Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 12 July 2025Main stream

Operacioni policor në Sarandë/ Arrestohen 3 persona, ja çfarë sekuestroi policia (EMRAT)

By: V K
12 July 2025 at 09:34

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Diving”, policia e Sarandës, në bashkëpunim me policinë kufitare arritën të vinin në pranga 3 persona.

Sipas informacioneve policore, këta persona qarkullonin të armatosur me pistoletë dhe municion luftarak në një automjet luksoz, ku njëri prej tyre tentoi të arratisej duke u hedhur në det, së bashku me çantën ku ndodhej arma.

 

 

 

Në pranga u vunë 3 shtetas; Endri Doku, Imer Gega dhe Ervis Cukali, ky i fundit dhe person në kërkim për vepra të rënda penale nd♪7rsa u sekuestrua arma e zjarrit pistoletë, 16 fishekë dhe automjeti tip “Porsche”.

Njoftimi:

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare Sarandë, operacioni policor i koduar “Diving”.

Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje.

Qarkullonin të armatosur me pistoletë dhe municion luftarak, në një automjet luksoz, njëri prej tyre tentoi të arratisej duke u hedhur në det, së bashku me çantën ku ndodhej arma.

Vihen në pranga 3 shtetas, mes tyre edhe një person në kërkim për vepra të rënda penale.

Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë, 16 fishekë dhe automjeti tip “Porsche”.

Në vijim të kontrolleve të shtuara për garantimin e rendit dhe sigurisë publike gjatë sezonit turistik, dhe bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, lidhur me një tjetër rast të armëmbajtjes pa leje që cenonte sigurinë e qytetarëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare Sarandë, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Diving”.

Si rezultat, në lagjen nr. 1, rruga “Butrinti”, Sarandë, u ndalua për kontroll automjeti luksoz tip “Porsche”, me të cilin udhëtonin 3 shtetas. Gjatë veprimeve, njëri prej tyre, shtetasi E. D., tentoi të largohej duke u hedhur në det, së bashku me çantën ku ndodhej arma e zjarrit, me qëllim humbjen e provave. Por falë reagimit të shpejtë të punonjësve të Policisë, me mbështetjen e Policisë Kufitare që ndodhej në patrullim në afërsi me mjetin e tyre lundrues, u bë e mundur kapja në flagrancë e këtij shtetasi.

Gjithashtu, nga punonjësit e Policisë Sarandë u bë e mundur, brenda një kohe shumë të shkurtër, gjetja e çantës me armën që ky shtetas tentoi të fshihte duke e hedhur në det.

Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasit:

* E. D., 27 vjeç, banues në Kamëz, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”;
* I. G., 21 vjeç, banues në Kamëz, për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”;
* B. C., 27 vjeç, banues në Kamëz, për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, i cili rezultoi edhe person i shpallur në kërkim për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve luftarake”.

Arma e zjarrit (pistoletë), municioni luftarak dhe automjeti tip “Porsche” u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

The post Operacioni policor në Sarandë/ Arrestohen 3 persona, ja çfarë sekuestroi policia (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

Before yesterdayMain stream

Finalizohet operacioni policor ‘Fokusi’/ Arrestohet 25-vjeçari, tentoi të sulmonte policinë, vite më parë përdorues i..

11 July 2025 at 13:52

Policia ka vendosur në pranga 25-vjeçarin Orgest Mehi alias Orgest Shehaj, i cili konsiderohet person me rrezikshmëri shoqërore.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Fokusi”.

Lokalizohet në Fushë Kuqe, kapet dhe vihet në pranga një shtetas me rrezikshmëri shoqërore. Në muajin dhjetor 2023, ky shtetas rrezikoi jetën e punonjësve të Policisë, duke u larguar me shpejtësi, me automjetin në të cilin mbante një armë zjarri snajper me precizion të lartë, që dyshohet se ishte siguruar për të kryer vrasje.

Në vijim të punës së pandërprerë për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve në kërkim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, bazuar në informaionet e siguruara në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Fokusi”, gjatë të cilit u lokalizua, u kap dhe u vu në pranga shtetasi:

O. M. alias O. Sh., 25 vjeç, banues në Fushë Kuqe, Kurbin.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, me vendimin e datës 09.02.2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje”, kryer në bashkëpunim, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”.

