❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Horoskopi, 27 Gusht/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

Dashi Ambient mjaft i ngrohte sot për ata qe janë ne një lidhje. Do ndiheni me afër se kurrë me partnerin tuaj dhe do kuptoheni edhe pa folur. Për beqaret klima do jete e kontrastuar kështu qe me mire te qëndrojnë edhe sot ashtu si janë. Dite me vone situata do ndryshoje. Ne planin financiar [
]

The post Horoskopi, 27 Gusht/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë appeared first on BoldNews.al.

Ndeshja me dema kthehet në tragjedi në Lisbonë, demi sulmon dhe vret 22-vjeçarin

✇Albeu
By: M C

Një toreadori dhe një spektator humbën jetën pasi u sulmuan brenda arenës në Lisbonë nga një dem. Manuel Maria Trindade ishte në Campo Pequeno dhe vrapoi drejt një demi të madh, që peshonte rreth 700 kilogramë, duke e sfiduar atë të sulmonte.

Demi lĂ«vizi me shpejtĂ«si tĂ« lartĂ« drejt 22-vjeçarit Manuel Maria Trindade. I riu u pĂ«rpoq t’i kapte brirĂ«t e kafshĂ«s pĂ«r ta kontrolluar, por brenda sekondave kafsha e ngriti nĂ« ajĂ«r dhe e hodhi pĂ«r muri.

Spektatorët në një arenë me 6,848 vende bërtitën nga tmerri ndërsa Trindade shtrihej pa ndjenja në tokë. Demi u ndalua përfundimisht nga toreadorë të tjerë që i tërhoqën bishtin dhe ngritën pelerina shumëngjyrëshe para syve të tij.

Sipas faqes portugeze tĂ« internetit Zap, njĂ« spektator 73-vjeçar qĂ« po shikonte u rrĂ«zua dhe gjithashtu vdiq, ndoshta nga tensioni dhe tronditja e momentit. Ekipet e shpĂ«timit nxituan menjĂ«herĂ« pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« ndihmĂ«n e parĂ« tĂ« riut nĂ« arenĂ«. 22-vjeçari u dĂ«rgua nĂ« spital ku ra nĂ« koma por vdiq brenda 24 orĂ«ve pĂ«r shkak tĂ« dĂ«mtimit tĂ« pakthyeshĂ«m tĂ« trurit.

The post Ndeshja me dema kthehet në tragjedi në Lisbonë, demi sulmon dhe vret 22-vjeçarin appeared first on Albeu.com.

Tmerri në arenën e Lisbonës: Momenti kur toradori vritet nga një dem 700 kilogramësh, para mijëra tifozëve të tmerruar

Ky Ă«shtĂ« momenti i tmerrshĂ«m kur njĂ« toreadorĂ« portugez u vra pasi u ngrit dhe u pĂ«rplas nĂ« mur nga njĂ« “bishĂ« e tĂ«rbuar” prej 695 kg nĂ« Portugali.

Manuel Maria Trindade, një toreadorë 22-vjeçar, po bënte performancën e tij të parë në arenën e demave Campo Pequeno të Lisbonës kur shfaqja përfundoi në tragjedi, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Një video nga përleshja tregon viktimën duke vrapuar drejt demit gjigant për ta provokuar kafshën që të sulmonte.

Bisha prej 695 kilogramësh më pas vrapoi me shpejtësi të lartë drejt Trindade, i cili u përpoq të kapte brirët e kafshës dhe të merrte kontrollin.

Por brenda pak sekondash Trindade u ngrit në ajër nga demi i stuhishëm dhe u hodh në murin e arenës.

Spektatorët në arenën me 6,848 vende bërtitën të tmerruar ndërsa viktima mbeti e shtrirë në tokë.

Kafsha më në fund u nënshtrua nga një toreadorë që i tërhoqi bishtin dhe të tjerë që i mbanin pelerina të ndritshme në vijën e syve.

Paramedikët nxituan ta trajtonin Trindade në ring, por plagët në kokë ishin të rënda.

Ai u dërgua me urgjencë në Spitalin São José ku u fut në koma të induktuar, por vdiq brenda 24 orëve më 23 gusht pas dëmtimit të pariparueshëm të trurit.

Trindade ishte njĂ« “i ri por i famshĂ«m” nĂ« llojin atyre qĂ« provokojnĂ« qĂ«llimisht njĂ« dem qĂ« tĂ« sulmojĂ«.

“Forcado-t” janĂ« unikĂ« nĂ« stilin portugez tĂ« luftimit me dema dhe veprojnĂ« nĂ« kĂ«mbĂ«, pa asnjĂ« mbrojtje ose armĂ«. /Telegrafi/

The post Tmerri në arenën e Lisbonës: Momenti kur toradori vritet nga një dem 700 kilogramësh, para mijëra tifozëve të tmerruar appeared first on Telegrafi.

Horoskopi, 26 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Venusi do të jetë në anën tuaj dhe pas një sërë vështirësish që keni kaluar, më në fund dashuria do të jetë e përmirësuar. Pavarësisht ndikimit të kundërt të Saturnit, shumë shpejtë projektet tuaja do të konkretizohen. Ka ardhur momenti për të përveshur mëngët dhe për të marrë rezultatet që aq shumë dëshironi. Demi [
]

The post Horoskopi, 26 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj appeared first on BoldNews.al.

