Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Reagimi emocionues i ish-klubeve të Diogo Jotas pas vdekjes tragjike të sulmuesit portugez

3 July 2025 at 12:54

Futbolli evropian është tronditur nga lajmi tragjik për ndarjen nga jeta të sulmuesit portugez Diogo Jota dhe vëllait të tij, Andre Silva, pas një aksidenti fatal në Spanjë.

Dyshja humbi jetën në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, kur makina e tyre doli nga rruga dhe u përfshi nga flakët, pas një shpërthimi të gomës.

Diogo Jota, vetëm 27 vjeç, ka lënë gjurmë të pashlyera në disa prej klubeve më të njohura në të cilat ka luajtur gjatë karrierës së tij: FC Porto, Atlético Madrid dhe Wolverhampton Wanderers. Pas lajmit të kobshëm, të tre klubet kanë reaguar me mesazhe prekëse për të nderuar kujtimin e tij.

Wolverhampton Wanderers, klubi ku Jota shkëlqeu në Ligën Premier para se të transferohej te Liverpool, shkruan:

We are heartbroken.

Diogo was adored by our fans, loved by his teammates and cherished by everyone who worked with him during his time at Wolves. The memories he created will never be forgotten.

Our hearts go out to the family, friends and loved ones of Diogo and his brother,… pic.twitter.com/MqMlp7o44M

— Wolves (@Wolves) July 3, 2025

“Jemi thellësisht të pikëlluar. Diogo ishte i adhuruar nga tifozët tanë, i dashur nga bashkëlojtarët dhe i çmuar nga të gjithë ata që punuan me të gjatë kohës së tij te Wolves. Kujtimet që ai krijoi nuk do të harrohen kurrë. Zemrat tona janë pranë familjes, miqve dhe të afërmve të Diogos dhe vëllait të tij, Andre. Do të na mungoni vërtet shumë dhe do të kujtoheni gjithmonë.”

Atletico Madrid, ku Jota kishte luajtur në sezonin 2016-17, reagoi me një deklaratë të shkurtër, por emocionuese:

El Atlético de Madrid está conmocionado por la trágica noticia del fallecimiento de Diogo Jota, ex jugador del club, y su hermano André.
Enviamos nuestro más sincero pésame a su familia y seres queridos.
Descansen en paz. pic.twitter.com/MQaelutaFh

— Atlético de Madrid (@Atleti) July 3, 2025

“Atletico de Madrid është i tronditur nga lajmi tragjik për vdekjen e Diogo Jotës, ish-lojtar i klubit, dhe vëllait të tij Andre. I dërgojmë ngushëllimet tona më të sinqerta familjes dhe të afërmve të tij. Pushofshin në paqe.”

Ndërkohë, Porto, ku Jota është rritur si futbollist në akademinë e klubit dhe ka debutuar profesionalisht ka reaguar gjithashtu:

“Futebol Clube do Porto është në zi. Me tronditje dhe dhimbje të thellë i dërgojmë ngushëllimet më të ndjera familjes dhe miqve të Diogo Jotës dhe vëllait të tij André Silva, i cili gjithashtu ka qenë një sportist i yni në nivelet e moshave. Pushofshin në paqe.”

O Futebol Clube do Porto está de luto.

É com choque e profundo pesar que enviamos as sentidas condolências à família e amigos do Diogo Jota e irmão André Silva, que também foi nosso atleta nos escalões de formação.

Descansem em paz.#FCPorto pic.twitter.com/BXlR8v7y7Z

— FC Porto (@FCPorto) July 3, 2025

Në këto momente të rënda për futbollin dhe më gjerë, bota e sportit është bashkuar në dhimbje, duke kujtuar jo vetëm një lojtar të shkëlqyer, por edhe një njeri të dashur dhe të respektuar në fushë dhe jashtë saj. /Telegrafi/

The post Reagimi emocionues i ish-klubeve të Diogo Jotas pas vdekjes tragjike të sulmuesit portugez appeared first on Telegrafi.

Interi i kërkon një yll Atleticos për shkëmbim me Frattesin, por madrilenët e refuzojnë propozimin

2 July 2025 at 12:23

Atletico Madrid nuk e ka harruar Davide Frattesin, edhe pse Inter ka hedhur poshtë mundësinë për përfshirjen e një lojtari në marrëveshje, klubi madrilen ende po e konsideron mesfushorin italian si një objektiv për sezonin 2025/26.

Klubi nga La Liga është duke kaluar një merkato ambicioze dhe dinamike. Deri tani janë zyrtarizuar ose pritet të zyrtarizohen së shpejti tre përforcime kryesore: Alex Baena, Cardoso dhe Matteo Ruggeri. Këtyre u bashkohen edhe blerjet përfundimtare të Clement Lenglet dhe Juan Musso, pas huazimeve të suksesshme sezonin e kaluar.

Këto afrime tregojnë qartë vendosmërinë e trajnerit Diego Simeone për të përforcuar zonat kyçe të ekipit. Baena pritet të sjellë kreativitet në mesfushë, Cardoso do të ndihmojë në stabilitetin defanziv, ndërsa Ruggeri shton shkathtësi në krahun e majtë të mbrojtjes.

Sidoqoftë, Atletico nuk është ndalur këtu. Sipas gazetarit italian Gianluca Di Marzio, madrilenët kanë rihapur interesimin për Frattesin, mesfushorin e Inter që sezonin e kaluar ka zhvilluar 47 ndeshje, duke realizuar shtatë gola dhe pesë asistime.

Megjithatë, bisedimet nuk kanë qenë të lehta. Inter ka kërkuar që në marrëveshje të përfshihet Giuliano Simeone, djali i trajnerit të Atleticos. Por kjo kërkesë është refuzuar menjëherë nga klubi spanjoll.

Giuliano Simeone ka pasur një sezon mjaft pozitiv, me 50 paraqitje, pesë gola dhe nëntë asistime , ndaj drejtuesit e Atletico Madrid besojnë se ai ka një të ardhme të ndritur dhe nuk e konsiderojnë të negociueshëm.

Bisedimet mund të vazhdojnë mbi bazën e një transferimi të pastër financiar. Për momentin, Frattesi mbetet një dëshirë e qartë e Atleticos për të përforcuar mesfushën në sezonin e ardhshëm. /Telegrafi/

The post Interi i kërkon një yll Atleticos për shkëmbim me Frattesin, por madrilenët e refuzojnë propozimin appeared first on Telegrafi.

