❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Organizatat dënojnë sulmin ndaj Asociacionit të Gazetarëve të Shqipërisë

Rrjeti i Gazetarëve të Sigurt (Safe Journalists), Qendra Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias (ECPMF) dhe Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi dënuan të premten gjuhën e rëndë ndaj Asociacionit të Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH), anëtarëve të bordit dhe drejtuesit të saj, Isa Myzyraj.

NjĂ« artikull me gjuhĂ« denigruese u publikua pas reagimeve tĂ« AGSH-sĂ« pĂ«r situatĂ«n nĂ« “News 24”. Artikulli anonim linçonte Asociacionin dhe drejtuesin e saj, gazetarin Myzyraj, me gjuhĂ« ofenduese dhe homofobe.

Portali që botoi artikullin njihet për qasje në shkelje të të gjitha rregullave të etikës. Përgjithësisht shkrimet janë pa autor, teksa nuk ka asnjë emër publik se kush qëndron pas në redaksinë e saj.

Një vit më parë, ky portal linçoi edhe njerëz të tjerë aktivë në advokimin për lirinë e medias në Shqipëri.

NgjashĂ«m janĂ« linçuar drejtuesja e qendrĂ«s “ShkencĂ« dhe Inovacion pĂ«r Zhvillim” (SCiDEV), Blerjana Bino, dhe drejtuesi i “KĂ«shillit Shqiptar tĂ« Medias” (KSHM), Koloreto Cukali, por dhe anĂ«tarĂ«t e bordit tĂ« KSHM-sĂ«, sikurse edhe gazetarja Ola Xama.

Prej 9 gushtit, punonjĂ«sit e “News24” dhe rrjetit tĂ« mediave tĂ« lidhur me tĂ«, nuk kanĂ« mundur tĂ« vijojnĂ« punĂ«n, pĂ«r shkak tĂ« ndĂ«rprerjes sĂ« sinjalit dhe marrjes sĂ« godinĂ«s nga policia.

ECPMF shprehu shqetĂ«sim pĂ«r vendosjen e AGSH-sĂ« nĂ« shĂ«njestĂ«r, duke e cilĂ«suar sulmin pasojĂ« tĂ« punĂ«s sĂ« saj pĂ«r dokumentimin e ngjarjeve qĂ« pĂ«rfshijnĂ« mosmarrĂ«veshjen e pronĂ«sisĂ« mes qeverisĂ« dhe kompanisĂ« “Focus Media Group”, e cila ka lĂ«nĂ« pa punĂ« dhjetĂ«ra gazetarĂ«.

Safe Journalists, e cilësoi gjuhën e përdorur si të papranueshme dhe theksoi se sulmet e tilla synojnë të diskreditojnë punën e gazetarëve dhe të nxisin klimë armiqësore ndaj gazetarisë së lirë në Shqipëri.

“Çdo sulm ndaj gazetarĂ«ve Ă«shtĂ« sulm ndaj demokracisĂ«, interesit publik dhe tĂ« drejtave themelore tĂ« njeriut”, theksoi rrjeti.

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi e quajti këtë akt një përpjekje për intimidim dhe denigrim, duke theksuar se përdorimi i stereotipeve dhe paragjykimeve cenon jo vetëm etikën, por është edhe i dënueshëm me ligj.

Komisionieri tha se po vlerëson nisjen e një hetimi për gjuhën që prek identitetin e individëve dhe pakicave shoqërore.

Rasti i fundit tregon se tensionet mes autoriteteve, pronarëve të mediave dhe gazetarëve po thellohen.

Sulmet verbale ndaj përfaqësuesve të medias përbëjnë rrezik të drejtpërdrejtë për lirinë e shprehjes dhe transparencën publike.

MĂ« herĂ«t, mĂ« 11 gusht, njĂ« faqe e rreme nĂ« rrjetet sociale e cila shfaqej me logo tĂ« njĂ«jtĂ« por me emrin “Asociacioni GazetarĂ«ve ShqiptarĂ«â€, pĂ«rhapi dizinformim nĂ« lidhje me qĂ«ndrimet e drejtuesit tĂ« AGSH-sĂ« dhe disa prej anĂ«tarĂ«ve tĂ« saj qĂ« kishin tĂ« bĂ«nin gjithashtu me çështjen e “News24”.

Lexoni gjithashtu:

The post Organizatat dënojnë sulmin ndaj Asociacionit të Gazetarëve të Shqipërisë appeared first on Citizens.al.

Policia e Shtetit me dronë po monitoron zonat për të identifikuar personat që po shkaktojnë zjarre

Shqipëria po vazhdon të përballet me situatë të rëndë për shkak të zjarreve.

Policia e Shtetit në një njoftim për media bën të ditur se nga qershori deri më sot janë deri sot, janë angazhuar maksimalisht për identifikimin, kapjen dhe arrestimin e autorëve të zjarrvënieve.

“Prej qershorit deri mĂ« datĂ« 14 gusht, strukturat e PolicisĂ« kanĂ« identifikuar 137 autorĂ« tĂ« zjarrvĂ«nieve, nga tĂ« cilĂ«t 46 janĂ« arrestuar, ndĂ«rsa 91 janĂ« proceduar penalisht.

NdĂ«rkohĂ«, Forcat KombĂ«tare tĂ« SigurisĂ«, Forcat e Posaçme ‘Shqiponja’, Patrullat e PĂ«rgjithshme dhe Forcat Operacionale, nĂ« drejtimin e drejtuesve tĂ« qarqeve dhe tĂ« DrejtorisĂ« sĂ« PĂ«rgjithshme tĂ« PolicisĂ« sĂ« Shtetit, vijojnĂ« tĂ« jenĂ« nĂ« terren, duke ndihmuar nĂ« evakuimin e banorĂ«ve dhe duke mbĂ«shtetur Emergjencat Civile dhe zjarrfikĂ«sit, pĂ«r shuarjen e flakĂ«ve”, thuhet nĂ« reagim.

Tutje thuhet se strukturat operacionale të Policisë së Shtetit po kontrollojnë dhe monitorojnë zonat me dronë, për të identifikuar në kohë personat që shkaktojnë zjarr, duke djegur pronën private, banesa, pyje, kullota dhe, në shumë raste, duke rrezikuar seriozisht jetën e banorëve, punonjësve të Policisë, zjarrfikësve dhe Emergjencave Civile.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë banorët që të mos shkaktojnë zjarre, gjersa theksojnë se blegtorët dhe fermerët janë përgjegjës për tokat dhe kullotat që kanë në pronësi apo në përdorim.

“Mos ndizni zjarr pĂ«r djegien e mbetjeve tĂ« prodhimeve bujqĂ«sore apo pĂ«r pastrimin e territorit, pa njoftuar dhe marrĂ« masa me instancat pĂ«rgjegjĂ«se.

Shkaktimi i zjarrit, me qĂ«llim apo nga pakujdesia, Ă«shtĂ« vepĂ«r penale dhe Policia e Shtetit po punon, nĂ« bashkĂ«punim me banorĂ«t, pĂ«r identifikimin, kapjen dhe arrestimin e tĂ« gjithĂ« atyre qĂ« shkaktojnĂ« zjarre”, thuhet nĂ« reagim. /Telegrafi/

The post Policia e Shtetit me dronë po monitoron zonat për të identifikuar personat që po shkaktojnë zjarre appeared first on Telegrafi.

Situata me zjarret në Shqipëri, Ministria iu bën thirrje qytetarëve të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr

Ministria e Mbrojtjes në Shqipëri ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 64 vatra zjarri, nga të cilat 24 vatra zjarri janë ende aktive.

Sipas një njoftimi në rrjetin social në Facebook bëhet e ditur se mbi 10 mijë forca të emergjencave, nën koordinimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile ndodhen në terren dhe situata po shkon drejt stabilizimit.

“Operacioni i gjerĂ« kundĂ«r zjarreve ka vijuar pa ndĂ«rprerje gjatĂ« gjithĂ« natĂ«s, duke synuar kufizimin e perimetrit tĂ« flakĂ«ve pranĂ« zonave tĂ« banuara dhe parqeve kombĂ«tare nĂ« tĂ« gjithĂ« vendin. Nga ajri po operojnĂ« edhe tre helikopterĂ« nĂ« Gramsh dhe dy tĂ« tjerĂ« nĂ« DelvinĂ«.

Po ashtu në postimi thuhet se sipas të dhënave meteorologjike, vendi pritet të përballet me temperatura të larta dhe erëra të forta në orët e mesditës, çka rrit rrezikun për riaktivizimin dhe përhapjen e vatrave ekzistuese, si dhe krijimin e zjarreve të reja.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr dhe të raportojnë menjëherë çdo vatër të re.

Më poshtë lexoni situata në vatrat më problematike:

Qarku VlorĂ« – Bashkia DelvinĂ« & Finiq

Në Delvinë, zjarri i depërtuar nga Syri i Kaltër ka përfshirë fshatrat Pecë, Sirakat dhe Kardhikaq, duke arritur deri pranë kurorës së bashkisë. Flakët u shtrinë nga Vllahati drejt Kakodhiqit, duke shkaktuar djegien e 5 shtëpive, prej të cilave 4 të pabanuara. Në operacione janë angazhuar 36 efektivë zjarrfikës me 5 mjete, 120 trupa të FA, forca të FNSH, Delta, Shqiponjat, policia vendore dhe bashkiake, si dhe 7 autobote uji. Zjarri është zhvendosur mbi fshatin Vllahat, ku po ndërhyhet nga ajri me helikopterë çek dhe sllovak.

Në Finiq, vazhdon aktive vatra që ka prekur zonën nga Syri i Kaltër deri në pllajën e malit të Gjerë dhe Sopotit. Në Bistricë, vatra po mbahet nën monitorim. Në Parkun e Rëzomës, mbi tunelin e Skërficës, zjarri vijon, por terreni i vështirë nuk lejon ndërhyrje.

