Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Misteret e dy korrikut/ Minxhozi komenton mësymjen drejt ambasadave: Kemi qenë qesharakë, ne nuk kemi vetëdije kombëtare!

2 July 2025 at 21:04

TIRANË– Analisti Skënder Minxhozi, i ftuar në “Real Story” analizoi ngjarjet e 2 Korrikut 1990 kur shqiptarët mësyn drejt ambasadave të huaja në Tiranë, si shenjë revolta ndaj regjimit komunist në Shqipëri.

Ai tha se pikërisht ajo ditë mund të cilësohet si një moment unikal dhe i rëndësishëm në historinë tonë moderne.

Minxhozi theksoi se çdo popull ka ato momente kur thirret për të dëshmuar se kush është dhe çfarë është i aftë të bëjë për lirinë dhe të drejtat e tyre, që ishin mohuar për dekada me radhë.

““Viti 1990 ka qenë një moment i tillë unikal dhe i rëndësishëm historinë tonë moderne, një nga ato moment kur popujt thirren për të bërë diçka dhe për të treguar kush janë.

Në mënyrë që ne ta vendosim në kontekst se kush jemi dhe çfarë mund të bëjmë edhe në raport me atë ngjarje, me ato tre momente, nëse do t’i përcaktojmë se ishin kaq; një takim i Ramiz Alisë me intelektualët, që do të thotë një premisë për të ndryshuar brenda pallatit rregullat e lojës dhe dy lëvizja spontane, që është dy korriku, dhe dhjetori, që ishin studentët”, tha ai.

Ai theksoi se turmat shqiptare nuk ishin të dhunshme siç ndodhi në Rumani dhe  nuk krijoi një ndarje të prerë.

Analisti u shpreh më tej se shqiptarët gjithmonë kanë vuajtur dhe kanë prodhuar gjysmëzgjidhje, nuk kanë nxjerrë elita, të cilat të udhëhiqnin “turmat e egërsuara “për liri dhe të drejta

“Viti 1990 na tregoi se nuk ishin ata turmat e acaruara të revolucionit rumun, i cili kreu punë shpejt me krerët e regjimit dhe ajo këputje e dhunshme dhe e përgjakshme, sido që mund ta quajmë sot, ajo iu dha një drejtim ngjarjeve.

Ne kemi pasur gjithmonë gjysmë-zgjidhje, që dukeshin si zgjidhje, por më së shumë në fakt ishin vegjetime. Ne nuk kemi prodhuar as elita, ne me të drejtë si nuk reaguam dot deri në dhjetorin e 1990 ndaj një regjimi të kalbur, kriminal dhe despotik siç ka qenë komunizmi shqiptar, por ne duhet të shohim se edhe para Luftës së Dytë Botërore, në atë duzinën e qeverive që shkonin e vinin brenda 24 orëve, ne kemi qenë qesharakë. Ne nuk kemi patur elita, ne nuk kemi vetëdije kombëtare. Ne si popull nga shumë herët kemi një defekt, i cili na pengon që të sillemi konform lartësisë së momenteve historike ku ne kemi kaluar”, theksoi ai./abcnews.al

“Nuk arritëm dot që të distancoheshim…”, Lami: Rrënjët e atij regjimi janë edhe sot

By: Rovena
2 July 2025 at 20:51

Në kuadër të 35-vjetorit të ngjarjeve të 2 korrikut 1990, kur mijëra shqiptarë kërkuan strehim në ambasadat e huaja në Tiranë, emisioni “Real Story” në ABC News solli reflektime mbi trashëgiminë politike dhe shoqërore të asaj periudhe.

Analisti Roland Lami u shpreh se Shqipëria nuk arriti asnjëherë të shkëputej realisht nga komunizmi, por përjetoi një riciklim të tij. Sipas tij, mungesa e një distance të qartë nga e kaluara erdhi si pasojë e elitave të papërgatitura për të ndërmarrë një “divorc” të vërtetë me regjimin.

Lami theksoi se strukturat, mendësia dhe taktikat e trashëguara nga koha komuniste vijojnë të ndikojnë edhe sot, duke penguar një transformim të thellë dhe të sinqertë të shoqërisë shqiptare.

