❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Mbështetja sociale, raporti: Shqipëria ofron përfitimin më të ulët në rajon, vetëm 70 euro

Shqipëria është vendi me mbështetjen më të ulët sa i takon përfitimeve sociale të familjeve në nevojë. Një raport i Bankës Botërore dhe Institutit të Vjenës analizon llojet e përfitimit për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor ku rezulton se vendi ynë është i fundit me vetëm 70 euro ndërkohë që në krye qëndron Republike Srpska me 335 euro.

“Shumat e pĂ«rfitimeve ndryshojnĂ« ndjeshĂ«m nĂ« rajon. Republika Srpska ofron shumĂ«n mĂ« tĂ« lartĂ« mujore totale (335 euro), duke kombinuar asistencĂ«n sociale dhe ndihmat pĂ«r fĂ«mijĂ«. NĂ« tĂ« kundĂ«rt, ShqipĂ«ria ofron pĂ«rfitimet mujore totale mĂ« tĂ« ulĂ«ta (70 euro), tĂ« pĂ«rbĂ«ra nga Ndihma Ekonomike dhe njĂ« ndihmĂ« pĂ«r energjinĂ«.

PĂ«r vendet e tjera, pĂ«rfitimet mujore totale janĂ« si mĂ« poshtĂ«: Federata e BiH (304 euro), Serbia (282 euro), Mali i Zi (267 euro), Maqedonia e Veriut (207 euro) dhe Kosova (191 euro)” thuhet nĂ« raport.

Në një tabelë specifike raporti përmbledh se cilat janë skemat që aplikon kryesisht rajoni sa i takon mbështetjes sociale.

Kështu llojet kryesore të përfitimeve sociale që aplikohen janë: skemat e përgjithshme të lehtësimit të varfërisë (që synojnë të ofrojnë mjete minimale jetese), ndihmat për fëmijë (për të mbështetur financiarisht familjet me fëmijë) dhe ndihmat për energjinë (të krijuara për të lehtësuar shpenzimet e larta të energjisë për familjet me të ardhura të ulëta, veçanërisht gjatë muajve të ftohtë).

Një tjetër pikë që raporti merr në analizë është procesi i ndërprerjes së ndihmës ku pavarësisht vlerës së ulët duket se Shqipëria ka disi fleksibilitet me të lartë kur një prej anëtarëve punësohet.

“Pragu nĂ« tĂ« cilin kĂ«to pĂ«rfitime ndĂ«rpriten ndryshon dukshĂ«m, por njĂ« model i pĂ«rbashkĂ«t Ă«shtĂ« se shumica e pĂ«rfitimeve tĂ« lidhura me varfĂ«rinĂ« humben sapo nis punĂ«simi formal, edhe nĂ« nivele minimale tĂ« tĂ« ardhurave.

Serbia dhe Shqipëria janë përjashtimet e vetme. Në Serbi, ndihma financiare sociale (FSA) ulet gradualisht me rritjen e të ardhurave dhe humbet plotësisht vetëm kur të ardhurat neto nga puna arrijnë 210 euro.

Në Shqipëri, Ndihma Ekonomike nuk ndërpritet automatikisht kur një anëtar i familjes fillon punë, por programi përdor një formulë të testit të mjeteve indirekte (PMT) për të përcaktuar të drejtën e përfitimit.

Kjo formulĂ«, e cila rillogaritet çdo 12 muaj, i jep njĂ« peshĂ« tĂ« caktuar punĂ«simit formal dhe, nĂ«se vlera e llogaritur nga formula tejkalon pragun pĂ«r marrjen e NdihmĂ«s Ekonomike, familja nuk pĂ«rfiton mĂ«â€ thuhet nĂ« raport./ N.Maho

 

The post Mbështetja sociale, raporti: Shqipëria ofron përfitimin më të ulët në rajon, vetëm 70 euro appeared first on Revista Monitor.

Numri i pagesave me kartë kalon për herë të parë tërheqjet e parasë cash në ATM

Pagesat me kartë po shënojnë një rritje të shpejtë këtë vit, madje për herë të parë ato kanë kaluar në numër tërheqjet e parasë cash në ATM.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, në gjashtë muajt e parë të vitit u regjistruan gjithsej rreth 12.57 milionë pagesa me kartë në terminalet elektronike të shitjes (POS). Numri i pagesave me kartë është rritur me 42% krahasuar me gjashtëmujorin e parë të vitit të kaluar.