Qarku Elbasan – Bashkia Gramsh

Në Kullollas dhe njësinë Skënderbegas, zjarri ka marrë përmasa të mëdha, duke përfshirë disa fshatra dhe shkaktuar një viktimë. Janë raportuar dëme në banesa. Situata mbetet e rëndë dhe po ndërhyhet nga ajri. Në Mukaj e Sojnik, zjarri vijon në sipërfaqe me shkurre dhe ferra, me forcat vendore dhe FA në terren.

Qarku GjirokastĂ«r – Bashkia TepelenĂ«

Në Hormovë, rreziku për banesat është shmangur, por puna për shuarjen vazhdon. Në Turan, flakët janë përhapur drejt Lekelit dhe Koderit, duke djegur dy stalla dhe kafshë. Në terren kanë operuar forca zjarrfikëse, policore, bashkiake, vullnetare dhe ushtarake, si dhe helikopterë çek e sllovak.

Qarku ShkodĂ«r – Bashkia FushĂ« ArrĂ«z

Në Xeth, vatra po digjet në një zonë me pisha. Janë angazhuar forca të shumta nga FA, MZSH, policia dhe shërbimi pyjor. Situata paraqitet më e qetë, por puna vijon për izolimin e plotë.

Qarku Tiranë

Në malin e Bërzhitës dhe fshatin Durishtë, zjarri është mbajtur nën kontroll me ndërhyrje nga ajri dhe toka. Në zonën Arbanë (Damjan e Isufaj), flakët morën përmasa të mëdha dhe u ndërhy me helikopter kroat. Në Ferraj dhe Zall-Herr, vatrat po mbahen nën monitorim, ndërsa në Kryevidh të Rrogozhinës janë djegur rreth 100 ha dhe dy shtëpi të pabanuara.

Qarku Dibër

Në malin me Gropa, Biz të Martaneshit, zjarri vazhdon në zonë të mbrojtur, larg banesave. Në Ternovë, operacioni vazhdon me forca vendore dhe të FA.

Qarku Korçë – Bashkia KolonjĂ«

Në Gërmenj, zjarri në pyjet me pisha zhvillohet në terren të vështirë, me shpërthime municionesh në perimetrin e flakëve. Ndërhyrja e drejtpërdrejtë është e vështirë dhe po mbahet nën mbikëqyrje.

Puna po vijon ndërkohë edhe në vatrat, ku nuk ka rrezik për banesa apo gjënë e gjallë.

Parashikimi i motit dhe rrezikshmëria për zjarre

Sipas të dhënave meteorologjike, vendi pritet të përballet me temperatura të larta dhe erëra të forta në orët e mesditës, çka rrit rrezikun për riaktivizimin dhe përhapjen e vatrave ekzistuese, si dhe krijimin e zjarreve të reja. Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr dhe të raportojnë menjëherë çdo vatër të re. /Telegrafi/

The post Situata me zjarret në Shqipëri, Ministria iu bën thirrje qytetarëve të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr appeared first on Telegrafi.

Zjarri del jashtë kontrollit në Poliçan, urdhërohet evakuimi i banorëve

Ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë ka njoftuar se situata e zjarrit në Bashkinë Poliçan, Njësia Administrative Terpan, ka dalë jashtë kontrollit dhe ka marrë përmasa të jashtëzakonshme, duke rrezikuar djegien e fshatrave përreth.

PĂ«r kĂ«tĂ« arsye, u kĂ«rkohet menjĂ«herĂ« banorĂ«ve tĂ« fshatrave VokopolĂ«, ZhapokikĂ«, Plashnik dhe Panarit, si dhe atyre qĂ« ndodhen brenda Rezervatit tĂ« Mbrojtur “Balloll”, tĂ« largohen nga banesat e tyre dhe tĂ« bashkĂ«punojnĂ« me autoritetet pĂ«r njĂ« evakuim tĂ« sigurt.

Ministria ka apeluar për qetësi dhe përkushtim maksimal nga të gjithë banorët dhe institucionet përgjegjëse për të garantuar sigurinë e jetës dhe pronave. /Telegrafi/

The post Zjarri del jashtë kontrollit në Poliçan, urdhërohet evakuimi i banorëve appeared first on Telegrafi.

Një faqe e rreme në Facebook shpërndan dizinformim ndaj AGSH

NjĂ« faqe nĂ« rrjetin social tĂ« Facebook filloi tĂ« postojĂ« lajme tĂ« rreme tĂ« hĂ«nĂ«n pasdite, nĂ«n emrin e Asocacionit tĂ« GazetarĂ«ve tĂ« ShqipĂ«risĂ«, AGSH.  Postimet e faqes sĂ« titulluar “Asocacioni i GazetarĂ«ve ShqiptarĂ«â€ pretendojnĂ« se “kĂ«rkimi i tĂ« drejtave i ka pĂ«rçarĂ«â€. “Nuk kam asnjĂ« ide se kush mund tĂ« fshihet pas kĂ«tij profili [
]

The post Një faqe e rreme në Facebook shpërndan dizinformim ndaj AGSH appeared first on Reporter.al.

Urdhërohet evakuimi i banorëve në Gramsh për shkak të zjarreve të shumta

Ministria e Mbrojtjes ka dhënë urdhrin për evakuimin e banorëve në tre fshatra të Gramshit: Kullollas, Bletëz dhe Menkollarë, pas përballjes me dy fronte të rrezikshme zjarri që kanë shpërthyer që prej mëngjesit në zonë.

Siç thuhet në njoftim janë dislokuar 80 trupa të Forcave të Armatosura, të cilët po punojnë së bashku me forcat vendore për të izoluar flakët dhe për të parandaluar përhapjen e zjarrit.

“ËshtĂ« dhĂ«nĂ« urdhri pĂ«r evakuimin e banorĂ«ve nĂ« tre fshatra tĂ« Gramshit: Kullollas, BletĂ«z dhe MenkollarĂ«, pĂ«r shkak tĂ« dy fronteve tĂ« rrezikshme zjarri me tĂ« cilat po pĂ«rballet zona qĂ« prej mĂ«ngjesit. NĂ« terren janĂ« dislokuar 80 trupa tĂ« Forcave tĂ« Armatosura nĂ« mbĂ«shtetje tĂ« forcave vendore, tĂ« cilat po punojnĂ« pa ndĂ«rprerje pĂ«r izolimin e flakĂ«ve”, thuhet nĂ« njoftim. /Telegrafi/

The post Urdhërohet evakuimi i banorëve në Gramsh për shkak të zjarreve të shumta appeared first on Telegrafi.

GazetarĂ«t solidarizohen kundĂ«r bllokimit tĂ« “News24”

DhjetĂ«ra gazetarĂ«, aktivistĂ« dhe pĂ«rfaqĂ«sues tĂ« opozitĂ«s protestuan sot para radiotelevizionit “News24” pĂ«r mbylljen e sinjalit tĂ« transmetimit qĂ« iu bĂ« nga policia asaj dhe mediave tĂ« tjera tĂ« lidhura me tĂ«. Prej 9 gushtit mjediset e kĂ«tij grupi mediatik nuk qasen dot nga rreth 230 punonjĂ«s pasi qeveria ia ka kaluar ndĂ«rtesĂ«n njĂ« kompanie shtetĂ«rore tĂ« prodhimit tĂ« armĂ«ve.

“Demokracia vdes nĂ« errĂ«sirĂ«â€ ishte thirrja e Asociacionit  tĂ« GazetarĂ«ve tĂ« ShqipĂ«risĂ« (AGSH) pĂ«r protestĂ«n qĂ« u mbajt sot pĂ«rpara godinĂ«s sĂ« “News24”. Kreu i AGSH, Isa Myzyraj, kĂ«rkoi ndalimin e veprimeve nga ana e IKMT-sĂ«, Ministria e Mbrojtjes dhe institucionet e tjera tĂ« pĂ«rfshira, duke paralajmĂ«ruar se “sot Ă«shtĂ« News24, nesĂ«r mund tĂ« jetĂ« çdo media tjetĂ«r”.

Drejtoresha e përgjithshme e News24, Anila Jole, u shpreh e tronditur nga ndërprerja e sinjalit, duke e quajtur ngjarjen jo vetëm goditje profesionale, por edhe personale.

“Konfliktet civile zgjidhen nĂ« gjykata, jo duke fikur ekranin e njĂ« televizioni. Liria e medias Ă«shtĂ« themeli i demokracisĂ«â€, tha ajo, duke u bĂ«rĂ« thirrje qytetarĂ«ve dhe kolegĂ«ve gazetarĂ« tĂ« mos lejojnĂ« shuarjen e zĂ«rit tĂ« lirĂ«.

Konteksti dhe dinamika e zhvillimit të çështjes

Radiotelevizioni “News24” dhe mediat e tjera tĂ« lidhura me tĂ« si “Gazeta Shqiptare” apo “BalkanWeb”, zotĂ«rohen nga “Focus Media Group”, e themeluar nga njĂ« ortakĂ«ri sipĂ«rmarrĂ«sish italian nĂ« vitin 2002.

Prej vitit 2003 “Focus Media Group” u vendos si qiramarrĂ«se nĂ« mjediset e ish-UzinĂ«s sĂ« PjesĂ«ve tĂ« NdĂ«rrimit tĂ« Automjeteve, njohur ndryshe si ish-“Uzina e AutotraktorĂ«ve”. Ajo mori godinĂ«n qĂ« ndodhet nĂ« anĂ« tĂ« rrugĂ«s me numĂ«r kadastral 10/300.

NĂ« vitin 2011 “Focus Media Group” u ble pĂ«r rreth 6 milionĂ« euro nga njĂ« ortakĂ«ri e kryesuar nga familja Hysenbelliu, e cila zotĂ«ron edhe kompaninĂ« “Panorama Group”, qĂ« boton gazetat “Panorama” dhe “Panorama Sport”.