Horoskopi ditor, e shtunë 23 Gusht 2025

Dashi Nëse flisni shumë mund të ketë komplikime, sidomos në dashuri, ku fundjava do të jetë e vështirë. Parashikohet që të ketë debate. Mund të ndiheni të demotivuar nga sjelljet tuaja, kështu që mundohuni që të rigjeni entuziazmin. Po ashtu mundohuni që të rrini me miq që i keni përzemër dhe mos u pushtoni nga [
]

The post Horoskopi ditor, e shtunë 23 Gusht 2025 appeared first on BoldNews.al.

Horoskopi, 18 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

DASHI Do kaloni njĂ« ditĂ« mjaft tĂ« vecantĂ«. NjerĂ«zit e afĂ«rrm po bĂ«jnĂ« gjithçka dhe mĂ« tĂ« mirĂ«n pĂ«r tju kĂ«naqur .BĂ«ni kujdes qĂ« ti respektoni sa mĂ« shumĂ«. E nĂ«se ata e teljakojnĂ« kufirin, do jetĂ« mundĂ«sia juaj mĂ« e mirĂ« pĂ«r tĂ« kuptuar vĂ«rtet se sa ju vlerĂ«sojnĂ« e sa tĂ« tjerĂ« jo. [
]

The post Horoskopi, 18 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj appeared first on BoldNews.al.

Horoskopi, e mërkurë, 14 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Yjet do iu nxitin ta joshni pa mase sot atë qe keni ne krah dhe jeta sentimentale do shkoje me se miri. Do iu rikthehen jo vetëm emocionet, por edhe pasioni. Beqaret ka shume mundësi te pëlqejnë një shtetas te huaj i cili ne fakt ka një karakter shume ndryshe nga ata. Për te [
]

The post Horoskopi, e mërkurë, 14 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj appeared first on BoldNews.al.

Kampusi i ri i Akademisë së FA, Rama: Infrastrukturë ushtarake e bazuar në standardet e NATO-s

TIRANË, 11 gusht/ATSH/ Kryeministri Edi Rama solli sot nĂ« vĂ«mendje investimet nĂ« modernizimin e infrastrukturĂ«s ushtarake, bazuar nĂ« standardet e NATO-s.

Rama ndau nĂ« rrjetet sociale fotografi nga projekti shumĂ«funksional i AkademisĂ« sĂ« Forcave tĂ« Armatosura, i konceptuar nga kompania me famĂ« botĂ«rore “Bofill Taller de Arquitectura”, qĂ« reflekton njĂ« frymĂ« tĂ« re arkitekturore ku shkrihen mes tyre zonat akademike, stĂ«rvitore, sportive, logjistike dhe komanduese, pĂ«r ta zhvendosur kampusin akademik drejt konceptit bashkĂ«kohor tĂ« NATO-s.

“Modernizimi i infrastrukturĂ«s ushtarake nĂ«pĂ«rmjet investimeve tĂ« qeverisĂ« shqiptare po prek çdo qelizĂ« tĂ« Forcave tĂ« Armatosura, bazuar nĂ« standardet mĂ« moderne tĂ« AleancĂ«s”, u shpreh kryeministri.

Investimi nĂ« kapitalin njerĂ«zor, sipas tij, “mbetet nĂ« fokusin e qeverisĂ« dhe kjo reflektohet nĂ« rritjen e ndjeshme tĂ« numrit tĂ« aplikimeve pĂ«r sezonin e ri, me 1634 tĂ« rinj tĂ« interesuar pĂ«r programet Bachelor”.

Kampusi i ri i Akademisë së Forcave të Armatosura shtrihet në një hapësirë prej 10 hektarësh.

Kampusi do të ofrojë godinë mësimore, konvikti, qendra shëndetësore, kinemaja, palestra, pishina e mbyllur, terrenet sportive dhe ato të stërvitjes ushtarake në natyrë, si poligonet, pista e vrapit, kulla e alpinizmit, etj.

Akademia e re do të ketë si fillim 300 studentë dhe degë të reja, përfshirë dhe inteligjencën artificiale, ku do të ketë diploma të përbashkëta me Universitetin Politeknik në degë të caktuara, por dhe binjakëzime me Akademitë e vendeve aleate të NATO-s.

/m.m//a.f/

The post Kampusi i ri i Akademisë së FA, Rama: Infrastrukturë ushtarake e bazuar në standardet e NATO-s appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Horoskopi, 11 Gusht/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

Dashi Pas njĂ« periudhe paksa delikate dhe te paqĂ«ndrueshme pĂ«r jetĂ«n tuaj ne çift, me ne fund do e stabilizoni situatĂ«n. Do jeni me te kuptueshĂ«m dhe me tolerante. Beqaret do jene te vendosur ta bĂ«jnĂ« pĂ«r vete personin qe pĂ«lqejnĂ« dhe do ia arrijnĂ« qĂ«llimit. Me financat duhet shume kujdes sepse ne çdo moment [
]

The post Horoskopi, 11 Gusht/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë appeared first on BoldNews.al.

Fatmir Dehari do të kandidojë sërish për Komunën e Kërçovës

Arbër Ademi ka dalë në paraqitje para mediave pas mbledhjes së BDI-së në Reçicë të Vogël dhe ka kumtuar edhe disa nga emrat e kandidatëve për kryetarë komunash nga kjo parti dhe të bartësve të listave.

“KandidatĂ« pĂ«r kryetarĂ« komunash janĂ«: KĂ«rçovĂ« – Fatmir Dehari; LikovĂ« – Erkan Arifi; ÇashkĂ« – Suat Shaqiri; Studeniçan – Ejup Abazi”, tha Ademi.

