Mbështetja sociale, raporti: Shqipëria ofron përfitimin më të ulët në rajon, vetëm 70 euro
Shqipëria është vendi me mbështetjen më të ulët sa i takon përfitimeve sociale të familjeve në nevojë. Një raport i Bankës Botërore dhe Institutit të Vjenës analizon llojet e përfitimit për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor ku rezulton se vendi ynë është i fundit me vetëm 70 euro ndërkohë që në krye qëndron Republike Srpska me 335 euro.
âShumat e pĂ«rfitimeve ndryshojnĂ« ndjeshĂ«m nĂ« rajon. Republika Srpska ofron shumĂ«n mĂ« tĂ« lartĂ« mujore totale (335 euro), duke kombinuar asistencĂ«n sociale dhe ndihmat pĂ«r fĂ«mijĂ«. NĂ« tĂ« kundĂ«rt, ShqipĂ«ria ofron pĂ«rfitimet mujore totale mĂ« tĂ« ulĂ«ta (70 euro), tĂ« pĂ«rbĂ«ra nga Ndihma Ekonomike dhe njĂ« ndihmĂ« pĂ«r energjinĂ«.
PĂ«r vendet e tjera, pĂ«rfitimet mujore totale janĂ« si mĂ« poshtĂ«: Federata e BiH (304 euro), Serbia (282 euro), Mali i Zi (267 euro), Maqedonia e Veriut (207 euro) dhe Kosova (191 euro)â thuhet nĂ« raport.
Në një tabelë specifike raporti përmbledh se cilat janë skemat që aplikon kryesisht rajoni sa i takon mbështetjes sociale.
Kështu llojet kryesore të përfitimeve sociale që aplikohen janë: skemat e përgjithshme të lehtësimit të varfërisë (që synojnë të ofrojnë mjete minimale jetese), ndihmat për fëmijë (për të mbështetur financiarisht familjet me fëmijë) dhe ndihmat për energjinë (të krijuara për të lehtësuar shpenzimet e larta të energjisë për familjet me të ardhura të ulëta, veçanërisht gjatë muajve të ftohtë).
Një tjetër pikë që raporti merr në analizë është procesi i ndërprerjes së ndihmës ku pavarësisht vlerës së ulët duket se Shqipëria ka disi fleksibilitet me të lartë kur një prej anëtarëve punësohet.
âPragu nĂ« tĂ« cilin kĂ«to pĂ«rfitime ndĂ«rpriten ndryshon dukshĂ«m, por njĂ« model i pĂ«rbashkĂ«t Ă«shtĂ« se shumica e pĂ«rfitimeve tĂ« lidhura me varfĂ«rinĂ« humben sapo nis punĂ«simi formal, edhe nĂ« nivele minimale tĂ« tĂ« ardhurave.
Serbia dhe Shqipëria janë përjashtimet e vetme. Në Serbi, ndihma financiare sociale (FSA) ulet gradualisht me rritjen e të ardhurave dhe humbet plotësisht vetëm kur të ardhurat neto nga puna arrijnë 210 euro.
Në Shqipëri, Ndihma Ekonomike nuk ndërpritet automatikisht kur një anëtar i familjes fillon punë, por programi përdor një formulë të testit të mjeteve indirekte (PMT) për të përcaktuar të drejtën e përfitimit.
Kjo formulĂ«, e cila rillogaritet çdo 12 muaj, i jep njĂ« peshĂ« tĂ« caktuar punĂ«simit formal dhe, nĂ«se vlera e llogaritur nga formula tejkalon pragun pĂ«r marrjen e NdihmĂ«s Ekonomike, familja nuk pĂ«rfiton mĂ«â thuhet nĂ« raport./ N.Maho
Â
The post Mbështetja sociale, raporti: Shqipëria ofron përfitimin më të ulët në rajon, vetëm 70 euro appeared first on Revista Monitor.