Real Madrid forcohet në sulm, i “vjedh” Atleticos talentin

By: armand
1 July 2025 at 16:59

Real Madridi ka bërë një sërë përforcimesh të rëndësishme, përfshirë mesfushorin sulmues Gabriel Suárez Castrelo, i lindur në vitin 2006 dhe që vjen nga sektori i të rinjve të Atlético-s. Suárez Castrelo ishte një nga lojtarët më premtues nga sistemi i të rinjve të rojiblanco-s dhe kishte vendosur të mos e rinovonte kontratën e tij […]

The post Real Madrid forcohet në sulm, i “vjedh” Atleticos talentin appeared first on BoldNews.al.

ZYRTARE/ 2 sezone në Madrid, mbrojtësi largohet nga kryeqytetasit

By: S SH
30 June 2025 at 15:35

Vazhdojnë largimet te Atletico Madrid. Ditën e sotme klubi ka ndarë rrugët me Cesar Azpilicueta.

Spanjollët kanë falenderuar mbrojtësin për kontributin e dhënë, ndërsa i urojnë suksese në vazhdim. Mbrojtësi largohet kështu nga Madridi pass 2 sezonesh me “Colchoneros”.

“Faleminderit shumë, Cesar për përkushtimin dhe lidershipin tënd gjatë kohës që luajte me fanellën tonë. Të urojnë sa më shumë suksese në sfidat e tua të ardhshme”, ka shkruar klubi. Gjatë aventurës së tij në Madrid, Azpilicueta ka luajtur në 54 ndeshje.

The post ZYRTARE/ 2 sezone në Madrid, mbrojtësi largohet nga kryeqytetasit appeared first on Albeu.com.

Askush si Real Madridi, Bayerni dhe Man City – po mbushin arkat në Kupën e Botës për Klube

27 June 2025 at 13:33

Real Madridi, Bayern Munich dhe Manchester City po i mbushin çantat me para në Kupën e re të Botës për Klube.

Pas fazës së grupeve, tri klubet e lartpërmendura kanë fituar më shumë para se çdo klub tjetër që merr pjesë në Kupën e Botës për Klube deri më tani këtë vit.

Madridi ka fituar 43.55 milionë euro deri më tani, ndërsa Man City ka fituar 42.51 milionë euro, me Bayernin që vjen afër vendit të tretë me 37.6 milionë euro të fituara deri më tani.

Këtë javë, të tri klubet do të synojnë më shumë para në të ardhura, ndërsa gara hyn në fazën eliminatore. Madridi, Man City dhe Bayern fituan 6.45 milionë euro për avancimin në raundin e 16-të. Ata do të fitojnë edhe 11.28 milionë euro të tjera nëse kualifikohen për në çerekfinale.

Secila prej këtyre katër skuadrave do të fitojë 18 milionë euro nëse arrin në gjysmëfinale.

Real Madridi, City dhe Bayern do të marrin 25.8 milionë euro nëse arrijnë në finale dhe 34.3 milionë euro të tjera nëse e fitojnë atë. E njëjta gjë vlen edhe për çdo ekip tjetër.

Të 16 ekipet e mbetura në Kupën e Botës për Klube do të marrin në shtëpi shuma të ndryshme në varësi të modelit jolinear të shpërndarjes ekonomike të turneut.

Real Madrid – 32.8 milionë euro.

Manchester City – 30.9 milionë euro

Bayern Munich – 27.8 milionë euro

PSG – 27.2 milionë euro

Dortmund – 23.4 milionë euro

Inter – 21.6 milionë euro

Atletico Madrid – 19.7 milionë euro

Juventus – 17.1 milionë euro

Porto – 16.7 milionë euro

Benfica – 14.6 milionë euro

Chelsea – 11.6 milionë euro

Salzburg – 11.02 milionë euro. /Telegrafi/

The post Askush si Real Madridi, Bayerni dhe Man City – po mbushin arkat në Kupën e Botës për Klube appeared first on Telegrafi.

Atletico Madrid nis punën për afatin kalimtar veror: Tre yje në radar, por një yll mund të shitet me çmim të ulët

By: S SH
24 June 2025 at 16:58

Pas eliminimit nga Kupa e Botës për Klube që në fazën e grupeve, Atletico Madrid tashmë mund të përqendrohet në përgatitjet për sezonin e ri.

“Los Colchoneros” pritet të kenë një verë aktive në tregun e transferimeve, me disa emra të përfolur si për përforcime, ashtu edhe për largime.

Objektivat kryesorë të Atleticos për verën përfshijnë emra si Johnny Cardoso (Real Betis), Alex Baena (Villarreal) dhe Cristian Romero (Tottenham), nëse kushtet janë të favorshme për transferimin e mbrojtësit.

Në anën tjetër, ndërsa largimi i Angel Correas duket i afërt, situata me disa lojtarë të tjerë mbetet e paqartë.

💣🚨 BREAKING: Real Betis representatives are in Madrid to meet with Atlético Madrid and try to finalize the deal for Johnny Cardoso.

Atlético will end up paying over €30m.

[🎖️: @matglez & @samuelsonsilva via @Objetivoatleti] pic.twitter.com/HWvEDjb1LQ

— Atletico Universe (@atletiuniverse) June 24, 2025

Rodrigo de Paul mund të largohet

Një nga emrat kryesorë që mund të ndryshojë skuadër është Rodrigo de Paul. 31-vjeçari ka vetëm një vit kontratë me Atleticon, ndërsa bisedimet për rinovim që nisën në prill nuk kanë dhënë rezultat.

Mospajtimet lidhen me kohëzgjatjen e kontratës së re dhe aspektet financiare. Si rrjedhojë, klubi është i hapur për shitjen e tij këtë verë, duke vendosur një çmim prej 25 deri në 30 milionë euro.

Atletico kishte refuzuar një ofertë prej 25 milionë euro nga West Ham United në janar, por duket se anglezët janë tërhequr. Në ndërkohë, interesimi për mesfushorin argjentinas ka nga disa klube si Galatasaray, Aston Villa dhe AC Milan, që po e ndjekin me kujdes situatën.