Për çdo 100 veprime të kryera me karta pagesash (pa përfshirë veprimet me para elektronike), afërsisht 52 prej tyre ishin pagesa në terminale POS, ndërsa diferenca ishin tërheqje apo depozitime paraja cash.

Ndërkohë, vlera totale e pagesave me kartë për gjashtë muaj ka arritur në 48.3 miliardë lekë, me një rritje prej 11% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Të matura në vlerë monetare, pagesat me kartë përbënin 17.4% të totalit të veprimeve me karta, në rritje nga niveli prej 16.3% i vitit të kaluar.

Duke pasur parasysh se periudhat e pikut turistik korrik-gusht shoqërohet me rritje të pagesave me kartë, është e pritshme që vlera e pagesave për gjysmën e dytë të vitit të jetë më e lartë.

Rritja e numrit të turistëve të huaj në vitet e fundit është ndër faktorët kryesorë që po ndikon në rritjen e shpejtë të pagesave me kartë bankare në Shqipëri.

Megjithatë, përveç ndikimit të ndjeshëm të turizmit, vlerësohet se edhe përdorimi i pagesave me kartë nga rezidentët është në rritje në vitet e fundit, sidomos pas periudhës së pandemisë.

Rritja e kërkesës së tregut për pagesa me kartë po shoqërohet edhe me zgjerimin e bazës së bizneseve që pranojnë pagesa të tilla dhe besohet se sektori i turizmit i ka dhënë një shtysë të konsiderueshme këtyre pagesave.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, numri i terminaleve POS për pranimin e pagesave me kartë në mesin e këtij viti arriti në 27 969, në rritje të mëtejshme me 28.4% krahasuar me mesin e vitit të kaluar.

Një nga operatorët e mëdhenj globalë të pagesave me kartë, Mastercard, këtë vit po e mbështet zgjerimin e pagesave me kartë me një program të shtimit të pajisjeve POS me kushte lehtësuese për bizneset.

Rritja e pagesave me kartë është një sinjal pozitiv në drejtim të uljes së përdorimit të parasë fizike në ekonomi. Shqipëria është një vend me shkallë të përdorimit të lartë të parasë cash, fenomen i lidhur me një përfshirje ende të pamjaftueshme financiare, por edhe me nivelin e konsiderueshëm të informalitetit dhe evazionit fiskal.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, në mesin e vitit 2024 numri i kartave aktive arriti në 1.57 milionë, në rritje me 6% krahasuar me një vit më parë. / E.Shehu

The post Numri i pagesave me kartë kalon për herë të parë tërheqjet e parasë cash në ATM appeared first on Revista Monitor.

Parku fotovoltaik i Spitallës, Voltalia gati të nisë ndërtimin, operimi tregtar në janar 2027

NdĂ«rtimi pĂ«r parkun fotovoltaik tĂ« SpitallĂ«s pritet qĂ« tĂ« nisĂ« kĂ«tĂ« vit dhe nĂ«se punimet ecin siç duhet vĂ«nia nĂ« punĂ« dhe testimi pritet tĂ« bĂ«hen nĂ« gusht-dhjetor tĂ« vitit 2026 ndĂ«rkohĂ« qĂ« operimi tregtar pritet nĂ« janar 2027. “Spitalla Solar” e themeluar nga kompania Voltalia si pĂ«rfaqĂ«suese e saj nĂ« ShqipĂ«ri, ka njoftuar autoritetet pĂ«rmes dokumentacionit vendndodhjen e saktĂ« tĂ« impiantit dhe detaje tĂ« tjera tĂ« lidhura me tĂ«.

“Projekti ndodhet nĂ« territorin e BashkisĂ« DurrĂ«s, pranĂ« fshatrave Adriatik, Vrinas (ShĂ«navlash) dhe SpitallĂ«, brenda NjĂ«sisĂ« Administrative tĂ« Rrashbullit, NjĂ«sisĂ« sĂ« Administrative (NjA) Nr.6 tĂ« qytetit tĂ« DurrĂ«sit dhe brenda PrefekturĂ«s sĂ« DurrĂ«sit. Vendndodhja e zonĂ«s sĂ« propozuar pĂ«r ndĂ«rtimin e Parkut Fotovoltaik nĂ« SpitallĂ« Ă«shtĂ« nĂ« zonĂ«n kadastrale nr. 8517 dhe pĂ«rfshin njĂ« sipĂ«rfaqe prej rreth 123. Ha” thuhet nĂ« dokument.