Për në Bërvenicë ka njoftuar se do ta mbështesin Enver Pajazitin.

“Do ta mbĂ«shtesim kandidaturĂ«n e pavarur nĂ« komunĂ«n e BĂ«rvenicĂ«s tĂ« zotĂ«ri Enver Pajaziti”, tha Ademi mĂ« tej.

Ndërkaq si bartës të listave nga BDI janë zyrtarizuar:

“DibĂ«r – Artin Spahiu; Saraj – Iljas Veseli; Vrapçisht – Evzal Asrllani”, tha Ademi, duke njoftuar se do tĂ« kenĂ« kandidat pĂ«r kryetarĂ« komunash edhe nĂ« Shkup, BogovinĂ«, Dollnen dhe PllasnicĂ«.

The post Fatmir Dehari do të kandidojë sërish për Komunën e Kërçovës appeared first on Telegrafi.

Drafti i Kodit të ri Penal, burg përjetë kujt shkakton epidemi me dashje

TIRANË, 2 gusht /ATSH/ Pas pandemisĂ« sĂ« koronavirusit, nĂ« draftin e propozuar pĂ«r Kodin e ri Penal njĂ« kapitull i Ă«shtĂ« kushtuar edhe mbrojtjes sĂ« shĂ«ndetit publik, ku parashikohen masa tĂ« ashpra ndĂ«shkuese pĂ«r njĂ« sĂ«rĂ« veprash penale qĂ« cenojnĂ« drejtpĂ«rdrejt shĂ«ndetin publik.

Neni 441 i Kodit të ri Penal parashikon që shkaktimi i një epidemie nëpërmjet shpërndarjes së baktereve ose viruseve patogjenë, dënohet me burgim jo më pak se sa njëzetë e pesë vjet ose me burgim të përjetshëm. Kur kjo vepër është kryer nga pakujdesia, dënohet me burgim nga dhjetë deri në njëzet vjet.

Për sa u përket përhapjes së sëmundjeve infektive, sipas Kodit të ri Penal, në nenin 442 parashikohet që përhapja me dashje e sëmundjes infektive me rrezikshmëri të lartë për shëndetin, nëpërmjet kryerjes së veprimeve ose mosveprimeve nga personi që është diagnostikuar si mbartës i sëmundjes apo nga personi që ka për qëllim përhapjen e saj, dënohet me burgim nga dy deri në pesë vjet. Po kjo vepër, kur ka shkaktuar pasoja të rënda për shëndetin ose rrezik për jetën e njerëzve, dënohet me burgim nga tre deri në tetë vjet.

Ndërkohë, mosraportimi i shenjave të sëmundjeve infektive apo pandemike prej zyrtarëve publikë të ngarkuar me administrimin apo trajtimin e sëmundjeve infektive apo pandemike, sipas detyrimeve që ligji u ka ngarkuar për të plotësuar, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë.

Në draftin e Kodit të ri Penal parashikohen masa edhe për individët apo subjektet që shkelin rregullat ligjore të vendosura për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse, apo që nuk i binden masave gjatë gjendjeve të jashtëzakonshme.

Sipas nenit 445 mosrespektimi i rregullave me të cilat organi kompetent shtetëror urdhëron ekzaminime, dezinfektime, karantinë ose masa të tjera për parandalimin ose ndalimin e përhapjes së një sëmundje ngjitëse që paraqet rrezik për jetën e shëndetin e njerëzve dhe kafshëve, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet.

Në draftin e ri janë parashikuar masa të forta edhe për kontrollin e tregut farmaceutik. Tregtimi i barnave të falsifikuara ose të rrezikshme për jetën dhe shëndetin, përfshirë çdo formë importimi, shpërndarjeje apo ndërmjetësimi, dënohet me 4 deri në 8 vjet burgim.

Mashtrimi në përmbajtjen, përbërjen apo dokumentacionin e barnave, si dhe çdo veprim që cenon sigurinë, efikasitetin apo cilësinë e produkteve mjekësore, do të ndëshkohet me dënime që variojnë nga 2 deri në 8 vjet burgim.

/m.q/j.p/

The post Drafti i Kodit të ri Penal, burg përjetë kujt shkakton epidemi me dashje appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Burg përjetë për shkaktarët e epidemisë me dashje, kush shet ilaçe të skaduara shkon 8 vite në qeli

Covid-19 bĂ«ri qĂ« bota tĂ« pĂ«rjetoi njĂ« pandemi dhe njĂ« izolim tĂ« madh, me pasoja nĂ« miliona vdekje dhe rritje tĂ« çmimeve. KĂ«shtu nĂ« draftin e propozuar pĂ«r Kodin e ri Penal tĂ« vendit, i Ă«shtĂ« kushtuar njĂ« kapitull tĂ« veçantĂ« mbrojtjes sĂ« shĂ«ndetit publik. Jo mĂ« pak se njĂ«zetĂ« e pesĂ« vjet dhe deri nĂ« burgim tĂ« pĂ«rjetshĂ«m parashikohet nĂ« nenin 441 tĂ« draftit, nĂ«se dikush shkakton qĂ«llimisht një 

Source

Ademi: Kërkojmë veting me mbikëqyrje ndërkombëtare për të gjithë bartësit e funksioneve publike

Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi sot kërkoi që të mbështetet propozimi i tyre për veting me mbikëqyrje ndërkombëtare, shkruan Telegrafi Maqedoni.

