Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Rama: Rruga Shirokë-Zogaj, kthesë e re për turizmin me lidhjen që do të krijojë me Malin e Zi

TIRANË, 25 gusht/ATSH/ Rruga Shirokë-Zogaj konsiderohet një nga investimet strategjike që do të krijojë një lidhje të re mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, si dhe kthimin në një pikë të rëndësishme të Shkodrës si kryeqendër e rajonit.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga ky kantier, ku punimet po vijojnë me ritme të shpejta për zgjerimin e këtij segmenti.

Rama e konsideroi këtë një investim të rëndësishëm infrastrukturor që jo vetëm nxit zhvillimin e turizmit në zonë, por edhe lidh Shqipërinë me Malin e Zi.

“Vijon me ritme të mira puna në kantierin e rrugës Shirokë-Zogaj, një investim i rëndësishëm që jo vetëm do të lehtësojë qarkullimin, por do të shërbejë si një kthesë e re për turizmin, me lidhjen që do të krijojë mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, duke e pozicionuar Shkodrën në kryeqendër të rajonit”, u shpreh Rama.

Rruga Shirokë-Zogaj është pjesë e mozaikut të investimeve në bregun perëndimor të liqenit të Shkodrës.

Kjo rrugë pritet të rrisë turizmin në zonë, përveç ndikimit për akses më të mirë në infrastrukturë të komuniteteve lokale.

Rruga është 6,5 km e gjatë, ku 4,5 km e parë të këtij segmenti janë zgjerimi i rrugës ekzistuese që është buzë liqenit.

Shirokë-Zogaj bashkë me bajpasin në qendër të fshatit Zogaj, janë dy segmente kyçe për lehtësimin e qarkullimit, duke e kthyer fshatin Zogaj në një korridor të rëndësishëm turistik dhe ekonomik.

/m.m/j.p/

The post Rama: Rruga Shirokë-Zogaj, kthesë e re për turizmin me lidhjen që do të krijojë me Malin e Zi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Manja: 2,464 shkelës u riintegruan përmes Shërbimi të Provës në 6 muaj

TIRANË, 25 gusht/ATSH/ Nëpërmjet Shërbimit të Provës përgjatë 6 muajve të parë të vitit janë riintegruar 2,464 shkelës të ligjit.

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja u shpreh sot se synimi i Shërbimit të Provës është  rikthimi i tyre si individë aktivë dhe të përgjegjshëm në shoqëri.

Manja theksoi se gjatë 6-mujorit të parë të vitit 2025, Ministria e Drejtësisë, përmes Shërbimit të Provës, ka mundësuar riintegrimin në shoqëri të 2,464 qytetarëve nën mbikëqyrje me masa alternative.

“Misioni ynë është parandalimi i recidivizmit dhe mbështetja për rikthimin e tyre si individë aktivë dhe të përgjegjshëm në shoqëri”, shtoi ai.

Për t’u ofruar më shumë siguri dhe mbrojtje shoqërisë, Shërbimi i Provës bashkëpunon me 61 bashki dhe me shumë organizata të shoqërisë civile në vend.

/m.m/j.p/

The post Manja: 2,464 shkelës u riintegruan përmes Shërbimi të Provës në 6 muaj appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Homazhe në Universitetin e Arteve për Artur Zhejin

TIRANË, 25 gusht /ATSH/ Në ambientet e Universitetit të Arteve të Bukura zhvillohen sot homazhe në nder të gazetarit dhe publicistit të njohur, Artur Zheji, i cili u nda nga jeta në moshën 64-vjeçare.

Homazhet zhvillohen nga ora 10:00 deri në 12:00 në ambientet e Universitetit të Arteve të Bukura, ku miq, kolegë dhe qytetarë nderojnë kujtimin e tij. Pas homazheve, do të organizohet edhe ceremonia e përcjelljes në varrezat e Tufinës.

Gazetari, analisti dhe ish-drejtori i përgjithshëm i ATSH-së, Artur Zheji ndërroi jetë në qytetin e Sarandës, ku ndodhej për pushime së bashku me familjen.

Zheji njihej si një nga figurat e spikatura në gazetari dhe publicistikë.

Me një karrierë të gjatë në media, Zheji u bë një nga zërat dhe penat më të spikatur të gazetarisë dhe debatit publik në Shqipëri. Ai ka shërbyer në funksione drejtuese në disa media, në Radio Televizionin Shqiptar dhe Agjencinë Telegrafike Shqiptare (ATSH).

