❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Zjarr në pyllin mbi fshatin Miras të Devollit, forcat e zjarrfikësve në terren

Një vatër zjarri ka shpërthyer këtë pasdite në një sipërfaqe pyjore mbi fshatin Miras, në bashkinë Devoll. Flakët kanë përfshirë një zonë të gjerë, ndërsa forcat e zjarrfikësve janë angazhuar në përpjekje për të shpërndarë flakët.

Aktualisht, në terren ndodhen dy mjete zjarrfikëse, 10 zjarrfikës dhe rreth 20 punonjës nga Drejtoria e Shërbimeve dhe Pyjeve, të cilët po punojnë intensivisht për të izoluar zjarrin dhe për të parandaluar përhapjen e tij në zona të tjera.

Era e fortë dhe bima e dendur po e bëjnë menaxhimin e situatës më të vështirë, ndërsa ndërhyrja po realizohet edhe me mjete rrethanore, për shkak të terrenit të vështirë. Autoritetet janë në gatishmëri të plotë për të parandaluar një përhapje të mëtejshme të flakëve dhe për të mbrojtur zonat e rrezikuara./euronewsalbania/

 

 

 

The post Zjarr në pyllin mbi fshatin Miras të Devollit, forcat e zjarrfikësve në terren appeared first on Telegrafi.

Dogana parandalon kontrabandën e duhanit dhe produkteve të falsifikuara në Bërnjak

Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka parandaluar kontrabandën e duhanit dhe produkteve të falsifikuara në Bërnjak.

Në njoftim thuhet se në pikëkalimin kufitar Bërnjak, Njësitet Antikontrabandë të Doganës së Kosovës, në bashkëpunim me zyrtarët e pikës kufitare, kanë zhvilluar një plan operativ me fokus në kontrolla të detajuara.

“GjatĂ« kĂ«tij operacioni Ă«shtĂ« selektuar pĂ«r kontroll njĂ« automjet, ku pas njĂ« verifikimi tĂ« hollĂ«sishĂ«m janĂ« zbuluar dhe sekuestruar:  27,5 kg duhan i grirĂ«, i dyshuar pĂ«r kontrabandĂ«;  126 palĂ« trenerka me marka tĂ« mbrojtura tregtare, tĂ« dyshuara si produkte tĂ« falsifikuara”, bĂ«het e ditur nĂ« njoftim.

Dogana e Kosovës thekson se përmes Njësive Antikontrabandë do të vazhdojë me kontrolle të rrepta në të gjitha pikat kufitare dhe brenda territorit të vendit, me qëllim parandalimin e kontrabandës dhe mbrojtjen e tregut dhe konsumatorëve nga mallrat e paligjshme dhe produktet e falsifikuara. /Telegrafi/

The post Dogana parandalon kontrabandën e duhanit dhe produkteve të falsifikuara në Bërnjak appeared first on Telegrafi.

Dorëheqja e Liburn Aliut, Rama: Largimi i tij nga institucioni nuk është vetëm një humbje për institucionet, por për të gjithë ne

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka dhënë sot dorëheqje nga posti i tij. Shkak për dorëheqjen është bërë zgjedhja e Dimal Bashës në krye të Kuvendit të Kosovës.

Pas dorëheqjes së Aliut, ka reaguar edhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, transmeton Telegrafi.

Rama ka falënderuar Aliun për bashkëpunimin, duke theksuar se raportet me të kanë qenë shumë korrekte.

“Dua ti shpreh mirĂ«njohjen time mĂ« tĂ« thellĂ« Liburn Aliut, pĂ«r bashkĂ«punimin e shkĂ«lqyer dhe korrektĂ«sinĂ« qĂ« tregoi gjatĂ« gjithĂ« kohĂ«s sa ishte MinistĂ«r i InfrastrukturĂ«s nĂ« raport me mua si Kryetar i Kryeqytetit.
Largimi i tij nga institucioni nuk Ă«shtĂ« vetĂ«m njĂ« humbje pĂ«r institucionet, por pĂ«r tĂ« gjithĂ« ne qĂ« besojmĂ« tek puna dhe idealet e larta tĂ« shĂ«rbimit publik”, ka shkruar Aliu.

Tutje, ai ka uruar suksese Aliut.

“I uroj suksese nĂ« çdo hap tĂ« ri dhe e falĂ«nderoj nga zemra pĂ«r kontributin e tij tĂ« çmuar nĂ« zhvillimin e Kryeqytetit dhe nĂ« forcimin e unitetit tonĂ« qytetar dhe kombĂ«tar”, theksoi ai.

Ndryshe, Liburn Aliu sot ka njoftuar për dorëheqjen e tij si ministër i Infrastrukturës.

“DorĂ«heqja ime vjen pas zgjedhjes sĂ« djeshme tĂ« kryetarit te Kuvendit tĂ« RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s. Dje, pas votimit tĂ« kryetarit tĂ« Kuvendit, e kam njoftuar Kryeministrin Kurti pĂ«r vendimin tim.

Konsideroj qĂ« zgjedhja e djeshme e Kryetarit tĂ« Kuvendit, institucionit mĂ« tĂ« lartĂ«, ku vendosen ligjet dhe jep llogari qeveria, nuk Ă«shtĂ« nĂ« frymĂ«n e nĂ« lartĂ«sinĂ« e atij ideali pĂ«r RepublikĂ«n qĂ« ka qenĂ« dhe mbetet arsye angazhimi pĂ«r mua”, tha Aliu sot. /Telegrafi/

The post Dorëheqja e Liburn Aliut, Rama: Largimi i tij nga institucioni nuk është vetëm një humbje për institucionet, por për të gjithë ne appeared first on Telegrafi.

GIZ Kosova: Bashkëpunim për qytete më të gjelbra dhe më të jetueshme

GIZ Kosova dhe Komuna e Prizrenit, Komuna e Gjakovës dhe Komuna e Gjilanit kanë nënshkruar Marrëveshje Bashkëpunimi për të forcuar bashkëpunimin në zhvillimin e planifikimit urban të qëndrueshëm ndaj ndryshimeve klimatike.