Impianti me kapacitet të instaluar 100 MW pritet që të ndërtohet për një periudhë 15 mujore. Konkretisht sipas një kalendari paraprak kompania parashikon që ndërtimi në nisë në nëntor të këtij viti teksa përgjatë periudhës maj-qershor 2025 është bërë gati kantieri.

Punimet mekanike dhe ato elektrike pritet të zenë vend gjatë nëntor-2025 dhe nëntor 2026.  Impianti fotovolatik i Spitallës është i dyti që Voltalia do të zbatojë në vendin tonë pas atij të Karavastasë tashmë në operim prej dhjetorit 2023.

Projektet e Voltalia

Voltalia fitoi ankandin e parë të qeverisë për Karavastanë në vitin 2020, ku ofroi një çmim 24,89 euro për megavat.  Sipas marrëveshjes 70 megavat janë të ndara për prodhim dhe shitje në treg të lirë dhe 70 megavat me çmim të rregulluar.

Çmimi i rregulluar zgjat pĂ«r 15 vjet dhe do tĂ« blihet nga Operatori i ShpĂ«rndarjes sĂ« EnergjisĂ«. Sa i takon SpitallĂ«s, gara u mbyll me çmim 29.89 euro/MWh nĂ« njĂ« ankand tĂ« mbajtur gjatĂ« 2021-it.

Parku Fotovoltaik i SpitallĂ«s do tĂ« ketĂ« kapacitet tĂ« instaluar 100 MW, nga tĂ« cilat 70 MW do tĂ« blihen nga Operatori i ShpĂ«rndarjes sĂ« EnergjisĂ« Elektrike, nĂ«pĂ«rmjet njĂ« kontrate pĂ«r blerjen e energjisĂ« me çmim tĂ« paracaktuar dhe 30 MË do tĂ« tregtohen nĂ« treg tĂ« lirĂ«.  Impianti i KaravastasĂ« prodhoi vitin e shkuar 258,383 MË energji qĂ« pĂ«rbĂ«nte 3.2 pĂ«r qind tĂ« prodhimit neto vendas.

Aktualisht Voltalia duket se ka një interes të shtuar për Shqipërinë sa i takon zgjerimit me projekte të reja ku kohëve të fundit ka bërë thirrje për investitorë privatë apo individë që disponojnë truall të cilat kompania mund ti marrë me qira për të zbatuar aty projekte energjie diellore. / N.Maho

 

Voltalia zgjeron interesin për Shqipërinë, nis kërkimin e tokave me qira 30-vjeçare

The post Parku fotovoltaik i Spitallës, Voltalia gati të nisë ndërtimin, operimi tregtar në janar 2027 appeared first on Revista Monitor.

Bardhi publikon PAMJET: Korrupsioni dhe krimi i organizuar lidhin Ballukun me terroristët elektoralë

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, njëherazi Drejtuesi Politik i qarkut Fier Gazment Bardhi, ka publikuar pamje nga kamerat e QV në qarkun Fier, ku tregohet sesi komisionerë, vëzhgues dhe patronazhistë të PS në 73 raste votojnë në emër të qytetarëve apo kontrollojnë në dhomën e fshehtë sesi votojnë qytetarët. Ai thekson se korrupsioni dhe [
]

The post Bardhi publikon PAMJET: Korrupsioni dhe krimi i organizuar lidhin Ballukun me terroristët elektoralë appeared first on BoldNews.al.

Pesë gazetarë në mesin e 20 të vrarëve nga sulmet izraelite në Gazë

Agjencia e Gazës për Mbrojtje Civile ka thënë se pesë gazetarë janë në mesin e të paktën 20 personave të vrarë të hënën, si pasojë e sulmeve izraelite në një spital në jug të enklavës. Agjencitë Reuters, Associated Press dhe televizioni Al Jazeera kanë konfirmuar se në mesin e të vrarëve janë gazetarë që kanë [
]

The post Pesë gazetarë në mesin e 20 të vrarëve nga sulmet izraelite në Gazë appeared first on BoldNews.al.