Po ashtu, Interi dhe Juventusi konsiderohen si opsionet më serioze, për shkak edhe të eksperiencës së de Paul në Serie A.

Inter Miami në garë – me një kartë të fortë: Lionel Messin

Së fundmi, Inter Miami ka nisur kontakte me përfaqësuesit e de Paul, duke eksploruar një transferim të mundshëm në MLS.

Klubi amerikan ofron mundësinë unike për ta bashkuar sërish me mikun dhe bashkëkombësin Lionel Messi, me të cilin ndajnë një marrëdhënie të ngushtë që nga koha me Argjentinën.

Megjithatë, për momentin de Paul preferon të vazhdojë karrierën në Evropë, dhe nuk ka dhënë sinjale për largim drejt Amerikës.

The post Atletico Madrid nis punën për afatin kalimtar veror: Tre yje në radar, por një yll mund të shitet me çmim të ulët appeared first on Albeu.com.

Botërori i klubeve: Eliminohet Atletico Madrid, kualifikohet Inter Miami

By: fra nc
24 June 2025 at 10:44

Fitorja ndaj Botafogo vlejti vetëm për statistikë, pasi Atletiko e Madridit i dha lamtumirën Kupën së Botës për klube, ndërsa arriti të sigurojë 6 pikë në 3 ndeshje, por që nuk mjaftuan për të vijuar më tej. Të hënën skuadra e Diego Simeones luajti duelin direkt me Botafogo, i cili u fitua me rezultat minimal nga “los colchoneros” pas golit të shënuar nga francezi Griezmann, por për shkak të golavarazhit, skuadra braziliane kaloi më tej. Spanjollëve u duheshin dhe 2 goal të tjerë për tu renditur në vendin e dytë.

Si kokë grupi kaloi në fazën me eliminim direkt PSG, po ashtu me 6 pikë, por me golavarazh 6-1. Në sfidën e tretë, parizienët fituan pa vështirësi 2-0 ndaj Seattle Sounders. Më tej kaluan PSG dhe Botafogo, teksa një tjetër skuadër braziliane vijon rrugëtimin, ajo është Palmeiras, që në ndeshjen e fundit barazoi 2-2 me Inter Miamin. Amerikanët kaluan të parët në avantazh me Allenden, ndërsa Suarez dyfishoi në fraksionin e dytë.

Paulinho dhe Mauricio rikthyen ekuilibrat, duke bërë që të dyja skuadrat të kenë nga 5 pikë në grup dhe kalojnë më tej. Në mbrëmje në fushë zbresin Benfica dhe Bayern i Mynihut, por gjermanët e kanë siguruar biletën për në fazën pasardhëse.

The post Botërori i klubeve: Eliminohet Atletico Madrid, kualifikohet Inter Miami appeared first on Euronews Albania.

Atletico Madrid mposht Botafogo, por eliminohet: PSG thyen Seattle e kryeson grupin

By: user 2
23 June 2025 at 23:35

Botafogo është kualifikuar për në të 1/8 e finales në Kupën e Botës për Klube, edhe pse humbi 0-1 ndaj Atletico Madrid dhe e mbylli Grupin B në vend të dytë pas Paris Saint-Germain për shkak të golavarazhit. Në “Rose Bowl” të Pasadenas, Colchoneros të drejtuar nga Diego Simeone nuk arritën për pjesën më të madhe të ndeshjes të çanin murin e formacionit brazilian, kampion në fuqi i Copa Libertadores, pavarësisht rasteve të shumta që iu paraqitën Julian Alvarez dhe Sorloth në të dy pjesët. Goli 1-0 i firmosur nga Griezmann erdhi vetëm në fund, por nuk shmang eliminimin për Atletico Madrid për shkak të fitores së njëkohshme të PSG-së ndaj Seattle. Fatale diferenca e golave në renditjen e brendshme.

ATLETICO MADRID-BOTAFOGO 1-0

Të fitosh dy ndeshje nga tre, por të paguash shtrenjtë atë të gabuar, në mënyrë të habitshme. Atletico Madrid nuk e kalon fazën e grupeve në Kupën e Botës për Klube, pavarësisht fitores 1-0 ndaj Botafogo në ditën e tretë, në një ndeshje të ndikuar ndjeshëm nga i nxehti përvëlues i Los Anxhelesit. Me fitoren e njëkohshme të PSG-së dhe mbërritjen e tre skuadrave me nga 6 pikë, Colchoneros u duheshin tre gola diferencë për të kaluar Botafogo në renditjen e brendshme dhe për të kaluar turin, por skuadra e Simeones ia doli të fitonte ndaj brazilianëve në fushë vetëm në minutat e fundit me golin e Griezmann në minutën e 87-të.

Në pjesën e parë, përballja në fushë ishte më e ekuilibruar, me Atletico që kontrollonte ritmin e lojës, por që iu afrua golit vetëm me dy raste të shpërdoruara nga Julian Alvarez. Botafogo i teknikut Paiva, megjithatë, në kundërsulm arriti të bëhej i rrezikshëm, të paktën deri në pushim. Në pjesën e dytë, brazilianët ulën qëllimisht qëndrimin në fushë, duke i lejuar Colchoneros një sulm të organizuar, por kurrë të shpejtë dhe efektiv. Vetë Griezmann, para se të shënonte tre minuta para fundit, dhe Sorloth, rrezikuan disa herë, por pa qenë efikasë. Në anën tjetër të fushës, duhet përmendur një ndërhyrje e shkëlqyer e Oblak ndaj Igor Jesus.

PSG mposht Sounders dhe fluturon në të 1/8 e Botërorit

PSG nuk gabon dhe mund 2-0 Seattle Sounders, duke u kualifikuar për në të tetat e finales të Kupës së Botës për Klube si i pari në Grupin B, falë humbjes së Botafogos kundër Atletico-s. Kampionët në fuqi të Europës, që tani do të përballen me vendin e dytë të Grupit A, e zhbllokojnë sfidën në minutën e 35-të falë një devijimi me shpinë të Kvaratskhelias pas goditjes së Vitinha-s, ndërsa dyfishimi vjen në minutën e 66-të dhe mban firmën e Hakimit pas asistit të Barcola-s.

