Pas shpalljes se vakances dhe rivleresimit ne njesite administrative dhe njesite e Bashkise Elbasan, u zhvilluan testime dhe konsultime tĂ« vazhdueshme per pergjedhjen e administratratoreve te rinj. ĂshtĂ« vĂ«nĂ« re njĂ« interes i madh, sidomos nga tĂ« rinjtĂ«, pĂ«r tu bĂ«rĂ« pjesĂ« e kĂ«tij procesi i cili u zhvillua me korrektĂ«si dhe transparencĂ« ku tĂ« gjithĂ« aplikantĂ«t u testuan me shkrim, por edhe nĂ« aftĂ«sitĂ« e tyre komunikuese dhe punĂ«n nĂ« ekip.
Pas përfundimit të procesit Bashkia e Elbasanit ka përzgjedhur administratorët e 17 Njësive Administrative, me përjashtim të Rajonit nr. 4 në qytet ku ende nuk ka rezultuar asnjë fitues, në të gjithë njësitë e tjera janë shpallur administratorët e rinj, apo ata që u rizgjodhën.
Sa më sipër, në Rajonin nr. 1 te Qytetit është riemëruar Andromeda Poloska e cila prej pak kohësh ishte vendosur në këtë detyrë dhe u bë pjesë e konkursit për të riqëndruar.
Në Rajonin nr. 2 largohet Elsid Zyma dhe në vend të tij është emëruar znj. Eltjona Kolla.
Në Rajonin nr. 3 është rizgjedhur Fatjon Hasalla.
Në njësinë nr. 5 largohet Dritan Pisha dhe në vend të tij emërohet Agron Lulaj.
Në njësinë nr. 6 largohet Gëzim Keci dhe emërohet Luan Rama.
NĂ« Funar Oltion Haka largohet ndĂ«rsa vendin e tij, pĂ«r tâu shĂ«rbyer banorĂ«ve dhe pĂ«r tĂ« nxitur zhvillimin e mĂ«tejshĂ«m turistik, e merr Fisnik Bozha.
Në Gracen largohet Fadil Salla ndërsa emërohet Detin Haka.
Pas një pune disa vjeçare me përkushtim në shërbim të komunitetit, pavarësisht sfidave të mëdha, në Bradashesh largohet Andi Lici dhe emërohet Edmond Muça.
Gjergjani dhe Shirgjani janë dy zonat më të mëdha bujqësore të cilat kanë marrë zhvillim shumë të madh vitet e fundit, falë investimeve të Bashkisë Elbasan, por edhe përçimit të zërit të banorëve nga ana e administratorëve, respektivisht Resul Hoxha dhe Ylli Dushku të cilët largohen dhe në vend të tyre për të vazhduar këtë mision vijnë Alfred Mukja dhe Ibrahim Roçi.
Tregani me natyrën e tij fantastike dhe ujërat termalë është përtej një njësie administrative të Elbasanit, por është shtëpia e mijëra turistëve që e vizitojnë çdo vit. Banorët, e po njësoj turistët, e kësaj zone kanë gjetur përherë të hapur derën e Manjola Rexhepit për çdo problematikë të tyre, dhe me të njëjtin përkushtim këtë detyrë do ta vijojë Mërkur Kaçi.
Në Shushicë largohet Gëzim Ruda dhe emërohet Sokol Sinani i cili angazhohet të punojë më fort për zhvillimin turistik të kësaj zone, pa lënë pas dore problematikat e komunitetit.
Në njesinë administrative Labinot Fushë, pas punës së mirë të bere nga Jonuz Qosja ne detyren e administratorit shpallet fitues Islam Kaculi.
Në Papër, Gjinar, Zavalinë dhe Labinot Mal, kanë rezultuar fitues administratorët aktualë të cilët detyrën e kishin marrë prej pak kohësh dhe kërkojnë ende kohë për të plotësuar misionin e tyre.
Përkatësisht në këto zona do të administrojnë Arjan Vrapi, Emanuel Hida, Ervis Dedja, Ylber Kuçi.
Gjatë një takimi me kryetarin e Bashkisë Z. Gledian Llatja, administratorët edhe një herë morën porosi për të qenë në shërbim të komunitetit, zëri i çdo banori në zgjidhjen e problematikave aty ku është e mundur dhe adresimi në raste të tjera.
Sipas Z. Llatja, administratorët janë 18 sy e veshë më shumë për të qenë pranë çdo zone ashtu si komuniteti meriton të trajtohet, me përkushtim dhe dinjitet.
Llatja edhe një herë kujtoi administratorët e rinj se zyrat e njësive duhet të qëndrojnë hapur dhe të asistojnë çdo qytetar në aksesin në portalin qeveritar e-albania. Po ashtu, në fshatra fokus duhet ketë gjithashtu asistenca ndaj fermerëve për përfitimin nga fondet e AZHBR. / abcnews.al /