Prej vitit 2013 grupi mediatik mori me qira edhe njĂ« godinĂ« tjetĂ«r pas selisĂ« sĂ« “News 24”, e cila pĂ«rdorej kryesisht pĂ«r studiot e emisioneve. Godina ndodhet nĂ« pasurinĂ« 10/304 e pretenduar nga qeveria.

MĂ«ngjesin e sĂ« shtunĂ«s, datĂ« 9 gusht, mjediset e radiotelevizionit “News24” dhe mediave tĂ« tjera tĂ« lidhura me tĂ« u rrethuan nga forca tĂ« shumta tĂ« policisĂ«. Ata deklaruan se kishin urdhĂ«r pĂ«r boshatisjen e godinĂ«s nĂ« pronĂ«n 10/300.

Rreth 230 gazetarë dhe punonjës të mediave u ndaluan të hynin në zyra. Ndërtesës iu shkëput energjia elektrike e për rrjedhojë televizioneve iu mbyll sinjali i transmetimit. Ata deklaruan se aksioni ishte pa paralajmërim dhe nuk u dha kohë për zhvendosjen e sistemit të transmetimit në godinën tjetër.

Opozita, organizata të medias dhe shoqërisë civile dënuan aksionin policor si të paprecedentë dhe cenim të lirisë së medias.

Në mesditë, Avokatura e Shtetit lëshoi një deklaratë për shtyp, në të cilën tha se kontrata e qirasë me familjen Hysenbelliu kishte përfunduar prej majit 2022 dhe se për çdo pretendim të ngritur gjykatat janë shprehur në favor të shtetit.

Avokatura tha se prej marsit 2025 godina i ishte dhĂ«nĂ« pĂ«rmes njĂ« vendimi tĂ« qeverisĂ« kompanisĂ« shtetĂ«rore tĂ« prodhimit tĂ« armĂ«ve “KAYO”. Deklarata pĂ«r shtyp (foto) nuk u gjend mĂ« online nĂ« faqen e AvokaturĂ«s, sot e hĂ«nĂ«.

Harta kadastrale e botuar nga MEKI për situatën e pronësisë së News24.

Familja Hysenbelliu kundĂ«rshtoi kĂ«to pretendime duke i cilĂ«suar “keqinformuese” dhe “tĂ« pavĂ«rteta”. Ajo i kĂ«rkoi AvokaturĂ«s tĂ« bĂ«nte publike vendimin e gjykatĂ«s qĂ« kĂ«rkon lirimin e ambientit, teksa denoncoi “ndĂ«rprerjen e dhunshme tĂ« aktivitetit mediatik” nga policia dhe Operatori i ShpĂ«rndarjes sĂ« EnergjisĂ« Elektrike si tĂ« paprecedentĂ«.

Rreth orĂ«s 17:00 nĂ« mjediset e “News 24” u vendosĂ«n forcat e ushtrisĂ«, teksa nĂ« rrjetet sociale u botua njĂ« version i kontratĂ«s sĂ« qirasĂ«, qĂ« linte tĂ« nĂ«nkuptohej se ajo ishte e vlefshme deri nĂ« vitin 2033.

Por, Ministria e EkonomisĂ«, KulturĂ«s dhe Inovacionit (MEKI) u shpreh se kontrata nĂ« fjalĂ«, ishte pĂ«r pronĂ«n tjetĂ«r nĂ« zonĂ«n 10/304. Grupi mediatik u kundĂ«rpĂ«rgjigj duke thĂ«nĂ« se kontrata lidhej me godinĂ«n ku operon “Panoarama TV”, qĂ« gjithashtu ishte mĂ«syrĂ« nga ushtria dhe ajo mund t’i lejohej pĂ«r ta vazhduar punĂ«n.

NĂ« njĂ« deklaratĂ« tjetĂ«r, pasditen e sĂ« dielĂ«s, MEKI tha se familja Hysenbelliu nuk ka paguar qiranĂ« pĂ«r godinĂ«n qĂ« prej shkurtit 2017 dhe se aktualisht detyrimet e saj “pĂ«rllogariten mbi 2 milionĂ« euro”.

MEKI e shoqĂ«roi deklaratĂ«n e radhĂ«s me njĂ« hartĂ« kadastrale nĂ« tĂ« cilin shpjegohej ndarja e pronave tĂ« ish-UzinĂ«s mes “NdĂ«rmarrjes Industriale Nr.1” nĂ« varĂ«si tĂ« saj dhe kompanisĂ« “KAYO” nĂ« varĂ«si tĂ« MinistrisĂ« sĂ« Mbrojtjes.

Lexoni gjithashtu:

The post GazetarĂ«t solidarizohen kundĂ«r bllokimit tĂ« “News24” appeared first on Citizens.al.

Kuarteti TOGHA dhe Flaka Goranci magjepsin publikun francez në Festivalin Ndërkombëtar të Muzikës Klasike

Në rajonin piktoresk të Dordogne-s, Francë, u zhvillua edicioni i 43-të i Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës Klasike, duke mbledhur artistë nga e gjithë bota. Këtë vit, Shqipëria ishte vendi i ftuar i nderit, me një program tërësisht të përbërë nga melodi shqiptare nga të gjitha trevat, interpretuar nga Kuarteti TOGHA, formacion i Orkestrës Simfonike të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, së bashku me sopranon e njohur kosovare Flaka Goranci, e cila jeton dhe vepron në Vjenë.

Presidenti i festivalit, Jean Luc Soule, u shpreh i emocionuar për përfshirjen e Shqipërisë dhe vlerësoi lart kulturën dhe artistët shqiptarë:

“Kemi njĂ« grup muzikantĂ«sh shqiptarĂ« nga ShqipĂ«ria, qĂ« luajnĂ« melodi shqiptare nĂ« kĂ«to vende madhĂ«shtore, dhe nĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n kohĂ« historia e ShqipĂ«risĂ« vazhdon kĂ«tĂ« vit. UnĂ« gjithashtu kam njĂ« dashuri dhe pasion tĂ« madh, mund ta themi, pĂ«r ShqipĂ«rinĂ«, qĂ« kur ambasadori mĂ« prezantoi me tĂ« 7 ose 8 vjet mĂ« parĂ«. Dhe kĂ«shtu kĂ«tĂ« sezon e nisim me njĂ« kĂ«ngĂ«tare tĂ« mrekullueshme shqiptare tĂ« KosovĂ«s, dhe njĂ« kuartet harqesh qĂ« rrjedh nga formacioni i njohur i forcave tĂ« armatosura shqiptare.”

Edhe drejtori artistik i festivalit, Julien Kieffer, vuri në pah emocionin që solli pjesëmarrja shqiptare:

“Kjo Ă«shtĂ« kisha madhĂ«shtore e Auriac ku koncerti i parĂ« kushtuar ShqipĂ«risĂ« do tĂ« zhvillohet nĂ« kĂ«tĂ« edicion tĂ« festivalit, i cili pĂ«rqendrohet nĂ« Mesdhe. Jemi shumĂ« tĂ« lumtur tĂ« mirĂ«presim Kuartetin e OrkestrĂ«s Simfonike tĂ« Forcave tĂ« Armatosura me mezzo-soprano Flaka Goranci. Festivali do tĂ« vazhdojĂ« me pika kryesore pĂ«r tĂ« nxjerrĂ« nĂ« pah kulturĂ«n e pasur shqiptare. Do tĂ« mirĂ«presim violinistin e madh Tedi Papavrami, do t’i bashkohemi Marie Ange Nguci, e cila Ă«shtĂ« njĂ« pianiste e mrekullueshme qĂ« luan nĂ« skenat mĂ« tĂ« mĂ«dha nĂ« botĂ«.”

Sopranoja Flaka Goranci, e entuziazmuar nga pritja e publikut francez, theksoi:

“Neve sapo kemi pĂ«rfunduar koncertin sonte i cili Ă«shtĂ« pritur jashtĂ«zakonisht mirĂ« nga publiku francez. AtĂ« qĂ« deshĂ«m tĂ« sillnim sonte me kuartetin francez e kemi sjellĂ« nĂ« mĂ«nyrĂ«n mĂ« tĂ« denjĂ«.”

Ky bashkëpunim artistik solli në Francë tingujt e pasur të traditës shqiptare, të gërshetuar me interpretimin e nivelit ndërkombëtar, duke përçuar emocione të forta te publiku dhe duke forcuar imazhin kulturor të vendit tonë në arenën ndërkombëtare./KultPlus.com

AGSH i kërkon ndërkombëtarëve ndërhyrje pas ndërprerjes së transmetimit të News24

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) i ka drejtuar një letër Komunitetit Ndërkombëtar lidhur me ndërprerjen e transmetimit të televizionit News24 pas ndërhyrjes së Policisë së Shtetit në ambientet e kësaj medieje më 9 gusht 2025. Sipas AGSH-së, policia në bashkëpunim me punonjës të KAYO-s ka fikur pajisjet e transmetimit të News24 dhe ka ndaluar [
]

The post AGSH i kërkon ndërkombëtarëve ndërhyrje pas ndërprerjes së transmetimit të News24 appeared first on BoldNews.al.

Njohja e hapësirës ajrore shqiptare nga NATO, po konsiderohet strategjike

AAC: Më shumë standarde ndërkombëtare, avantazh edhe për turizmin

Pak ditë më parë, Autoriteti i Aviacionit Civil i Shqipërisë është njohur nga NATO për vlefshmërinë ajrore.

Kreu i këtij autoriteti rendit disa nga avantazhet që vijnë nga kjo njohje, që nga rëndësia strategjike, por edhe niveli operacional në fushën ajrore.