“Jam shoferi i kancelares sĂ« SPAK-ut”, kĂ«rcĂ«noi inspektorĂ«t e IMT-sĂ«, arrestohet njĂ« person nĂ« TiranĂ«

Policia e TiranĂ«s ka arrestuar njĂ« person i cili hiqej si shofer i kancelares sĂ« ProkurorisĂ« sĂ« Posaçme. Shtetasi i arrestuar me inicialet R.I. kishte ndĂ«rtuar pa leje njĂ« banesĂ«. Kur i kanĂ« shkuar inspektorĂ«t e IMT-sĂ« pĂ«r verifikimin e dokumentacionit, ai i ka kĂ«rcĂ«nuar duke iu thĂ«nĂ« se punonte si shofer i kancelares sĂ« [
]

The post “Jam shoferi i kancelares sĂ« SPAK-ut”, kĂ«rcĂ«noi inspektorĂ«t e IMT-sĂ«, arrestohet njĂ« person nĂ« TiranĂ« appeared first on BoldNews.al.

​Diaspora dĂ«rgoi mbi 651 milionĂ« euro nĂ« KosovĂ« brenda gjashtĂ« muajve

Mbi 651 milionë euro ka dërguar diaspora në Kosovë në periudhën janar-qershor të këtij viti.

Vlerë kjo mbi 21 milionë euro më shumë, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), gjatë periudhës janar-qershor të këtij viti, shuma e dërgesave nga diaspora ka arritur në 651.7 milionë euro, ndërsa të dhënat për muajin qershor janë ende paraprake.

Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, kur dërgesat kishin arritur në 630.1 milionë euro, këtë vit është shënuar një rritje prej 21.6 milionë eurosh.

“PĂ«r periudhĂ«n janar-qershor tĂ« kĂ«tij viti, shuma e dĂ«rgesave e shĂ«nuar Ă«shtĂ« 651.7 milionĂ« euro (tĂ« dhĂ«nat e muajit qershor janĂ« preliminare). Krahasuar me periudhĂ«n e njĂ«jtĂ« tĂ« vitit tĂ« kaluar, Ă«shtĂ« shĂ«nuar njĂ« rritje pĂ«r 21.6 milionĂ« euro. DĂ«rgesat pĂ«r periudhĂ«n janar-qershor 2024 janĂ« 630.1 milionĂ«â€.

Vlera e remitencave në gjashtëmujorin e parë të vitit 2023, ishin afro633 milionë euro. Ndërkaq, në periudhën e njëjtë të vitit 2022, diaspora kishte dërguar në Kosovë mbi 555 milionë euro.

The post ​Diaspora dĂ«rgoi mbi 651 milionĂ« euro nĂ« KosovĂ« brenda gjashtĂ« muajve appeared first on Revista Monitor.

Rama: Shembja e objekteve të paligjshme nuk ndalet, paketë masash për tkurrjen e fenomenit

TIRANË, 25 gusht/ATSH/ Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se “shembja e objekteve tĂ« paligjshme, e cila ka nisur kudo, nuk Ă«shtĂ« njĂ« aksion, po njĂ« proces qĂ« jo vetĂ«m s’do tĂ« ndalet deri nĂ« eliminimin e kĂ«tij fenomeni, por edhe do tĂ« shoqĂ«rohet ditĂ«t nĂ« vijim me paketĂ«n e re tĂ« masave pĂ«r tkurrjen e kĂ«tij fenomeni”.

Kryeministri siguroi se do tĂ« rritet forca goditĂ«se e ligjit mbi fajtorĂ«t dhe personat pĂ«rgjegjĂ«s tĂ« nivele tĂ« ndryshme, pĂ«rfshirĂ« edhe “symbyllurit” nĂ« inspektoriate, polici e me radhĂ«.

Rama ndau pamje nga prishja e ndërtimeve pa leje në Kepin e Rodonit në Durrës, ku IKMT po ndërhyn sot për prishjen e 66 godinave.

“KĂ«to pamje janĂ« nga operacioni i nisur sot nĂ« Kepin e Rodonit, Bashkia DurrĂ«s, ku njĂ« tjetĂ«r mrekulli e natyrĂ«s Ă«shtĂ« abuzuar pĂ«r qĂ«llime fitimi nga ndĂ«rtime tĂ« paligjshme”, u shpreh Rama.