Në njoftim thuhet se marrëveshjet fokusohen në përmirësimin e hapësirave publike, rritjen e qëndrueshmërisë së qyteteve ndaj rreziqeve klimatike, si dhe zbatimin e projekteve demonstruese përmes zgjidhjeve të bazuara në natyrë për të adresuar sfidat klimatike.

“NjĂ«kohĂ«sisht, ato promovojnĂ« procese gjithĂ«pĂ«rfshirĂ«se tĂ« planifikimit qĂ« angazhojnĂ« komunitetin, sigurojnĂ« barazi gjinore dhe mbrojnĂ« biodiversitetin”, bĂ«het e ditur nĂ« njoftim.

Gjermania dhe Zvicra, përmes GIZKosovo, po mbështesin Kosovën në këtë angazhim të përbashkët për komuna më të gjelbra, dhe më të mira për jetesë. /Telegrafi/

 

 

The post GIZ Kosova: Bashkëpunim për qytete më të gjelbra dhe më të jetueshme appeared first on Telegrafi.

Ministria e Mbrojtjes në Shqipëri: Situata e zjarreve nën kontroll, 11 nga 14 vatra janë shuar

Ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë ka njoftuar se pas ndërhyrjeve intensive në disa qarqe të vendit, situata e zjarreve paraqitet më e qëndrueshme dhe nën kontroll.

Në njoftim thuhet se nga 14 vatra të raportuara, 11 janë shuar, ndërsa 2 vatra janë ende aktive, por po menaxhohen nga forcat zjarrfikëse dhe Forcat e Armatosura.

“1 vatĂ«r mbetet nĂ«n monitorim tĂ« vazhdueshĂ«m, pa rrezik pĂ«r banesa apo komunitetet pĂ«rreth. Zona mĂ« e prekur mbetet AkĂ«rnia (VlorĂ«), ku ndĂ«rhyrja nga toka dhe ajri ka stabilizuar ndjeshĂ«m situatĂ«n.  Helikopteri i Emirateve tĂ« Bashkuara Arabe vijon operacionet nga ajri”, bĂ«het e ditur nĂ« komunikatĂ«.

Gjithashtu, thuhet se në  terren janë angazhuar dhjetëra forca për garantimin e sigurisë dhe mbylljen përfundimtare të vatrave./Telegrafi/

 

 

 

 

The post Ministria e Mbrojtjes në Shqipëri: Situata e zjarreve nën kontroll, 11 nga 14 vatra janë shuar appeared first on Telegrafi.

Akuzohen nga Italia si pjesëtarë të grupeve kriminale, arrestohen tre persona në Fier

Finalizohen 3 operacione të tjera nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSh, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Finalizohen operacionet policore tĂ« koduara “Operacionalja 61”, “Operacionalja 62” dhe “Operacionalja 63”. Vihen nĂ« pranga 3 shtetas tĂ« cilĂ«t akuzohen nga autoritetet italiane, si pjesĂ«tarĂ« tĂ« njĂ« organizate kriminale qĂ« trafikonte lĂ«ndĂ« narkotike.

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, strukturat e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSh, bazuar në informacionet e siguruara, kapën gjatë 3 operacioneve të zhvilluara në qarkun e Fierit, 3 shtetas të kërkuar nga autoritetet italiane, konkretisht:

-NĂ« kuadĂ«r tĂ« operacionit “Operacionalja 61”, u kap dhe u vu nĂ« pranga shtetasi K. Sh., 24 vjeç, banues nĂ« Fier;
-NĂ« kuadĂ«r tĂ« operacionit “Operacionalja 62” u kap dhe u vu nĂ« pranga A. M., 29 vjeç, banues nĂ« Fier;
-NĂ« kuadĂ«r tĂ« operacionit “Operacionalja 63” u kap dhe u vu nĂ« pranga shtetasi E. F., 22 vjeç, banues nĂ« Fier.

KĂ«ta shtetas ishin shpallur nĂ« kĂ«rkim ndĂ«rkombĂ«tar, pasi Gjykata e Riminit, Itali, iu ka caktuar masĂ«n e sigurisĂ« “Arrest nĂ« burg”, pĂ«r veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i narkotikĂ«ve”. Maksimumi i dĂ«nimit: 10 vjet burgim.
Ata akuzohen se gjatë periudhës qershor-dhjetor 2024, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me shtetas të tjerë, kanë blerë sasi të mëdhaja droge, me qëllim shitjen në qytetin e Riminit.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtyre shtetasve në Itali./tch/

The post Akuzohen nga Italia si pjesëtarë të grupeve kriminale, arrestohen tre persona në Fier appeared first on Telegrafi.

Pas dĂ«shtimit pĂ«r kryetare, Albulena Haxhiu bĂ«het nĂ«nkryetare e Kuvendit – pĂ«rqafim me Dimal BashĂ«n pas votimit

Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur sot kryetarin e ri, Dimal Basha nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV). Për zgjedhjen e tij votuan edhe deputetë nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

Propozimi i Bashës nga LVV erdhi pas disa muajsh bllokimi institucional, ku Kuvendi kishte mbetur pa u konstituar, transmeton Telegrafi.

Fillimisht, LVV kishte propozuar Albulena Haxhiun për postin e kryeparlamentares, por ajo nuk mori mbështetjen e partive tjera. Më pas, për të njëjtin post u propozuan Donika Gërvalla, Hekuran Murati dhe Arbërie Nagavci, por asnjëri prej tyre nuk arriti të sigurojë votat e nevojshme.

NĂ« pĂ«rpjekjen e 58-tĂ«, emri i Dimal BashĂ«s mori mbĂ«shtetjen e nevojshme pĂ«r t’u zgjedhur kryetar i Kuvendit.

Po ashtu, Kuvendi ka zgjedhur edhe tre nĂ«nkryetarĂ«t nga subjektet mĂ« tĂ« mĂ«dha politike: Albulena Haxhiu nga LVV, Vlora Çitaku nga PDK dhe Kujtim Shala nga Lidhja Demokratike e KosovĂ«s (LDK).