“KĂ«rkojmĂ« qĂ« tĂ« mbĂ«shtetet propozimi i BDI-sĂ« pĂ«r veting me mbikĂ«qyrje ndĂ«rkombĂ«tare, njĂ« proces gjithpĂ«fshirĂ« dhe i pa kompromis qĂ« do tĂ« kthejĂ« besimin e tĂ« gjithĂ« qytetarĂ«ve nĂ« drejtĂ«si dhe institucione.

Ritheksojmë vendimin tonë të kahershëm për hetim ndaj të gjitha partive politike pa përjashtim në 33 vitet e fundit.

KĂ«rkojmĂ« po ashtu verifikim dhe kontrollin e pasurisĂ« pĂ«r tĂ« gjithĂ« bartĂ«sit e funksioneve publike nĂ« 33 vitet e fundit, si pĂ«r ministra, deputetĂ«, kryetar komunash, drejtor, gjyqtarĂ«, prokurorĂ«â€, tha Ademi.

Ai tha se poashtu kërkojnë edhe hetim për mënyrën e privatizimit në vend, që siç tha, në shumë raste shërbeu për krijimin e oligarkëve të paprekshëm.

“KĂ«rkojmĂ« hetim pĂ«r veprimtarin e organeve tĂ« sigurisĂ« sĂ« shtetit dhe pĂ«r funksionarĂ«t nĂ« sigurim tĂ« shtetit, qĂ« kanĂ« punuar qĂ« nga viti 1945 e kĂ«ndej si nĂ« OZNA, UDB, SDB, DBK, UBK, ABN”, tha Ademi.

Ademi shtoi se në vitin 2020 BDI ka dorëzuar propozim ligj për veting me mbikëqyrje ndërkombëtare, por asnjë parti nuk e ka përkrahur atë./Telegrafi/

 

The post Ademi: Kërkojmë veting me mbikëqyrje ndërkombëtare për të gjithë bartësit e funksioneve publike appeared first on Telegrafi.

Ademi: BDI dhe koalicioni i gjerë do të ketë kandidat për Qytetin e Shkupit

Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi njofton se e kjo qeveria po shkel vendimin e Gjykatës Kushtetuese, në lidhje me regjistrimin e popullsisë dhe me këtë edhe uljen e numrit të këshilltarëve, shkruan Telegrafi Maqedoni.

“QĂ« nĂ« javĂ«n e parĂ« tĂ« mandatit tĂ« saj kjo qeveri ndĂ«rmori njĂ« veprim tĂ« paligjshĂ«m dhe antikushtetuese, duke ndryshuar nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« njĂ« anshĂ«m metodologjinĂ« e pĂ«rllogaritjes sĂ« pĂ«rqindjes sĂ« popullsisĂ«, pĂ«rmes pĂ«rjashtimit tĂ« popullsisĂ« jo rezident, qĂ« nĂ« praktikĂ« do tĂ« thotĂ« pĂ«rjashtimin e mĂ«rgatĂ«s shqiptare. Si rezultat pĂ«rqindja e shqiptarĂ«ve u ul artificialisht nga 29.9%, nĂ« 24.3%”, tha Ademi.

Ai tha se kjo ndikoi edhe në balancuesin me çka numri i këshilltarëve përcaktohet sipas numrit të banorëve.

Ademi tha se BDI kërkon nga qeveria që të anulojë vendimin për uljen e këshilltarëve në komuna dhe të respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me regjistrimin e popullsisë.

Ademi tha se nëse qeveria aktuale nuk respekton vendimin e Gjykatës atëherë përgjegjësia do të bie mbi ta, sipas të cilës në regjistrim, konkretisht në numrin e këshilltarëve do të përjashtohet diaspora shqiptare.

Ademi tha se javën e ardhshme do të bëhen të ditur të gjithë emrat e kandidatëve për kryetar komune.

Ai shtoi se në listat e përbashkëta do të ketë vend edhe për partinë e Arben Taravarit.

Ademi njoftoi se koalicioni i gjerë do të ketë kandidatë edhe për kryetar të Qytetit të Shkupit.

Përndryshe më herët edhe koalicioni VLEN konfirmoi se do të ketë kandidatin e saj për Qytetin e Shkupit./Telegrafi/

 

The post Ademi: BDI dhe koalicioni i gjerë do të ketë kandidat për Qytetin e Shkupit appeared first on Telegrafi.

“Qeveria fut nĂ« shkollĂ« bashkitĂ«: NjĂ« tjetĂ«r hap drejt centralizimit”



Këshilli i Ministrave miratoi dje krijimin e Akademisë së Pushtetit Vendor. Struktura do të ketë formën e një organizate jo fitim-prurëse që parashikon të trajnojë administratën e bashkive në të gjitha nivelet, duke nisur nga kryetarët e deri tek punonjësit.

Financimi pĂ«r kĂ«tĂ« akademi do tĂ« sigurohet nga kontributi i tĂ« gjitha bashkive pĂ«rmes kuotave, ndĂ«rsa qeveria do tĂ« mbulojĂ« gjysmĂ«n e kostove pĂ«r tre vitet e para. MarrĂ«veshja me bashkitĂ« do tĂ« ndĂ«rmjetĂ«sohet nga Arbjan Mazniku, MinistĂ«r i Shtetit pĂ«r Pushtetin Vendor, i cili sĂ« fundmi po etikohet edhe si “kryebashkiak” i ShqipĂ«risĂ«.