“Komunizmi tek ne u riciklua, nuk arritëm dot që të distancoheshim. Nëse do të distancoheshim duhet që të ishin elitat, të cilat nuk e bënë dot aktiv e divorcit. Ne elitat nuk i kishim të përgatitur për të bërë divorcin. Duhen vlerësuar për aktiv, por ndryshimi tek ne nuk ndryshoi në kuptimin e elitave, të mendësisë, të strukturave, taktikave se si trajtohet kundërshtari, dhe elemente rrënjë të atij regjimi janë edhe sot. Përgjigja është që ne nuk arritëm dot që të këputeshim nga regjimi, por patëm një degradim të regjimit në format që sot sa vijnë dhe largohen, por ama na kanë shoqëruar në këto 35 vite”, tha Roland Lami./abcnews.al

“Regjimi në Shqipëri më i ashpri”, Roland Lami për 2 Korrikun e 35 viteve më parë: Ishim të paorganizuar

By: Rovena
2 July 2025 at 20:38

Emisioni “Real Story” në ABC News u fokusua këtë të mërkurë te 35-vjetori i ngjarjes historike të 2 korrikut 1990, kur mijëra shqiptarë u dyndën në ambasadat evropiane, një moment që mund të kishte shënuar fillimin e fundit të regjimit komunist në vend.

Megjithatë, analiza e kontekstit të asaj periudhe nxjerr në pah veçoritë e një regjimi atipik, ndryshe nga ato në vendet e tjera të Lindjes, dhe një shoqëri të papërgatitur për ndryshimin e vërtetë.

Analisti Roland Lami tha se zgjedhjet e para të vitit 1991 treguan skepticizmin e gjerë ndaj transformimit politik, ndërsa intelektualët dhe komunitetet e persekutuara mbetën faktorë të rëndësishëm në këtë proces kompleks të tranzicionit.

“Hapja e ambasadave mund të ishte një thyerje e regjimit dhe e ndarjes me të. Por, të analizojmë kontekstin me të cilën ne na ndodhi hapja e ambasadave, ne kishim një regjim që nuk i ngjashme që nuk ishte në vendet e tjera. Ishte një regjim shumë atipik në krahasim  me vendet e Lindjes.

Nuk ishim në kushtet e Rumanisë, që kishte njerëz dhe e shporrën me dhunë regjimin, nuk ishim të organizuar. Zgjedhjet e para të vitit 1991 na tregonte që pjesa më e madhe e njerëzve nuk e besonin që regjimi u ndryshua. Nëse ne do të pretendonim një lloj disidencë, do të ishte komuniteti i dënuar dhe i persekutuar. E gjithë pra kjo na bën të kuptojmë, që nga takimi me intelektualët ishte një garanci për pushtetin”, tha Lami./abcnews.al

Misteri i 2 Korrikut, Ilir Demaliaj: Edhe pas 35 vitesh jemi peng i asaj kohe, na fshehin dokumentet

By: Rovena
2 July 2025 at 20:20

Në emisionin “Real Story” në ABC News, analisti Ilir Demaliaj u kthye pas në kohë, në ngjarjen historike të 2 Korrikut 1990, kur qindra qytetarë shqiptarë kërkuan strehim në ambasadat perëndimore në Tiranë, duke e cilësuar si një moment simbolik të dëshirës për t’u shkëputur nga izolimi totalitar.

Demaliaj theksoi se, edhe pas 35 vitesh, Shqipëria mbetet e bllokuar në mendësinë dhe pasojat e asaj kohe, për shkak të mungesës së ballafaqimit me të vërtetën historike. Ai ngriti shqetësimin për mos-hapjen e dosjeve dhe arkivave, duke e cilësuar këtë si një pengesë serioze për ndërtimin e një narrative të drejtë dhe të sinqertë për të kaluarën.

“2 korriku ishte një dëshirë për të dalë nga izolimi. Edhe sot pas 35 vitesh jemi peng i asaj kohe, qoftë si mendësi, si shoqëri, si politikë, edhe në jetën kulturore. Ne nuk kemi bërë një ballafaqim me të vërtetën. Nuk duhet të krijojmë heronj. Unë jam munguar që të gërmoj në ato dosje, dhe ne kemi këtë gjë edhe pas 35 vitesh ne nuk hapim dosjet, sepse at fshihen të gjitha.