Më datë 18.12.2023, në Fushë Kuqe, shtetasi O. M. alias O. Sh. nuk i është bindur urdhrit të punojësve të Policisë në shërbim, për të ndaluar automjetin, dhe ka rrezikuar jetën e tyre, duke u larguar me shpejtësi, me automjet. Më pas, gjatë kontrollit në automjetin që ky shtetas e kishte braktisur në fshatin Gurëz, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri snajper me precizion të lartë dhe fishek në fole, si dhe një çantë me municion luftarak për këtë armë. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

The post Finalizohet operacioni policor ‘Fokusi’/ Arrestohet 25-vjeçari, tentoi të sulmonte policinë, vite më parë përdorues i.. appeared first on Sot News | Lajme.

Finalizohet operacioni policor ‘Koordinata’/ Has, procedohet kryeplaku i fshatit, kultivoi 93 bimë narkotike në pyll

10 July 2025 at 12:11

Operacioni u kodua “Koordinata” dhe zbulimi u bë gjatë kontrollit të territorit, nga toka dhe nga ajri, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative.

Dronët e policisë zbulojnë parcelën me kanabis, e hapur në mes të fshatit Golaj në zonën e Hasit, ndërsa nën hetim është marrë kryeplaku dhe po investigohet për gjetjen e autorit apo autorëve të kultivimit.

Burime zyrtare thanë se kanë konstatuar të kultivuara në territorin e fshatit Golaj 93 bimë të dyshuara narkotike, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.

“Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Has referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për kryetarin e fshatit Golaj, Sh. R., banues në këtë fshat, për veprën penale “shpërdorimi i detyrës”. Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorit/ve të kultivimit të bimëve narkotike”, njoftoi policia vendore.

The post Finalizohet operacioni policor ‘Koordinata’/ Has, procedohet kryeplaku i fshatit, kultivoi 93 bimë narkotike në pyll appeared first on Sot News | Lajme.

Finalizohet operacioni policor “The Wanted”/ Arrestohet 39-vjeçari, në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, pritet…

9 July 2025 at 12:38

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale dhe të Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Sektorit të Qarkullimit Rrugor, të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në kuadër të operacionit policor të koduar “The Wanted”, lokalizuan, kapën dhe arrestuan me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasin:

Kapet një tjetër shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafikim të lëndëve narkotike. Behar Gerguri, 39 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit e Milanos, Itali, në vitin 2023, e ka dënuar me 5 vjet e 2 muaj burgim, për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Vijojnë procedurat për ekstradimin e 39-vjeçarit, në Itali.

The post Finalizohet operacioni policor “The Wanted”/ Arrestohet 39-vjeçari, në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, pritet… appeared first on Sot News | Lajme.

Finalizohet operacioni policor “The Bridge”/ Transportonin emigrantë ilegalë, 7 të arrestuar, sekuestrohen para dhe…

5 July 2025 at 13:52

Në kuadër të operacionit “The Bridge”, Policia e Gjirokastrës ka arrestuar 7 shtetas dhe ka shpallur në kërkim një tjetër për trafikim të emigrantëve ilegalë. Pas një ndjekjeje të shpejtë, u arrestuan 3 shtetas që po transportonin 6 emigrantë nga Filipinet nga Tirana drejt Sarandës. Gjatë operacionit, u sekuestruan 2 automjete, 2900 euro, 40,000 lekë dhe 4 celularë.

Një tjetër operacion, “Attempt”, çoi në arrestimin e 3 shtetasve që po transportonin 12 emigrantë nga Pakistan. Ata u kapën pas një ndjekjeje, kur nuk i respektuan urdhrin e Policisë për të ndaluar. Nga ky operacion, u sekuestruan 3 automjete, 1900 euro dhe 4 celularë. Hetimet vijojnë për kapjen e një shtetasi tjetër të shpallur në kërkim.

Njoftimi i policisë:

“Në kuadër të operacionit të koduar “The brigde”, u arrestuan në flagrancë shtetasit Altin Delija, Klajdi Toshkollari, u ndalua shtetasi Henri Ranci si dhe u shpall në kërkim shtetasi Klei Çela, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim.

2 automjeteve që drejtonin këta shtetas iu është bërë shenjë për të ndaluar, në vendin e quajtur “Ura e Kardhiqit”.

Drejtuesit nuk i janë bindur urdhrit por kanë vijuar me shpejtësi lëvizjen. Menjëherë, shërbimet e Policisë u vënë në ndjekje dhe si rezultat bënë të mundur kapja e 3 shtetasve. Nga kontrollet, në automjetin që drejtonte shtetasi A. D., u gjetën 6 emigrantë nga Filipinet, të cilët po i transportonin nga Tirana në drejtim të Sarandës, kundrejt fitimit. Nga hetimet dyshohet se shtetasi i arrestuar K. T., dhe 17-vjeçari, kontrollonin rrugën për të sinjalizuar prezencën e Policisë.