Agron Haxhimali, kreu i ShoqatĂ«s Shqiptare tĂ« Bashkive u shpreh sot publikisht se ky mekanizĂ«m duket si njĂ« pĂ«rpjekje pĂ«r tĂ« spostuar rolin e shoqatave tĂ« pavarura e pĂ«r t’i zĂ«vendĂ«suar ato me njĂ« organ tĂ« centralizuar tĂ« qeverisĂ«.   

KujtojmĂ« se bashkitĂ« e vendit sĂ« fundmi janĂ« vĂ«nĂ« nĂ« njĂ« shĂ«njestĂ«r tĂ« njĂ« vale “shkarkimesh” nga Kryeministri Rama, veprim qĂ« ka ngritur shqetĂ«sime pĂ«r ndarjen e pushtetit qendror nga ai vendor.

Afrim Krasniqi, drejtues i Institutit të Studimeve Politike i tha Citizens se ky  është një rast që na tregon se sa e rrezikshme është kur pushteti i një partie politike dhe i një politikani kapërcen limitet ligjore që i ka dhënë Kushtetuta e Shqipërisë.

“KryetarĂ«t e bashkive janĂ« tĂ« ndĂ«rvarur nga vullneti politik dhe deri diku i janĂ« nĂ«nshtruar kĂ«tij vullneti politik tĂ« Kryeministrit. NĂ« rastin konkret do tĂ« duhet qĂ« ndonjĂ« nga bashkitĂ« t’i adresohet GjykatĂ«s Kushtetuese dhe duhet tĂ« kishte raste konkrete nga Shoqatat e Bashkive dhe do tĂ« duhet tĂ« kishte veprim tĂ« Departamentit tĂ« AdministratĂ«s Publike dhe tĂ« komisionerĂ«ve qĂ« mbrojnĂ« nĂ«punĂ«sit publik, civil, tĂ« drejtat e njeriut dhe konceptet e shtetit ligjor nĂ« ShqipĂ«ri” – nĂ«nvizoi ai.

Parimisht kjo qendër do të ndihmojë të rris kapacitetet dhe performancën e stafit, në kuadër të integrimit në BE, por ekspertët shprehin dyshime mbi këtë. Krasniqi shpjegon për Citizens se kjo nisëm e qeverisë vjen në kuadrin e një fushate përgatitje të pushtetit vendor në funksion të zgjedhjeve të ardhshme lokale në Shqipëri.

Krasniqi thekson se kemi një mbivendosje të strukturave, pasi aktualisht kemi shkollën shqiptare të administratës publike, shkollën e drejtorëve e kurse të ndryshme të detyruara për administratën.

“Bashkimi Evropian ka vite qĂ« ka investuar pĂ«r koordinimin e çështjeve tĂ« integrimit pĂ«r pushtetin vendor nĂ« ShqipĂ«ri, duke hapur zyra lokale dhe trajnime tĂ« vazhdueshme, ka projekte tĂ« mĂ«dha ndĂ«rkombĂ«tare, shumĂ« mĂ« tĂ« mĂ«dha nĂ« buxhet sesa projekti i ri” – shton Krasniqi.

Krasniqi sugjeron se do të ishte e udhës që qeveria të prezantonte një draft strategjie në Parlament, ku do të duhet të kishte debat mbi sfidat e qeverisjes vendore në 10 vitet e ardhshme.

“QoftĂ« historia e akademisĂ« sĂ« barinjve dhe qoftĂ« historia e akademia e administratĂ«s publike dhe pushtetit vendor, janĂ« nisma qĂ« duhen marrĂ« mĂ« rezervĂ«, janĂ« tĂ« pĂ«rkohshme, nuk janĂ« afatgjata, nuk mendoj qĂ« do jenĂ« efektive, por mbushje e boshllĂ«kut ditor tĂ« akteve politike” – pĂ«rmbyll Krasniqi.

Shteti trajnon shtetin

Kjo nuk është akademia e vetme që ka lindur rishtazi në vend. Qeveria e Partisë Socialiste duket se vazhdimisht ka kontribuar në riaftësimin e kastës së saj politike, nuk dihet nëse kjo lidhet me faktin se një pjesë e konsiderueshme e figurave të saj identifikuese janë nën hetim, apo për teka të pajustifikueshme të liderit.

Nga 20 Qershori deri më Korrik u mbajt akademia politike ku u trajnuan deputetët e rinj të PS-së, të cilët fituan mandatin e deputetit në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.

Kjo akademi ofroi pesĂ« module, tĂ« cilat kishin tĂ« bĂ«nin me rolin e deputetit dhe etika e pĂ«rfaqĂ«simit, funksionimin e parlamentit, marrĂ«dhĂ«niet ndĂ«rinstitucionale dhe ndĂ«rkombĂ«tare, komunikimi politik, si dhe “PS dhe vizioni 2030”. NdĂ«rsa lektorĂ« kanĂ« qenĂ« emra me kontribut politik nĂ« parti si Fatmir Xhafaj, Erjon Braçe dhe Niko Peleshi, Olta Xhaçka etj.

Sipas PS – sĂ« kjo formĂ« edukimi intelektual do tĂ« ndikojĂ« pĂ«r krijimin e njĂ« brezi tĂ« ri deputetĂ«sh qĂ« do tĂ« kontribuojnĂ« me pĂ«rkushtim pĂ«r vizionin pĂ«r vitet nĂ« vijim, deri mĂ« 2030.