E komplikojnë me 2 korrikun e Kosovës, dhe në fakt kjo nuk ka asnjë lidhje me këtë. Ne duhet që të ndjekim të gjitha ngjarjet e Evropës Juglindore, dhe ishim guri i fundit i dominosë, në Shqipëri regjimi ra i fundit. Duhet të kuptojmë se pse na ndodh, sepse ne nuk kemi raport me të vërtetën, sepse ne na fshehin të gjithë dokumentet. Ne nuk bëjmë një analizë serioze për të kuptojmë realen, ne falsifikojmë mbledhjet. Mbledhja me Ramiz Alinë ka qenë një dështim total. Ne nuk hapim arkivat, ne nuk kemi hapur arkivat as për dhjetorin”, tha Demaliaj./abcnews.al

30 Maji i 35 viteve më parë, kur kongresmenët amerikanë Tom Lantos dhe Joe DioGuardi u pritën nga Ramiz Alia

By: berti
30 May 2025 at 11:31

Nga Albert Vataj Ka data që nuk i gjejmë në kalendarin e festave zyrtare, por që mbeten në kalendarin e ndërgjegjes kombëtare. E tillë është 30 maji i vitit 1990, një ditë që nuk përfaqësoi thjesht një takim protokollar, por një hap të ndrojtur, por të denjë të Shqipërisë drejt botës, drejt një vetëdijeje të re historike dhe shpirtërore. Në atë ditë të nxehtë pranvere, kur Tirana mbante ende…

Source

Promovohet libri “Arsimi i Mesëm në Gjakovë 1946 – 1990” , që trajton tematika të rëndësishme për shoqërinë tonë

30 April 2025 at 08:22

Në sallën “Teki Dervishi” e cila është në kuadër të Bibliotekës së Qytetit të Gjakovës, përmes një ceremonie të zhvilluar, është bërë promovimi i librit “Arsimi i Mesëm në Gjakovë 1946 – 1990”.

Ky libër është punë e autorëve Feti Dashi, Agim Jaka, Mazllom Kumnova, Myftar Shala, Murteza Xharra, Bajrush Maloku, Islam Juniku dhe Fehmi Soba, dhe hyn në zhanrin e librave studim.

Ky libër i mbështetur nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Gjakovës, përmban studime, fakte dhe të dhëna që trajtojnë tematika të ndjeshme dhe të rëndësishme për historinë dhe shoqërinë tonë.

Të pranishmit të cilët morën pjesë në ceremoninë e promovimit të këtij libri e vlerësuan lartë punën e pasqyruar si rikthim i kujtesës kolektive në themelet e dijës, duke theksuar se libri reflekton ngjarje dhe një dashuri të pakushtëzuar për atdheun.

The post Promovohet libri “Arsimi i Mesëm në Gjakovë 1946 – 1990” , që trajton tematika të rëndësishme për shoqërinë tonë appeared first on Telegrafi.

Promovohet monografia `Shkrimtaret shqiptare 1954-1990` nga autorja Meliza Krasniqi

By: Kult Plus
8 March 2025 at 11:05

Në hapësirat e Institutit Albanologjik u bë promovimi i monografisë shkencore “Shkrimtaret shqiptare 1954-1990” i autores Meliza Krasniqit. Në këtë monografi shkencore trajtohen një numër i konsiderueshëm i shkrimtareve shqiptare që kanë lënë gjurmë në artin letrar.

Në vigjilje të 8 Marsit, Ditës së Gruas, u bashkuan për të reflektuar rolin e gruas në letërsi dhe shkencë. Me këtë rast u promovua monografia “Shkrimtarët shqiptarë 1954-1990” e autores Meliza Krasniqi.

“Meliza përdor të kombinuara një varg teorish letrare për t’ju qasur teksteve duke pasur për bazë teorinë e studimeve gjinore nga rrjedhin edhe gjinokritika,” tha Gëzim Aliu, redaktor i monografisë.

“Nëse deri tani gruaja ka qenë vetëm një personazh, tani te kjo vepër gruan e kemi autore të një vepre,” tha Resmije Kryeziu, studiuese e letërsisë.

“Nga ana tjetër gjithë botës, por edhe popullit shqiptar kudo që është, emocionohem,” tha Natasha Lako, shkrimtare.

“E nisa këtë udhëtim me një grua, me Musine Kokalarin, shkrimtaren e parë shqiptare. Ishte ajo që më bëri të mendoj ndryshe për mënyrën se si e kemi parë letërsinë e grave, më bëri të kuptoj se nuk mjafton ta shohim krijimtarinë e tyre si raste të veçuara,” tha Meliza Krasniqi, autore e monografisë.