“E para Ă«shtĂ« auditi ndĂ«rkombĂ«tar nga ICAO ku Autoriteti i Aviacionit Civil u vlerĂ«sua me 89% implementim efektiv tĂ« standardeve. E dyta Ă«shtĂ« raporti i Komisionit Europian ku ShqipĂ«ria vlerĂ«sohet me risk tĂ« ulĂ«t pĂ«r sa i pĂ«rket operimeve. E treta Ă«shtĂ« suporti dhe shtytja qĂ« ne i japim turizmit nĂ« vend. E katĂ«rta Ă«shtĂ« strategjikisht dhe politikisht arritja mĂ« e madhe, rritja e kapaciteteve tĂ« ShqipĂ«risĂ« dhe rritja e aseteve tĂ« NATO-s pĂ«r vlefshmĂ«rinĂ« e avionĂ«ve tĂ« saj pĂ«r misionet e tyre”, tha Maksim Et’hemaj, drejtor ekzekutiv i Autoritetit tĂ« Aviacionit Civil.

Vlefshmëria e kësaj njohjeje nga NATO është pa kushte, për aq kohë sa ruhen standardet e përcaktuara.

Shqipëria mbetet një partnere e rëndësishme e Aleancës së Atlantikut Verior, e sidomos në rajonin e Ballkanit Perëndimor për operacione të ndryshme strategjike./Tv Klan

The post Njohja e hapësirës ajrore shqiptare nga NATO, po konsiderohet strategjike appeared first on Telegrafi.

Zyrtare: Bernard Berisha transferohet te Dinamo City

Dinamo City përmes një njoftimi zyrtar në rrjetet sociale kanë bërë me dije se kanë arritur marrëveshje me futbollistin Bernard Berisha. 

Reprezentuesi i Kosovës tash e sa kohë ishtë përflitur për një transferim në Superligën e Kosovës, por duket se atë e ka bindur projekti i Ilir Dajës. 

Njoftimi i plotë i Dinamo Cityt: 

Bernard Berisha është lojtari më i ri i Dinamo City. Presidenti Adrian Bardhi, ka bërë surprizën e radhës, duke arritur të bindë futbollistin kosovar për të veshur fanellën blu.  

Sulmuesi i njohur kosovar sjell eksperiencĂ« ndĂ«rkombĂ«tare te “NĂ«ndetĂ«sja” jonë  Ai ka luajtur me KombĂ«taren e KosovĂ«s dhe nĂ« Rusi. 

Berisha gjithashtu e njeh mjaft mirën futbollin shqiptar, pasi më parë ka veshur fanellën e Besës dhe Skënderbeut. Ai vjen si një vlerë e shtuar për skuadrën dhe trajnerin Ilir Daja. 

/Telegrafi/

The post Zyrtare: Bernard Berisha transferohet te Dinamo City appeared first on Telegrafi.

Fatjon Bunjaku: Nga Malisheva te Elbasani – synon EvropĂ«n dhe Ă«ndĂ«rron KombĂ«taren e KosovĂ«s

Sulmuesi kosovar, Fatjon Bunjaku, në një intervistë për portalin Telegrafi.com, ka rrëfyer prapaskenat e transferimit të tij nga FC Malisheva te AF Elbasani, pritjen që i është bërë në klubin shqiptar dhe pritshmëritë e trajnerit Ivan Gvozdenovic. Ai ka folur gjithashtu për synimet ambicioze këtë sezon, arsyet pse nuk u realizuan ofertat nga Rumania, idhullin e tij në futboll dhe ëndrrën për të veshur fanellën e Kombëtares A të Kosovës.

Pas një sezoni të shkëlqyer me FC Malishevën dhe paraqitjeve të spikatura në Ligën e Konferencës, por edhe më parë në futbollin e Kosovës, Fatjon Bunjaku ka nisur aventurën e tij të parë jashtë Kosovës me fanellën e AF Elbasanit.

Bunjaku ka treguar se transferimi te AF Elbasani ishte rezultat i punës së tij të palodhur dhe formës së mirë që tërhoqi vëmendjen e drejtuesve shqiptarë. Pas bisedimeve mes klubeve dhe përfaqësuesit të tij, marrëveshja u finalizua shpejt, duke i hapur rrugën një kapitulli të ri në karrierën e tij. Ai u prit me krahë hapur nga shokët e skuadrës, stafi dhe trajneri Gvozdenovic, i cili pret shumë nga ai.

“Transferimi im te Elbasani erdhi si rezultat i paraqitjeve tĂ« mira individuale me klubin e FC MalishevĂ«s, duke shtyrĂ« drejtorin sportiv tĂ« AF Elbasanit, Elton Guranjakun tĂ« kontaktoj me mua qysh para pĂ«rfundimit te sezonit. Por, pasi pĂ«rfunduam ndeshjet nĂ« LigĂ«n e KonferencĂ«s me skuadrĂ«n e MalishevĂ«s, unĂ« lajmĂ«rova pĂ«rfaqĂ«suesin tim, Labinot Talla, qĂ« tĂ« flas me klubin e MalishevĂ«s dhe tĂ« gjejmĂ« njĂ« zgjidhje qĂ« i kĂ«naq tĂ« dyja palĂ«t. Pas bisedimeve me klubin e FC MalishevĂ«s dhe AF Elbasanit, ne gjetĂ«m njĂ« rrugĂ« sĂ« bashku dhe finalizuam transferimin”, ka thĂ«nĂ« fillimisht Bunjaku pĂ«r Telegrafin.

“Pritja nĂ« ekipin e AF Elbasanit ishte tepĂ«r e mire si nga lojtarĂ«t, stafi i trajnerĂ«ve, drejtuesit e klubit, por po ashtu edhe nga trajneri Ivan Gvozdenovic, i cili ka pritshmĂ«ri mjaft tĂ« mĂ«dha nga unĂ« kĂ«tĂ« sezon”, shtoi vushtrriasi.

Synimet e tij janë të qarta: pjesëmarrja në garat evropiane për të tretin vit radhazi dhe, pse jo, lufta për titullin kampion me Elbasanin. Me ofertat e dështuara nga Rumania pas Ligës së Konferencës, Bunjaku ka zgjedhur të fokusohet te projekti i ri në Shqipëri, duke u frymëzuar nga idhulli i tij Cristiano Ronaldo, por duke ruajtur stilin personal.

“Synimet e mia me klubin e Elbasanit janĂ« sigurisht dalja nĂ« EvropĂ« pasi qĂ« kam dy vite radhazi qĂ« e arrij kĂ«tĂ« gjĂ« me ekipin qĂ« kam qenĂ« dhe pse jo tĂ« synojmë  diçka shumĂ« tĂ« madhe pĂ«r klubin qĂ« Ă«shtĂ« titulli kampion. PĂ«r synimet e mia individuale ashtu si çdo sulmues pretendoj tĂ« shĂ«noj gola dhe ti ndihmoj ekipit me asistime”.

“Kisha marrĂ« dy oferta nga Rumania pas ndeshjes se parĂ« nĂ« LigĂ«n e KonferencĂ«s kundĂ«r Vikingur nga pĂ«rfaqĂ«suesi im Labinot Talla, nga klubi UTA nĂ« SuperligĂ« dhe Sepsi nĂ« LigĂ«n e ParĂ«, por qĂ« dĂ«shtuan pasi qĂ« klubi UTA nuk kishte mundĂ«si tĂ« paguante kartonin tim tĂ« plotĂ« pa mundĂ«si pĂ«rqindjeje kurse pas bisedave tĂ« gjata me pĂ«rfaqĂ«suesin tim Labinot Talla ne vendosem qĂ« mos tĂ« shkoj nĂ« Sepsi pasi ka qenĂ« nĂ« LigĂ«n e ParĂ«â€, nĂ«nvizoi 21-vjeçari.

“Lojtari im i preferuar Ă«shtĂ« Cristiano Ronaldo, dhe gjatĂ« gjithĂ« karrierĂ«s sime kam pĂ«rcjell atĂ« si luan, por qĂ« nuk e kam kopjuar dhe aq shumĂ«. UnĂ« jam Fatjoni, kam stilin tim tĂ« tĂ« luajturit dhe dua te mbahem mend pĂ«r lojĂ«n time dhe si Fatjon Bunjaku”.

Paraqitjet me Kosovën U21 i kanë dhënë shtysë për të ëndërruar një thirrje nga Kombëtarja A në të ardhmen e afërt.

“Po kam bĂ«rĂ« paraqitje tĂ« mira me KosovĂ«n U21 dhe jam krenar, dhe po nĂ« tĂ« ardhmen pres ftesĂ« edhe nga KombĂ«tarja A pĂ«r ndeshje zyrtare apo miqĂ«sore”, pĂ«rfundoi sulmuesi kosovar. /Telegrafi/

The post Fatjon Bunjaku: Nga Malisheva te Elbasani – synon EvropĂ«n dhe Ă«ndĂ«rron KombĂ«taren e KosovĂ«s appeared first on Telegrafi.

Policia rrethon ambientet e News 24, ndërpritet sinjali i televizionit informativ

Të shtunën, rreth orës 07:00 të mëngjesit, një duzinë policësh u shfaqën në mjediset e televizionit News 24, në ish-Uzinën e Autotraktorëve, në lagjen Shkozë të Tiranës, duke kërkuar largimin e gazetarëve dhe zbrazjen e godinës. Sipas gazetës Panorama, e cila është pjesë e të njëjtit grup mediatik, policia po ndalon futjen e gazetarëve në [
]

The post Policia rrethon ambientet e News 24, ndërpritet sinjali i televizionit informativ appeared first on Reporter.al.

Banka e ShqipĂ«risĂ« “hap derĂ«n” pĂ«r Ziraat

Banka Qendrore licencoi në muajin gusht hapjen e degës së bankës turke Ziraat në Shqipëri. Kjo do të jetë e para licencë e re e dhënë në tregun bankar shqiptar pas pothuajse 20 vjetësh dhe shënon fillimin e një faze të shtimit të numrit të bankave në treg, pas një cikli të gjatë përqendrimi.