PSG bën detyrën e vet dhe siguron të 1/8 e finales, por arrin gjithashtu të mbyllë në vend të parë Grupin B falë humbjes së Botafogos ndaj Atletico-s në minutën e 87-të. Francezët dhe kampionët në fuqi të Europës mposhtin 2-0 Seattle Sounders, që e mbyllin grupin pa asnjë pikë. I pari që rrezikoi në minutën e 12-të ishte Doué, goditja e të cilit me të djathtën u ndalua me një ndërhyrje të madhe nga Frei. Futbollisti i lindur në vitin 2005 ishte protagonist edhe në rastin e dytë, ku portieri bllokoi sërish. Në minutën e 35-të, avantazhi i skuadrës së Luis Enrique: topi i larguar nga këndi përfundon te Vitinha në kufi të zonës, i cili do të kishte goditur jashtë, por topi përplaset në shpinën e Kvaratskhelias dhe përfundon në rrjetë, me golin që i jepet gjeorgjianit.

Lexo më tej: “Botafogo nuk është Inter”: kori tallës i tifozëve brazilianëve bëhet hit në Botëror

Fituesit e gjithçkaje vazhdojnë të insistojnë edhe në pjesën e dytë: tentativa e Neves në zonë përfundon jashtë, por kjo është pararendësja e golit të dytë që vjen në kundërsulm. Në minutën e 66-të, Barcola shpërthen nga e majta dhe pason për Hakimin, i cili ka gjithë kohën për të kontrolluar dhe për të mposhtur Frein, duke vulosur ndeshjen. Në fund, Zaire-Emery i afrohet golit të tretë, por goditja e tij me të majtën ndalet në vijën fatale. PSG-së i mbetet vetëm të presë fundin e ndeshjes, ndërkohë që në të njëjtën kohë Atletico e zhbllokon me Botafogon falë Griezmann.

Të treja skuadrat e mëdha arrijnë në kuotën e 6 pikëve, por diferenca e golave në përballjet direkte i buzëqesh francezëve, që e mbyllin të parët Grupin B dhe kalojnë në të tetat duke përfunduar në pjesën e shortit ku deri tani ndodhej vetëm Flamengo. Francezët do të përballen me vendin e dytë të Grupit A të dielën më 29 qershor në orën 18:00 në Atlanta. Seattle, ndërkohë, largohet me vetëdijen se ka përballuar disa nga skuadrat më të forta në botë.

RENDITJA PËRFUNDIMTARE E GRUPIT B

Paris Saint-Germain: 6 pikë
Botafogo: 6 pikë
Atletico Madrid: 6 pikë
Seattle Sounders: 0 pikë

Renditja është bërë duke marrë parasysh përballjet direkte mes tre skuadrave që kanë përfunduar me pikë të barabarta dhe, në këtë rast, favorizon PSG-në për shkak të diferencës më të mirë të golave në ato ndeshje, edhe pse vetë ka humbur pikërisht kundër Botafogo.

The post Atletico Madrid mposht Botafogo, por eliminohet: PSG thyen Seattle e kryeson grupin appeared first on Lapsi.al.

PSG dhe Atletico Madrid me fitore, por vetëm njëra kalon tutje

By: S SH
23 June 2025 at 23:31

PSG ka kaluar tutje nga faza e grupeve në Kupën e Botës për Klube, duke mposhtur Seattle Sounders me rezultat 2-0. Atletico Madridi edhe pse fitoi ndaj Botafogos me rezultat 1-0, nuk arriti të kalojë tutje.

Kampionët e Francës dominuan takimin dhe treguan efikasitet në sulm. Goli i parë erdhi në mënyrë jo të zakonshme. Khvicha Kvaratskhelia i dha epërsinë PSG-së duke shënuar me një pjesë të pazakontë të trupit, pasi topi i devijua në shpinën e tij, duke befasuar mbrojtjen amerikane dhe portierin.

Ndërsa Achraf Hakimi vulosi fitoren me një goditje precize brenda zonës që përfundoi në cepin e djathtë të portës për 2-0.

Në ndeshjen tjetër, Atletico Madridi regjistroi një fitore të ngushtë ndaj Botafogos me rezultat 1-0.

Antoine Griezmann ishte vendimtar, duke realizuar një gol të bukur pas një pasimi të ulët që depërtoi mbrojtjen kundërshtare. Ai dërgoi topin në të djathtën e portës dhe i dha shpresë ekipit të tij.

Megjithatë, fitorja nuk ishte e mjaftueshme për skuadrën e Diego Simeones. Pavarësisht se Atletico Madridi e përfundoi grupin me gjashtë pikë – njësoj si PSG dhe Botafogo – humbja e thellë 4-0 ndaj parisienëve në ndeshjen e mëparshme i kushtoi vendin e dytë në grup, për shkak të golaverazhit më të dobët.

Atletico Madrid are OUT of the Club World Cup ❌

Botafogo and PSG are into the last 16 👏🔜 pic.twitter.com/XK5wD5pZyX

— BBC Sport (@BBCSport) June 23, 2025

The post PSG dhe Atletico Madrid me fitore, por vetëm njëra kalon tutje appeared first on Albeu.com.

Koreja e Veriut censuron Kang‑in në Botërorin e Klubeve: “fantazma” shënon penalltinë

By: user 2
23 June 2025 at 21:32

Në realitetin distopik në Korenë e Veriut – të karakterizuar nga një regjim autoritar dhe kontroll total mbi jetën private të njerëzve, të cilët, kur është e nevojshme, riedukohen ose zhduken – të ndjekësh drejtpërdrejt ngjarje që ndodhin jashtë kufijve kombëtarë është një utopi e pastër. Në fund të fundit, është një iluzion edhe të dish se çfarë ka ndodhur në pjesën tjetër të botës, duke qenë se interneti nuk është i aksesueshëm përveçse nga shumë pak persona, si anëtarë të qeverisë, kërkues të nivelit të lartë apo individë me detyra speciale (edhe ata, sidoqoftë, mbikëqyren rreptësisht dhe aktivitetet e tyre online monitorohen). Për të gjithë të tjerët ekziston një rrjet i brendshëm në vend, i quajtur Kwangmyong (“dritë e ndritshme”), i cili është i ndarë nga rrjeti botëror dhe përmban vetëm faqe të miratuara nga regjimi.