Pas votimit, Albulena Haxhiu mori vendin e saj si nënkryetare, ndërsa nuk mungoi një përqafim mes saj dhe kryeparlamentarit të sapozgjedhur, Dimal Basha.

Seanca po vazhdon me zgjedhjen e nënkryetarëve nga komunitetet joshumicë. /Telegrafi/

The post Pas dĂ«shtimit pĂ«r kryetare, Albulena Haxhiu bĂ«het nĂ«nkryetare e Kuvendit – pĂ«rqafim me Dimal BashĂ«n pas votimit appeared first on Telegrafi.

Spiropali uron homologun e saj, Dimal Bashën: Mezi pres të rifillojmë bashkëpunimin e ngushtë vëllazëror mes Shqipërisë dhe Kosovës

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka uruar kryetarin e ri të Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha.

Ajo ka shkruar se mezi pres të rifillojnë bashkëpunimin e ngushtë vëllazëror mes Kuvendit të Shqipërisë dhe Kuvendit të Kosovës, transmeton Telegrafi.

“Urime e sukses Kryetarit tĂ« ri, tĂ« sapozgjedhur, tĂ« Kuvendit tĂ« KosovĂ«s, Dimal Basha! PĂ«rgĂ«zime Kuvendit tĂ« KosovĂ«s, pĂ«r çeljen e rrugĂ«s pĂ«r ndĂ«rtimin e institucioneve tĂ« reja demokratike pas zgjedhjeve”, tha ajo.

Tutje, ajo pohoi se “Mezi pres tĂ« rifillojmĂ« bashkĂ«punimin e ngushtĂ« vĂ«llazĂ«ror mes Kuvendit tĂ« ShqipĂ«risĂ« dhe Kuvendit tē KosovĂ«s, pĂ«r tĂ« mirĂ«n e qytetarĂ«ve tanĂ«, pĂ«r mbĂ«shtetjen e integrimit euroatlantik tĂ« dy vendeve tona, dhe garantimin e mbrojtjen e tĂ« drejtave tĂ« shqiptarĂ«ve nĂ« rajon”.

Pas gjashtë muajve të ngërçit politik, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë arritur ta zgjedhin për kryeparlamentar, deputetin e LVV-së, Dimal Basha. /Telegrafi/

The post Spiropali uron homologun e saj, Dimal Bashën: Mezi pres të rifillojmë bashkëpunimin e ngushtë vëllazëror mes Shqipërisë dhe Kosovës appeared first on Telegrafi.

Basha kryeparlamentar, kush janë emrat që janë përmendur për nënkryetarë nga subjektet politike?

Pas gjashtë muajve të ngërçit politik, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë arritur ta zgjedhin për kryeparlamentar, deputetin e LVV-së, Dimal Basha.

Pasi Basha u bë kryeparlamentar, Kuvendi ka shkuar në pauzë për një orë.

Me vazhdimin e seancës pritet edhe zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit.

MĂ« herĂ«t, Telegrafi ka raportuar se PDK pĂ«r nĂ«nkryetare do ta propozojĂ« Vlora Çitaku dhe se LDK do ta propozojĂ« Kujtim ShalĂ«n, ndĂ«rsa nga LVV dhe Lista Serbe nuk ka pasur ndonjĂ« emĂ«r qĂ« Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« publik.

Ndryshe, Basha mori 73 vota për, kundër ishin 30 dhe 3 abstenuan.

Ishte hera e dytë që emri i Bashës u propozua për kryeparlamentar, ndërkaq ishte emri i pestë me radhë i propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje.

Fillimisht, propozimin e Bashës e bëri deputetja dhe ministrja në detyrë e Arsimit, Arbërie Nagavci.

Pas propozimit, kryesuesi i seancës e hodhi në votim këtë propozim, ndërsa zgjedhja e tij në krye të Kuvendit u arrit me votat e Partisë Demokratike të Kosovës dhe disa deputetëve të AAK-së.

Nga AAK votuan Daut Haradinaj, Bekë Berisha dhe Lahi Brahimaj.

Kreu i PDK-së para nisjes së seancës tha se kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha nuk i plotëson kriteret për kryetar të Kuvendit, mirëpo sipas tij, nëse LVV nuk ka kandidat më të mirë atëherë do ta votojnë.

The post Basha kryeparlamentar, kush janë emrat që janë përmendur për nënkryetarë nga subjektet politike? appeared first on Telegrafi.

Kurti uron qytetarët: Më pak se dy muaj u deshën për të ngritur urën e 36-të në Kosovë mbi lumin Ibër

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka uruar qytetarët për hapjen e urës së re mbi lumin Ibër.

Kurti ka pohuar se më pak se dy muaj u deshën për të ngritur urën e 36-të në Kosovë mbi lumin Ibër, transmeton Telegrafi.

“Ura pĂ«r kalimin e automjeteve nga sot prej orĂ«s 9:00 Ă«shtĂ« hapur pĂ«r qarkullim. Urime banorĂ«ve e qytetarĂ«ve tĂ« MitrovicĂ«s sĂ« jugut dhe MitrovicĂ«s sĂ« veriut! PĂ«rgĂ«zime kompanisĂ« dhe punĂ«torĂ«ve pĂ«r angazhimin shembullor. Punimet nĂ« urĂ«n tjetĂ«r po vazhdojnĂ«â€, ka pohuar ai.

Ndryshe, gurthemeli i dy urave mbi lumin Ibër është vendosur në fillim të muajit korrik, në prezencën e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Ndërkaq, sipas Qeverisë në detyrë, qëllimi është lidhja e Mitrovicës së Veriut me Mitrovicën e Jugut.

Përfundimi i ndërtimit të urave ishte planifikuar të bëhej në shtator. Njëra është për këmbësorë dhe tjera për automjete. Për ndërtimin e tyre, Qeveria në detyrë ka ndarë rreth tre milionë euro.