 

Ersuin Shehu

Banka e Shqipërisë licencoi në muajin gusht bankën më të madhe në Turqi, Ziraat, për të nisur aktivitetin në Shqipëri. Ziraat do të licencohet fillimisht si degë e bankës mëmë në Turqi.

Licencimi i Ziraat përfaqëson një pikë të rëndësishme kthese për strukturën e tregut bankar në vend. Që nga viti 2015 e në vazhdim, sektori bankar në Shqipëri ka ndjekur një cikël konsolidimi dhe përqendrimi.

Mes viteve 2015 dhe 2022, numri i bankave tregtare në vend u ul nga 16 në 11. Me licencimin e Ziraat, numri i bankave në treg do të rritet përsëri.

Ky është i pari licencim i një banke të re tregtare në Shqipëri prej afërsisht 20 vjetësh. Licenca e fundit për aktivitet bankar në Shqipëri ishte dhënë në fillim të vitit 2006, për bankën me kapital vendas, Union Bank.

Ziraat do tĂ« bĂ«het banka e dytĂ« me kapital turk nĂ« ShqipĂ«ri, pas bankĂ«s mĂ« tĂ« madhe nĂ« vend, Banka KombĂ«tare Tregtare (BKT), zotĂ«ruar nga grupi turk i biznesit, Çalik.

MegjithatĂ«, ndryshe nga Çalik, Ziraat Ă«shtĂ« njĂ« investitor institucional i specializuar nĂ« sektorin bankar.

Hyrja në treg e Ziraat dëshmon rritjen e interesit për sektorin bankar në Shqipëri, në vijim të një cikli pozitiv disavjeçar, që po shoqërohet me ritme të larta të rritjes së kredisë dhe përmirësim të treguesve të përfitueshmërisë.

Duke qenë një bankë me kapital shtetëror, hyrja e Ziraat në Shqipëri mund të lexohet edhe në këndvështrimin e interesit gjeopolitik të Turqisë për të rikthyer ndikimin e saj në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

 

Ziraat, banka më e madhe në Turqi

Ziraat Bank (në turqisht Banka Bujqësore) është bankë me kapital shtetëror turk. 100% e aksioneve zotërohen nga Fondi Turk i Pasurisë, fond publik në pronësi të shtetit të Turqisë. Ziraat e ka origjinën që në shekullin e 19-të, në epokën e Perandorisë Osmane.

Ajo u themelua në vitin 1863, fillimisht si një fond kooperativ për financimin e bujqësisë, ndërsa në vitin 1888 u shndërrua zyrtarisht në bankë, me emrin që mban edhe sot, Ziraat.

Aktualisht, Ziraat Bank është banka më e madhe në Turqi, ku mban afërsisht 16.5% të tregut, me asete totale për një vlerë prej rreth 133 miliardë USD, në fund të vitit 2024.

Në bilancin e konsoliduar, në nivel grupi (duke përfshirë edhe bankat dhe kompanitë e tjera të zotëruara prej saj brenda dhe jashtë Turqisë),

Ziraat raporton asete totale për afërsisht 147 miliardë USD. Përveç bankave dhe kompanive financiare në Turqi, Ziraat zotëron banka të kontrolluara prej saj në Gjermani, Rusi, Kazakistan, Uzbekistan, Gjeorgji, Azerbajxhan, Bosnjë-Hercegovinë, Mal të Zi dhe Kosovë.

Banka turke është e pranishme me degët e saj (që nuk veprojnë si banka të ndara) dhe në Angli, Irak, Greqi, Bullgari, Arabinë Saudite, Qipron Turke, Bahrejn, ndërsa ka zyra përfaqësie edhe në Emiratet e Bashkuar Arabe dhe në Egjipt.

Të dhënat e mësipërme tregojnë se Ziraat është e pranishme edhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Pas Bosnjë-Hercegovinës, Malit të Zi dhe Kosovës, zgjerimi në Shqipëri duket si një hap i mëtejshëm në strategjinë e pranisë rajonale.

Ziraat Bank është e pranishme prej vitit 2015 edhe në tregun bankar të Kosovës, me pesë degë gjithsej.

Sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga Shoqata e Bankave të Kosovës, në fund të 3-mujorit të parë 2025, Ziraat Bank zotëronte 1.7% të tregut të Kosovës, për një total aktivesh prej afërsisht 143 milionë eurosh.

Pjesa e Ziraat ishte pak më e lartë në tregun e kredisë, me 1.9% të portofolit total të sektorit bankar në Kosovë në fund të periudhës së mësipërme.

MĂ« herĂ«t kĂ«tĂ« vit, Banka Qendrore e KosovĂ«s miratoi shndĂ«rrimin e Ziraat Bank – Dega nĂ« KosovĂ«, nga degĂ« e njĂ« banke tĂ« huaj nĂ« njĂ« bankĂ« tĂ« licencuar dhe themeluar nĂ« KosovĂ«, me emrin Ziraat Kosova Sh.a.

 

Izraelitët duan të ngrenë bankën e parë dixhitale

Licencimi i Ziraat, me shumë mundësi, nuk do të jetë i fundit në atë që duket të jetë një cikël i ri i rritjes së numrit të subjekteve në tregun bankar.

Në Bankën e Shqipërisë është paraqitur zyrtarisht shprehja e interesit nga një grup investitorësh izraelitë të përfaqësuar nga Gal Bar Dea, që deri para pak muajsh mbante detyrën e drejtorit të përgjithshëm One Zero Digital Bank.

Aplikimi në fjalë nuk është finalizuar ende, por megjithatë, burime nga Banka e Shqipërisë bëjnë të ditur se subjekti në fjalë është në fazën e plotësimit të dokumentacionit.

Besohet se modeli që investitorët izraelitë duan të ndërtojnë në Shqipëri është i ngjashëm me bankën dixhitale One Zero Digital Bank, e ngritur në vitin 2019.

One Zero është një bankë relativisht e re, e themeluar në vitin 2019, si e para bankë dixhitale në Izrael, por shumë shpejt ka shfaqur plane ambicioze zgjerimi edhe në tregje të tjera, duke përfshirë edhe një projekt të përbashkët për ngritjen e një banke dixhitale në Itali, në bashkëpunim me bankën italiane, Banca Generali.

MegjithatĂ«, mjedisi i pafavorshĂ«m gjeopolitik dhe tensionet e larta nĂ« Lindjen e Mesme kanĂ« bĂ«rĂ« qĂ« pĂ«r momentin, banka izraelite t’i pezullojĂ« planet e zgjerimit nĂ« tregjet e huaja.

Ish-drejtori i përgjithshëm, Gal Bar Dea, u largua pikërisht për shkak të tërheqjes së One Zero nga strategjia e zgjerimit ndërkombëtar dhe duket se interesi për të hyrë në Shqipëri është pjesë e përpjekjeve për të ndërtuar një model të ngjashëm të bankingut dixhital në vende të tjera, por në mënyrë të pavarur nga One Zero.

 

 

Cikli pozitiv i bankave zgjon “lakminĂ«â€ e investitorĂ«ve tĂ« rinj

Sektori bankar në Shqipëri po kalon një cikël pozitiv, i karakterizuar nga zgjerimi i aktiveve, rritja dyshifrore e kreditimit dhe përfitueshmëria pranë niveleve më të larta historike.

Sipas statistikave nga Shoqata Shqiptare e Bankave, në fund të vitit 2024 totali i aktiveve të sektorit arriti në afërsisht 2.1 trilionë lekë. Vlera e aktiveve u rrit me 7% krahasuar me një vit më parë dhe me 41% krahasuar me fundin e vitit 2019, përpara pandemisë.

Rritja, megjithatĂ«, Ă«shtĂ« “gĂ«rryer” ndjeshĂ«m nga efekti negativ i forcimit tĂ« Lekut nĂ« kursin e kĂ«mbimit. E zhveshur nga efekti i kursit tĂ« kĂ«mbimit, rritja e sektorit gjatĂ« pesĂ« viteve do tĂ« kishte qenĂ« mĂ« shumĂ« se 50%.

Portofoli i kredisë ka arritur vlerën e 812 miliardë lekëve, 13% krahasuar me një vit më parë dhe 47% më shumë krahasuar me fundin e vitit 2019.

Me bazë vjetore, rritja e kredisë në fund të vitit të kaluar shënoi nivelin më të lartë në më shumë se 15 vjet.

 

Burimi: Shoqata Shqiptare e Bankave

 

Zgjerimi i aktivitetit, përmirësimi i cilësisë së aktiveve dhe rritja e normave të interesit kanë sjellë edhe përmirësim të ndjeshëm në treguesit e përfitueshmërisë së sektorit.

Shifrat e Shoqatës Shqiptare të Bankave, mbështetur në Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar, treguan se për vitin 2024, kthimi mesatar nga kapitali i sektorit bankar arriti në afërsisht 19.1%, në rënie nga niveli rekord prej 22.17% i vitit 2023, por në rritje të ndjeshme nga niveli 12.03% i vitit 2019.

 

Burimi: Shoqata Shqiptare e Bankave

 

Rritja e fortĂ« e fitimeve nĂ« periudhĂ«n 2023-2024 Ă«shtĂ« e lidhur nĂ« njĂ« masĂ« tĂ« madhe me rritjen e shpejtĂ« tĂ« normave tĂ« interesit tĂ« periudhĂ«s 2022 – 2023.

Por, nga ana tjetër, kjo rritje reflekton edhe zgjerimin e aktiveve të sektorit dhe sidomos të kredisë, por edhe përmirësim të vazhdueshëm të raportit të kredive me probleme.

Raporti i kredive me probleme ka zbritur pranë kufirit të 4%, që përfaqëson edhe nivelin më të ulët në 17 vitet e fundit.