Gjithashtu nga hetimet rezultojnë që kanë qenë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale dhe shtetasi i ndaluar H. R., dhe shtetasi i shpallur në kërkim K. Ç., për të cilin punohet për kapjen e tij.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 automjete, 2900 euro, 40 000 lekë, si dhe 4 celularë. Në kuadër të operacionit të koduar “Attempt” u arrestuan në flagrancë shtetasit Ardit Koçi, Daniel Muçollari dhe Emanuel Ferra, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim.

Të 3 këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në vendin e quajtur “Kthesa e Jorgucatit”, gjatë tentativës për të transportuar 12 emigrantë nga Pakistani, janë lokalizuar nga shërbimet e Policisë, të cilët iu kanë bërë shenjë për të ndaluar. Drejtuesit e automjeteve nuk i janë bindur urdhrit por kanë vijuar me shpejtësi lëvizjen. Menjëherë, shërbimet e Policisë, iu janë vënë në ndjekje dhe si rezultat është bërë e mundur kapja e 3 shtetasve.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 automjete, 1900 euro, si dhe 4 celularë. “

The post Finalizohet operacioni policor “The Bridge”/ Transportonin emigrantë ilegalë, 7 të arrestuar, sekuestrohen para dhe… appeared first on Sot News | Lajme.

Operacioni ‘Strike’/ Bie në prangat e policisë 50-vjeçari, banesa e tij e kthyer në biznes armësh dhe municionesh

5 July 2025 at 13:00

Në kuadër të këtij operacioni, u ushtrua kontroll i befasishëm në banesën e shtetasit V. Ç. ku gjatë kontrollit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë zjarri kallashnikov, 1 armë gjahu çifte, 3 krëhëra me fishekë dhe municion luftarak.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara në rrugë operative se një shtetas mbante armë zjarri pa leje në banesën e tij, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Strike”.

Në përfundim të veprimeve procedurale, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit V. Ç., 50 vjeç, banues në Karbunarë.

The post Operacioni ‘Strike’/ Bie në prangat e policisë 50-vjeçari, banesa e tij e kthyer në biznes armësh dhe municionesh appeared first on Sot News | Lajme.

Zbulohen detaje nga dosja hetimore/ Trafiku i municioneve nga Shqipëria në Greqi, roli i shqiptarit në trafik

5 July 2025 at 12:53

Hetimi zbuloi se greku Georgios Giannoulis, formoi grupin kriminal, në funksionimin e të cilit luajti një rol qendror. Ai mblodhi porosi për municione të cilat ia përcolli shtetasit shqiptar Kostika Braho, 41 vjeç, nga Mirasi i Devollit, i cili siguroi furnizimin e sasive të kërkuara nga një furnizues i panjohur brenda territorit shqiptar.

Të martën policia greke shkatërroi një grup kriminal që trafikonte municion nga Shqipëria në Greqi. Detaje të reja janë zbuluar nga dosja hetimore dhe nga roli i shqiptarit të arrestuar në këtë operacion.

Siç zbuloi hetimi, më 26.6.2025, Georgios Giannoulis dhe Nikolaos Lagoudakis, duke drejtuar makinën “Renault” me targa ZNB-2662, si dhe Georgios Kartsonakis, hipën në një anije në linjën Hania – Pire dhe të nesërmen, më 27.6.2025, mbërritën me rrugë tokësore në zonat e Kosturit dhe Follorinës, ku qëndruan, duke pritur shqiptarin Kostika Braho, i cili kishte kaluar tashmë kufirin nga stacioni i Kapshticës, me qëllim sigurimin dhe transportimin në territorin grek të fishekëve që ishin porositur. Takimi midis tyre ishte planifikuar për orën 06:00 të mëngjesit më 28.6.2025 në një kishë të vendosur në një zonë malore pranë kufirit greko-shqiptar, gjatë të cilit do të paguhej çmimi në para cash për furnizimin me fishekë të cilët do të vendoseshin në vendin e fshehtë të automjetit privat për transportin e tyre të sigurt në Kretë.

Më pas, dy automjetet e mësipërme, duke ndjekur rrugë të ndryshme në kohë të ndryshme, përfunduan në Portin e Pireut, ku për të mos ngjallur dyshime, dy prej te dyshuarve hipën në anijen e linjës Pire – Heraklion dhe i treti hipi në automjetin që transportonte ngarkesën e paligjshme në anijen e linjës Pire – Hania. Të mbikëqyrur nga oficerët e Policisë T.A.O.E.K. dhe pas mbërritjes së tyre, më 29.06.2025 ndoqën një plan të paracaktuar, ku Kartsonakis e drejtoi automjetin privat me ngarkesën e paligjshme në një vend publik pranë Spitalit të Përgjithshëm të Hanias të cilin e parkoi, duke përfunduar misionin e tij.