Ky libër tani është në duar të lexuesve dhe hulumtuesve të albanologjisë dhe zhvillimeve në letërsinë shqipe gjatë gjysmës së dytë të shekullit XX./rtk/ KultPlus.com

Gazetari kosovar publikon për herë të parë fotot me Parashqevi Simakun

28 December 2024 at 14:34

Parashqevi Simaku është kryefjala e lajmeve ditët e fundit, që me zbulimin e jetesës së saj në një metro në New York e deri në përpjekjet për ta ndihmuar që t’i rikthehet jetës normale.

Gazetari kosovar, Bahtir Cakolli, ka publikuar disa fotografi ekskluzive ku ai shihet bashkë me këngëtaren shqiptare, gjatë një interviste që ka realizuar me të në vitit 1990.

Kujtime me Parashqevi Simakun, në intervistën e parë me të gjatë fillimviteve të 90-ta. Kënaqësi biseda me të, por edhe thjesht interpretimi dhe zëri i saj i mahnitshëm!”, ka shkruar Cakolli.

The post Gazetari kosovar publikon për herë të parë fotot me Parashqevi Simakun appeared first on Sot News | Lajme.

Historia/ Ç’ndodhi natën e 8 dhjetorit 1990 në Qytetin Studenti

By: user 6
8 December 2024 at 17:53

Në Shqipëri sot festohet Dita Kombëtare e Rinisë, e shpallur festë zyrtare që prej vitit 2009. Kjo datë përkujtohet çdo vit në nderim të të gjithë studentëve të dhjetorit 1990 dhe gjithë rinisë shqiptare.

34 vite më parë një grup studentësh dhe pedagogë i dhanë “grushtin” e parë diktaturës, duke përmbysur regjimin 50-vjeçar komunist, përmes disa protestave që organizuan nga zona e Qytet Studentit, në drejtim të sheshit të kryeqytetit.

Me postera “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, të rinjtë kërkuan ngritjen e sistemit të vlerave perëndimore dhe të shtetit të së drejtës; integrimin në Europë dhe garantimin e pluralizmit politik si bazë kryesore për një shoqëri të lirë e demokratike.

8 Dhjetori, dita e ëndrrave dhe e dyshimeve - Konica.al

Lëvizja Studentore e vitit 1990 është e vetmja Lëvizje paqësore që ndryshoi historinë e Shqipërisë. Natën e 8 dhjetorit , rreth 300 studentë nisën atë që më vonë u quajt Lëvizja Studentore ‘90. Shkak u bë fillimisht fikja e dritave në Qytetin Studenti. Të organizuar ata marshuan nga Qyteti Studenti drejt qendrës së Tiranës.

Atë natë, marshimi i tyre ndaloi mes qytetit të tyre dhe bulevardit të Tiranës, pa mundur të kryqëzohej me rrugën e asnjë prej intelektualëve apo pedagogëve. Rradhët e tyre ishin shtuar minutë pas minute dhe turma kishte mbërritur deri në 1000 vetë…

Reshat Kripa: 8 dhjetor 1990

Por në errësirë, policë me skafandra, sambistë (forcat speciale) dhe agjentë të shumtë të Sigurimit të Shtetit u shfaqën nga të gjithë anët. Ata përdorën çdo mjet për t’i thyer… Por studentët nuk u ndalën, as atë natë dhe as në ditët që pasuan.

Të nesërmen me 9 dhjetor, studentët konfirmuan një kërkesë të qartë drejtuar Ramiz Alisë, e ndarë në disa pika, ku kërkonin në vija të përgjithshme pluralizmin politik, lirinë e fjalës dhe përshpejtimin e reformave demokratike.

Sot përkujtohet 8 Dhjetori, Dita Kombëtare e Rinisë! 32 vite nga Lëvizja  Studentore që solli demokracinë - Top Channel

Protestat do të vazhdonin edhe për dy ditët në vijim deri në datën 11 dhjetor në mbrëmje kur në takim me Ramzi Alinë u konfirmua edhe pluralizmi politik, të cilin e shpallën menjëherë pas kthimit nga ai takim, duke nisur edhe organizimet për themelimin e Partisë Demokratike.

Lëvizja Studentore do të vijonte me organizime e protesta edhe në ditë te para të vitit 1991 deri në ditët e grevës së urisë, kulmuar mesditën e 20 shkurtit 1991, kur Studentët të mbështetur nga pedagogët dhe shumë qytetarë të Tiranës, zbarkuan në sheshin Skënderbej, duke rrëzuan përfundimisht diktaturën komuniste dhe duke sjellë për shqiptarët lirinë e munguar gjatë pothuaj gjysmë shekulli.