 

Por ekonomia ngelet e nënkredituar

Megjithëse kreditimi i është kthyer rritjes me ritme dyshifrore, shifrat krahasuese tregojnë se Shqipëria ngelet ende ekonomia më pak e kredituar në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Sipas statistikave të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), në fund të vitit 2024, portofoli i kredisë në Shqipëri ishte sa 32% e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), në rritje nga niveli prej afërsisht 30% i vitit 2022.

Kredia në vlerë absolute është rritur me ritme të përshpejtuara në periudhën pas pandemisë, por kjo rritje ka ndjekur rimëkëmbjen e shpejtë ekonomike.

Për këtë arsye, kreditimi, në terma realë nuk ka shënuar rritje shumë të madhe dhe ngelet në nivelet më të ulëta të rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Ekonomia me kreditimin më të lartë në rajon në fund të vitit të kaluar ishte Kosova, me 56.4% e PBB-së, e ndjekur nga Maqedonia e Veriut, me një portofol sa 52.4% e PBB-së (2023), Mali i Zi, me 47.4%, Bosnjë-Hercegovina, me 46.5%, dhe Serbia, me 38.6% e PBB-së (2023).

Shqipëria ka pasur nivele të ulëta të kredisë në raport me PBB-në gjatë gjithë periudhës postkomuniste. Një rritje e shpejtë e këtij raporti u regjistrua sidomos gjatë periudhës 2005-2011, që përkon me zgjerimin e sektorit bankar në vend.

Në vitin 2011, raporti i kredisë ndaj PBB-së arriti nivelin më të lartë historik, me më shumë se 41%.

Në vitet që pasuan, ky raport pësoi rënie të vazhdueshme, për shkak të krizës së kredive me probleme, që solli stanjacion të kreditimit për vite me radhë dhe më pas pastrimit të vazhdueshëm të portofolave prej kredive të humbura.

 

Burimi: FMN. Të dhënat për Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut i takojnë vitit 2023

 

Numri i bankave drejt një zgjerimi të ri

Në vitin 2006, sektori bankar shqiptar arriti numrin më të madh të bankave tregtare aktive, 16 të tilla.

Sektori bankar ndodhej në një fazë zgjerimi të shpejtë, ku investitorë vendas dhe sidomos ndërkombëtarë po hynin në një treg që premtonte potenciale të mëdha të pashfrytëzuara, duke qenë një nga ekonomitë më të nënkredituara në Europë.

Në vitin 2004, në treg kishte hyrë Raiffeisen Bank, nëpërmjet privatizimit të ish-Bankës së Kursimeve, ndërsa në atë periudhë, edhe bankat me kapital grek, të pranishme në treg prej vitesh, nisën një strategji zgjerimi.

Deri në vitin 2009, sektori u karakterizua nga një rritje e shpejtë e kreditimit dhe hyrje e aktorëve të tjerë të rinj nga jashtë, si grupet Intesa Sanpaolo, Societe Generale, Veneto Banka dhe indirekt, edhe Credit Agricole, nëpërmjet blerjes së grupit bankar grek Emporiki.

Megjithatë, numri i bankave nuk u rrit më shumë se 16. Grupet e huaja në përgjithësi preferonin blerjen e bankave ekzistuese, për të pasur një bazë tregu mbi të cilën të tentonin zgjerimin.

Kriza që nisi të shfaqej në vitin 2009 shënoi edhe fillimin e fazës rënëse të tregut.

Pas disa vitesh stanjacioni dhe rënieje të kreditimit dhe rritjes së shpejtë të kredive me probleme, disa prej grupeve të huaja bankare vendosën të dilnin nga Shqipëria, duke zgjedhur të konsolidonin aktivitetin në tregjet më të mëdha.

Pas vitit 2015, Credit Agricole, Banka Kombëtare e Greqisë, Grupi Bankar i Pireut, Societe Generale, ICB Banking Group, Alpha Bank dhe Banka Islamike për Zhvillim (IDB) vendosën të largoheshin nga tregu, duke i shitur bankat e tyre në Shqipëri.

Grupi italian Veneto Banca në Itali u përthith nga grupi Intesa Sanpaolo për ta shpëtuar nga falimentimi, duke sjellë edhe bashkimin e bankave në tregun shqiptar, ndërsa grupi kuvajtian Al-Kharafi e mbylli me likuidim Bankën e Kreditit të Shqipërisë.

Ky proces solli edhe disa bashkime me përthithje dhe uljen e numrit të bankave, nga 16 në 11 të tilla.

Njëkohësisht, ai shënoi edhe rënien e ndjeshme të peshës së bankave nga vendet e BE-së dhe ato me kapital të huaj në përgjithësi, duke faktorizuar ndjeshëm investitorët vendas në tregun bankar.

Edhe në vitet e fundit nuk ka munguar interesi për operacione që do të sillnin përqendrim të mëtejshëm të sektorit. Grupi BALFIN, nëpërmjet Tirana Bank, tre vite më parë ishte shumë pranë blerjes së Raiffeisen Bank Shqipëri.

Ndërsa grupi hungarez OTP ka shpalosur disa herë publikisht interesin për blerje të tjera në tregun bankar shqiptar, pas atyre të Societe Generale Albania dhe Alpha Bank Albania.

Por, në një moment ku mundësitë për ndryshime strukture në tregun bankar dukeshin kryesisht në kahun e një përqendrimi të mëtejshëm, hyrja në treg e Ziraat Bank sjell përsëri rritje të numrit të bankave të pranishme në tregun shqiptar.

 

Kapitali i huaj mbetet dominues, por rriten bankat vendase

Bankat me kapital të huaj vazhdojnë të jenë dominuese në strukturën e pronësisë së sektorit bankar shqiptar, por megjithatë, në dekadën e fundit, vërehet qartë një rritje e ndjeshme e peshës së bankave me kapital vendas.

Nga 11 banka aktive në tregun shqiptar, gjashtë janë me kapital të huaj dhe pesë me kapital mbizotërues vendas.

Bankat me kapital të huaj, sipas madhësisë, janë Banka Kombëtare Tregtare (BKT), Banka Raiffeisen Shqipëri, Banka Intesa Sanpaolo Shqipëri, Banka OTP Albania, Banka ProCredit Shqipëri dhe Banka e Parë e Investimeve Shqipëri (Fibank).

Tre prej tyre klasifikohen nga Banka e Shqipërisë si banka me rëndësi sistemike.

Statistikat e Shoqatës Shqiptare të Bankave tregojnë se në fund të vitit 2024, bankat me kapital të huaj zotëronin 62.8% të totalit të aktiveve të tregut bankar shqiptar. Por, pesha e tyre e tregut ka rënë ndjeshëm nga niveli prej 84.5% i një dekade më parë.

Rënia e peshës së kapitalit të huaj në tregun bankar nisi sidomos pas vitit 2015, kur një pjesë e grupeve bankare të Eurozonës vendosën gradualisht të dalin nga tregu shqiptar, me objektiv kryesor për të rimëkëmbur aktivitetet e tyre në tregje të tjera, pas efekteve të krizës financiare që pati zanafillën në vitin 2008.

Kjo krijoi hapësira për rritjen e peshës së kapitalit vendas në tregun bankar, qoftë nëpërmjet blerjes së bankave me kapitalit të huaj, por qoftë edhe duke treguar oreks më të madh për rritje organike, në një periudhë kur bankat me kapital të huaj në përgjithësi e frenuan rritjen, duke u fokusuar kryesisht në ruajtjen e cilësisë së portofolave.

 

Burimi: Shoqata Shqiptare e Bankave

 

Investimet turke kanë arritur në gati 1.2 miliardë euro

Turqia në dekadat e fundit ka qenë një ndër investitorët e huaj më të rëndësishëm në Shqipëri, ndërsa vlera e investimeve turke ka ardhur në rritje të vazhdueshme në vitet e fundit.

Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, në fund të vitit të kaluar 2024 stoku i investimeve turke arriti vlerën e rreth 1.3 miliardë eurove. Në dekadën e fundit, vlera e investimeve turke është rritur me më shumë se tre herë.

Madje, vitin e kaluar, Turqia ishte investitori më i madh i huaj edhe për flukset e reja të Investimeve të Huaja Direkte.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, për vitin 2024, investimet e kompanive me kapital turk arritën vlerën e 257 milionë eurove, me rritje prej 44% krahasuar me një vit më parë.

Ndërmarrjet turke kanë rol të rëndësishëm në disa sektorë të ekonomisë shqiptare, sidomos në sektorin financiar, atë energjetik, në industrinë nxjerrëse apo edhe në ndërtim.

Vlera e investimeve të huaja përfshin jo vetëm flukset e reja, por edhe fitimet e riinvestuara të ndërmarrjeve ekzistuese. Ky zë ka fituar një peshë në rritje gjatë viteve të fundit në strukturën e Investimeve të Huaja Direkte.

Disa prej investitorĂ«ve mĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m turq nĂ« ShqipĂ«ri janĂ« grupi Çalik nĂ« BankĂ«n KombĂ«tare Tregtare, Grupi Yildirim, nĂ« Albchrome, Ayen Enerji, nĂ« Ayen AS Energji, Kurum, nĂ« Kurum International, etj.

 

Burimi: Banka e Shqipërisë

 

 

The post Banka e ShqipĂ«risĂ« “hap derĂ«n” pĂ«r Ziraat appeared first on Revista Monitor.

Inflacioni drejt objektivit/ Rritje e lehtë si pasojë e turizmit. Në korrik, 2.5 përqind

Inflacioni  ka nisur rritjen ndërsa parashikohet të arrijë në objektivin prej 3% të vendosur prej Bankës së Shqipërisë në fillim të vitit të ardhshëm.