NjĂ« vit mĂ« parĂ«, nĂ« Prill tĂ« 2024, u krijua Akademia Politike e PartisĂ« Socialiste tĂ« ShqipĂ«risĂ«. Aplikimet u hapĂ«n pĂ«r tĂ« gjithĂ« tĂ« rinjtĂ«, pĂ«r tĂ« mĂ«suar mĂ« shumĂ« mbi historinĂ«, idetĂ« dhe lĂ«vizjet e partive progresiste. Shpesh tĂ« rinj tĂ« kĂ«saj akademie kanĂ« kontribuar nĂ« prodhimin e materialeve filmike pĂ«r propagandĂ«n qeveritare, shpesh duke “zĂ«vendĂ«suar” edhe rolin e medias nĂ« funksion.Kjo akademia politike e cila fillimisht u pĂ«rdor pĂ«r tĂ« rinjtĂ«, tashmĂ« po pĂ«rdoret pĂ«r trajnimin e deputetĂ«ve tĂ« rinj, duke pĂ«rdorur tĂ« njĂ«jtat kanale online.

Në vitin 2021, ideja e Ministres së Bujqësisë Frida Krifca, për krijimin e një Akadmie për barinjtë e vendit. Pavarësisht reagimeve që ngjalli, qeveria i doli në mbrojtje kësaj ideje, por ajo nuk u materializua kurrë.

The post “Qeveria fut nĂ« shkollĂ« bashkitĂ«: NjĂ« tjetĂ«r hap drejt centralizimit” appeared first on Citizens.al.

SHBA refuzon paktin e OBSH-së për përgjigje ndaj pandemive

Shtetet e Bashkuara e kanĂ« refuzuar njĂ« marrĂ«veshje tĂ« miratuar nga pjesĂ«tarĂ« tĂ« OrganizatĂ«s BotĂ«rore tĂ« ShĂ«ndetĂ«sisĂ« (OBSH) pĂ«r t’i avancuar pĂ«rgatitjet pĂ«r pandemitĂ« e radhĂ«s, pas njĂ« pĂ«rgjigjeje tĂ« çrregullt globale pĂ«r pandeminĂ« koronavirusit, ka bĂ«rĂ« tĂ« ditur Qeveria amerikane. Departamenti amerikan i Shtetit dhe Departamenti amerikan i ShĂ«ndetĂ«sisĂ« kanĂ« thĂ«nĂ« pĂ«rmes njĂ« deklarate [
]

The post SHBA refuzon paktin e OBSH-së për përgjigje ndaj pandemive appeared first on BoldNews.al.

Melinda sjell të tjera poza provokuese nga pushimet, shfaq linjat trupore në bikini pranë pishinës

Reperja e njohur shqiptare, Melinda Ademi, ka rikthyer vëmendjen e ndjekësve të saj me një set të ri fotografish të publikuara së fundmi në profilin e saj në Instagram.

Në fotografitë që tashmë po qarkullojnë gjerësisht në rrjetet sociale, Melinda shfaqet në një ambient luksoz pranë një pishine, duke shkëlqyer me një bikini me ngjyra të gjalla dhe motive verore që theksojnë linjat e saj elegante dhe stilin e saj të dallueshëm.

Fotot janĂ« realizuar nĂ« njĂ« vend qĂ« pĂ«rçon qetĂ«si dhe rafinim – me gjelbĂ«rim pĂ«rreth, mobilie prej druri e kashte, si dhe ndriçim natyral tĂ« artĂ« qĂ« e bĂ«n çdo pamje tĂ« duket si njĂ« skenĂ« nga njĂ« editorial mode.

Foto: Melinda Ademi/Instagram

Në disa prej pozave, Melinda shfaqet e ulur në shkallë të zbukuruara me lule, ndërsa në të tjera ajo është e shtrirë buzë pishinës duke reflektuar vetëbesim dhe një karizëm që vetëm ajo di të përcjellë.

Stili i saj për këtë fotosesion është minimal, por shumë i menduar: bikini në ngjyrë të kaltër me motive shumëngjyrëshe, aksesorë të artë të thjeshtë, dhe një makijazh natyral që e thekson bukurinë e saj pa e tepruar. Flokët e lëshuara dhe të stilizuara lehtësisht i japin edhe më shumë finesë paraqitjes së saj.

Foto: Melinda Ademi/Instagram

Melinda, përveç muzikës dhe sukseseve të shumta në skenën shqiptare dhe ndërkombëtare, ka ndërtuar një imazh të fuqishëm si ikonë stili dhe vetëbesimi. /Telegrafi/

Foto: Melinda Ademi/Instagram

 

Foto: Melinda Ademi/Instagram

 

Foto: Melinda Ademi/Instagram

 

Foto: Melinda Ademi/Instagram

 

Foto: Melinda Ademi/Instagram

The post Melinda sjell të tjera poza provokuese nga pushimet, shfaq linjat trupore në bikini pranë pishinës appeared first on Telegrafi.

Iseni i reagon Ademit: Po shpërndanë dezinformata, nuk është fshirë asgjë që garanton përfaqësimin e shqiptarëve në MPB

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, i ka replikuar deputetit të BDI-së, Arbër Ademi, kjo, pasi Ademi gjatë ditës tha se po fshihet neni 96 nga Ligji për polici, nen që parasheh përfaqësim të drejtë dhe adekuat në këtë institucion.