Ndërtimi i urave bëhet pranë kryesores që është mbi Ibër. Kjo e fundit është pjesë e Marrëveshjes për Lirinë e Lëvizjes që ishte arritur në kuadër të dialogut për normalizim të marrëdhënieve.

Bashkimi Evropian pati thënë që ndërtimet përgjatë Ibrit duhet të bëhen me kujdes dhe në mënyrë gjithëpërfshirëse. /Telegrafi/

The post Kurti uron qytetarët: Më pak se dy muaj u deshën për të ngritur urën e 36-të në Kosovë mbi lumin Ibër appeared first on Telegrafi.

LVV pa sukses në zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, sot përpjekja e radhës

Sot në orën 11:00, deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sërish, në përpjekjen e 58-të për ta konstituuar legjislaturën.

GjatĂ« seancĂ«s sĂ« sĂ« dielĂ«s, LĂ«vizja VetĂ«vendosje propozoi fillimisht ArbĂ«rie Nagavcin pĂ«r kryetare tĂ« Kuvendit, ndĂ«rsa mĂ« pas edhe Dimal BashĂ«n pĂ«r tĂ« njĂ«jtĂ«n pozitĂ«. AsnjĂ«ri prej tyre nuk arriti tĂ« sigurojĂ« votat e mjaftueshme pĂ«r t’u zgjedhur kryeparlamentar.

Më herët, LVV kishte propozuar edhe Albulena Haxhiun, Donika Gërvallen dhe Hekuran Muratin, por asnjëri nuk mori mbështetjen e nevojshme në Kuvend.

Telegrafi do të mbajë të informuar nga zhvillimet në Kuvend.

array(3) { ["date"]=> string(19) "08-26-2025 10:40:50" ["time"]=> string(11) "Para 40 min" ["update"]=> bool(true) } Para 40 min

“NjĂ« magar nuk mund t’u prijĂ« 100 luanĂ«ve” – deputeti Nura godet Dimal BashĂ«n

Deputeti i PDK-së, Jakup Nura ka thënë se është fyerje për votuesit në Kosovë që Dimal Basha të jetë në krye të Kuvendit.

Ai tha se propozimi i Bashës nga VV në seancën e kaluar ishte befasi.

“Sa i pĂ«rket propozimit tĂ« VV-sĂ« vĂ«rtetĂ« Ă«shtĂ« me tĂ« ardh keq qĂ« VV vendos me qit njĂ« propozim qĂ« i ka befasu edhe vetĂ« ata. NjĂ« njeri qĂ« besoj qĂ« edhe votat e VV-sĂ« nuk do tĂ« shkonin pĂ«r Dimal BashĂ«n”, tha Nura.

Nura tha se edhe për PDK-në ka qenë befasi dhe se kërkuan të marrim një pauzë dhe të njoftohen se a është vërtetë vullneti dhe qëndrimi i tyre që Dimal Basha të jetë në krye të Kuvendit.

“NĂ« ushtri e kemi njĂ« term qĂ« thotĂ« mĂ« mirĂ« Ă«shtĂ« njĂ« luan me ju pri 100 magarĂ«ve, se njĂ« magar me ju pri 100 luanĂ«ve. Tash Dimal Basha me qenĂ« nĂ« krye tĂ« Kuvendit Ă«shtĂ« fyerje pĂ«r votuesit e VV-sĂ« dhe fyerje pĂ«r votuesit e tĂ«rĂ« KosovĂ«s”, tha Nura.

array(3) { ["date"]=> string(19) "08-26-2025 10:39:34" ["time"]=> string(11) "Para 39 min" ["update"]=> bool(true) } Para 39 min

Haradinaj: Ne e kishim preferuar Glauk Konjufcën për kryetar të Kuvendit

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, është deklaruar para nisjes së seancës konstituive.

Haradinaj tha se ata kishin preferuar për kryetar të Kuvendit, Glauk Konjufcën.

“Ne kishim preferuar Glauk KonjufcĂ«n, ose edhe tjerĂ« qĂ« i kemi pĂ«rmendur. Ta shohim tash procesin, por Dimal Basha nuk Ă«shtĂ« preferenca jonĂ«â€, tha Haradinaj.

The post LVV pa sukses në zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, sot përpjekja e radhës appeared first on Telegrafi.

Haradinaj: Ne e kishim preferuar Glauk Konjufcën për kryetar të Kuvendit

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, është deklaruar para nisjes së seancës konstituive.

Haradinaj tha se ata kishin preferuar për kryetar të Kuvendit, Glauk Konjufcën.

“Ne kishim preferuar Glauk KonjufcĂ«n, ose edhe tjerĂ« qĂ« i kemi pĂ«rmendur. Ta shohim tash procesin, por Dimal Basha nuk Ă«shtĂ« preferenca jonĂ«â€, tha Haradinaj.

Seanca e radhës për konstituimin e Kuvendit, pritet të nisë në ora 11:00. /Telegrafi/

 

The post Haradinaj: Ne e kishim preferuar Glauk Konjufcën për kryetar të Kuvendit appeared first on Telegrafi.

Policia Kufitare e Vlorës ndihmon pushuesit e bllokuar me mjete lundruese në det

Policia Kufitare Vlorë u ka ndihmuar disa pushuesve që u rrezikuan gjatë lundrimit me mjetet e tyre lundruese, në Sarandë dhe në Palasë.

Në njoftimin e policisë thuhet se pas marrjes së njoftimeve në kohë reale, shërbimet e Policisë Kufitare ndërhynë me mjetet e tyre lundruese dhe bënë të mundur ndihmën dhe shoqërimin e sigurt të turistëve dhe mjeteve lundruese drejt bregut.