Çensurohet goli i Kang‑in Lee në Kupën e Botës për Klube

Me këtë premisë, kuptohet si ndryshimi i rrëfimit të fakteve, kudo dhe kurdo që të kenë ndodhur, nuk është i vështirë për qeverinë në Korenë e Veriut: thjesht, në mungesë të burimeve të tjera, ajo që thotë televizioni shtetëror, pra Korean Central Television (KCTV), është e Vërteta. Fund i diskutimit. Ndër pikat kyçe të linjës editoriale të transmetuesit të regjimit të Kim Jong-un është ajo për të mos i dhënë rëndësi ngjarjeve që mund të nxjerrin në pah në mënyrë pozitive armikun e betuar, Korenë e Jugut. Dhe kështu, duke përfituar nga transmetimi me vonesë (pesë ditë…) i ndeshjes mes PSG dhe Atletico Madrid që u luajt në Kupën e Botës për Klube të dielën më 15 qershor dhe përfundoi 4-0 për francezët, televizioni i Phenianit mendoi mirë të censuronte autorin e golit të katërt të parisienëve, pra koreano-jugorin Kang‑in Lee.

Kang‑in Lee shënon penalltinë: por jo për koreano-veriorët

Në minutën e 97’, me PSG-në në avantazh 3-0, një prekje me dorë e Gimenez u ndëshkua me një penallti: te pika e bardhë shkoi Lee Kang-in, i cili vulosi rezultatin përfundimtar. Në ekran, në fakt, u shfaq një fantazmë, pasi fytyra dhe numri i lojtarit të skuadrës së Luis Enrique ishin errësuar, ashtu si edhe e gjithë figura e tij, ndërkohë që komentatori nuk përmendi se kush e shënoi golin.

🇰🇵 North Korean leader Kim Jong-un has agreed to broadcast Premier League matches in his country, but under strict conditions:

1⃣ Matches will not be broadcast live and will be re-edited before airing.

2⃣ Each match will be shortened to 60 minutes instead of the full 90… pic.twitter.com/jR9cwTtGN8

— Football Tweet ⚽ (@Football__Tweet) March 2, 2025

Si transmetohen ngjarjet sportive në Korenë e Veriut

KCTV zakonisht transmeton ngjarjet sportive një ose dy orë para edicionit informativ të orës 17:00. Të gjitha, rreptësisht me vonesë, edhe me muaj të tërë, dhe asnjëherë të plota: në përgjithësi, një ndeshje prej 90 minutash shkurtohet në një orë dhe grafika në anglisht mbulohet me atë në gjuhën koreane. Për më tepër, gjithçka është e ‘vjedhur’: televizioni koreano-verior nuk mund të ketë asnjë të drejtë transmetimi nga zotëruesit e huaj, pasi sanksionet ndërkombëtare të vendosura për programet bërthamore dhe raketore të vendit të Kim-it ndalojnë nënshkrimin e çdo marrëveshjeje për shitje. Mbulimi i ngjarjeve bëhet pra në shkelje të të drejtave, me dijeninë se askush nuk do të vijë ndonjëherë të kontestojë këtë. Operacioni përmbyllet me turbullimin ose mbulimin e logos së transmetuesit origjinal të huaj, ashtu siç censura bën të zhduket edhe reklama pranë vijave të fushës.

The post Koreja e Veriut censuron Kang‑in në Botërorin e Klubeve: “fantazma” shënon penalltinë appeared first on Lapsi.al.

Zbulohen pagat vjetore të çdo skuadre në Kupën e Botës për Klube – Real Madridi kryeson listën, Auckland City me ‘lëmoshë’

21 June 2025 at 14:02

Kupa e Botës për Klube 2025 ka kaluar tashmë javën e parë, me disa nga grupet që kanë zhvilluar nga dy ndeshje dhe me tifozët që janë argëtuar me disa përballje emocionuese.

Ekipet e Amerikës së Jugut kanë qenë surprizat e turneut, me Botafogon që tronditi PSG-në dhe Flamengon që mposhti Chelsean.

Mes gjithë kësaj, është bërë një krahasim interesant në lidhje me pagat vjetore të çdo ekipi që garon në këtë turne që po mbahet në SHBA.

Duke pasur parasysh pagat e vlerësuara të skuadrës së parë të secilës skuadër, rezulton se Real Madridi ka faturën më të lartë të pagave me 279 milionë euro paga vjetore për futbollistët.

Bayern Munich është menjëherë pas tyre me një shpenzim të madh pagash prej 274 milionë eurosh në vit dhe Al Hilal që kompleton treshen e parë me një shpenzim prej 256 milionë eurosh në vit në paga.

Ekipi me faturën më të ulët të pagave është ndoshta Auckland City FC, i cili ka një faturë pagash të skuadrës shumë më pak se 1 milion euro, pasi shumica e lojtarëve të tyre kanë punë me kohë të pjesshme diku tjetër.

Manchester City, Paris Saint-Germain, Chelsea, Atletico Madrid, Inter, Borussia Dortmund dhe Juventusi janë klubet tjera që kanë paga vjetore nga 225 milionë euro në 109 milionë euro. /Telegrafi/

The post Zbulohen pagat vjetore të çdo skuadre në Kupën e Botës për Klube – Real Madridi kryeson listën, Auckland City me ‘lëmoshë’ appeared first on Telegrafi.

PSG humbet ndaj Botafogos, Atletico Madridi rrezikon eliminimin nga Kupa e Botës për Klube

20 June 2025 at 08:19

Pas mesnatës u luajtën dy ndeshje nga raundi i dytë i Grupit B në Kupën e Botës për Klube, dhe megjithëse regjistruan një fitore, Atletico Madrid është në prag të rënies nga kategoria.

Në ndeshjen e parë, Atletico Madrid e justifikoi statusin e favoritit dhe mposhti Seattle Sounders me rezultatin 3-1.

Pablo Barrios me dy gola dhe Axel Witsel me një shënuan emrin në listën e shënuesve për klubin spanjoll, ndërsa Albert Rusnak shënoi për Seattle.

 

Atlético is back in business in Group B. 💪

— FIFA Club World Cup (@FIFACWC) June 19, 2025

Megjithatë, në ndeshjen e dytë pamë surprizën më të madhe të turneut deri më tani.