Për vite me radhë, Zheji do të jepte kontributin e tij si analist, drejtues emisioni, por edhe si editorialist dhe komentues politik, duke lënë gjurmë në mendimin mediatik shqiptar.

I lindur më 29 gusht 1961, Artur Zheji ishte i biri i euriditit të njohur shqiptar Petro Zhejit dhe aktores së njohur shqiptare Besa Imamit.

Zheji u diplomua për regjisor në Institutin e Lartë të Arteve, ku spikati dhe la gjurmën e tij në dramaturgjinë shqiptare. Në skenën e Teatrit Kombëtar, u vendos në skenë drama e tij “Raimonda”, përgjatë kohës së diplomimit.

Pas diplomimit, Zheji u zhvendos në Itali ku qëndroi për rreth 10 vite. Aty, ai punoi në “Radio Radicale” si specialist i çështjeve të Evropës dhe Ballkanit, përgjatë kohës së luftës së Kosovës, duke u bërë kështu dhe një zë i rëndësishëm i shqiptarëve në arenën ndërkombëtare.

Që prej vitit 2017, ai ishte drejtues i emisionit politik dhe analitik 360 Gradë.

Humbja e tij e papritur ka tronditur jo vetëm familjen, por edhe kolegët dhe opinionin publik, të cilët e shihnin si një figurë me integritet dhe profesionalizëm të lartë. Vdekja e tij është një humbje e madhe për gazetarinë, analizën politike dhe median shqiptare në përgjithësi.

vijon….

/m.m/

The post Homazhe në Universitetin e Arteve për Artur Zhejin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shqipëri – Letoni/ Dalin në shitje biletat fizike pranë stadiumit “Air Albania”

Federata e Futbollit njofton se nga sot të gjithë futbolldashësit dhe tifozët e Kombëtares kanë mundësi të blejnë biletat edhe fizikisht për ndeshjen e 9 shtatorit, Shqipëri – Letoni, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026. Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se biletat mund të sigurohen pranë pikës së shitjes […]

The post Shqipëri – Letoni/ Dalin në shitje biletat fizike pranë stadiumit “Air Albania” appeared first on BoldNews.al.

Shiste doza kok*ine në Fier, vihet në pranga 30-vjeçari

Një 30-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Fierit, pasi akuzohet se shiste lëndë narkotike të ndara në doza nëpër qytet. Uniformat blu bëjnë me dije se kanë sekuestruar 13 doza kokaine të cilat ky shtetas i hodhi në tokë, në momentin që u konstatua nga punonjësit e Policisë. “Shërbimet e Forcës së Posaçme […]

The post Shiste doza kok*ine në Fier, vihet në pranga 30-vjeçari appeared first on BoldNews.al.

Ndezi zjarr për të djegur mbeturinat, por rrezikoi banesat në fshat, arrestohet 63-vjeçari në Dimal

Një 63-vjeçar nga fshati Poshnje e Vogël i Bashkisë Dimal u arrestua nga policia pasi dyshohet se ndezi zjarr në tokën e tij për të djegur mbeturina. Nga përhapja e flakëve u dogjën disa bimë dhe u rrezikuan banesat përreth, duke vënë në alarm banorët e zonës.   “Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera […]

The post Ndezi zjarr për të djegur mbeturinat, por rrezikoi banesat në fshat, arrestohet 63-vjeçari në Dimal appeared first on BoldNews.al.

Shkaktoi aksidentin që i mori jetën 2 motrave në Sarandë, arrestohet 23-vjeçari, drejtonte automjetin i dehur

Policia ka arrestuar shoferin 23-vjeçar që shkaktoi aksidentin mbrëmjen e djeshme në vendin e quajtur “Pularia” në qytetin e Sarandës. I riu, Kevin Nora raportohet se drejtonte automjetin në gjendje të dehur dhe i doli përballë gjatë parakalimit, makinës ku udhëtonit tre vajza. Përplasja rezultoi fatale për dy prej tyre, motrat Elvisa dhe Rozina Dhimaku, […]

The post Shkaktoi aksidentin që i mori jetën 2 motrave në Sarandë, arrestohet 23-vjeçari, drejtonte automjetin i dehur appeared first on BoldNews.al.