Albanian Profile - 30 vjet nga Lëvizja Studentore e Dhjetorit

Sot afro tre dekada më vonë, kemi një Shqipëri ende në tranzicion, një Shqipëri ndryshe nga ajo që ëndërruan mijëra studentë që protestonin shesheve në fund të 1990 e në fillim të 1991. Ata ëndërronin një “Shqipëri si gjithë Europa”. Por Shqipëria ende pret në dyert e Europës, edhe pse janë hedhur hapa mjaft të rëndësishëm integrimi. /LAPSI.al

The post Historia/ Ç’ndodhi natën e 8 dhjetorit 1990 në Qytetin Studenti appeared first on Lapsi.al.

Në muzeun Tate Modern do të hapet ekspozita ‘Arti dhe teknologjia në vitet 1950-1990’

By: Kult Plus
1 December 2024 at 16:20

Muzeu, Tate Modern në Londër do të hapë “Electric Dreams: Art and Technology Before the Internet”, një ekspozitë që ndërthur artin dhe teknologjinë midis viteve 1950 dhe fillimit të viteve 1990.

Catherine Wood, e cila është Drejtoresha e Programit të muzeut, tha se aty është kthyernë një vend që artistët e rinj të përdorin mjete dixhitale për punën e tyre. Ndërsa synohet që të vlerësohen të gjithë mjeshtrit që kontribuan në këtë fushë.

”Ajo që ne donim të bënim si muze është të tregonim historinë e së shkuarës për të parë me të vërtetë artistët përpara se të kishin kapacitetin e jashtëzakonshëm të teknologjisë se sotme. Gjithashtu edhe botën që po jetojmë tani.”

Do të shfaqen punët e mbi 70 artistëve ndërkombëtarë, pjesë që përfshijnë instalime mbresëlënëse duke përdorur dritën dhe lëvizjen si dhe imazhe të krijuara nga kompjuterët.

“Ne kemi pasur shfaqje të artit kinetik më parë gjithashtu edhe të artit dixhital, por nuk kemi pasur një shfaqje që përpiqet të tregojë historinë e artit dhe teknologjisë që nga vitet ’50 në tërësi.”

Për veprën e tij, krijuesi me bazë në Çikago, krijoi shërbimet Minitel, një pajisje nga vitet 1980 që ofronte informacion dhe lejonte aksesin online vite përpara internetit.

“Këtu në muzeun Tate Modern, në ekspozitën Electric Dreams, kam tre vepra arti Minitel. Minitel ishte një shërbim që u prezantua nga Franca në fillim të viteve tetëdhjetë, kur Franca e kishte këtë avantazh.”

Pra, Minitel është interneti, kështu që puna në internet në ato vite ishte shumë e ndryshme nëse krahasohet me atë që perjetohet sot me telefonin dhe satelitët .

Përveç se eksploron të kaluaren, Catherine Wood tha gjithashtu se ekspozita reflekton edhe se çfarë po ndodh momentalisht me inteligjencën artificiale.

“Kjo tregon se ndjesitë rreth inteligjencës Artificiale nuk janë të panjohura. Artistët po mendonin gjithashtu në periudhën e Luftës së Ftohtë se si ta kthejmë kërcënimin e mundshëm të teknologjisë dhe armëve në diçka optimiste dhe utopike?  Si mund të bashkëveprojmë me njëri-tjetrin për ta bërë të mundur këtë.”

Ekspozita ‘Electric Dreams: Art and Technology Before Internet’ do të qëndrojë e hapur nga 28 Nëntori deri më 1 Qershor 2025./klan/ KultPlus.com

The post Në muzeun Tate Modern do të hapet ekspozita ‘Arti dhe teknologjia në vitet 1950-1990’ appeared first on KultPlus.

Shkodër, 4 nëntor 1990, Simon Jubani sfidon diktaturën, çon meshë pas 23 vitesh ndalimi

By: berti
4 November 2024 at 10:01

Nga Albert Vataj Më 4 nëntor të vitit 1990, në Kapelën e varreve katolike në Rrëmaj, Shkodër, dom Simon Jubani do të çonte t’parën mesh që prej kobit që shteti ateist i shpalli fesë dhe besimit, arsyes së hyut dhe sublimes së krijuesit më 1967. Mbi rrënajat e një persekutimi kohëgjatë dhe martirizues, fjala e Zotit rierdhi për të ringritur tempullin e lartë të komunikimit shpirtëror…

Source

❌
❌