Më vonë, automjeti i lartpërmendur u prit nga Giannoulis, i cili e çoi atë në një zonë të mbyllur të një biznesi privat në qytetin e Haniasë. Pasi qëndroi në vendngjarje për një kohë të gjatë, ai u largua dhe e çoi automjetin me ngarkesën e paligjshme në të njëjtën pikë të paracaktuar, ku më pas u ndalua nga Policia. Gjatë kontrollit të automjetit, u zbuluan 24.070 fishekë për armë luftarake “Kallashnikov” kalibri 7.62 X 39 mm, të cilat u numëruan dhe u konfiskuan.

Shtetasi shqiptar Kostika Braho u kontrollua dhe u arrestua nga oficerët e Policisë të DAOE/YPOEVE/Zyrës për Ndjekjen Penale të Trafikimit të Paligjshëm dhe Trafikimit të Objekteve, në shtëpinë e tij në Poria, Mesopotami të Kosturit. Gjatë hetimit ligjor që pasoi, u gjet dhe u konfiskua shuma prej 900 eurosh, si e ardhur nga tregtia e paligjshme e fishekëve të armëve luftarake. Shtetasi grek Georgios Giannoulis rezulton i arrestua edhe më 12.09.2019 në Portin e Haniasë, për një rast të ngjashëm të importimit të paligjshëm nga Shqipëria të mbi 120.000 fishekëve Kallashnikov dhe të 4 armëve “Kallashnikov”, rast për të cilin atij i janë caktuar kushte kufizuese paraqitjeje në pesë ditët e para të çdo muaji në Stacionin e Policisë së vendbanimit të tij, ndërsa gjykimi i çështjes në shkallë të parë është në pritje.

The post Zbulohen detaje nga dosja hetimore/ Trafiku i municioneve nga Shqipëria në Greqi, roli i shqiptarit në trafik appeared first on Sot News | Lajme.

Zbulohet laborator për falsifikimin e pasaportave të huaja në Tiranë, në pranga babë e bir

TIRANË, 5 korrik /ATSH/ Një ambient i përshtatur si laborator për falsifikimin e dokumenteve të ndryshëm me qëllim dhënien e ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit është zbuluar në Tiranë.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Identiteti”, policia vuri në pranga babë e bir, njëri prej tyre aktualisht me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, dhënë nga SPAK, si pjesëtar i një grupi kriminal për të njëjtën veprimtari.

Policia njoftoi sot se “Seksioni i Hetimit të Trafiqeve të Paligjshme, nën drejtimin e Prokurorisë, si rezultat i një hetimi 7-mujor të ndjekur me metoda speciale, finalizoi me sukses operacionin policor të koduar “Identiteti”.

“Si rezultat i tij u arrestuan shtetasit Y. B., 65 vjeç, aktualisht me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, dhënë nga SPAK, dhe P. B., 45 vjeç (babë e bir), si dhe u procedua penalisht shtetasi Sh. L., 62 vjeç, i cili dyshohet si bashkëpunëtor i dy të arrestuarve”.

Gjatë kontrollit të banesës, shërbimet e Policisë zbuluan një ambient të fshehtë, të kthyer në laborator për prodhimin dhe falsifikimin e dokumenteve të ndryshme dhe pasaportave.

“Nga hetimet ka rezultuar se prodhimi i një pasaporte të falsifikuar me shtetësi të huaj arrinte në vlerat nga 15 000 deri në 20 000 euro. Këto pasaporta dyshohet se përdoreshin për kalimin e paligjshëm drejt vendeve të Bashkimit Evropian ose SHBA”, njoftoi policia.

Policia bëri me dije se janë sekuestruar dokumente të dyshuara të falsifikuara dhe sende të tjera të kundërligjshme që shërbenin për ushtrimin e kësaj veprimtarie kriminale.

Po punohet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

/m.q//a.f/

The post Zbulohet laborator për falsifikimin e pasaportave të huaja në Tiranë, në pranga babë e bir appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Finalizohet operacioni policor ‘Identiteti’/ Zbulohet laboratori i falsifikimit të dokumenteve, në pranga babë e bir

5 July 2025 at 10:45

Si rezultat i tij u arrestuan shtetasit Y. B., 65 vjeç, aktualisht me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, dhënë nga SPAK, dhe P. B., 45 vjeç (babë e bir), si dhe u procedua penalisht shtetasi Sh. L., 62 vjeç, i cili dyshohet si bashkëpunëtor i dy të arrestuarve.