Trafikanti shqiptar nga qelia: Qeveria britanike mund ta ndalojë kontrabandën e emigrantëve, por nuk do

Në një deklaratë befasuese, një trafikant shqiptar, i dënuar në Britani, ka pohuar se qeveria britanike ka mundësi ta ndalojë kontrabandën e emigrantëve, por thjesht “nuk do”. Shqiptari, pjesë e një rrjeti kriminal që organizonte kalime të paligjshme me varka nga Franca, tha për mediat britanike se ndalimi i rrugës përmes Kanalit është plotësisht i realizueshëm, […]

The post Trafikanti shqiptar nga qelia: Qeveria britanike mund ta ndalojë kontrabandën e emigrantëve, por nuk do appeared first on BoldNews.al.

Merz: Shteti social gjerman nuk është më i financueshëm

I dëshiruar! I lakmuar! I kritikuar! Shteti social gjerman, kaq i mirënjohur, nuk i ka punët mirë: Qoftë sigurimi shndetësor, sigurimi i kujdesit afatgjatë për të moshuarit, pensionet apo përfitimet e papunësisë. Tek të gjithë këta sektorë, qeveria federale duhet të injektojë rregullisht sasi të mëdha të të ardhurave nga tatimet e shtetit për të shmangur kolapsin e […]

The post Merz: Shteti social gjerman nuk është më i financueshëm appeared first on BoldNews.al.

Njohje të reja dhe mundësi financiare! 4 shenjat më me fat të horoskopit për muajin Shtator

Ndërsa vera i afrohet fundit, shtatori sjell me vete një frymë të re: fillime të reja, mundësi të papritura dhe energji që mund të ndryshojnë rrjedhën e jetës. Sipas astrologëve, katër shenja të zodiakut pritet të jenë veçanërisht me fat gjatë këtij muaji, në dashuri, karrierë dhe vendime të rëndësishme personale. Luani Ky është momenti […]

The post Njohje të reja dhe mundësi financiare! 4 shenjat më me fat të horoskopit për muajin Shtator appeared first on BoldNews.al.

Kapet në malin e Tomorrit 46-vjeçari i kërkuar për trafik dr*ge e grup kriminal/ EMRI

Policia ka arrestuar në Malin e Tomorrit një 46-vjeçar të kërkuar për disa vepra penale. 46-vjeçari Dorian Beu ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tiranë, në vitin 2023, i ka caktuar masën e sigurisë  “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, […]

The post Kapet në malin e Tomorrit 46-vjeçari i kërkuar për trafik dr*ge e grup kriminal/ EMRI appeared first on BoldNews.al.

Alarm në SHBA! Zbulohet paraziti i rrallë që “ha” mish njerëzor

Shfaqja e një paraziti jashtëzakonisht të rrallë, i njohur si krimb vidhosës, po shkakton shqetësim në Shtetet e Bashkuara, sipas një raporti të Reuters. Rasti, i raportuar tek një person që udhëtoi nga Guatemala në Merilend dhe zhvilloi një infektim me parazitin krimb-vidë, është rasti i parë i konfirmuar në Shtetet e Bashkuara në 2025, […]

The post Alarm në SHBA! Zbulohet paraziti i rrallë që “ha” mish njerëzor appeared first on BoldNews.al.

Kompanitë e sigurimit mblodhën mbi 15 mld lekë, por dëmshpërblyen vetëm 1/3

Nga Gazeta ‘SI’ – Kompanitë e sigurimeve në Shqipëri kanë arkëtuar më shumë se 15.4 mld lekë në 7 mujorin janar-korrik 2025, me rritje 9% nga viti i shkuar. Për të njëjtën periudhë numri i kontratave u rrit me 7%.

Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 39.75% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 60.25% të totalit të tregut.

Sigurimi motorik i detyrueshëm është rritur me 13.1% gjatë kësaj kohe duke arkëtuar 9.3 mld lekë në total.

Sigurimi vullnetar nga ana tjetër arkëtoi 6.15 mld lekë, me rritje modeste prej 3.25%. 2.6 mld lekë u arkëtuan vetëm nga portofoli i pronës, ku kryeson sigurimi nga zjarri dhe dëmtime të tjera. Gjithsesi, të ardhurat nga ky raportohen me ulje gjatë kësaj periudhe me 3.5%.