Sipas Isenit, kjo është një dezinformatë e turpshme dhe se e vërteta flet krejtësisht ndryshe.

Iseni sqaron se asgjë që garanton përfaqÚsimin adekuat nuk është fshirë.

Ja dhe postimi i tij I plotë:

DEZINFORMATË E TURPSHME, E VËRTETA FLET KREJTËSISHT NDRYSHE!
Sot, një ish-deputet që për 20 vite ishte pjesë e pushtetit që e braktisi përfaqësimin e shqiptarëve në polici, ka zgjedhur të manipulojë opinionin publik me një shpifje të radhës.
ArbĂ«r Ademi po pĂ«rhap panik tĂ« qĂ«llimshĂ«m duke pretenduar se me propozim-ligjin pĂ«r ndryshimin e Ligjit pĂ«r PolicinĂ« po fshihet neni 96, i cili garanton pĂ«rfaqĂ«simin e drejtĂ« dhe adekuat tĂ« komuniteteve nĂ« kĂ«tĂ« institucion. Kjo Ă«shtĂ« njĂ« DEZINFORMATË dhe njĂ« pĂ«rpjekje pĂ«r tĂ« mashtruar qytetarĂ«t shqiptarĂ«!
E vërteta është kjo:
Asnjë parim i përfaqësimit të drejtë dhe adekuat nuk është fshirë, përkundrazi, është përforcuar në Ligjin për Ministrinë e Punëve të Brendshme, i cili është aktualisht në procedurë parlamentare. Ky ligj, si ligj bazë (lex generalis) në raport me Ligjin për Policinë (lex specialis), në nenin 8 e përcakton qartë:
Neni 8
(1) Gjatë punësimit në Ministri janë të përfaqësuar në mënyrë të drejtë dhe adekuate edhe qytetarët që i përkasin të gjitha komuniteteve, duke respektuar kriteret e profesionalizmit dhe kompetencës.
(2) Gjatë punësimit në Ministri respektohet parimi i barazisë gjinore.
Kjo do të thotë që nuk fshihet asnjë nga parimet që rregulloheshin në nenin 96 të Ligjit për Policinë, përkundrazi, ato janë të garantuara në një ligj më të lartë dhe më të gjerë që rregullon funksionimin e gjithë Ministrisë.
Për më tepër, sipas standardeve juridike dhe Rregullores për hartimin e ligjeve, nuk lejohet që e njëjta normë të përsëritet në dy ligje që trajtojnë të njëjtën materie. Kjo është arsyeja pse dispozita është vendosur në ligjin më të gjerë dhe jo më në Ligjin për Policinë, për të shmangur dublimin juridik.
Prandaj, i bëj thirrje Arbër Ademit që të ndalojë me gënjeshtrat dhe frikësimin e shqiptarëve. Ai dhe partia e tij kanë pasur dekada për ta zbatuar përfaqësimin e drejtë por nuk e bënë. Tani nuk kanë të drejtë morale të flasin në emër të shqiptarëve.
Unë, si zëvendësministër i Punëve të Brendshme, garantoj se përfaqësimi i drejtë dhe adekuat, profesionalizmi dhe barazia gjinore do të jenë parime themelore dhe të paprekshme të çdo ligji dhe çdo institucioni nën këtë Ministri.

The post Iseni i reagon Ademit: Po shpërndanë dezinformata, nuk është fshirë asgjë që garanton përfaqësimin e shqiptarëve në MPB appeared first on Telegrafi.

Nga “detyrim paraqitjeje” nĂ« drejtimin e Portit tĂ« SarandĂ«s, Aida Demi rikthehet si kapitene e korrupsionit

✇Albeu
By: V K

NdĂ«rkohĂ« qĂ« kryeministri Edi Rama, shpall me bujĂ« “reformĂ«n e pastrimit” tĂ« administratĂ«s nga zyrtarĂ«t e paaftĂ« dhe tĂ« korruptuar, nĂ« terren ndodh e kundĂ«rta.

Në Portin e Sarandës emërohet Aida Demi, një emër i njohur jo për merita profesionale, por për përfshirje në afera të legalizimeve me dokumente të falsifikuara.

Ish-drejtoresha e KadastrĂ«s dhe nĂ«n masĂ« sigurie “detyrim paraqitje”, Aida Demi, shfaqet sot si “kapitenia” e re e portit, duke e kthyer reformĂ«n nĂ« njĂ« farsĂ« ku patronazhistĂ«t dhe tĂ« pĂ«rfolurit pĂ«r korrupsion promovohen, jo ndĂ«shkohen.

Pas njĂ« “aksioni pastrimi” tĂ« paralajmĂ«ruar me shumĂ« bujĂ« nga kryeministri Edi Rama ku drejtues tĂ« bashkive, drejtorĂ« e zyrtarĂ« dolĂ«n rresht pĂ«r tĂ« dorĂ«zuar çelĂ«sat e zyrave, qytetarĂ«t prisnin njĂ« frymĂ« tĂ« re nĂ« administratĂ«. Por çfarĂ« morĂ«n nĂ« kĂ«mbim? Aida Demin.

Po e njëjta Aida Demi, që është përfshirë në një çështje penale për legalizimin e një objekti me dokumente të falsifikuara.

Ish-drejtoreshĂ« e KadastrĂ«s sĂ« SarandĂ«s dhe mĂ« herĂ«t e BashkisĂ«, ajo u pĂ«rball me masĂ«n e sigurisĂ« “detyrim paraqitje”, ndĂ«rkohĂ« qĂ« kolegĂ«t e saj shkuan nĂ« “arrest shtĂ«pie”.