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) po vijon prishjen e ndërtimeve pa leje përgjatë zonave bregdetare dhe atyre të mbrojtura.

Aktualisht IKMT ka nisur shembjen e objekteve të paligjshme në Kepin e Rodonit, njësia Administrative Ishëm, Bashkia Durrës, ku janë evidentuar 66 ndërtime pa leje.

/m.m/j.p/

The post Rama: Shembja e objekteve të paligjshme nuk ndalet, paketë masash për tkurrjen e fenomenit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Nis shpërndarja e librave falas, Manastirliu: Mbështetje direkte për familjet

TIRANË, 25 gusht/ATSH/ ShpĂ«rndarja e librave falas pĂ«r nxĂ«nĂ«sit e arsimit bazĂ« dhe pĂ«r kategori nĂ« nevojĂ« tĂ« nxĂ«nĂ«sve nĂ« shkollat e mesme ka nisur sot nĂ« gjithĂ« vendin.

Programi i qeverisë parashikon mbështetje për rreth 236 mijë nxënës në të gjithë vendin, duke garantuar barazi në arsim dhe lehtësi në buxhetet e familjeve.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, nga shkolla 9-vjeçare “Lidhja e Prizrenit” nĂ« TiranĂ«, ku ndoqi shpĂ«rndarjen e librave, tha se “pĂ«r kĂ«tĂ« program qeveria shqiptare ka vĂ«nĂ« nĂ« dispozicion 9 milionĂ« euro, duke siguruar tekste falas pĂ«r tĂ« gjithĂ« nxĂ«nĂ«sit nga klasa e parĂ« deri nĂ« tĂ« nĂ«ntĂ«n, si dhe pĂ«r kategori tĂ« veçanta nĂ« shkollat e mesme, tĂ« cilĂ«t janĂ« nĂ« vĂ«shtirĂ«si ekonomike ose sociale”.

“Program i qeverisĂ« pĂ«r shpĂ«rndarjen e teksteve shkollore falas pĂ«r 236 mijĂ« nxĂ«nĂ«s nĂ« tĂ« gjithĂ« vendin nĂ« arsimin parauniversitar ka nisur ditĂ«n e sotme dhe Ă«shtĂ« njĂ« program mbĂ«shtetje pĂ«r tĂ« garantuar jo vetĂ«m barazi nĂ« arsim, por gjithashtu edhe njĂ« lehtĂ«si pĂ«r familjet. ËshtĂ« njĂ« program i cili financohet nga qeveria shqiptare pĂ«rmes MinistrisĂ« sĂ« Arsimit dhe Sportit. JanĂ« rreth 9 milion euro tĂ« cilat vihen ne dispozicion pĂ«r tĂ« garantuar qĂ« nxĂ«nĂ«sit tĂ« kenĂ« librat shkollor falas nga klasa e parĂ« deri nĂ« klasĂ«n e 9 dhe gjithashtu edhe nĂ« gjimnaze pĂ«r kategoritĂ« specifike, tĂ« cilĂ«t kanĂ« pamundĂ«si sociale dhe ekonomike”, bĂ«ri me dije Manastirliu.

Duke folur për nisjen e vitit të ri shkollor më 8 shtator, Manastirliu u shpreh se përveç shpërndarjes së librave, po finalizohen edhe punimet për rehabilitimin dhe rindërtimin e disa shkollave që do të hapin dyert për vitin e ri shkollor.

Ministrja Manastirliu nënvizoi zgjerimin e programeve digjitale në laboratorët inteligjentë në shkolla, përfshirë kodimin dhe mësimet e para të inteligjencës artificiale në kurrikulën e klasës së katërt.

“JanĂ« mĂ« shumĂ« se 340 laboratorĂ« smart nĂ« tĂ« cilĂ«t nĂ« do tĂ« shtrijmĂ« kurrikulĂ«n e teknologjisĂ« dhe informacionit, pĂ«rmes programit tĂ« kodimit codmonkey. E zgjerojmĂ« pĂ«r klasĂ«n e katĂ«rt kĂ«tĂ« vit pĂ«r tĂ« gjithĂ« nxĂ«nĂ«sit qĂ« janĂ« pjesĂ« e shkollave ku sot smartlab-et janĂ« funksionalĂ«, ku do tĂ« kemi njĂ« kurrikul tĂ« re, duke filluar me mĂ«simet e para tĂ« inteligjencĂ«s artificiale nĂ« librin e klasĂ«s sĂ« katĂ«rt dhe duke i zhvilluar nĂ« kurrikulĂ«n qĂ« jemi duke hartuar si pjesĂ« e modernizimit tĂ« kornizĂ«s kurrikulare nĂ« arsimin parauniversitar”, tha Manastirliu.