“Pas marrjes sĂ« njoftimit se, rreth njĂ« milje larg Gjirit tĂ« SarandĂ«s, kapiteni i njĂ« jahti me flamur maltez kĂ«rkonte ndihmĂ« pasi mjeti i tij lundrues kishte pĂ«suar defekt dhe kishte marrĂ« ujĂ«, shĂ«rbimet e PolicisĂ« Kufitare ndĂ«rhynĂ« menjĂ«herĂ« dhe bĂ«nĂ« tĂ« mundur shoqĂ«rimin e kapitenit nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« sigurt nĂ« breg dhe rimorkimin e jahtit nĂ« Portin e Limionit”, njoftoi policia.

Tutje, policia njofton për rastin në Palasë.

“Pas marrjes sĂ« njoftimit se, nĂ« zonĂ«n e ShĂ«n Andreut, disa turistĂ« qĂ« ndodheshin nĂ« bordin e njĂ« mjeti lundrues po rrezikoheshin pĂ«r shkak tĂ« kushteve tĂ« vĂ«shtira tĂ« detit, shĂ«rbimet e PolicisĂ« Kufitare ndĂ«rhynĂ« menjĂ«herĂ« dhe bĂ«nĂ« tĂ« mundur shoqĂ«rimin e turistĂ«ve nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« sigurt nĂ« breg dhe ankorimin e mjetit tĂ« tyre lundrues nĂ« molin e PalasĂ«s. FalĂ« reagimit tĂ« menjĂ«hershĂ«m dhe profesional tĂ« strukturave tĂ« PolicisĂ« Kufitare, u shmangĂ«n pasojat e rrezikshme pĂ«r jetĂ«n e pushuesve dhe u garantua siguria e mjeteve lundruese”, theksohet mes tjerash nĂ« komunikatĂ«.

Gjithashtu, thuhet se Policia Kufitare Vlorë mbetet e angazhuar 24/7 për garantimin e sigurisë së jetës së pushuesve dhe fton qytetarët që, në çdo rast emergjence në det, të telefonojnë menjëherë në numrin 112. /Telegrafi/

The post Policia Kufitare e Vlorës ndihmon pushuesit e bllokuar me mjete lundruese në det appeared first on Telegrafi.

Haxhiu: Abelard Tahiri, me amnezi tendencioze, vazhdon të manipulojë me të pavërteta

Deputetja e LVV-sĂ«, Albulena Haxhiu, i Ă«shtĂ« kundĂ«rpĂ«rgjigjur deputetit tĂ« PDK-sĂ«, Abelard Tahiri, i cili sot deklaroi se LVV ka propozuar kandidatĂ« pĂ«r kryetar tĂ« Kuvendit, siç thotĂ« ai qĂ« “mbajnĂ« rekord tĂ« zi ndaj UshtrisĂ« Çlirimtare tĂ« KosovĂ«s”.

Haxhiu në reagimin e saj ka shkruar se Tahiri po vazhdon të manipulojë me të pavërteta, transmeton Telegrafi.

“Abelard Tahiri, me amnezi tendencioze, vazhdon tĂ« manipulojĂ« me tĂ« pavĂ«rteta”, ka pohuar ajo.

Mes tjerash, ajo ka shkruar se Instituti për Hetimin e Krimeve të Luftës u shua në vitin 2018, gjatë mandatit të Abelard Tahirit si Ministër i Drejtësisë.

“Pra Tahiri mbylli mekanizmin shtetĂ«ror pĂ«r dokumentimin e krimeve tĂ« SerbisĂ«. Periudha deri mĂ« 31 dhjetor 2000 Ă«shtĂ« e propozuar dhe votuar nga qeverisja e PDK-sĂ«, nĂ« 2011, kur u miratua Ligjin Nr. 04/L-023 pĂ«r Personat e Zhdukur. Ky ligj pĂ«rcakton qartĂ« se trajtimi i rasteve tĂ« personave tĂ« zhdukur mbulon periudhĂ«n 1 janar 1998 – 31 dhjetor 2000. MĂ« vonĂ«, mĂ« 3 gusht 2015, nĂ« Kuvend votuan Dhomat e Specializuara, me juridiksion kohor 1 janar 1998 – 31 dhjetor 2000”, deklaroi Haxhiu.

Deputetja shtoi tutje se “Ligji i hartuar nga Qeveria jonĂ« dhe i miratuar nga Kuvendi, Ă«shtĂ« shumĂ« i qartĂ« dhe nuk lĂ« vend pĂ«r manipulime. Ai zbatohet pĂ«r periudhĂ«n e luftĂ«s, pra nga 1 janar 1998 deri mĂ« 20 qershor 1999”.

“Si pĂ«rjashtim, hulumtimi dhe dokumentimi “mund tĂ« aplikohet edhe mbi krimet e kryera pas periudhĂ«s sĂ« luftĂ«s, tĂ« ndĂ«rlidhura me luftĂ«n, por jo mĂ« vonĂ« se 31 dhjetor 2000”.
Kjo nĂ«nkupton se boshti kryesor i ligjit Ă«shtĂ« periudha e luftĂ«s, ndĂ«rsa zgjatja deri mĂ« fund tĂ« vitit 2000 ka tĂ« bĂ«jĂ« vetĂ«m me pasojat e drejtpĂ«rdrejta tĂ« luftĂ«s, siç janĂ« tĂ« zhdukurit (obligim nga Ligji i vitit 2011), si dhe viktimat nga minat. Çdo interpretim ndryshe Ă«shtĂ« keqinformim dhe shpĂ«rdorim politik i tekstit ligjor”.

“Duke mbyllur Institutin pĂ«r Krimet e SerbisĂ«, duke votuar Specialen qĂ« gjykon vetĂ«m shqiptarĂ«t, duke miratuar Ligjin pĂ«r Personat e Zhdukur me afat deri nĂ« vitin 2000 dhe duke mos ndĂ«rmarrĂ« asnjĂ« veprim, sa ishte MinistĂ«r, qĂ« i shĂ«rben drejtĂ«sisĂ« pĂ«r krimet e luftĂ«s, Ă«shtĂ« e qartĂ« se kush i ka bĂ«rĂ« shĂ«rbim SerbisĂ«â€, tha ajo.