Seksioni i Hetimit të Trafiqeve të Paligjshme, nën drejtimin e Prokurorisë, si rezultat i një hetimi 7-mujor të ndjekur me metoda speciale, finalizoi me sukses operacionin policor të koduar “Identiteti”.

Gjatë kontrollit të banesës, shërbimet e Policisë zbuluan një ambient të fshehtë, të kthyer në laborator për prodhimin dhe falsifikimin e dokumenteve të ndryshme dhe pasaportave.

Nga hetimet ka rezultuar se prodhimi i një pasaporte të falsifikuar me shtetësi të huaj arrinte në vlerat nga 15 000 deri në 20 000 euro. Këto pasaporta dyshohet se përdoreshin për kalimin e paligjshëm drejt vendeve të Bashkimit Evropian ose SHBA.

The post Finalizohet operacioni policor ‘Identiteti’/ Zbulohet laboratori i falsifikimit të dokumenteve, në pranga babë e bir appeared first on Sot News | Lajme.

Operacioni “Qielli i thyer” kundër grupit kriminal, konfiskohet edhe një veturë që ishte jashtë Kosovës

3 July 2025 at 10:26

Në kuadër të hetimeve për pjesëmarrje dhe organizim të grupit kriminal, posedim të substancave narkotike dhe shpëlarje parash, më 2 korrik është ndaluar dhe konfiskuar një veturë me targa vendore në magjistralen Prishtinë-Pejë.

Automjeti ishte në listën e konfiskimit dhe deri tani ishte jashtë territorit të Kosovës.

Policia ka njoftuar se hetimet për rastin vazhdojnë nga autoritetet kompetente.

Kujtojmë se më 3 qershor, ishin arrestuar 22 persona në kuadër të aksionit të koduar “Qielli i thyer”.

Sipas dosjes së prokurorisë të njëjtit përmes rrugëve detare dyshohen se kishin bartur drogën e cila porositej në Iran, Turqi e Ekuador.

Dosja përshkruan se droga fillimisht u porosit në shtete të Amerikës Jugut, Iranit e Turqisë e më pas u soll në Kosovë – për t’u transportuar sërish në vende të tjera të Bashkimit Evropian.
Rexhep Nikçi, Arianit Krasniqi, Abedin Gjakova, Ragip Bislimi, Armend Imsjali, Rifat Vuçetaj, Erduan Ismaili, Shemsi Bahtiri, Andi Vokshi, Blerim Sharapolli, Elez Elezi, Roland Beqiri, Avni Rekaliu, Edin Berisha, Ardijan MAzrekaj, Kurbin Dezdari, Onur Vizdiku, Lorik Tigani, Kenan Brovina, Kahraman Aksoy, Ylli Musliu dhe Safet Ljajiç, janë të arrestuarit në aksionin policor të emëruar “Qielli i Thyer” në 45 lokacione të ndryshme në Prishtinë, Viti, Suharekë e Pejë.

Dosja hetimore tregon se grupi dyshohet se në një periudhë kohore nga fillimi i vitit 2019 e deri më 03.06.2025 në Kosovë dhe shtete të tjera me dashje dhe dijeni kanë kryer veprimtari të përgjithshme në mënyrë të organizuar për të kryer vepër penale të trafikimit të lëndëve narkotike.

E nga kjo veprimtari grupi dyshohet se pati fitim milionësh./Telegrafi/

The post Operacioni “Qielli i thyer” kundër grupit kriminal, konfiskohet edhe një veturë që ishte jashtë Kosovës appeared first on Telegrafi.

Finalizohet operacioni policor “Label Hunt”/ U kapën duke transportuar mallra të kontrabanduara, arrestohet babai…

29 June 2025 at 12:33

Si rezultat i këtij operacioni, u vu në pranga shtetasi S. Ç., 48 vjeç si dhe u procedua penalisht E. Ç., 20 vjeç, babë e bir, të dy banues në Elbasan. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare,në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e kontrabandës së mallrave, nën drejtimin e Prokurorisë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Label Hunt”.

Në aksin rrugor “Tiranë-Elbasan”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin S. Ç. dhe pasagjerë shtetasin E. Ç. Gjatë kontrollit në këtë automjet janë gjetur mallra (veshje, çanta) me vlerë rreth 25 000 euro, të cilat dyshohet se janë kontrabanduar.

Nga verifikimet e kryera rezultoi se këta shtetas do i shisnin këto mallra në subjektin në administrim të tyre në Elbasan. Mallrat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin.

The post Finalizohet operacioni policor “Label Hunt”/ U kapën duke transportuar mallra të kontrabanduara, arrestohet babai… appeared first on Sot News | Lajme.