Duke folur për masat për vitin e ri shkollor, Manastirliu tha se Programi Kombëtar i Trajnimit dhe Zhvillimit Profesional të Mësuesve do të vijojë.

“MĂ« shumĂ« se 2200 mĂ«sues do tĂ« trajnohen nĂ« bashkĂ«punim me universitetet publike, me fokus tek metodat inovative tĂ« mĂ«simdhĂ«nies, tek teknologjia, shkencat e natyrĂ«s, TIK-u dhe gjuha”, shtoi ministrja.

Një tjetër prioritet i vitit të ri është plani i sigurisë në shkolla, i cili parashikon trajnimin dhe rritjen e numrit të punonjësve socialë, psikologëve dhe oficerëve të sigurisë, për të garantuar një mjedis sa më të sigurt dhe gjithëpërfshirës për nxënësit.

“Plani i sigurisĂ« nĂ« shkolla Ă«shtĂ« njĂ« prej komponentĂ«ve mĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m nĂ« tĂ« gjithĂ« sistemit tonĂ« arsimor dhe ne do tĂ« vijojmĂ« tĂ« mbĂ«shtesim, qoftĂ« me zhvillimin profesional tĂ« punonjĂ«sit social dhe psikologut nĂ« shkolla, por edhe me rritjen e numrit tĂ« oficerĂ«ve tĂ« sigurisĂ« nĂ« shkolla, ku parashikojmĂ« jo vetĂ«m tĂ« zgjerojmĂ« shkolla tĂ« cilat kanĂ« oficerĂ« sigurie, por gjithashtu edhe tĂ« rrisim numrin e oficerĂ«ve tĂ« sigurisĂ« nĂ« shkolla tĂ« tjera”, theksoi Manastirliu.

Ndër risitë e vitit të ri shkollor 2025-2026, Ministrja Manastirliu përmendi edhe Konkursin Kombëtar të Teatrove për nxënësit e klasave të teta dhe të nënta; Festivalin Kombëtar të Shkencës për gjimnazet, si dhe vijimin e Konkursit Kombëtar të Gjuhës Shqipe për nxënësit e klasave të nënta.

/m.m/j.p/

The post Nis shpërndarja e librave falas, Manastirliu: Mbështetje direkte për familjet appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Malaj: 900 milionë lekë për ofrimin e librave falas në arsimin bazë

TIRANË, 25 gusht/ATSH/ Ministri i Financave, Petrit Malaj bĂ«ri tĂ« ditur sot se pĂ«r ofrimin e librave falas pĂ«r arsimin bazĂ« do tĂ« akordohen 900 milionĂ« lekĂ« nga buxheti i shtetit.

Malaj theksoi se fondet në dispozicion të sektorit të arsimit gjatë këtij viti zënë 3.3% të
PBB-së.

“MbĂ«shtetje buxhetore pĂ«r ofrimin e teksteve shkollore falas pĂ«r tĂ« gjithĂ« nxĂ«nĂ«sit e arsimit bazĂ«, nga klasa e parĂ« nĂ« klasĂ«n e nĂ«ntĂ«â€, u shpreh ai.

Nga programi i ofrimit të librave falas përfitojnë 236 mijë nxënës në të gjithë vendin. Kjo është një mbështetje e përvitshme e qeverisë për fëmijët dhe familjet e tyre në prag të vitit të ri shkollor.

Shpërndarja e librave do të vazhdojë sipas një grafiku të caktuar në koordinim me mësuesit dhe prindërit, duke siguruar që të gjithë nxënësit të marrin tekstet e tyre në kohë.

/m.m/j.p/

The post Malaj: 900 milionë lekë për ofrimin e librave falas në arsimin bazë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Tender 3 mln euro për roje private! AKSHI rrit masat e sigurisë pas zhdukjes së Daniel Shimës?