Mes tjerash, Haxhiu shtoi se “Prandaj Abelardi nĂ« vend tĂ« shpifjes, duhet tĂ« japĂ« llogari pse partia e tij ka marrĂ« kĂ«to vendime qĂ« e kanĂ« lĂ«nĂ« KosovĂ«n pa mekanizma shtetĂ«rorĂ« pĂ«r dokumentimin e krimeve tĂ« SerbisĂ« dhe kanĂ« hapur rrugĂ«n pĂ«r gjykim selektiv tĂ« UÇK-sĂ«â€. /Telegrafi/

The post Haxhiu: Abelard Tahiri, me amnezi tendencioze, vazhdon të manipulojë me të pavërteta appeared first on Telegrafi.

Zgjedhjet lokale 2025, shumë pak gra kandidate për kryetare të komunave

Në prag të zgjedhjeve lokale 2025, partitë politike kanë zyrtarizuar listat e tyre me kandidatë për kryetarë dhe anëtarë të asambleve komunale.

Megjithatë, ajo që bie më së shumti në sy është numri i ulët i grave të përfshira në garën për kryetare komunash, transmeton Telegrafi.

Në listat e partive më të mëdha politike, kandidaturat e grave janë të pakta.

Lëvizja Vetëvendosje ka përfshirë vetëm një grua në listën e saj të kandidatëve për kryetarë të komunave. Bëhet fjalë për Egzona Terdevcin, e cila garon në komunën e Drenasit, duke synuar të sjellë një fitore për subjektin e saj në këtë komunë.

Edhe Lidhja Demokratike e Kosovës ka vetëm një kandidate grua, Ariana Hasani, ajo garon për fitore në Zubin Potok.

Partia Demokratike e Kosovës ka përfshirë tri gra në listën e saj, Arta Vokshi Nallbani, kandidate për komunën e Pejës, Jona Arifi për komunën e Kamenicës dhe Flutura Hamza për komunën e Mitrovicës së Veriut.

Ndërkaq, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka dy kandidate gra për kryetare komunash,  Hafize Sallahu në Kaçanik, dhe Vildane Latifi  në Fushë Kosovë.

Zgjedhjet lokale në Kosovë, do të mbahen më 12 tetor 2025, dhe janë një moment kyç në procesin demokratik të vendit.

Në këto zgjedhje, qytetarët do të zgjedhin kryetarët e 38 komunave dhe anëtarët e asambleve komunale, të cilët do të kenë përgjegjësi për menaxhimin lokal dhe ofrimin e shërbimeve për komunitetet e tyre. /Telegrafi/

 

 

 

The post Zgjedhjet lokale 2025, shumë pak gra kandidate për kryetare të komunave appeared first on Telegrafi.

Flet motra e 36-vjeçares që u vra nga burri në Greqi

Motra e Marjola Nakolecit, 36-vjeçares shqiptare e cila u vra nga bashkëshorti të premten në Greqi, ka dhënë një reagim, ku flet në lidhje me ngjarjen tragjike.

Jashtë kamerave, ajo rrëfen se Pandi Nakoleci, bashkëshorti i Marjolës dhe autori i krimit, herë pas here ushtronte dhunë jo vetëm ndaj gruas së tij, por edhe ndaj fëmijëve.

Ajo shton se fëmijët kishin frikë të rrinin me babain e tyre, ndaj Marjola i kishte kërkuar të largohej nga shtëpia për pak kohë që të qetësohej.

Sipas deklaratave të së motrës, analizat nga klinika psikiatrike dolën shumë mirë dhe nuk rezultoi që Pandi Nakoleci të kishte probleme mendore.

Në fund, në reagimin për Euronews Albania, ajo ka kërkuar që Pandi Nakoleci të kapet nga autoritetet dhe të marrë dënimin e merituar:

“ÇfarĂ« tĂ« them moj vĂ«lla
 ai ishte njĂ« qen i pabesĂ« qĂ« ia mori jetĂ«n motrĂ«s time nĂ« lule tĂ« rinisĂ« dhe la fĂ«mijĂ«t jetimĂ«. Ai nuk ishte i sĂ«murĂ« nga mendja, por donte dhe bĂ«nte ç’i vinte pĂ«r mbarĂ«. U bĂ«nte fĂ«mijĂ«ve dhunĂ« psikologjike. FĂ«mijĂ«t kishin frikĂ« tĂ« rrinin me tĂ« nĂ« shtĂ«pi nga sjellja qĂ« kishte.

Prandaj motra ime u detyrua dhe i tha: ‘Ik pak kohĂ« nga shtĂ«pia qĂ« tĂ« qetĂ«sohesh.’ Motra ime e çoi edhe te psikiatri me policinĂ«. Ata i thanĂ« qĂ« ishte shumĂ« mirĂ«, nuk kishte asgjĂ«. Ia bĂ«nĂ« edhe analizat dhe çdo gjĂ« doli nĂ« rregull. E mbajtĂ«n vetĂ«m dy ditĂ« dhe mĂ« pas ai u kthye nĂ« shtĂ«pi. Sillej dy ditĂ« mirĂ«, pastaj fillonte prapĂ« sherre me motrĂ«n time, pa asnjĂ« arsye, e kapte edhe me fĂ«mijĂ«t. Ajo, si nĂ«nĂ« normale, i hidhte sytĂ« nga fĂ«mijĂ«t.

UnĂ« dua qĂ« ai njeri i poshtĂ«r tĂ« kapet dhe tĂ« kalbet nĂ« burg,” deklaroi motra e viktimĂ«s ekskluzivisht pĂ«r Euronews Albania.

 

The post Flet motra e 36-vjeçares që u vra nga burri në Greqi appeared first on Telegrafi.