Finalizohet operacioni policor “The Wanted”/ I dënuar në mungesë për prostitucion, pritet ekstradimi i tij drejt…

29 June 2025 at 11:24

Një 44-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane është vënë në pranga në Pikën Kufitare të Hanit të Hotit, në Shkodër, gjatë operacionit policor të koduar “The Wanted”.

Hani i Hotit, Shkodër

Arrestohet një 44-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar, i dënuar nga autoritetet italiane për shfrytëzim prostitucioni në bashkëpunim.

Si rezultat i masave të shtuara në kuadër të kontrolleve në pikat kufitare dhe i shkëmbimit të informacionit mes Policisë Kufitare dhe Interpol Tiranës, në kuadër të operacionit policor të koduar “The Wanted”, në PKK Hani i Hotit, në tentativë për të dalë nga Shqipëria,
u bë kapja dhe arrestimi me qëllim ekstradimi, i shtetasit:

Lazër Vladaj, alias Cristian Manea, 44 vjeç, banues në Shkodër.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit e Peruxhias, në Itali, e ka dënuar me 5 vjet e 6 muaj burgim, për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni në bashkëpunim”, parashikuar nga Kodi Penal italian. Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Romën, për përfundimin e procedurave të ekstradimit të tij drejt Italisë.

The post Finalizohet operacioni policor “The Wanted”/ I dënuar në mungesë për prostitucion, pritet ekstradimi i tij drejt… appeared first on Sot News | Lajme.

Finalizohet operacioni policor “Bicycle 3”/ Arrestohet 36-vjeçari, autor i një sërë vjedhjesh në qytet

29 June 2025 at 10:51

I arrestuari është shtetasi S. T., banues në Durrës, i cili dyshohet se ka kryer të paktën 8 vjedhje biçikletash në zona të ndryshme të qytetit. Policia e Durrësit ka finalizuar operacionin e koduar “Bicycle 3”, duke arrestuar një 36-vjeçar të dyshuar si autor i një sërë vjedhjesh biçikletash në qytet.

Operacioni u zhvillua nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në bashkëpunim me qytetarët, si pjesë e hetimeve për zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë dhe për kapjen e autorëve.

Policia po vijon veprimet për dokumentimin e plotë të ngjarjeve dhe nuk përjashton mundësinë që i arrestuari të jetë përfshirë në vjedhje të tjera. Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.

The post Finalizohet operacioni policor “Bicycle 3”/ Arrestohet 36-vjeçari, autor i një sërë vjedhjesh në qytet appeared first on Sot News | Lajme.

Finalizohet operacioni policor “Plloça”/ Shpallet në kërkim 26-vjeçari, transportonte drejt Tiranës, 8 emigrantë nga…

27 June 2025 at 13:54

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Plloça”, në Qafë Plloçë, Pogradec, u konstatua automjeti i dyshuar për transportimin e emigrantëve. Një shtetas është shpallur në kërkim nga Polcia e Korçës pasi transportonte emigrantë të paligjshëm drejt Tiranës.

8 emigrantët kanë tentuar të largohen, por janë kapur nga shërbimet e Policisë, disa metra më larg.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Korçë, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se një shtetas po transportonte emigrantë të paligjshëm drejt Tiranës, organizuan punën për goditjen e këtij rasti.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Plloça”, në Qafë Plloçë, Pogradec, u konstatua automjeti i dyshuar për transportimin e emigrantëve. Në momentin që drejtuesi i automjetit ka konstatuar shërbimet e Policisë, ai ka shtuar shpejtësinë dhe në tentativë për t’u larguar, e ka përplasur automjetin me barrierrën anësore të rrugës, më pas ka braktisur automjetin dhe është larguar me këmbë, në një terren malor.

8 emigrantët kanë tentuar të largohen, por janë kapur nga shërbimet e Policisë, disa metra më larg. Nga veprimet hetimore të kryera nga Sektori për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Korçë, u identifikua drejtuesi i automjetit, shtetasi K. F. allias K. P., 26 vjeç, banues në Maliq, i cili u shpall në kërkim për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”. Vijon puna për kapjen e tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

The post Finalizohet operacioni policor “Plloça”/ Shpallet në kërkim 26-vjeçari, transportonte drejt Tiranës, 8 emigrantë nga… appeared first on Sot News | Lajme.

Operacioni policor ‘Koordinata’/ Ende pa asnjë autor, gjenden 2936 bimë kanabisi, procedohen 4 persona

26 June 2025 at 09:08

Në vijimin e punës intensive, policia bën njoftimin zyrtar në lidhje me operacionin policor të zhvilluar në Shkodër.

