Rrezikuan të mbyteshin, Policia e Velipojës shpëton tre turistë
TIRANË, 21 gusht/ATSH/ Shërbimet e Stacionit të Policisë Velipojë, së bashku me Policinë Kufitare, u shkuan sot në ndihmë tre shtetasve që rrezikoheshin të mbyteshin në det në Velipojë.
Shërbimet e Policisë reaguan me shpejtësi dhe profesionalizëm, duke bërë të mundur lokalizimin dhe kthimin e sigurt në breg të tre shtetasve që rrezikoheshin të mbyteshin, pasi ishin duke u larë në thellësi.
Tre turistët ishin duke u larë në thellësi dhe nuk po mundnin të dilnin në breg, për shkak të dallgëve të forta.
Menjëherë u angazhuan shërbimet e Stacionit të Policisë Velipojë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, të cilat, me mjetin lundrues “Skaf”, lokalizuan shtetasit që rrezikonin të mbyteshin dhe bënë të mundur kthimin e tyre të sigurt në breg. Gjendja e tyre shëndetësore është e mirë.
Policia Kufitare, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë siguron se vijon të qëndrojë në gatishmëri të plotë, 24/7, në shërbim të qytetarëve dhe turistëve.
/m.m/j.p/
The post Rrezikuan të mbyteshin, Policia e Velipojës shpëton tre turistë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.