Kampioni i Evropës, PSG, klub i cili mposhti Atleticon me rezultat të thellë 4-0 në raundin e parë, humbi ndaj Botafogos me rezultat 1-0 në raundin e dytë.

Klubi nga Rio de Janeiro festoi me një gol të Igor Jesus dhe e ndërlikoi situatën në grup. /Telegrafi/

 

How we feeling, @Botafogo?#FIFACWC

— FIFA Club World Cup (@FIFACWC) June 20, 2025

 

All to play for. 🔢#FIFACWC

— FIFA Club World Cup (@FIFACWC) June 20, 2025

 

 

The post PSG humbet ndaj Botafogos, Atletico Madridi rrezikon eliminimin nga Kupa e Botës për Klube appeared first on Telegrafi.

Liverpooli ia cakton çmimin kartonit të Robertson pas interesimit nga Atletico Madridi

By: S SH
16 June 2025 at 23:29

Atletico Madrid po shtyn për transferimin e yllit të Liverpoolit, Andy Robertson, dhe vendimi mund të merret para kthimit të tyre nga Kupa e Botës për Klube.

Një lëvizje e guximshme për reprezentuesin e Skocisë ka dalë me shpejtësi në pah, me Fabrizio Romanon që raportoi i pari këtë lajm.

Diego Simeone ka shprehur hapur shqetësimin për opsionet që ka në krahun e majtë të mbrojtjes, pas humbjes 4-0 të Atletico Madrid në ndeshjen hapëse të Kupës së Botës për Klube ndaj Paris Saint-Germain.

Javi Galan dhe Samuel Lino u zëvendësuan të dy përballë kampionit evropian dhe një emër i ri mund të jetë i nevojshëm.

Megjithatë, të transferosh Robertson nga ‘’Anfield nuk do të jetë e lehtë, veçanërisht pasi Simeone po kërkon një marrëveshje të lirë për 31-vjeçarin.

Thashethemet fillestare nga Madridi sugjeronin se Simeone donte një transferim si lojtar i lirë për ta ribashkuar Robertson me mikun e tij Trent Alexander-Arnold në kryeqytetin spanjoll.

Robertson është shumë i interesuar për këtë lëvizje, për shkak të pasigurive mbi të ardhmen e tij nën drejtimin e Arne Slot.

Përvoja e tij u tregua vendimtare për Liverpoolin në fundin e garës për titull, por Milos Kerkez raportohet se është afër një kalimi në ‘Anfield’, dhe kjo mund ta zvogëlojë rolin e Robertsonit.

Raportet nga gazetari i The Times, Paul Joyce, thonë se Liverpool dëshiron të paktën 5 milionë euro për ta lejuar largimin e ish-lojtarit të Hull Cityt këtë verë, në atë që mund të jetë fundi i një epoke për kampionët e Anglisë.

The post Liverpooli ia cakton çmimin kartonit të Robertson pas interesimit nga Atletico Madridi appeared first on Albeu.com.

U mposhtën nga PSG-ja, Diego Simeone: Klub i fuqishëm, shpenzojnë mbi 70 milionë euro për të zgjidhur një problem

By: S SH
16 June 2025 at 15:01

Diego Simeone ka folur pas humbjes së Atletico Madrid ndaj PSG-së mbrëmjen e djeshme . Spanjollët u mposhtën 4-0 nga francezët, takim i vlefshëm për Kupën e Botës për klube.

Pas kësaj përballjeje ka folur Diego Simeone. Ky i fundit mjaft i revoltuar ka theksuar se kur Luis Enrique ka një mungesë, drejtuesit shpenzojnë mbi 70 milionë euro për ta plotësuar.

Një deklaratë e cila vjen nga trajneri i një klubi që aktualisht ka kufizime financiare për transferimet. Kjo kufizon edhe dëshirat e Simeones për të transferuar futbollistët që do.

“PSG është një klub i fuqishëm dhe një ekip me lojtarë të rinj. Kur Enrique kishte një problem në krahun e majtë, ata thjesht shpenzuan 70 milionë euro për ta zgjidhur”, ka deklaruar argjentinasi.

The post U mposhtën nga PSG-ja, Diego Simeone: Klub i fuqishëm, shpenzojnë mbi 70 milionë euro për të zgjidhur një problem appeared first on Albeu.com.

Kovacs i shpjegon publikut vendimin e tij pas VAR: moment historik në PSG-Atletico

By: user 2
16 June 2025 at 13:35

Për herë të parë në një kompeticion ndërkombëtar, publiku pati mundësinë të dëgjonte në transmetim të drejtpërdrejtë dhe nga vetë arbitri shpjegimin e një vendimi arbitrar. Ky moment historik ndodhi në Kupën e Botës për Klube, ku gjatë ndeshjes PSG-Atletico Madrid, Kovacs iu drejtua drejtpërdrejt spektatorëve dhe pankinave për të njoftuar se çfarë sapo kishte ndodhur: ai mori mikrofonin për të analizuar aksionin, dha përfundimin e tij dhe anuloi një gol të colchoneros.

Risia u prit shumë keq nga Simeone, i cili kishte vërejtje në lidhje me aksionin e skuadrës së tij, por përtej kësaj ishte një hap përpara që pritet të lërë gjurmë në këtë kompeticion. Raste kur një arbitër ka shpjeguar publikisht një vendim të marrë kanë qenë jashtëzakonisht të rralla, por ky kompeticion i ri që zhvillohet në Shtetet e Bashkuara shërbeu si pararendës edhe në këtë aspekt, dhe kjo praktikë mund të adoptohet së shpejti edhe në kampionatet ndërkombëtare.

Arbitri e shpjegoi vendimin me mikrofon

Ky moment historik ndodhi rreth minutës së 60′, pas një faulli të shkaktuar nga Koke pak përpara se Atletico Madrid të shënonte golin e parë të ndeshjes. Kovacs u thirr të shikonte monitorin për të rishikuar aksionin dhe vendosi të anulonte golin e spanjollëve duke ndjekur protokollin standard, por në një moment iu drejtua publikut në tribuna. “Më dëgjoni?” – ishte zëri i tij, dhe për herë të parë në një ndeshje ndërkombëtare, të gjithë patën mundësinë të dëgjonin fjalët e arbitrit që jepte versionin e tij për vendimin e marrë.