Njoftimi i policisë:

Qarku Shkodër/Vijon operacioni policor i koduar “Koordinata”, kundër kultivimit të bimëve narkotike. Gjenden dhe asgjësohen 2936 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.

Si rezultat i kontrolleve intensive në të gjithë territorin e qarkut Shkodër, në vijim të operacionit policor të koduar “Koordinata”, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe të komisariateve në varësi të saj, kanë gjetur të kultivuara dhe kanë asgjësuar 2936 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, konkretisht:

-Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër gjetën në territorin e njësive administrative Shalë dhe Shosh, dhe asgjësuan 1792 bimë të dyshuara narkotike. Në vijim të veprimeve për këto raste, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për:

-inxhinierin e pyjeve, shtetasin A. M., për shpërdorim detyre dhe për moskallëzim krimi;

-rojën e zonave të mbrojtura, shtetasin L. A., për shpërdorim detyre;

-kryeplakun e fshatit Lotaj, shtetasin L. M., për shpërdorim detyre;

-kryeplakun e fshatit Abat, shtetasin M. M., për shpërdorim detyre.

-Shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe gjetën në territorin e njësive administrative Shkrel dhe Kastrat, dhe asgjësuan 824 bimë të dyshuara narkotike.

-Shërbimet e Stacionit të Policisë Fushë Arrëz gjetën në territorin e njësisë administrative Qafë Mal, dhe asgjësuan 320 bimë të dyshuara narkotike.

Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorëve të këtyre rasteve të kultivimit. Operacioni antikanabis i koduar “Koordinata”, vijon.

The post Operacioni policor ‘Koordinata’/ Ende pa asnjë autor, gjenden 2936 bimë kanabisi, procedohen 4 persona appeared first on Sot News | Lajme.

Finalizohet operacioni policor “The last bag”/ Arrestohet grabitësi ‘serial’ vidhte para nga çantat e lëna në automjete

21 June 2025 at 14:25

Në kuadër të operacionit policor të koduar “The last bag”, Policia e Sarandës arrestoi në flagrancë 29-vjeçarin K. S., banues në Berat, si autor të dyshuar të disa vjedhjeve në automjete. Ai u kap më 19 qershor 2025 në lagjen nr. 1, pasi kishte vjedhur para nga një automjet.

Hetimet treguan se një ditë më parë, në të njëjtën zonë, kishte vjedhur edhe 114 000 lekë nga një tjetër automjet. Sipas Policisë, ai synonte kryesisht çantat e lëna në automjetet e turistëve, duke marrë para dhe sende me vlerë.

Njoftimi i policisë:

“Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Sarandë, në kuadër të operacionit policor të koduar “The last bag”, pas një pune hetimore të mirëorganizuar, arrestuan në flagrancë shtetasin K. S., 29 vjeç, banues në Berat.

Ky shtetas u kap në flagrancë më datë 19.06.2025, në lagjen nr. 1, Sarandë, pasi kishte vjedhur një shumë parash nga një automjet. Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, më datë 18.06.2025, në të njëjtën lagje, ka vjedhur një shumë prej 114 000 lekësh nga një automjet tjetër.

29-vjeçari kryesisht synonte çantat e lëna në automjetet e turistëve, duke marrë prej tyre vetëm vlerat monetare dhe sendet me vlerë.”,

The post Finalizohet operacioni policor “The last bag”/ Arrestohet grabitësi ‘serial’ vidhte para nga çantat e lëna në automjete appeared first on Sot News | Lajme.

Finalizohet operacioni policor “Kodi”/ Vodhi 10 mijë euro dy vite më parë në një studio ligjore, arrestohet sot…

20 June 2025 at 12:28

Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2, operacioni policor “Kodi”, për kapjen e një shtetasi me rrezikshmëri të lartë shoqërore në fushën e krimeve kundër pasurisë.

Lokalizohet dhe kapet 42-vjeçari, vodhi një shumë të konsiderueshme parash në një studio ligjore në bulevardin “Gjergj Fishta”, 2 vjet më parë. Në kuadër të operacionit “Kodi”, si rezultat i kontrolleve në bazë të informacioneve të siguara në rrugë operative, u mundësua lokalizimi, kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim, E.(F.) L., 42 vjeç.

Gjykata e Tiranës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”, me pasoja të rënda, e kryer në bashkëpunim. 42-vjeçari akuzohet se bashkë me A. Rr dhe E. Rr., në vitin 2023, ka vjedhur rreth 10 000 euro në një studio ligjore, në bulevardin “Gjergj Fishta”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

The post Finalizohet operacioni policor “Kodi”/ Vodhi 10 mijë euro dy vite më parë në një studio ligjore, arrestohet sot… appeared first on Sot News | Lajme.

