Një muaj paraburgim për Sinisha Spasiq, dyshohet për vrasje dhe dhunim seksual të civilëve gjatë luftës në Vushtrri
Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës dhe përmes Aktvendimit ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji ndaj të pandehurit, Sinisha Spasiqit, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Krime lufte kundër popullatës civile.
Gjyqtari i procedurës paraprake, pas seancës dëgjimore vlerësoj se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurin S.S., pasi ekziston dyshimi i bazuar se i njëjti në bashkëkryerje ka kryer veprën penale Krime lufte kundër popullatës civile.
âEkziston dyshimi i bazuar se me datĂ« 06.04.1999, gjatĂ« periudhĂ«s sĂ« luftĂ«s nĂ« KosovĂ«, i pandehuri S.S. me pjesĂ«tarĂ« tĂ« tjerĂ« tĂ« uniformuar, me uniforma tĂ« policisĂ« dhe ushtrisĂ« sĂ« SerbisĂ« nĂ« fshatin Reznik tĂ« VushtrrisĂ« gjatĂ« njĂ« aksioni mirĂ« tĂ« organizuar kishin plaçkitur e djegur shtĂ«pi dhe kishin vrarĂ« civil tĂ« paarmatosur dhe atĂ« I.U., M.U. me bashkĂ«shortet, po ashtu B.U., F.U., S.U. dhe F.U., gjatĂ« ditĂ«s kritike ishin vrarĂ« edhe T.U. me bashkĂ«shorten H.U., ndĂ«rsa pas plaçkitjes sĂ« parave, e kishin marr me dhunĂ« viktimĂ«n B. e kishin dĂ«rguar nĂ« katin e dytĂ« tĂ« shtĂ«pisĂ«, ku fillimisht e kishin rrahur, maltretuar dhe dhunuar seksualisht njĂ«ri pas tjetrit, me çârast i kishin shkaktuar tĂ« njĂ«jtĂ«s lĂ«ndime tĂ« rĂ«nda truporeâ, thuhet mes tjerash nĂ« njoftimin e bĂ«rĂ« nga Gjykata Themelore e PrishtinĂ«s.
Gjykata vlerësoj se pesha e veprës penale është e natyrës së rëndë dhe komplekse, andaj caktimi i masës së paraburgimit është masë e domosdoshme në këtë rast penal dhe se çdo masë tjetër do të ishte e pamjaftueshme, për zbatimin e suksesshëm të procedurës penale.
Gjykata konstatoj se ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri S.S. nëse gjendet në liri, mund të arratiset duke pasur parasysh faktin se është shtetas i Serbisë, andaj ka gjasa reale se mund të arratiset dhe i njëjti mund të jetë i pa arritshëm për fazat tjera të procedurës penale.
Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë. /Telegrafi/
Â
Â
The post Një muaj paraburgim për Sinisha Spasiq, dyshohet për vrasje dhe dhunim seksual të civilëve gjatë luftës në Vushtrri appeared first on Telegrafi.