Në portofolin sigurimi nga Zjarri dhe Forcat e Natyrës, gjatë janar – korrik 2025, vihet re një ulje prej 2.49% e vëllimit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli dhe një rritje me 9.08% e numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me janar – korrik 2024.

Pagesat e dëmeve gjatë janar – korrik 2025 u rritën me 0.9%. Pjesa më e madhe e dëmeve të paguara bruto i përket sigurimit motorik me rreth 3.68 mld lekë, apo 76.69% të totalit të dëmeve të paguara bruto, 4.8 mld lekë.

The post Kompanitë e sigurimit mblodhën mbi 15 mld lekë, por dëmshpërblyen vetëm 1/3 appeared first on Gazeta Si.

Parashikimi i ‘SI’ për bursat gjatë javës: Forcohet euro

Nga Gazeta ‘SI’ – Për sa kohë EUR/USD do të tregtohet mbi vlerën 1.168 trenda do të jetë rritëse me target 1.187. Tregtimi nën vlerën 1.169 do të pasohej nga testimi i suportit 1.165.

Për sa kohë GBP/USD do të tregtohet mbi vlerën 1.349 trenda do të jetë pozitive me objektiv 1.36 reagimi pozitiv ndaj të cilit e avancon lëvizjen rritëse drejt rezistencës 1.3725. Tregtimi nën vlerën 1.349 hap rrugën për ritestimin e suportit 1.346.

Për sa kohë USD/JPY do të tregtohet nën vlerën 147.1 trenda do të jetë rënëse me target 145.5. Tregtimi mbi vlerën 147.1 do të ndiqej nga testimi i rezistencës 1147.6.

Për sa kohë DOW JONES do të tregtohet mbi vlerën 45480 trenda do të jete pozitive me target 46380. Tregtimi nën vlerën 45480 hap rrugën për testimin e suportit 45000.

Për sa kohë CRUDE OIL do të tregtohet nën vlerën 64 trenda do të jetë negative me target 63.2. Tregtimi mbi vlerën 64 do të pasohej nga tentativa e testimit të rezistencës 64.8.

Për sa kohë BTC/USD do të tregtohet nën vlerën 113000 trenda do tëjetë rënëse me objektiv 107900. Tregtimi mbi vlerën 113000 do të pasohej nga avancim i mëtejshëm me target 114800.

The post Parashikimi i ‘SI’ për bursat gjatë javës: Forcohet euro appeared first on Gazeta Si.

A do t’i blejë Serbia aksionet ruse në NIS?

A ka bërë Serbia zyrtarisht ofertë për blerjen e aksioneve të Industrisë së Naftës së Serbisë (NIS)? Kësaj pyetjeje nuk i është përgjigjur Ministria e Minierave dhe Energjisë, megjithëse kështu kishte deklaruar më herët gjatë gushtit drejtori i ndërmarrjes Srbijagas, Dushan Bajatoviq. Bajatoviq, sipas mediave, në fillim të gushtit tha se Serbia do ta blinte […]

The post A do t’i blejë Serbia aksionet ruse në NIS? appeared first on BoldNews.al.

Marjola Nakoleci u v*a nga burri, shokon e motra: E përdh*nonte që ta linte shtatzënë dhe të mos divorcohej

Detaje tronditëse janë zbuluar në lidhje me vrasjen e 36-vjeçares Marjola Nakoleci nga bashkëshorti i saj, Pandeli Nakoleci, ngjarja e ndodhur në Volos të Greqisë. Motra e 36-vjeçares foli për abuzimin që Marjola përjetoi në martesën e saj. Ajo zbuloi se gruaja duroi dhunë fizike dhe seksuale, me bashkëshortin e saj që e përdhunonte dhe […]

The post Marjola Nakoleci u v*a nga burri, shokon e motra: E përdh*nonte që ta linte shtatzënë dhe të mos divorcohej appeared first on BoldNews.al.

Produktiviteti i punës, Shqipëria ngelet e fundit në Rajon

Shqipëria edhe vitin e kaluar kishte nivelin më të ulët të produktivitetit të punës në Rajon dhe një ndër më të ulëtit në Europë. Sipas të dhënave nga Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO), Prodhimi i Brendshëm Bruto për orë pune në Shqipëri vitin e kaluar vlerësohej në 16.5 dollarë ndërkombëtarë. Ky tregues është rritur me […]

The post Produktiviteti i punës, Shqipëria ngelet e fundit në Rajon appeared first on BoldNews.al.