Operacioni policor ‘Koordinata’/ Arrestohet një 34-vjeçar, asgjësohen 1408 bimë kanabis sativa

16 June 2025 at 11:25

Shërbimet e Stacionit të Policisë Velipojë gjetën në fshatin Gomsiqe, 130 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa. Gjatë ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë u kap në flagrancë dhe u arrestua shtetasi 34 vjeç, banues në fshatin Gomsiqe, i cili dyshohet se ka kultivuar këto bimë, të cilat u asgjësuan me me anë të djegies.

Si rezultat i kontrolleve intensive në të gjithë territorin e qarkut Shkodër, në vijim të operacionit policor të koduar “Koordinata”, bazuar dhe në inteligjencën policore, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe të komisariateve në varësi të saj, kanë gjetur të kultivuara dhe kanë asgjësuar 1408 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, konkretisht:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës gjetën në territorin e njësisë administrative Temal, dhe asgjësuan 1278 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa. Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorit/ëve të kultivimit të këtyre bimëve narkotike.

The post Operacioni policor ‘Koordinata’/ Arrestohet një 34-vjeçar, asgjësohen 1408 bimë kanabis sativa appeared first on Sot News | Lajme.

Finalizohet operacioni policor “Dozat”/ Bie në prangat e policisë 28-vjeçari, shpërndante drogë, procedohet…

15 June 2025 at 09:56

Gjatë operacionit “Dozat”, u sekuestruan në cilësinë e prova materiale dhjetëra doza kanabisi të ndara gati për shitje, një sasi kanabisi në formë boçe, 2 peshore elektronike dhe 2 aparate celularë.

Një 28-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi u arrestua në flagrancë, teksa shiste lëndë narkotike të dyshuar kanabis, në doza në qytetin e Bilishtit.

Përveç 28-vjeçarit me inicialet E.M., policia procedoi në gjendje të lirë edhe nj 22-vjeçar me inicialet A.B., pasi dyshohet se kishte blerë një sasi kanabisi nga 28-vjeçari.

Njoftimi i policisë:

“Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Korçë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Devoll, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së drogave në doza, në zonën e Bilishtit, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Dozat”.

Në kuadër të operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi E. M., 28 vjeç, banues në Bilisht, i cili shiste lëndë narkotike të dyshuar kanabis, në doza në qytetin e Bilishtit.

Si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi A. B., 22 vjeç, banues në Hoçisht, Devoll, pasi dyshohet se kishte blerë një sasi kanabisi nga 28-vjeçari”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

The post Finalizohet operacioni policor “Dozat”/ Bie në prangat e policisë 28-vjeçari, shpërndante drogë, procedohet… appeared first on Sot News | Lajme.

Operacioni policor ‘Koordinata’/ Asgjesohen rreth 12 mijë fidanë në Shkodër, kanabis në mes të pyllit, procedohen…

15 June 2025 at 09:32

Bazuar në inteligjencën policore dhe monitorimin nga ajri me dronë dhe toka me patrulla këmbësore, janë lokalizuar dhe asgjësuar 12 203 bimë e fidanë të dyshuara narkotike, të llojit cannabis sativa.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër dhe Komisariatet në varësi të saj, në kuadër të operacionit të gjerë “Koordinata”, kanë intensifikuar kontrollet në të gjithë territorin e qarkut Shkodër, me qëllim parandalimin dhe goditjen e kultivimit të paligjshëm të bimëve narkotike.

Njoftimi i policisë:

Rastet konkrete:

Njësia administrative Pult, Shkodër.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër gjetën dhe asgjësuan 455 bimë narkotike. Për këtë rast nisi procedimi në gjendje të lirë ndaj inxhinierit të pyjeve, shtetasit A. M., për shpërdorim detyre dhe moskallëzim krimi.

Njësia administrative Temal, Vau i Dejës.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës asgjësuan 11 748 bimë narkotike. Për këtë rast u proceduan:

Kryeplaku i fshatit Kllogjen, Gj. G., për shpërdorim detyre;

Dy vrojtues pyjesh, shtetasit P. Sh. dhe F. G., për shpërdorim detyre.

Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe ndjekjen penale të autorëve të këtyre rasteve.

Policia e Shtetit mbetet e vendosur në luftën kundër kultivimit të drogës, në çdo zonë të vendit.

The post Operacioni policor ‘Koordinata’/ Asgjesohen rreth 12 mijë fidanë në Shkodër, kanabis në mes të pyllit, procedohen… appeared first on Sot News | Lajme.

❌
❌