INSTAT ka publikuar indeksin e çmimeve të konsumit  i cili ka shkuar në 2.5% nga 2.4% që ishte një muaj më parë. Ky rezulton se është një ndër nivelet më të larta të regjistruara brenda një viti. Kjo rritje e çmimeve lidhet veçanërisht me  periudhën e verës kur kërkesa për shërbime turistike, hotele, kafene dhe restorante rritet ndjeshëm.

Krahasuar me muajin Korrik 2024, rritja mĂ« e madhe e çmimeve vĂ«rehet nĂ« grupin “ArgĂ«tim dhe kulturĂ«â€ me 7,7 %, pasuar nga grupet “Pije alkoolike dhe duhan” me 3,4 %, “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 3,2 %, “Qira, ujĂ«, lĂ«ndĂ« djegĂ«se dhe energji”  ndjekur nga “Hotele, kafene dhe restorante” me 2 %.  Nga ana tjetĂ«r çmimet e grupit “Transporti” shĂ«nuan ulje me 0,4 %.

Vetëm pak javë më parë Banka e Shqipërisë vendosi që të ulë normën bazë të interesit  në 2.5 % si një masë kjo për të stabilizuar nivelin e çmimeve në vend ndërsa në mbledhjen e fundit të Këshillit Mbikëqyrës ky nivel u la i pandryshuar./abcnews.al

 

 

 

Monedha europiane në pikiatë, Banka e Shqipërisë mban 6.7 miliardë euro rezerva valutore

✇Albeu
By: M C

Rezerva valutore ka vijuar rritjen në gjysmën e parë të këtij viti. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, në fund të qershorit, vlera e mjeteve të rezervës arriti në 6 miliardë e 727 milionë euro, në rritje me 7.4% krahasuar me fundin e vitit 2024 dhe me 22% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në një masë të madhe, rritja e rezervës valutore u ndikua nga emetimi i Eurobondit të radhës të Qeverisë shqiptare në muajin shkurt, për një vlerë totale prej 650 milionë eurosh.

Megjithatë, rritja e rezervës ka vijuar edhe në tremujorin e dytë të vitit. Ndikim të konsiderueshëm, veç të tjerash, vlerësohet të kenë edhe blerjet e valutës nga Banka e Shqipërisë në tregun e brendshëm valutor.

Duke parë vazhdimin e presioneve të forta mbiçmuese për monedhën vendase, Banka Qendrore ka vazhduar edhe këtë vit blerjen e valutës, për të mos lejuar rënien e mëtejshme të kursit Euro-Lek.

Paralelisht, Banka e Shqipërisë ka vijuar edhe programin e ankandeve të planifikuara, pikërisht me qëllim rritjen e rezervës së saj valutore. Në tre ankandet e zhvilluara gjatë tremujorit të parë 2025, janë blerë 33.2 milionë euro me një mesatare 11.07 milionë euro, kundrejt mesatares prej 14.2 milionë euro gjatë vitit 2024.

Shuma e blerë ka qenë e ngjashme me shumën e blerë në të njëjtën periudhë të një viti më parë (32.6 milionë euro), duke treguar, sipas Bankës së Shqipërisë, se pjesëmarrja relativisht më e ulët e bankave lidhet me faktorë sezonalë.

Megjithëse të dhënat nuk janë ende të disponueshme, besohet se shumat e blera në tregun e brendshëm valutor janë rritur ndjeshëm gjatë tremujorit të dytë të vitit.

Banka e Shqipërisë synon të blejë këtë vit përmes ankandeve 270-350 milionë euro, ose 20 milionë euro më shumë krahasuar me objektivin e vitit 2024, si në intervalin e poshtëm, ashtu edhe në atë të sipërm. Vitin e kaluar, Banka e Shqipërisë bleu afërsisht 933 milionë euro në tregun e brendshëm valutor. Blerjet e valutës arritën vlerën më të lartë historike dhe u rritën me 249% krahasuar me një vit më parë.

Në mesin e këtij viti, titujt e borxhit përbënin 73% të mjeteve të rezervës, ndërsa depozitat në cash përbënin 18% të saj. Pjesa e mbetur e rezervës është e investuar në ar dhe në të drejta tërheqjeje (SDR) pranë Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Rezerva valutore është instrument i rëndësishëm për të amortizuar goditje të mundshme, të lidhura si me deficitin e llogarisë korrente, ashtu edhe me nivelin e lartë të Euroizimit të sektorit financiar në vend. /Monitor.al

The post Monedha europiane në pikiatë, Banka e Shqipërisë mban 6.7 miliardë euro rezerva valutore appeared first on Albeu.com.

Banka e Shqipërisë mban 6.7 miliardë euro rezerva valutore

Rezerva valutore ka vijuar rritjen në gjysmën e parë të këtij viti. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, në fund të qershorit, vlera e mjeteve të rezervës arriti në 6 miliardë e 727 milionë euro, në rritje me 7.4% krahasuar me fundin e vitit 2024 dhe me 22% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në një masë të madhe, rritja e rezervës valutore u ndikua nga emetimi i Eurobondit të radhës të Qeverisë shqiptare në muajin shkurt, për një vlerë totale prej 650 milionë eurosh.

Megjithatë, rritja e rezervës ka vijuar edhe në tremujorin e dytë të vitit. Ndikim të konsiderueshëm, veç të tjerash, vlerësohet të kenë edhe blerjet e valutës nga Banka e Shqipërisë në tregun e brendshëm valutor.

Duke parë vazhdimin e presioneve të forta mbiçmuese për monedhën vendase, Banka Qendrore ka vazhduar edhe këtë vit blerjen e valutës, për të mos lejuar rënien e mëtejshme të kursit Euro-Lek.

Paralelisht, Banka e Shqipërisë ka vijuar edhe programin e ankandeve të planifikuara, pikërisht me qëllim rritjen e rezervës së saj valutore. Në tre ankandet e zhvilluara gjatë tremujorit të parë 2025, janë blerë 33.2 milionë euro me një mesatare 11.07 milionë euro, kundrejt mesatares prej 14.2 milionë euro gjatë vitit 2024.

Shuma e blerë ka qenë e ngjashme me shumën e blerë në të njëjtën periudhë të një viti më parë (32.6 milionë euro), duke treguar, sipas Bankës së Shqipërisë, se pjesëmarrja relativisht më e ulët e bankave lidhet me faktorë sezonalë.

Megjithëse të dhënat nuk janë ende të disponueshme, besohet se shumat e blera në tregun e brendshëm valutor janë rritur ndjeshëm gjatë tremujorit të dytë të vitit.

Banka e Shqipërisë synon të blejë këtë vit përmes ankandeve 270-350 milionë euro, ose 20 milionë euro më shumë krahasuar me objektivin e vitit 2024, si në intervalin e poshtëm, ashtu edhe në atë të sipërm. Vitin e kaluar, Banka e Shqipërisë bleu afërsisht 933 milionë euro në tregun e brendshëm valutor. Blerjet e valutës arritën vlerën më të lartë historike dhe u rritën me 249% krahasuar me një vit më parë.

Në mesin e këtij viti, titujt e borxhit përbënin 73% të mjeteve të rezervës, ndërsa depozitat në cash përbënin 18% të saj. Pjesa e mbetur e rezervës është e investuar në ar dhe në të drejta tërheqjeje (SDR) pranë Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Rezerva valutore është instrument i rëndësishëm për të amortizuar goditje të mundshme, të lidhura si me deficitin e llogarisë korrente, ashtu edhe me nivelin e lartë të Euroizimit të sektorit financiar në vend./ E.Shehu

Burimi: Banka e Shqipërisë

The post Banka e Shqipërisë mban 6.7 miliardë euro rezerva valutore appeared first on Revista Monitor.

“Ziraat Bank” merr miratimin paraprak pĂ«r tĂ« operuar nĂ« ShqipĂ«ri

TIRANË, 6 gusht /ATSH/ KĂ«shilli MbikĂ«qyrĂ«s i BankĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ« nĂ« mbledhjen e sotme vendosi tĂ« japĂ« miratimin paraprak pĂ«r licencimin e degĂ«s sĂ« bankĂ«s sĂ« huaj “Dega e BankĂ«s Turkiye Cumhuriyeti Ziraat Bankasi A.S., Albania” pĂ«r tĂ« ushtruar veprimtari bankare dhe financiare nĂ« RepublikĂ«n e ShqipĂ«risĂ«.

“Ziraat Bank” Ă«shtĂ« njĂ« bankĂ« tregtare qĂ« operon nĂ« RepublikĂ«n e TurqisĂ« prej vitit 1863, me licencĂ« tĂ« vlefshme bankare dhe leje operimi nĂ«n mbikĂ«qyrjen e AgjencisĂ« sĂ« Rregullimit dhe MbikĂ«qyrjes Bankare. JashtĂ« territorit tĂ« TurqisĂ«, aktiviteti i saj shtrihet edhe nĂ« disa shtete tĂ« tjera, si: MbretĂ«ria e Bashkuar, Bullgaria, Greqia, Kosova, Qiproja Veriore, etj.

Dega e bankĂ«s sĂ« huaj qĂ« ka marrĂ« miratimin paraprak pĂ«r licencĂ«, brenda 12 muajve nga data e kĂ«tij vendimi, duhet tĂ« plotĂ«sojĂ« tĂ« gjitha kushtet e parashikuara nĂ« ligjin “PĂ«r bankat nĂ« RepublikĂ«n e ShqipĂ«risĂ«â€ dhe aktet nĂ«nligjore nĂ« zbatim tĂ« tij, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« tĂ« pajiset me licencĂ«n pĂ«r fillimin e veprimtarisĂ« bankare nĂ« vendin tonĂ«.

/r.e/

The post “Ziraat Bank” merr miratimin paraprak pĂ«r tĂ« operuar nĂ« ShqipĂ«ri appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

BSH vendos rregulla transparence për kostot dhe kursin e këmbimit në tërheqjet e parave nga ATM-të

Banka e Shqipërisë ka përgatitur disa ndryshime rregullatore, që synojnë të adresojnë problemet e transparencës në tarifat e këmbimit të monedhës të lidhura me transaksionet me kartë.

