Tradita e gjysheve kthehet në biznes, domatja e thatë nga tokat shqiptare në Zvicër, Itali e Gjermani
Kjo është një nga pamjet më të rralla të bujqësisë shqiptare. Nëse e shihni nga lart kjo parcelë duket si qilim artizanal ku në vend të fijeve puna është bërë me domate të thata.
Kujtim Skënderi 11 vite më parë la emigrimin për tu marrë me bujqësinë, edhe pse kjo ishte një punë e re për të.
Ai u kërkoi fermerëve të fshatrave të Kavajës që të mbjellin një varietet domateje që shërben jo vetëm për tu bërë salcë, por edhe të thahet në diell e të konservohet në vaj. Kjo është një recetë e vjetër e gjysheve shqiptare, por Kujtimi kjo recetë po i siguron të ardhura të mira.
âNe kontraktojmĂ« afĂ«rsisht 20 hektarĂ« me domate dhe 90% e produktit shkon nĂ« eksport Itali, ZvicĂ«r, Gjermani. Gjyshet toba e thanin nĂ« rrasat e gurit, nuk kaqenĂ« nĂ« kulturĂ« tĂ« pĂ«rgatitej me vaj, kurse tani ky produkt shkon edhe si antipastĂ«. BujqĂ«sia Ă«shtĂ« prioritet pĂ«r ShqipĂ«rinĂ«, ne kemi fat qĂ« jemi afĂ«r me tregjet europiane kemi ujĂ« pa fund, kĂ«shtu qĂ« bunqĂ«sia duhet tĂ« jetĂ« prioritet pĂ«r qeverinĂ« shqiptareâ, tha fermeri Kujtim SkĂ«nderi.
Që kjo domate tl eksportohet drejt Zvicrës që kërkon standard të lartë të sigurisë ushqimore ajo ka nevojë që të thahet në diell dhe kripa nuk shërben vetëm për thithjen e lagështirës por edhe si konservant dhe mban larg insektet.
âDomatja e thatĂ« bĂ«het nĂ« veri tĂ« AfrikĂ«s dhe Turqi, klima atje than domatet pĂ«r 3 ditĂ«, ndĂ«rsa kĂ«tu kĂ«rkon 5-6 ditĂ« kjo bĂ«n qĂ« shija tĂ« jetĂ« e fortĂ« dhe origjinaleâ.
Kërkesa për produktet shqiptare është gjithnjë në rritje nga tregjet europiane, por fermeri shqiptarë nuk i përgjigjet dot tregut botëror në sasi kjo sepse mungon fuqia punëtore që të punojë tokën, edhe pse pagesa ditore e krahut të punës nga viti në vit është gjithnjë në rritje. Puna sezonale në bujqësi, nuk është një argument bindës që këta njerëz të jetojnë në zonat rurale./Top Channel
The post Tradita e gjysheve kthehet në biznes, domatja e thatë nga tokat shqiptare në Zvicër, Itali e Gjermani appeared first on Telegrafi.