Por as kjo nuk e pengoi të ngjitej sërish në post, këtë herë si drejtoreshë e Portit të Sarandës.

Ironikisht, një person që është hetuar për abuzim me tokën dhe ndërtime pa leje brenda në det, tani ka në dorë detin e Sarandës të cilën pritet ta gllabërojë.

Burime nga terreni flasin pĂ«r njĂ« “rindĂ«rtim tĂ« administratĂ«s” qĂ« mĂ« shumĂ« i ngjan njĂ« shpĂ«rblimi politik pĂ«r militantĂ«t e bindur, sesa njĂ« reforme reale.

Aida Demi, e njohur si njĂ« nga patronazhistet mĂ« tĂ« zellshme tĂ« PS nĂ« SarandĂ«, duket se ka marrĂ« shpĂ«rblimin e saj: njĂ« zyrĂ« me pamje nga gjiri, tendera tĂ« majmĂ« dhe shumĂ« mundĂ«si pĂ«r
 “tĂ« vĂ«nĂ« rregull” nĂ« port.

E gjithë kjo, pa garë, pa transparencë, pa një minimum morali institucional.

A mund të gllabërohet më shumë se kaq?

Nëse para emërimit, Aida Demi, sipas akuzave, kishte ndërtuar pa leje dhe i kishte legalizuar vetë objektet e saj, tani ka akses në një ndër institucionet më fitimprurëse të Sarandës.

Një histori që e tejkalon edhe ironinë vetë: nga ndërtimet pa leje, në drejtimin e ngarkesave portuale.

Ndërsa qytetarët kërkojnë drejtësi, ndershmëri dhe meritokraci, skenari është i qartë, një pjesë shfaqjeje publike për kamerat, dhe prapa kuintave, emërime që ndjekin të njëjtin qark të mbyllur politik dhe klientelist.

Në vend të ndëshkimit të korrupsionit, kemi riorganizimin e tij në poste të reja.

NĂ« ShqipĂ«ri, thonĂ« se “ujku qimen e ndĂ«rron, por zakonin s’e harron”. Me Aida Demin, duket se ujku ka veshur kostumin e drejtoreshĂ«s dhe ka marrĂ« timonin e Portit./ InFront.org

The post Nga “detyrim paraqitjeje” nĂ« drejtimin e Portit tĂ« SarandĂ«s, Aida Demi rikthehet si kapitene e korrupsionit appeared first on Albeu.com.

Besnik Baraj, GĂ«zim Hoxha e Stefan Çapaliku fitojnĂ« titullin akademik

TIRANË, 15 korrik/ATSH/ Akademia e Shkencave tĂ« ShqipĂ«risĂ« mblodhi asamblenĂ« e saj nĂ«n drejtimin e kryetarit SkĂ«nder Gjinushi, me praninĂ« e kryesisĂ« dhe tĂ« anĂ«tarĂ«ve tĂ« AsamblesĂ«.

Mbledhja kishte për qëllim zhvillimin e votimit për avancimin në titull të tre akademikëve të asociuar, votimin për një akademik në fushën e historisë, pranimin si anëtar nderi të një personaliteti të shquar në fushën e shkencës dhe zgjedhjen e një anëtari të ri të jashtëm të Akademisë.

Asambleja përmes një votimi ceremonial zgjodhi prof. Melisa Perry si anëtare nderi e Akademisë së Shkencave.

Në motivacionin e lexuar nga  Gjinushi u nënvizua profili i saj si një nga figurat më të shquara në shkencën e shëndetit publik në nivel global, me kontribute të rëndësishme në epidemiologji, toksikologji mjedisore dhe ndikimeve të ndotjes në shëndetin publik. Me angazhime të vazhdueshme në shkencën shqiptare, ajo ka qenë nismëtare e konferencës së parë mbi infodeminë dhe organizatore kryesore e Konferencës Ndërkombëtare për Shëndetin Publik dhe Mjedisin në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave.

Prof. dr. David Kalaj një personalitet i shquar në shkencën e matematikës u zgjodh anëtar i jashtëm i ASHSH-së. Ai është autor dhe bashkautor i 125 artikujve shkencorë, prej të cilëve 120 janë botuar në revista të indeksuara, si: Mathematische Annalen, Advances in Mathematics dhe Transactions of the AMS. Sipas Google Scholar-it, puna e tij është cituar rreth 1800 herë.

Ai ka bashkëpunuar me matematikanë të njohur ndërkombëtarë dhe ka marrë pjesë në mbi 40 konferenca shkencore. Prof. Kalaj ka përkthyer mbi 10 tekste shkollore nga gjuha malazeze në gjuhën shqipe.

Asambleja vlerĂ«soi punĂ«n dhe rezultatet nĂ« kĂ«rkimin shkencor tĂ« tre akademikĂ«ve tĂ« asociuar, Besnik Baraj, GĂ«zim Hoxha, Stefan Çapaliku, qĂ« pas votimit morĂ«n titullin akademik.

Në fushën e historisë Asambleja zgjodhi prof. dr. Hamit Kabën si anëtar të ri të saj.

1 nga 5

/k.s//r.e//a.f/

The post Besnik Baraj, GĂ«zim Hoxha e Stefan Çapaliku fitojnĂ« titullin akademik appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