Agjencia KombĂ«tare e ShoqĂ«risĂ« sĂ« Informacionit, ka shpallur sot njĂ« tender gjigant pĂ«r shĂ«rbimin e ruajtjes fizike tĂ« ambienteve tĂ« saj nĂ« TiranĂ«, nĂ« njĂ« kohĂ« kur institucioni Ă«shtĂ« nĂ« qendĂ«r tĂ« vĂ«mendjes pas lajmit pĂ«r zhdukjen e ish-nĂ«ndrejtorit Daniel Shima. Sipas dokumenteve, objekti i kontratĂ«s Ă«shtĂ« sigurimi me roje private nĂ« 16 vendroje, pĂ«r njĂ« [
]

The post Tender 3 mln euro për roje private! AKSHI rrit masat e sigurisë pas zhdukjes së Daniel Shimës? appeared first on BoldNews.al.

Himara, drita me orar! Ku shkuan 20 mln eurot e Damian Gjiknurit? Gati tenderi i ri 2 mln euro

NĂ« vitin 2016, ministria e InfrastrukturĂ«s dhe EnergjisĂ« shpenzoi plot 20 milionĂ« euro pĂ«r rrjetin e energjisĂ« elektrike nga Orikumi nĂ« HimarĂ«, teksa nĂ« atĂ« kohĂ« u trumbetua se “kjo reformĂ« do tĂ« sjellĂ« stabilitet dhe furnizim pa ndĂ«rprerje”. ParatĂ« janĂ« hedhur me tendera nĂ« tĂ« ashtuquajturĂ«n “koperacioni Italian nĂ« zonĂ«n e HimarĂ«s”, ndĂ«rkohĂ« qĂ« [
]

The post Himara, drita me orar! Ku shkuan 20 mln eurot e Damian Gjiknurit? Gati tenderi i ri 2 mln euro appeared first on BoldNews.al.

“Mos shkoni se kam parĂ« Ă«ndĂ«rr tĂ« keqe”, DETAJE nga aksidenti qĂ« i mori jetĂ«n dy motrave nĂ« SarandĂ«

Detaje tĂ« reja janĂ« bĂ«rĂ« publike nĂ« lidhje me aksidentin tragjik qĂ« i mori jetĂ«n dy motrave, Elvisa dhe Rozina Dhimaku 22 dhe 20 vjeç. MĂ«sohet se mbrĂ«mjen e djeshme, ato kishin marrĂ« lejĂ« tek prindĂ«rit pĂ«r tĂ« pirĂ« njĂ« kafe nĂ« SarandĂ«, duke marrĂ« me vete edhe shoqen e tyre, Antonela Zhupa, e cila [
]

The post “Mos shkoni se kam parĂ« Ă«ndĂ«rr tĂ« keqe”, DETAJE nga aksidenti qĂ« i mori jetĂ«n dy motrave nĂ« SarandĂ« appeared first on BoldNews.al.

Raporti: Papunësia më e madhe tek ata me arsim të mesëm

Teksa normat mĂ« tĂ« mĂ«dha tĂ« papunĂ«sisĂ« nĂ« Ballkanin PerĂ«ndimor vĂ«rehen tek individĂ«t me arsim tĂ« ulĂ«t duket se ShqipĂ«ria Ă«shtĂ« pĂ«rjashtim nga rasti. NjĂ« raport i fundit i BankĂ«s BotĂ«rore dhe Institutit tĂ« VjenĂ«s lidhur me tregun e punĂ«s nĂ« rajon nĂ«nvizon disa fenomene tĂ« hasura rast pas rasti. “Kur analizohen normat e papunĂ«sisĂ« [
]

The post Raporti: Papunësia më e madhe tek ata me arsim të mesëm appeared first on BoldNews.al.

Zbulohen EMRAT e 58 koordinatorëve patronazhistë të rajonit nr 2 në Fier/ Ja kush punoi nën urdhrat e Ballukut

Në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit, Partia Socialiste e transformoi sistemin e patronazhimit në një rrjet të strukturuar dhe të institucionalizuar kontrolli politik që u përdor jo vetëm brenda vendit por edhe në diasporë. Lideri i PD-së Sali Berisha bëri transparente për gazetarët skemën e funksionimit dhe terrorin kriminal të ushtruar ndaj, dhe nga administrata [
]

The post Zbulohen EMRAT e 58 koordinatorëve patronazhistë të rajonit nr 2 në Fier/ Ja kush punoi nën urdhrat e Ballukut appeared first on BoldNews.al.