​Serbia kĂ«rkon nxitje konfliktesh, Prljaskaj: Kosova tĂ« mos bie nĂ« provokime dhe tĂ« formojĂ« sa mĂ« parĂ« institucionet

Kosova, Shqipëria dhe Kroacia pritet të konkretizojnë së shpejti nismën në fushën e mbrojtjes, përmes së cilës shtetet synojnë të rrisin ndërveprueshmërinë. Një partneritet i tillë është shumë i rëndësishëm, veçmas në kontekstin aktual gjeopolitik, vlerëson në një intervistë ish-deputetja në Parlamentin e Kroacisë, Ermina Lekaj-Prljaskaj.

MĂ« 18 mars tĂ« kĂ«tij viti, tri shtetet nĂ«nshkruan njĂ« deklaratĂ« pĂ«rmes sĂ« cilĂ«s angazhohen pĂ«r forcim tĂ« bashkĂ«punimit nĂ« fushĂ«n e mbrojtjes. Deklarata u nĂ«nshkrua nĂ« TiranĂ«, nga ministrat e Mbrojtjes. Deri mĂ« tash nuk dihet nĂ«se kĂ«saj nisme do t’i bashkohet edhe ndonjĂ« tjetĂ«r shtet.

Marrëveshja mundëson, përveç stërvitjeve, edhe blerje të përbashkëta armatimi.

“Ky rast i bashkĂ«punimit nĂ« mes tĂ« KroacisĂ« dhe KosovĂ«s Ă«shtĂ« shumĂ« i rĂ«ndĂ«sishĂ«m. Kroacia Ă«shtĂ« pjesĂ« e NATO-s, ka njĂ« pĂ«rvojĂ« shumĂ« tĂ« madhe edhe nĂ« pjesĂ«n ushtarake dhe mendoj qĂ« kĂ«tĂ« gjĂ« e ka parĂ« edhe shteti i KosovĂ«s ku kohĂ«t e fundit ka takime mĂ« intensive nĂ« mes tĂ« ushtrisĂ« kosovare dhe ushtrisĂ« kroate, ku parashohin bashkĂ«punime e trajnime tĂ« ndryshme, blerje tĂ« armĂ«ve e kĂ«shtu me radhĂ«â€, thotĂ« Prljaskaj nĂ« njĂ« intervistĂ« pĂ«r KosovaPress.

Ministri nĂ« detyrĂ« i Mbrojtjes i KosovĂ«s, Ejup Maqedonci, i tha mĂ« herĂ«t Radios Evropa e LirĂ« se mĂ« 18 korrik nĂ« TiranĂ« Ă«shtĂ« mbajtur takimi i grupit zbatues “pĂ«r ta zbĂ«rthyer planin nĂ« nivel operacional”.

ShqipĂ«ria dhe Kroacia janĂ« pjesĂ« e NATO-s, ndĂ«rkohĂ« Kosova synon anĂ«tarĂ«simin nĂ« kĂ«tĂ« aleancĂ« dhe pret qĂ« shtetet partnere nĂ« kĂ«tĂ« marrĂ«veshje, ta ndihmojnĂ« nĂ« rrugĂ«n euroatlantike – konkretisht nĂ« anĂ«tarĂ«simin nĂ« Partneritetin pĂ«r Paqe.

KundĂ«r kĂ«saj nisme pati dalĂ« Beogradi zyrtar, ku pas nĂ«nshkrimit tĂ« marrĂ«veshjes ka pasur reagime nga Serbia e cila e cilĂ«soi kĂ«tĂ« si “provokim tĂ« hapur”.

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, pati thënë pas nënshkrimit se synimi i bashkëpunimit nuk është kërcënim për askënd, por mesazh për ata që synojnë të kërcënojnë rajonin.

E sipas Ermina Prljaskaj, qĂ«llimi i SerbisĂ« Ă«shtĂ« “nxitja e konflikteve”.

“QĂ«llimi i SerbisĂ« Ă«shtĂ« tĂ« nxitĂ« konflikte tĂ« tjera, tĂ« kemi zjarre tĂ« luftĂ«s edhe nĂ« vendet e tjera, tĂ« mos jetĂ« vetĂ«m Ukraina, tĂ« jetĂ« Kosova, tĂ« jetĂ« Bosnje e Hercegovina, ne e shohim edhe rastin e RepublikĂ«s Serbe nĂ« Bosnje e HercegovinĂ«, rastin e Dodikut, tĂ« gjitha kĂ«to janĂ« tĂ« themi ashtu njĂ« nxitje nga pala serbe e cila pĂ«rqendrohet qĂ« tĂ« qĂ«ndrojĂ« nĂ« pushtetin e saj nĂ« Serbi duke i ngacmuar shtetet fqinje pĂ«rreth. TĂ« mos harrojmĂ« edhe Malin e Zi ku Ă«shtĂ« njĂ« pjesĂ« e qeverisĂ« pro serbe, tĂ« gjitha kĂ«to janĂ« faktorĂ«t qĂ« mund tĂ« bĂ«jnĂ« njĂ« nxitje tĂ« njĂ« lufte lokale, jo globale, e ne nĂ« kĂ«tĂ« moment nuk kemi nevojĂ« pĂ«r luftĂ«ra tĂ« tilla”, thotĂ« ajo.

Ajo përmend edhe raportin e mirë që Beogradi e ka me Moskën.

Serbia vazhdon të ketë raporte të mira me Rusinë dhe e njëjta, pas luftës në Ukrainë nuk ka vendosur sanksione ndaj saj, edhe pas presionit nga Perëndimi.