Në disa zona priten reshje shiu! Ja sa do të shkojnë temperaturat sot

Sipas të dhënave nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak, dita e sotme do të karakterizohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme në të gjithë vendin. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin, veçanërisht në orët e paradites, duke krijuar kushte të favorshme për aktivitete në natyrë dhe udhëtime. Nga mesdita deri në pasdite, do të ketë alternime […]

The post Në disa zona priten reshje shiu! Ja sa do të shkojnë temperaturat sot appeared first on BoldNews.al.

Këmbimi valutor 25 gusht/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.2 lekë dhe do shitet me 83.5 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 96.5 lekë dhe do shitet me 97.5 lekë. Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 102.1 lekë dhe do shitet me 103.2 lekë. Ndërsa […]

The post Këmbimi valutor 25 gusht/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja appeared first on BoldNews.al.

Franca dhe Gjermania, dy “pushtuesit” e rinj të Shqipërisë, zëvendësojnë italianët 

Në rrugët e Tiranës dhe jo vetëm, këtë vit  has shpesh djem të rinj gjermanë, me çanta në shpinë, teksa akomodohen në shtëpitë me qira, apo të ulur në bare e restorante. Të shumta janë dhe ata që flasin frëngjisht.

Franca dhe Gjermania janë dy shtetet që këtë vit kanë “pushtuar” Shqipërinë, duke ia marrë stafetën Italisë, që deri një vit më parë e kishin të dukshme preferencën për vendin e shqiponjave.

Të dhënat e INSTAT bënë të ditur se si Franca ashtu dhe Gjermania kanë shënuar rritje të fortë të hyrjeve në vend.

Në janar-korrik, hyrjet nga Gjermania arritën në 231 mijë, me një rritje prej 28%, ose 50 mijë më shumë. Gjermania është ngjitur për herë të parë në vendin e gjashtë, pas Kosovës, Italisë, Maqedonisë së Veriut, malit të Zi e Greqisë, vende që tradicionalisht e kanë vizituar Shqipërinë. Operatorët turistikë pohojnë se kryesisht po vijnë turistë individualë dhe të rinj. Edhe në korrik vijoi tendenca pozitive me 15% hyrje më shumë.

E fortë ka qenë rritja dhe nga Franca, me 160 mijë hyrje nga ky vend për janar-korrik, ose  48% më shumë, duke u ngjitur në vendin e nëntë. Në numër Franca ka pasur dhe nivelin më të lartë të rritjes nga të gjithë shtetet me 51 mijë më shumë. Tendenca e tyre duket e qëndrueshme, me korrikun që shënoi një rritje prej 55%. Operatorët turistikë pohojnë se ata janë në negociata për të mbyllur kontrata me turistët francezë për vitin tjetër.

Francezët dhe gjermanët duket se po “zëvendësojnë” itaianët, interesi i të cilëve për Shqipërinë këtë vit duket i zbehur. Në janar-korrik hynë në vend 664 mijë shtetas italianë, me rritje 4.5%. Në të njëjtën periudhë të një viti më parë zgjerimi kishte qenë 47%. Gjithsesi italianët mbeten grupi i dytë më i madh i turistëve në vend, me 10% të totalit, për 7 mujorin, përkundrejt Gjermanisë 3.5% dhe Francës 2.4%.

Shtetasit nga Kosova vijojnë të mbeten grupimi më i madh i turistëve në Shqipëri, me 35% të totalit për 7 mujorin, ndonëse tendenca është në rënie.

Përkundrejt francezëve e gjermanëve, turizmi po shfaq shenja ngadalësimi këtë vit. Për janar-korrik në vend kanë hyrë 6.58 milionë shtetas të huaj, me rritje 3.5% me bazë vjetore, nga 23% të njëjtën periudhë të një viti më parë. Edhe në korrik shifrat ishin të vakëta, me 1.82 milionë hyrje, ose vetëm 0.4% më shumë se korriku 2024.

 

Turizmi bie nga Kosova, më pak dhe turq, polakë e spanjollë, rikthehen serbët

 

Burimi: INSTAT

 

Burimi: INSTAT

 

Burimi: INSTAT

 

The post Franca dhe Gjermania, dy “pushtuesit” e rinj të Shqipërisë, zëvendësojnë italianët  appeared first on Revista Monitor.

❌