📺 We’ve had the first VAR involvement of the tournament and it means a goal for Atleti is chalked off!

WATCH Paris Saint-Germain-Atlético de Madrid in the @FIFACWC NOW! | June 14 – July 13 | Every Game | Free | https://t.co/i0K4eUtwwb | #FIFACWC #TakeItToTheWorld #PSGATM pic.twitter.com/X9dSDEsdoU

— DAZN Football (@DAZNFootball) June 15, 2025

Bilbili nisi analizën e tij: “Faull i numrit 6 të Atletico Madrid (Koke) dhe goditje dënimi. Goli anulohet.” Disa reaguan me zhurmë, veçanërisht në pankinën e teknikut Simeone që nuk ishte aspak dakord, por të gjithë ishin dëshmitarë të një momenti që mund të ndryshojë përgjithmonë futbollin. Kovacs ishte protagonist i një situate të ngjashme edhe në minutat shtesë të ndeshjes PSG-Atletico, kur shpjegoi me mikrofon pse kishte vendosur të akordonte një penallti për parisienët.

The post Kovacs i shpjegon publikut vendimin e tij pas VAR: moment historik në PSG-Atletico appeared first on Lapsi.al.

Atletico Madrid viktima e radhës e PSG-së, kampioni evropian fiton me ‘poker’ golash

By: S SH
15 June 2025 at 23:19

Paris Saint-Germaini ka marrë fitore me rezultat të thellë 4-0 ndaj Atletico Madridit në kuadër të Grupit B në Kupën e Botës për Klube.

Të parët që rrezikuan ishin mysafirët me anë të Julian Alvarez në minutën e tretë, por goditja e argjentinasit përfundoi jashtë portës.

PSG-ja kaloi në avantazh në minutën e 19-të përmes Fabian Ruiz, i cili realizoi për 1-0 pas asistimit nga Khvicha Kvaratskhelia.

Pak çaste pa përfunduar pjesa e parë, Antoine Griezmann lëshoi një mundësi të artë për të barazuar shifrat, me topin që përfundoi në duart e Donnarummas.

Menjëherë në aksionin vijues PSG ia doli të shënojë edhe golin e dytë pas një kundërsulmi me anë të Vitinhas që realizoi për 2-0.

Në minutën e 50-të Kvaratskhelia pati mundësinë ta mbyllë çështjen e fituesit, por goditja e tij me devijimin e Oblak përfundoi në traversë.

Atletico Madridi gjeti golin në minutën e 51-të me anë të Giuliano Simeones, por ai u anulua pas rishikimit në VAR për goditje dënimi gjatë aksionit.

Në minutën e 78-të Atletico Madridi mbeti me një lojtar më pak në fushë pas ndëshkimit me karton të kuq të Clement Lenglet.

Alexander Sorloth shpërdoroi një tjetër rast të pastër shënimi për Atleticon, duke mos realizuar nga afërsia në minutën e 82-të.

Për rezultatin 3-0 u përkujdes Senny Mayulu i cili shënoi pas asistimit nga Ibrahima Mbaye, teksa për epilogun përfundimtar 4-0 realizoi Vitinha në minutën e 95-të nga penalltia.

PSG-ja ndeshjen e radhës do ta zhvillojë ndaj Botafogos, teksa Atletico Madridi do të përballet me Seattle.

The post Atletico Madrid viktima e radhës e PSG-së, kampioni evropian fiton me ‘poker’ golash appeared first on Albeu.com.

Gazetari turpërohet në intervistë, Correa i përgjigjet ftohtë: “Nuk është vëllai im”

By: user 2
15 June 2025 at 11:01

Joaquin Correa është një nga futbollistët që ka ndryshuar skuadër para Kupës së Botës për Klube. Argjentinasi ka lënë Interin dhe i ka thënë po Botafogos. Sulmuesi do të përpiqet të jetë protagonist dhe do të provojë ta bëjë këtë edhe kundër kundërshtarëve të nivelit shumë të lartë si PSG dhe Atletico Madrid.

Te Atletico luan një tjetër Correa, Angel. Do të jetë një përballje mes bashkëkombësve dhe miqve. Një gazetar, megjithatë, duke prezantuar këtë sfidë, i ka bërë ‘Tucu’ pyetjen se si do të jetë të përballet me vëllain. Një gabim i sikletshëm, një gafë gjigante që nuk ka kaluar pa u vënë re, edhe pse ish-lojtari zikaltër ia ka dalë mirë, e me një driblim nga të tijtë ka rikthyer të vërtetën.

Correa është transferuar te Botafogo për Kupën e Botës për Klube

‘Tucu’, pas një sezoni si figurë dytësore te Inter (22 ndeshje dhe 2 gola, kurrë titullar i padiskutueshëm), ka vendosur të pranojë ofertën e Botafogos, me të cilën do të debutojë drejtpërdrejt në Kupën e Botës për Klube. Skuadra braziliane nuk ka qenë me fat, pasi është një nga të paktat që ka rënë në një grup me dy skuadra europiane (PSG dhe Atletico Madrid), përveç Seattle.

– ¿Cómo será enfrentar a tu hermano Ángel Correa, del Atlético de Madrid?

– No es mi hermano.

– ¿No es Correa?

– Sí, pero no es mi hermano.

Joaquín Correa, de Botafogo, en la previa de su debut en el Mundial de Clubes.
pic.twitter.com/HHKJoTucp5

— En Una Baldosa (@enunabaldosa) June 14, 2025

Gafa e gazetarit: “Si do të jetë të përballesh me vëllain tënd”

Correa është një nga yjet e skuadrës, është prezantuar në mënyrë madhështore, madje në Hollywood, dhe në prag të turneut ka dhënë disa intervista, në njërën prej të cilave ka përjetuar një moment krejtësisht të sikletshëm. Sepse ndodhi diçka që nuk do ta harrojë lehtë.

Një gazetar e pyeti: “Si do të jetë të përballesh me vëllain tënd, Angel Correa, të Atletico Madrid?”. Ish-lojtari i Inter dhe Lazios mbeti i habitur, por nuk e humbi qetësinë, duke u përgjigjur ftohtë: “Nuk është vëllai im”. Gazetari ngul këmbë: “Më fal, por a nuk është edhe ai Correa?”. Joaquin Correa detyrohet të shpjegojë: “Po, kemi të njëjtin mbiemër, nuk është vëllai im. Por është mik”.