Kostot e larta, veçanërisht për tërheqjet cash në ATM nga zotëruesit e kartave të lëshuara nga institucione të huaja financiare, janë bërë objekt pakënaqësie nga turistët e huaj ose shtetasit shqiptarë që jetojnë jashtë vendit dhe përdorin kartat e tyre bankare për të tërhequr para në Shqipëri.

Madje, së fundmi edhe Autoriteti i Konkurrencës i ka rekomanduar Bankës së Shqipërisë të kontrollojë metodologjinë për llogaritjen e komisioneve për tërheqjet në bankomate, si dhe për kartëmbajtësit vendas ashtu edhe për ata të huaj, duke përfshirë edhe përqindjen (mark-up) për shërbimin e Këmbimit Dinamik të Valutës (DCC), nëse praktikat e ndjekura nga bankat janë në përputhje me aktet rregullatore në fuqi.

Projektrregullorja “Mbi tarifat e pagesave ndĂ«rkufitare nĂ« zonĂ«n SEPA dhe kushtet e transparencĂ«s”, pĂ«rcakton se, palĂ«t qĂ« ofrojnĂ« shĂ«rbime tĂ« kĂ«mbimit tĂ« monedhĂ«s nĂ« njĂ« ATM ose nĂ« pikĂ«n e shitjes (POS), duhet ta shprehin tarifĂ«n totale tĂ« kĂ«mbimit tĂ« monedhĂ«s si njĂ« vlerĂ« nĂ« pĂ«rqindje (mark-up) mbi nivelin e kursit tĂ« kĂ«mbimit, mĂ« tĂ« fundit tĂ« disponueshĂ«m, tĂ« publikuar nga Banka e ShqipĂ«risĂ«. Kjo pĂ«rqindje (mark-up) duhet t’i shfaqet paguesit para inicimit tĂ« transaksionit tĂ« pagesĂ«s.

Operatorët e pagesave duhet ta publikojnë përqindjen në një mënyrë të kuptueshme dhe lehtësisht të aksesueshme, në një platformë elektronike.

PĂ«rveç informacionit tĂ« mĂ«sipĂ«rm, çdo palĂ« qĂ« ofron shĂ«rbimin e kĂ«mbimit tĂ« monedhĂ«s nĂ« njĂ« ATM ose nĂ« pikĂ«n e shitjes (POS) duhet t’i sigurojĂ« paguesit, para inicimit tĂ« transaksionit tĂ« pagesĂ«s informacion pĂ«r shumĂ«n qĂ« do t’i paguhet pĂ«rfituesit nĂ« monedhĂ«n e pĂ«rdorur prej tij dhe shumĂ«n qĂ« do tĂ« paguhet nga paguesi nĂ« monedhĂ«n e llogarisĂ« sĂ« tij.

Çdo palĂ« qĂ« ofron shĂ«rbimin e kĂ«mbimit tĂ« monedhĂ«s nĂ« njĂ« ATM ose nĂ« POS duhet ta shfaqĂ« qartĂ« informacionin nĂ« pajisjen pĂ«rkatĂ«se.

Përpara inicimit të transaksionit të pagesës, kjo palë duhet të informojë paguesin mbi mundësinë e kryerjes së pagesës në monedhën e përdorur nga përfituesi, dhe në vazhdim, kryerjen e këmbimit të monedhës nga operatori i shërbimit të paguesit.

Informacioni i mĂ«sipĂ«rm duhet, gjithashtu, t’i vihet nĂ« dispozicion paguesit me njĂ« mjet tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m komunikimi, pas inicimit tĂ« transaksionit tĂ« pagesĂ«s.

Operatori i pagesĂ«s (OSHP), duhet t’i dĂ«rgojĂ« paguesit, pa vonesa tĂ« panevojshme, njĂ« mesazh elektronik, pĂ«r çdo kartĂ« pagese qĂ« i Ă«shtĂ« lĂ«shuar paguesit prej tij dhe qĂ« Ă«shtĂ« e lidhur me tĂ« njĂ«jtĂ«n llogari, pasi OSHP-ja e paguesit tĂ« ketĂ« marrĂ« njĂ« urdhĂ«r pagese tĂ« lidhur me njĂ« tĂ«rheqje fondesh nga njĂ« ATM, ose me kryerjen e njĂ« pagese nĂ« pikĂ«n e shitjes (POS), e cila Ă«shtĂ« nĂ« njĂ« monedhĂ« tĂ« zonĂ«s SEPA, e ndryshme nga monedha e llogarisĂ« sĂ« paguesit.

Pavarësisht detyrimit të kësaj pike, një mesazh i tillë duhet të dërgohet një herë në muaj, gjatë të cilit OSHP-ja e paguesit merr nga paguesi një urdhër pagese në të njëjtën monedhë.

OSHP-ja duhet të bjerë dakord me përdoruesin e shërbimeve të pagesave mbi kanalin ose kanalet e komunikimit elektronik gjerësisht të disponueshëm dhe lehtësisht të aksesueshëm, përmes të cilave OSHP-ja do të dërgojë mesazhet elektronike.

Kur shërbimi i këmbimit të monedhës ofrohet nga OSHP-ja e paguesit në lidhje me një transfertë krediti, cila iniciohet direkt nëpërmjet internetit (online), duke përdorur faqen e internetit ose aplikacionin përkatëse të OSHP-së, kjo e fundit duhet të informojë paguesin, para inicimit të transaksionit të pagesës, në mënyrë të qartë, të paanshme dhe të kuptueshme, mbi tarifat e përllogaritura për shërbimin e këmbimit të monedhës të lidhur me transfertën e kreditit.

Para inicimit tĂ« transaksionit tĂ« pagesĂ«s, OSHP-ja duhet t’i komunikojĂ« paguesit, nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« qartĂ«, tĂ« paanshme dhe tĂ« kuptueshme, shumĂ«n totale tĂ« transfertĂ«s tĂ« kreditit tĂ« pĂ«rllogaritur, nĂ« monedhĂ«n e llogarisĂ« sĂ« paguesit, duke pĂ«rfshirĂ« çdo tarifĂ« tĂ« lidhur me transaksionin dhe çdo tarifĂ« tĂ« kĂ«mbimit tĂ« monedhĂ«s.

OSHP-ja duhet, gjithashtu, tĂ« komunikojĂ« shumĂ«n e pĂ«rllogaritur qĂ« do t’i transferohet pĂ«rfituesit, nĂ« monedhĂ«n e pĂ«rdorur nga pĂ«rfituesi./ E.Shehu

 

The post BSH vendos rregulla transparence për kostot dhe kursin e këmbimit në tërheqjet e parave nga ATM-të appeared first on Revista Monitor.

Kodi i ri Penal: Deri në 3 vite burg kush keqtrajton ose braktis kafshët në Shqipëri

Drafti i Kodit të ri Penal parashikon burg deri në 3 vite për braktisjen apo keqtrajtimin e kafshëve.

Kjo është një nga pikat e një kapitulli të posaçëm për mbrojtjen e kafshëve ku janë nenet që trajtojnë dëmtimin, braktisjen dhe moskontrollin e kafshëve, duke përcaktuar masa ndëshkuese që variojnë nga gjoba deri në burgim.

Neni 944 e konsideron braktisjen e një kafshe, nga kushdo që ka përgjegjësi mbi të, si vepër penale, kur akti i braktisjes ndodh në rrethana që rrezikojnë jetën apo shëndetin e saj, raporton euronews.al.

Për këtë shkelje, drafti parashikon dënim me gjobë ose deri në 3 vite burg.

Ndërsa pika 1 e nenit 943 përcakton qartë se:

“Shkaktimi i njĂ« dĂ«mtimi tĂ« pĂ«rhershĂ«m ose tĂ« pĂ«rkohshĂ«m te njĂ« kafshĂ« shtĂ«piake, tĂ« zbutur, tĂ« stĂ«rvitur apo qĂ« jeton pĂ«rkohĂ«sisht ose nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« vazhdueshme nĂ«n kontrollin njerĂ«zor, jashtĂ« veprimtarive tĂ« rregulluara ligjĂ«risht dhe me çdo mjet ose procedurĂ«, – pĂ«rfshirĂ« aktet me natyrĂ« seksuale – pĂ«r tĂ« cilat kĂ«rkohet trajtim veterinar pĂ«r rikthimin e shĂ«ndetit tĂ« kafshĂ«s, dĂ«nohet me gjobĂ« ose me burgim deri nĂ« tre vjet.”

Gjithashtu, në draft parashikohet dënim për ata që nuk kontrollojnë kafshët në publik.

Nëse qeni shkakton dëmtim të lehtë ndaj një personi për shkak të mungesës së kontrollit apo mungesës së maskës mbrojtëse, pronari mund të dënohet me gjobë ose deri në 6 muaj burg.

Dënime parashikohen edhe për organizimin e ndeshjeve ndërmjet kafshëve, si dhe për pronarët që nuk i mbajnë nën kontroll në hapësira publike.

Neni 946 dënon me gjobë ose burgim deri në tre muaj çdokënd që promovon, organizon apo drejton ndeshje ndërmjet kafshëve që u shkaktojnë atyre vuajtje apo torturë.

Sakaq, neni 947 përcakton se kur veprat ndaj kafshëve kryhen me egërsi, mizori apo për qëllime fitimi, ndëshkimi rëndohet me 50%.

Dënimi shtohet me 50% edhe kur vepra kryhet gjatë një ngjarjeje publike ose shpërndahen pamje të saj nëpërmjet teknologjive të informacionit ose komunikimit.

The post Kodi i ri Penal: Deri në 3 vite burg kush keqtrajton ose braktis kafshët në Shqipëri appeared first on Telegrafi.

❌