“QĂ«llimi i tyre Ă«shtĂ« tĂ« bĂ«jnĂ« nxitje, Serbia tĂ« gjithĂ« e dimĂ« qĂ« Ă«shtĂ« nĂ« bashkĂ«punim me RusinĂ«, kjo Ă«shtĂ« e hapur, dhe normal qĂ« bĂ«het fjalĂ« Ă«shtĂ« pĂ«r ndryshimet gjeopolitike qĂ« mund tĂ« ndodhin pas nxitjeve tĂ« luftĂ«rave tĂ« tilla. KĂ«shtu qĂ« besoj qĂ« Kosova do tĂ« jetĂ« çdo herĂ« e gatshme siç Ă«shtĂ« edhe Kroacia e gatshme pĂ«r mbrojtjen e shtetit dhe kufijve e sovranitetit tĂ« saj
 Kosova duhet tĂ« mos bie nĂ« provokimet e SerbisĂ«, mirĂ«po duhet tĂ« ketĂ« njĂ« ushtri e cila Ă«shtĂ« e gatshme dhe e pĂ«rgatitur, qĂ« tĂ« jetĂ« e gatshme duhet tĂ« jetĂ« e pĂ«rgatitun me armatime tĂ« ndryshme, siç Ă«shtĂ« duke bĂ«rĂ« edhe shteti i KroacisĂ«, pra tĂ« rritet buxheti i pjesĂ«s sĂ« armatimeve dhe tĂ« ketĂ« trajnime tĂ« ushtrisĂ« sĂ« KosovĂ«s me shtetet qĂ« janĂ« pjesĂ« e Bashkimit Evropian”, thotĂ« ai.

Ndër të tjera, ish-deputetja në Kroaci, thekson nevojën që Kosova të formojë sa më parë institucionet e reja.

Vendi është në ngërç politik pasi deputetët nuk kanë arritur të konstituojnë Kuvendin e Kosovës as gjashtë muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve të përgjithshme.

“NĂ« çdo shtet ku nuk ka qeverisje normal qĂ« çdo herĂ« ngecin disa projekte, mendoj qĂ« Ă«shtĂ« koha qĂ« mĂ« tĂ« vĂ«rtetĂ« tĂ« konstituohet edhe Kuvendi i KosovĂ«s si dhe tĂ« formohet qeveria e KosovĂ«s sepse situata globale pĂ«r momentin Ă«shtĂ« shumĂ« me ndryshime dhe tendenca qĂ« nuk i dihet se si do tĂ« pritet e nesĂ«rmja dhe Ă«shtĂ« shumĂ« keq pĂ«r njĂ« shtet tĂ« vogĂ«l siç Ă«shtĂ« Kosova tĂ« mos ketĂ« qeveri qĂ« tĂ« shohim dhe tĂ« fillojnĂ« realizimin e projekteve. Nuk Ă«shtĂ« puna vetĂ«m te projektet, por edhe tĂ« mbrojtja e shtetit, sepse kemi nevojĂ« tĂ« kemi njĂ« mbrojtje mĂ« tĂ« fortĂ« duke e pasur parasysh se cilĂ«t janĂ« shtetet fqinje siç Ă«shtĂ« Serbia e cila çdo herĂ« me provokimet e saj bĂ«n pĂ«rplasje qĂ« tĂ« nxit shkĂ«ndije tĂ« zjarreve jo vetĂ«m nĂ« KosovĂ« por edhe nĂ« Bosnje e HercegovinĂ«. Sipas mundĂ«sive do tĂ« nxitnin ata edhe nĂ« Kroaci, mirĂ«po pĂ«r momentin qĂ«ndron njĂ« shtet i fortĂ« i cili nuk i lejon mĂ« nxitjet e tyre qĂ« tĂ« depĂ«rtojnĂ« nĂ« shtetin kroat”, thotĂ« ajo.

The post ​Serbia kĂ«rkon nxitje konfliktesh, Prljaskaj: Kosova tĂ« mos bie nĂ« provokime dhe tĂ« formojĂ« sa mĂ« parĂ« institucionet appeared first on Telegrafi.

Durrësi përfshihet nga reshjet e dendura, uji mbulon rrugët

Këtë të premte Durrësi u zgjua mes reshjeve të dendura të shiut.

Si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm, disa rrugë u mbuluan nga uji, po gradualisht po tërhiqet.

Edhe Tirana u përfshi nga reshjet e dendura, të cilat mesa duket janë qetësuar.

 

The post Durrësi përfshihet nga reshjet e dendura, uji mbulon rrugët appeared first on Telegrafi.

Nuk kalon as propozimi i ri nga LVV, Hekuran Murati dështon të bëhet kryetar i Kuvendit

Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar për kryetar të Kuvendit, Hekuran Muratin, i cili aktualisht është ministër i Financave.

Ai ka dështuar të marrë votat e mjaftueshme për këtë post.

Pro tij votuan vetëm 57 deputetë, kundër 58, dhe kanë abstenuar 6 deputetë.

Seanca u ndërpre për të vazhduar më 24 gusht.

LVV, më herët ka propozuar Albulena Haxhiun dhe Donika Gërvallën për kryeparlamentare, por të dyja kanë dështuar të marrin votat e mjaftueshme për këtë post./Telegrafi/

The post Nuk kalon as propozimi i ri nga LVV, Hekuran Murati dështon të bëhet kryetar i Kuvendit appeared first on Telegrafi.

Nënshkruhet marrëveshja, pagat e punëtorëve të RTK-së do të ekzekutohen nesër

Radiotelevizioni i Kosovës ka nënshkruar sot marrëveshjen për huadhënie me Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve, që do të mundësojë ekzekutimin e pagave për punëtorët e RTK-së.

Kështu ka njoftuar drejtori i përgjithshëm i RTK-së, Hysen Hundozi.

“Sapo e nĂ«nshkruam MarrĂ«veshjen pĂ«r huadhĂ«nie me MinistrinĂ« e Financave, PunĂ«s dhe Transfereve. Pagat ekzekutohen nesĂ«r, mĂ« 22 gusht 2025. Ju faleminderit pĂ«r besimin dhe mirĂ«kuptimin tuaj”, ka shkruar Hundozi nĂ« rrjetin social Facebook.

Ndryshe, punëtorët e RTK-së ende nuk i kanë marrë pagat për muajin korrik.

Shqetësim për krizën financiare në mediumin publik ka shprehur edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, Federata Evropiane e Gazetarëve (EFJ), zyrtarë të BE-së në Kosovë dhe përfaqësues politik. /Telegrafi/

 

The post Nënshkruhet marrëveshja, pagat e punëtorëve të RTK-së do të ekzekutohen nesër appeared first on Telegrafi.

❌