Një gafë e sikletshme nga ana e gazetarit, i cili ndoshta pas asaj pyetjeje do të kishte dashur të zhdukej. Angel dhe Joaquin Correa janë të dy argjentinas, kanë qenë shokë skuadre në kombëtare, dhe siç tha ‘Tucu’, janë miq, por nuk janë vëllezër. Dhe kush e di nëse do të bëjnë ndonjë shaka për këtë ngatërresë kur të përballen në ndeshjen e tretë të Kupës së Botës për Klube.

The post Gazetari turpërohet në intervistë, Correa i përgjigjet ftohtë: “Nuk është vëllai im” appeared first on Lapsi.al.

Dy arsyet pse ka dështuar transferimi i Theo Hernandez tek Atletico Madridi

By: S SH
13 June 2025 at 21:42

Theo Hernandez kishte shpresuar t’i bashkohej Atletico Madridit, por çmimi që kërkon Milani, mbi 20 milionë euro, nuk është pengesa e vetme, pasi edhe tifozët vendas janë kundër këtij transferimi.

Mbrojtësi i majtë është afër përfundimit të kontratës së tij në qershor të vitit 2026 dhe i është thënë të gjejë një skuadër tjetër këtë verë, pasi kërkesat e tij për rritje page për një rinovim u refuzuan kategorikisht.

Kjo po rezulton problematike, pasi reprezentuesi francez ka refuzuar një transferim shumë të favorshëm financiarisht te Al-Hilal në Ligën Saudite.

Ai kishte zemrën e tij te Atletico Madridi, por siç raportoi më herët Football Italia, Milani e ka refuzuar ofertën prej 18 milionë eurosh plus 2-3 milionë bonuse.

Kjo ka ndalur për momentin bisedimet, pjesërisht sepse çmimi i kërkuar konsiderohet i tepruar për një lojtar që është në vitin e fundit të kontratës.

Një arsye tjetër, sipas asaj që raporton La Gazzetta dello Sport, është fakti se tifozët e Atletico Madridit e kanë bërë të qartë që nuk janë të kënaqur me idenë e rikthimit të 27-vjeçarit.

Ai është produkt i akademisë së të rinjve të Atleticos, por u largua për t’iu bashkuar rivalëve të tyre të përjetshëm, Real Madridit, për 24 milionë euro në vitin 2017, dhe për këtë arsye konsiderohet si tradhtar.

The post Dy arsyet pse ka dështuar transferimi i Theo Hernandez tek Atletico Madridi appeared first on Albeu.com.

Atletico Madrid i bllokuar në Los Angeles: nuk dalin dot nga hoteli pas orës 20:00

By: user 2
11 June 2025 at 21:14

Kupa e Botës për Klube për Atletico Madrid nis në një mënyrë që askush nuk do ta kishte parashikuar: dje skuadra mbërriti në Los Angeles për të filluar grumbullimin, por në ardhje gjeti një qytet të përmbysur nga protestat. Të hënën në mbrëmje, Walt Disney Concert Hall u sulmua dhe hoteli ku qëndrojnë “Colchoneros” ndodhet pikërisht aty pranë, një rastësi që i vuri ata në qendër të një situate të trazuar. Klubi është akomoduar në Conrad Hotel, një strukturë me pesë yje që ndodhet në zemër të qytetit, pikërisht brenda zonës së kuqe.

Sipas asaj që raporton Marca, qendra është plot me polici dhe zhurma e helikopterëve dhe e sirenave është e vazhdueshme gjatë gjithë ditës. Një mirëseardhje e paharrueshme për lojtarët, të cilët të dielën do të përballen me PSG-në në Rose Bowl të Pasadenas (rreth pesëmbëdhjetë kilometra larg) në rrethana mjaft të veçanta. Edhe për ta vlen ora policore e vendosur nga autoritetet dhe që për momentin nuk i lejon askujt të qarkullojë në rrugë pas orës 20:00.

Orë policore dhe protesta në Los Angeles: kaos për Atletico Madrid

Që dje, zona ku qëndron Atletico Madrid është nën orë policore të dekretuar nga kryetarja e bashkisë Karen Bass për shkak të protestave të dhunshme që kanë tronditur qytetin në ditët e fundit: askush nuk mund të qarkullojë në zonë nga ora 20:00 deri në 6:00 të mëngjesit, me përjashtime të vlefshme vetëm për forcat e rendit, personelin mjekësor, gazetarët e akredituar dhe banorët që shkojnë në vendin e punës. Atletico Madrid për momentin do të duhet të respektojë rregullat në fuqi, pasi do të qëndrojë aty për të paktën dy javë.

Lexo më tej: Botërori i Klubeve, FIFA zbulon 12 stadiumet që do të mirëpresin turneun në vitin 2025

Më pak se njëzet metra nga hoteli kanë shpërthyer përleshje me agjentët federalë dhe janë kryer akte vandalizmi kundër automjeteve dhe ndërtesave publike, duke rrezikuar gjithë zonën që tani patrullohet nga policia. Shqetësimi i Atletico Madrid është i kuptueshëm dhe do të duhet të kuptojë si të respektojë të gjitha angazhimet e veta pa shkelur rregullat që janë vendosur për të siguruar qendrën e qytetit.

The post Atletico Madrid i bllokuar në Los Angeles: nuk dalin dot nga hoteli pas orës 20:00 appeared first on Lapsi.al.

Atletico i thotë “stop” Barcelonës: Do lojtarin tonë? Paguaj 500 mln euro

By: armand
5 June 2025 at 17:52

Barcelona ka disa muaj që po e sheh sulmuesin e Atletico Madrid, Julian Alvarez, si pasuesin perfekt të veteranit Robert Lewandowski. Katalanasit kanë nisur kontaktet e para me lojtarin, por duket se po lodhen kot. Atletico Madrid ka hedhur poshtë çdo mundësi transferimi, duke përmendur klauzolën e sulmuesit argjentinas, 500 mln euro, e fiksuar për […]

The post Atletico i thotë “stop” Barcelonës: Do lojtarin tonë? Paguaj 500 mln euro appeared first on BoldNews.al.

❌
❌