Vidhnin turistĂ«t nĂ« Mykonos, arrestohen 4 ‘skifterĂ«t’ shqiptarĂ«

NjĂ« bandĂ« grabitĂ«sish shqiptarĂ« në Greqi janĂ« arrestuar nga policia tĂ« cilĂ«t rezultojnĂ« tĂ« jenĂ« autorĂ« tĂ« disa vjedhjeve nĂ« ishullin e Mykonos. 4 shqiptarĂ«t grabisnin banesat e turistĂ«ve nĂ« lagje tĂ« ndryshme tĂ« Mykonosit. Nga pĂ«rllogaritjet e autoriteteve greke, ata kishin marrĂ« sende me vlerĂ« rreth 138 mijĂ« Euro. Banda e grabitĂ«sve shqiptarĂ« u identifikua [
]

The post Vidhnin turistĂ«t nĂ« Mykonos, arrestohen 4 ‘skifterĂ«t’ shqiptarĂ« appeared first on BoldNews.al.

Aksidentoi rĂ«ndĂ« njĂ« 29-vjeçar nĂ« Ksamil, gjykata vendos ‘detyrim paraqitje’ pĂ«r turkun

NjĂ« aksident i rĂ«ndĂ« ndodhi mbrĂ«mjen e sĂ« premtes sĂ« kaluar nĂ« Ksamil, ku njĂ« automjet tip Nissan me targa italiane AB590NA pĂ«rplasi njĂ« kĂ«mbĂ«sor nĂ« afĂ«rsi tĂ« zonĂ«s turistike. Ngjarja ndodhi rreth orĂ«s 21:00, kur 30-vjeçari turk, Demir Tunahan, duke drejtuar mjetin e tij nĂ« njĂ« nga rrugicat e bregdetit, pĂ«rplasi rĂ«ndĂ« 29-vjeçarin Mario [
]

The post Aksidentoi rĂ«ndĂ« njĂ« 29-vjeçar nĂ« Ksamil, gjykata vendos ‘detyrim paraqitje’ pĂ«r turkun appeared first on BoldNews.al.

A do të shkojë PD në Parlament? Berisha: Do përgjigjemi fuqishëm


Sali Berisha ka deklaruar se Partia Demokratike nuk do tĂ« njohĂ« kurrĂ« zgjedhjet e 11 majit, duke i cilĂ«suar ato si njĂ« “mega krim elektoral”. NĂ« njĂ« konferencĂ« me gazetarĂ«t, Berisha u shpreh se po afron momenti kur PD do tĂ« marrĂ« vendimet pĂ«rkatĂ«se mbi hapat e ardhshĂ«m, por njĂ« gjĂ« Ă«shtĂ« e qartĂ«, theksoi [
]

The post A do të shkojë PD në Parlament? Berisha: Do përgjigjemi fuqishëm
 appeared first on BoldNews.al.

Përcillet për në banesën e fundit gazetari Artur Zheji

Eshtë mbyllur ceremonia e homazheve në nder të Artur Zhejit, mbajtur sot në Universitetin e Arteve. Pak pas orës 12:10, trupi i tij është nisur drejt banesës së fundit ku gazetari dhe publicist i njohur do të prehet, në varrezat e Tufinës. Familjarë, miq e kolegë vendosën kurora me lule pranë arkmortit, duke i dhënë [
]

The post Përcillet për në banesën e fundit gazetari Artur Zheji appeared first on BoldNews.al.

Vëllai plagos me th*kë vëllanë në Tiranë

NjĂ« konflikt nĂ« familje ka pĂ«rfunduar nĂ« plagosjen e njĂ« 48-vjeçari nga vĂ«llai i tij. Policia e TiranĂ«s bĂ«n me dije se shtetasin B. H., 49 vjeç ka goditur me thikĂ« vĂ«llanĂ« e tij, i cili pasi ka marrĂ« ndihmĂ« nĂ« spital Ă«shtĂ« larguar pĂ«r nĂ« shtĂ«pi. NdĂ«rkohĂ« nĂ« pranga ka rĂ«nĂ« autori, e ndĂ«rsa [
]

The post Vëllai plagos me th*kë vëllanë në Tiranë appeared first on BoldNews.al.

❌