashpër kufizimin ekstrem të ndihmave, duke deklaruar se situata është alarmante dhe se uria po përdoret si një mjet lufte. “Kjo është një krizë e krijuar nga njeriu. Të gjithë në Gaza janë të uritur. Jemi përballë një katastrofe të përmasave të padëgjuara,” tha ai.

Deklarata të përbashkëta nga 80 vende kanë paralajmëruar për “krizën më të rëndë humanitare” që nga tetori i vitit të kaluar, duke bërë thirrje për ndërhyrje të menjëhershme ndërkombëtare.

Uria masive dhe vdekjet e fëmijëve kanë ngjallur zemërim dhe reagime në rritje, përfshirë edhe nga aleatë perëndimorë të Izraelit si Britania, Kanadaja dhe Franca, të cilët kanë shtuar presionin për një zgjidhje humanitare urgjente.

The post Tragjike/ Vdes nga uria një fëmijë 4-vjeçar në Gaza, OKB jep alarmin: Katastrofë e masave të padëgjuara appeared first on Sot News | Lajme.

E rëndë në Mirditë/ Po punonin për të lidhur energjinë në një qendër votimi, humb jetën 34-vjeçari, plagosen dy të tjerë (EMRI)

✇Albeu
By: V K

Pak minuta më parë, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kodër Rrëshen, ku një punonjës i OSHEE, Emiljano Bunga, ka humbur jetën gjatë kryerjes së punimeve për furnizimin me energji elektrike të një qendre votimi, ndërsa dy punëtorë të tjerë janë plagosur dhe janë transportuar me urgjencë në spital.

Ngjarja ndodhi pranë godinës së një ish-shkolle të mbyllur, e cila është përshtatur për të shërbyer si qendër votimi në zgjedhjet e 11 majit.

Sipas të dhënave paraprake, tre elektricistët po punonin për vendosjen e lidhjes elektrike në qendër, kur ndodhi një aksident i rëndë teknik, me pasojë fatale për 34-vjeçarin Emiljano Bunga.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të incidentit, ndërkohë që OSHEE dhe strukturat zgjedhore në zonë janë angazhuar për garantimin e vazhdimësisë së përgatitjeve për zgjedhjet.

The post E rëndë në Mirditë/ Po punonin për të lidhur energjinë në një qendër votimi, humb jetën 34-vjeçari, plagosen dy të tjerë (EMRI) appeared first on Albeu.com.

Finalizohet operacioni policor “Municioni”/ Bie në prangat e policisë 64-vjeçari, iu gjetën municion, armë dhe…

Finalizohet operacioni policor i koduar “Municioni”, nga Komisariati i Policisë Nr. 1. Në rrugën “Pasho Hysa” në Tiranë, është zbuluar banesa me një arsenal armësh dhe sendesh të ndaluara. Në pranga ra shtetasi A. D., 64 vjeç, pasi në banesën e tij u gjetën dhe u sekuestruan:

-7 karikatorë armësh

-4 armë të ftohta

-1 pistoletë me mulli

-Uniforma dhe shkop gome si të Policisë

-Sasi të konsiderueshme municioni

Sipas burimeve zyrtare, sendet u posedonin pa leje, ndërsa hetimet nisën pas administrimit të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, që ngritën dyshime për veprimtari të paligjshme në atë banesë. 64-vjeçari u arrestua në flagrancë dhe ndaj tij rëndojnë tre akuza penale:

-“Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”,

-“Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, dhe

-“Mbajtja pa të drejtë e uniformës”.

Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme, ndërkohë që hetimet për zbardhjen e plotë të qëllimit dhe burimit të sendeve vijojnë.

The post Finalizohet operacioni policor “Municioni”/ Bie në prangat e policisë 64-vjeçari, iu gjetën municion, armë dhe… appeared first on Sot News | Lajme.

❌